Si të dobësoheni 2 kg për 3 javë?
:: Mjeksia :: Ushqimi dhe Dieta
Faqja 1 e 1
Si të dobësoheni 2 kg për 3 javë?
Nëse nuk arrini të dobësoheni pavarësisht përpjekjeve të bëra, atëherë mos nxitoni të lini ushtrimet. Disa ndryshime të shpejta mund t’ju ndihmojnë të jepni 2 deri në 4 kg për 3 javë.
Specialistët pasqyruan rrugët e dobësimit të shpejtë duke shpëtuar nga yndyra e tepërta- shkruan Askmen.
1. Konsumoni karbohidrate në masën e duhur: ekuilibroni marrjen e karbohidrateve duke marrë më shumë në disa ditë e në disa të tjera më pak. Veçanërisht gjatë ditëve që konsumoni proteina dhe zarzavate të pasura me fibra pakësoni edhe më shumë marrjen e karbohidrateve. Ky lloj qëndrimi zigzag do të mbajë aktiv metabolizmin.
2. Lërini ushtrimet për një javë: ndonjëherë e keni të vështirë të dobësoheni sepse trupi juaj nuk pushon sa duhet. Nëse ndodheni në kufirin e ushtrimeve të tepërta trupi juaj do të mbajë shumë ujë dhe nuk do të mund të rezistojë. Pushimi për një javë do të ndihmojë në rigjallërimin e metabolizmit dhe ekuilibrit te ujit.
3. Ndryshoni mënyrën e ushtrimeve: nëse bëni të njëjtin ushtrim për një kohë të gjatë, atëherë nuk do të keni përmirësime. Duke pakësuar kohën e pushimit në mes ushtrimeve dhe duke nxjerrë në 10 numrin e ushtrimeve brenda javës mund të përshpejtoni procesin e djegies së kalorive.
4. Merrni më shumë proteina: një rrugë tjetër e dobësimit me 2 kg është dhe rritja e sasisë së proteinave në ushqim. Në këtë mënyrë do të parandaloni humbjen e muskujve pa yndyrë. Muskujt do të rikthehen shpejt në gjendjen e mëparshme. Rritja e sasisë së proteinave do të rrisë dhe mesataren metabolike. Për të rritur sasinë e proteinave konsumoni shumë mish pulë, mish pa yndyrë, të bardhën e vezës, peshk dhe djathë fshati me pak yndyrë.
Similar topics
» Për një javë 2 kilogramë më pak
» Pastroni çantën tuaj një herë në javë
» Femrat humbin tri javë në vit gjumë për shkak të gërhitjes së partnerit
» Shtatë gra nga e njëjta rrugë lindën fëmijë për shtatë javë
» Pastroni çantën tuaj një herë në javë
» Femrat humbin tri javë në vit gjumë për shkak të gërhitjes së partnerit
» Shtatë gra nga e njëjta rrugë lindën fëmijë për shtatë javë
:: Mjeksia :: Ushqimi dhe Dieta
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi