Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Si t’i humbni lehtë 10-të kilogramë për një muaj  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Si t’i humbni lehtë 10-të kilogramë për një muaj  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si t’i humbni lehtë 10-të kilogramë për një muaj

Shko poshtë

Si t’i humbni lehtë 10-të kilogramë për një muaj  Empty Si t’i humbni lehtë 10-të kilogramë për një muaj

Mesazh nga Juѕт٠ Thu May 31, 2012 10:26 pm

Si t’i humbni lehtë 10-të kilogramë për një muaj

1. SHMANGNI KARBOHIDRATET E “BARDHA”
Shmangni të gjitha karbohidratet të cilat janë të bardha ose mund të jenë të tilla. Llojet e ushqimeve në vijim janë të ndaluara: buka, orizi (duke përfshirë edhe atë integral), drithërat, patatet, brumërat dhe ushqimi i përzier me bukë.

2. PËRSËRITNI SHUJTAT E NJËJTA
Njerëzit më të suksesshëm në dieta, pavarësisht prej faktit se a kanë për qëllim zhvillimin e muskujve ose humbjen e indit dhjamor, hanë vazhdimisht ushqime të njëjta. Ushqimet ndahen në tri grupe, ndërsa me kombinimin e tyre duhet të krijohet menyja ditore:
Proteinat: të bardhët e vezëve të përzier me një vezë të plotë, gjoks ose këmbë pule, mish gjedhi.
Bishtajat: thjerrëza, fasulja e zezë, fasulja pinto, fasulja e kuqe, soja.
Perimet: spinaqi, perimet e përziera (duke përfshirë brokolin, lulelakrën), lakra turshi, shpargulli, bizelja.
Ushqimet e sipërpërmendura mund t’i hani sa të doni, por është e rëndësishme të jenë të thjeshta. Zgjidhni tri ose katër ushqime dhe i përsëritni ato. Kuzhina meksikane është më e përshtatshmja për këtë dietë, me kusht që orizin ta zëvendësoni me perime.
Shujtat i përshtatni me orarin tuaj, por kujdesuni që shujtën e parë në ditë ta konsumoni në afat kohor prej një ore që nga koha e zgjimit. Hapësira kohore mes shujtave duhet të jetë përafërsisht katër orë.

3. MOS PINI KALORI
Pini sasi të mëdha uji ose sa të doni çaj pa sheqer, kafe me më së shumti dy lugë krem të tundur ose ndonjë pije tjetër pa kalori. Mos pini qumësht, duke përfshirë edhe atë të sojës, pije të thjeshta joalkoolike ose lëngje pemësh.

4. MOS HANI PEMË
Thjesht u thoni “JO” pemëve dhe sheqerit të tyre, fruktozës, e cila shndërrohet në fosfat-glicerinë më të fuqishme sesa të gjitha karbohidratet e tjera. Fosfat-glicerina përmes mëlçisë shndërrohet në tri-glicerid dhe kështu ruhet në indin dhjamor. Shmangja e pemëve për gjashtë ditë në javë është mënyra më e mirë. Ditën e shtatë mund të hani pemë në të gjitha kombinimet e mundshme.

5. ÇDO JAVË MERRENI NJË DITË TË LIRË
Në mënyrë paradoksale, rritja dramatike e konsumimit të kalorive një herë në javë nxit humbjen e indit dhjamor, duke siguruar që shkalla e metabolizmit tuaj të mos vuajë nga kufizimi i theksuar i kalorive. Në ditën e kënaqësisë me ushqime nuk ka kufizime e as ndalime. Në këtë dietë nuk ka numërim të kalorive, as në ditën e ngrënies së tepërt e as ditëve të tjera. Me dietë filloni së paku pesë ditë para ditës të cilën e keni caktuar si ditën kur do të hani çfarë të doni.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi