Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Alergjia e lëkurës, si duhen mbrojtur fëmijët në verë User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Alergjia e lëkurës, si duhen mbrojtur fëmijët në verë User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alergjia e lëkurës, si duhen mbrojtur fëmijët në verë

 :: Mjeksia :: Alergjitë

Shko poshtë

 Alergjia e lëkurës, si duhen mbrojtur fëmijët në verë Empty Alergjia e lëkurës, si duhen mbrojtur fëmijët në verë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 11, 2011 12:15 pm

Alergjia e lëkurës, si duhen mbrojtur fëmijët në verë

Stina e verës shoqërohet me shtimin e numrit të rasteve me dermatitin alergjik, dermatitet e kontaktit dhe ekzemës atopike. Fëmijët janë kontingjenti që shfaq më tepër probleme dhe mjekët tërheqin vëmendjen të tregohet kujdes, në mënyrë që sëmundja të trajtohet në kohë. Në verë ndodh që sëmundja të shfaqet apo të kronicizohet për shkak të disa faktorëve që ndikojnë në acarimin e sëmundjes. Të tillë janë disa alergjenë, të cilët mund të sjellin deri te keqësimi. Këto janë materiale të ndryshme me prejardhje nga prodhimet ushqimore, bimët, shtazët ose nga ajri (poleni, myku, pluhuri shtëpiak). Faktorë të tjerë janë aeroalergenët specifikë: kërpudhat, polenet e luleve, të cilat shfaqen në pranverë, duke ndikuar dhe në shfaqjen apo acarimin e dermatiteve në përgjithësi, por në veçanti të atij alergjik dhe atopik.
Faktorët
Ka disa faktorë të tjerë që janë në gjendje të përkeqësojnë dermatitin alergjik. Të tilla mund të jenë: sapunët dhe detergjentet e papërshtatshme, pluhuri dhe rëra, tymi i cigares, preparatet për pastrim (posaçërisht ata të cilat përmbajnë klor). Po ashtu dhe përmbajtje të ndryshme të ushqimit mund të shkaktojnë keqësim të dermatitit atopik te foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Si shkaktar të alergjisë më së shpeshti janë vezët, qumështi, peshku etj., të cilat janë alergjenët kryesorë që mbizotërojnë në ushqyerjen që në moshën pediatrike të fëmijëve. Përveç faktorëve shpërthyes ndikon dhe faktori gjenetik, pra trashëgimia. Prindërit që kanë probleme me rinitin alergjik dhe astmën, mundësia për paraqitjen e dermatitit atopik te fëmija është më i madh.
Shenjat
Lëkura e thatë dhe pruriti (e kruara) janë simptomat kryesore të dermatitit atopik. Lëkura është pak a shumë e skuqur, e trashur me një deskuamim (luspa) të lehtë nga eskoracionet. Duke kaluar fazën akute gradualisht shfaqen pllakat e likenifikuara të lëkurës. Shfaqet kryesisht te: gjuri, bërryli, qafa, sqetullat. Karakteristike e fëmijëve të vegjël (0-1 vjeç) është se sëmundja lokalizohet në fytyrë, në pjesën e kokës, rrëzë qafës dhe veshëve. Në trajtimin e sëmundjes është shumë e rëndësishme të kuptohen faktorët që kanë ndikim të jashtëm te sëmundja si: përdorimi i sapunit ose pastave të papërshtatshme. Pacientët duhet të qëndrojnë në ambiente të ajrosura, pa pluhur, të tregohet kujdes në dietën ushqimore. Rekomandohen ushqimet pa konservues, pa karbohidrate.
Mjekimi
Mjekimi i dermatitit atopik është lokal dhe kryesisht përmban pomada kortikosteriodete të përshkruara nga mjeku specialist, shoqëruar edhe me solucione, jo me bazë kortizoni. Në rastet e infektuar rekomandohen pomada antimikrobike me spektër të gjerë veprimi. Gjithashtu mjekimi shoqërohet me marrjen e antihistaminikëve oralë. Për fëmijë të diagnostikuar me dermatitin atopik, ju këshillojmë produkte të sapunëve, solucioneve qumështore ose pastave tipike për sëmundshmërinë që kanë, në mënyrë që lëkura të lehtësojë shenjat e saj të acarimit dhe të rikthehet në një lëkurë të shëndetshme dhe të hidratuar mirë. Kjo bëhet pas vizitës së kryer nga mjeku specialist dhe sipas fazës së sëmundjes që ai përcakton.

Çfarë është dermatiti alergjik i kontaktit
Dermatiti alergjik i kontaktit është një sëmundje e shkaktuar nga lëndë të ndryshme që kontaktojnë me lëkurën tonë. Këto lëndë ndryshe quhen alergjente. Nëse personi që kontakton me to dhe është alergjik, karshi tyre, tek ai shfaqen kruajtje dhe flluska të vogla të mbushura me ujë.
Acidet, lëndët alkalite, tretëset, sapunët dhe detergjentet e fuqishëm nuk shkaktojnë dermatit alergjik të kontaktit. Këto lëndë tek lëkura e cilido personi shkaktojnë një reaksion dhe për këtë arsye quhen joalergjent, por irritues. Megjithatë disa lëndë të veçanta mund të jenë në përbërjen e tyre edhe alergjent edhe irritues. Zakonisht lëkura është e skuqur, me edem (e fryrë, e ënjtur) dhe me flluska uji. Këto flluska pëlcasin duke u tharë e formuar kore më pas. Më vonë ngjyra e lëkurës erret dhe ashpërsohet. Është e vështirë të dallosh dermatitin alergjik të kontaktit nga disa sëmundje të tjera të lëkurës.

Testi që përdoret për të gjetur shkaktarin e alergjisë
Lëndët me të cilat ka kontaktuar pacienti në punë apo shtëpi vlerësohen nga dermatologu. Një pjesë e mirë e këtyre lëndëve njihen sipas vendndodhjes së plagëve. Ndonjëherë kur nuk zbulohet shkaku gjatë bisedës me pacientin atëherë dermatologu bën një test alergjik të quajtur “PATCH”. Testi “PACHT” është një test i lehtë për t’u kryer dhe i besueshëm për gjetjen e alergjentit. Një sasi shumë e vogël e alergjentit të mundshëm praktikohet mbi lëkurë dhe mbyllet për t’u hapur pas dy ditësh. Nëse alergjenti i vërtetë është ai i aplikuar atëherë mbi lëkurë do të shfaqet një pullë e vogël e kuqe. Disa nga alergjentet më të shpeshtë janë nikeli, llastiku, bojërat, parfumet, disa lule dhe ruajtëset e ndryshme të hedhura nëpër ushqime. Shumë persona i lyejnë flokët pa asnjë problem, ndërsa disa janë të ndjeshëm karshi parafenilendiamine (PPD). Kjo është një lëndë brenda bojërave të qëndrueshme të flokëve. Kjo lëndë përpara se të aplikohet në flokë përzihet me disa lëndë kimike si peroksiti. Personat me ndjeshmëri karshi PPD-së nuk duhet t’i përdorin këto bojëra. Rreth ¼ e këtyre personave kanë alergji edhe ndaj bojërave gjysmë të qëndrueshme. Kështu që para përdorimit të tyre është mirë të bëjnë testin “PACHT”, siç e përshkruan dhe vetë paketa e bojës. Ose të përdorin bojëra të përkohshme. Disa rroba në bojërat e tyre përmbajnë PPD-në, kurse disa kanë bojëra që japin reaksion kryqëzues me PPD-në. Këta persona nuk duhet të veshin rroba të zeza që janë të përbëra nga lëndë sintetike si najloni apo poliestra. Në 25 për qind të rasteve këta persona me ndjeshmëri karshi PPD-së janë të ndjeshëm edhe karshi një lënde që përdoret si anestezik lokal me emrin benzokain. Kozmetikët e ndryshëm si parfumi apo lëngjet e ndryshme mund të shkaktojnë dermatit. Disa njerëz janë të ndjeshëm karshi erërave të tyre. Ndërsa disa të tjerë janë të ndjeshëm karshi lëndëve që futen brenda këtyre solucioneve për t’i ruajtur ato që të mos prishen. Ata persona që ndikohen nga erërat duhet të përdorin materiale kozmetike pa erë megjithëse materiale të tilla janë të pakta. Kurse ata që kanë alergji karshi lëndëve ruajtëse, duhet të bëjnë testin “PACHT” për ta zbuluar atë.



Këshilla
Qëndroni sa më larg lëndëve që ju japin reaksion
Vizitohuni tek një dermatolog për t’u këshilluar rreth shkaqeve dhe si të ruheni
Përdorimi i lëndëve që nuk përmbajnë alergjent pengon një reaksion të mundshëm
Pyesni dermatologun tuaj rreth këtyre produkteve
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Mjeksia :: Alergjitë

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi