Gjermani sërish më i shpejti në ngjitjen e shkallëve në Empire State Building
Faqja 1 e 1
Gjermani sërish më i shpejti në ngjitjen e shkallëve në Empire State Building
Gjermani Thomas Dold fitoi të martën për të gjashtën herë me radhë në garën e përvitshme të ngjitjes së shkallëve në Empire State Building, rrokaqiellit më të lartë në New York.
Dold (26 vjeçar) u ngjit në 1576 shkallë prej lobit deri tek kati i 86 për 10 minuta e 10 sekonda, njoftuan organizatorët. Kjo është tre sekonda më pak krahasuar me kohën më të mirë të Doldit më 2009.
Dold, nga Stuttgarti, është i vetmi që ka fituar gjashtë herë këtë garë e cila organizohet prej vitit 1978.
Para tij dy burra fituan garën nga pesë herë – amerikani Al Waquie (1983-87) dhe australiani Paul Crake (1999-2003). Crake ende mban rekordin botërorë me 9 minuta e 33 sekonda.
Australiania Alice McNamara (24 vjeçare) ishte më e shpejta në kategorinë e femrave. Ajo përfundoi garën për 13 minuta e 3 sekonda.
Më shumë se 400 veta morën pjesë në garë, e cila vlerësohet si e vështirë për shkak të hapësirës së ngushtë të shkallëve në të cilat nuk ka dritare. Deri në maje arritën 150 burra dhe 60 gra.
Similar topics
» Krijime nga LSHAKSH ne Gjermani
» Gjermani mbreti i mustaqeve
» Gjermani me gjuhën më të madhe në botë?
» Ema Andrea, sërish beqare!
» “TNT” sërish drejt ndarjes
» Gjermani mbreti i mustaqeve
» Gjermani me gjuhën më të madhe në botë?
» Ema Andrea, sërish beqare!
» “TNT” sërish drejt ndarjes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi