Sot është dita më depresive e vitit
Faqja 1 e 1
Sot është dita më depresive e vitit
Nëse sot në mëngjes jeni zgjuar i pa disponuar dhe jeni nervoz, mos u shqetësoni. Nuk jeni të vetmit. Kështu ndihen sot shumica e njerëzve pasi dita e hënë e 17 janarit është dita më depresive e vitit. Këtë fenomen psikologët e quajnë “Blue Monday”, ose në përkthimin e lirë “e hëna depresive”.
Njerëzit kanë shumë arsye për tu ndier në depresion sot. E hëna depresive zakonisht prekë të punësuarit. Ka kaluar vetëm gjysma e muajit, ndërsa rroga është shpenzuar.
Vetë fillimi i javës, respektivisht shkuarja në punë është stresuese, ndërsa bashkë me këtë edhe kushtet atmosferike janë të papërshtatshme, ndërsa ‘syri i pranverës’ duket ende shumë e larg.
Se 17 janari është dita më depresive sipas një formule matematikore ka konstatuar psikologu Cliff Arnall. Sipas tij në këtë ditë bëhen bashkë shumë faktorë të një lloj depresioni. Njerëzit janë depresiv pasi fillojnë t’i shkelin pretimet e Vitit të Ri, rrogën tashmë e kanë shpenzuar, ndërsa para vetes kanë shumë fatura të papaguara. Po ashtu, shumë të punësuar frikësohen se do ta humbin vendin e punës, ndërsa moti i ftohtë i ndihmon kësaj atmosfere mbytëse, shkruajnë mediat e huaja.
Similar topics
» Dita pa pantallona
» Risitë e vitit 2010
» A është ky zagari më i keq?
» Ngjarjet e paharrueshme të vitit 2010
» Djaloshi gjeti mesazhin në shishe të vitit 1987
» Risitë e vitit 2010
» A është ky zagari më i keq?
» Ngjarjet e paharrueshme të vitit 2010
» Djaloshi gjeti mesazhin në shishe të vitit 1987
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi