Gjyshja (61 vjeçare) lindi nipin e saj
Faqja 1 e 1
Gjyshja (61 vjeçare) lindi nipin e saj
Të lindësh në moshën 61 vjeçare në vetvete është e pabesueshme, por Kristine Casey jo vetëm se lindi në atë moshë, por solli në këtë botë nipin e saj.
Casey është gruaja më e vjetër që ka lindur ndonjëherë në Illinois, pas menopauzës arriti ta lindë një fëmijë të shëndetshëm. Vajza e amerikanes dhe dhëndëri i saj po përpiqeshin që shumë vite të lindnin një fëmijë por pa sukses. Sara Connell që në vitin 2004 kishte filluar përpjekjet për të mbetur shtatzënë.
U vërtetua se ajo s’mund të mbeste shtatzënë me rrugë natyrale dhe vendosi për mbarsim artificial. Herën e parë mbeti shtatzënë me binjakë, por të dy lindën të vdekur, ndërsa herën e dytë pati një abort spontan.
Mu për këtë arsye kërkoi ndihmën e nënës së saj, e cila shtatzëninë e fundit e kishte kryer para 30 vitesh. Sara dhe bashkëshorti i saj Bill janë prindër biologjik të foshnjës, ndërsa Kristine Casey vetëm se ka bartur embrionin e krijuar nga qeliza vezë dhe sperma e qiftit.
“Kur pashë foshnjën së pari fillova të qajë. Kjo është një mrekulli e madhe”, tha Sara Connell për gazetën “Chicago Tribune”. Gjatë lindjes nuk ka pasur kurrfarë komplikimi. Qifti më në fund është i lumtur për fëmijën e lindur, por me siguri se do të ballafaqohet me probleme kur djali pasi të rritet do të fillojë të kërkojë sqarime se si ka ardhur në këtë botë.
Similar topics
» Është 36 vjeçare, ka dy nipa dhe lindi trinjakë
» Foshnja lindi gati gjashtë kilogramë
» Facebook gjyshja festoi ditëlindjen e 105
» A mundet gjyshja juaj të vallëzojë kështu?(Video)
» Lindi më 11.1.’11 në 11:11 minuta
» Foshnja lindi gati gjashtë kilogramë
» Facebook gjyshja festoi ditëlindjen e 105
» A mundet gjyshja juaj të vallëzojë kështu?(Video)
» Lindi më 11.1.’11 në 11:11 minuta
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi