Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:27 am

PAS KTHIMIT

Jemi nisur..
si gjëmë kau me peshë globi
mbi brirë
na dërmon hapave e nëpër plagë
kohë harrimi
ecim e ecim kthimit
para syve na dridhet gjëmë mali..

po vijmë
edhe me zogj të rritur me copa mërgimi
po vijmë të pritja
a do te na njohë dheu i ynë
të thinjur dhe të bërë vjeshtë në largësi

Kur të vijmë..
të pragu i portave të pritjes
do të ngrinim nga një gotë uji Batllave
për te gjithë ata qe na mbesin larg e t’pa dhé.
O lisa e plisa të mi
para shpatullave të malit
kur gurrojnë gurrat tona Sahare
u bëni pelegrin edhe atyre qe s’janë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:27 am

KAVALLI PREJ ASHTI

Kavalli prej ashti
i lakuar pak
shpuar me zjarre kurrizit
kah me dalin plagët fryme
si gjemë fëmije a nënë
burri a nusje
e mbushin pikllime fushësyrin
e ditve tona t’zisë

Gjakun tim tej gjaku
ashtas këngën time t’vajit
kavall prej ashti
qe me rri në varë në tela balli
e s’mund ta mbush frymë
me buzë të qara bore
dimri e mergate
flaket prej ëndrre
vetem një her të gjemojnë
si ti e gjyshi
breg me breg të malet tona
kavall i pa zë
t’gjemojnë tej fushave t’harrimit
e të zgjojmë gjumë
te secili sy pritje
nisjen.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:27 am

PRAP THERJE KOSOVE

Kthe një faqe kah mali
Bardhe
të shkrepin shkrepat në bisht të syve
kah vera
sa të na pikin akujt
afshit të flakes

Faqen tjeter
kah do gur të bardhë
qe presin si cepa të pashuar malli
për veren e verave Kosovë.

Prandasj nisu më këngë në krah
e nxirre malin prej mjegulle
prej gjumi gjethet.

Nëpër fushëlulët të shohim
veq Flutura në vënd të Korbave
mi kthe ëndrrat e këputura harrimit
lum Bardha.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:28 am

VENDIM

Sillu Glob sillu
me të plakuren tonë mbi supe
sillu,se jemi gjithkund e kudo
nëpër rrugë tek e miklojmë
ngapak vitheve
të mos na harroj
per emrin qe ja dhamë
dhe e mësuam se q’është pa bukë.
Sillu Glob sillu
Me frymët tona në kulm durimi
Se nëpër tela ashti po na vjen Eurekë
Thirrje vendimi.
Sillu kah do qe të sillesh
Se ne do të ndalemi në Arbërinë tonë të madhe.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:28 am

NË QAFËTHANË

Per herë të parë
kaperceva ëndrren e dola
të nëna,me një Mirmengjesë
ballë për balln në pik të agut
thyem etjen në shiqim.

Një shekull pritje qasti
koha na rri në mes
e një fillim vere
dhe një korrik të ndarë.
Mirë se erdhe Verë!

Para syve të lodhur malli
Tjeter diell e valë deti
Do të na i zbusin plagët prej dimri.

Pertej pritjes së gjatë
Dhe heshtjes Loke
Kosova ta shtrinë doren e zemren.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:28 am

VONESË ZHGENJIMI

Ketu nuk na duel verë
veq malli ka zënë pritë
në shteg plagë
e mengjeset nuk agojn
si në Koliq
kemi mall edhe për gjëmë Gjoli
qe nisë prej maje akulli vere
në kokë Sharri
e melodi ere mes pishave të Germisë.

Dhembje per varg ara buke
mes krihve të Drinit
e gurët tanë.
ketu s’ëshë si atje
sall vjeshtë
na rri pezull koke
t’permalluara për ditë vere..

Na mungon Kosova.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:28 am

NË BREG KOSOVE

Te një breg Kosove
rri një rreze e verdhë kandil
tej Orve natës i bënë dritë

Kohë të kohoj heshtja
Orë e ndalur
mbi borë ëndrre.

Rri një ëmer n’epitaf
te një gur i pa verë
te një plis i pa fjalë.

Rri një lule
një kupë mall
per poetin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:28 am

BUZË TË DJEGURA MALLI

Niseni njëher një këngë
Buzë të pa qeshura
dhe të dalë ku të dalë
vetem të trembet vaji syve
pastaj mbylluni brenda vetes
e plasni flaken vargjeve
deri n’prag mengjesi
niseni një küngë në kulm nate
dhe këndoni siq i këndohet ditës
këndoni dhe këndoni
edhe pse larg mali
buzë të djegura malli.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:28 am

Shënime për Autorin

Hasan Qyqallau lind më 8 Janar 1961 në Bardh
të Madh, komuna e Fushë Kosovës. Shkollën fillore e mbaroi në
vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa studimet në degën Letërsi dhe
gjuhë shqipe i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Disa
vjet punoi në KEK, ndërsa që nga viti 1993 jeton dhe vepron në Brol,
afër Bonit në Gjermani. Me shkrime mirret që nga viti 1976, kur iu botua
vjersha e parë në revistën "Shëndeti" e për të vazhduar së shkruari në
të gjitha revistat e atëhershme. Bashkëpunoi edhe mjetet e informimit
vizuel (me Radio-Prishtinën, TVP), e tjera.

1. TA BËJMË SHQIPËRINË
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:28 am

TA BËJMË SHQIPËRINË

Atje ku bebëz e Tokës buron gjak
Atje ku Besë e Flamur në lashtësi
Atje ku në bisht ngreh kokën Bajlozi plak
Krenarisht ajo Tokë quhet Shqipëri...!

Atje ku janë ndërtuar kullat dardane
Bajraqet ngritur,lart në atë troll
Lojë e fëmijëve në gjuhën iliriane
Atje ajo Tokë quhet Kosovë...!

Atje ku fushë mejdanet kundërmojn erë barot
Ku kali i Trojës merr turr e vrap
Ku loket përkundin djepat me këngë e lot
Ajo palcë Toke e bekuar,Kosovë quhet prap.

Atje ku ëmbël përkdhelen valët e detit
Ku Nora e Kelmendit shkroi parahistori
Atje ku Osa Kuka në krye t'arbanasëve të kepit
Derdhi gjakun shqip vetëm për Arbëri!

Atje ku flasim,qajmë e qeshim shqip dhe sot
Ku u mbajt Kongresi në zemër të Manastirit
Bilbilat e kombit n'akord me gaz,hare e lot
Në Abetare të shkruhet: Ajo Tokë është Iliri!

Atje ku sot pallen bijtë e Helen-usit
Edhe ai Dhe është i Shqipeve,Çamëri
Unik të marshojm përpara lak-muesit
Ora e fundit bie:Ta bëjmë Shqipërinë-SHQIPËRI
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:28 am

2. MOS
Mos ma thaj sonte lotin e njomë
Ka mall Kosove
Mos ma ndal këngën e re
Ka etje Kosove
Mos më sulmo ëndërrat e natës
Kanë ngjyrë Kosove
Mos ma lëndo samarin e shpirtit
Me të e bart Kosovën
Mos më vrit me maskë në lak
Shkel gjakun,vret Kosovën!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:29 am

JO PIKË LOTI-PO PIKA GJAKU
Edhe në mesnatë Rajna rrjedh fare qetë
E vështroj shumë vonë me gotën e thyer
I shtrir trup akull,kokën valë të nxehtë
Ç'të bëj me lotin nga "burimi" i përlyer.

Ngrihem e hedh gotën plot pezm e vaj
Rruga e kujtimeve sikur s'ka mbarim
Ankth e frikë vërshuan,ndeshën valë-valë
T'hudhem pas gotës.Ndal!-dëgjova një oshtimë.

O ju valët e Rajnës tani jeni të përlotur
Mos u dëshproni për gotëthyerjen dhe një pikë gjak
Nëna ndryshe s'beson se është loti i birit të tretur
Babi i thinjur do ta njoh ngjyrën,është i tij ai gjak.

Kur merrni ujë për Lule në lumin e Bardhit
Aty do gjeni gotën e thyer me lot e një pikë gjak
Loti është për juve,për mua më të dashurit
E gjaku për Lirin,Kosovës ia kam borgj e hak
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:29 am

VDEKJA KRENARE
(Familjes Jashari)
U përkula para Teje,t'më dëftosh ti o Trim
U gjunjëzova para Syve,t'thellë sa deti i Arbërit
U përshëndetëm pa zë,për Nder të fisit tim
U ndamë në heshtje.Unë në udhën e mërgimtarit!

Shqiponjë në këngë Kosove
Gjrgj në histori të trungut të ri
Baladë shekulli hyre prore
Kandil kombi i brezit të ri.

Fryej një çast puhi marsi,flladit çerpikun e atdhetarit
Ndal rënkimin lum Prekazi,flakadan përtej malit
Zjarr,o trim nga trimërit.Kosova djep i shqiptarit
Ndal i the dhunës barbare mbi Dheun e bijtë e Arbërit!

Kur të këndohen këngë Lirie
Sjell voglushët për çdo mars
Të takoj n'tel poezie
Dritë,legjendë shkruaj me laps!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:29 am

5. MËMËS SIME
Kush më qetëson fare kokëdhembjen
Kush mund t'më shuaj këtë zjarr n'kraharor
Kush kthen në takt zemrën e zhuritur
Dora e mëmës,fjalë me përkdheljen.

Shqyer e shqepur,ndër vite t'marra
N'dritë vajguri thurje bluzë a çorapë
Në shkollë na përcillje me puthje të zjarrta
N'prehërin e ngrohtë,ktheja turr e vrap.

Është e shtrenjta,Shenjtëri e jetës
Nënë e shpirtit-damar i zemrës
Lule kopshti-rritë e këngës
Mëmë e dashur mall i brengës.

Kur t'kërkoj më je shum larg
Kur ligjëroj zërin s'më dëgjon
Unë sot digjem "Kandil Frashëri"
"Vaji i burrit është kënga"-thonë.

Mora shpatën e preva lumin
me një këngë nga Drenoci plak
"Lulëzoj fush' e mali" për durimin
...unë do vij më prit n'sokak!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:29 am

6. SHPRESA VDES E FUNDIT
Seç më the këtë urti,filozoz a njeri urtak
I kripur nga klasikët,i brumosur me art.
Bisedojm për histori,gjenezë e letërsi
Kulla oxhaku,oda-tradit fisi,bujari.
Këmban për këngë burrash,zile për fëmij
Për shkollën shqipe,kulturë,Flamur e besnikëri.
Këndove këngë Kosove përmallshëm në lartësi
"Shpresa vdes e fundit",paragraf pa melodi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:29 am

harrove vargjet e shkruara,në çdo muzg me kokë n'dritare
Duke m'pritur ti këndoje,Princ a çun...dashuri beçarie...

Kur ngushticës shtruar n'kalldërm,një duf zemre rrodhi ngrohtë
Ngule sytë n'hijen e ikur,plasë vaji,shpërthyen valë lotë.

Nuk shkruaj kot me krenari,një algjebër dashuri rinore
S'ta gërvish plagën së ndari,zgjebe ndjenjash gjithëstinore!

Tret premtimet si puhizë,ngelën gjurmët n'kalldërm të vjetër
Zhdukën ëndërrat alergjike,Jeta mori kahjen tjetër...!!!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:29 am

8. SYTË E EVGJENISË
Sytë e tu,moj Evgjeni i takova vetëm n'letër
E buzëqeshur me mimikë,arshiki e kohës vjetër.

U bëre këngë e pakënduar,zure vend në vargun tim
Shpirtbardhë e padjallëzuar,plagë m'u bëre në mërgim.

Lotin tënd do ta përkdhel,ngrite kokën kthe mënjanë
Ja një rreze sa po lind,është për ty Evgjeni matanë.

E molisur e venitur,sikur tretesh ditë nga pak
Kujto "Lulen e Kujtimit",dashuris mos i bëj lak!

E psherëtima kur t'kaplon,nxirr ofsham të thellë sa deti
Merre lapsin kujto vetë...!Është ai çuni nga Kurbeti.

Kur të ndjehesh e trazuar,ik në kopsht kërko qetësi,
Engjëllushë a Doruntinë,...urt lexo këtë poezi...!!!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:29 am

9. BARDHIT
Zog bilbili i këngës së re
Fluturimthi në qiell këndon
Shpirt shtegtari i uritur
Fushë,ograjë kot gjurmon.

Lë shikimet të marrin udhë
Ajër mëngjesi plot ngrohtësi
Si huaj befas "prekem"
Shifër "X" në timen çati.

I molisur ulem pranë kalasë
Bri lumit t'kaltër,valë... n'Bardh
S'është gënjeshtër,as trillim
Heu shejtan,pse ke ardhë!?

Bardhi im a më bekove
Unë të këndova në çdo stinë
Le përbuzjen,më premto:
Jeta në ty është me florinjë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:30 am

10. BETOHU...
Betohu në shpatën e Kastriotit
në plisin e Dadë Shotës
në flamurin e Plakut të Vlorës
në alfabetin e Manastirit
në mirësin e Nënë Terezës...

Betohu në fjalën e studentit
në urtinë e Anton Çettës
në Kanunin e Lekës
në trimërin e Pajazitit
në pushkën e Jasharajve...!

Betohu në tradit
në një Zot betuhu shqip
betuhu në gjakun e njomë,në pleqësi
"...kurrë ndër vëllezër t'mos ketë Hasmëri..."
Flakë gjaku me Besa-Besë
Vetëm shqip dua të vdes
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:30 am

Liman Zogaj-Ka Lindur më 1960 në Katundin LLadroc,Kosovë.Me Krijimtari
Letrare Artistike zë fillin deri sa ishte Nxënës i Shkollës së Mesme në
Ferizaj. Më vonë krahas Poezisë ka bërë sprova në vatra
te Teatrit
Amator me Regji dhe Aktrim.Krijimtarin e parë Letrare e ka botuar
nëGazetat:"Rilindja","Zëri i Rinisë","Bota e Re" e më vonë edhe në
shtypin Shqiptar që botohen në Diaspor.Krijuesi Liman Zogaj, nga viti
1993 (S') Jeton dhe vepron në Gjermani.Poezit e tij jane te botuara në
Përmbledhjen me poezi " Metafora e Arratisur"2003 .Ndërsa
Librin e Par me Poezi"Kosovë nuk ta Mora Dielli" të botuar më 2006
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:30 am

TOKA IME

U ktheva duke qaluar
Me dy kukza llamarine
Kur desha ta puthi token
Mu pergjak balli
Kur desha ta puthi shkembin
Alga të kuqe mu varën në buzë.

Toka ime
Në kopsht e shartuar një qershi
Mban gjethe te gjelberta
Frute te kuqe.

Erdha
O Tokë e Vatan
U betova se kthehem,
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:30 am

NURI I KALLUR

Si harkë me ngjyra në qiell
Ylberi
Në ngjyrat e yberit
Edhe loti im gurr.

Biografia mu dogjë në zjarre
Portreti im spirr-spirr
I gjatë deri te yjet
I rëndë deri në palcën e tokës.

Me syt e mi kam parë
me sopat duke prerë filiza
një bujkë me kmesë
një fshatar me kosë
një femijë duke e bër dheun si Diell
një vashë me dy kërhanë
një nuse me gjysëm venllo
një plakë pa ksulë te bardhe
o kam par
e qka skam parë.

Edhe në piramidën e Keopsit
Do ta var portretin tim të thyer
Le të prehen aty ererat
E le të përgjaket nuri i kallur.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:30 am

DERI KUR

Qe njëmijë vjet
me pranga gjer në ashtë
si qen me zingjirë reth qafe
i ngrir duke rrëmihur akuj për varr.

Deri kur
Arat e bukës shkallmuar me artileri
Nga Varret
dalin gjarpinj te kuq
nga lulet
bolla me topa te zinjë
as terri nuk u sosë
AH
-Deri kur
personazhë i djegur ,
Ehu, qe njëmijëvjet në pritje.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:30 am

LOJA

I shkrumova gishtrinjët
e kërkova shpetimin
në gojë-
m`u dogjë
edhe gjuha edhe buzët.

Si fëmijë
i kapercenim zjarret,
nga shputat e shkrumuara
vyshkëshin lulet , thahej blerimi.

Sot
luani fëmijë
ag e terr
vetëm me zjarr-Jo
se ishte lojë e kallur.

Betohem në bukë e sofrë
ua them shqipë, pa hile;
mos luani me zjarr
as mos i thuani lojë
se u bie lëkura
mbi turm drushë
e mishi e kockat
u bien kurban në zjarre.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:30 am

NUK QAN BILBILI

Edhe më i lart
se Korabi plakë
edhe më i rëndë
se vaji i Bilbilit
edhe më e trishtuar
se kënga e kukuvajkës
-Është Durimi im
He
e plastë
e Dala .
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani  - Faqe 2 Empty Re: Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi