Kënaqesia juaj në portalin tonë!
10 këshilla për të dashuruarit User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
10 këshilla për të dashuruarit User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 këshilla për të dashuruarit

 :: Mjeksia :: SST

Shko poshtë

10 këshilla për të dashuruarit Empty 10 këshilla për të dashuruarit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 1:26 pm

10 këshilla për të dashuruarit

Romantizmi është një mënyrë për të shprehur dashurinë tuaj, ndjenjë e cila bën t’u rrahë zemra fort sa herë që jeni pranë partnerit. Mos prisni asnjëherë raste të veçanta për të shprehur dashurinë tuaj. Sigurohuni të ushqeni lidhjen dashurore që keni krijuar duke vënë në zbatim disa këshilla praktike me të cilat specialistët sigurojnë se kanë një efekt mjaft pozitiv në jetën e një çifti. Shpesh duket e pabesueshme dhe e paarritshme krijimi i një lidhjeje e cila karakterizohet nga harmonia dhe dashuria mes partnerëve, aq sa kur e sheh tek të tjerët të duket diçka ireale, por që sipas studiuesve është krejt e kundërta.
10 këshillat që ata japin janë:
1. Thuaji partneres/it “të dua”, të paktën një herë në ditë. Edhe pse mund të jetë i sigurt, personi që keni në krah ka nevojë t’u dëgjojë ta thoni këtë fjalë.
2. Përshëndetjen e mëngjesit apo të rikthimit pas punës në shtëpi shoqërojeni gjithmonë me puthje dhe nëse atë ditë po mendoni edhe për të kryer marrëdhënie seksuale shtojini edhe një përqafim.
3. Bëni “takime dashurie” me partnerin për gjithë jetën tuaj. Trajtoheni partnerin edhe më mirë nga sa e keni trajtuar kur jeni njohur në fillim. Mos harroni, jini të përzemërt, buzëqeshini partnerit sa herë që rikthehet në shtëpi, mbajini duart njëri-tjetrit gjatë një shëtitjeje që bëni të dy, etj.
4. Lërini pas defektet e tij. Nëse jeni të lidhur me një djalë /vajzë që nuk është shumë e rregullt, atëherë keni dy alternativa t’i përsërisni ato që bëni dhe të mërziteni të dy, ose ta këshilloni butësisht që ai të mos i përsërisë më. Mos vini re faktin që lë veshjet e tij vend e pavend, që nuk pastron tryezën pas darke etj.
5. Përqendrohuni tek pozitivja. Në vend që të mendoni vetëm për një fjalë apo veprim të gabuar të tij, e cili u ka mërzitur shumë, mendoni pozitivisht, mendoni të gjitha gjërat e bukura që bën për ju, fjalët e ëmbla që u pëshpërit në vesh etj.
6. Mendohuni dy herë para se të flisni nëse jeni me nerva. Mos u përpiqni të flisni nëse jeni të mërzitur, thjesht heshtni ose qëndroni larg njëri-tjetrit. Dilni për pak çaste të merrni ajër dhe të qetësoheni, dhe kur të riktheheni sërish tek partneri do të shini se mërzia ka mbetur pas dhe do të jeni gati të përkëdhelni dhe puthni njëri-tjetrin.
7. Mos përdorni sekretet e partnerit apo dobësitë e tij gjatë një zënke për të lënduar, apo edhe në një situatë të zakonshme. Ajo çfarë juve u duket e parëndësishme, idiote, mund të jetë diçka shumë serioze për partnerin tuaj. Merrni në konsideratë atë çfarë është e rëndësishme për njeriun e zemrës dhe mos e diskutoni atë me miqtë apo familjen tuaj. Një lidhje dashurore bazohet në besim dhe intimitet.
8. Mendoni së pari për partnerin tuaj. Nëse të dy e bëni këtë, atëherë të dy i keni dhënë një ndihmë të madhe lidhjes suaj. Thuaji “po” partnerit sa më shumë të jetë e mundur, plotësojini atij edhe dëshirat më të vogla dhe mos e pengoni të shijojë aktivitete apo të tjera gjëra që i kanë dhuruar kënaqësi para se të lidheshit. Do të shihni se do të merrni të njëjtën kundërpërgjigje.
9. Respektoni partnerin tuaj. Mos e përgojoni atë me asnjeri. Kur flisni për të dashurin tuaj përdorni gjithmonë fjalë që tregojnë dashuri dhe respekt në radhë të parë.
10. Gjeni një mënyrë për t’u bashkuar të dy çdo ditë. Zbuloni çfarë u përshtatet dhe ndihmon me të vërtetë marrëdhënien tuaj. Hani jashtë bashkë, takohuni për të pirë çajin e pasdites, shtrihuni në krevat për të përkëdhelur njëri-tjetrin, bëni një shëtitje etj. Mund t’i alternoni gjërat dhe të thyeni rutinën.
Mos harroni, sa më shumë të jepeni pas lidhjes suaj aq më e bukur bëhet ajo. Bëni dashurinë dhe romancën pjesë të ditës suaj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Mjeksia :: SST

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi