Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
Faqja 3 e 3
Faqja 3 e 3 • 1, 2, 3
Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
MALLI
Vetëm desha t' i shikoj
sytë e shkruar,
tinzisht
m`i përgjake buzët
puthje të kuqe të fala.
Një bluzë të bardhë
e valëvitje në erë
se paske pasur flamurë për paqë
më shpalle dy luftim
kur isha i pranguar
zingjir nga brezi e deri në fytë
e me kleqka të dredhura në këmbë.
Sa më ka marr malli
të pi ujë bjeshke
në burin e vashave
me gershetat e dredhur si ylberi.
Kur ta solla
lule borën,
të gjeta duke e cokatur kazmën
dhe pëshperisje:
Do t`ja rrëmihi varrin shatë pashë .
Unë u ktheva
me ofshamë dhe belbëzova:-
O Zot O Zot
sa më ka marrë malli
t`a harroj biografin tënde.
Vetëm desha t' i shikoj
sytë e shkruar,
tinzisht
m`i përgjake buzët
puthje të kuqe të fala.
Një bluzë të bardhë
e valëvitje në erë
se paske pasur flamurë për paqë
më shpalle dy luftim
kur isha i pranguar
zingjir nga brezi e deri në fytë
e me kleqka të dredhura në këmbë.
Sa më ka marr malli
të pi ujë bjeshke
në burin e vashave
me gershetat e dredhur si ylberi.
Kur ta solla
lule borën,
të gjeta duke e cokatur kazmën
dhe pëshperisje:
Do t`ja rrëmihi varrin shatë pashë .
Unë u ktheva
me ofshamë dhe belbëzova:-
O Zot O Zot
sa më ka marrë malli
t`a harroj biografin tënde.
Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
DIKUR
Në gurra
ylberi
në Ylber
kenga e krojeve.
Kudhrën e rrahin
me hekur të skuqur,
me çekan hekuri
kurr se ndrron
gjeografin e trupit te coptuar.
Në furkën e Gjyshës
jan tjerrë pejë dhe errësira
e nëpër dritën e kandilave
portrete të përflakura.
Në gurra
ylberi
në Ylber
kenga e krojeve.
Kudhrën e rrahin
me hekur të skuqur,
me çekan hekuri
kurr se ndrron
gjeografin e trupit te coptuar.
Në furkën e Gjyshës
jan tjerrë pejë dhe errësira
e nëpër dritën e kandilave
portrete të përflakura.
Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
NEPER STUHI
Qabrati
Rreth e rreth
Rreze me dioptri te thyer.
Ura
gurë-gurë të rrënuar
te ura e shejt nuk shterr gjiri.
Lumi
valë-valë të prera
nesër deti i qetë.
Edhe nëpër stuhi
në gjirin e Korabit
fole shqiponjash
e beteja Skifterësh.
Qabrati
Rreth e rreth
Rreze me dioptri te thyer.
Ura
gurë-gurë të rrënuar
te ura e shejt nuk shterr gjiri.
Lumi
valë-valë të prera
nesër deti i qetë.
Edhe nëpër stuhi
në gjirin e Korabit
fole shqiponjash
e beteja Skifterësh.
Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
KENGE E LOTE
Në Hasin e thatë
u kthye mërgimtari
bukëpjekës në SHBA
dikur i bije fyellit,klarinetit
sot erdhi me gishta të shkrumuar
kur vallzonte me shaminë prej flake
në dasmen pa dhëndërr
në vallen pa Nuse.
E pritem te mulliri i fshatit
me lojën “ shqiponjat e ngrira”
me këngën"N’ Dardani ka ardhë Dardani..."
ai erdhi duke çaluar,
me dy kukza llamarine
e me buzë të qara nga etja
e me dritë të vërbuar në bebza
e me një lule loti në duar
për varrin e dashnorës
vdekur-e harruar
phiii
qe njëmijë vjetë.
Në Hasin e thatë
u kthye mërgimtari
bukëpjekës në SHBA
dikur i bije fyellit,klarinetit
sot erdhi me gishta të shkrumuar
kur vallzonte me shaminë prej flake
në dasmen pa dhëndërr
në vallen pa Nuse.
E pritem te mulliri i fshatit
me lojën “ shqiponjat e ngrira”
me këngën"N’ Dardani ka ardhë Dardani..."
ai erdhi duke çaluar,
me dy kukza llamarine
e me buzë të qara nga etja
e me dritë të vërbuar në bebza
e me një lule loti në duar
për varrin e dashnorës
vdekur-e harruar
phiii
qe njëmijë vjetë.
Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
TRISHTIMI
Skamnori
kërkon nëpër skuta
një copë lëkur-dreqi
për t`i arnuar
opingat e shkyra në thembër.
I pasuri
veshur me kostume
nga lëkura e bollave të gurit
kërkon planete per verime.
Ai
ka këpucë për secilën stinë
atij
i bien shtatë lëkuara
ai
shtrydhë limon dhe freskohet
atij
fasuleta i ulet ne djersë dhe gjakë
ai
drekon dhe bënë gjumë të ëmbël
atij
i peshperit urija dhe zgjohet
ai
ecë i shtangur dhe i shikon yjet
ai
e uron :-sa mire që nuk jemi njësoj
sepse sdo te kishte as emer as mbiemer
Vetem Mjerimi do te mjaftonte
Ehuuu
Sa here belbzova-
të isha ashtu si nuk jam.
Skamnori
kërkon nëpër skuta
një copë lëkur-dreqi
për t`i arnuar
opingat e shkyra në thembër.
I pasuri
veshur me kostume
nga lëkura e bollave të gurit
kërkon planete per verime.
Ai
ka këpucë për secilën stinë
atij
i bien shtatë lëkuara
ai
shtrydhë limon dhe freskohet
atij
fasuleta i ulet ne djersë dhe gjakë
ai
drekon dhe bënë gjumë të ëmbël
atij
i peshperit urija dhe zgjohet
ai
ecë i shtangur dhe i shikon yjet
ai
e uron :-sa mire që nuk jemi njësoj
sepse sdo te kishte as emer as mbiemer
Vetem Mjerimi do te mjaftonte
Ehuuu
Sa here belbzova-
të isha ashtu si nuk jam.
Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
DARDANIA E PERGJAKUR
A ma jepë pakë dritë O Diellë
T ymi ma ka mbuluar Dardanin
Y rrnekun e xherdanave e kemi nga gjyshet
R embranti i ngjyros fushat dhe lule
E shihni si flet shqipë Dardana e Diellori.
Q e një shekullë dritë e gjakë
Ë shtë arnuar secila plagë me ylber
N ënat
U rojnë lindjet edhe nëpër furtuna
K osovë
V arret dhe
D ielli
E dhe njëmijë shekujë
S e harrojnë gjakimin për Liri
I kemi amanete
N ga Dardania e përgjakur.
A ma jepë pakë dritë O Diellë
T ymi ma ka mbuluar Dardanin
Y rrnekun e xherdanave e kemi nga gjyshet
R embranti i ngjyros fushat dhe lule
E shihni si flet shqipë Dardana e Diellori.
Q e një shekullë dritë e gjakë
Ë shtë arnuar secila plagë me ylber
N ënat
U rojnë lindjet edhe nëpër furtuna
K osovë
V arret dhe
D ielli
E dhe njëmijë shekujë
S e harrojnë gjakimin për Liri
I kemi amanete
N ga Dardania e përgjakur.
Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
LULJA E VENITUR
Nga herbariumi
e mora lulen
me gjethe të thara
me rrënjë të prera
fotosinteza e ngulfatur në terr.
As aromë
lulja ime
në herbariumin e blert
-blerim i vrarë..
Nga herbariumi
e mora lulen
me gjethe të thara
me rrënjë të prera
fotosinteza e ngulfatur në terr.
As aromë
lulja ime
në herbariumin e blert
-blerim i vrarë..
Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
I PININ LOTET DHE FLENIN
Në Aeroportin e Shkupit
Qanin tre fëmijë
Si gurra u rridhnin lotë,
-I barta si zogjë nëpër flakë - thot gjyshi
I mbrojta me pushkë e barot.
U nisem me aeroplanin LTU
E me flakra e qante qiellin
-O xhaxhi,jemi ngjitur mbi re
sa afër e kemi dhe diellin.
Stjuardesa me bluzën ngjyr qielli tha:
-bitte schön ,cola und brott,
fëmijët e pinin qumshtin e kafesë
i pinin dhe lot.
Egëzona
-Tre fëmijë i`a thithnim gjirin Nënës;
O xhaxhi
Por shpejtë i shterri gjiri
Kishë plagë e plumba në krahëror
E kishin mbuluar: gjaku,gjethet e hiri.
Flakoni
-Nëna na shikonte me buzëqeshje të vrarë
por na foli me buzët plotë gjakë,
Gjithëmonë ecni shtegut të Lirisë-o Birë
Se diell do të lindë nesër
E drita agon prapë.
Ermali
si zog krahëkëputur:
-A na shehë bre xhaxhi
si tre zogjë të vrarë
e ledhatonte motrën
i pinin lotët
dhe flenin duke qarë.
I solla në Düseldorf
Babai i mori dhe qante
I ledhatonte si zogjë shqiponje
Ofshante dhe mallkonte.
Ata shkuan,humbën , ikën
Nëpër terr,
E thashë, terri s`hahet me dhëmbë
As deti nuk shterret me gotë
Por, dhembja më qoi peshë
Për tre zogjë shqiponje
Kur flenin të përlotur
Kur i pinin lotë.
Në Aeroportin e Shkupit
Qanin tre fëmijë
Si gurra u rridhnin lotë,
-I barta si zogjë nëpër flakë - thot gjyshi
I mbrojta me pushkë e barot.
U nisem me aeroplanin LTU
E me flakra e qante qiellin
-O xhaxhi,jemi ngjitur mbi re
sa afër e kemi dhe diellin.
Stjuardesa me bluzën ngjyr qielli tha:
-bitte schön ,cola und brott,
fëmijët e pinin qumshtin e kafesë
i pinin dhe lot.
Egëzona
-Tre fëmijë i`a thithnim gjirin Nënës;
O xhaxhi
Por shpejtë i shterri gjiri
Kishë plagë e plumba në krahëror
E kishin mbuluar: gjaku,gjethet e hiri.
Flakoni
-Nëna na shikonte me buzëqeshje të vrarë
por na foli me buzët plotë gjakë,
Gjithëmonë ecni shtegut të Lirisë-o Birë
Se diell do të lindë nesër
E drita agon prapë.
Ermali
si zog krahëkëputur:
-A na shehë bre xhaxhi
si tre zogjë të vrarë
e ledhatonte motrën
i pinin lotët
dhe flenin duke qarë.
I solla në Düseldorf
Babai i mori dhe qante
I ledhatonte si zogjë shqiponje
Ofshante dhe mallkonte.
Ata shkuan,humbën , ikën
Nëpër terr,
E thashë, terri s`hahet me dhëmbë
As deti nuk shterret me gotë
Por, dhembja më qoi peshë
Për tre zogjë shqiponje
Kur flenin të përlotur
Kur i pinin lotë.
Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
Ilirianë Lladrovci-Baraliu, u lind me dt:10.09.1969, në fshatin Bukosh komuna e Therandës.
Shkollën
fillore ka mbaruar në fshatin e lindjes Bukosh, Gjimnazi në Therandë.
Ka studiuar ne Universitetin e Prishtinës, fakultetit filologjik dega
Letërsi dhe gjuhë shqiptare.
Ka botuar herë pas here nëpër revista te ndryshme letrare ne Kosovë.
Që nga viti 1993 jeton në Gjermani.
Shkollën
fillore ka mbaruar në fshatin e lindjes Bukosh, Gjimnazi në Therandë.
Ka studiuar ne Universitetin e Prishtinës, fakultetit filologjik dega
Letërsi dhe gjuhë shqiptare.
Ka botuar herë pas here nëpër revista te ndryshme letrare ne Kosovë.
Që nga viti 1993 jeton në Gjermani.
Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
Toka ime
Mos më prek në tokën time
Ti, o njeri narkoman
Se gjak iliri e shpatë Skënderbeu jam
Mos më prek në penën e Barletit,e Naimit
Ti o njeri lakmitar i ndyrë
Se kthetra shqiponje kamë
E të copëtojë mu në zemër
Mos më prek në Flamur
Në gjakun e të parëve
Në rininë e baballarëve
Që nga grilat na pagëzuan
Se ta shtyp kokën
Ty o ujku i vjetër
Se asht e gjak Kosove jam!
Mos më prek në tokën time
Ti, o njeri narkoman
Se gjak iliri e shpatë Skënderbeu jam
Mos më prek në penën e Barletit,e Naimit
Ti o njeri lakmitar i ndyrë
Se kthetra shqiponje kamë
E të copëtojë mu në zemër
Mos më prek në Flamur
Në gjakun e të parëve
Në rininë e baballarëve
Që nga grilat na pagëzuan
Se ta shtyp kokën
Ty o ujku i vjetër
Se asht e gjak Kosove jam!
Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
Mërgimtarët
Kur morët rrugën e kurbetit
Dielli perëndoi edhe pse mëngjes ishte
Drunjëve u binin gjethet
Edhe pse vjeshta ishte shumë larg
Kur morët rrugën e kurbetit
Lumenjtë vërshuan nga lotët
E nënave,nuseve,motrave
Kur morët rrugën e kurbetit
Fëmijëve iu ngri gazi në buzë.
Kur morët rrugën e kurbetit
Dielli perëndoi edhe pse mëngjes ishte
Drunjëve u binin gjethet
Edhe pse vjeshta ishte shumë larg
Kur morët rrugën e kurbetit
Lumenjtë vërshuan nga lotët
E nënave,nuseve,motrave
Kur morët rrugën e kurbetit
Fëmijëve iu ngri gazi në buzë.
Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
Shtegtimi
Më ikën bilbilat
Nuk di se kah vajtën!
Thonë se shtegtuan në vende më të nxehta
Thonë se atje dielli
Po ua përvëlon dhe zemrat
Thonë se të gjithë
Janë sëmurë nga nostalgjia
Nuk dinë rilindin apo perëndojnë
Oh sa shumë që janë.
Më ikën bilbilat
Nuk di se kah vajtën!
Thonë se shtegtuan në vende më të nxehta
Thonë se atje dielli
Po ua përvëlon dhe zemrat
Thonë se të gjithë
Janë sëmurë nga nostalgjia
Nuk dinë rilindin apo perëndojnë
Oh sa shumë që janë.
Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
Ku do të më gjesh!
Nëse më kërkon në agim
Do të më gjesh në vesën mëngjesore
Nëse më kërkon ditën
Do të më gjesh në fushat e bleruara
Natën më kërko
Në dritën e hënës dhe të yjeve
Se aty do të më gjeni
E zemrën dhe shpirtin
Do ma gjesh në vargjet e poezisë.
Nëse më kërkon në agim
Do të më gjesh në vesën mëngjesore
Nëse më kërkon ditën
Do të më gjesh në fushat e bleruara
Natën më kërko
Në dritën e hënës dhe të yjeve
Se aty do të më gjeni
E zemrën dhe shpirtin
Do ma gjesh në vargjet e poezisë.
Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
V
Njeriu
Durim të kesh
O njeri i rraskapitur nga jetë
Përvil mëngët e puno
Vëre syrin në shënjestër
E qëllo jetën
Por mos harro
Se koha mbetet kohë!
Njeriu
Durim të kesh
O njeri i rraskapitur nga jetë
Përvil mëngët e puno
Vëre syrin në shënjestër
E qëllo jetën
Por mos harro
Se koha mbetet kohë!
Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
VI
Mbrëmje buzë detit
Kur Hëna binte mbi det
Deti krahë gjer përgjonte Hënën
Si një vashë të bukur
Të stolisur më kurora lulesh
E diku larg dëgjoheshin
Tingujt e një kitare
Dhe kënga Rini thuaja këngës
Më të bukur që di.
Mbrëmje buzë detit
Kur Hëna binte mbi det
Deti krahë gjer përgjonte Hënën
Si një vashë të bukur
Të stolisur më kurora lulesh
E diku larg dëgjoheshin
Tingujt e një kitare
Dhe kënga Rini thuaja këngës
Më të bukur që di.
Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
VII
Unë dhe Pranvera
Ti mi falje rrezet e arta të mëngjesit
Unë ti falja ëndrrat e bukura të rinisë
Ti mi falje këngët e bilbilit
Unë ta falja zemrën time
Të fluturonte nëpër lulemolla
Nëpër livadhe e gjelbëruara
Të pushonte duke dëgjuar
Gurgullimat e përroit
Që kalonte afër shtëpisë sime
Ti më fale gjallërinë për jetën
Unë gjëja qetësinë e shpirtit
Në diellin tënd
O moj e bukura pranverë
E vendit tim!
xxx
Unë dhe Pranvera
Ti mi falje rrezet e arta të mëngjesit
Unë ti falja ëndrrat e bukura të rinisë
Ti mi falje këngët e bilbilit
Unë ta falja zemrën time
Të fluturonte nëpër lulemolla
Nëpër livadhe e gjelbëruara
Të pushonte duke dëgjuar
Gurgullimat e përroit
Që kalonte afër shtëpisë sime
Ti më fale gjallërinë për jetën
Unë gjëja qetësinë e shpirtit
Në diellin tënd
O moj e bukura pranverë
E vendit tim!
xxx
Faqja 3 e 3 • 1, 2, 3
Similar topics
» Gjermani mbreti i mustaqeve
» Gjermani me gjuhën më të madhe në botë?
» Ardian Bujupi ndër talentet më të mëdha në Gjermani
» Talenti kosovar ndër gjashtë më të mirët në Gjermani
» Gjermani sërish më i shpejti në ngjitjen e shkallëve në Empire State Building
» Gjermani me gjuhën më të madhe në botë?
» Ardian Bujupi ndër talentet më të mëdha në Gjermani
» Talenti kosovar ndër gjashtë më të mirët në Gjermani
» Gjermani sërish më i shpejti në ngjitjen e shkallëve në Empire State Building
Faqja 3 e 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi