Këshilla Shendetsore
:: Mjeksia :: Mjeksia Familjare
Faqja 3 e 3
Faqja 3 e 3 • 1, 2, 3
Re: Këshilla Shendetsore
Pemët dhe perimet kundër limfomës
Një studimi
realizuar së fundmi në Klinikën Mayo të Minnesotas, që ka përcjellë
paraqitjen e limfomës (kancer i sistemit limfatik) te 35.000 femra të
moshave ndërmjet 55 dhe 69-vjeç, ka dhënë disa rezultate mjaft
interesante.
Incidenca (paraqitja) e limfomës gjatë kohës së
përcjelljes, ka qenë dukshëm më e vogël te femrat të cilat janë ushqyer
rregullisht me pemë dhe perime, të cilat janë të pasura me minerale dhe
vitamina.
Në fakt, të dhënat e publikuara në revistën International Journal of Cancer, efektin e fuqishëm antioksidues ia përshkruajnë vitaminës C, alfa-karotenit, protoantocianideve dhe manganit.
Vitamina C ka zvogëluar shfaqjen e limfomës për 22%, alfa-karoteni për 29%, protoantocianidet për 30%, ndërsa mangani për 38%.

Më pak karbohidrate për tension të ulët të gjakut
Ushqimi
i paktë me karbohidrate është zgjidhje jo e mirë sipas nutricionistëve,
megjithatë mund të ndihmojë personat me diabet dhe sëmundje
kardiovaskulare të ulin tensionin e lartë të gjakut.
Studimet
e reja kanë analizuar 146 persona të ndarë në dy grupe: njëri grup ka
konsumuar ushqim të paktë me karbohidrate (20 gram në ditë), derisa
grupi tjetër ka konsumuar barëra për dobësim për një periudhë prej 48
orësh.
Të dyja grupet kanë humbur numër të njëjtë të kilogramëve,
megjithatë ushqimi i paktë me karbohidrate ka çuar edhe te rënia e
tensionit të lartë të gjakut, që nuk është vërejtur te grupi tjetër.

Karotenoidet dhe kanceri i gjirit
Një studimi ri- në të cilin kanë marrë pjesë 604 paciente
me karcinomë të gjirit dhe 626 femra të shëndosha (në grupin e
kontrollit)- ka zbuluar lidhshmëri ndërmjet sasisë së përgjithshme të
karotenoideve në plazmë dhe zvogëlimin e rrezikut për shfaqjen e
kancerit të gjirit.Në fakt, rezultatet e botuara në revistën
Cancer Research, kanë treguar se femrat me nivel karotenoidesh më të
lartë, kishin qenë për 50% më pak të rrezikuara që të sëmuren nga
karcinoma e gjirit, në krahasim me femrat me nivel më të ulët të
karotenoideve.
Karotenoidet janë pigmente të pranishme në gjethet, frutat dhe lulet e
pemëve dhe perimeve.

Kakao ul tensionin e gjakut
Studimet e reja të shkencëtarëve spanjoll të Universitetit
Complutense në Madrid, kanë zbuluar se përbërësit e kakaos kanë efekt të
fuqishëm antihipertenziv.
Gatë 17 javëve sa ka zgjatur
studimi, pas konsumimit të përditshëm të 0.75 gramëve të përbërësve të
tretshëm të kakaos, vlerat e tensionit sistolik kanë rënë për 10-15
mmHg.
Ky ekstrakt i pasur me antioksidues dhe polifenole është treguar i
shkëlqyeshëm në uljen e nivelit të angiotenzinës II, duke treguar kështu
veti të ACE-inhibitorëve.
ACE-inhibitorët (barnat për uljen e tensionit), pengojnë shndërrimin e
angiotenzinës I në angiotenzinë II, që është një vazokonstriktor i
fuqishëm - shtrëngon enët e gjakut duke shkaktuar kështu ngritje të
tensionit të gjakut.
Ekstrakti i pasur me përbërës të kakaos është treguar efektiv edhe në
uljen masës trupore, që ka ndihmuar edhe më tepër në kontrollimin e
tensionit.

Personat në koma mund të mendojnë dhe të komunikojnë?!
Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka përdorur
teknologjinë e fundit për të studiuar mendjen e 54 pacientëve të
konsideruar në gjendje vegjetative, duke arritur në përfundimin se në
fakt disa prej tyre ishin të vetëdijshëm.
Një zbulim i tillë
ka një rëndësi të madhe pasi ndryshon mënyrën sesi konsiderohen këta
pacientë, hap rrugën e komunikimit me ta, por nga ana tjetër shtron
pyetje etike për vendimet për vazhdimin ose jo të kujdesit shëndetësor
për ta.
Ky është një zbulim i rëndësishëm duke pasur parasysh se specialistët
më parë kishin arritur në përfundimin që pacientët në gjendje
vegjetative, nuk janë aspak të ndërgjegjshëm për botën përreth.
54 burrat dhe gratë u vendosën në skaner për trurin, ndërsa iu
jepeshin udhëzime, si për shembull: imagjino sikur po luan tenis, sikur
po kërkon nëpër shtëpi, nga njëra dhomë tek tjetra. Për shumë nga
pacientët, skaneri nuk tregoi asgjë.
Por në një zhvillim befasues, për disa prej tyre skaneri tregoi
aktivitet të trurit. Këta pacientë, siç treguan qartë imazhet, po
jetonin të heshtur brenda trupit të tyre me mendje aktive. Një burrë
madje arriti t’u përgjigjej shumë qartë me “po” ose “jo” pyetjeve për
jetën e tij para traumës duke aktivizuar pjesë të ndryshme të trurit.
Studiuesit thanë se ky zbulim mund të japë një perspektivë të thellë
për vetëdijen njerëzore, një nga misteret shkencore më të mëdha, dhe të
sjellë si rezultat një diagnostikim më të saktë të dëmtimeve të trurit.
Po ashtu zbulimi mund të çojë në gjetjen e rrugëve për të komunikuar
me këta pacientë.
Rezultatet e zbulimit shtruan pyetje për pacientë të cilët janë në
gjendje vegjetative dhe për të cilët të afërmit marrin vendimin për ta
vazhduar ose jo kujdesin për ta. Një nga këto raste ishte ai i Terri
Skiavos, e cila ishte në një gjendje vegjetative dhe debati brenda
familjes së të cilës për të vazhduar ose kujdesit shëndetësor për të
ndezi një debat kombëtar për çështjen e së drejtës për t’i dhënë fund
jetës. Studiuesit thonë se gjithsesi shumë pacientë në këtë gjendje janë
të pavetëdijshëm.
Rreth 20 mijë amerikanë janë në një gjendje vegjetative, çka do të
thotë se ata janë gjallë dhe zgjuar por pa ndonjë ndjesi vetëdijeje.

Sa më shumë drithëra integrale
Konsumimi i drithërave tre herë në ditë mund të parandalojë
paraqitjen e diabetit të llojit 2, sëmundjeve koronare të zemrës si dhe
grumbullimin e kilogramëve të tepërta në organizëm.
Megjithatë,
sipas rezultateve të fundit, janë të rrallë adoleshentët dhe të rinjtë
të cilët iu përmbahen këtyre këshillave.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 792 adoleshentë dhe 1686 të rinj të
moshës 15 deri në moshën 23 vjeçare. Duke përdorur pyetësor të
shpeshtësisë së konsumimit të ushqimit, autorët e studimit kanë arritur
deri te përfundimi se të rinjtë konsumojnë më pak se një herë në ditë
drithërat integrale.
Faktori që më së shumti ndikon në konsumimin e paktë të drithërave
integrale është prania e tyre në shtëpi

Çrregullimet me ereksionin shenjë e pranisë së sëmundjeve të zemrës
Një hulumtim i zhvilluar në SHBA ka pohuar se meshkujt e
prekur nga çrregullimet me ereksionin kanë 40% rrezik më të madh për
sulme në zemër, në tru dhe çrregullime tjera kardiovaskulare.Studimet
e zhvilluara në New England Research Institutes, të cilat janë
publikuar në Journal of the American College of Cardiology, kanë
analizuar 1057 persona të moshës nga 40 deri në 70 vjeçare, të cilët
janë përcjellë për 12 vite.
Shkencëtarët thonë se informacioni rreth çrregullimeve erektile te
pacientët, mund të jetë po aq frytdhënës për mjekët në identifikimin e
pranisë së sëmundjeve kardiovaskulare sa edhe niveli i lartë i
kolesterolit në gjak dhe tensioni i rritur i gjakut./

ISHP: Një në dy shqiptarë vdes nga sëmundjet e zemrës
Shqipëria vazhdon të regjistrojë shifra të larta vdekjesh
nga sëmundjet kardiovaskulare duke e renditur atë në vendin e parë të
listës së vdekshmërisë në vend. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se
një në dy shqiptarë vdes nga sëmundjet kardiovaskulare, në një kohë që
këto vdekje mund të parandalohen.
Sipas një studimi të kryer
nga ISHP, gati gjysma e numrit të vdekjeve janë nga problemet e
koronareve.
Të gjithë ekspertët e shëndetësisë sot besojnë se sëmundjet koronare
mund të parandalohen krejtësisht apo mund të shtohen në kohë duke
shmangur një numër të madh vdekjesh të parakohshme.
Sipas tyre, një kontribut të rëndësishëm në uljen ose mbajtjen nën
kontroll të rasteve me sëmundje kardiovaskulare ka edhe trajtimi i
hershëm i faktorëve të rrezikut, të cilët janë diabeti, duhanpirja,
hipertensioni, hiperkolesterolemia, obeziteti, familjarë me sëmundje të
zemrës.
Në studim thuhet se sëmundjet koronare janë shumë më të larta në disa
vende në krahasim me disa vende të tjera, kështu në vendet në veri dhe
në lindje të Evropës si Britania e Madhe, Vendet Skandinave, Polonia,
Rusia etj, kanë një prevalencë shumë më të lartë (deri në dy e më shumë
herë më të lartë) se sa vende të tilla si Franca, Italia, Spanja apo
Greqia.

Laktolikopeni për lëkurë të përkryer
Hulumtimet e fundit të zhvilluara në pacientë gjatë 26
viteve të cilat janë botuar në European Journal of Pharmaceuticals and
Biopharmaceuticals bëjnë të ditur se laktolipeni përmirëson dukshëm
mekanizmat mbrojtës të lëkurës.
Laktolikopeni është një
bashkëdyzim ku likopeni është i rrethuar nga proteinat. Duke konsumuar
25 mg laktolipen gjatë 12 javëve është vërejtur nivel i rritur jo vetëm i
likopenit në lëkurë, por edhe beta-karotenit, i cili është i njohur për
vetitë mbrojtëse ndaj UVA dhe UVB.
Karotenoidet (likopen, beta-karoten etj.) kanë veti të fuqishme
antioksionuese dhe me sukses luftojnë radikalet e lira dhe kanë treguar
edhe efekt pozitiv në shëndetin e zemrës, enëve të gjakut, prostatës dhe
eshtrave
Parandalimi i përshpejtimit të plakjes së lëkurës për shkak të
ekspozimit ndaj rrezeve të dëmshme të diellit dhe ndotjes së ambientit,
është vetëm një në vargun e gjatë të dobive të këtij komponimi.

Kaça dhe algat ulin peshën trupore
Derisa njerëzit në ditët e sotme shkatërrojnë shëndetin me
masën e shtuar trupore, natyra ofron zgjidhje – kaça dhe algat e detit!
Një studim i fundit ka treguar se kombinimi i vajit të kaçës dhe
ekstrakteve nga algat e buta të detit, në një dtë prej 600 mg (300 +
300) vepron në mënyrë sinergjike në masën e trupit.
Përbërësit bioaktiv, acidi punicik nga kaça dhe fukoksantina nga
algat, stimulojnë harxhimin e energjisë në qetësi, ulin përgjigjen
inflamatore të organizmit dhe normalizojnë proceset metabolike,
Një veprim i tillë çon në humbjen e shtresave yndyrore në trup dhe
mëlçi, ul nivelin e triglicerideve në gjak dhe ul enzimat e mëlçisë
(transaminazën) si dhe zvogëlon diametrin e belit

Transplantimi i parë me sukses i laringut
Kohët e fundit, një grup mjekësh kryen me sukses
transplantimin e laringut, një nga organet që mund të transplantohet me
shumë vështirësi e rrezik për jetën e pacientit. Në fakt, është hera e
parë që laringu transplantohet nga një njeri i vdekur tek një pacient i
gjallë. Ky transplantim u krye në Bruksel tek një paciente që jeton në e
punon me ndërkombëtarët në Kosovë.
Linda De Croock jeton
tani çdo ditë pa dhimbje. Kjo në sajë të një laringu marrë nga një njeri
i vdekur dhe transplantuar në qafën e saj dhe në gjoks.
Një aksident me makinë gati tre vjet më parë shkatërroi laringun e
saj. Jeta iu kthye në agoni. Me dhimbje të vazhdueshme e në vështirësi
për të marrë frymë dhe Linda nuk kishte më dëshirë për të jetuar.
Në shtëpinë e tyre në Kosovë ajo dhe burri i saj Dirk kujtojnë e
flasin se si ishte jeta e tyre para operacionit, i cili transformoi
jetën e Lindës.
Linda thotë se para operacionit ishte gjithmonë e sëmurë. Dhimbjet i
kishte të vazhdueshme, veçanërisht kur kollitej. Nuk ngopej me frymë dhe
kjo e pengonte të flinte. Gjatë gjithë kohës ajo ishte në varësi të
dhimbjeve. Kjo e bënte të ndjehej e lodhur dhe e pafuqishme.
Nisma për transplantimin e laringut u ndërmor nga kirurgu Pierre
Delaere, profesor në universitetin Leuven në Bruksel.
Për të zëvendësuar disa centimetra laring për një kirurg mund të
duket e thjeshtë, por doktor Delaere ka pasur sukses në një pjesë
operimi jashtëzakonisht të vështirë.
Pjesë e ndërlikuar nuk ishte për të zëvendësuar pjesë të tubit, por
të siguruar qarkullimin e vazhdueshme e gjakut. Pa këtë, indet vdesin.
Javë, muaj dhe disa procedurave kirurgjike kaluan, ndërsa kirurgët
shartuan trakenë e dhuruesit të këtij organi në krahun Lindës dhe pastaj
e vendosën atë në pozicionin përfundimtar.
Laringu i transplantuar u desh të pozicionohej në krah, sepse ishte e
domosdoshme që të mbahej i palëvizur.
Në qoftë se trakeja do të ishte transplantuar menjëherë në gjoks,
lëvizja që do të krijohej gjatë i frymëmarrjes së pacientit do të
shqetësonte a pengonte punën e enëve të gjakut.
Membrana mukusit u marrë nga goja e Lindës u përdor për përputhjen a
ngjitjen e tubit të laringut në pozicionin e duhur.
Edhe pse De Croock e kishte të nevojshme për të merrte barna
immuno-suppressant për të ndaluar organizmin që të refuzonte organin e
transplantuar, ajo tani e ka ndërprerë këtë ilaç.
Kjo në vetvete është jetike, sepse imuno-supresues kanë shumë efekte
anësore, e mund të shkaktojnë tumore dhe diabet.
Ndërsa këto rreziqe mund të konsiderohen të pranueshme, kur njeriu
kërcënohet seriozisht nga rreziku i prekjes së organeve tepër jetike siç
është zemrat, marrja e imuno-supresues nuk është konsideruar si rrezik i
pranueshëm për pacientët si Linda.
Pas vendosjes së laringut, plaga u mbulua me garzë në mënyrë që
kirurgët mund t’i shpojnë vazhdimisht enët e gjakut për të siguruar që
laringu të furnizohej mjaftueshëm me të gjak të freskët.
Vetëm tre muaj pas operacionit, në dy krahët dhe në qafën e Lindës,
plagët u mbyllën plotësisht.
Profesor Delaere thotë se transplantimi i trakesë është tepër i
vështirë pasi enët e gjakut janë tepër të vogla për të rivendosur
furnizimin me gjak.
Ky kompleksitet i operacionit është edhe një arsye përse deri tani
janë kryer shumë pak ose aspak transplantime të laringut.
Ekspertë në fushën e transplantimeve thonë se suksesi i këtij
operacioni tregon gjithashtu se një ditë mjekët do të jenë në gjendja ta
përdorin trupin e pacientit si një bioreaktor për rritjen e indeve të
veta. Kjo, thonë ata, do të shmangte edhe përdorimin e barnave
imuno-supresues te pacientët me organe të transplantuar.

Omega 3 lufton Alzheimerin
Shkencëtarët kanadez dhe ata tajlandez i kanë bashkuar
fuqitë për të zbuluar mekanizmin me të cilin acidet yndyrore omega-3
përmirësojnë aftësitë njohëse, memorien dhe kapacitetin për të mësuar.
Sipas
rezultateve të tyre, acidi etil – eikosapentaenoik ngrit nivelin e
neurotrasmetuesit acetilkolinë, të patjetërsueshëm për ruajtjen e
funksioneve të përmendura.
Ky efekt arrihet përmes nxitjes së faktorëve të cilët nxitin
zhvillimin e nervave në hipokamp (pjesë e trurit), që pengon uljen e
nivelin të acetilkolinës, respektivisht nxit lirimin e tij në sistemin
nervor qendror.
Duke marrë parasysh se sëmundja e Alzheimerit është forma më e
shpeshtë e demencës në moshë të shtyrë, e cila aktualisht prek rreth 13
milionë njerëz rreth e qark botës, fakti se omega 3 mund të çojë te
parandalimi i kësaj shton shpresat dhe nxit hulumtimet e mëtejme.

Gashi takon ambasadorin Unler dhe drejtorët e spitaleve
Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, takoi sot ambasadorin
e Turqisë në Kosovë, Metin Husrev Unler, me të cilin ka biseduar për
intensifikimin e bashkëpunimit midis dy shteteve, në mënyrë të veçantë
në shëndetësi pas ratifikimit të marrëveshjes ndërshtetërore edhe nga
presidenti Sejdiu.
Bashkëpunimi ka të bëjë me trajtimin e
pacientëve kosovarë njëjtë në Turqi sikurse shtetasit e këtij vendi,
edukim të vazhduar si në Kosovë ashtu edhe në Turqi dhe mbështetje
diplomatike të Turqisë për Kosovën në forumet ndërkombëtare, si dhe
anëtarësim të Kosovës në OBSH.
Gashi, sot takoi edhe drejtorin e Qendrës Klinike Universitare dhe
drejtorët e Spitaleve Rajonale të Kosovës, të cilët i falënderoi për
punën e madhe që ata dhe punonjësit e këtyre institucioneve kanë bërë
gjatë vitit që shkoi dhe që po bëjnë tani.
Duke u mbështetur në faktin se, sipas një përllogaritje të thjeshtë,
gjatë vitit që shkoi në institucionet shëndetësore publike të vendit
janë kryer rreth 4 milionë vizita mjekësore, Gashi i ka inkurajuar
drejtorët e spitaleve që të vazhdojnë edhe me tej me këtë ritëm pune,
ndërkohë që rezultatet institucioneve shëndetësore publike të vendit
kanë reflektuar pozitivisht edhe me zvogëlimin e aplikacioneve për
trajtim jashtë vendit për disa patologji të caktuara.

Mosha e nënës dhe autizmi i fëmijës
Analizat e grumbulluara nga 5.6 milionë fëmijë të moshave
nën 6 vjeç, sugjeron se nënat që lindi në moshë më të madhe më shpesh
lindin fëmijë me autizëm.
Hulumtuesit nga Universiteti i
Kalifornisë kanë vërtetuar se nënat më të moshuara se 40-vjeç, kanë 50%
rrezik për të lindur fëmijë me autizëm, në raport me nënat që kanë moshë
nga 20 deri 30 vjeçare.
Sipas [i]Autism Research, 4 nga 1.000 gra mbi 40-vjeçare lindin
fëmijë autistik.
Autizmi është një çrregullimi i zhvillimit neural që karakterizohet
me reagim dhe komunikim të çrregullt shoqëror, dhe me sjellje të
kufizuar dhe të përsëritshme.

Birra mbron eshtrat
Studimet e reja sjellin disa lajme të mira për ata që
pëlqejnë birrën. Hulumtimet e fundit kanë treguar se birra është një
burim i rëndësishëm i silicit, përbërësit kyç në dendësimin e masës
kockore.
Silici në birrë është i pranishëm në formë të tretur dhe kjo e bën
birrën një prej burimeve më të rëndësishme të silicit në ushqimin në
botën perëndimore.
Studimi po ashtu tregon se birra e ndritshme ka nivel më të lartë të
silicit, ndërsa birra pa alkool, birra e lehtë dhe birra e grurit kanë
më së paku.
Falë rezultateve të këtij studimi, shkencëtarët mendojnë se konsumimi
i matur i birrës mund të jetë i një ndihme të vlefshme në luftën kundër
osteoporozës

Prirja për ëmbëlsira mund të çojë në depresion
Hulumtimet e fundit të shkencëtarëve amerikanë bëjnë të
ditur se fëmijët me prirje të mëdha për ëmbëlsira kanë më shumë gjasa
për të vuajtur nga depresioni, ndërsa në moshë të shtyrë edhe nga
problemet e lidhura me konsumimin e tepërt të alkoolit.
Revista
shkencore “Addiction” shkruan se rezultatet e fituara mund të
shpjegohen me aktivizimin e të njëjtave mekanizma në tru, si ato të
lidhura me kënaqësinë në ushqimin e ëmbël dhe alkoolin.
Në studim kanë marrë pjesë 300 fëmijë të moshës nga 5 deri 12 vjet.
Testimi ka treguar se prirja për ushqime dhe pije të ëmbla, është njëjtë
e lidhur me prirjet për simptomat e depresionit.
Krahas kësaj, kjo dukuri ka qenë më e shprehur te fëmijët të cilët
kanë më shumë anëtarë të familjes që e kanë tepruar me konsumimin e
alkoolit.

Shqetësime të reja të ekspozimit ndaj rrezatimit
Mjekët përdorin rrezet X për të parë organet, dhe imazhe të
qarta të sëmundjeve të mundshme, si dhe për të trajtuar kancerin. Për
vite me radhë rrezatimi është përdorur për të shpëtuar jetë njerëzish,
por ka shqetësime në rritje se disa pacientë po marrin më shumë rreze
sesa duhet kur i nënshtrohen procesit të quajtur Cat Scan apo skanimit
të trupit me rreze X për të krijuar imazhe tre-dimensionale. Studimet
kanë treguar se ekspozimi ndaj rrezatimit mund të shkaktojë kancer.
Patricia
Quirk nga Illinois bëri rreze për të trajtuar kancerin e vezoreve.
Rrezet vrasin kancerin. Por ato ishin vdekjeprurëse për të sepse i
shkatërruan edhe zorrët. Dokumentacioni në spital tregon se asaj iu
dhanë 50 përqind më shumë rreze nga sa kishte nevojë.
Bashkëshorti i saj Tom Quirk thotë se kjo nuk duhet të kishte
ndodhur.
"I lutem Zotit që kjo të mos i ndodhë askujt".
Më shumë se gjysma e pacientëve në Shtetet e Bashkuara marrin rreze
si pjesë të trajtimit të tyre.
Tomografia Kompjuterike apo skaneri është një metodë e përdorur
shpesh për të diagnostikuar kancerin. Ajo i ekspozon pacientët ndaj një
doze shumë më të madhe rrezatimi sesa rrezet X.
Përdorimi i skanerit është rritur shumë që nga zbulimi i tij 40 vjet
më parë. Një raport në vitin 2007 në revistën mjekësore New England
Journal llogarit se çdo vit skaneri përdoret në 62 milion raste në
Shtetet e Bashkuara.
Nga këto rreth 4 milion janë kryer tek fëmijët të cilët janë 10 herë
më të ndjeshëm ndaj rrezatimit.
Studimet e kohëve të fundit pasqyrojnë shqetësimet në rritje në
komunitetin e mjekëve ndaj rreziqeve që vijnë nga sasia e madhe e
rrezatimit që u jepet pacientëve.
Doktoresha Rebecca Smith-Bindman në universitetin e San Franciscos të
Kalifornisë drejtoi një studim me më shumë se një mijë pacientë në
katër spitalet më të mëdha të qytetit. Ajo zbuloi se disa pacientë
marrin 20 herë më shumë radiacion sesa të tjerët gjatë skanerit në të
njëjtat kushte.
"Nuk kemi standarde që të thonë kjo sasi është e lejueshme dhe kjo
tjetra jo. Është një fushë që kërkon vëzhgim më të hollësishëm".
Në dy qytete të tjera, Los Angelos në Kaliforni dhe Huntsville në
Alabama një studim tregon gjithashtu ndryshime të mëdha mes rrezatimeve.
Në disa raste pacientët marrin tetë herë më shumë rrezatim për të
njëjtën procedurë skanimi.
Në çdo skanim, radiologu vendos për nivelin e duhur të rrezatimit.
Një fizikan mjekësor bën kalibrimin e skanerit. Por askund në aparaturë
nuk tregohet se sa rrezatim merr pacienti.
Kolegji Amerikan i Radiologjisë thotë se anëtarët e tij janë të
shqetësuar rreth sasisë së rrezatimit që marrin pacientët. Një zëdhënës i
grupit thotë se skanerët përdoren shpesh në urgjencat e spitaleve pasi
rezultatet mund të lexohen më shpejt se sa me analizat e tjera që nuk
përdorin rrezatim.
Radiologët thonë se pacientët duhet të pyesin mjekët e tyre nëse
analizat që përdorin rrezatim janë të nevojshme dhe në se po të kërkojnë
nivelin më të ulët të mundshëm.
Mjekët duhet të kontrollojnë gjithashtu për t’u siguruar që niveli i
rrezatimit që merr pacienti është sasia e duhur.

Kripa dhe shëndeti
Konsumimi i tepruar i kripës tashmë një kohë është
vërtetuar se ndikon keq në shëndetin kardiovaskular, por ajo nuk ka
asgjë të përbashkët me kancerin.
Studimet e fundit në të
cilat kanë marrë pjesë 77 500 meshkuj dhe gra të moshës nga 45 deri në
74 vjeç, kanë pohuar se konsumimi i lartë i natriumit është i lidhur me
një rrezik të shtuar për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, por
jo edhe nga kanceri.
Në anën tjetër, i njëjti studim ka pohuar se konsumimi i shpeshtë i
peshqve të kriposur rrit rrezikun e përgjithshëm të prekjes nga
karcinoma.
Në bazë të rezultateve, autorët e studimit kanë arritur në përfundim
se natriumi dhe kripa nga ushqimi kanë efekte të ndryshme në rrezikun e
sëmundjeve kardiovaskulare dhe karcinomë.

Me çokollatë kundër sulmit në tru
Lajm i mirë për të gjithë adhuruesit çokollatës! Konsumimi i
një çokollate mesatare brenda javës, mund të parandalojë goditjen në
tru.
Një studim i ri ka zbuluar se personat të cilët janë
konsumues të rregullt të çokollatës, janë për 22% më pak të rrezikuar që
të pësojnë sulm në tru.
Nga ana tjetër, njerëzit të cilët paraprakisht kanë përjetuar
goditjen në tru, por hanë çokollatë, kanë 46% më pak gjasa që të kenë
pasoja vdekjeprurëse.
Shkencëtarët thonë se efekti pozitiv i çokollatës vjen falë
flavonoideve që gjenden në të, por besohet se çokollata përmban edhe
përbërës tjerë të cilët i shërbejnë shëndetit.
Megjithatë, përkundër këtij efekti pozitiv, shkencëtarët rekomandojnë
që çokollata të konsumohet në sasi mesatare, sepse teprimi çon deri te
shfaqja e mbipeshës që ka efekte negative në shëndet.

Hibiskusi kundër hipertensionit
Shkencëtarët nga Universiteti Tufts në Boston, thonë se
çaji i hibiskusit vepron kundër tensionit të lartë të gjakut.
Revista
Journal of Nutrition njofton se Hibiscus sabdariffa është
treguar shumë e aftë për uljen e tensionit sistolik për 7.2 mmHg dhe
atij diastolik për 3.2 mmHg.
Hipertensioni është njëri nga faktorët kryesorë të rrezikut për
sëmundjet kardiovaskulare, i cili është fajtor për 35% të infarkteve të
zemrës dhe të trurit, për 49% të rasteve me pamjaftueshmëri të zemrës
dhe është shkaktar i vdekjes së hershme te 24% të vdekjeve nga sëmundjet
e zemrës dhe enëve të gjakut.
Efekti i hibiskusit në parandalimin e tensionit të lartë arterial
konsiston në vazodilatim (zgjerimin e enëve të gjakut).

Bakteret e mira i duan mollët
Një studim i ri i botuar në revistën “BMC Microbiology”,
tregon arsyen pse është mirë të konsumohen mollët.
Shkencëtarët
iu kanë dhënë minjve eksperimentalë ushqim të pasur me molla, lëng
mollësh apo ushqim të kontrolluar.
Duke analizuar mikroflorën normale të minjve, është vërejtur numër
shumë më i madh i “baktereve të mira” te minjtë të cilët kishin
konsumuar molla.
Për këtë efekt pozitiv të mollëve konsiderohet meritor pektina, të
cilën e përmban molla, ndërsa krijon kushte të përshtatshme për mbajtjen
e baraspeshës së baktereve në organizëm.

Lëngjet e gazuara nxisin kancerin e pankreasit
Studimet e reja në Singapor, të zhvilluara në më shumë se
60 500 persona brenda 14 viteve, kanë zbuluar se konsumimi i dy ose më
shumë e pijeve të gazuara në ditë, rrit rrezikun e prekjes nga kanceri
deri në 87%.
Karcinoma e pankreasit është një prej llojeve
malinje të karcinomës, duke marrë parasysh se gjasat e mbijetesës pesë
vite nga momenti i diagnostifikimit janë vetëm 5%.
Incidenca e kancerit të pankreasit lidhet edhe me një varg faktorësh,
si jeta e parregullt, konsumimi i kalorive të mëdha, pirja e duhanit
dhe ulja e aktivitetit trupor, të cilat po ashtu janë në të njëjtin grup
me konsumimin e pijeve të gazuara.
Një prej mekanizmave të cilat llogariten si përgjegjës për
kancerogjenezën është edhe stimulimi i qelizave të pankreasit me vlera
të larta të sheqerit në gjak, ndërsa fakti se pijet e gazuara
stërmbushin organizmin me sheqerna të dëmshëm, është i pamohueshëm.

Similar topics
» Këshilla per femijë
» Këshilla Mjekësore
» 10 këshilla për të dashuruarit
» Këshilla kundër alergjive
» 8 këshilla për t’i trajtuar floket
» Këshilla Mjekësore
» 10 këshilla për të dashuruarit
» Këshilla kundër alergjive
» 8 këshilla për t’i trajtuar floket
:: Mjeksia :: Mjeksia Familjare
Faqja 3 e 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi