Për një javë 2 kilogramë më pak
:: Mjeksia :: Ushqimi dhe Dieta
Faqja 1 e 1
Për një javë 2 kilogramë më pak
Për një javë 2 kilogramë më pak
Dieta shtatëditëshe do t'ju lirojë nga kilogramët e grumbulluar (brenda një kohe të shkurtër) dhe nga fryrja e pakëndshme.
Për femra të shëndosha
Para se të fillohet dieta, duhet të jeni e sigurt se jeni e shëndoshë, jo vetëm në pikëpamje trupore, por edhe psikikisht. Nëse dergjeni nga ndonjë sëmundje kronike, sapo keni dalë nga depresioni, ose keni ndonjë problem shëndetësor, së pari duhet konsultuar mjekun lidhur me dietën. Dietën të cilën po e propozojmë përbëhet nga menyja e balancuar për femra të rritura. Jep 110 deri 1.300 kalori në ditë, të ndara në pesë shujta. Nuk është e përshtatshme për fëmijë, për adoleshente ose për meshkuj, sepse nevojat e tyre energjetike janë më të mëdha.
Vendimtare është baraspesha
Në kuadër të kësaj diete do të mësoni të përgatitni meny të balancuar ditore për mbajtje të linjës së hollë trupore dhe të shëndetit të mirë. Që ushqimi të jetë i balancuar, çdo ditë duhet të jenë të pranishëm këta përbërës:
Albuminat. Këto ndikojnë në shkrirjen e kilogramëve, porse pengojnë lodhjen dhe lëvarjen e muskujve. Çdo ditë duhet të merrni 100 gramë albumina me prejardhje shtazore (mish, peshk, ve dhe prodhime qumështore) në kombinim me albumina bimore që ndodhen në drithëra, në bukë, në brumëra, në oriz dhe në bishtajore.
Hidratet e karbonit. Këto japin ndjenjën e ngopjes. Për mëngjes duhet ngrënë 40 gramë bukë ose ekuivalent të drithit, për drekë 100 gr niseshte (brumëra, oriz, patate, bishtajore) ose 20 gr bukë në çdo shujtë. Sheqeri gjithherë zëvendësohet me ëmbëltues tjetër, i cili nuk ka kalori.
Vitaminat, mineralet dhe oligoelementet. Janë të rëndësishme për mbajtjen e vitalitetit, i gjejmë në pemë e në perime. Duhet ngrënë tri kokrra pemë në ditë, më mirë para ose jashtë shujtave si dhe në çdo shujtë duhet përfshirë perime të freskëta ose të ziera.
Pak yndyrë. Edhe pse janë kalorike dhe duhet t'i përdorim sa më pak, yndyrat nuk bën t'i flakim krejtësisht nga ushqimet, sepse sigurojnë absorbimin e disa vitaminave, janë të rëndësishme për punën e drejtë të trurit dhe për bukurinë e lëkurës e të flokëve.
Yndyrat më të mira janë ato të bimëve nëse përdoren të papërpunuara. Sasia ditore përmban - tri lugë yndyrë bimore të papërpunuar (vaj ulliri, luledielli ose të misrit) si mëlmesë për sallata dhe për perime të freskëta.
10 mënyra si mashtrohet oreksi
1. Duhet pire shumë ujë. Lëngjet japin ndjenjën e ngopshmërisë. Provoni që jashtë shujtave të pini rreth 2 litra ujë.
2. Përdorni sa më shumë ushqim fijezor. Sasia minimale përmban 25 gramë në ditë, nga perimet dhe pemët të pasura me fije që shkrihen (agrumet, mollët, patatja, karota, bishtajat dhe spinaqi si dhe drithërat integrale, sidomos thekra dhe elbi).
3. Mashtrojeni oreksin me kafshata të vogla që nuk trashin: me karota të freskëta ose me selino.
4. Zgjidhni hidrate të karbonit (bukë integrale dhe brumëra integrale), sepse nuk nxisin tajitjen e tepërt të insulinës si hidratet e thjeshta të karbonit (sheqeri), e megjithatë nxisin lirimin e serotoninës e cila mban disponimin e mirë dhe e zvogëlon oreksin.
5. Para shujtës përdoren lëngje të cilat ngopin. Për shembull, lëngu i domates ndikon në tajitjen e substancave që japin ndjenjën e ngopjes.
6. Në vend të kripës, rregullojeni shijen e gjellës me bimë aromatike.
7. Fillojeni shujtën me supë të trashë ose me supë bimësh, sepse përmbajnë ujë, fije dhe pak kalori, zvogëlojnë oreksin dhe, si të gjitha ushqimet e nxehta, ndikojnë në mënyrë relaksuese. Supa e domateve është njëra nga ato që më së miri ngopin dhe relaksojnë.
8. Hani ngadalë. Trurit i nevojiten 20 minuta që të marrë porosinë e ngopjes, prandaj shujta duhet të zgjasë më së paku gjysmë ore.
9. Kujdes me vitaminat. Ngandonjëherë dëshira e tepruar për ngrënie është pasojë e mungesës së ndonjë viitamine ose minerali. Për shembull, dëshira e tepruar për ëmbëlsira dhe për amidon mund të ndikojë në zvogëlimin e vitaminës B.
10. Përdorni kromin, sepse rregullon tajitjen e insulinës. Burimet më të pasura me krom janë tharm i i verës dhe drithërat integrale.
7 meny për truphollësi
E HËNË
Mëngjesi: lëngu i dy portokallieve, jogurt pa yndyrë
Shujta: një lugë kumësht
Dreka: 180 g peshk i bardhë i pjekur pa yndyrë, 150 g bishtaja të përvëluara, bukë integrale
Shujta: 1 mollë
Darka: 70g makarona me salcë domatesh dhe me 1 ve të zier fort
E MARTË
Mëngjesi: lëng portokalli, çaj bargjani dhe bukë integrale
Messhujta: një dardhë
Dreka: sallatë prej 2 domateve dhe 100 g djathë mozarele me borzilok dhe me vaj ulliri, një simit soje
Messhujta: jogurt
Darka: 70 g shpageta integrale me perime të ziera, të mëlmesura me salcë të domates
E MËRKURË
Mëngjesi: jogurt me tri lugë fjolla thekre dhe 1 gotë lëng portokalli
Messhujta: 2 kivi
Dreka: 200 g peshk të përgatitur në fultere pa yndyrë, perime të ziera dhe një fetë bukë integrale
Messhujta: 1 dardhë e miksuar
Darka: 60 g brumëra integrale me 100 g bishtaja dhe me sallatë të përzier
E ENJTE
Mëngjesi: çaj i gjelbër, një mollë dhe një tost me marmelatë të kalorisë së ulët
Messhujta: jogurt
Darka: 200 g bishtaja dhe karota të ziera, 100 g gaforrëza deti të përgatitura në fultere të
payndyrosur dhe një simite thekre
Messhujta: 1 mollë Darka: 50 g oriz integral me 1 angjinare të pjekur, 30 g kumësh, 150 g karotë të renduar dhe gjysmë simite integrale.
E PREMTE
Mëngjesi: 1 gotë qumësht pa yndyrë me tri lugë fjolla drithi
Messhujta: 1 dardhë
Dreka: 150 g sallatë të gjelbër me 1 ve të zier fort, gjysmë molle, 4 arra dhe një fetë bukë integrale. Mëlmesohen me salcë të lehtë
Messhujta: 1 jogurt
Darka: supë e trashë me perime me 40 g djathë të freskët
Plotësohet me salcë të lehtë pa djathë
E SHTUNË
Mëngjesi: 1 gotë lëng karote, 2 feta tost nga buka integrale me marmelatë me kalori të paktë
Messhujta: pemë e miksuar
Dreka: 150 g mish gjoksi të pulës së pjekur në furrë, sallatë domateje
Messhujta: jogurt pa yndyrë
Darka: 50 g oriz të zier me 150 g kungull, 1 fetë buke integrale
E DIEL
Mëngjesi: çaj i gjelbër, 1 portokall dhe 5 biskota integrale
Messhujta: jogurt
Dreka: çorbë me thjerrëza, me spinaq dhe me karota.
Darka: omëletë nga 1 ve me 60 g oriz integral dhe 100 g spinaq, një fetë bukë të sojës:
Është mirë të pihet shumë ujë ndërmjet shujtave
Salcat e lehta: të shijshme dhe pa kalori
Në salcat e rëndomta më së shpeshti fshihen kaloritë. Me sallata dhe perime të gjelbra përgatiten salca të shijshme, të cilat nuk trashin asnjë gram, ndërsa gjellët më të thjeshta i bëjnë shumë të shijshme.
Salca me jogurt: lëngu i 1 limoni, jogurt pa yndyrë, senf, kripë e piper.
Salca e kuqërremtë: lëng grejpi, djathë lope të qumështit të payndyrë, senf, pure domatesh.
Salcë domatesh: domatet e imtësuara përzihen me hudhër, me majdanoz, me kripë e me piper.
Salcë me qepë të reja: djathë lope nga qumështi pa yndyrë, qepë të freskëta të grira, kripë dhe piper.
Për eliminimin e lëngjeve dhe të centimetrave
• Çaj bargjani (të këputjes), ndikon në mënyrë diuretike ndërsa pengon humbjen e mineraleve, që e nxisin diuretikët e tjerë, që nga bishtat e qershive dhe gjethet e ribesave.
Shpargujt, për shkak të ndikimit diuretik.
• Hudhra dhe qepa e kuqe, të cilat përmbajnë vajra eterike që ndihmojnë punën e drejtë të veshkave.
• Endivia dhe sallata jeshile, sepse e pastrojnë organizmin dhe relaksojnë.
• Kopra, ka cilësi diuretike
• Majdanozi, ndikon në punën e veshkave dhe është i pasur me hekur dhe me vitaminë C.

Similar topics
» Si të dobësoheni 2 kg për 3 javë?
» Pastroni çantën tuaj një herë në javë
» Teprica e lëngjeve shton 3 kilogramë
» Si t’i humbni lehtë 10-të kilogramë për një muaj
» Vajza gjashtëvjeçare peshon 92 kilogramë
» Pastroni çantën tuaj një herë në javë
» Teprica e lëngjeve shton 3 kilogramë
» Si t’i humbni lehtë 10-të kilogramë për një muaj
» Vajza gjashtëvjeçare peshon 92 kilogramë
:: Mjeksia :: Ushqimi dhe Dieta
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi