Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dietat, Receta & Këshilla

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:24 pm

Dieta 3 Ditore

Cfare eshte?

Kjo diete ka qene ne qarkullim qe prej vitit 1985 ne internet dhe kopje
te saj jane bere popullore sepse premton humbje peshte ne menyre te
shpejte, pastrim te brendshem te trupit, ulje te Kolesterolit dhe rritje
te energjise se trupit. Sidoqofte nuk egziston asnje burim shkencor qe
te vertetoje kete “reaksion special te metabolizmit” qe vjen duke hyre
ne kete diete.

Shpesh here eshte quajtur “Dieta e Klinikes se Klivelandit”, dieta 3
ditore eshte nje plan te ngreni i cili duhet ndjekur rreptesisht per 3
dite dhe me past ndiqet nga 4-5 dite se ngreni ushqime normale, para se
te fillosh regjimin 3 ditor serisht.

Optimisteve te Dietes 3 Ditore u premtohen 3kg humbje ne peshe ne 3
dite, megjithese realisht humbja e kesaj peshe mund te jete thjesht
humbje lengjesh dhe jo humbja e dhjamit te trupit i cili eshte
pikesynimi i cdo diete. Kjo diete nuk permend ushtrime fizike per
shoqerimin e saj.

Cfare mund te hash?

Dieta 3 Ditore ka nje plan ushqimi i cili duhet ndjekur ne menyre
precize. Racionet duhen ngrene ne menyre te sakte sipas specifikimit dhe
praktikuesit e kesaj diete paralajmerohen qe te mos hane me shume sec
duhet sepse ne kete menyre dieta mund te deshtoje ne humbjen e 3kg-ve te
premtuar. Gjithashtu praktikuesit e saj nuk duhet te lene pa ngrene
racionet e caktuara edhe ne qofte se skane uri.

Plani ushqimor i Dietes 3 ditore:

Dita e pare

Mengjesi

* nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
* 1/2 grapefruit ose lengun e saj
* 1 cope buke te thekur me 1 luge gjalpe kikirikesh siper

Dreke

* 1/2 filxhan me tuna
* 1 cope buke te thekur
* nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)

Darke

* 85g pule ose ndonje mish tjeter pa dhjame
* 1 filxhan me mashurka
* 1 filxhan me karrota
* 1 molle
* 1 filxhan me akullore vanilje

Dita e dyte

Mengjesi

* nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
* 1 veze
* gjysem banane
* 1 cope buke te thekur

Dreka

* 1 filxhan gjize ose ton
* 8 biskota te kripura (saltine crackers)

Darka

* 2 salcice prej mish lope
* 1 filxhan brokoli ose laker
* 1/2 filxhani karrota
* 1/2 banane
* 1/2 filxhane me akullore vanilje

Dita e trete

Mengjesi

* nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
* 5 biskota te kripura
* 30gr djath te verdhe
* 1 molle

Dreka

* nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
* 1 veze te ziere
* 1 cope buke te thekur

Darka

* 1 filxhan tuna
* 1 filxhan me karrota
* 1 filxhan lulelaker
* 1filxhan pjeper
* 1/2 filxhani me akullore vanilje

Pervec ushqimeve te mesiperme personi qe i ka hyre kesaqj diete strikte,
pi dhe 4 gota une ne dite ose pije tjeter qe nuk ka asnje kalori.

Si funsionon kjo diete?

Nga nje “force magjike” e padeklaruar, kombinimi i ushqimeve te mesiperm
krijon nje reaksion tek metabolizmi i trupit dhe shumefishon tretjen e
dhjamit. Meqenese per kete diete nuk gjendet as liber as autor eshte pak
veshtire te shpjegosh se si ndikon ne “pastrimit e brendshem te trupit”
apo ne “shtimin e energjise” dhe “uljes se kolesterolit”.

Sic kuptohet dhe nga emri, Dieta 3 Ditore zgjat vetem 3 dite , e ndjekur
nga 4-5 dite “ushqimi normal” dhe me pas perseri ne dieten 3 ditore
deri sa te keni arritur pikesynimin tuaj te hubjes se peshes. Qellimi i
kthimit tek ushqimi normal eshte qe te ndalosh ngadalesimin e
metabolizmit ose kthimin e tij ne gjendjen e ruajtjes se dhjamit apo
vdekjes nga uria.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:24 pm

Humbni peshë pa mbajtur dietë

Terapia ujore
Nëse organizmi juaj nuk ka mjaft ujë, metabolizmi është tri deri katër herë më i ngadalshëm. Për këtë shkak, do të ishte mirë që gjatë ditës, të pini nga dy e gjysmë, deri në tri litra ujë. Me pirjen e ujit duhet të filloni në orën tetë të mëngjesit. Gotën e parë të ujit pini në bark të thatë, meqë kjo është mirë për tretje. „Terapia ujore“ mbaron në orën 19:00 apo 20:00. Një herë në javë bëni banjë me ujë të njelmët. Në ujë të ngrohtë (37 ºC) qitni gjysmë kile kripë deti dhe rrini aty për 15 minuta. Në këtë mënyrë do të largoni materiet e dëmshme nga organizmi juaj.

Përdorni çaj për dobësim
Në dyqane dhe barnatore keni një mundësi të madhe zgjedhjeje të çajeve kundër celulitit, si dhe për dobësim, të cilët e lirojnë trupin nga sasia e tepërt e ujit. Merreni njërin nga këta çaje dhe pini 2-3 gota në ditë. Ne ua preferojmë çajin e gjelbër, i cili në mënyrë efikase djeg dhjamërat dhe pengon hyrjen e dhjamit në qeliza.

Ndani karbohidratet
dhe yndyrat
Pastën dhe patatet hani me peshk pa dhjamë dhe me salcë domatesh. Nëse përdorni salcë ajke, evitoni gjellët e pasura me karbohidrate (patatet, orizin, pastën, bukën). Organizmi në fillim harxhon karbohidratet, e gjatë kësaj kohe yndyrat deponohen në qeliza.
Përdorni mëlmesa për çdo ushqim
Mëlmesat, sikur xhenxhefili, hudhra, koriandri dhe kanella kanë ndikim termogjenik, që d.m.th se e rrisin temperaturën trupore me çka përshpejtojnë shkrirjen e dhjamërave deri në 25%. Për këtë shkak, shkencëtarët amerikanë preferojnë që dy shujta në ditë të përmbajnë gjysmë luge të njërës nga këto mëlmesa.

Hani fara
Farat e lirit përmbajnë substanca të tilla, si thartirat yndyrore omega-3, të cilat e nxisin metabolizmin e qelizave të mëlçisë dhe, në këtë mënyrë, përshpejtojnë shndërrimin e yndyrës në energji. Më së miri është që, në mëngjes, të përzieni 1-2 lugë të këtyre farave në jogurt dhe t’i konsumoni pasi që t’i keni lënë të rrinë pesë minuta, derisa të fryhen.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:24 pm

24 DITE- 20 KG TE HUMBURA
shënime të vlefshme – vëzhgime –këshilla – informacione.

1. Kafeja gjatë kësaj dite lejohet me qumësht por pa sheqer. Qumështi është mirë të jetë skremuar dhe pa yndyrë.

1. Mund të përdoren lloje të ndryshme çajrash dhe mund të hahet aq sasi dhe aq herë sa të keni dëshirë.

1. Nuk duhet të përdoren pije me sheqer.

1. M.q.s. dieta është e njëjtë brenda një dite, mund të hahet aq sasi dhe aq herë sa të keni dëshirë.

1. Dieta është kimike. ajo bazohet në mospërzierjen e kategorive të
ndryshme të ushqimeve, si p.sh.: proteinave, karbohidrateve, dhjamërave,
albuminës etj.

1. Studioje dietën dhe shiko se çfarë shkon dhe nuk shkon. kujdes! duhet durim dhe vullnet.

1. Gjithnjë ki parasysh se mosbindja qoftë edhe një ditë të vetme, sjell shume probleme në humbjen e peshës.

1. Ki kujdes, në mënyrë që të humbasësh peshë duhet ta kesh atë! mos e
bej këtë dietë nëse nuk mund të humbasësh më shumë se 8 kg!

1. Gjatë dietës rekomandohen multivitaminat.



dita I makarona me djathë.



dita I oriz me djathë të grirë



dita III-IV-V qofte pa buke–sallatë mix (jeshile,domate,tranguj,qepë)



dita VI-VII-VIII biftek viçi i pjekur – e njëjta sasi sallate si më lart



dita IX-X-XI pulë e pjekur- e njëjtë sasi sallate si më lart



dita XII-XIII patate të skuqura –perime të ziera (lakër,lulelakër, jeshillëqe, pak vaj, limon) djathë feta)


dita XIV-XV biftek vici i pjekur – e njëjtë sasi sallate si me lart.



dita XVI-XVII fruta sa të doni (jo rrush dhe fiq)


dita XVIII-XIX sallatë, siç thamë, sa të doni


dita XX-XXI bathë, zarzavate, sallatë mix, perime të ziera turli, pak vaj.


dita XXII-XXIII oriz me kos


dita XXIV një ditë feste gjithë ditën, nëse mundeni hani gjithçka!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:24 pm

Një dietë 100 perqind kremoze

Avantazhet
Të lehtëson: Do të hash një krem perimesh të paktën një herë në ditë.
Për ta përgatitur: Zieji së bashku perimet e përzgjedhura e të prera në copa e më pas kaloji në mikser.
Është hidratuese: Ka bazë ushqyese të lëngshme, të pasur me ujë.
Është dezintoksikuese: Uji lan organizmin, duke e pastruar nga substancat helmuese.
Të shfryn: Është e pasur me fibra, të cilat përthithin ujin dhe në këtë mënyrë barku bëhet i sheshtë.
Është praktike: Supa mund të përgatitet më parë, të vendoset në frigorifer dhe të konsumohet sipas kohës së dëshiruar.
Riforcon: Sepse është e pasur me kripëra minerale, të domosdoshme për organizmin dhe në gjendje të fuqizojnë sistemin imunitar.

Është përfekte për:
- këdo që pëlqen të shijojë një supë të ngrohtë
- këdo që e pi ujin me dëshirë
- këdo që nuk vuan shumë nëse nuk ha brumëra

E hënë
Pas zgjimit: 1 gotë ujë
Mëngjesi (35 kalori): çaj i lehtë limoni
Paraditja (35 kalori): lëng nga 2 qitro
Dreka (500 kalori): krem kungujsh, sallatë mikse perimesh të pjekura me një lugë vaj ulliri, 1 limon, 1 vezë e zier, 1 panine
Pasdreka (40 kalori): 1 mollë, 1 gotë ujë
Darka (450 kalori): krem perimesh sipas dëshirës, patëllxhanë të pjekur
me uthull dhe pak kripë, 1 lugë djathë i freskët, 1/2 panine, 4 kajsi
Totali: 1060 kalori

E martë
Pas zgjimit: 1 gotë ujë
Mëngjesi (70 kalori): kafe orizi me pak sheqer, kos
Paraditja (0 kalori): çaj me limon
Dreka (500 kalori): krem karotash, peshk në avull, (150 g), sallatë me
fasule të ziera me një lugë vaj ulliri dhe limon, 1/2 panine, 3 kumbulla
të pjekura
Pasdreka (30 kalori): 1 portokall, 1 gotë ujë
Darka (600 kalori): krem specash, copëza djathi (50 g), sallatë me
radhiqe me një lugë, vaj ulliri dhe limon, 1/2 panine, 1 verigë rrush
Totali: 1200 kalori

E mërkurë
Në zgjim: 1 gotë ujë
Mëngjesi (100 kalori): kapuçino pa kafeinë me ëmbëlsues, pure mollësh
Paraditja (40 kalori): lëng nga 2 portokaj
Dreka (400 kalori): supë me perime, proshutë e pjekur (50 g) 1 patate e pjekur, 1 pjeshkë
Pasdreka (70 kalori): 1 banane, 1 gotë ujë
Darka (490 kalori): krem kopre, sallatë domatesh me një lugë vaj ulliri
dhe pak kripë, ton në vaj (50 g), 1 fetë bukë, 1 fetë ananas
Totali: 1100 kalori

E enjte
Në zgjim: 1 gotë ujë
Mëngjesi: 1 filxhan çaj i skremuar me 4 lugë drithëra
Paraditja: 1 portokall, 1 biskotë, 1 gotë ujë
Dreka: krem fasulesh, 2 feta mocarelë, sallatë mikse me perime të gjalla dhe limon, 1/2 panine, 1 mollë
Pasdreka: 1 pjeshkë, 1 gotë ujë
Darka: krem selinoje, gjoks pule i pjekur në skarë (120 g), perime
mikse të pjekura me një lugë vaj ulliri dhe limon, 1/2 panine, 1 frut
Totali: 1230 kalori

E premte
Në zgjim: 1 gotë ujë
Mëngjesi: çaj, 1 kos frutash
Paraditja: pure me një mollë rënetë, 1 gotë ujë
Dreka: krem spinaqi, peshk, 1-2 kastravecë me uthull dhe një lugë vaj ulliri, 1 panine
Pasdreka: 2 feta pjepër, 1 gotë ujë
Darka: krem kërpudhash, perime të pjekura me një lugë vaj ulliri dhe limon, proshutë e gjallë (50 g), 1/2 panine, 1 portokall
Totali: 1100 kalori

E shtunë
Në zgjim: 1 gotë ujë
Mëngjesi: 1 filxhan qumësht me pak sheqer
Paraditja: 1 fetë ananas, 1 gotë ujë
Dreka: krem angjinaresh, pulë e pjekur (100 g), karota të pjekura me një lugë vaj ulliri dhe limon, 1 fetë bukë, 2 feta pjepër
Darka: krem preshi, 2 kunguj të skuqur me vezë, 1/2 panine, kumbulla të pjekura
Totale: 1100 kalori

E diel
Në zgjim: 1 gotë ujë
Mëngjesi: lëng portokalli, kafe, 1 panine me qumësht, 1 lugë mjaltë ose marmelatë
Dreka: krem me qepë e patate, sallatë perimesh të freskëta me një lugë
vaj ulliri dhe limon, kripë e piper, rosto (100 g), 1 panine, 1 mollë
Darka: krem thjerrëzash, sallatë me angjinare, me vaj ulliri dhe limon, 1/2 panine, 4 kajsi
Totale: 1200 kalori
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:25 pm

Doni te humbni peshe? Kujdes me ato qe pini!

75 perqind e te rriturve ne amerike mendohet se do te jene
mbipeshe brenda vitit 2015 sipas studiuesve te ndryshem. Amerikanet
konsumojne 150 deri ne 300 me shume kalori ne dite se sa kane konsumuar
para tre dekadash dhe gjysma e ketyre kalorive vjen prej pijeve.
Studimi me i fundit it “John Hopkins Bloomberg School of Public Health”
zbulon se duke pakesuar konsumimin e pijeve, ne vecanti te atyre te
sheqerosura si: legjet e frutave, pijeve me gas etj. ndihmon ne humbjen e
peshes si dhe ne mbajtje te trupit ne forme.
Pyetje dhe pergjigje
Pyetje: Perse ky theksim i kalorive te pijeve?
Amerikanet konsumojne kalori nga pijet me shume se ckane konsumuar
ndonjehere. Ne ndryshim me kalorite e mara nga ushqimi i zakonshem , per
njerezit eshte shume e veshtire per te patur nje llogari te sakte se sa
kalori marrin nga pijet. Sistemi trupor i njeriut qe rregullon urine
dhe sasine e ushqimit te marre eshte shume kompleks, por shkencetaret
kuotojne qe mungesa e aktivitetit fiziologjik dhe simulantet e ambjentit
qe shoqerohen me te pirin , si psh mos qenja e nevojshme e pertypjes
apo e pergatitjes se pijes si psh kur pergatit nje ushqim luan nje rol
te madh. Per kete arsye kalorite e lengshme nuk te ngopin dhe nuk jane
aq sadisfaksionuese sa eshte ushqimi i zakonshem. Zakonisht jane kalori
“boshe” sepse nuk kane vlera ushqyese.
Pyetje: A jane pijet e “shendetshme”si psh leg fruti natyral apo caji
nje opsion me i mire kur je duke u perpjekur per te humbur peshe?
E verteta eshte JO!.
Kaloria eshte kalori dhe nuk ka rendesi se nga vjen. Disa nga pijet e
shendetshme apo cajrat qe shiten ne treg po te analizohen me kujdes
mund te kene deri ne 300 kalori qe per nje person qe perpiqet te humbase
peshe jane te panevojshme. Gjithmone shikoni me kujdes etiketat e
pijeve qe blini per te patur nje ide se sa kalori jeni duke marre dhe
kerkoni forma alternative per sadisfaksion.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:25 pm

Disa udhezime per nje diete te shendetshme

Yndyrnat jane baze, ne shume procese te organizmit dhe jane nje forme e perqendruar e energjise. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund te coje ne dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmes, vaji i arres se kokosit, dhjamrat e kafsheve, vezet, peshqit, arrat, kane yndyrna te tretshme.

Fibrat luajne nje rol te rendesishem ne nje diete te shendetshem, ndihmojne levizjen e ushqimit ne aparatin e tretes, ndalojne kapsllekun, ndihmojne funksionimin e zorreve (parandalojne shqetesimet ne to), apendesitin, semundjet e zemres. Dritherat jane shume te pasura me fibra.

Vitaminat dhe kriperat minerale e ndihmojne trupin te ruaje formen e mire. Nje diete e mire duhet te siguroje te gjitha vitaminat dhe kriperiat minerale, qe jane shume te nevojshem per organizmin. Megjithate duhen vetem sasi te vogla, ato jane te pazavendesueshme.
Vitaminat dhe kriperat minerale veprojne se bashku. Kriperat minerale ndikojne ne strukturat kockore, krijimin e nje ekuilibri te sistemit ujor te organizmit, nervat dhe reagimet muskulare. Minerale te rendesishme jane kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund te maganizohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marre rregullishte. Nese frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kriperiat minerale humbasin shume nga cilesite e tyre. Zierja me avull eshte me e mire, sesa zierja e zakonshme. Mjafte vitamina permbajne edhe lekurat e frutave.
Te dishe te hash...

Ka disa lloj ushqimesh qe duhet te hahen te shoqeruara me te tjera, sepse keshtu behen me te dobishme per organizmin tone.
Studimet e bera, kane treguar se nese i ha karrotat e grira ne forme sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund te pakesosh sasine e kalorive qe merr, por humb marrjen e betakarotines qe eshte mjafte e vlefshme per trupin.

Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi, vetem ne prani te yndurnave. Me perpara, konsiderohej e papershtatshme te bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot, mendohet se t`i shtosh llojeve te ndryshme te pastave (brumerave), pak fasule, bizele, apo thjerreza, plotesohen me mire nevojat proteinike te trupit. Por ka edhe ushqime, qe keshillohet te mos bashkohen gjate ngrenies. Keshtu psh. djathi, qe eshte i pasur me kalcium, kur hahet se bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorret.

Lakra e bardhe kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, qe permban peshku. Po ashtu, tanina qe permban caji, pengon absorbimin e kalciumit qe ndodhet ne djathe, etj
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:25 pm

Mbipesha shkaktohet nga mungesa e vitaminave

Mbani dietë dhe nuk humbni peshë? Ja pse ndodh kjo.

Nuk ka asgjë më të tmerrshme sesa mbajtja e pasuksesshme e dietave të llojllojshme. Mundoheni, hiqni dorë nga shumëçka, vuani, kurse treguesi i peshores nuk luan se nuk luan, mbetet aty ku ishte edhe para dietës. Pse? Ngase ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në mbipeshë, e që kurrë nuk iu kanë shkuar ndërmend.

1. Nuk merrni mjaft vitamina
Gratë që, krahas mbajtjes së dietës, marrin edhe preparate multivitamine, kanë apetit më të vogël sesa ato që nuk marrin preparate të tilla. Shkencëtarët nuk e dinë pse ndodh kjo, por është më se e qartë se marrja e vitaminave, sidomos e vitaminës B, rrit djegien e dhjamërave dhe e ul stresin.

2. Keni një shoqe të trashë
Nëse shoqja juaj e ngushtë vuan nga mbipesha, atëherë edhe ju jeni për 57% më e rrezikuar që të filloni të trasheni, thonë kërkuesit shkencorë nga Harvardi.
Prandaj, nëse keni vendosur që të mbani dietë, mundohuni që këtë ta bëjë edhe shoqja juaj e ngushtë, përndryshe do të duroni urie kot.

3. Celulari
Shkencëtarët kanë konstatuar se përdorimi i celularit para se të bini në gjumë, mund të shkaktojë pagjumësi, e kjo nuk është mirë për ata që janë në dietë. Në të vërtetë, është parë se njerëzit që flenë më pak se 5 orë gjatë natës, janë për 32% më të rrezikuar nga mbipesha, për dallim nga njerëzit që flenë 7 orë.

4. Pijet dietetike
Studimet kanë treguar se vetëm një pije dietetike në ditë, i rrit për 31% gjasat që të jeni me mbipeshë. Kjo vjen për shkak se ëmbëltuesit artificialë të këtyre pijeve e përgatisin organizmin tuaj për marrjen e madhe të kalorive, duke ndikuar që organizmi të djegë më pak dhjamëra apo kalori të tjera. Në vend të pijeve të gazuara është më mirë që të pini çaj, lëng të natyrshëm apo kafe.

5. Mëlçia dembele
Mëlçia është djegësi kryesor i dhjamërave në organizëm, por nëse ajo është tepër e ngarkuar me helme, siç është alkooli, ajo nuk mund t’i shkrijë kilet e tepërta. Për këtë shkak, për t’i ndihmuar mëlçisë suaj, duhet që të mos pini alkool dhe të mos merrni yndyra të ngopura.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:26 pm

Kilogramët shkrihen shpejt me supën magjike

Supën e varfër me kalori preferohet që ta pini në sasi të pakufizuar, në çdo periudhë të ditës

Dieta e thjeshtë me supën “magjike” apo supën me lakra, për shkak të prakticitetit të saj, dikur ishte shumë e popullarizuar. E përshtatshme për të gjithë, sidomos për njerëzit që nuk kanë shumë kohë të lirë, kjo dietë është e pasur me fibra, vitamina dhe minerale. Si e tillë, ajo e përshpejton metabolizmin, ndihmon në shkrirjen e dhjamërave dhe në pastrimin e trupit nga helmet. Bazë e kësaj diete është supa, për përgatitjen e të cilës nuk duhen shpenzime të shumta.

Ajo mund të zihet në sasi të mëdha dhe mund të qëndrojë disa ditë. Përparësia e kësaj diete është që, gjatë mbajtjes së saj, nuk keni nevojë që të duroni nga uria. Supën e varfër me kalori preferohet që ta pini në sasi të pakufizuar, në çdo periudhë të ditës. Sa më shumë që ta pini, aq më tepër do të dobësoheni, thonë shkencëtarët. Krahas supës, varësisht nga ditët e caktuara, mund të hani pemë, perime, mish pa dhjam, oriz dhe të pini qumësht. Nëse nuk ju pëlqen mishi i lopës, në ditë të caktuara mund të hani gjoks pule pa lëkurë, të përgatitur në skarë, apo mund të hani edhe peshk në skarë. Me rëndësi është që vetëm në disa nga këto ditë të hani mish lope.

Gjatë mbajtjes së kësaj diete, rreptësishtë ndalohet pirja e pijeve alkoolike dhe e pijeve të ëmbla, si dhe nuk lejohet ngrënia e bukës dhe brumërave (duke përfshirë edhe makaronat, spagetat...).
Me rëndësi është që të pini shumë lëngje, të paktën 6-8 gota në ditë, si dhe çaje pa sheqer, apo edhe ndonjë filxhan kafeje të zezë. Nëse i përmbaheni menysë, në javën e parë do të humbni 4,5-7 kg. Nëse humbni më shumë se 7 kile, para se të vazhdoni me dietë, pauzoni disa ditë.

Përbërësit e supës:
6 qepë, një lakër e madhe, një selino i madh, 2 speca të gjelbër, 2-4 karota, 4-5 domate apo 2 konserva domatesh, 1,5 l ujë, 2 paketime supe apo katrorë për supë pule, apo lope, majdanoz, kripë, biber dhe erëza (mëlmesa) bimore sipas dëshirës.

Dita e parë: pini vetëm supë dhe hani pemë.
Mund t’i hani të gjitha pemët, me përjashtim të bananeve.
Mund të pini edhe ujë dhe çaj pa sheqer.
Dita e dytë: pini supë dhe hani perime (të freskëta, të ziera, të konservuara).
Evitoni fasulet, bizelet dhe misrin. Për darkë mund të hani patate të pjekura me lëvore, me pak kripë dhe gjalpë.

Dita e tretë: lejohet që të pini supë dhe të hani të gjitha llojet e perimeve dhe pemëve. Nëse u jeni përmbajtur udhëzimeve, do të duhej të keni humbur 2-3 kile.

Dita e katërt: pini supë dhe qumësht pa yndyrë, hani deri në 3 banane.

Dita e pestë: mund të pini supë në sasi të pakufizuar, si dhe mund të hani mish dhe perime. Mund të hani 300-600 dag mish të zier të lopës dhe 6 domate.

Dita e gjashtë: pini supë, hani mish të zier lope dhe perime, por jo edhe patate.

Dita e shtatë: përveç supës, mund të ushqeheni edhe me oriz integral të zier në ujë, me mëlmesa sipas dëshirës. Hani të gjitha perimet.

Efekti
Qysh në ditët e para të dietës mund të humbni 2-4 kile, kryesisht ujë. Vetëm nëse vazhdoni që t’u përmbaheni rregullave të kësaj diete mund të keni një humbje të qëndrueshme të kileve. Preferohet që, pasi iu keni përmbajtur kësaj diete për shtatë ditë, të pauzoni dy javë dhe të filloni përsëri, natyrisht, nëse doni që të humbni edhe më tepër në peshë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:26 pm

Dieta me përqindje të ulët yndyre

Ekspertët i kanë nënshtruar vullnetarët ndaj dy tipa dietash alternative, një me përbërje të ulët yndyrash dhe një që përmbante shumë yndyra (që është baras me 40 për qind të kalorive totale që merr organizmi).

Ekspertët kanë vënë re se duke kaluar nga dieta e parë në të dytën, niveli i kolesterolit rritej në mënyrë të pashmangshme për të gjithë çiftet e binjakëve, por ndryshe nga një çift në tjetrin.
Ende nuk dihet se cilat janë gjenet që përfshihen në përhapjen e kolesterolit në organizëm, por të gjithë njerëzve u këshillohet një stil i shëndetshëm jete, regjim ushqimor të mirë dhe zbatimin e terapive të këshilluara nga specialistët, të tilla sjellje janë armët më të mira ndaj hiperkolesterolaminës.
Kolesteroli nuk kursen as femrat dhe as meshkujt, madje, sipas studimeve, më të prekura janë femrat, pasi ato janë më të prira drejt ushqimeve me yndyrë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:26 pm

Tetë ushqime që mund të ulin nivelin e kolesterolit

Shpesh vëmë re se njerëzit i kushtojnë tepër rëndësi
dietës së përditshme ditore, duke u munduar që të merren me anë të
ushqimit të gjithë përbërësit ushqimorë të domosdoshëm për organizmin,
në mënyrë të tillë që të mos sjellin rreziqe për organizmin


E rëndësishme është që të konsumohen fruta dhe perime, sidomos në stinën
e verës, kur organizmi ka më shumë nevojë për produkte të pasura me ujë
dhe lëngje. Studimet e bëra kohët e fundit kanë zbuluar se disa
ushqime, përgjithësisht fruta dhe perime, për vetë aftësinë e tyre, për
të ulur nivelin e kolesterolit në gjak janë quajtur “super” ushqime.
Këto ushqime janë ndër të paktat “produkte” që kanë specifikën e
rregullimit të nivelit të kolesterolit në gjak, dhe e mbajnë atë në
nivelin e duhur.

Tërshëra

Kur disa gra në Universitetin e Torontos në Itali, në funksion të një
studimi që po kryenin shtuan në dietën ditore tërshërën dhe krundet,
vunë re se gjendja e zemrës, presioni i gjakut, niveli i kolesterolit në
gjak; gjendja e përgjithshme shëndetësore u përmirësua në 11 për qind.
Tërshëra është e pasur në Potasium, i cili mban nën kontroll presionin e
gjakut, si dhe me vitaminë E, të gjendur edhe te drithërat.

Bajamet

Studimet e kryera nga Universiteti Tufts në vitin 2005 zbuluan se në
lëkurën e bajameve ndodhen substanca të tilla, të cilat ndihmojnë në
parandalimin e oksidimit të kolesterolit, një proces i cili mund të
shkatërrojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë rrezik për atak
kardiovaskular. Bajamet janë të pasura me magnez dhe vitaminë E, të
cilat luajnë rol në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Të bajamet ka
përbërje magnezi.

Batha dhe thjerrëzat

Në rezultatet e raportuara në kronikat e Mjekësisë Internacionale në
vitin 2005 u tregua se personat, të cilët kishin përfshirë bathën dhe
thjerrëzat në dietën e tyre ushqimore kishin normalitet në nivelin e
kolesterolit rreth 2 herë më shumë se ata persona që nuk i konsumonin
këto prodhime, të cilët ishin nën frikën e një tensioni të mundshëm, apo
problemë të ndryshme që kanë të bëjnë me gjakun dhe zemrën.

Boronicat

Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidantë, shumë të fuqishëm të
quajtur pterostilbene, të cilët ndihmojnë në uljen e nivelit të
kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura, gjë që u raportua në
vitin 2004 nga shkencëtarët e Shërbimi Kërkimor Agrikulturor. Boronicat
janë të pasura më vitaminë C, e cila është e përbërësi kryesor i
kolagjenit dhe përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të
lëkurës, enëve të gjakut.

Elbi

Kur një grup shkencëtarësh vullnetarë shtuan elbin në dietën e Shoqatës
Amerikane për Sëmundjet e Zemrës pas studimeve të bëra në vitin 2004
rezultuan se niveli i kolesterolit u ul më tepër se dy herë, çka
përmirësonte dhe gjendjen shëndetësore të të sëmurëve me zemër. Elbi
përmban Potasiumim, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore
të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e
zemrës dhe veshkave.

Avokadot

Përbërësit ushqimorë të pangopur te avokadot kanë rezultuar si përbërës
të cilët janë të aftë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe për të
shmangur atë tip të kolesterolit i quajtur “i keq”. Efekti i avokadove
vërehet sidomos te ata persona që vuajnë nga niveli i lartë i
kolesterolit në gjak. Avokadot janë të pasura me magnez, i cili është i
nevojshëm për disa nga proceset bazë të organizmit dhe vepron në më
tepër se 300 reaksione biokimike.

Alkooli

Të pish një gotë verë në darkë, apo një pijë të lehtë alkoolike, në
fakt, ka treguar se ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterolit në
gjak, si dhe në uljen e rrezikut për të pasur atak kardiak. Në të
kundërt teprimi me pijet alkoolike sjell në mënyrë të pashmangshme
probleme me zemrën, mëlçinë, si dhe vdekje të hershme. Birra dhe vera
janë ndër burimet më të mëdha të kromit, të cilat shpërbëjnë ushqimet në
energji të përdorshme.

Karota

Në trupin tonë, Beta Karoteni, proteinë e cila gjendet tek karotat,
është i shndërruar në vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese
kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, që
kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e
qelizave të trupit. Beta Karoteni vepron zakonisht si një antioksidant
që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe
sallata jeshile.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:26 pm

Dieta, pa bukë dhe makarona? Lamtumirë kujtesë

Thuaj mirupafshin bukës dhe makaronave dhe njëkohësisht thuaj lamtumirë edhe memories.

Dietat e grave kanë avancuar por vazhdojnë të kenë të njëjtën bazë,
eliminimin e karbohidrateve. Metoda më komune për të rrëzuar kilet e
tepërta jep edhe efekte të dëmshme. Thuaj mirupafshin bukës dhe
makaronave dhe njëkohësisht thuaj lamtumirë edhe memories.

Ky është konkluzioni i një studimi të Universitetit Tufts të Bostonit
botuar në revistën italiane “Appetite”. Kërkimet u bazuan në impaktin e
dietës që eviton miellin sheqerin dhe patatet dhe konsiston vetëm në
proteina dhe vitamina. Përfundimi është: Ata që nuk përdorin në ushqimin
e tyre karbohidratet vujanë nga kujtesa.

Doktor Holly Taylor, thotë se cipa e memories dëmtrohet nga kjo lloj
diete pasi mungesa e karbohidrateve bën që truri të mbetet i paushqyer.
Studimi u testua në 19 femra të moshës nga 22-55 vjeç. “Buka dhe
makaronat janë si “karburant” për neuronet”, thotë doktor, Taylor.


Edituar për herë të fundit nga BeLti në Sat Apr 09, 2011 3:29 pm, edituar 1 herë gjithsej
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:27 pm

Dieta ekspres: pastrojeni trupin pas festave

Çdo vit mundoheni t’i rezistoni shijimit të tryezës së festave të fundvitit, por kot. E dini se do ta teproni edhe këtë herë. Mos u brengosni, sepse ekziston një mënyrë e mirë që ta pranoni organizmin nga të gjitha kënaqësitë ushqimore. Në kohën e festave, kur mania pas ushqimit është e arsyeshme, organizmi në mënyrë konstante bombardohet me alkool, yndyra dhe sheqerna, të cilët janë të pasur me radikale të lira. Porcionet e mëdha të ushqimit dhe lënia anash e aktiviteteve fizike, e sjellin organizmin në gjendje shoku, të cilat përcillen me fryrje të stomakut, ngritjen e shtypjes së gjakut, migrenës, etj. Në mënyrë që kjo mos të ndodhë, ua ktheni goditjen sulmit të radikaleve të lira. Pas pirjes dhe ngrënies së tepërt, i lejoni trupit të pushoj dhe çlirohet nga toksina e grumbulluara, të cilat akumulohen lehtë me rastin e çrregullimit të ritmit natyral të organizmit. Dieta e re për detoksim, e bazuar në perime të ziera dhe fruta nga jugu, do t’ua lehtësojë punën. Përkrah të ushqyerit të duhur dhe çajrave nga bimët, që është baza e këtij regjimit të ushqimit, do ta shpejtoni procesin e detoksimit.

Dita e parë
Mëngjesi
250 ml lëng portokalli i freskët – vlera ushqyese: 83 kcal
150 g sallatë pemësh, 4 kumbulla të terura,
Çaj mështekne apo mendre, i ëmbëlsuar me dy lugë mjaltë
Vlera ushqyese: 60 kcal

Zamra
2 mandarina – vlera ushqyese: 115 kcal

Dreka
Perime të ziera në avull
300 g patate, 300 g kungull i njomë, një lugë vaj ulliri, mëlmesa, uthull molle sipas shijes suaj. Vlera ushqyese: 345 kcal
200 g panxhar i zier në lëng limoni, një lugë vaj ulliri. Vlera ushqyese: 88 kcal
Çaj mjekues agnushe, xhenxhefili, lëvozhgë portokalli dhe shfrani, i ëmbëltuar me një lugë mjaltë. Vlera ushqyese: 30 kcal

Zamra
350 g sallatë pemësh nga ananasi dhe grejfruti -Vlera ushqyese: 131 kcal

Darka
Supë e kthjellët nga perimet
Preni 150 gr pras, 100 gr selino dhe 120 gr kungull i njomë dhe i piqni. I shtoni një litër ujë, një kockë supe dhe e lini të zihet rreth 20 minuta. Në fund i shtoni 200 gr spinaq dhe i hidhni kripë. Me rastin e servimit, i hidhni supës gjysmë luge vaj ulliri.
Vlera ushqyese: 182 kcal
Çaj për natë të mirë nga bliri, kamomili dhe lulja e portokallit, i ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Vlera ushqyese: 30 kcal


Dita e dytë
Mëngjesi
250 ml limonadë pa sheqer – Vlera ushqyeset: 80 kcal
Dy lugë mulli (drithëra) që i hidhni në një filxhan jogurt pa yndyrë- Vlera ushqyese: 80 kcal

Zamra
Çaj nga mështekna dhe menta, i ëmbëlsuar me dy lugë sheqer. Vlera ushqyese: 60 kcal

Dreka
Perime të ziera
Grini 250 gr brokoli, 100 g lulelakër dhe 150 g karota, dhe pastaj i piqni butë në vaj ulliri. Vlera ushqyese: 325 kcal
Sallatë e gjelbër me karota të grira, rrush të thatë dhe fara të lulediellit.
Vlera ushqyese: 100 kcal
Çaj mjekues agnushe, xhenxhefili, lëvozhgë portokalli dhe shfrani, i ëmbëltuar me një lugë mjaltë. Vlera ushqyese: 30 kcal

Zamra
1 banane
Vlera ushqyese: 100 kcal

Darka
Zieni në avull 200 gr brokoli dhe 200 g lulelakër dhe i spërkatni me lëng limoni dhe vaj ulliri.
Vlera ushqyese: 104 kcal

Çaj për natë të mirë nga balsami dhe mendra, i ëmbëlsuar me një lugë mjaltë .
Vlera ushqyese: 30 kcal
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:27 pm

Cilit tip i takoni dhe cila dietë është më e mira për ju

A po mundoheni që të dobësoheni, por nuk ju shkon për dore? Ndoshta nuk keni zgjedhur dietën e cila më së miri i përshtatet karakterit tuaj.

Shikoni se cilit tip i takoni dhe cila dietë është më e mira për ju. Zgjedhja e kujdesshme dhe e mençur e dietës do t’jua lehtësojë betejën me kilogramët e tepërt.

Bëhuni këmbëngulës dhe rezultat nuk do të mungojnë.

Perfeksionisti

Ju dëshironi të gjitha dhe atë menjëherë. Dietat për ty nuk kanë kurrfarë sekreti: saktësisht e dini çfarë, kur dhe sa duhet të hani.
Dieta rigoroze ju frustron, kështu që shpesh ndodh që të bini në krizë dhe të zbrazni frigoriferin, për të kompensuar të gjitha ato që ia keni mohuar vetes.

Pastaj veten e dënonin në atë mënyrë që i kapërceni shujtat dhe kështu në të vërtetë hani më shumë se sa zakonisht, ndërsa organizmi mbrohet në atë mënyrë që krijon rezerva.

Këshillë: Qeraseni veten një apo dy herë me ushqimin që e pëlqeni, por sigurohuni që mos ta tejkaloni dozën ditore të kalorive, të cilat guxoni t’i konsumoni. Psh, nëse keni ngrënë një ëmbëlsirë për drekë, në darkë hani mish pa yndyrë dhe perime të ziera.


I shpërndarë

Keni shumë obligime si në punë ashtu edhe në shtëpi, kështu që nuk keni kohë që të ushqeheni si duhet. Për ju tri shujta në ditë janë utopi e pastër.

Gjërat që më së shpeshti i hani, sandviçët dhe picat, të trashin dhe nuk janë të shëndetshme. Përveç kësaj, organizmi ka nevojë për ritëm të vazhdueshëm të ushqimit.

Këshillë: Nxiteni veten që së paku pesë herë në javë të keni një shujtë të cilën do ta hani ngadalë, në qetësi. Kjo shujtë duhet të përbëhet nga supa apo çorba, sallata, mishi pa yndyrë apo peshku, një porcion i perimeve të ziera, ndonjë prodhim qumështi dhe pemë.


Tepër të ndjeshëm

Ndarje, grindje, dëshpërim… dhe ju menjëherë niseni drejt frigoriferit. Ushqimi për ju është ilaç kundër tensionit.Është e saktë se ushqimi ju ndihmon të përballoni momentet e vështira, por ai nuk zgjidh asgjë.

Përkundrazi, lehtësimi shumë shpejt do t’ia lëshojë vendin ndjenjës së fajësisë, ndërsa grumbullimi i kilogramëve është i pashmangshëm.

Këshillë: Kur të ndjeni se do të bini në krizë, mbusheni frigoriferin me ujë mineral apo zieni sasi më të madhe të çajit të bimëve. Kështu do ta mbushni stomakun dhe nuk do të konsumoni asnjë kalori.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:27 pm

Pesë ushqime për zvogëlimin e kileve të padëshiruara

Në botë harxhohen me miliarda dollarë në produkte për humbje në peshë. Por, ekziston edhe një mënyrë më e mirë dhe më e lirë për humbjen e kileve të padëshiruara.

Një studim i ri tregon se disa produkte ushqimore, që gjenden në çdo dyqan, mund të na ndihmojnë në këtë drejtim. Bëhet fjalë për ushqime që e përmirësojnë metabolizmin dhe janë një ndihmë në heqjen e kileve të tepërta.

Kur herën tjetër të shkoni për të blerë gjësende ushqimore, merreni me vete listën e re të gjësendeve ushqimore.

1. Vezët
Në vend të bukës dhe produkteve nga brumi, në mëngjes është më mirë të hani vezë. Ky ushqim përmban shumë proteina dhe ndihmon që, për një kohë të gjatë, të mos ndiejmë uri. Një studim ka zbuluar se njerëzit me mbipeshë që kishin ngrënë vezë, për 36 orët e ardhshme hanin më pak ushqim, krahasuar me ata që kishin ngrënë ushqime të tjera. Studime të shumta kanë treguar se proteinat e vezëve ndikojnë mirë në nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlojnë dëshirën për ushqime të ëmbla.

2. Bishtajat
Janë të paktë ata njerëz që kanë dëgjuar për kolecistokininën, por ky është njëri nga miqtë më të mirë në luftën kundër kileve të tepërta. Ky hormon tretës e zvogëlon apetitin në mënyrë të natyrshme. Shkencëtarët thonë se bishtajat kanë sasi të madhe të tij. Kjo vërtetohet edhe me studime të ndryshme, me ç’rast është vërejtur se te njerëzit që rregullisht ishin ushqyer me bishtaja, ishte vërejtur rritja e nivelit të këtij hormoni.

Ka edhe të dhëna se bishtajat e mbajnë në nivel të dëshiruar sheqerin në gjak, gjë që d.m.th. se për një kohë më të gjatë qëndron ndjenja e ngopjes. Përpos kësaj, bishtajat zvogëlojnë edhe nivelin e kolesterolit në gjak. Përkujdesuni që bishtajat të gjenden rregullisht edhe në menynë tuaj.

3. Dardhat
Kjo pemë është e pasur me fibra, gjë që d.m.th. se është e shëndetshme, por edhe se krijon ndjenjë të qëndrueshme të ngopjes. Dardhat përmbajnë edhe pektinë, që e zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar kështu në zvogëlimin e apetitit. Kjo vërtetohet edhe nga një studim brazilian, me ç’rast është parë se gratë që kishin ngrënë më shumë dardha, kishin humbur më shumë në peshë.

4. Kanella
Kur nga mesi i ditës dobësoheni dhe ju kap dëshira për ëmbëlsira, merrni bukë integrale të thekur dhe vendosni kanellë mbi të. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se sasitë e vogla të kanellës mund ta rregullojnë sasinë e insulinës në gjak, duke e kontrolluar kështu edhe ndjenjën e urisë. Një studim tjetër ka treguar se ¼ e lugës së çajit kanellë mund ta zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak, si edhe të kolesterolit. Kanella lejohet në sasi të vogla.

5. Uthulla
Është një produkt i shkëlqyeshëm që ngop. Një studim suedez ka treguar se njerëzit që hanë bukë të njomur në uthull, rrinë të ngopur për një kohë të gjatë dhe nuk kanë nevojë për shujta të shpeshta. Shkaku i këtij veprimi është thartira acetate, e cila ngadalëson kalimin e ushqimit nëpër lukth, duke krijuar ndjenjën e ngopjes. Uthulla është një përbërës mjaft i vjetër ushqimor që ka dobi të shumëfishta.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:27 pm

Dietë për meshkujt


Kjo është një dietë vetëm për meshkujt që janë mbi peshë. Eshtë mbi
kalorike dhe është organizuar në dy faza, e para e zgjat dy javë dhe
garanton 1 mijë kilokalori, si dhe shpërbën 43 për qind të proteinave,
22 për qind të yndyrnave si dhe 34 për qind të karbohidrateve.

Ndërkohë që në fazën e dytë, e cila zgjat edhe kjo një javë, mund të
arrijmë të bëjmë një përzgjedhje të dietës që na nevojitet për të
disiplinuar ato që hamë çdo ditë, në lidhje me sheqernat, jo duke
ndaluar së ngrëni ëmbëlsira, pëdorimi me kujdes i produkteve që kanë
laktikë, yndyrna apo mirëmenaxhimi i situatave, kur jemi përballë
ushqimeve me bazë brumërat.
Faza e pare: (kohëzgjatja : 2 javë)

E HENE

•mëngjesi : dieta të cilën do të përdorni mëngjesin e ditës
së parë janë frutat e freskëta të stinës, një fetë bukë të zakonshme ose me sojë, si
dhe kafen e zakonshme, por pa përdorur fare sheqer.
• dreka: në këtë vakt sugjerohet përdorimi i mishit pa dhjamë,
mund të zgjidhni atë të pulës ose të gjelit, servireni kur është i ftohtë, më pas hani frutat
sipas dëshirës, kafen pa sheqer dhe ujë.
• darka : peshku, edhe ky jo i dhjamosur është pjesë e recetës
së darkës, i shoqëruar me një sallatë, 1 fetë buke me sojë, frutat e stinës, kafe pa sheqer
dhe një gotë ujë.

E MARTE

• mëngjesi : edhe ky mëngjes do të jetë njësoj, sa më shumë
fruta të freskëta të stinës, një fetë bukë të zakonshme ose me sojë, si dhe kafen e
mëngjesit sërish pa sheqer.
• dreka : fruta të freskëta të stinës, sugjerohet tre llojë të
ndryshme frutash, si qershi, shalqi dhe pjeshkë, mos harro të pish një kafe pa sheqer
dhe ujë.
• darka : mish jo i majmë, pule ose gjeli, një sallatë me
perime të freskëta, ku të mbizotërojë domatja, një kafe pa sheqer si dhe ujë sipas
dëshirës, është ky sYgjerimi i ditës.

E MERKURE

• mëngjesi : mos harroni duhet rë respektoni mëngjesin,
me fruta të freskëta të stinës, në mëngjes një mollë dhe qershi, 1 fetë bukë të
zakonshme ose me sojë dhe kafe pa sheqer
• dreka : një sallatë me peshq, kryesisht me salmon dhe ton,
disa feta limoni, perime dhe fruta të freskëta, kafe pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës,
do të ishin dreka e së mërkurës.
• darka : duke patur parasysh se deri tani kemi marrë proteinat
e nevojshme, për darkë iu sugjerojmë mish qengji pa dhjamë, perime, kafe pa sheqer si
dhe ujë.

E ENJTE

• mëngjesi : këtë mëngjes frutat e freskëta, bukën e zakonshme
ose me sojë dhe kafen pa sheqer mund të shoqëroni së bashku me një gotë qumësht, ose
kornflakes
• dreka : djathë pa shumë yndyrë, dy vezë të gatuara me shumë
pak vaj, perime, 1 fetë bukë me sojë ose të zakonshme, kafe pa sheqer dhe ujë, mund të
hani për drekë
• darka : mund të përdorni roston ose edhe biftekun, me perime,
kafe pa sheqer dhe ujë. Kujdes me mishin, të jetë pa shumë dhjamra, sugjerohet mishi i pulës.

E PREMTE

• mëngjesi : një kokërr vezë të zier, 1 fetë bukë të zakonshme
ose me sojë, frutat të freskëta të stinës, si dhe në fund mund të shijoni kafen e përditshme
pa sheqer
• dreka : djathë pa yndyrë, perime të freskëta në formën e sallatës
verore, 1 fetë bukë të zakonshme ose me sojë, kafe pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës
• darka : peshk i pjekur në skarë, me disa feta limoni, sallatë me
fruta, 1 fetë bukë të zakonshme ose soje, kafe ose çaj të ftohtë pa sheqer dhe ujë

E SHTUNE

• mëngjesi : pak qumësht të përzier me kafe ose çokollatë me
pak sheqer, fruta të freskëta të stinës si dhe një fetë bukë të zakonshme ose me sojë për
të filluar ditën
• dreka : kjo do të jetë një drekë e varfër, me fruta të freskëta
të stinës, kafen e zakonshme pa sheqer si dhe ujë sipas dëshirës
• darka : rosto me mish pule ose gjeli, me shumë pak dhjamëra,
perime të gjalla dhe fruta të stinës, kafe pa sheqer si dhe ujë.

E DIELE

• mëngjesi : këtë mëngjes do të përdorni fruta të freskëta të stinës,
1 fetë bukë të zakonshme ose me soje, si dhe kafen e përmëngjesshme pa sheqer
• dreka : mish jo i majmë, mund të zgjidhni çfarë mishi të doni,
ndoshta dhe peshk, shoqërojeni me një sallatë me perime, frutat e stinës si dhe kafen pa
sheqer dhe ujë
• darka : zgjidhni fileto pule ose gjeli pa dhjamra, perime të freskëta,
jo në formë sallate, kafen pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës.

Faza e dytë:Tabela e ushqimeve të këshilluara gjatë fazës së dytë :

Duhet të hani

•Mish pa dhjamra
•Salcë sallate, uthull dhe limon
•Peshk jo i majmë
•Djathë pa yndyrna
•Bukë te plote (whole)
•Vezë
•Perime dhe fruta të freskëta
•Kafe pa sheqer
•Ujë

Nuk duhet të hani !

•Brumra
•Salsa,vaj dhe gjalpë
•Pasta
•Oriz
•Patate
•Bukë me përbërës të tjerë
•Pije alkoolike
•Embëlsirat në përgjithësi
•Qumësht fabrike
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:28 pm

Dobësohuni me jogurt


Jogurti shpejt dhe lehtë shkrin shtresat e dhjamit, meqë përmban kalcium, prandaj është pije e preferuar në dieta.

Dita pare – Mengjesi

Jogurt pemësh me flluska – një gotë jogurti pemësh (125 g) me 1,5% të
yndyrës së qumështit qiteni në një enë dhe shtoni pak lëng limoni. Një
lugë të flluskave të tërshërës fërgoni në tigan të thatë dhe hidhni në
jogurt.
Vlera energjetike: 204 kalori

Dreka
Perime me oriz – 100 g lakër dhe 100 g karotë grini në katrorë. Në vajin
e ullirit fërgoni perimet me 50 g luspa të sojës. Shtoni 75 g oriz të
zier dhe fërgoni me perime për rreth 3 minuta. Qitni kripë dhe biber. Si
desert mund të hani 50 g jogurt nga qumështi me pak yndyrë, me një lugë
të kokosit pluhur.
Vlera energjetike: 341 kalori

Darka
Sallata me proshutë dhe karota – Grini 250 g karota. Nga një mollë
largoni farat dhe grijeni atë në katrorë, grini 50 g proshutë lope dhe
fërgojeni. Përzieni të gjitha me 100 g jogurt të qumështit pa yndyrë dhe
me dy lugë të lëngut të limonit. Shtoni kripë dhe biber.
Vlera energjetike: 297 kalori

Dita e Dyte – Mengjesi

Kafjalli
Sallatë me kastravecë – 150 g jogurti të qumështit me pak yndyrë i
hidhni kripë dhe biber. Grini kastravecët dhe përzieni ata me jogurt.
Shtoni një thelb të shtypur hudhre. Sallatën hajeni me bukë të zezë.
Vlera energjetike: 200 kalori

Dreka
Biftek gjeldeti - 125 g bifteku të gjeldetit qitni kripë dhe biber në
të dyja anët dhe lyeni me vaj. Grini 200 g kërpudha shampionë, një
domate dhe një spec të madh të gjelbër.Hidhjani keto mishit dhe
fërgojeni. Përsëri hidhni kripë dhe biber. Kur mishi të jetë gati,
përziejeni me 100 g jogurt dhe shtojeni një thelb hudhre.
Vlera energjetike: 321 kalori

Darka
Sallatë pemësh – Përzieni dy gota jogurt (me nga 100 g) me një lugë sheqeri vaniljeje dhe me 150 g pemë të ngrira mali.
Vlera energjetike: 215 kalori

Dita e trete – Mengjesi

Kafjalli
Krem-djathë me ‘grisini’ integrale – Krem-djathin përziejeni me kanellë
dhe me gjysmë jogurti me pak kalori. Shtojeni një mollë të grirë imët.
Me këtë hani ‘grisini’ integrale.
Vlera energjetike: 215 kalori

Dreka
Peshk i pjekur – një filete merluci (lloj peshku) prej 150 g duhet t’i
qitni kripë, biber dhe ta piqni. Grini gjysmë kastraveci në katrorë.
Përzieni 100 g jogurt me një lugë mustardë.Hidhni në jogurt kastravec
dhe kopër. Me këtë duhet të hani bukë integrale.
Vlera energjetike: 309 kalori

Darka
Pastë me speca – zieni 100 g pastë (makarona). Grini gjysmë tube
majdanozi, gjysmë speci të verdhë dhe të kuq, si dhe një vezë të zier
mirë. Tërë këtë shtojeni në pastë. Përzieni me 100 g jogurt, dy lugë
biber të kuq jo djegës dhe qiteni mbi pastë.
Vlera energjetike: 331 kalori
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:28 pm

Dieta me portokaj, humbi 4 kile për katër ditë

Dëshironi që në mënyrë të shpejtë të gdhendni vijën e trupit? U sugjerojmë dietën efikase me frutën më të bukur të dimrit, portokallin.

Me ndihmën e kësaj diete katërditore, kilogramët shkrihen si në shaka, ndërsa do të ndjeheni shkëlqyeshëm, sepse në organizëm do të fusni vitamina të shumtë.

Acidet e pemëve, enzimat dhe vitaminat nga kjo frutë jugore, nxisin këmbimin e materieve dhe e shpejtojnë shkrirjen e dhjamit, i cili do ta ketë të vështirë të krijohet sërish.
DITA E PARË
Mëngjesi: Musli me portokall
Përzieni tri kumbulla të thata të prera paraprakisht të zhytura në lëngun e portokallit, një portokall të copëtuar, një mollë, tri lugë drithëra të përziera dhe 100 ml jogurt pa yndyrë. U hidh përsipër susam.

Vlera ushqyese: 10 g yndyrë, 5 g karbohidrate, 379 kcal
Dreka: mish pule me sherbelë
Dy këmbë pule pa asht, spërkatni me kripë, piper dhe spec të kuq dhe i piqni. I shtoni gjysmë qepe të grirë dhe tre gjethe sherbele. I mbuloni me 60 ml supë dhe dy lugë vermut dhe i zieni për 5 minuta. E hiqni nga ringla dhe i shtoni një portokall të prerë dhe dy lugë kajmak.

Vlera ushqyese: 50 g yndyrë,
9 g karbohidrate, 505 kcal

Zamra: lëng portokalli
Vlera ushqyese: 2 g yndyrë,
0 g karbohidrate, 107 kcal

Darka: sandviç me djathë të freskët
Një pjesë të bukës së prerë, e lyeni me një lugë djathë të freskët dhe mbi të hidhni gjashtë pjesë të portokallit. Me të e pini edhe një gotë qumësht.

Vlera ushqyese: 11 g yndyrë,
8 g karbohidrate, 265 kcal

DITA E DYTË

Mëngjesi: Musli me agrume
Përzieni një portokall, një grejpfrut, një lugë bajame të grira, një lugë arra dhe 150 ml jogurt.

Vlera ushqyese: 13 g yndyrë, 12 g karbohidrate, 320 kcal

Dreka: Sallatë nga karotat
Përzieni 150 g karota, një portokall të prerë, pakëz xhenxhefil, dy lugë lëng portokalli, kripë, biber dhe tharm të bardhë vere. Gjysmë vargu borzilok të prerë i përzieni me dy lugë vaj dhe i hidhni mbi sallatë. Servojeni me dy lugë ajkë të thartë.
Vlera ushqyese: 4 g yndyrë,
18 g karbohidrate, 260 kcal

Zamra: Koktej-çaj
Përgatitni 200 ml çaj frutash, lëreni të ftohet dhe i shtoni 50 ml lëng të freskët portokalli.
Vlera ushqyese: 0 g yndyrë, 0 karbohidrate, 20 kcal

Darka: Tiramisu kërcitës
Zhytni dy pjesë peksimadhe (biskota) me tre lugë të kafes ekspreso dhe një lugë portokall. Për kremin përzieni 120 g djathë dhe një lugë mjaltë. Sipër i hidhni fëstëk.
Vlera ushqyese: 21 g yndyrë, 4 g karbohidrate, 292 kcal

DITA E TRETË

Mëngjesi: Sallatë pemësh
Përzieni një banane, një kivi, një dardhë, 50 g rrush dhe një portokall. Të gjitha këto spërkatni me lëng limoni. Bëni një krem me një lugë mjaltë, 75 g jogurt pa yndyrë, pakëz vanilje dhe e hidhni mbi fruta.

Vlera ushqyese: 7 g yndyrë,
1 g karbohidrate, 298 kcal

Dreka: oriz i ëmbël-thartë
Pastroni 25 g oriz. Në vajin e nxehtë, hidhni salcë soje dhe një spec të grirë të djegës, një lugë salcë domatesh (keçap), një lugë tharm vere, pakëz lëng portokalli dhe pakëz sheqer. Kësaj mase i hidhni tre lugë supë dhe e zieni duke e përzier derisa të shkrihet sheqeri. I shtoni gjysmë qepe, një të katërtën e karotës dhe një pjesë bifteku. Vazhdoni ta zieni dhe në fund i shtoni një portokall të grirë.
Vlera ushqyese: 21 g yndyrë, 6 g karbohidrate, 300 kcal

Zamra: Lëng portokalli
Vlera ushqyese: 2 g yndyrë,
0 g karbohidrate, 107 kcal

Darka: biskota me djathë
Biskotat integrale i lyeni me dy lugë djathë dhe i mbuloni me copëza portokalli.
Vlera ushqyese: 9 g yndyrë,
1 g karbohidrate, 219 kcal

DITA E KATËRT

Mëngjesi: Pemë me fara lulëkuqeje
Zieni një lugë të frutës me fara lulëkuqeje me dy lugë lëng portokalli. Lëreni 10 minuta, ftoheni dhe përziejeni me 120 g djathë. Sipër i hidhni 25 g rrush, 80 g portokall, dardhë, mollë dhe i spërkatni me lëng limoni dhe sheqer-vanilje.
Vlera ushqyese: 21 g yndyrë, 8 g karbohidrate, 346 kcal

Dreka: biftek bibe
Një biftekut të vogël të bibës, i hidhni biber dhe kerri dhe e piqni në pakëz vaj. Nxirreni biftekun nga vaji dhe në vaj hidhni një qepë të re të grirë, 50 ml qumësht kokosi dhe 25 ml supë. Të gjitha këto i leni të zihen. I shtoni lëngun nga portokalli, një lugë mjaltë, shafran dhe pakëz majonezë të djegës, kripë dhe biber. Në fund, në salcë i shtoni një portokall të grirë. Servojeni me oriz.

Vlera ushqyese: 27 g yndyrë,
8 g karbohidrate, 252 kcal

Zamra: përzierje freskuese
Me mikser përzieni nga 40 gr banane dhe ananasi, 100 ml lëng mandarine, lëngun e një limoni, pakëz shurup nga panja, pakëz vanilje dhe çaj pemësh të ftohtë.
Vlera ushqyese: 1 g yndyrë,
0.5 g karbohidrate, 151 kcal

Darka: Sallatë nga orizi
Pastroni 50 g oriz. Përzieni 30 ml lëng portokalli, pakëz lëng limoni, 25 g jogurt dhe 50 g banane të prerë. Përzieni me orizin e pastruar dhe i hidhni sipër fëstëk.
Vlera ushqyese: 7 g yndyrë, 3 g karbohidrate, 347 kcal
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:29 pm

Nje molle gjithmone para ushqimit eshte ne gjendje te beje te humbni peshe me shume se zakonisht.


Dieta me molle ose ndryshe si e quajne dieta me tri molle ne dite (3 apple a day diet) eshte krijuar nga Tammi Flynn, instruktor trajnues grupor ne Gold’s Gym ne Washington. Flynn ka zbuluar se kur njeri nga klientet e saj hante nje molle gjithmone para ushqimit pa ndryshuar asgje tjeter, ajo ishte ne gjendje te humbte peshe me shume se zakonisht. Flynn me pas ka eksperimentuar me kete qasje (nje molle para ushqimit) ndaj klienteve tjere te saj dhe ka pare rezultate te pabesueshme, humbje peshe mesatarisht 8 kilogram per 12 jave.

Dieta Me Molle – Bazat
Plani i dietes me 3 molle ne dite ka te beje me ngrenien e nje molle para secilit vakt te ushqimit. Ideja qendron ne ate se fibra qe gjendet ne molle te ben te ndihesh i ngopur dhe shuan apo kenaq deshiren per te ngrene me shume.

Perveç ngrenies se molleve ata qe bejne kete diete gjithashtu ndjekin nje plan ushqimi qe eshte mjaft i ngjashem me South Beach Diet (Dieta e plazhit jugor) me sasi relativisht te vogel te marrjes se karbohidrateve dhe zvogelimit te yndyrave te ngopura. Sheqerkat e rafinuara duhet te eliminohen krejtesisht (embelsirat e zakonshme) perderisa ne anen tjeter rekomandohen karbohidratet me indeks te ulet te glicemines.

Ata qe bejne kete diete keshillohen qe te konsumojne 4-5 vakte ushqimi te vogla ne dite, qe duhet te jene kryesisht nga ushqime te shendetshme qe jane me pak yndyra. Secili vakt gjithashtu rekomandohet te permbaje edhe proteine per shkak se kjo ka treguar se zvogelon oreksin dhe permireson humbjen e peshes.

Perveç ngrenies se tri molleve ne dite ata qe mbajne kete diete gjithashtu keshillohen te konsumojne edhe gjashte ushqime me fruta dhe perime tjera. Kjo mundeson qe te zvogelohet sasia e marrjes se kalorive pa perjetuar urine.

Ushqimet qe Rekomandohen
Molle, djathe me pak yndyre, jogurt me pak yndyre, veze, gjoks pule, gjel deti, mish lope pa dhjam, peshk salmon, oriz (jo te bardh), brokoli dhe laker.

Dieta me molle – shembull

Mengjesi

Molle
Omelete me djath
1 filxhan me qull tershere
Meze e lehte e mengjesit
Gjysme filxhani me djathe
Gjysme filxhani me jogurt pa yndyre

Dreka

Molle
2 filxhan me brokoli te avulluar
gjysme filxhani oriz te kafte
Meze e lehte e drekes
Ndonje sallate

Darka

Molle
Salmon te pjekur ne zgare
Sallate te gjelber

Ushtrimet Rekomandohen

Rekomandohet nje kombinim i ushtrimeve kardiovaskulare dhe peshengritjes. Libri perfshin nje program 12 javor te ushtrimeve per fillestare.

Perparesite

* Me ngrenien e nje molle para secilit vakt ushqimi ju keni ndjesine e ngopjes dhe zvogelim te tendences per te ngrene me shume sec duhet.
* Mollat permbajne fiber qe ndihmon ne zvogelimin e niveleve te kolesterines.
* Mollat permbajne falvonoid qe ndihmon ne parandalimin e semundjes se zemres, goditjes ne tru dhe disa kancereve.
* Ushqimet balancohen me kombinim te proteines, karbohidrateve komplekse, frutave dhe perimeve.
* Sasia e larte e te ushqyerit me proteina zvogelon oreksin dhe miremban masen e muskujve per sa kohe mbani diete.
* Inkurajon te ushqyerit me fruta dhe perime te fresketa.
* Eshte e lehte per tu ndjekur. Nuk ka njehsime apo matje, dhe
* Inkurajon ushtrimet.

Dobesite

* Ushqimet mund te mos ju eksitojne dhe mund te ndodhe qe dieta te te behet bajat.
* Mund te merziteni duke ngrene çdo here nga nje molle para secilit vakt ushqimi.
* Eliminon shume ushqime dhe nuk lejon mundesine qe te perfshini ushqimet e preferuara here pas here.
* Mund te jete e veshtire per ata te cilet jane vegjetarianedh por te tille nuk eshte se kemi ne mesin e shqiptareve.

Ne fund….
Kombinimi i ngrenies se nje molle para secilit vakt ushqimi dhe plani i rekomanduar i ushqimeve mund te zvogeloj apetitin dhe keshtu ka shanse te rezultoje ne humbje te peshes per shume ata te cilet mbajne kete diete. Mollet jane gjithashtu burim i mire i fibres qe ka nje mori dobish shendetesore.

Disa prej tyre qe mbajne kete diete (3 apple a day diet) pas pak mund te merziten duke ngrene 3 molle ne dite. Perveç tjerash edhe plani i ushqimit nuk lejon qe te mashtroni dhe keshtu mund ta beje kete plan te veshtire per disa qe ta inkorporojne kete si menyre te te jetuarit (stil jete).
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 3 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi