Foshnja lindi gati gjashtë kilogramë
Faqja 1 e 1
Foshnja lindi gati gjashtë kilogramë
Amanda Byron nag Massachusetts, SHBA, lindi një djalë të rëndë gati gjashtë kilogramë, duke befasuar edhe mjekët.
Kur lindi djalin Jonathan Patrick njëri nga mjekët bërtiti: “Prisni, duhet ta marrë aparatin fotografik”. Amanda thotë se në kontrollin e fundit me ultrazë priste ta lindte një foshnje pak më të bëshme, por as ajo as mjekët nuk pritën që djali të peshonte gjashtë kilogramë. Ajo që është më e rëndësishmja, Jonathan është një foshnje e shëndoshë.
Lidja nuk zgjati më shumë se dhjetë minuta, por ishte dramatike.
Babai i Jonathanit, Eric Rozzi, natyrisht i lumtur pa masë thotë se shokët kanë nisur ta urojnë duke i thënë se Jonathan do të luaj si qendër në ekipin basketbollistik Boston Celtics. Pesha mesatare e foshnjave të lindura në SHBA është 3.4 kilogramë, kështu që Jonathan është gati dyfish më i rëndë se foshnjet e “zakonshme”.
Megjithatë ai ka qenë larg rekordit botërorë. Sipas librit të rekordeve Guinness, foshnja më e rëndë ka qenë një djalë i lindur në Kanada më 1879. Ai peshonte 10.7 kilogramë, ndërsa vdiq pas vetëm 11 orësh, shkruan Daily Mail.
Similar topics
» Super foshnja (Video)
» Vajza gjashtëvjeçare peshon 92 kilogramë
» Foshnja nga barku: Mos u shqetëso mami
» Për një javë 2 kilogramë më pak
» Nëna shpenzoi 32.000 dollarë për ditëlindjen e gjashtë të “princeshës”
» Vajza gjashtëvjeçare peshon 92 kilogramë
» Foshnja nga barku: Mos u shqetëso mami
» Për një javë 2 kilogramë më pak
» Nëna shpenzoi 32.000 dollarë për ditëlindjen e gjashtë të “princeshës”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi