Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Risitë e vitit 2010  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Risitë e vitit 2010  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Risitë e vitit 2010

 :: Te ndryshme :: V.I.P

Shko poshtë

Risitë e vitit 2010  Empty Risitë e vitit 2010

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 02, 2011 8:53 pm

Viti 2010 për shumë këngëtarë e këngëtare ka qenë shumë i begatshëm. Një pjesë e madhe e tyre kanë sjellë në tregun muzikor këngë dhe videoklipe të reja. E gjithashtu janë shfaqur këngëtarë të rinj. Disa prej tyre vetëm patën premtuar albume, e shumë prej tyre edhe publikuan albume. Ndërsa ka pasur edhe disa nga ata që nuk i kanë preferuar fare albumet gjatë vitit të kaluar. Mc Kresha ndër më aktivët e vitit 2010 Reperi kosovar MC Kresha vitin e kaluar bëri bujë me këngën e tij “Lej Fleshat”. Ai po në vitin 2010 ka pasur shumë bashkëpunime, por edhe videoprojekt të premtuar e të mosrealizuar - duetin mes tij dhe grupit “Garazhat e Bardha”.

Kresha së fundi zbuloi për Telegrafi.com se së shpejti do të publikohet kënga e tij më e re, kjo një bashkëpunim me këngëtaren që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, Aurela Gaçe.

“Bashkëpunimi im me Aurela Gaçen pritet të jetë vërtet i suksesshëm. Videoklipi është realizuar nga produksioni ‘Pulla’, ku së shpejti do të transmetohet në televizionet tona”, kishte pohuar Kresha. Ai së shpejti do të sjellë në treg edhe videoklipin e tij “Not U”.

Viti që kaloi ka qenë shumë i ngjeshur për Mc Kreshën, pasi ai ka publikuar edhe albumin e tij me të cilin është shprehur shumë i kënaqur. Sa i takon premtimeve për vitin 2011, reperi kosovar ka thënë se është duke e bërë gati një “mixtape” së bashku me reperin Lyrical Son.

Tingulli i 3nt vjen me album pas tre vitesh

Gjithashtu hip-hop grupi “Tingulli 3nt”, muajin dhjetor lansoi albumin e tyre të titulluar “Ma I Madhi N Ven”. Ky album është pritur të realizohet tashmë tre vite, por anëtarët e grupit kanë treguar se për shkak të angazhimeve të shumta nuk kanë mundur ta përfundojnë deri tash albumin.

“Ne jemi shumë të kënaqur me këtë album është diçka më ndryshe se herëve të tjera. Është më shumë se hip-hop, mendoj se shumë njerëz që nuk dëgjojnë hip-hop e gjejnë veten aty’”, pati thënë Getoar Selimi anëtari i grupit “Tingulli 3nt” për Telegrafi.com.

Albumi ‘i premtuar’ i Lyrical Son

Reperi Lyrical Son, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi, pati thënë për Telegrafi.com se ai është duke u përgatitur për albumin e tij të dytë, por gjatë vitit që kaloi nuk u publikua asnjë album i tij.

“Jam në përfundim e sipër të albumit tim të dytë. Albumi do të këtë më shumë se 16 këngë ku muzika do të jetë më shumë ‘reggae’. Këtë album jam duke e realizuar për vete, sepse muzika për mua është gjithçka që unë kam në jetë”, pati pohuar reperi .

Rikthehet Bim Bimma

Pas një pushimi të gjatë nga muzika reperi Bim Bimma u kthye sërish në skenën muzikore me këngën “Zani i skamjes”. Pas suksesit me këtë këngë, reperi pati zbuluar se më 3 janar 2011 do ta publikojë edhe albumin e tij të ri.

“Ky album është edicion i limituar prej 5.000 kopjeve dhe kushton tre euro. Promovimi i albumit do të bëhet më 3 janar të vitit 2011, që është ngjarja më e madhe në karrierën time”, pati deklaruar Bim Bimma.

Repi dominon vitin me Fuga

Edhe për reperin Fuga viti 2010 mund të quhet si i suksesshëm, pasi këngët e tij në bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe Florin u bënë hite. Ai pati deklaruar për Telegrafi.com se nuk i preferon albumet.

“Para një viti unë kam edituar albumin tim. Nuk është që nuk jam ndarë i kënaqur, por tek ne nuk ka edhe shumë fitime nga albumi, prandaj unë personalisht nuk e preferoj albumin. Më me shumë dëshirë i preferoj videoklipet”, pati deklaruar reperi.

Dafina dhe Argjentina – të rejat e muzikës shqiptare

Përveç albumeve e këngëve të reja, në tregun muzikor janë shfaqur edhe këngëtarë të rinj. Dafina Rexhepi është njëra prej këngëtareve e cila u shfaq këtë vit në skenën e muzikës shqiptare. Ajo pati thënë për Telegrafi.com se muzika nuk është një profesion i lehtë, sepse duhet shumë punë.

“Asnjë punë nuk është e lehtë. Muzika në shikim të parë duket profesion i lehtë dhe pa probleme por në momentin që je brenda, atëherë e sheh se është shumë më e vështirë se sa që e mendon”, ishte shprehur Dafina.

Një vajzë tjetër shumë simpatike e cila fitoi shumë lehtë famë është Argjentina Ramosaj. Ajo shumë shpejt edhe u adaptua në botën muzikore. Argjentina pati thënë për Telegrafi.com se fama është një gjë shumë e bukur për një artist.

“Fama është një gjë shumë e bukur për një artist. Sa më shumë famë aq më shumë do të ketë njerëz që e dëgjojnë dhe e vlerësojnë muzikën, punën tënde”, kishte thënë Argjentina.

Roku kosovar i vitit 2010 karakterizohet me grupin “Troja”

Gjatë muajit nëntor grupi”Troja” realizoi njërin prej koncerteve më të suksesshme të quajtur “The Young Gettopeans”, që ishte një protestë për mos liberalizimin e vizave për Kosovën. Grupi “Troja” këtë koncert e ka quajtur shumë të suksesshëm dhe ka zbuluar se teleshikuesit do të mund ta ndjekin këtë koncert më datën 1 janar (sot) në televizionin KohaVizion.

“Ky koncert ka qenë shumë i suksesshëm dhe ne kemi vendosur që për festat e fundit-vitit, saktësisht me datën 1 janar, ta transmetojmë në KohaVizion, pati pohuar për Telegrafi.com anëtari i grupit Violand Shabani.

Rok grupi kosovar në ditët e fundit të vitit të kaluar pati zbuluar edhe se kanë ndaluar shitjen e albumit “Amaneti i Clown-it”. Kjo për arsye të mosmarrëveshjeve me kompaninë edituese e cila nuk i ka paguar të hollat grupit.

“E kemi ndaluar shitjen e ‘Amaneti i Clown-it’ për shkak të disa mosmarrëveshjeve me kompaninë përkatëse, e cila nuk i ka paguar të hollat. Gabimi ynë ka qenë se nuk kemi nënshkruar një kontratë paraprakisht. Ata mund të kenë shitur diku dy apo tre mijë CD, por ajo çka është interesante është se si album nuk shitet më”, pati pohuar anëtari tjetër i grupit Bujar Berisha.

“Troja” për Telegrafi.com pati zbuluar se pas Vitit të Ri do të vijnë me këngë të reja, dhe se shpresojnë të realizojnë turne në gjithë Kosovën.

“Jemi duke punuar në disa këngë. Nuk ka asgjë definitive se kur do t’u realizohen videoklipet, por besojmë që pas vitit të ri do të sjellim diçka të re. Gjithashtu shpresojmë që vitin e ardhshëm të realizojmë një turne në gjithë Kosovën.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Te ndryshme :: V.I.P

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi