Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Djaloshi gjeti mesazhin në shishe të vitit 1987   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Djaloshi gjeti mesazhin në shishe të vitit 1987   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Djaloshi gjeti mesazhin në shishe të vitit 1987

Shko poshtë

Djaloshi gjeti mesazhin në shishe të vitit 1987   Empty Djaloshi gjeti mesazhin në shishe të vitit 1987

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 20, 2011 2:27 pm

Një nxënës i klasës së shtatë të shkollës fillore në Rusi zbuloi një margaritar të vërtetë në rërën e plazheve të Kurskit. Më saktë shishen me letrën e vitit 1987.
Daniil Karotkih është nxënës i klasës së shtatë në rajonin e Lakjiningradit, vend në Detin Baltik. Kush e di nëse ka e ka provuar ndonjëherë të marr një letër të vërtetë, të shkruar në letër dhe me pullë postare, e jo postë virtuale.

Këto ditë derisa po shëtiste nëpër rërën e plazhit në Kursk, valët e ftohta dhe të mëdha të baltikut nxorën në breg shishen e birrës e cila menjëherë i ra në sy pasi ishte e mbyllur me një çep të madh prej qeramike, dhe i përforcuar me ngjitës.

Brenda, për gëzimin e tërë familjes ruse, gjendej një letër – por në gjuhën gjermane. Përveç mesazhit në shishe, kjo dukuri si ide bart në vete misterin e një kohe të hershme. Data në letër dukej sikur shishen e kishte dëbuar në breg një makinë e fluturimit në kohë: 7 shtator 1987!

Pasi gjetën përkthyesin, Daniil dhe babai i tij dëgjuan urimet më të ngrohta për pranuesit e letrës, ndërsa në tekst thuhej: “Quhem Frank dhe jam pesë vjeçar. Po udhëtoj me babin tim për në Danimarkë. Ai që e gjen letrën time në shishe, e lus të ma kthej. Unë do t’i përgjigjem”.

Adresa e djaloshit ishte Coesfeld në Gjermaninë Perëndimore të atëhershme. Letra ishte lëshuar në Kellenhusen në veri, dy vjet para rënies së Murit të Berlinit. Familja Karotkih ka varur letrën në mur si zbukurim, ndërsa së shpejti në adresë të Coesfeldit do të nisin një letër.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi