Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:24 am

LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANISevëme Fetiqi-Preteni
Xhenc Bezhi,Hasan Qyqalla Liman Zogaj,Ilirjanë Lladroci dhe Shaban Cakolli

Sevëme Fetiqi-Preteni:
U
Lind me 1961 në Vushtrri. Shkollen fillore dhe te mesmen i kreu ne
vendlindje,ndersa studjoi mjekësinë në Universitetin e Prishtinës. Në
Vitn 1985 botoi përmbledhjen me poezi"Kurorë e kaltër",ndersa n vitin
1998 permbledhjen" Dëshmia e kthimit tim" poezi. Jeton në Gjermani. Tani
anëtare e Lidhjes se shkrimtarve,artistëve dhe krijuesve shqiptarë në
Gjermani.

Disa poezi nga librat e saj:

NATË E PLAGOSUR I

Në shtegun e pritjes
me agim në duar të gjata
në lojëra stinësh
me pëllumba të bardhë
nga syri imi lëshoje
në qiellin tëndë të paskaj .

Hiri ynë pluhurosi shekujt
kur ra nata e plagosur
mbi fytyrat e përlotura
nata e pagjumësisë erdhi
heshturazi gjurmëve të mia
nga ikën pëllumbat e agut.

1985,nga “Kurorë e kaltër”.

Postuar nga: Shaban Cakolli / Hapesira e Qiejve Shqipetar
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:24 am

NATË E PLAGOSUR II

Serish u kthyen pëllumbat
e mi të agimeve të përhimta
zbriten me shpresë
mbi pullazet e shtëpive
te kodra e diellit

e dini se dita po vjen
kur sqepat i ngjyrosnin
në lumin e përgjakur
të kësaj nate të plagosur

pagjumësia me rolin
e dëshmitares së pagabueshme
së bashku me pëllumbat
i shkundnin krahët e lodhur
në pluhurin e shekujve
puthnin plagët e muzgut të skuqur all
dhuronin bardhësinë e puplave
përfundimit të lidhjes së plagëve
të kësaj nate të përlotur

unë pritja me drojë
në pragun e ekzistencës sime

rrini këtu o pëllumba të agut.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:25 am

JETA ËSHTË DHURATË

Me leckë të mëndafshtë ma fshije
ma fshije të djeshmen
të sotmen mos ma shëno
në protokollin e së nesërmes

unë isha dikur
jam sot
por sdo të jem
si isha dikur
dhe jam sot

Jeta është dhuratë
moj mike
gjashtë ditë të shkurta
pikëllim
një ditë e gjatë
gëzim.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:25 am

XHENC BEZHI-Lindur me 15.11.1961 në Gjakovë.
Shkollen e mesme në
“Hysni Zajmi” Gjakovë dhe pastaj diplomon Gjuhë dhe letersi në shkollen
e lartë pedagogjike “Bajram Curri”në Gjakovë.Ka punuar në arsim, dhe
organizonte aktivitete të ndryshme kulturore pranë SH.L.P dhe
amaterizmit në qytetin e Gjakovës nëpërmes trupes së Teatrit amator
“Emin Duraku”.
Me shkrime merret prej shkolles së mesme ,ka botue
nëpër shtypin periodik të asaj kohe dhe në revisten lokale letrare
“Shtigje”të klubit letrarë “Gjon Nikoll Kazazi në Gjakovë.Prej vitit
1992 pa deshiren e tij migron në Austri ku jeton edhe sot.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:25 am

KRUSHKU I MERGUAR

SHKRUM SHPIRTI

Athue kullat mbulue i ka bari?
athue motrat diegjen nga malli?
athue nënat presin të ngrata?
athue dita ndryshon nga nata?

Të fala Kosovë të çojmë nga mërgimi
jeta larg teje s`na sjellë pikë gëzimi
ditet e gjata netët pa gjum
shpirti nga malli po bëhët shkrumb

Si tufë e trembur në vende tjera
pa diell,pa lule na vjen pranvera
ku stinë e vite shkojnë pa vënë re
un femiu i yt perjetë,o Mëmdhe

Kur te vie dita jep kushtrim
Jam i gatshem per rreshtim
mos ju njohtë as guri i varrit
kush s`vjen te vdes për dhe të t`parit.

Salzburg 10.05.1994.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:25 am

Krijime poetike nga antarët e Lidhjes...Martin Çuni, Shqipe Demiri,Dibran Demaku dhe Rifat Binaku dhe Alma Papamihaili.

Alma Papamihaili

Dy
poezi shkeputur prej librit "Nen tingujt e nates"shtypur ne shtepia
botuese "Emal" ne Tirane dhe redaktuar nga Victor Canosinaj .
Alma Papamihali
Lindur
ne Tirane, ne qershor ne vitin 1974. Pas tetevjecare kam kryer
gjimnazin "Ismail Qemali" dhe me pas ne degen Gjuhe - Letersi ne
Tirane.Poezia ka qene dhe mbetet pasioni im. Me terheq arti ne
pergjithesi...Smund te le ketu pa permendur edhe muziken apo pikturen.
Megjithate arti i te shkruarit eshte i vetmi qe permbush boten time.
Prej
disa vitesh jetoj ne gjermani (ne Aschaffenburg)...se bashku me
familjen time. Kete vit vlen kam krijuar gjithashtu nje shkolle te
pavarur shqipe ku numerohen afersisht 20 nxenes shqiptare (te shqiperise
dhe te Kosoves)..te lindur ne gjermani...me deshiren e madhe per te
mesuar gjuhen e shkruar shqipe.
Udhehiqem nga motoja: "Gjuha ruhet, aty ku shkruhet".
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:25 am

USHQEHEM ME GJUHËN TIME

Jam një lypëse e mjerë,
Sjam e pasur o njeri,
Ndaj mos mu afro,
Kur skam çtë të fal...

Jam një lypëse e mjerë,
Ushqehem me gjuhën time,
Një libër kërkoj lëmoshë,
Ndryshe të mbijetoj sja dal.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:25 am

DUA NATYRËN TIME

Dua të hedh në varg natyrën,
Qiellit vrenjtësinë tja humbas,
Ajrin me parfum ta lyej,
Pastaj fuqishëm të thërras.

Të thërras sa zëri tmë ngjiret,
E ngadalë e tëra të shterem,
Dua të hedh në varg natyrën,
Aromës së saj të endem.

Dua të hedh në varg natyrën,
Të vetmen që më rilind mua.
Po ku ta gjej të bukurin vend?
Ndaj mbeta poete e dështuar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:25 am

POETËT

Poetët...ah...poetët,
...............çnjerëz qenkan,
...................................vallë?

Lindin,
..........të dashuruar,
..................dhe vdesin beqarë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:25 am

ËNDRRAT

Nëse ëndrrat nuk do ekzistonin
Jeta do kthehej në përvëlim,
Etja e jetës do mbetej pashuar,
Pa ëndrrën, një jetë do quhej trishtim.
Nëse me fjalë smund të zgjidhej,
Nyja mpleksur pa dëshirë,
Ëndrrës do i rikthehesha,
Atje je vërtetë njeri i lirë.
Ëndërr dhe jetë!
Sinonime të etjes së pashuar,
Nëse një ditë do shuhej etja,
Dije, nga kjo jetë ke shkuar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:25 am

KUJDES

Nëse një degë këput
mos pyet më pas,
pema si quhet...

Para se dikë të lëndosh,
mundohu të dish,
çfarë duhet...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:26 am

KUAJT

Kurrë sia qava hallin
kalorësit për këmbët,
që i vareshin.
Netëve ulëriva,
me kuajt në stallë.

Më dhimbej,
kurrizi i tyre i dalë...

(Alma Papamihali)
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:26 am

MASKAT

Nuk i shpiku Venezia
të famshmet maska,
që njerëzit me to
fytyrën të mbulonin...

Nuk i shpiku Venezia,
shumëngjyrëshet maska,
prej kohësh në botë,
karnavale festonin...

(Alma Papamihali)
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:26 am

Martin Çuni - Antoni, u lind në fshatin Ujz i Hasit të Thatë, më 14 maj l948.
Ciklin
e ultë të shkollës fillore e bëri në fsh. Bishtazhin të Hasit, ndërsa
tetëvjeçaren e përfundoi në fsh. Keqekollë të Gollapit, ku i punonte i
ati, Ndreca. Gjimnazin e mbaroi në vitin l968 në Prishtinë. Më pastaj i
vazhdoi studimet në F F të Prishtinës,Dega e Pedagogjisë. Gjatë
studimeve për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike u detyrua të
punojë. Fillimisht , tre vite punoi në sh.f. “ Rilindja “ të
Keqekollës,Pastaj në K N I “ Ramiz Sadiku “ të Prishtinës. Më vonë
pranohet në punë në RTV-të Prishtinës, si gazetar në Redaksinë e Kulturë
- Programi për fëmijë. Ka udhëhequr Emisionet: “ Mirëmëngjesi fëmijë “,
“ Kolovajza e së dielës “ , emisionin për të rritur“ Karvani i fshatit
“, etj. Asokohe realizon reportazhe, shkruan vargje , prozë, tekste për
radiodramë etj.
Që nga viti 1968, M. Çuni , merr pjesë aktive në
lëvizjen ilegale të kohës, në platformën e avancimit të çështjes
kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre në Jugosllavi. Në vitin l982
arrestohet me shumë veprimtarë të tjerë, e më pastaj dënohet me tetë
vjet burg. Për veprimtari në burg, më vonë dënohet edhe një herë. Në
burgjet e Serbisë i mban nëntë vjet, prej tyre tetë izolim. Martini edhe
në vuajtje të dënimit vazhdon të shkruaj.
Në fund të vitit 1990,
pas vuajtjes së dënimit, ai emigron në Zagreb, një vit më vonë shkon në
Shqipëri, si reporter i Radio Zagrebit, për emisionin shqip atje.
Në vitin 1992, për shkaqe ekonomike edhe politike emigron në Gjermaninë
Federale. Aty u angazhua për themelimin e Bashkësisë Shqiptare.

vitin 1998 kthehet në Kosovë dhe iu bashkohet radhëve të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. Fillimisht ishte në njësitet e Z U të Drenicës,
te komandanti Sylejman Selimi, në Likoc, prej nga raportoi për Radion
Deutsche Wele. Në nëntor të vitit l998, Shtabi i Përgjithshëm i U Ç K -
së kishte marrë vendim për themelimin e institucioneve të luftës: Radios
“Kosova e Lirë “ e Agjencisë“ Kosova Pres “. Aty M. Çuni do të veprojë
deri në fund të luftës, së bashku me Ahmet Qeriqin, Berat Luzhën,
Nusret Pllanën, Nezir Myrtën, Habib Zogajn, Qemal Aliun, Isa Krasniqin e
të tjerë.
Pas luftës, me vendim të Ministrisë së Informatave në
Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, derisa punonte në R. “ Kosova e Lirë
“, M. Çuni caktohet në detyrë të udhëheqësit të Organit Drejtues për
fillimin e punës në Radiotelevizionin e Prishtinës. Pas gjashtë muaj
angazhimi gratis, në drejtim të krijimit të kushteve për kthim të
gazetarëve dhe të punëtorëve në R T P , ai jep dorëheqje i pakënaqur me
rezultatet e arritura. Për shkaqe ekzistenciale serish i kthehet
kurbetit.
Aktualisht jeton e punon në Gjermani. M. Çuni ka këto vepra
të botuara: “ Reportazhe Lufte “ dokumentar, “ Jetë e furtunë “poezi
për të rritur, “ Jetë për jetën “ poezi për fëmijë. Ai ka edhe shumë
dorëshkrime të pabotuara , nga burgu e pas tij.
A. Qeriqi
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:26 am

SHQIPTARVE

Gjurmëve të Rrugës së Kryqes, vazhdë
U kemi ra
Trup, mishra e kocka me helm e vrer
Na kanë la
Lëkurës shtatë palë dredhë, dredhas
Na kanë heqë
Në shpirt e në zemër petka të zeza
Na kanë veshë

Gjilpërat nën thonj, në këmbë e duar
Të thyera nejtë
Të heqim dorë përgjithmonë nga e drejta
Jonë e shenjtë
Katilët me maska rreth e rrotull nesh
Me fytyrën e djallit
Hapu Tokë, hapu Qiell në paqe, të dalim
Nga gropë e zjarrit

Kalavar : fëmijë, gra e pleq të Arbërisë
Masakrohen me orgji
Eshtrat ua tundën, varrosën e zhvarrosën
Nëpër serbosllavi
Mbi gjirin e nënës së vdekur, fëmiu
Përpiqej të mbajë jetën
Heronjtë iu qepen shkrepave më dhëmbë
Një copë Dielli gjetën

O ZOT, me rrugën e JEZUIT profet
Gjatë na shëlbove
Lumenj gjurmësh gjaku nëpër vite
E nuk na shpagove
Kado që erdhi e keqja, futë e shemër
Te ne bëri fole
GJERGJ e ADEM çdo shekull, Perëndi
Pse s munden me lé.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:26 am

MBI ATLANTIK

I madhi Atlantik

Ku është Atlantida

Pse fshehë oqean

Kush iku atëherë

Kush po ikë tash

Sot e mot mbi Atlantik

Vragë e plagë mbi Atlantidë

Mbi Atlantik shtegtim

Atlantikasit ku janë

A takuan Ilirinë

09. 04.04. Mbi Atlantik
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:26 am

Kujtim Amerike

/malësorëve/

Kujtim mbi kujtim

Me nxënësin tim

Shembull dhe mburrje

Valë kujtimesh , vuajtje

Gjolulit, Berishës

Balidemajve të Malësisë

Krenari , malësorë Malësie

Ngadhënjeni si dasmorë

Nju Jork, 04.04
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:26 am

Krenari e trisht

/ A. Shkrelit /

Shkrel e Titan

Krenari e trisht

Mbi Bjeshkët e Nemuna

Karvani i Bardhë u ndal

Muzat pushuan mbi kroje

E mbetën të etura

Në Sanxhakun e lartë

Trungjet plakur e mbete

Filizat nuk na njohin

Krra, krra, fat i shkretë
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:26 am

Mik e vëlla
/ Z. Halilit /

Kur frynte era katundisht
Ngushëllonte edhe hija e buzëqeshje
Suferina ta plogështoi zemrën
Pastaj si ndalje lotët
Diellin dëshirove për të harruarit
Për zemërvrarët rreze të ngrohta
Që ti përjetojnë si Bota

Ishte shtrëngim i madh duarsh
Përqafim vëllazëror në shkurt
Ndarja e madhe pasoi në gusht
Kurrë më së bashku në katin e gjashtë
Nga dritarja që fliste aq këndshëm
As në Pallatin e Shkronjave
Ëndrrat nuk do të na rrëshqasin
Ecejaket nuk do të ndalen
Nga pallati në pallat
Ne të dy si fëmijë bonjakë

8 maj 94. Tren, Giessen
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:26 am

LIRI

Të shoh në fytyrën e fëmijëve

Të shoh në mirësinë e nënës

Të shoh në burrërinë e babës

Të shoh në dashurinë e të dashurës

Ende nuk të shoh në vendin tim

24. Qershor 93. Schlüsselfeld
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:27 am

Ecje

Ec e ec shqiptarët
Cakun nuk e gjetën
Fajet i ka Koka
Fajet si ka Bota
Sbëri gjë Evropa

Ec e ec shqiptarët
Dy hapa përpara
Një hap prapa
Merren me pasojat
Vuajnë nga lëngata
Fajet i ka Bota
Shohin ëndrra të kota

Ec e ec shqiptarët
Degën nën këmbë presin
Arritën të bëjnë “ shtetin “
Dy shpata për të tjerët
Një e mbajnë për vete
Qejfe bëjnë si mëhalla
Me këngë e me bejte

19. Maj 2005, Breckerfeld- Gj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:27 am

Acari

Kur vetmia të rrethon

Robëria të behët kurorë

Kur në log thahet rrapi

Atdheu mbulohet me borë

Kur një vend e mban xhelati

Krijuesit akulli i mbulon

Atëherë Bota kthehet mbrapa

Truri i kombit nuk punon

12 janar 97, Gjermani
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:27 am

RIFAT BINAKU- lindur me 10 .02. 1952 në Koliq- Komuna e Prishtinës.
Shkollën fillore dhe shkollën e mesme të mjekësisë i kreu në Prishtinë.
Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Universitetin e Zagrebit dhe më
pas në specializimin e sëmundjeve të gojës në Sarajevë e Prishtinë.
Rifati
është prezantuar nëpër revista të ndryshme sidomos viteve 1974 e
sidomos me një cikël poezish kushtuar 100 vjetorit të Lidhjes së
Prizrenit të titulluar “Gjëmë Guri” në vitin 1978 në revistën
letrare”Oko” të Zagrebit
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:27 am

PAMJE KOSOVARE

Në oborrin e një kulle
një dele e bardhë
po kulloste ditët

Pran saj
një nënë e veshur në të zeza
ulur mbi një gur
e kthyer kah rruga
kah pritja

Tek frëngjitë e grise
dy stërqok
rrinin si një maje vere
e këndonin si një këngë malli

Kush e pa diellin,kush e pa qiellin
n’at pamje.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:27 am

PARA KAMBANES 15 TON-SHE NË BOCHUM

Me sy ti masë këndet
në fund të harkut të sbraset
peshë ma qon heshtjen.

Plisat e mi s’kumbojnë
në këtë mot dimri
as kullat as fjalët s’gjëmuan
kur nisi e na përpijnë rrugët

shkumojnë plisat
si kambana e këtij mëngjesi
qe zhurmon dhe thërret zgjimin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi