Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Dietat, Receta & Këshilla User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Dietat, Receta & Këshilla User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dietat, Receta & Këshilla

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:06 pm

1.Dietat me mollë

Frazeologjia angleze e përshkruan këtë frut kështu: “Një mollë në ditë, i
thotë mjekut ik”, që do të thotë se efektet e saj janë të shumta dhe
mjaft kurative. Në bazë të një studimi që ka bërë studioja e njohur e
dietave “San Xhorxh” në Londër, vihet re se mes 50 personave të cilët
kanë mbajtur dietë me fruta, ata që kanë përdorur mollën si dietë kanë
mundur të humbasin disa kilogramë brenda dhjetë ditëve, pa dëmtuar
organizmin. Studiuesit tregojnë se në shumicën e rasteve aplikimi i
dietave bëhet shkak për prishjen e regjimit të shëndetit tonë, duke
pasur efekte negative mbi shëndetin. Ndërkohë që me mollën nuk ndodh
kështu. Me të gjitha vlerat ushqyese që ka fruti i mollës, ai arrin që
të mbajë trupin në nivel normal, si dhe duke eliminuar dhjamërat e
tepërta. Flavonoidi, arrin të futë në aksion fibrat e trupit tonë, pa
dëmtuar organizmin, ndërkohë që aksioni do të ndihmohet nga vitamina C, e
cila bën të mundur djegien e të gjitha lëndëve të dëmshme që gjenden në
trup dhe shkaktojnë mbipeshën, siç është kolesteroli dhe disa oksidantë
të tjerë, të cilët bëhen shkak për plakjen e parakohshme. Në 100 gramë
mollë do të gjejmë 40 kalori, 10 gramë sheqerna, potas, ndërkohë që ajo
përmban njëkohësisht vitaminat B dhe C, acidin nitrik dhe acidin malik.
Vitamina B1, e cila gjendet me shumicë te molla, të ndihmon të heqësh
lodhjen, nervozizmim si dhe mungesën e oreksit, ndërsa vitamina B2 i
mbron muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rudhat, ndërsa acidi
nitrik dhe ai malik bëjnë të mundur shkrirjen e ushqimeve të rënda në
stomak, në mënyrë që të mos e lodhin atë, ndërsa vitamina C shërben për
të dezinfektuar të gjithë organizmin dhe veçanërisht aparatin e të
ushqyerit si dhe arrin të djegë të gjitha mikrobet e ndryshme që gjenden
përgjatë saj.

Si ta fillojmë?

Në darkë sugjerohet që të shkojmë për të fjetur duke pirë fillimisht një
gotë me lëng molle. Kujdes nëse lëngu që pini është qind për qind lëng
molle, në mënyrë që edhe dieta të arrihet plotësisht. Ndërkohë që në
mëngjes e nisim ditën sërish me një lëng molle të freskët. Rreth orës
njëmbëdhjetë fillojmë dhe qërojmë një kokërr mollë, pasi ta presim në
feta e vendosim në një pjatë dhe më pas derdhim mbi të pak lëng limoni.
Efekti i kurativ është shumë i madh, ndërkohë që arrin të mbajë në
nivele të pranueshme edhe lëkurën e fytyrës. Gjatë paradites sugjerohet
ngrënia e gjysmës së kokrrës së mollës, ndërkohë që orari tjetër i
fillimit të dietës është ai i pasdites, rreth orës katër ose pesë. Duhet
të kemi parasysh që limiti midis periudhës së parë dhe asaj të dytë, të
mos jetë më shumë se pese orë. Pra nëse kemi ngrënë gjysmën e mollës në
orën 11, gjysmën tjetër duhet ta hamë pas pesë orësh, pra në orën katër
të pasdites. Ndërkohë që në mbrëmje nëse dëshironi, mund të jeni
tolerantë, duke ngrënë një darkë të lehtë, por mos harroni se nëse do të
hamë ushqime gjatë dietës, efektet do t’i shihni me vonesë. Ndërkohë që
mos harroni këshillën që ju kemi dhënë në fillim para se të shkoni për
të fjetur; sërish një gotë me lëng molle, në mënyrë që të kompletoni
dietën e ditës suaj. Nëse vazhdoni kështu për dhjetë ditë, atëherë do të
shihni se do të humbisni pothuajse një kilogram në ditë dhe në rast se
nuk i qëndroni asaj besnik, atëherë sërish do të shihni se do të keni
humbur disa nga kilet tuaja të tepërta. Ndërkohë që brenda dietës së
sugjeruar, ju sugjerojmë që ta kompletoni atë me anë të një maske.
Pasdite për të gjitha ata persona që e shohin se po i shtohen rudhat e
fytyrës, mund të përdorin një maskë, e cila përbëhet nga feta të holla
molle si dhe një gotë qumësht. E mbajmë atë për 45 minuta dhe më pas e
pastrojmë me ujë të ftohtë, në mënyrë që të aroma e mollës të mbetet për
një kohë të gjatë në epidermën e lëkurës, duke shërbyer si një tonik
perfekt i saj.

Mollët që mund të na hyjnë në punë

Mos harroni se në treg gjenden shumë lloje mollësh. Mendoni se 7 mijë
varietete kultivohen në të gjithë botën, të gjitha me aroma, ngjyra dhe
madhësi të ndryshme, që do të thotë se efektet nuk janë njësoj. Ndër më
të zakonshmet dhe që ka më shumë efekt, janë mollët renete, limonelat
dhe të famshmet Granny Smith. E para ka efekt vërtet të madh, nëse do të
përdoret në dietën e sugjeruar. Origjina e mollës si frut, vjen nga
vendet e Azisë Qendrore dhe asaj Perëndimore, i cili kultivohet prej
shekujsh në të gjithë botën. Mollët më të mira për dietën tonë janë ato
me ngjyrë të gjelbër, kjo për faktin se ato përmbajnë shumë sodë dhe
menjëherë sapo hyjnë në organizëm hyjnë në veprim të menjëhershëm me
acidet e tjera të trupit. Kujdes, mos i vendosni mollët në një vend me
frutat ose perimet me gjelle, pasi ajo prodhon një gaz natyral që është
etileni, së bashku me bananet dhe pjeprin, që mund të prishë edhe
ushqimet e tjera që gjenden aty. Mollët janë shumë të pasura me fibra
dhe ndihmojnë për të mbajtur në nivelin bazë kolesterolin si dhe
parandalojnë kancerin. Me anë të një molle në ditë, ne sigurojmë 20 për
qind të fibrave të nevojshme në një ditë, po kaq kalori dhe yndyrna, me
përjashtim të kolesterolit. Në rast se nuk doni t’i hiqni mollës
lëkurën, pastrojeni atë me lëng limoni, portokalli ose ananasi, në
mënyrë që efekti i dietës së sugjeruar të jetë sa më i plotë dhe i
efektshëm.

Efektet e mollës

Në 100 gramë mollë do të gjejmë :
40 kalori
10 gramë sheqerna
Potas
Vitamina B dhe C,
Acidin nitrik dhe acidin malik.

Efektet e mollës-Vitamina B1, largon lodhjen, nervozizmin si dhe mungesën e oreksit
-Vitamina B2, forcon muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rudhat
-Acidi nitrik dhe ai malik shkrijnë ushqimet e rënda në stomak
-Vitamina C, dezinfekton organizmin dhe aparatin e të ushqyerit.

Dietat, Receta & Këshilla Diet-apple1
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:07 pm

Dieta e diteve te ftohta

Dimri është stina gjatë së cilës rritet nevoja për kalori.
Pse?
Sepse i ftohti duhet të luftohet.

Produktet bazë që duhen konsumuar gjatë stinës së dimrit janë ato të pasurat më karotina si karotat, kungujt, domatet, patatet, spinaqi, panxhari, brokoli, rrepat. Duhen zgjedhur fruta të pasura me vitaminë C, si agrumet, dhe me vitaminë E, që ndodhet te gruri, frutat e thata, vajin e ullirit dhe patatet. Ka veprim antioksidues dhe përtëritës.

Bashkë me të ftohtit rritet edhe nevoja e përditshme energjetike, sepse një pjesë e kalorive shërbejnë për të mbajtur trupin në temperaturë optimale. Ja përse arrat, lajthitë, bajamet, kikirikët janë të këshillueshme, sepse përmbajnë një sasi të madhe acidesh yndyrore të rëndësishme për membranat qelizore, por dhe për një lëkurë të shëndetshme dhe të re.

Mëngjesi
Qumësht i skremuar (150 gramë)

Kafe

1 fetë buke e thekur

Marmelatë ose mjaltë (10 gramë)

Ose

Kos i skremuar (125 gramë)

Fruta të thata (100 gramë)

Çaj ose kafe me një lugë mjaltë

Vakti i ndërmjetëm (ora 11)

Lëng portokalli (150 grami)

Dreka

Zgjidh mes:
Spageti me domate dhe borzilok (80 gramë)

Pasta dhe fasule (40 gramë pastë; 130 gramë fasule të freskëta; 40 gramë fasule të thata)

Sallatë perimesh dimërore në avull:

Lulelakër ose brokoli (100 gramë)

Patate (100 gramë)

Karotë (100 gramë)

Qepë (100 gramë)

Sallatë me:

Kërpudha të prera (100 gramë)

Selino (100 gramë)

Djathë i grirë (100 gramë)

Vaj ulliri (10 gramë)

Lëng limoni

Bukë (50 gramë)

1 filxhan çaj i nxehtë me bimë tretëse

Pasditja

1 filxhan çaj me 3 biskota

Darka

Zgjidh mes pjatave të mëposhtme-Supë:

1 vezë

Djathë furre (10 gramë)

Lëng mishi

Kripë dhe majdanoz i grirë

-Krepa me kërpudha

- Kofsha pule me limon:

- 1 kofshë pule

- lëng limoni

- 2 lugë vaj ulliri

- kripë dhe piper i zi

- Skallop qengji me verë të bardhë:

- mish qengji (100 gramë)

- verë e bardhë

- vaj ulliri (5 gramë)

- kripë dhe piper
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:08 pm

Dieta me sallatë

Kjo dietë do t’ju japë shumë energji, perimet e freskëta dhe frutat përmbajnë në fakt shumë minerale dhe vitamina. Sallata përmban pak kalori, prandaj mund të hani racione më të mëdha. Natyrisht që edhe me këtë dietë është e rëndësishme të pish shumë ujë (edhe kafe e çaj do të ishte shumë mirë, por në doza të kufizuara). Kujtohuni ta përdorni këtë dietë vetëm për periudha të shkurtra kohore.

Mëngjesi

Sallatë frutash


Qëroni gjysëm papaje (frut ekzotik me fara) (200gr)

Pastrojeni nga farat dhe priteni në copa të vogla

Qëroni 100gr kivi dhe priteni në feta

Përziejini frutat dhe shtoni 200 gr manaferra dhe 50ml lëng portokalli

Rreth 150 kalori

Paraditja:

Sallatë me kastraveca


Lani 200 gr tranguj dhe 100 gr rrepa

Pritini në copa dhe përziejini

Shtoni disa gjethe çikore

Aromatizojeni me një lugë të vogël majonezë dhe një lugë të vogël me erëza

Rreth 50 kalori

Dreka:

Sallatë me domate dhe kërpudha

Lani 250 gr domate, një qepë, 100 gr kërpudha, 30 gr sallatë jeshile

Shtoni 30 gr proshutë të pjekur të ndarë në kubikë të vegjël

Aromatizojeni sallatën me një lugë të vogël majonezë dhe me erëza

Rreth 200kalori

Pasditja

Sallatë papaje

Prisni 200 gr papaje në kubikë të vegjël dhe shërbejini mbi një shtresë
gjethesh sallate. Përzieni 50 grkos me pak lëng limoni dhe shtojani
papajës.

Rreth 50 kalori

Darka

Sallatë specash dhe selinoje

Lani një spec të kuq, 100 gr selino dhe 100 gr tranguj. Pritini perimet në feta dhe shtoni 40 gr djathë dhe 50 gr bizele.

Aromatizojeni sallatën me pak majonezë dhe me erëza.

Rreth 200 kalori.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:08 pm

Menyra mesdhetare e te ushqyerit

Dieta mesdhetare konsiderohet si nje nga modelet me te ekuilibruara te menyres se sakte te te ushqyerit.
Principet baze te dietes mesdhetare te te ushqyerit jane:

-Preferohet peshku ne vend te mishit, sa here qe te na jepet mundesia.

-Menyja e javes permban perime te gjelbra, si psh bizele, bamje, kungulleshka, mashurka etj si dhe fasule e thjerreza.

-Preferohet buka e zeze ne vend te bukes se bardhe.
-Menyja e javes permban mjaft fruta.
-Qumeshti dhe djathi jane pjese e pandashme e tryezes.
-Vaji i ullirit zevendeson perdorimin e cdo lloji tjeter yndyre.

-Sasia e substancave ushqyese eshte:
Proteina: 12-15% te kalorive ditore
Karbohidrate: 50-60% te kalorive ditore
Yndyrna: 20-25% te kalorive ditore
Perqindja e mbetur plotesohet me marrjen e vitaminave dhe substancave minerale.

Menyja javore e bazuar ne dieten Mesdhetare

-2 here ne jave perdorni bime bishtajore per vaktin e drekes
-1-2 here ne jave gatuani peshk, mish ose shpende per vaktin e drekes.
-cdo dite konsumoni 2 feta mesatare buke
-Konsumoni cdo dite prodhime bulmetore (qumesht 1 gote, kos 1 filxhan caji, djathe 1 fete mesatare)
-Perdorni cdo dite perime te fresketa.
-Konsumoni cdo dite 1-2 fruta.
-2-3 here ne jave konsumoni nje embelsire te vogel.
-Perdorni sasi te kufizuara gjalpi dhe yndyrnash shtazore. Preferoni vajin e ullirit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:09 pm

“Të jesh në dietë nuk do të thotë të mos hash, apo të neglizhosh vaktet, përkundrazi dieta funksionon vetëm nëse është e balancuar. Kjo do të thotë të mos përjashtosh asnjë nga elementet ushqyese e të respektosh nevojën e përditshme për kalori. Vetëm kështu mund të humbasësh peshë pa u lodhur e njëkohësisht të jesh në formë të mirë shëndetësore…”

Mos neglizho asnjë vakt

Të gjitha vaktet duhet të konsumohen në mënyrë të rregullt. Bëni kujdes të hani gjithmonë në mëngjes që është edhe momenti më i rëndësishëm. Kujdesuni të konsumoni (pa e tepruar) bukë, makarona apo oriz, sidomos në pjesën e parë të ditës. Ha gjithmonë fruta. Keni rrugë të lirë konsumimin e frutave, por gjithmonë pa e tepruar, pasi mund të bëhen shkak i fryrjeve të barkut. Mos harroni perimet. Përveçse të pasura në fibra, perimet si të gjalla, ashtu edhe të pjekura, përmbajnë sasi të konsiderueshme proteinash dhe kripërash minerale. Për më tepër nëse konsumohen para pjatave të tjera ndikojnë drejtpërdrejtë në uljen e oreksit, duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes. Proteinat mbi të gjitha. Hani mish ose peshk, në drekë ose darkë. Mundohuni t’i zgjidhni pa dhjamë, duke i shoqëruar me një lugë vaj ulliri. Tjetër? Përpiquni të konsumoni bukën e zezë ose atë të misrit, mes vakteve zgjidhni një frut ose kos. Nëse nuk keni kohë për të gatuar përdorni sallatat (sidomos atë jeshile) të cilën mund ta shoqëroni me një copë djathi të freskët jo shumë të yndyrosur. Nëse doni të hani ëmbëlsira duhet të hiqni dorë nga frutat dhe buka.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:09 pm

Dietat më të mira për ditët e nxehta

Organizmi ynë e di shumë mirë se, gjatë ditëve të nxehta, nuk ka nevojë për ushqime të yndyrshme, ngase për tretjen e tij i duhet një mund shtesë…..
Edhe pse gjatë verës preferohet që të hamë ushqime më të lehta, kjo nuk dmth se duhet të bëhemi vegjetarianë. Në mënyrë që menyja jonë të jetë e ekuilibruar, ne duhet të marrim edhe një sasi të caktuar të proteinave shtazore, ngase ato na nevojiten si “material ndërtimor” për qelizat tona, si dhe na e forcojnë imunitetin. Duhet që të përcaktoheni për mish pa dhjamë, si psh për mish të pulës, bibës, viçit, apo edhe më mirë, për mish peshku. Nëse doni që të mos shtoni në peshë, atëherë duhet ta dini se, nga darka, e derisa të bini në shtrat, duhet së paku të kalojnë tri orë.
Dietat më të mira
Meqë gjatë verës apetiti ynë zakonisht dobësohet, atëherë kjo është koha më e mirë që t’i largojmë kilet e tepërta. Dieta është më lehtë që të mbahet gjatë verës edhe për shkak se kemi shumë pemë e perime të freskëta. Por, dietat vetëm me pemë nuk guxoni t’i mbani më gjatë se dy-tri ditë.
Dieta me mollë
Zgjatë tri ditë. Mund të humbni deri në 2 kg. Rreth 2 kg mollësh të freskëta ndani në pesë shujta. Mollët mund t’i hani ashtu si janë, por mund të përgatitni edhe disa gjellë nga to. Psh, mund të përgatitni sallatë mollësh: 300 g mollë të maturuara, të qëruara, gërryeni në një enë, përzieni me rrënjë majdanozi dhe selinoje dhe shtoni lëng limoni.
Dieta me karota
Zgjatë tri ditë. Mund të humbni deri në 3,5 kg. Gërryeni karotat, shtojini lëng limoni, nëse doni edhe pak mjaltë, por vetëm një lugë supe në ditë. Këtë sallatë mund ta hani sa të doni. Me çdo shujtë mund ta hani edhe nga një pemë: mollë, kivi, grejpfrut, portokall, etj. Duhet të pini sa më shumë ujë, apo çaj pa sheqer.
Dieta me domate
Zgjat dy ditë. Mund të humbni deri në 2 kg. Brenda një dite duhet të hani 1,5 kg domate të freskëta, të ndarë në katër shujta – edhe atë pa biber, kripë, apo vaj.
Dieta me bostan
Zgjatë po ashtu dy ditë dhe, me anë të saj, mund t’i humbni 2-3 kile. Brenda ditës hani rreth 1,5 kg bostan dhe, asgjë tjetër, përpos që, natyrisht, duhet të pini ujë, apo çaj pa sheqer.
Dieta me lakër
Zgjat shtatë ditë. Mund të humbni deri në 5 kg. Baza e kësaj diete është çorba e lakrës, të cilën mund ta hani sa të doni. Krahas kësaj, ditën e parë mund të hani çfarëdo peme, përpos bananes, ditën e dytë ndonjë perime të gjelbër dhe një patate të zier, me pak vaj, ditën e tretë çfarëdo peme, apo perime, përpos patates, ditën e katërt tri banane dhe qumësht pa yndyrë, ditën e pestë një shujtë peshk apo mishi të bardhë pule, me një domate, në ditën e gjashtë pak mish të zier lope me sallatë të gjelbër dhe, në fund, ditën e shtatë, pak oriz me perime.
Dieta me kastravecë
Zgjat tri ditë. Mund të humbni deri në 3,5 kg. Bazë e kësaj diete është sallata. Ju nevojitet 1 kg kastravecë, të cilët duhet t’i qëroni dhe grini. Qituni jogurt pa yndyrë, apo kos. Qitni pak kripë dhe, këtë sasi, ndajeni në tri shujta. Për darkë, përpos sallatës, guxoni të hani 50 g mish të zier, apo një vezë. Për mëngjes mund të hani para rënies në gjumë, mund ta hani një mollë, dardhë, apo banane.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:10 pm

Dieta pastruese

E HENE,
Mengjesi. Nje gote uje natyral me dy luge leng boronice; 125 gr
kos; 2 feta buke te thekur me pak recel luleshtrydhe; caj jeshil pa
sheqer
Dreka. Sallate me karcof dhe limon; 60 gr oriz; 100gr gjize; 20gr buke pak te thekur
Darka. sallate me laker te bardhe, me dhjozme, vaj e limon; 30 gr buke; 150 gr fruta
E MARTE
Mengjesi. Nje gote uje natyral me dy luge leng boronice; 125gr
kos; 2 feta buke te thekur me pak recel luleshtrydhe; caj jeshil pa
sheqer
Dreka. Sallate jeshile me karota; 60 gr makarona me speca; 80 gr djath; Buke te thekur
Darka. Sallate marule; Supe me perime; Asparagus me limon dhe vaj ulliri; Buke te thekur; Molle e pjekur
E MERKURE
Mengjesi. Nje gote uje natyral me dy luge leng boronice
125 gr kos; 2 feta buke te thekur me pak recel luleshtrydhe; caj jeshil pa sheqer
Dreka. Sallate me cikore; 60 gr oriz me presh; Gjize e fresket; Buke e thekur
Darka. Sallate me karota; Supe me perime; Buke e thekur
E ENJTE
Mengjesi. Nje gote uje natyral me dy luge leng boronice; 125 gr
kos; 2 feta buke te thekur me pak recel luleshtrydhe; caj jeshil pa
sheqer
Dreka. Sallate me radhiqe dhe misra; 60 gr makarona me gjize; Buke e thekur
Darka. Sallate jeshile; Supe me kunguj dhe me feta buke te thekur; fruta
E PREMTE
Mengjesi. Nje gote uje natyral me dy luge leng boronice; 125 gr kos
2 feta buke te thekur me pak recel luleshtrydhe; caj jeshil pa sheqer
Dreka. Sallate me karota dhe kunguj te pjekur ne gril; Supe me oriz dhe limon; Molle
Darka. Sallate jeshile me misra dhe domate; Pilaf me perime; Fruta te pjekura
E SHTUNE
Mengjesi. Nje gote uje natyral me dy luge leng boronice; 125 gr
kos; 2 feta buke te thekur me pak reeel luleshtrydhe; caj jeshil pa
sheqer
Dreka. Sallate me laker, portokalle, limon dhe vaj ulliri; Presh te pjekur me vaj ulliri dhe limon; Buke e thekur; Molle
Darka. Sallate me bollgur; Pure patatesh; Buke te thekur
E DIELE
Mengjesi. Nje gote uje natyral me dy luge leng boronice; 125 gr
kos; 2 feta buke te thekur me pak recel luleshtrydhe; caj jeshil pa
sheqer
Dreka. Sallate jeshile me domate; Makarona me perime; Buke te thekur; Molle
Darka.Sallate me perime te ziera, karota, lulelaker; Gjize me vaj ulliri dhe piper; Fruta te thata
Dietat, Receta & Këshilla Green-tea
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:10 pm

Dieta qe duhet te ndiqni dite pas dite

Mengjesi (per cdo dite)
Nje gote qumesht te skremuar ose nje gote kos me fruta, pa yndyre.
Kater biskota me pak marmalate ose kater luge me cornflakes.
Dita e pare
Dreka:
Makarona te pregatitura me vaj ulliri, hudhra, majdanoz, piper, speca, kripe.
Spinaq te zier te pregatitur me vaj ulliri dhe limon.
Pasditja:
3 kajsi
Darka:
Laker e gatuar me vaj ulliri, nje panine, sallate me fruta, qershi, kajsi, pjeshke dhe nje banane.
Dita e dyte
Dreka:
Makarona me domate te gatuara me vaj ulliri, domate borzilok, hudhra,
kripe dhe pak djath te shkrir?, karrota te grira te perziera me leng
limoni.
Pasditja:
dy feta ananas.
Darka:
Mish te bardhe pule gatuar me vaj ulliri, sallate me laker dhe karrota te perziera me leng limoni, nje panine, nje frut.
Dita e trete
Dreka:
Makarona te pregatitura me vaj ulliri, domate, hudhra, kripe, speca te grire, sallate me laker, karrota dhe fasule.
Pasditja:
Tre kajsi.
Darka:
Djath te bardhe, sallate me domate, nje panine, nje akullore me fruta.
Dita e katert
Dreka:
Spageti me ton te pregatitura me: ton, vaj ulliri, majdanoz, hudhra, kripe, piper. Speca te verdhe dhe te gjelber te pjekur.
Pasditja:
Nje dardhe te madhe
Darka:
Trofte e mbledhur e pregatitur me: domate, vaj ulliri, limon, kripe, piper. Sallate me karrota te grira, nje grepfrut.
Dita e peste
Dreka
Sallate me oriz te pregatitur me: karrota, bizele, domate te fresketa,
speca, vaj ulliri, kripe. Barera te ziera te perziera me leng limoni
Pasditja:
Nje sallate frutash me qershi, pjeshke, kajsi, e perzier me leng limoni.
Darka:
Pica Margerita, laker e perzier me domate dhe vaj ulliri, dy kivi.
Dita e gjashte
Dreka:
Makarona me perime te pregatitura me: vaj ulliri, hudhra, karrota,
kunguj, kripe, domate, majdanoz, piper. Perime sipas deshires te pjegura
ne grile.
Pasditja:
Nje banane.
Darka:
Nje spec te mbushur me oriz dhe perime, sallate me domate te perzier me vaj ulliri, nje panine.
Dita e shtate
Dreka:
Supe me perime, sallate me karrota, domate dhe laker te perzier me vaj ulliri.
Pasditja:
4 kajsi.
Darka:
Peshk i pjekur ne grile me limon dhe vaj ulliri, spinaq i zier me leng limoni, nje panine, nje banane.
Dietat, Receta & Këshilla Spinach
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:10 pm

Dieta alternative e grupit te gjakut

Grupi yt i gjakut është një faktor shumë i rëndësishëm, që ndikon së
tepërmi dhe në mënyrën tënde të ushqimit. Cilat janë karakteristikat
ushqyese sipas grupit tënd të gjakut? Cilat janë ushqimet e dobishme dhe
ato të dëmshme? T’i zbulojmë së bashku.
Grupi 0, karakteristikat
• Eshtë një ndër grupet më antike të gjakut dhe që i përket mëse 40 % të popullsisë evropiane.
• Subjektet më këtë grup gjaku paraqesin në përgjithësi një aparat
tretës shumë aktiv, por jo shumë të përshtatshëm me ndryshime të
ambientit dhe mënyrës së të ushqyerit.
• Këshillohet një aktivitet fizik i rregullt dhe intensiv.
Këshilla dietike
1. Mundohuni të kufizoni drithërat dhe në veçanti grurin.
2. Zgjidhni peshkun dhe mishin e hollë, duke u përpjekur të rralloni sa më shumë sallamin dhe mishin e konservuar.
3. Kufizoni konsumin e qumështit dhe prodhimeve të tij.
4. Hani sa më shumë fruta dhe perime, këto të fundit të shoqëruara me vaj ulliri.
5. Mos e teproni me kafe dhe me pije me gaz, sidomos Coca-Cola.
6. Mos e teproni me pijet alkoolike, maksimumi një gotë verë për çdo vakt.
Grup A, karakteristikat
• Edhe ky grup është shumë i përhapur në Evropë, gati 40 %.
• Subjekte që i përkasin grupit A karakterizohen nga një aftësi shumë e
madhe përshtatëse, dhe pse kanë një aparat tretës shumë delikat e një
sistem imunitar jo shumë efikas.
• Është e këshillueshme të zgjidhni një aktivitet fizik relaksues, si yoga.
Këshilla dietike
1. Hani sa më shumë fruta.
2. Zgjidhni një tip diete gati vegjetariane, por kufizoni konsumimin e prodhimeve me bazë miellin e grurit.
3. Zgjidhni peshkun në vend të mishit.
4. Konsumoni sa më shumë fruta të thata.
5. Qëndroni larg ushqimeve të paketuara dhe atyre te skuqura.
Grupi B, karakteristikat
• Jo shumë i përhapur në Evropë, (15%), me origjinë nga popullsia e Lindjes së Mesme.
• Duke qenë një grup gjaku i “kohëve të fundit”, ka karakteristika më të
përmirësuara se grupet e mësipërme. Aparati tretës i këtyre subjekteve
është veçanërisht veprues dhe ka një aftësi shumë të madhe për t’u
përshtatur.
• Këshillohet një aktivitet fizik i moderuar dhe i ekulibruar.
Këshilla dietike
1. Hani në mënyrë të vazhdueshme dhe të ndryshueshme.
2. I jepni përparësi qumështit dhe prodhimeve të tij.
3. Konsumoni shumë mishin e hollë.
4. Hani sa më shumë peshk, por evitoni frutat e detit.
5. Zgjidhni kryesisht perime me gjethe jeshile dhe konsumoni sa më shumë fruta.
6. Përpiquni të mos e teproni me prodhime me bazë gruri dhe frutat e thata.
Grupi AB, karakteristikat
• Është grupi më i rallë në Evropë, që përfshin rreth 5% të popullsisë. Më i riu, i shfaqur jo më shumë se 1000 vjet më parë.
• Ky grup gjaku përshtatet në mënyrë të jashtëzakonshme me ndryshimet që shpesh verifikohen në jetën e përditshme.
• Fatkeqësisht, subjektet me këtë grup gjaku paraqesin një aparat tretës të dobët dhe një sistem imunitar mjaft delikat.
• Për këta subjekte është i këshillueshëm një aktivitet i moderuar fizik.
Këshilla dietike
1. Përpiquni të evitoni mishin e kuq dhe të zgjidhni peshkun dhe frutat e detit.
2. Kufizoni prodhimet me bazë miell gruri dhe preferoni orizin në vend të makaronave.
3. Pini sa më shumë qumësht, hani prodhime me bazë laktozi dhe djathërash.
4. Konsumoni me shumicë fruta dhe perime, duke preferuar shoqërimin e tyre me vaj ulliri.
5. Nëse dëshironi, mund të pini në mënyrë të moderuar verë, kafe, ose çaj.
Dietat, Receta & Këshilla Fresh_vegetables
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:11 pm

Dieta e pranverës

“Të jesh në dietë nuk do të thotë të mos hash, apo të neglizhosh vaktet, përkundrazi dieta funksionon vetëm nëse është e balancuar. Kjo do të thotë të mos përjashtosh asnjë nga elementet ushqyese e të respektosh nevojën e përditshme për kalori. Vetëm kështu mund të humbasësh peshë pa u lodhur e njëkohësisht të jesh në formë të mirë shëndetësore…”
Mos neglizho asnjë vakt
Të gjitha vaktet duhet të konsumohen në mënyrë të rregullt. Bëni kujdes të hani gjithmonë në mëngjes që është edhe momenti më i rëndësishëm. Kujdesuni të konsumoni (pa e tepruar) bukë, makarona apo oriz, sidomos në pjesën e parë të ditës. Ha gjithmonë fruta. Keni rrugë të lirë konsumimin e frutave, por gjithmonë pa e tepruar, pasi mund të bëhen shkak i fryrjeve të barkut. Mos harroni perimet. Përveçse të pasura në fibra, perimet si të gjalla, ashtu edhe të pjekura, përmbajnë sasi të konsiderueshme proteinash dhe kripërash minerale. Për më tepër nëse konsumohen para pjatave të tjera ndikojnë drejtpërdrejtë në uljen e oreksit, duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes. Proteinat mbi të gjitha. Hani mish ose peshk, në drekë ose darkë. Mundohuni t’i zgjidhni pa dhjamë, duke i shoqëruar me një lugë vaj ulliri. Tjetër? Përpiquni të konsumoni bukën e zezë ose atë të misrit, mes vakteve zgjidhni një frut ose kos. Nëse nuk keni kohë për të gatuar përdorni sallatat (sidomos atë jeshile) të cilën mund ta shoqëroni me një copë djathi të freskët jo shumë të yndyrosur. Nëse doni të hani ëmbëlsira duhet të hiqni dorë nga frutat dhe buka.

Dietat, Receta & Këshilla Spring
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:11 pm

Ushqime dhe vitamina qe njeriu duhet te konsumoje

1-LULESHTRYDHE
Luleshtrydhet janë një ushqim i pasur me vitaminë K, e cila i bën kockat
të jenë të forta. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë që të
gjithë njerëzit duhet të konsumojnë çdo ditë të paktën pesë
luleshtrydhe.
2-KARROTA
Është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një
shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me
imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta karoteni vepron
zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira.
3-SHEGA
Është e pasur me minerale, të cilat janë të domosdoshme për organizmin
tonë, nga ana tjetër sipas specialistëve dietologë, ky frut ndikon
pozitivisht në organizmin tonë, madje po të konsumohet çdo ditë rrit
mundësinë për t’u dobësuar.
4-SPINAQI
Që në lashtësi njihen efektet pozitive të spinaqit, i cili për nga lloji
futet në familjen e perimeve. Këshillohet që të konsumohen gjethet
jeshile të spinaqit, pa harruar këtu edhe ato të sallatës; kjo për të
evituar sëmundjet e zemrës e diabetit.
5-DOMATJA
Domatja, por edhe produktet që vijnë prej saj, ndihmojnë në luftën
kundër kancerit. Përbërësit që ato përmbajnë kanë aftësinë që të jenë
antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit. Madje kohët
e fundit pjesa më e madhe e dietave ka përbërës domate.
6-BAJAMET
Bajamet janë të pasura me magnez dhe Vitaminë E, të cilat luajnë rol në
formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Tek të gjitha bajamet,
pavarësisht nëse i hani në çokollata, në amareta apo si kokrra të
veçanta, ka përbërje magnezi.
7-BORONICAT
Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm të
quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit
dhe ruajtjen e tij në normat e duhura. Ky është edhe përbërësi kryesor i
kolagjenit që përbën materialin strukturor te kockave të trupit.
8-ELBI
Elbi përmban Potasiumin, i cili është i përfshirë në shumë procese
jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut,
funksionin e zemrës dhe veshkave. Këshillohet përdorimi i 4-5 biskotave
me elb çdo ditë.
9-AVOKADOT
Efekti i avokadove vërehet sidomos te ata persona që vuajnë nga niveli i
lartë i kolesterolit në gjak. Avokadot janë të pasura me magnez, i cili
është i nevojshëm për disa nga proceset bazë të organizmit dhe vepron
në më tepër se 300 reaksione biokimike.
10-RREPA
Rrepat janë rrënjë me ngjyrë të kuqe. Efektet e rrepës janë të ngjashme
me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme dhe të
dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë
ushqyese, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut.
11-LAKRA
Mjafton të hash vetëm një masë të mjaftueshme lakre, dhe me të ke marrë
rreth 22 kalori. Lakra përmban përbërës, të cilët stimulojnë prodhimin e
enzimave në organizëm, realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe
reduktojnë rrezikun e kancerit.
12-KANELLA
Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e
larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.
Përdorimi i kanellës rekomandohet kryesisht për të sëmurët me diabet të
tipit II.
13—KUMBULLA E THATE
Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe
klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër
“radikalit superoksid anion”. Kjo është një ndër arsyet kryesorë që
kumbullat e thara përdoren edhe në kokteje.
14-FARA KUNGULLI
Këto produkte që hidhen poshtë nga kungulli janë pjesa më e ushqyeshme e
tij. Pse janë të shëndetshme? Sipas specialistëve kapërdimi i farave të
kungullit është mënyra më e thjeshtë për të konsumuar magnez.
15-SPECI
Ky është një ndër perimet kryesore që, përveç efekteve pozitive që ka
për hollimin e gjakut, i shërben edhe fushës së estetikës. Bën mirë për
rigjenerimin e lëkurës, veçanërisht kur konsumohet i pa gatuar.
9-Frutat dhe perime
Është e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë fruta dhe
perime. Veçanërisht portokallet. Shpesh herë konsumimi i drithërave,
brumërave dhe sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me
karbohidrate. Prandaj këshillohet të konsumohen frutat dhe perimet të
paziera mirë, duke qenë të pasura me vitamina dhe betakarroten, ato janë
antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në uljen e barkut. Pjepri,
pjeshka, karota dhe kungulli janë të pasur më betakarroten, ndërsa
portokalli, kivi janë të pasura me vitaminë K.
1-MINERALI I SELENIT
Minerali i selenit është një ndihmës i mirë në luftën kundër kancerit,
obezitetit dhe mbipeshës. Personat të cilët kanë të ulët nivelin e
selenit në gjak, kanë një bel më të trashë se ata persona që kanë një
nivel më të lartë seleniumi.
2-PROTEINAT
Të hani një ushqim sa më të pasur me proteina, ju jep shumë energji. Por
konsumimi i tepruar mund të sjellë dhe mungesë kalciumi. Është e
nevojshme që 25 për qind e kalorive të merret nga proteinat.
3-VERA
Një gotë verë në darkë është shumë e shëndetshme, po ashtu nuk lejon të
kini një bark të fryrë. Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se
një gotë verë në ditë ndihmon gratë për të pasur një mes të hollë dhe
një trup perfekt.
4-YNDRYRNAT
Disa studime kanë treguar se për të pasur një trup sa më elegant duhet
të konsumohen yndyrna të pangopura të gjendura te vaji i ullirit,
Omega-3 i gjendur te peshku në forma vajore, yndyrnat Omega-6 që gjenden
te vaji i misrit, te vezët etj.
5-UJI
Një nga gjërat më të rëndësishme që ne shpesh e harrojmë, është uji. Çdo
njeri i rritur duhet të pijë 1 e gjysmë deri 2 litra ujë në ditë në
varësi të peshës së tij. Jo vetëm që trupi ka nevojë për ujë, por uji
gjithashtu pengon shëndoshjen.
6-NATRIUMI
Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionit
të gjakut. Vlerat e mëdha të natriumit në organizëm bëjnë që trupi të
mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës
dhe ngushtojnë enët e gjakut.
7-VAJI I ULLIRIT
Vaji i ullirit me ngjyrë, aromë dhe erë specifike duket të jetë tepër i
rëndësishëm për organizmin e njeriut. Nga një pikë vaji ulliri marrim
mbi 30 përbërës që na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme.
8-KROMI
Kromi është i nevojshëm për organizmin për të kryer procesin e
shndërrimit të ushqimeve në energji të përdorshme, duke ndihmuar
insulinën për prodhimin e glukozës. Pavarësisht nga problemet që sjell
tepria e kromit dhe rënia në peshë që shkaktohet prej tij, përsëri trupi
ka nevojë për të.
9-VITAMINA K
Vitamina K është e përdorur nga trupi për të prodhuar veshjen e
proteinave. Disa prej tyre përdoren për të krijuar faktorët, të cilët
ndikojnë në mpiksjen e gjakut në raste kritike plagosjesh duke mos
lejuar rrjedhjen e gjakut.
10-POTASIUMI
Potasiumi është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke
mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe
veshkave, kontraktimin e muskujve, si dhe në procesin e tretjes.
11-MAGNEZI
Për disa nga proceset bazë të organizmit, është nevojshëm magnezi, i
cili vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike shumë të rëndësishme
për prodhimin e energjisë nga ushqimet që konsumojmë. Gjatë një
ditë-nate është I nevojshëm rreth 300 mg/ditë për femrat dhe 350 mg/ditë
për meshkujt.
12-VITAMINA C
Vitamina C është e përbërësi kryesor i kolagjenit, përbën materialin
strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut dhe inde të
tjera të trupit. Sasia ditore e rekomanduar është 90 mg për meshkujt
dhe 75 mg për femrat.
13-VITAMINA D
Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e kockave. Kjo
vitaminë vepron e lidhur me kalciumin dhe nevojiten për ndërtimin dhe
ruajtjen e qëndrueshmërisë së tyre. Nevojat ditore llogariten rreth 600
IU për të rriturit mbi 17 vjeç dhe 200 Iu për fëmijët.
14-ZINKU
Zinku është i pranishëm pothuajse në çdo qelizë të trupit. Ai ndihmon në
rritjen e shëndetshme të trupit, në mbrojtjen e sistemit imunitar dhe
ruajtjen e nivelit të testosteronit. Niveli ditor i rekomanduar për
zinkun është 11 mg për meshkujt dhe 8 mg në ditë për femrat. Ky mineral
gjendet tek frutat e detit, mishi i viçit, gjel deti, mishi i pulës,
mishi i derrit, farat e kungullit, kosi, djathi etj.
15-VITAMINA E
Luan rol në funksionimin e imunitetit, riparimin ADN-së, formimin e
rruazave të kuqe të gjakut dhe në përthithjen e Vitaminës K. Kjo
vitaminë gjendet në vajin e kokrrave të grurit, farat e lulediellit, në
spinaqin e gatuar etj.
Dietat, Receta & Këshilla Strawberry
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:11 pm

Ushqime qe na dhurojne bukuri

Që të dukeni te bukur duhet patjetër të ushqeheni mirë!! Të hash mirë do te thote dhe lëkurë e freskët.
Më poshtë janë një numër ushqimesh që ju mbajnë në formë dhe që quhen ushqimet e bukurisë:
Arrat
Janë ushqim i mirë kundër plakjes. Kanë përqindje të lartë të vitaminës E
dhe ndihmojnë që lëkura të jetë e butë. Por mbani parasysh se duhet të
hani pak pasi kanë kalori….
Proteinat
Për të pasur thonj të fortë dhe kockën e fortë duhen proteinat. Proteinat i gjeni tek mishi i pulës, te fasulet, te peshku tuna.
Vitamina B
Ushqimet e pasura me vitaminë B i bëjnë flokët tuaj të ndritshëm. Të
pasura me këto vitamina janë vezët, qumështi, perimet jeshile, qepa dhe
kastraveci.
Peshku
Të hash peshk si salmoni do të thotë që ju keni marrë Omega 3, që ndihmon në hidratimin dhe ushqimin e lëkurës.
Zinku dhe kalciumi
Zinku gjendet te mishi i pulës, veza, ushqimet e detit. Edhe kalciumi
ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ai ndodhet te kosi, djathi me pak kalori
dhe te qumështi. Këto ushqime jo vetëm që zbardhin fytyrën, por
reduktojnë edhe rrudhat.
Vitamina C
Kjo vitaminë ndihmon në reduktimin e rrudhave. Kivi si frutë është më i
miri për vitaminën C. Të tjerat janë portokalli, mangot, limoni, etj.
Vitamina E
Është e njohur si një nga vitaminat që shmang djegien e lëkurës nga
dielli. Nëse hani shumë pjeshka do të keni vitaminën E në trupin tuaj.
Vitamina C dhe hekuri
Këto dy vitamina së bashku ndihmojnë që të largohet rrethi i zi te sytë.
Uji
Pini sa të mundni ujë. Uji ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon në freskinë e lëkurës.
Domatja
Domatet përmbajnë antioksidantë, beta-karotin dhe vitaminë C. Hajeni
domaten sa më shumë dhe ju do t’i merrni këta antioksidantë. E mira
është që domatja të shoqërohet me pak vaj ulliri.
Molla
Për të pasur dhëmbë të mirë, hani mollë.
Dietat, Receta & Këshilla Champion_nuts
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:11 pm

Vaji i ullirit, në peshoren e vlerave dhe antivlerave

Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie. Në të gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese, të cilat mbrojnë qelizat nga shkatërrimi, që mund të vijës si pasojë e radikaleve e të lira.
Në balancën mes të mirave dhe të këqijave natyrisht, peshorja anon nga dobitë. Kështu është provuar shkecërisht se vaji i ullirit rrit sasinë e kolesterolit duke ndihmuar kështu funksionin e mirë të enëve të gjakut.
Parandalon formimin e trombozave. Personat që konsumojnë dy lugë vaj ulliri në ditë, kanë rënie të LDL-kolesterolit dhe ngritje të nivelit të substancave antioksiduese në gjak të cilat kanë efekt pozitiv në mbrojtjen e zemrës. Ul presionin e gjakut dhe ndihmon në terapinë e hipertensionit. Ndihmon në funksionin optimal të trurit, si dhe në shëndet të mbarë të kockave, sidomos në fëmijë të vegjël, pasi ndihmon në absorbimin e kalciumit.
Duke qenë i pasur në vitaminë E, ndihmon në mbarëvajtjen e procesit të plakjes dhe, për këtë, është i domosdoshëm për të moshuarit. Mbron stomakun nga ulcera dhe gastriti. Po kështu mbron mëlçinë nga çrregullime dhe infeksione të ndryshme.
Studimet e reja tregojnë se vaji i ullirit ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës, të zorrës, të prostatës dhe të gjirit dhe mbron qelizat e ADN-në nga deformimet, që mund të çojnë në shfaqjen e kancerit. Është më rezistues ndaj temperaturave të larta të gatimit.
Tani erdhi radha e efekteve negative. Duhet dimë edhe këtë: Vaji i ullirit është produkti që, në 100 g ka pothuajse 1.000 kalori, më shumë nga çdo lloj ushqimi tjetër. Për këtë arsye duhet konsumuar me sasi shumë të kufizuara, pasi mund të çojë shumë lehtë në shtim peshe.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:12 pm

Ushqime te dobishme

Studimet në lidhje me trupin e njeriut dhe ushqimin përmendin faktin se
forma e çdo peme, bime apo perimi tregon pjesën e trupit për të cilën
është e dobishme…
Ja disa shembuj:
Kjo është karrotë e prerë për së gjëri; i përngjan bebzës së syrit; dhe
me të vërtetë, studimet kanë vërtetuar se karrota është shumë e dobishme
për shikimin.
Dietat, Receta & Këshilla Karrota
Kjo është një shtresë domate e kuqe, e cila ka katër zgavra, sikurse
zemra e cila ka ngjyrë të kuqe si dhe katër zgavra. Të gjitha studimet
bashkëkohore vërtetojnë se domatet janë ushqim i zemrës dhe gjakut.
Dietat, Receta & Këshilla Domate
Tufa e rrushit i përngjan formës së jashtme të zemrës, dhe çdo kokërr
rrushi i përngjan një qelize të gjakut. Tashmë studimet tregojnë se
rrushi është i shëndetshëm për zemrën, e po ashtu edhe për gjakun.
Dietat, Receta & Këshilla Rrushi
Arra i përngjan së tepërmi formës së trurit me dy hemisferat e tij!
Studimet vërtetojnë se ngrënia e arrës ndikon në rritjen e shumë
qelizave nervore të cilat ndihmojnë veprimtarinë e trurit…
Dietat, Receta & Këshilla Arra
Fasuleja u ndihmon veshkëve në kryerjen e punës së tyre…; ajo i përngjan formës së tyre…
Dietat, Receta & Këshilla Fasule
Selino i përngjan formës së eshtrave, madje është e dobishme për to.
Sasia e sodiumit në selino është 23 %; e njëjta përqindje gjendet në
eshtra.
Dietat, Receta & Këshilla Selino
Avokado, patëlxhani dhe dardha janë të domosdoshme për shëndetin e
mitrës së gruas. Studimet tregojnë se nëse gruaja ha një kokërr avokado
për çdo javë, një gjë e tillë ndihmon në barazpeshën e hormoneve të
mitrës si dhe pakëson gjasat e sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës.
Është me rëndësi të përmendim faktin se avokado ka nevojë për 9 muaj që
të piqet plotësisht.
Dietat, Receta & Këshilla Avocado
Fiku.. Është pemë e mbushur plotë e përplotë me fara, dhe se përdorimi i
tij është i dobishëm për burrat, pasi rrit numrin e spermatozoidëve si
dhe pakëson gjasat e sterilitetit.
Dietat, Receta & Këshilla Fik
Ulliri është i dobishëm për shëndetin dhe punën e vezoreve të gruas…
Dietat, Receta & Këshilla Ulliri
Patateja e ëmbël për nga forma i përngjan pankreasit dhe ndihmon në barazpeshën e sheqerit në gjak.
Dietat, Receta & Këshilla Patate
Portokalli, limoni dhe agrumet tjera u përngjajnë gjëndrave të cilat
tajitin qumështin në gjoksin e gruas, madje ato janë të rendësishme për
shëndetin e gjirit…
Dietat, Receta & Këshilla Agrume
Qepa… u përngjan qelizave të trupit… Studimet tregojnë se qepa ndihmon
në pastrimin e trupit nga sekrecionet, si dhe i bën sytë të lotojnë, me
ç’rast lotët bëjnë pastrimin e shtresave të syve.
Dietat, Receta & Këshilla Qepe
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:12 pm

7 ushqimet që të mbajnë të ri

“Rinia e përjetshme” dhe “pavdekësia”, dy prej ëndrrave të hershme të njerëzimit, frymëzojnë shkencëtarët që gjejnë te ushqimet elementë të bukurisë dhe jetëgjatësisë
7 ushqimet që të mbajnë të ri
1.Vaji i ullirit
Katër dekada më parë, kërkime nga studimi i kryer në shtatë shtete, tregoi se vaji i ullirit është përgjegjësi për rastet e pakta, për sëmundjet e zemrave dhe të kancerit në ishullin grek të Kretës. Tani, ne dimë se vaji i ullirit përmban polifenol, një antioksidant të fortë që parandalon sëmundje të ndryshme në moshë të madhe.
2.Vera
Të pish alkool, do të thotë t’u hapësh dyert sëmundjeve të zemrës. Të gjitha pijet alkolike sjellin probleme, përveç verës së kuqe, e cila është vënë në qendër të studimeve. Vera e kuqe përmban resveratol, një substancë e cila, pas studimeve të bëra te kafshët, tregoi se mund të aktivizojë gjene që ngadalësojnë plakjen e qelizave.
3.Boronicat
Në një studim të gjerë të publikuar në vitin 1999, kërkimet e bëra nga Universiteti i Taftit, nxorën në dritë faktin se minjtë e ushqyer për një periudhë kohe me boronica, jetuan më gjatë se të tjerët, për një kohë të barabartë me 10 vite njerëzore. Përbërësit e boronicës ulin oksidimin e dëmshëm dhe përmirësojnë deficitet që në memorie.
4.Peshku
Tridhjetë vjet më parë filluan studimet rreth numrit të vogël të rasteve me sëmundje të zemrës te inuitët, banorë të lindur të Alaskës. Arsyeja ishte e thjeshtë: Konsumimi i madh i peshkut. Te peshku gjendet me sasi të bollshme acidi yndyror omega-3, që ndihmon në uljet e dëmeve që sjell kolesteroli në arterie dhe mbron zemrën nga ritmet anormale.
5.Kosi
Në vitet 1970, ish-Republika Sovjetike e Gjeorgjisë, mburrej me faktin se kishte më shumë 100-vjeçarë për frymë të populltës se në çdo rajon tjetër të botës. Koha nxori në dritë sekretin: Konsumimi i madh i kosit. Kosi është pasur me kalcium dhe me “baktere të mira”, që ulin rrezikun e ostoperozës dhe të sëmundjeve në moshën e tretë.
6.Bajamet
Studimet e bëra nga “Ithtarët e Ditës së Shtatë”, një sekt fetar që predikon edhe jetën e shëndetshme dhe dietat vegjetariane, tregojnë se ata që konsumojnë rregullisht bajame, lajthi apo arra, përfitojnë 2.5 vjet jetë më shumë sesa ajo që do të jetonin nëse nuk do të ushqeheshin me to. Sekreti? Numri i lartë i vitaminave dhe mineraleve te këto ushqime.
7.Çokollata
Popullata e fisit Kuna, në ishujt San Blas, në brigjet e Panamasë kanë një numër nëntë herë më të ulët të rasteve me sëmundje të zemrës se në krejt pjesën tjetër të brigjeve panamaiane. Arsyeja? Ata konsumojnë shumë lëngje me bazë çokollatën, çka përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut, ul rrezikun për tensionin e lartë dhe të diabetit të tipit 2.
Ushqimi është faktori kryesor që ndikon për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Në qoftë se doni të gëzoni “rininë e përjetshme” dhe të shtoni numrin e viteve të jetës suaj, atëherë duhet të dini se cilat janë ushqimet e një jete më të gjatë dhe në harmoni me natyrën. Pjesa më e madhe e shqiptarëve, sidomos pas viteve ’90, kanë vuajtur përherë nga mbipesha dhe obeziteti, të cilat nuk janë vetëm një problem estetik, por edhe një faktor rreziku për shumë sëmundje.
Shqiptarët, tashmë të ndërgjegjësuar në lidhje me problemet që shkakton mbipesha dhe obeziteti për shëndetin, kanë ndjerë nevojën e korrigjimit të këtij problemi, duke u konsultuar me dietologë dhe duke iu drejtuar qendrave distike.
Dietologia Enkelejda Ferrollari, na tregon se cilat janë ushqimet më të shëndetshme dhe se si duhen përdorur ato. Ndër këto ushqime mund të përmendim vajin e ullirit, peshkun, kosin, çokollatat, verën, bajamet dhe lajthitë etj. E përbashkëta e këtyre ushqimeve është se ato përmbajnë në sasi të konsiderueshme edhe përbërës antioksidues, të cilët pengojnë veprimtarinë e radikaleve të lira në trupin e njeriut. Këto radikale të lira kanë aftësinë të shkatërrojnë një sërë qelizash që duhen për funksionimin normal të organizmit.
“Të tëra këto ushqime që përmendëm janë ushqime të domosdoshme për organizmin e njeriut dhe që përmbajnë shumë vlera ushqyese, qoftë në nivel makro, qoftë mikro. Por që, sigurisht, gjatë konsumit të këtyre ushqimeve, duhet të jemi të kujdesshëm për të mos tejkaluar sasitë e domosdoshme”,- thekson dietologia Ferrollari.
“Vaji i ullirit është i pasur me vitamina A dhe E, si dhe me përbërës të grupit të fenolëve që veprojnë si antioksidues dhe ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira. Peshku dhe kosi janë një burim shumë i mirë proteinash për organizmin. Peshku është gjithashtu edhe një burim kryesor i acideve yndyrore esenciale omega 3, të cilat organizmi i njeriut nuk arrin t’i sintetizojë vetë, por i merr të gatshme nga ushqimet. Konsumi i peshkut ndihmon në uljen e sasisë së kolesterolit të keq, si dhe në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare.
Për sa i përket kosit, përveçse një burim shumë i mirë proteinash dhe kalciumi, është edhe një burim shumë i mirë me përbërës probiotikë që ndihmojnë në rregullimin e florës bakteriale në organizëm, ç’ka sjell një funksionim të mirë të aparatit tretës. Por, mes këtyre ushqimeve, ka edhe nga ato që duhen mbajtur nën kontroll për të mos e parë veten me disa kilogramë më shumë. “Vera, çokollata hyjnë në grupin e ushqimeve që duhet t’i konsumojmë në mënyrë të kontrolluar. Ato përmbajnë disa përbërës të grupit të fenolëve që shërbejnë si antioksidues shumë të mirë, por nga ana tjetër janë ushqime kalorike dhe që konsumi me tepri shkakton një masë kalorie të tepruar në organizëm, çka çon në depozitimin në masë dhjamore.
Lajthitë dhe bajamet ose frutat e thata, gjithashtu, hyjnë në grupin e ushqimeve që duhet të konsumohen me kujdes pa i tejkaluar sasitë, pasi megjithëse janë një burim shumë i mirë proteinash, acidesh yndyrore të pangopura, vitaminash (E, B6, etj.) kripërash minerale (hekur, magnez, kalcium etj.),janë gjithashtu ushqime plot kalori, që depozitohen në masë dhjamore nëse konsumohen me tepri. Konsumi i tyre në sasira të vogla, ka aftësi shumë të mira antioksiduese, të rregullatorit të sasisë së glicemisë në gjak, si dhe të nivelit të kolesterolit. Pra, të tëra këto ushqime janë të domosdoshme për organizmin, por të konsumuara në sasi të kontrolluara”, – përfundon dietologia Ferrollari.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:12 pm

Ushqimet e bukurisë

Që të dukeni e bukur duhet patjetër të ushqeheni mirë. Të hash mirë ju
mban ju dhe lëkurën e freskët. Më poshtë janë një numër ushqimesh që ju
mbajnë në formë dhe që quhen ushqimet e bukurisë
Arrat
Janë ushqim i mirë kundër plakjes. Kanë përqindje të lartë të vitaminës E
dhe ndihmojnë që lëkura të jetë e butë. Por mbani parasysh se duhet të
hani pak pasi kanë kalori
Proteinat
Për të pasur thonj të fortë dhe kockën e fortë duhen proteinat. Proteinat i gjeni tek mishi i pulës, te fasulet, te peshku tuna.
Vitamina B
Ushqimet e pasura me vitaminë B i bëjnë flokët tuaj të ndritshëm. Të
pasura me këto vitamina janë vezët, qumështi, perimet jeshile, qepa dhe
kastraveci.
Peshku
Të hash peshk si salmoni do të thotë që ju keni marrë Omega 3, që ndihmon në hidratimin dhe ushqimin e lëkurës.
Zinku dhe kalciumi
Zinku gjendet te mishi i pulës, veza, ushqimet e detit. Edhe kalciumi
ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ai ndodhet te kosi, djathi me pak kalori
dhe te qumështi. Këto ushqime jo vetëm që zbardhin fytyrën, por
reduktojnë edhe rrudhat.
Vitamina C
Kjo vitaminë ndihmon në reduktimin e rrudhave. Kivi si frutë është më i
miri për vitaminën C. Të tjerat janë portokalli, mangot, limoni, etj.
Vitamina E
Është e njohur si një nga vitaminat që shmang djegien e lëkurës nga
dielli. Nëse hani shumë pjeshka do të keni vitaminën E në trupin tuaj.
Vitamina C dhe hekuri
Këto dy vitamina së bashku ndihmojnë që të largohet rrethi i zi te sytë.
Uji
Pini sa të mundni ujë. Uji ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon në freskinë e lëkurës.
Domatja
Domatet përmbajnë antioksidantë, beta-karotin dhe vitaminë C. Hajeni
domaten sa më shumë dhe ju do t’i merrni këta antioksidantë. E mira
është që domatja të shoqërohet me pak vaj ulliri.
Molla
Për të pasur dhëmbë të mirë, hani mollë.
Pjepri i hidhët kundër diabetit
Substancat kimike të izoluara nga pjepri i hidhët kanë potencial të
fortë për prodhimin e barnave të reja për mjekimin e diabetit.
Eksperimentet in vitro dhe studimet te minjtë laboratorikë kanë treguar
se substancat nga pjepri i hidhët, e kanë zvogëluar sasinë e glukozës në
gjak dhe e kanë përmirësuar metabolizmin e glukozës, ndërsa disa
komponentë tjerë të këtij lloji të pjeprit kanë shfaqur efekt të
ngjashëm me insulinën.
Supozohet se pjepri i hidhët përmban afër 70 përbërës aktivë biologjikë,
ndërsa për terapi mjekësore në mënyrë tradicionale përdoret në Azi.
Çokollata ka ndikim pozitiv te shtatzënat
Shkencëtarët nga Universiteti i Yale pohojnë se konsumi i çokollatës në
shtatzëni zvogëlon mundësitë për shfaqjen e komplikimeve serioze të
preeklampsisë (ngritja e shtypjes së gjakut te shtatzënat që shoqërohet
me praninë e proteinave në urinë).
Çokollata përmban sasi të madhe të teobrominës, e cila stimulon punën e
zemrës dhe kështu lëshon dhe zgjeron enët e gjakut, duke zvogëluar në
këtë mënyrë mundësitë e shfaqjes së preeklampsisë.
Teobromina tanimë shfrytëzohet në mjekimin e dhimbjeve në kraharor,
rritjen e shtypjes së gjakut dhe në parandalimin e ngurtësimit të enëve
të gjakut.
Shkencëtarët shtojnë se teobromina mund ta rregullojë edhe qarkullimin
brenda placentës duke bllokuar në këtë mënyrë stresin oksidativ.
Këto rezultate të reja janë të bazuara në përcjelljen e rreth 2300
shtatzënave dhe në analizat e sasisë së teobrominës në gjakun e
foshnjave të tyre.
Në bazë të këtyre provave është treguar se sasia e lartë e teobrominës
zvogëlon rrezikun për paraqitjen e preeklampsisë deri në 70%.
Fytyra juaj mund të mbetet e re për një kohë të gjatë
Nëse konsumoni më shumë nga ushqimet e poshtëshënuara, leni duhanin dhe
nuk vendosni në fytyrën tuaj kremra me përmbajtës të shprehur kimik dhe
ato me faktor të lartë mbrojtës, atëherë fytyra juaj për një kohë të
gjatë do ta ketë pamjen e njomë dhe të re.
Molla- ndihmon në largimin e materieve toksike nga organizmi dhe pasuron atë me shumë vitamina, sidomos kvercetin.
Karota- Është e pasur me beta-karoten, i cili e mbron lëkurën nga veprimet e dëmshme të rrezeve të diellit.
Dredhëzat- Janë të pasura me vitaminë C, e cila mes tjerash
ndihmon në ndërtimin e kolagjenit (proteina kryesore e indit lidhor). Po
ashtu përmbajnë acid elagik i cili është i pazëvendësueshëm në luftën
kundër kancerit dhe mbrojtjes së ADN.
Piperi i kuq- Përmban sasi të madhe të vitaminës C (dy herë më
shumë se portokalli), e cila ndihmon në krijimin e kolagjenit dhe është
përgjegjëse për tendosjen dhe fortësinë e lëkurës.
Rrushi- Rrushi përmban antioksidantë të cilët i forcojnë
kapilaret, pengojnë zgjerimin e venave dhe po ashtu ndihmojnë në
ndërtimin e kolagjenit.
Qepa- Njëri nga burimet kryesore të flavonoidit (antioksidant)
dhe kvercetinës, të cilët kanë veprime kundër inflamacionit dhe kundër
alergjisë. Besohet edhe në dobinë e tyre për të penguar sëmundjet e
zemrës dhe kancerit.
Peshqit- Përmbajnë acide-omega 3-yndyrore të cilat janë miku më i
mirë i lëkurës së thatë. Këto acide e zbusin edhe psoriazën (sëmundje e
lëkurës) dhe pengojnë paraqitjen e njollave në lëkurë. Peshku i
konservuar është po aq efektiv sa peshku i freskët.
Vaji i ullirit- Ushqim shumë i shëndetshëm i cili në kombinim me perime pengon paraqitjen e njollave në fytyrën tuaj.
Guacat- Përmbajnë zink dhe janë burimi i vërtetë i bukurisë,
sepse zinku merr pjesë në ripërtrirjen e qelizave të lëkurës. (Sidomos,
preferohen te personat të cilët kanë lëkurë problematike, akne dhe
procese tjera inflamatore në lëkurë).
Kumbullat e thata- Përmbajnë materie të cilat i shuajnë radikalet
e lira në gjak. Ndërsa, sa më pak radikale të ketë, aq më e vogël është
mundësia që lëkura juaj t’i ngjajë kumbullës së thatë.
Femrat që hanë ushqim kalorik lindin djem
Shkencëtarët britanik kanë pohuar se femrat të cilat dëshirojnë të
lindin djem duhet të hanë ushqime me kalori të mëdha në kohën kur
dëshirojnë të mbeten shtatzëna.
Ekspertët nga Universiteti Exeter kanë studiuar shprehitë ushqyese të
740 shtatzënave dhe i kanë krahasuar me të dhënat për gjininë e fëmijës
së tyre.
Rezultatet kanë treguar se gjinia e foshnjës është e lidhur ngushte me
sasinë e kalorive të cilat femrat i marrin gjatë ditëve të mbarësimit,
nëse kjo sasi është e lartë atëherë mundësia është e madhe që foshnja të
jetë mashkull.
56% e femrave të cilat kanë ngrënë ushqime kalorike kanë lindur djem,
ndërsa vetëm 46% e femrave të cilat kishin marrë më pak kalori kanë
pasur foshnjat e tyre meshkuj.
Qumësht për eshtrat e meshkujve
Edhe pse osteoporoza (sëmundje e eshtrave) më shpesh prek femrat, nuk do
të thotë se meshkujt nuk duhet të kujdesen për shëndetin e eshtrave të
tyre.
Në një studim në të cilin janë përfshirë 100 meshkuj me moshë mbi 50
vjeçare, është treguar se konsumimi i qumështit është i dobishëm edhe
pas ndërprerjes së konsumimit të tij.
Meshkujt brenda dy viteve kanë konsumuar qumësht të pasur me kalcium dhe
vitaminë D që ka ndaluar apo ngadalësuar humbjen e masës kockore,
ndërsa është interesante se si shëndeti i mirë i indit kockor ka
qëndruar edhe 18 muaj pas ndërprerjes së konsumimit të qumështit të
pasuruar
Rreziqet që na kanosen nga teprimi me sheqerin
Sipas shkencëtarëve, sheqeri është një nga ushqimet më të dëmshme për
shëndetin e njerëzve, ndaj ata e kanë quajtur atë, “helm i bardhë”… Ja
disa nga dëmet e këtij “helmi”…
1. Nga konsumimi i sheqerit krijohen luhatje të përmbajtjes së tij në
gjak, pasojë e të cilave është ndryshimi i shpeshtë i gjendjes
shpirtërore, lodhja, dhimbjet e vazhdueshme të kokës, uria për ushqime
të ëmbla, etj. Më e keqja është se në organizëm krijohet gradualisht një
vartësi e posaçme, kur çdo dozë e re sheqeri, pasi sjell një lehtësim
të përkohshëm, shton urinë për ëmbëlsira…
2. Studimet e vazhdueshme shkencore kanë treguar se sa më shumë produkte
glikemie (që ndikojnë në përmbajtjen e sheqerit në gjak, përfshirë edhe
sheqerin) të përdoren, aq më i lartë është rreziku nga dhjamosja ose
diabeti. Këto ushqime shtojnë gjithashtu rrezikun nga sëmundjet
kardiovaskulare dhe disa forma të kancerit.
3. Konsumimi i tepërt i sheqerit prish balancën e substancave dhe
sidomos, fermenteve, mirëpo kur prishet kjo balancë, lind mundësia e
dobësimit të imunitetit dhe kjo, natyrisht, sjell sëmundje të ndryshme.
4. Në qoftë se një njeri merr ushqime të pasura me sheqer dhe me
hidrokarbure të tjera të pastra, në organizmin e tij krijohet një
deficit i kromit, një nga funksionet e të cilit është rregullimi i
nivelit të sheqerit në gjak. Kromi merret nga ushqime të ndryshme me
prejardhje bimore dhe shtazore, mirëpo niseshteja e pastër dhe
hidrokarburet e tjera e “zhdukin” kromin nga këto ushqime.
5. Sheqeri shpejton proceset e plakjes. Një pjesë e molekulave të tij
hyjnë në gjak, ku bashkohen me proteinat dhe strukturat e reja
molekulare që krijohen si pasojë e këtij procesi ndikojnë në dobësimin e
elasticitetit të indeve, duke filluar që nga lëkura, deri tek indet e
organeve dhe të arterieve. Sa më e lartë të jetë përqindja e sheqerit në
gjak, aq më shpejt vjen pleqëria.
6. Sheqeri mbetet nëpër dhëmbë dhe shton rrezikun e kariesit më shumë se
çdo ushqim tjetër. Veç kësaj, ai mund të bëhet shkak për infektimin e
mishrave të dhëmbëve, të cilat, duke pasur lidhje me sistemin
kardiovaskular dhe gjithë sistemin imunitar të organizmit, sjellin edhe
dëmtimin e tyre.
7. Sheqeri shton stresin. Organizmi i njeriut ka një sistem mbrojtës nga
shqetësimet dhe streset, që bazohet tek adrenalina, epinefrina dhe
kortizoli. Gjatë konsumimit të sasive të mëdha të sheqerit, këto hormone
mund të japin alarmin, duke na shqetësuar dhe duke ndikuar në
ndryshimin e humorit tonë.
8. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë të SHBA-së, si pasojë e
konsumimit të sheqerit, në organizmin e njerëzve mungojnë disa substanca
shumë të rëndësishme ushqyese si vitaminat A, C, B.12, kalciumi,
fosfori, magneziumi, hekuri dhe acidi folik. E keqja është se këto
mungesa janë zbuluar më shumë te fëmijët, pra, pikërisht tek ata që kanë
më shumë nevojë për to… Sheqeri, me sa duket, nuk i jep mundës
organizmit që t’i përvetësojë ato.
Dietat, Receta & Këshilla Apples1
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:13 pm

Kërpudhat – ushqim i perëndive!

Kërpudhat e tipit “butona”, që janë ato më të zakonshmet në treg, janë
konsumuar që në kohët më të hershme të njeriut gjuetar – korrës. Në
lashtësi, kërpudhat janë konsideruar si ushqim me fuqi të veçanta.
Egjiptianët mendonin se kërpudhat mund të dhuronin përjetësi, dhe vetëm
faraonët kishin privilegjin e konsumit të tyre, ndërsa njerëzit e
thjeshtë ndalohej t’i preknin, e jo më t’i hanin. Në Romën e lashtë,
njerëzit, shpesh u referoheshin kërpudhave si cibus diorum – ushqim për
perënditë. Folklori i shumë vendeve si, Rusisë, Kinës dhe Meksikës,
përmban mitin se kërpudhat i japin njeriut fuqi të mbinatyrshme.
Edhe pse kërpudhat janë shijuar nga njerëzit prej mijëvjeçarësh, vetëm
në shekullin e XVII ato filluan të kultivoheshin. Përpjekjet e para u
bënë në Paris. Në Amerikë kultivimi filloi në shekullin e XIX. Tashmë,
ato kultivohen në shumë vende të botës, me prodhues më të madh Amerikën,
dhe konkretisht Pensilvaninë.
Vetitë dobiprurëse të kërpudhave për shëndetin
·Ka 20 vjet që studiohen fitonutrientet që gjenden në kërpudhat e
ndryshme për vetitë e tyre antikancerogjene. Duke i shtuar dietës sonë
konsumin e kërpudhave, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër kancerit të
gjirit, duke parandaluar nivelet e tepruara të estrogjeneve në
organizmin e një femre. Kjo arrihet nëpërmjet ndalimit të një enzime në
trup, të quajtur “aromatase”, e cila është e nevojshme për prodhimin e
estrogjenit.
·Kërpudhat janë burim i pasur i seleniumit – një metal shumë i
rëndësishëm për fuqinë antioksiduese të organizmit, e cila e mbron nga
radikalet e lira. Si i tillë, ai luan rol në mbrojtjen kundër kancerit
të zorrës së trashë, por gjithashtu dhe në lehtësimin e simptomave të
astmës dhe artritit, si dhe në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës.
Seleniumi është i rëndësishëm në rigjenerimin e qelizave të ADN-së, një
mekanizëm më shumë në mbrojtjen kundër kancerit.
·Minerali i bakrit është një tjetër përbërës i kërpudhave, i cili rezulton pozitiv kundër artritit reumatik.
·Kërpudhat janë burim hekuri, një nga komponentët më të rëndësishëm në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.
·Kërpudhat kanë përmbajtje optimale të kompleksit të vitaminave B, të cilat janë jetike për metabolizmin.
·Përmbajtja e lartë në metalin zink, i bën kërpudhat shumë të dobishme për sistemin imunitar.
·Studime të shumta kanë treguar se, konsumi i mjaftueshëm i kërpudhave,
lidhet me mbrojtjen kundër sëmundjes Alzheimer dhe sëmundjeve të lidhura
me plakjen, në sajë të përmbajtjes së tyre të lartë në niasinë.
Sa shpesh t’i konsumojmë
Konsumi i kërpudhave, në një sasi 30 gr, 2-3 herë në javë, është një
sasi optimale për të përfituar benefitet që ky ushqim ofron për
shëndetin.
Të këqijat
Edhe kërpudhat, ashtu si shumë ushqime të tjera, janë të pasura në
purina, dhe, për këtë arsye, njerëzit që kanë probleme me metabolizmin e
purinave në organizëm, është mirë ta evitojnë konsumin e këtyre
ushqimeve.
Si t’i konsumojmë
Kërpudhat, të prera në feta të holla, mund të përdoren të gjalla në
sallata të ndryshme të freskëta si, sallatë jeshile, sallatë me spinaq
të freskët, në një salcë domateje, etj.
Ato shkojnë shumë mirë të kafërdisura me pak qepë, në anë të një pjate mishi.
Pasi i hiqni kërcellin, mund t’i mbushni me djathin tuaj të preferuar dhe t’i piqni në furrë.
Kërpudhat mund të bëjnë një vezë omeletë shumë të shijshme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:13 pm

Këshilla si të humbni peshë

Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim

Zamra – e domosdoshme
Midis shujtave kryesore, doemos duhet të ketë edhe një shujtë plotësuese – zamra. Nëse rrini një kohë të gjatë pa ngrënë, atëherë shkaktohet rënia e shpejtë e nivelit të sheqerit në gjak. Për ta korrigjuar këtë, organizmi kërkon ushqime të ëmbla. Për ta parandaluar këtë, duhet të hani pak dhe shpesh, çdo 2,5 deri 3 orë. Studimet më të reja kanë treguar se ushqime të shëndetshme për zamër janë pemët, perimet dhe ushqimet që janë të pasura me vajra bimore, si p.sh. arrat dhe bajamet. Pemët e tilla me gëzhojë lirojnë ngadalë yndyrat në qarkullim të gjakut, duke penguar kështu luhatjen e madhe të nivelit të sheqerit në gjak.

Numëroni kaloritë
Mënyra më e lehtë e heqjes së 500 kalorive në ditë nga menyja juaj, është që 250 t’i largoni nga ushqimet, e 250 kalori të tjera duke ushtruar. Është e lehtë që t’i largoni 250 kalori nga ushqimi, mjafton që në vend të djathit me yndyrë, të përdorni atë me pak yndyrë, të mos hani keksë dhe t’i evitoni pijet alkoolike. Me ushtrime lëre më që do t’i digjni 250 kalori, por do t’i forconi edhe muskujt dhe do ta shpejtoni metabolizmin, duke humbur kështu peshë edhe kur jeni duke pushuar. Çdo ditë shëtitni gjysmë ore, por duke ecur shpejt. Dhe, kurrë mos e përdorni liftin – ngjituni shkallëve.

Mos i harroni pijet
Ka shumë njerëz që mendojnë se lëngjet e pemëve janë të shëndetshme, gjë që mund të jetë edhe e vërtetë, por ato përmbajnë kalori shtesë. Nëse nuk mundeni kurrsesi pa lëngje, atëherë tëholloni ato me ujë. Në këtë aspekt nuk duhet të harrojmë të themi se pijet alkoolike janë burim i madh i kalorive, prandaj nëse doni që të humbni në peshë, e edhe të mos e dëmtoni shëndetin tuaj, evitoni plotësisht pijet alkoolike. Pini më mirë ujë mineral.

Ushqimet në restorante – bombë kalorish
Sa më shumë që të jetë e mundur, hani ushqime që i keni përgatitur vetë në shtëpi, meqë ushqimet që i hani jashtë shtëpisë, përpos që janë të shijshme (dhe të shtrenjta), janë të stërmbushura me kalori. Mësoni disa receta të ushqimeve të shëndetshme që përgatiten shpejt dhe befasojeni veten çdo ditë me ushqim tjetër.

Harroni ëmbëlsirat
Nëse edhe përkundër të ushqyerit të shëndetshëm megjithatë ende keni dëshirë për ëmbëlsira, atëherë ndoshta është më së miri që ato të mos i hani aspak. Ekspertët kanë vërejtur se dëshira për të ngrënë ëmbëlsira humbet nëse ato nuk i hani fare. Nëse aspak nuk mundeni pa to, atëherë hani rreth 30 g çokollatë të zezë në ditë, jo më shumë!

Madhësia e shujtave
Pa fije mundi do t’i humbni 2 kile nëse hani përgjysmë më pak sesa përpara. Nëse madhësinë e shujtave e zvogëloni për 15%, mund të largoni deri në 200 kalori. Në fillim do të ndieni uri, por më vonë do të mësoheni. Në ndërkohë hajeni ndonjë pemë.

Hani më shumë proteina
Organizmi absorbon vetëm 70% të kalorive nga proteinat, kurse nga karbohidratet gati 100%. Proteinat ju mbajnë më shumë të ngopur dhe ndikojnë në mbrojtjen e muskujve. Merrni rreth 100 g proteina në ditë, gjë që është e barabartë me një shujtë të vogël mish apo peshk.

Largojeni stresin
Hormoni kortizol, i cili lirohet në gjendje stresi, shkakton shtimin në peshë, sidomos në rritjen e barkut. Me kalimin e kohës organizmi nuk mund të mbrohet nga lirimi i këtij hormoni, prandaj vjen edhe deri te shtimi në peshë. Për këtë shkak duhet që të relaksoheni sa më shumë, p.sh. me ndonjë banjë, duke dëgjuar muzikë, apo, pse jo edhe duke e praktikuar fenë, me çka do të ndiheni mirë edhe në aspektin shpirtëror.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:13 pm

Arrin dieta e re për parandalimin e sëmundjeve

Hit-dieta më e re është plotësisht ndryshe nga të gjitha deri më tani. Nuk keni nevojë të numëroni kaloritë apo në mënyrë drastike të zvogëloni konsumimin e ushqimit, por nuk ka as premtim për humbje sensacionale të kilogramëve të tepërt. Qëllimi i dietës më të re nuk është humbja e kileve, por parandalimi i sëmundjeve si kanceri, alzhaimeri dhe sëmundjet e ndryshme të zemrës. Përveç kësaj, dieta duhet të shërbejë edhe si mjet për zbutjen e dhimbjeve tek sëmundjet kronike, siç është artritisi. Dieta është krijuar në bazë të qëndrimit të ekspertëve, të cilët mendojnë se shumë vështirësi shëndetësore janë rezultat i sistemit para-mbrojtës imunitiv. Ekspertët thonë se ekziston një ushqim i caktuar, i cili ndihmon në qetësimin e sistemit imun. Ushqimet kyçe të dietës janë peshku i pasur me acide yndyrore omega 3, siç janë sardelet dhe tuna, pemët dhe perimet dhe mëlmesat. Studimet kanë treguar se acidet omega 3 dhe përzierjet e mëlmesave drejtpërdrejt ndikojnë në sistemin imun. Pra, dieta më e re, çon në konsumimin e shumë acideve yndyrore omega 3, antioksiduesve dhe fibrave. Dieta më e re sjell dobi të dyfishtë - pengon sëmundjet dhe zvogëlon simptomat e sëmundjeve kronike. “Edhe pse ende nuk janë bërë studime në detaje, besojmë se mënyra e tillë ka shumë dobi, sepse është shumë e ngjashme me mënyrën mediterane të ushqimit, i cili është dëshmuar se është shumë i shëndetshëm”, është shprehur profesori i Harvardit, Kristofer Kenon. Studiuesit pajtohen se dieta e re do t’u sjellë dobi të shumta shumë njerëzve në mbarë botën dhe se studimet e reja do të shkojnë në atë drejtim, në mënyrë që një regjim i tillë i të ushqyerit të rregullohen në detaje.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:14 pm

Ndikimi negativ i ushqimit yndyror

Hulumtimi i zhvilluar në kafshë të ndryshme ka nxjerrë si rezultat se ushqimi me përbërje të lartë të yndyrave, për pasojë mund të ketë edhe memorien e dobët dhe prirje më të pakët ndaj aktiviteteve fizike. Shkencëtarët britanik nga “Universiteti i Kembrixhit” kanë potencuar se një ndikim i tillë i sasive të mëdha të yndyrave në ushqim është vërejtur madje pas 10 ditëve. Tashmë janë mirë të njohura pasojat afatgjate të këtij ushqimi, sikur obeziteti, diabeti, dhe sëmundjet e zemrës, por ky studim është i pari që tregon edhe disa efekte afatshkurta negative. Minjtë e hulumtuar të cilët kanë marrë 55 % të kalorive nga yndyrat, që pas 4 ditëve kanë pasur aftësi më të ulët të shfrytëzimit të oksigjenit, të nevojshëm për lëvizjen e muskujve, që për pasojë ka pasur edhe mundime më të mëdha të zemrës. Pas nëntë ditësh ushqimi i tillë ka çuar edhe në zgjatjen e kohës së nevojshme për kalim nëpër labirint, në krahasim me minjtë që kanë konsumuar vetëm 7,5% të kalorive nga yndyrat.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:14 pm

Produktet që, megjithatë, na bëjnë të humbin peshë

Çamçakëzët
Nëse përtypni çamçakëzë me sheqer, atëherë do ta përshpejtoni prishjen e dhëmbëve, por nëse përtypni çamçakëzë pa sheqer, atëherë ka mundësi që kjo t’ju ndihmojë që të humbi në peshë, meqë shkencëtarët kanë konstatuar se çamçakëzët zvogëlojnë apetitin dhe e nxitin metabolizmin.
Gjithkush që, të paktën, një herë në jetë, ka qenë në dietë, e di se nuk guxon të hajë bukë, djathë apo vezë. Por, a është e vërtetë kjo?

Buka
Zakonisht mendohet se buka, meqë është karbohidrat, ndikon në shtimin e peshës, gjë që është e vërtetë, por kur bëhet fjalë për bukë nga drithërat integrale, i cili është i kualitetit të lartë dhe përmban fibra, vitamina dhe minerale, në të vërtetë nuk shkakton shtim në peshë, përkundrazi!

Djathi
Djathi është kyç në humbjen e kileve të tepërta, meqë përmban kalcium. Studimet kanë treguar se personat e rritur me mbipeshë, të cilët herë pas here konsumojnë djathë pa yndyrë, nuk shtojnë në peshë, derisa organizmi i tyre e merr kalciumin e nevojshëm. Pra, djathi nuk është gogol dhe nuk duhet frikësuar nga ai.

Deserti
Edhe nëse jeni në dietë, nuk është e thënë se duhet të hiqni dorë nga deserti. Për dallim nga akullorja, akullorja me lëng frutash (sorbetto) nuk përmban yndyra, por ka shije kremoze.

Pemët me gëzhojë
Pemët me gëzhojë përmbajnë sasi të madhe të yndyrës, por bëhet fjalë për yndyra të shëndetshme. Pra, në vend të çipsave apo ushqimeve të tjera të ngjashme grimcuese, më mirë është që të hani bajame, arra apo lajthi.
Vezët
Me vite të tëra është bërë debat rreth asaj se a janë vezët ushqim i shëndetshëm, apo jo. Studimet kanë treguar se vezët janë një shujtë shumë e shëndetshme për mëngjes, meqë përmbajnë proteina të cilat u japin energji të nevojshme për vazhdimin e ditës.

Mishi i kuq
Edhe nëse jeni në dietë, nuk është e thënë që të mos hani fare mish të kuq, meqë një fileto i hollë i mishit të kuq ka po aq sasi të yndyrave të ngopura sikur edhe mishi i pulës.

Kafeina
Kafeina e rrit shtypjen e gjakut dhe përshpejton të rrahurat e zemrës, gjë që mund të jetë e keqe për njerëzit me probleme të zemrës. Por, disa studime kanë treguar se kafeina e përshpejton metabolizmin dhe e zvogëlon apetitin. Por, kjo vlen vetëm nëse e pini kafen pa sheqer, shllag apo ndonjë ëmbëltues tjetër.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:14 pm

A është e sigurt dieta që e mbani?

Si të gjeni një dietë për humbje peshe e cila jep rezultate, ndërsa nuk është aq strikte për të rrënuar shëndetin? Herën tjetër kur vendosni për të mbajtur dietë, së pari analizojeni regjimin e sugjeruar të ushqimit. Përgjigjuni në pesë pyetje që do t’i parashtrojmë më poshtë dhe më pas merrni vendim nëse dieta do t’u përshtatet dhe se ia vlen të provohet.

1. A përmban dieta këto grupe të ushqimeve?
Nëse dieta të cilën dëshironi ta përdorni përjashton ndonjërin nga grupet e ushqimit si drithëra, pemë, perime apo prodhime të qumështit, jeni në rrezik që të fillohet t’u mungojnë ndonjë vitaminë dhe minerale të rëndësishme. Po ashtu, nëse ushqimi të cilin e konsumoni nuk është i llojllojshëm, ka mundësi që një dietë të tillë të mos mund ta aplikoni për një kohë të gjatë. Mbajeni në mend se ndryshimet në ushqimin që e konsumoni për të humbur kilet e tepërta, janë të ngjashme me ato që i përdorni për të ruajtur vitalitetin e arritur me mund të madh.

2. A është dieta tepër restriktive në aspektin e konsumimit të kalorive?
Ekspertët e ushqimit mendojnë se femrave u duhen së paku 1900 kalori, në mënyrë që mos ta rrënojnë shëndetin, derisa meshkujve u nevojiten 2500 kalori në ditë. Edhe me këtë numër të kalorive është vështirë që të arrihet prania e të gjitha materieve ushqyese që i nevojiten organizmit. Marrja e 2000 kalorive në ditë është një dietë e sigurt për secilin.

3. A përfshin dieta ushqimin tuaj
të preferuar?
Është vështirë të jesh i përmbajtur gjatë dietës e cila përjashton ëmbëlsirat, si p.sh gjatë festave dhe pushimeve. Nëse dieta të cilën e planifikoni ta mbani, nuk përfshinë ushqimin të cilin e adhuroni më së shumti, ka mundësi të madhe se nuk do të arrini të respektoni një regjim të tillë të të ushqyerit.

4. A sugjerohet që të ushtrohet gjatë dietës?
Studiuesit theksojnë se është shumë i rëndësishëm aktiviteti fizik, pra ushtrimet, si për humbjen e kilogramëve, ashtu edhe për mbajtjen e vitalitetit të arritur.

5. A mundet dieta e zgjedhur që të kyçet në stilin tuaj të jetës dhe në buxhetin që e dispononi?
Studiojeni mirë dietën të cilën do ta ndiçni. Shumë programe për humbje peshe, kërkojnë që të blini preparate speciale apo ushqim, çka mund ta ndiçni vetëm disa muaj. Disa dieta kërkojnë ushqime specifike, të cilat mund të jenë tepër të shtrenjta.

Një kilogram në javë është masa e duhur
Mbani dieta me të cilat shkallë-shkallë i humbni kilet e tepërta. Plotësisht mjafton që të humbni 1 kilogram në javë e nganjëherë edhe në muaj. Personat të cilët domosdo duhet më shpejt që të humbin peshë, sugjerohet që të jenë nën kontrollin e mjekut. Duhet të jeni të rezervuar ndaj dietave të cilat premtojnë rezultate të shpejta dhe të cilat nuk kërkojnë ndryshime në mënyrën e të ushqyerit dhe nivelin e aktivitetit fizik.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:15 pm

Një porcion ditor i sallatës së gjelbër heq kilet e tepërta

Të hash sallatë të gjelbër çdo ditë, është njëra nga shprehitë më të shëndetshme dhe më të thjeshta të ushqimit që mund ta aplikoni, thonë ekspertët e ushqimit. Për këtë arsye, bëni që sallata të jetë shtesë e çdo ushqimi. Në shtëpi mund ta përgatisni për 5 minuta dhe ta spërkatni me mëlmesa të payndyrshme dhe me kalori të ulët apo t’i shtoni perime të freskëta. Gjatë rrugës për në punë, blini një porcion ditor të sallatës së gjelbër. Sot shumë restorante të ushqimit të shpejtë kanë në ofertë sallatë sezonale me domate, karota apo djathë me mëlmesa të ndryshme të lehta. Sallata e gjelbër është e pasur me fibra të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak dhe është e dobishme kundër bllokimit të zorrëve. Duke ngrënë sallatë ndjeheni më të ngopur, kështu që hani më pak dhe humbi peshë, pa pasur nevojë që të mbani dietë. Nëse hani më shpesh sallatë, me siguri se do të rrisni edhe nivelin e antioksiduesve të fuqishëm në gjak (vitamina C dhe E, likopen, thartira folike dhe karoteni alfa dhe beta), të cilët mbrojnë organizmin nga radikalet e lira. Personat që hanë shumë pemë dhe perime kanë rrezik më të vogël nga kanceri në zona të kokës dhe qafës, edhe nëse pinë duhan apo alkool, ka treguar një studim i institutit amerikan për kërkime të kancerit. Vaji i ullirit, perimet e freskëta dhe frutat me gëzhojë, si shtesë sallatës së gjelbër me siguri e shtojnë jetëgjatësinë, janë rezultatet e një studimi amerikan.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:15 pm

Dietat për të gjitha periudhat e jetës

Pas të njëzetave:
sa më shumë vitaminë C
Ka gjithnjë e më shumë femra të cilat qysh në rini vuajnë nga pesha e tepërt, edhe përkundër asaj që në atë moshë muskujt janë më të fortë, metabolizmi është më i shpejtë, ndërsa djegia e dhjamit funksionon më së miri. Mirëpo, ushqimi jo i rregullt dhe jo i shëndetshëm si dhe shprehitë e këqija, ushqim i shpejtë i tepërt, lëngjet e ëmbla, alkooli, ëmbëlsirat dhe mungesa e gjumit, negativisht ndikojnë në vijën trupore. Për shkak të tërë kësaj, konsumoni më shumë vitaminë C! Stresi, pirja e duhanit dhe alkooli, e shkatërrojnë këtë vitaminë dhe si pasojë janë lodhja, zbehja dhe përpunimi i ngadalësuar i yndyrës. Pasi organizimi nuk mund të krijojë rezerva të vitaminës c, është e domosdoshme të konsumoni gjatë tërë ditës. Rregulli i dytë i rëndësishëm thotë: kurrë mos e anashkaloni mëngjesin, sepse ai i pengon sulmet e urisë.

Aktiviteti fizik
Sportet e qëndrueshmërisë, siç janë xhogingu, noti dhe aerobiku, të cilët duhet përdorur dy herë në javë nga 45 minuta, pengojnë dobësimin e eshtrave dhe nxisin djegien e yndyrës.

Menyja
Mëngjesi: 30 g musli me jogurt dhe pemë të freskëta. Përveç kësaj, një gotë lëng nga portokalli
Zamra: një mollë
Dreka: mish gjoksi pule në skarë, sallatë domateje dhe oriz
Zamra: kafe e bardhë dhe një pjesë e vogël e ëmbëlsirës
Darka: sandviç me bukë nga mielli integral dhe një spec i gjelbër.

Pas të tridhjetave:
janë të rëndësishme
albuminat
Ndryshimi i parë i ndjeshëm në organizëm, ndodh pas të 30-ve. Në këtë fazë të jetës, gratë në vit fitojnë gjysmë kilogrami dhjam, sepse janë të zëna me edukimin e fëmijëve, punën dhe detyrat e shtëpisë, kështu që u mbetet shumë pak kohë për veten. Ngrënia e ëmbëlsirave dhe mezeve tjera mes shujtave, si pasojë e stresit, janë dukuri tipike gjatë kësaj periudhe. Kjo shprehi është shumë e rrezikshme, sepse e ngadalëson metabolizmin dhe zvogëlon prodhimin e hormonit të rritjes. Pasojat: çdo kalori shtesë dhe e pashpenzuar, ngjitet të trupi.
Albuminat nxisin prodhimin e hormonit të vitalitetit, siç është hormoni i rritjes HGH, kështu që duhet të jenë të pranishme në çdo shujtë. Nuk duhet me çdo çmim të hiqni dorë nga mezet, por është e rëndësishme të keni kontroll; çdo ditë lejoni vetes vetëm ndonjë kënaqësi të imët. Me këtë do të pengoni sulmet e mëdha të urisë dhe marrjen e pakontrolluar të ëmbëlsirave.

Aktiviteti fizik
Joga shkëlqyeshëm ndikon kundër stresit dhe sulmit të urisë. Ndani çdo ditë 15 minuta për ushtrime të lehta të tërheqjes së muskujve, të cilat do t’ju qetësojnë.

Shujta
Mëngjesi: një pjesë buke nga mielli integral me dy rriska të mishit të gjoksit të bibës, një domate
Zamra: jogurt
Dreka: 120 g file të salmonit me spinaq
Zamra: 100 gram akullore pemësh
Darka: domate me djathë pa yndyrë, një pjesë e bukës integrale

Pas të dyzetave: kromi është i domosdoshëm
Pas të 40-ve, më së shpejti shkrihen muskujt, rreth 200 gram të masës muskulore në vit, ndërsa metabolizmi ngadalësohet, për çka fajtorë janë ndryshimet hormonale. Organizmi prodhon më pak estrogjen, i cili ul nivelin e kolesterolit, pengon grumbullimin e lëngjeve dhe e forcon lëkurën. Përveç kësaj, zvogëlohet prodhimi i hormonit DHEA (dehidroepiandrosteron), më shpejt lodhemi dhe më vështirë humbim në peshë. DHEA i nxitë enzimat të cilat e shkrijnë dhjamin. Nëse nuk ka mjaftueshëm, krijohen shtresa të dhjamit në stomak dhe kofshë. Organizmit për prodhimin e DHEA-së i nevojitet kromi, i cili gjendet në thartirën e birrës, kokrrat e drithit dhe ushqimet nga mielli integral. Edhe një rregull i rëndësishëm kur të mbushen 40 vjet, femrat pas orës 17:00, nuk duhet konsumuar karbohidrate (pasta, bukë, oriz dhe patate). Me këtë do të pengohet rritja e nivelit të insulinës gjatë natës dhe do të nxitet djegia e yndyrës.

Aktiviteti fizik
Për të penguar shkrirjen e mëtejme të muskujve dhe në të njëjtën kohë të nxisni djegien e dhjamit, çdo ditë ushtroni nga gjysmë ore. Rezultatet më të mira arrihen me kombinimin e sporteve të qëndrueshmërisë, siç janë ecja e shpejtë, noti, vozitja e biçikletës dhe sportet e fuqisë, siç janë gjimnastika dhe ngritja e peshave.

Menyja
Mëngjesi: tost i pjekur mirë me mjaltë dhe një filxhan çaji nga xhenxhefili
Zamra: një mollë
Dreka: një patate e pjekur me mish salmoni të tymosur
Zamra: 100 g të pemëve të përziera me një jogurt dhe kokrra të drithit
Darka: supë nga perimet, më e mira nga karotat.

Pas të 50-ave:
sa më shumë lëngje
Shumica e femrave në këtë periudhë të jetës janë të bindura se mjafton vetëm të shikojnë një pjesë të tortës, që të shtojnë në peshë. Në vend të 2000 kalorive sa u janë nevojitur më herët, femrave pas të 50-ve, mesatarisht u nevojiten 200 kalori më pak. Zvogëlohet edhe prodhimi i hormonit estrogjen, ndërsa qelizat ripërtërihen më ngadalë. Problemi më i madh është në atë se humbet ndjenja e etjes dhe shumë femra nuk konsumojnë lëngje të mjaftueshme, pasi harrojnë të marrin një gotë ujë. Pini së paku dy litra ujë gjatë ditës! Në këtë mënyrë do ta ndihmoni organizmin që të çlirohet nga materiet e dëmshme, ndërsa materiet e ushqyeshme më shpejt do të arrijnë tek qelizat. Ky është parakusht për funksionim optimal të metabolizmit dhe djegien e yndyrës. Për të kompensuar mungesën e hormonit, çdo ditë hani sojë, sepse kështu organizmit do t’i siguroni estrogjenin bimor dhe albuminat e çmueshme, të cilat pengojnë shkrirjen e muskujve.

Aktiviteti fizik
Bëhuni fizikisht aktiv 60 minuta në ditë. Shëtitja e shpejtë dhe vozitja e biçikletës nxisin organizmin.

Menyja
Mëngjesi: jogurt nga soja me pemë të freskëta
Zamra: 150 g rrush
Dreka: tost me perime të fërguara në tigan dhe 60 gram mish gjoksi bibe të prerë në kocka
Zamra: dy pjesë të çokollatës së ithët
Darka: sallatë e përzier nga domatja, speci, sallata e gjelbër, djathë pa yndyrë. I hidhni një lugë uthull dhe vaj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:16 pm

Lëngjet pa sheqer, në luftë kundër trashësisë

Të gjithë ata të cilët luftojnë me peshën e dinë se humbja e kilogramëve të tepërt është vetëm gjysma e punës, pasi që është vështirë të mbahet pesha e arritur trupore pas fazës së dobësimit. Një studim i realizuar së fundmi sugjeron se në këtë luftë ndihmesë të madhe ofron konsumimi i lëngjeve pa sheqer. Ekspertët kanë analizuar sasinë e përgjithshme të kalorive të proteinave, yndyrave, karbohidrateve dhe lëngjeve te 300 persona, të cilët kishin humbur kilogramët e tepërt. Rezultatet kanë treguar se konsumimi i lëngjeve që përmbajnë sheqer natyral, jo atyre me sheqer të rafinuar, është një strategji e rëndësishme në mbajtjen e peshës së arritur trupore.
Edhe pse ky studim pohon se lëngjet pa sheqer të rafinuar janë një metodë e mirë për mbajtjen e linjës trupore, autorët e studimit thonë se kjo nuk është një zgjidhje magjike, duke shtuar se duhet të ndryshohen edhe shprehitë e tjera, të cilat kanë sjell deri te grumbullimi i kilogramëve të tepërt.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi