Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dietat, Receta & Këshilla

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:16 pm

Dilni në dritë dhe humbni në peshë

Dëshironi të humbni disa kilogramë? Atëherë studiuesit këshillojnë që të dilni jashtë shtëpisë. Studiuesit kanë zbuluar se drita e ditës pozitivisht ndikon në djegien e dhjamit në trup. Një lloj i posaçëm i yndyrës, e cila njihet si yndyra bojëkafe, e shndërron energjinë në nxehtësi, ndërsa kjo e nxit djegien e kalorive. Veprimi është edhe më i mirë kur kohën e kaloni jashtë gjatë ditëve të ftohta. Ky është studimi i parë me të cilin është zbuluar se drita e ditës luan rol të rëndësishëm në humbjen e peshës. “Ky zbulim mund të rezultojë me terapi të reja me ndihmën e të cilave do të mund të pengohej pesha e tepërt”, është shprehur profesori Majkëll Sajmonds nga universiteti në Notingem. Yndyra bojëkafe është e pranishme në organizmin e femrave, por është gjithnjë e më e shpeshtë edhe te meshkujt. Shkencëtarët i këshillojnë të gjithë ata që kanë kilogramë të tepërt që sa më shumë kohë të kalojnë duke lëvizur nëpër dritën e ditës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:16 pm

Dietat rigoroze janë të dëmshme për flokët

Flokët padyshim lidhen me feminitetin, seksualitetin dhe pamjen tërheqëse të çdo zonje. Mirëpo, sapo e vërejmë se flokët rrallohen apo bien në tufa të mëdha, na kap paniku. Një humbje e ndjeshme e qimeve të flokëve është normale: kur fija e flokut e arrin rritjen optimale, ajo bie, ndërsa folikula e prodhon qimen e re. Me kalimin e viteve, flokët e humbin volumin, çka nuk duhet ngatërruar me ripërtëritjen e flokëve. Në thelb, vetëm vjen deri te ngushtimi i diametrit të flokut, kështu që për 40 për qind nuk e keni atë plotësi të flokëve sikur kur ishin 20-vjeçare. Dhe këto qime floku të holla dhe të dobëta, nuk do të rriten deri në atë gjatësi sikur kur ishin më të reja dhe më të trasha. Bazuar në disa kërkime dhe studime, gjithnjë e më shumë femra ankohen në humbjen e parakohshme të flokëve. Njëra nga arsyet, me siguri se është stresi, pasi për shkak të stresit, rritet prodhimi i hormoneve mashkullore, androgjenët, ndërsa ata kontribuojnë në rënien e flokëve. Por mos bëni panik. Rënia e flokëve nuk nënkupton se do të bëheni tullace. Ekzistojnë shumë arsye për çka mund të vjen deri te rënia e flokëve dhe për këtë është shumë e rëndësishme që sa më parë të fitoni diagnozën e parë. Për këtë arsye, duhet t’i drejtoheni dermatologut-specialistit për flokë – trihologut. Ndërkohë, ne më poshtë japim disa nga shkaktarët kryesorë të këtij problemi dhe mënyrës si t’i zgjidhni ato.

Jobaraspesha hormonale
Shumë femrave flokët në masë të shtuar u bien pas lindjes. Arsyeja qëndron në atë që përqendrimi i madh i estrogjenit gjatë shtatzënësisë, i mban folikulat në fazën e rritjes, kështu që qimet nuk bien, edhe pse normalisht do të duhej. Për këtë arsye, gjashtë javë pas lindjes së fëmijës, për shkak të zvogëlimit të estrogjenit, vjen deri te rënia e përnjëhershme dhe nganjëherë dramatike e flokëve. Kjo mund të zgjasë edhe disa muaj, edhe pse të gjitha këto qime, prapë do të rriten.
Zgjidhja: Para së gjithash, femra duhet të ushqehet mirë. Dietat rigoroze ndikojnë në mënyrë të dëmshme ndaj flokëve, prandaj duhet shmangur ato. Ndihmojnë edhe pilulat kontraceptive, posaçërisht ato që përmbajnë anti-androgjenë, hormonet të cilat bllokojnë veprimin e hormoneve seksuale të meshkujve. Rrallimi i flokëve shpesh shkaktohet nga sindroma e vezoreve policistike, ndërsa kurohet me medikamente të përshtatshme dhe me përdorimin lokal të hormoneve –anti-androgjenë.

Mungesa e hekurit
Anemia shpesh fajësohet për humbjen e flokëve. Për këtë arsye, është e domosdoshme që së pari ta shikoni se çfarë pasqyre gjaku keni.
Zgjidhja: Duhet të jepni gjakun për analizë dhe të kontrolloni hemoglobinë dhe feritinin. Feritini është një albumine me të cilën lidhet hekuri dhe ai luan rol kyç në prodhimin e qelizave të qimeve. Nëse është tepër e ulët, apo pakëz më i ulët se ajo normale, duhet marrë preparate të hekurit. Rezultatet janë të dukshme pas vetëm disa muaj. Duhet pasur në mendje se humbja e flokëve për shkak të mungesës së hekurit, më e shpeshtë është tek vegjetarianët.

Të ushqyerit e keq
Sasia e pamjaftueshme e albuminave, mund të sjell deri te rrallimi i flokëve, pasi albuminat kanë rëndësi kyçe për krijimin e keratinës, përbërjen kryesore të qimeve.
Zgjidhja: Bëni kujdes në ushqimin, sepse në këtë mënyrë mund të konsumoni albumine të mjaftueshme nga ushqimet, siç janë mishi, vezët, djathi, frutat me gëzhojë dhe peshk. Vitamina B, posaçërisht B5, luan rol të rëndësishëm për rritjen e qimeve të flokut, elasticitetin e saj dhe fortësinë. Më së shumti vitaminë B5 ka në vezë, fruta me gëzhojë, fasule dhe bukën integrale.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:16 pm

Ushqimet adekuate për top formë

Nëse vuani nga sindroma premenstruale, keni vështirësi në përqendrim, mos bëni turr që të shkoni te mjeku, por provoni që të mjekoheni me ushqime

Nuk keni energji
Shkaku: ushqimet e varfra me karbohidrate, që haset gjatë dietave për humbjen e peshës.
Zgjidhja: hani sasi të mjaftueshme të karbohidrateve të përbëra si dhe ushqime të pasura me hekur, si p.sh. spinaq.
Ushqimet e preferuara: mish i zier pule me perime, në kombinim me oriz integral; sallata me oriz dhe fasule, drithërat integrale me pemë të freskëta, mish i kuq i freskët.
Vështirësitë me sindromën premenstruale
Shkaku: nuk merrni sasi të mjaftueshme të kalciumit apo magnezit, apo hani tepër sheqer.
Zgjidhja: zvogëlojeni sasinë e sheqerit që e hani. Hani më shumë ushqime të pasura me kalcium, p.sh. qumësht me pak yndyrë, jogurt, etj. Ushqimet e pasura me magnez janë drithërat integrale, bishtajat, bajamet dhe arrat.
Ushqimet e preferuara: djathi, ananasi, bajamet, fasulet, jogurti.

Nuk keni disponim të mirë
Shkaku: nuk merrni sasi të mjaftueshme të thartirave yndyrore omega-3 nga peshqit, apo vitamina B.
Zgjidhja: Hani tri herë në javë peshk; dy lloje të perimeve të gjelbra në ditë si dhe banane.
Ushqimet e preferuara: salmoni, spinaqi, ananasi, thjerrëzat, mishi i pulës, trofta, gjalpi i kikirikëve.

Keni vështirësi
në përqendrim
Shkaku: nuk hani mëngjes, apo nuk merrni sasi të mjaftueshme të antioksiduesve, pemëve dhe perimeve, vitaminës E.
Zgjidhja: në mënyrë që të mos vdisni urie deri në drekë, hani një mëngjes të shëndetshëm, me ushqime që përmbajnë antioksidues, si p.sh. me qershi, rrush të tharë, portokaj, spinaq, etj. Merrni edhe preparate të vitaminës E.
Ushqimet e preferuara: keksët integralë, boronicat, sythat e grurit, mjalti, pureja e patateve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:16 pm

Dietat më të mira për ditët e nxehta

Edhe pse gjatë verës preferohet që të hamë ushqime më të lehta, kjo nuk dmth se duhet të bëhemi vegjetarianë. Në mënyrë që menyja jonë të jetë e ekuilibruar, ne duhet të marrim edhe një sasi të caktuar të proteinave shtazore, ngase ato na nevojiten si “material ndërtimor” për qelizat tona, si dhe na e forcojnë imunitetin. Duhet që të përcaktoheni për mish pa dhjamë, si psh për mish të pulës, bibës, viçit, apo edhe më mirë, për mish peshku. Nëse doni që të mos shtoni në peshë, atëherë duhet ta dini se, nga darka, e derisa të bini në shtrat, duhet së paku të kalojnë tri orë.
Dietat më të mira
Meqë gjatë verës apetiti ynë zakonisht dobësohet, atëherë kjo është koha më e mirë që t’i largojmë kilet e tepërta. Dieta është më lehtë që të mbahet gjatë verës edhe për shkak se kemi shumë pemë e perime të freskëta. Por, dietat vetëm me pemë nuk guxoni t’i mbani më gjatë se dy-tri ditë.

Dieta me mollë
Zgjatë tri ditë. Mund të humbni deri në 2 kg. Rreth 2 kg mollësh të freskëta ndani në pesë shujta. Mollët mund t’i hani ashtu si janë, por mund të përgatitni edhe disa gjellë nga to. Psh, mund të përgatitni sallatë mollësh: 300 g mollë të maturuara, të qëruara, gërryeni në një enë, përzieni me rrënjë majdanozi dhe selinoje dhe shtoni lëng limoni.

Dieta me karota
Zgjatë tri ditë. Mund të humbni deri në 3,5 kg. Gërryeni karotat, shtojini lëng limoni, nëse doni edhe pak mjaltë, por vetëm një lugë supe në ditë. Këtë sallatë mund ta hani sa të doni. Me çdo shujtë mund ta hani edhe nga një pemë: mollë, kivi, grejpfrut, portokall, etj. Duhet të pini sa më shumë ujë, apo çaj pa sheqer.

Dieta me domate
Zgjat dy ditë. Mund të humbni deri në 2 kg. Brenda një dite duhet të hani 1,5 kg domate të freskëta, të ndarë në katër shujta – edhe atë pa biber, kripë, apo vaj.

Dieta me bostan
Zgjatë po ashtu dy ditë dhe, me anë të saj, mund t’i humbni 2-3 kile. Brenda ditës hani rreth 1,5 kg bostan dhe, asgjë tjetër, përpos që, natyrisht, duhet të pini ujë, apo çaj pa sheqer.

Dieta me lakër
Zgjat shtatë ditë. Mund të humbni deri në 5 kg. Baza e kësaj diete është çorba e lakrës, të cilën mund ta hani sa të doni. Krahas kësaj, ditën e parë mund të hani çfarëdo peme, përpos bananes, ditën e dytë ndonjë perime të gjelbër dhe një patate të zier, me pak vaj, ditën e tretë çfarëdo peme, apo perime, përpos patates, ditën e katërt tri banane dhe qumësht pa yndyrë, ditën e pestë një shujtë peshk apo mishi të bardhë pule, me një domate, në ditën e gjashtë pak mish të zier lope me sallatë të gjelbër dhe, në fund, ditën e shtatë, pak oriz me perime.

Dieta me kastravecë
Zgjat tri ditë. Mund të humbni deri në 3,5 kg. Bazë e kësaj diete është sallata. Ju nevojitet 1 kg kastravecë, të cilët duhet t’i qëroni dhe grini. Qituni jogurt pa yndyrë, apo kos. Qitni pak kripë dhe, këtë sasi, ndajeni në tri shujta. Për darkë, përpos sallatës, guxoni të hani 50 g mish të zier, apo një vezë. Për mëngjes mund të hani para rënies në gjumë, mund ta hani një mollë, dardhë, apo banane.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:17 pm

Dieta drastike për një jetë të gjatë

Pas një studimi të bërë, shkencëtarët kanë zbuluar se zvogëlimi i kalorive, e zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës për rreth 30%, kurse rrezikun nga llojet e ndryshme të tumoreve e zvogëlon për gati 50%. Përpos kësaj, shkencëtarët thonë se një mënyrë e tillë e të ushqyerit e rritë edhe jetëgjatësinë për 1/3.
Thuhet se një dietë ekstreme mund ta zgjasë jetën deri në 25 vjet. Por, për ta arritur këtë efekt, çdo person duhet t’i përmbahet një diete të përgatitur vetëm për të, e cila dietë do të përbëhej nga qumështi, proteinat dhe misri. Një mënyrë e tillë e të ushqyerit do të ishte e rrezikshme që të shkaktojë mungesë të substancave të ndryshme ushqimore, prandaj do të duhej të kombinohej me vitamina dhe minerale të ndryshme.
‘Kemi dëshmuar se marrja e një numri më të vogël të kalorive, e ngadalëson procesin e plakjes te majmunët, prandaj besojmë se një efekt i tillë do të arrihej edhe te njerëzit’, thotë profesor Riçard Ueindruh, profesor në Universitetin në Viskonsin, SHBA, udhëheqës i studimit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:17 pm

Dieta kundër kancerit

Doktorët thonë se ka shumë ushqime që mund të parandalojnë kancerin. Por
sikur tashmë të jeni me kancer? Duket sikur masat parandaluese nuk
hyjnë më në punë pasi tashmë jeni I sëmurë. Por kjo nuk është e vërtetë.
Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Dieta-kundra-kancerit
Ushqimet anti kanceroze
Dieta parandaluese e kancerit përfshin ushqime me antioksidues të cilët
parandalojnë prodhimin e hormoneve të tepërta dhe elementeve të cilat
ndihmojnë në eleminimin e helmeve të trupit dhe eleminojnë gjithashtu
kancerogjenët. Përshembull

  • brokoli
  • lulelakër
  • lakra
  • qepa
  • hurdha
  • boronice e kuqe
  • agrumet
  • bërthamat e lirit, susamit, kungullit dhe lulediellit
  • gjithashtu është e këshillueshme të konsumoni perime.
Beta karroteni
Pacientët me kancer zakonisht këshillohen të pijnë lëng karrote – beta
karroteni në karrota mund të bëjë mrekulli. Por është më mirë të hani
karrota të freskëta. Sipas mjekëve, karrota I humb disa prej vetive të
saj nëse shtrydhet dhe bëhet lëng.
Spec I kuq është gjithashtu një burim mjaft I mirë I beta karrotenit. Ky
perim gjithashtu përmban kapsaicin, substancë kjo e cila kundravepron
ndaj kancerogjenëve në ushqime të konservuara.
Ushqime që përmbajnë soj.
Cfarëdolloj ushqimi që përmban soj ndalon qelizat malinje të rriten dhe
zvoglon efektin dehës të terapisë rrezatuese ose kimioterapisë. Bajamet
dhe bërthamat e kajsisë përmbajnë leatril që vret qelizat kanceroze.
Ananas
Studime të reja shkencore kanë zbuluar dy elementë të dobishme të
kërcellave të ananasit. Një prej tyre është që stimulon sistemin
imunitar, tjetri bllokon një protein të vecantë që prodhohet nga qelizat
kanceroze, e cila ndalon rritjen e tumorit. Por ne jemi mësuar të hamë
tulin e ananasit. Por kërcelli I ananasit është ai që përdoret më shumë
për krijimin e ilaceve kundra kancerit.
Gjithsesi, dieta kundër kancerit nuk do t’ju
shërojë. Sado e mundimshme trajtimi kundër kancerit mund të jetë, ju
duhet ta kaloni. Konsumimi I ushqime të lartpërmendura do t’a bëjë
trajtimin tuaj më të efektshëm.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:17 pm

Disa këshilla të thjeshta diete

Vjen një kohë kur duam të ulim sasinë e kalorive. Quajeni dietë, quajeni
të ngrënit shëndetshëm, ose quajeni ndryshim stili jetese. S’ka rënci
se si e quani, më poshtë janë disa këshilla të thjeshta që mund t’ju
ndihmojnë të mbani nën kontroll kaloritë tuaja.
Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Keshilla%20dieta

  • Kurrë, kurrë mos merrni super porosi, thjesht mos e bëni kurrë
  • Përdorini erëzat me zgjuarsi- përdorni mustardë përderisa ka pak kalori. Shmangni mustardën me mjaltë sepse ka sheqer shtesë.
  • Hani fruta në vënd që të pini lëng frutash, por nëse doni të pini patjetër lëng atëherë përzijeni me ujë.
  • Thuajini natën e mirë guzhinës në orën 7:30. Mbaroni darkë,
    pastroni, dhe mos fusni më asgjë në gojë. Nëse ju shkon goja lëng për të
    futur dicka në gojë ose goja juaj mërzitet, atëherë pini një caj bimor
    ose kamomil.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:18 pm

Djeta dy-javore

Dieta dy javore nga instituti gjerman i ushqimit
Nëqoftëse kjo dietë do të ndiqet në mënyrë rigoroze për 14 dite, ju do
të humbisni 9 kg. Kjo dietë ndikon në metabolizmin tuaj dhe si pasojë ju
nuk do t’a merrni përsëri peshën e humbur për tre vitet e ardhshme. Nqs
në dietë janë disa ushqime që nuk I hani, ju kërkojmë ndjesë, por duhet
ti hani sepse nuk lejohet ti shmangesh asnjë produkti të mëposhtëm. Ju
mund të pini sa te doni kafe të zeze pa sheqer, uje. Mbani mend se
`sallata jeshile` nënkupton edhe perimet që klasifikohen jeshile.
DITA E PARE:
MENGJESI: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht.
DREKA: Dy veze te ziera dhe spinaq pa kripë.
DARKA: Nje biftek I madh zgare, ose 3 te vegjël, sallatë jeshile dhe cdo lloj fruti.
DITA E DYTE:
MENGJESI: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.


DREKA: Një biftek mesatar zgare, sallatë dhe cdo lloj fruti.

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Dieta%20%281%29
DARKA: Mish të bardhë (pule) ne sasi të kufizuar.
DITA E TRETE:
MENGJESI: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.
DREKA: Dy veze te ziera, sallatë dhe domate të freskta
DARKA: Mish I bardh dhe sallatë.
DITA E KATERT:
MENGJESI: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.
DREKA: Një veze e zierë, karrota, djath I njomë.
DARKA: Fruta të freskta dhe kos natyral
DITA E PESTE:
MENGJESI: Karrota të grira me limon dhe kafe e zezë.
DREKA: Peshk me avull dhe domate të freskta
DARKA: Njëe biftek I madh zgare dhe sallatë jeshile
DITA E GJASHTE:
MENGJESI: Kafe e zeze pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.
DREKA: Gjysëm pule të pjekur në zgarë
DARKA: Dy vezë te ziera dhe karrota të grira
DITA E SHTATE:
MENGJESI: Caj me limon pa sheqer, ose qumësht
DREKA: Një biftek zgare dhe fruta të freskta
DARKA: Cfare të doni
Dita e 8 deri e 14-të ,fillon
duke përsëritur përsëri 7 ditët e para të dietës, e pas këtyre dy
javëve mund të filloni të hani normalisht por sigurisht duke u
përmbajtur dhe ushqyer me zarzavate e fruta.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:19 pm

Disa udhezime per nje diete te shendetshme

Yndyrnat jane baze, ne shume procese te organizmit dhe jane nje forme e perqendruar e energjise. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund te coje ne dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmes, vaji i arres se kokosit, dhjamrat e kafsheve, vezet, peshqit, arrat, kane yndyrna te tretshme.

Fibrat luajne nje rol te rendesishem ne nje diete te shendetshem, ndihmojne levizjen e ushqimit ne aparatin e tretes, ndalojne kapsllekun, ndihmojne funksionimin e zorreve (parandalojne shqetesimet ne to), apendesitin, semundjet e zemres. Dritherat jane shume te pasura me fibra.

Vitaminat dhe kriperat minerale e ndihmojne trupin te ruaje formen e mire. Nje diete e mire duhet te siguroje te gjitha vitaminat dhe kriperiat minerale, qe jane shume te nevojshem per organizmin. Megjithate duhen vetem sasi te vogla, ato jane te pazavendesueshme.
Vitaminat dhe kriperat minerale veprojne se bashku. Kriperat minerale ndikojne ne strukturat kockore, krijimin e nje ekuilibri te sistemit ujor te organizmit, nervat dhe reagimet muskulare. Minerale te rendesishme jane kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund te maganizohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marre rregullishte. Nese frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kriperiat minerale humbasin shume nga cilesite e tyre. Zierja me avull eshte me e mire, sesa zierja e zakonshme. Mjafte vitamina permbajne edhe lekurat e frutave.

Te dishe te hash...

Ka disa lloj ushqimesh qe duhet te hahen te shoqeruara me te tjera, sepse keshtu behen me te dobishme per organizmin tone.
Studimet e bera, kane treguar se nese i ha karrotat e grira ne forme sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund te pakesosh sasine e kalorive qe merr, por humb marrjen e betakarotines qe eshte mjafte e vlefshme per trupin.

Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi, vetem ne prani te yndurnave. Me perpara, konsiderohej e papershtatshme te bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot, mendohet se t`i shtosh llojeve te ndryshme te pastave (brumerave), pak fasule, bizele, apo thjerreza, plotesohen me mire nevojat proteinike te trupit. Por ka edhe ushqime, qe keshillohet te mos bashkohen gjate ngrenies. Keshtu psh. djathi, qe eshte i pasur me kalcium, kur hahet se bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorret.

Lakra e bardhe kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, qe permban peshku. Po ashtu, tanina qe permban caji, pengon absorbimin e kalciumit qe ndodhet ne djathe, etj
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:19 pm

Kilogramët shkrihen shpejt me supën magjike

Supën e varfër me kalori preferohet që ta pini në sasi të pakufizuar, në çdo periudhë të ditës

Dieta e thjeshtë me supën “magjike” apo supën me lakra, për shkak të prakticitetit të saj, dikur ishte shumë e popullarizuar. E përshtatshme për të gjithë, sidomos për njerëzit që nuk kanë shumë kohë të lirë, kjo dietë është e pasur me fibra, vitamina dhe minerale. Si e tillë, ajo e përshpejton metabolizmin, ndihmon në shkrirjen e dhjamërave dhe në pastrimin e trupit nga helmet. Bazë e kësaj diete është supa, për përgatitjen e të cilës nuk duhen shpenzime të shumta.

Ajo mund të zihet në sasi të mëdha dhe mund të qëndrojë disa ditë. Përparësia e kësaj diete është që, gjatë mbajtjes së saj, nuk keni nevojë që të duroni nga uria. Supën e varfër me kalori preferohet që ta pini në sasi të pakufizuar, në çdo periudhë të ditës. Sa më shumë që ta pini, aq më tepër do të dobësoheni, thonë shkencëtarët. Krahas supës, varësisht nga ditët e caktuara, mund të hani pemë, perime, mish pa dhjam, oriz dhe të pini qumësht. Nëse nuk ju pëlqen mishi i lopës, në ditë të caktuara mund të hani gjoks pule pa lëkurë, të përgatitur në skarë, apo mund të hani edhe peshk në skarë. Me rëndësi është që vetëm në disa nga këto ditë të hani mish lope.

Gjatë mbajtjes së kësaj diete, rreptësishtë ndalohet pirja e pijeve alkoolike dhe e pijeve të ëmbla, si dhe nuk lejohet ngrënia e bukës dhe brumërave (duke përfshirë edhe makaronat, spagetat...).
Me rëndësi është që të pini shumë lëngje, të paktën 6-8 gota në ditë, si dhe çaje pa sheqer, apo edhe ndonjë filxhan kafeje të zezë. Nëse i përmbaheni menysë, në javën e parë do të humbni 4,5-7 kg. Nëse humbni më shumë se 7 kile, para se të vazhdoni me dietë, pauzoni disa ditë.

Përbërësit e supës:
6 qepë, një lakër e madhe, një selino i madh, 2 speca të gjelbër, 2-4 karota, 4-5 domate apo 2 konserva domatesh, 1,5 l ujë, 2 paketime supe apo katrorë për supë pule, apo lope, majdanoz, kripë, biber dhe erëza (mëlmesa) bimore sipas dëshirës.

Dita e parë: pini vetëm supë dhe hani pemë.
Mund t’i hani të gjitha pemët, me përjashtim të bananeve.
Mund të pini edhe ujë dhe çaj pa sheqer.
[
B]Dita e dytë:[/B] pini supë dhe hani perime (të freskëta, të ziera, të konservuara).
Evitoni fasulet, bizelet dhe misrin. Për darkë mund të hani patate të pjekura me lëvore, me pak kripë dhe gjalpë.

Dita e tretë: lejohet që të pini supë dhe të hani të gjitha llojet e perimeve dhe pemëve. Nëse u jeni përmbajtur udhëzimeve, do të duhej të keni humbur 2-3 kile.

Dita e katërt: pini supë dhe qumësht pa yndyrë, hani deri në 3 banane.

Dita e pestë: mund të pini supë në sasi të pakufizuar, si dhe mund të hani mish dhe perime. Mund të hani 300-600 dag mish të zier të lopës dhe 6 domate.

Dita e gjashtë: pini supë, hani mish të zier lope dhe perime, por jo edhe patate.

Dita e shtatë: përveç supës, mund të ushqeheni edhe me oriz integral të zier në ujë, me mëlmesa sipas dëshirës. Hani të gjitha perimet.

Efekti
Qysh në ditët e para të dietës mund të humbni 2-4 kile, kryesisht ujë. Vetëm nëse vazhdoni që t’u përmbaheni rregullave të kësaj diete mund të keni një humbje të qëndrueshme të kileve. Preferohet që, pasi iu keni përmbajtur kësaj diete për shtatë ditë, të pauzoni dy javë dhe të filloni përsëri, natyrisht, nëse doni që të humbni edhe më tepër në peshë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:19 pm

Mbani dietë dhe nuk humbni peshë? Ja pse ndodh kjo.

Nuk ka asgjë më të tmerrshme sesa mbajtja e pasuksesshme e dietave të llojllojshme. Mundoheni, hiqni dorë nga shumëçka, vuani, kurse treguesi i peshores nuk luan se nuk luan, mbetet aty ku ishte edhe para dietës. Pse? Ngase ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në mbipeshë, e që kurrë nuk iu kanë shkuar ndërmend.

1. Nuk merrni mjaft vitamina
Gratë që, krahas mbajtjes së dietës, marrin edhe preparate multivitamine, kanë apetit më të vogël sesa ato që nuk marrin preparate të tilla. Shkencëtarët nuk e dinë pse ndodh kjo, por është më se e qartë se marrja e vitaminave, sidomos e vitaminës B, rrit djegien e dhjamërave dhe e ul stresin.

2. Keni një shoqe të trashë
Nëse shoqja juaj e ngushtë vuan nga mbipesha, atëherë edhe ju jeni për 57% më e rrezikuar që të filloni të trasheni, thonë kërkuesit shkencorë nga Harvardi.
Prandaj, nëse keni vendosur që të mbani dietë, mundohuni që këtë ta bëjë edhe shoqja juaj e ngushtë, përndryshe do të duroni urie kot.

3. Celulari
Shkencëtarët kanë konstatuar se përdorimi i celularit para se të bini në gjumë, mund të shkaktojë pagjumësi, e kjo nuk është mirë për ata që janë në dietë. Në të vërtetë, është parë se njerëzit që flenë më pak se 5 orë gjatë natës, janë për 32% më të rrezikuar nga mbipesha, për dallim nga njerëzit që flenë 7 orë.

4. Pijet dietetike
Studimet kanë treguar se vetëm një pije dietetike në ditë, i rrit për 31% gjasat që të jeni me mbipeshë. Kjo vjen për shkak se ëmbëltuesit artificialë të këtyre pijeve e përgatisin organizmin tuaj për marrjen e madhe të kalorive, duke ndikuar që organizmi të djegë më pak dhjamëra apo kalori të tjera. Në vend të pijeve të gazuara është më mirë që të pini çaj, lëng të natyrshëm apo kafe.

5. Mëlçia dembele
Mëlçia është djegësi kryesor i dhjamërave në organizëm, por nëse ajo është tepër e ngarkuar me helme, siç është alkooli, ajo nuk mund t’i shkrijë kilet e tepërta. Për këtë shkak, për t’i ndihmuar mëlçisë suaj, duhet që të mos pini alkool dhe të mos merrni yndyra të ngopura.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:19 pm

Dieta, pa bukë dhe makarona? Lamtumirë kujtesë

Thuaj mirupafshin bukës dhe makaronave dhe njëkohësisht thuaj lamtumirë edhe memories.

Dietat e grave kanë avancuar por vazhdojnë të kenë të njëjtën bazë, eliminimin e karbohidrateve. Metoda më komune për të rrëzuar kilet e tepërta jep edhe efekte të dëmshme. Thuaj mirupafshin bukës dhe makaronave dhe njëkohësisht thuaj lamtumirë edhe memories.

Ky është konkluzioni i një studimi të Universitetit Tufts të Bostonit botuar në revistën italiane “Appetite”. Kërkimet u bazuan në impaktin e dietës që eviton miellin sheqerin dhe patatet dhe konsiston vetëm në proteina dhe vitamina. Përfundimi është: Ata që nuk përdorin në ushqimin e tyre karbohidratet vujanë nga kujtesa.

Doktor Holly Taylor, thotë se cipa e memories dëmtrohet nga kjo lloj diete pasi mungesa e karbohidrateve bën që truri të mbetet i paushqyer. Studimi u testua në 19 femra të moshës nga 22-55 vjeç. “Buka dhe makaronat janë si “karburant” për neuronet”, thotë doktor, Taylor.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:20 pm

Dieta për të luftuar celulitin

Dieta anticelulit duhet të jetë e lehtë, e pasur me kos, fruta dhe
perime. Sepse të japin një ndjenjë ngopjeje pa e furnizuar trupin me
kalori e për më tepër përmbajnë vitamina dhe minerale

E hënë

Mëngjesi


- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori

- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka- pene integrale (50 g) me kungulleshka (75 g) 215 kalori

- perime mikse të gjalla (speca, karota 150 g) 30 kalori

- portokall (200 g) 72 kalori

Pasditja

- ananas (200 g) 80 kalori

Darka


- krem spinaqi (200 g) me djathë të grirë (5 g) 84 kalori

- pulë e pjekur (150 g, pa lëkurë) 309 kalori

- bukë e zezë (25 g) 60 kalori

- kivi (100 g) 44 kalori

E martë

Mëngjesi

- qumësht pjesërisht i skremuar (200 ml) 92 kalori

- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja


- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka


- pure me patate (150 g) 215 kalori

- parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori

- sallatë jeshile (200 g) 30 kalori

- një dardhë (150 g) 52 kalori

Pasditja

- ananas (200 g) 80 kalori

Darka

- supë me perime (200 g) me parmixhano të pjekur (5 g) 99 kalori

- merluc me domate (250 g) 200 kalori

- bukë e zezë (50g) 121 kalori

- rrush i bardhë (200 g) 122 kalori

E mërkurë

Mëngjesi


- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori

- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka

- supë me perime (200 g) 200 kalori

- parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori

- sallatë jeshile (200 g) 30 kalori

- një portokall (150 g) 51 kalori

Pasditja- ananas (200 g) 80 kalori

Darka

- oriz i gatuar me lëng perimesh dhe majdanoz (50 g) 190 kalori

- parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori

- biftek i pjekur (150 g) 178 kalori

- kivi (100 g) 44 kalori

E enjte

Mëngjesi

- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori

- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja

- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka

- spageti (60 g) me domate të freskëta 200 kalori

- parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori

- sallatë me karota (100 g) dhe selino (100 g) 55 kalori

- rrush i bardhë (200 g) 122 kalori

Pasditja


- ananas (200 g) 80 kalori

Darka

- kungulleshka (200 g) të gatuara me një vezë 150 kalori

- sallatë me lulelakër (200 g) 50 kalori

- bukë e zezë (25 g) 60 kalori

- sallatë me portokall dhe dardha (200 g) 160 kalori

E premte

Mëngjesi


- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori

- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja

- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka


- oriz (50 g) me karkaleca (100 g) 238 kalori

- sallatë jeshile (200) 30 kalori

- dardha (200 g) 70 kalori

Pasditja

- ananas (200 g) 80 kalori

Darka

- fileto salmoni (150 g) 273 kalori

- sallatë me spinaq (200 g) 60 kalori

- patate të pjekura (100 g) 148 kalori

- portokall (100 g) 36 kalori

E shtunë

Mëngjesi


- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori

- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja

- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka

- gjoks pule me erëza (200 g) 200 kalori

- patate të pjekura (100 g) 148 kalori

- sallatë perimesh (200 g) 30 kalori

- kivi (100 g) 44 kalori

Pasditja

- ananas (200 g) 80 kalori

Darka

- oriz (50 g) me karkaleca (100 g) 238 kalori

- sallatë me radhiqe, rukola dhe domate (200 g) 50 kalori

- dardha (200 g) 70 kalori

E diel

Mëngjesi

- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori

- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja

- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka

- supë elbi (50 g) me kungulleshka (200 g) 330 kalori

- parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori

- sallatë me fasule (100 g) e panxhar (100 g) 37 kalori

- rrush i bardhë (150 g) 91 kalori

Pasditja

- ananas (200 g) 80 kalori

Darka

- fileto viçi (100 g) me selino (20 g) 130 kalori

- sallatë marulesh dhe rukola (200 g) 30 kalori

- bukë e zezë (50 g) 121 kalori

- kivi (200 g) 88 kalori
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:20 pm

Ngjyrat- kodi sekret

Një dietë me bazë ngjyrash. Tani mos llogarisni kaloritë. Shikoni vetëm ngjyrën e asaj që konsumoni.

Sipas zbulimeve të fundit, është arritur në përfundimin se ushqyerja
jonë duhet të jetë me sa më shumë ngjyra. Studiuesit flasin për një
“Colour Code”, një regjim të vërtetë dhe fiks në bazë të ngjyrave. Sipas
kësaj teorie, përbërësit kimikë, që u japin frutave dhe perimeve
ngjyrë, përmbajnë ushqyes që i bëjnë mirë shëndetit dhe bukurisë. Ja
disa arsye thelbësore se pse duhet ndjekur dieta që, mbi të gjitha, vë
në qendër ngjyrën e lëkurës së frutave dhe perimeve.

Blu

Ka bërë histori dieta e Mariah Carey-t, e cila nuk pranonte të hante
asgjë që nuk ishte ngjyrë violë. Ushqimet e kësaj ngjyre dhe ngjyrës blu
kanë veti antioksiduese, që ndihmojnë në parandalimin e kancerit dhe
shqetësimeve kardiake. Ato ndihmojnë edhe në luftimin e efekteve
negative të ndotjes, të tymit dhe stresit, të pranishëm në radikalet e
lira. Konsumoni sa më shumë produkte në tonet e blusë dhe violës, sepse
rrisin energjinë, duke ju bërë më të predispozuar drejt praktikimit të
sportit.

E kuqe

Edhe perimet dhe frutat e kuqe – domatet, luleshtrydhet, qershitë,
shalqiri – përmbajnë në masë antioksidantë që luftojnë kancerin dhe
sëmundjet kardiake. Për shembull, rrepat janë të pasura me peroksid, aq
të nevojshme në dezintoksikimin e mëlçisë. Një sekret që nuk e keni
ditur? Produktet e kuqe, përveç të tjerash, ndihmojnë në ruajtjen e
gjendjes së mirë shëndetësore edhe në moshën e shkuar.

E gjelbër

Perimet dhe frutat në këtë ngjyrë janë të dobishme në luftimin e lodhjes
dhe stresit. Janë të pasura me vitaminë B dhe hekur. Një burim i
pashtershëm energjie. Vitamina B ndihmon edhe në prodhimin e hormoneve,
ideale për gratë që marrin pilula kontraceptive. Perimet, si lakra, janë
të pasura me fibra, që ndihmojnë në tretje dhe luftojnë fryrjet e
stomakut. Dhe në fund, për të pasur lëkurë, thonj dhe flokë me shkëlqim,
nuk ka gjë më të mirë sesa avokadoja, e pasur me omega 3 dhe magnez.

E verdhë dhe portokalli

Për një shikim sa më të pastër nuk ka gjë më të mirë sesa ushqimet që
kanë ngjyrën e diellit. Karotat dhe kungujt përmbajnë karoten dhe
përbërës të tjerë, që mbrojnë sytë dhe forcojnë sistemin imunitar.
Ananasi përmban elementë që favorizojnë tretjen dhe kanë përparësi
kundër infeksioneve. Patatja është e pasur me vitamina A dhe C e acid
folik, ideale për gratë shtatzëna.

E bardhë

Hudhra është ideale për zemrën, sepse ul nivelet e lipideve në gjak,
duke parandaluar sëmundjet kardiake. Qepa dhe preshi përmbajnë elementë
që ndihmojnë tretjen dhe parandalojnë kancerin në stomak.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:20 pm

Zakonet e këqija të të ngrënit

Hapat e gabuar që na bëjmë të shëndoshemi, duke besuar se na dobësojnë.Thuhet që është mirë që mëngjesin tuaj ta nisni duke u djersitur, gjë që do të thotë se është mirë që në mëngjes, gjëja e parë që të bëni të jetë fizkultura.

Kjo pasi ashtu ju mund të digjni sa më shumë kalori. Nuk është e vërtetë! Të paktën kështu pohon DEIL HAF, një dietolog i shquar në Amerikë. Për të nuk ka asnjë ndryshim, se në çfarë ore të ditës ju i bëni ushtrimet tuaja, e kjo nuk është se nuk ka rëndësi për dietologun, por nuk ka rëndësi për metabolizmin.

Bëjini ushtrimet tuaja atëherë kur ato të jenë më të leverdisshme për ju, qoftë kjo në mëngjes, në drekë apo në darke. E rëndësishme është që ju t i bëni ato, pasi peshën mund ta humbisni në çdo moment të ditës.

Vitamina B12 dhe të pavërtetat rreth saj

Ka disa gra që mendojnë se vitamina B12 do t i ndihmojë që të tresin sa më shpejt atë që kanë ngrënë apo që kanë akumuluar. Ato mendojnë se kjo vitaminë do t i ndihmojë ato që të hanë sa të duan e më pas ta tresin atë që hëngrën e kështu të jenë të dobëta e të ngopura, por faktet tregojnë se nuk rezulton kështu.
"Vitamina B është shumë e rëndësishme për trupin. Ajo nuk jua shpejton metabolizmin", pohon një nga profesorët e një universiteti në Amerikë, Xhef Hampl.

Nuk duhet ngrënë pas orës 6

Studimet kanë treguar se në të vërtetë nuk ekziston asnjë lidhje mes orës në të cilën hani dhe shtimit në peshë. Më shumë shanse keni të shëndosheni kur hani më shumë nga sa duhet gjatë ditës, sesa kur hani në darkë. Kështu pohon dietologu amerikan Hampl."Organizmi juaj,-shton ai,-e humb aftësinë tretëse pas orës 6".

Vetëm disa kokrra bajame në ditë

Bajamet kanë përmbajtje shumë të pasur kundër rrudhave. Ato jo vetëm që përmbajnë shumë vitaminë E që sic e dini është një nga përbërësit kryesorë të kremave kundër rrudhave,por gjithashtu përmbajnë sasi të mëdha acidesh të cilat mbajnë lëkurën elastike. Gjthashtu,ato përmbajnë edhe selenin,që siç e dini është një antioksidant shumë i dobishëm. Në fakt kjo nuk do të thotë se ju duhet ta teproni me ngrënien e këtyre frutave të thata. Ato vërtet përmbajnë shumë përbërës tëdobishëm për bukurinë tuaj,por gjithashtu janë dhe shumë të pasur me kalori. Mjaftojnë vetëm disa kokrra!!

Sekreti i metabolizmit

Mënyrat për të përshpejtuar metabolizmin, që çojnë në djegien e energjive

Ndjeheni të plogësht dhe pa energji? Ju duket se po mundoheni vërtet shumë, nuk keni lënë gjë pa bërë e përsëri nuk po humbisni peshë? Atëherë kjo do të thotë që diçka nuk shkon me metabolizmin tuaj, pasi është shumë i ngadaltë. Megjithatë, kjo nuk do të thote aspak, që ju duhet t i lini në mes përpjekjet tuaja për të rënë nga pesha, ju faremirë mund ta përshpejtoni metabolizmin tuaj, të filloni të digjni sa më shumë dhjamra e të harxhoni energji pa qenë nevoja për gjëra të tjera shtesë. Metabolizmi juaj thjesht shndërron ushqimin që ju merrni në energji. Ky është një proces biologjik nëpërmjet të cilit trupi ynë djeg kaloritë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:21 pm

Keshilla dhe ushqime

1- Konsumoni fruta dhe perime

Është e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë fruta dhe
perime. Veçanërisht portokallet. Shpeshherë konsumimi i drithërave,
brumërave dhe sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me
karbohidrate. Prandaj këshillohet të konsumohem frutat dhe perimet të
paziera mirë, duke qenë të pasura me vitamina dhe betakarrotën, ato janë
antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në uljen e barkut. Pjepri,
pjeshka, karota dhe kungulli janë të pasur më betakarrotën, ndërsa
portokalli, kivi janë të pasura me vitaminë K.

2- Merrni sa më shumë selen

Minerali i selenit është një ndihmës i mirë në luftën kundër kancerit,
obezitetit dhe mbipeshës. Personat të cilët kanë të ulët nivelin e
selenit në gjak apo antioksidantëve të tjerë, kanë një bel më të trashë
se ata persona që kanë një nivel më të lartë seleniumi. Seleniumi
gjendet te shumë ushqime, por është e vështirë të dihet nëse konsumohen
55 mcg e rekomanduara në ditë. Kështu seleni gjendet të drithërat,
djathi dhe arrat.

3- Shtoni ushqimet e pasura me proteina

Të hani një ushqim sa më të pasur me proteina ju jep shumë energji. Por
konsumimi i tepruar mund të sjellë dhe mungesë kalciumi. Është e
nevojshme që 25 për qind e kalorive të merret nga proteinat. Nëse ju
konsumoni 2000 kalori në ditë, 500 prej tyre duhet të jenë proteina.
Produkte të nevojshme janë qumështi, kosi, peshku, mishi etj.


4- Pini një gotë verë në ditë


Një gotë verë në darkë është shumë e shëndetshme, po ashtu nuk lejon të
kini një bark të fryrë. Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se
një gotë verë në ditë ndihmon gratë për të pasur një mes të hollë dhe
një trup perfekt.

5- Konsumoni yndyrnat e duhura


Disa studime kanë treguar se për të pasur një trup sa më elegant duhet
të konsumohen yndyrna të pangopura të gjendura te vaji i ullirit,
Omega-3 i gjendur te peshku në forma vajore, yndyrnat Omega-6 që gjenden
te vaji i misrit, te vezët etj. Produktet të
cilat janë të pasura me yndyrna të shndërruara dhe duhet të eliminohen plotësisht janë patatet e skuqura, dhjamërat etj.


Roli i vitaminave dhe kripërave minerale në dietë


Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin që të ruajë një formë
sa më të mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat
dhe kripërat minerale që janë shumë të nevojshme për organizmin. Edhe
pse duhen në sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Ato veprojnë
së bashku. Kripërat minerale ndihmojnë në strukturat kockore, krijimin e
një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet
muskulore. Materiale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi,
hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A,E, D, K
mund të magazinohen, ndërsa vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë
rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat
minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Mjaft vitamina përmbajnë
dhe lëkurat e frutave.


Si duhet t’i “kombinojmë” ushqimet

Ka disa lloje ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera,
sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra
kanë treguar se nëse konsumohen karotat e grira në formë sallate, pa i
hedhur vaj ulliri, pakësohet sasia e kalorive që merr, por humb edhe
marrjen e betakarrotinës që është shumë e dobishme për trupin. Vitamina
A, sikurse vitaminat D, E, K absorbohen nga organizmi vetëm në prani të
yndyrnave. Më përpara konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin
proteinat me karbohidratet. Sot mendohet se po t’i shtosh llojeve të
ndryshme të brumërave pak fasule, bizele apo thjerrëza plotësohen më
mirë nevojat e trupit për proteina. Por ka dhe ushqime të cilat
këshillohet të mos konsumohen bashkë. Kështu kur djathi hahet bashkë me
mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët.

Pse uji pengon shëndoshjen

Një nga gjërat më të rëndësishme që ne shpesh e harrojmë është uji. Çdo
njeri i rritur duhet të pijë 1 litër e gjysmë deri 2 litra ujë në ditë
në varësi të peshës së tij. Jo vetëm që trupi ka nevojë për ujë, por uji
gjithashtu pengon shëndoshjen. Një njeri që pi ujë në mënyrë të
vazhdueshme gjatë ditës, nuk ndien shumë uri. Ngrënia e frutave dhe e
zarzavateve të freskëta, mundësisht të pa gatuara, përdorimi i kufizuar i
karbohidrateve si: buka, sheqernat kthehen shpejt në dhjamë, zgjedhja
me kujdes e ushqimeve sidomos atyre të gatuara, mënjanimi i ushqimeve
“të shpejta” e të skuqura, aktiviteti, etj., të cilat ndihmojnë shumë në
rënien e peshës. Për këtë është e nevojshme të dihet se cilat ushqime
janë të dobishme, neutrale dhe cilat janë të dëmshme për një njeri në
bazë të grupit të gjakut që ai njeri ka. Por uji mbetet një nga
komponentët më të rëndësishëm që pengon shëndoshjen.


A janë dietat zgjidhja për t’u dobësuar

Obeziteti dhe mbipesha janë probleme që prekin një numër gjithnjë e më
të madh të njerëzve në ditët e sotme. Janë një sërë faktorësh që
shkaktojnë këtë problem, çrregullimet e ushqimit, jeta sedentare,
probleme të metabolizmit etj. Por mbipesha nuk përbën më vetëm një
problem estetik, por shkakton shumë probleme në lidhje me shëndetin.
Obeziteti dhe depozitimi i masës dhjamore në pjesën e barkut përbëjnë
faktorë rreziku për shumë sëmundje si veshkat, diabeti, sëmundje
kardiovaskulare etj. Korrigjimi i këtyre problemeve për të shmangur
pasojat e tyre në lidhje me shëndetin bëhet vetëm nëpërmjet një dietë të
ekuilibruar, që do të thotë një dietë që duhet të përmbajë të gjithë
ushqimet, por në sasi të caktuara sipas nevojave fiziologjike të
gjithsecilit. Rënie e shëndetshme është rënia graduale 4 deri në 5 kile
në muaj.


Disa këshilla për një dietë të shëndetshme:

1- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë t’i konsumosh

2- Buka bën pjesë tek karbohidratet të cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjie për organizmin

3- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: mëngjesi, dreka
dhe darka, dhe dy deri në tre vakte të ndërmjetme: paradite, pasdite.

4- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për t’u dobësuar

5- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:21 pm

Dieta që i bën mirë trurit

"Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë". Së fundmi, me këtë shprehje ka rënë dakord neuro-toksikologu Jean-Marie Bourre, i cili këshillon një dietë vetëm për mendjen, për ta mbajtur atë sa më të shëndetshme.


Mjaft më me sakrifica dhe tortura duke mbajtur dieta të forta dhe të tmerrshme. "Shëndeti i bën mirë trurit", thotë neuro-toksikologu Jean-Marie Bourre, autori i "Dieta e re që i bën mirë trurit" (një bestseller), i cili tregon për menytë cilësore që duhen përdorur për shëndetin e trupit dhe mendjes.


Ky studiues i ndritur, i cili në 1983 zbuloi yndyrën "Omega 3", me të cilën ushqehen neuronet, ka bërë një dietë që është kundër asaj torturueses. Dieta e tij është pothuajse një jo-dietë, sipas të cilës mund të shkosh të hash në një restorant, të porosisësh disa pjata si dhe duhet evituar që të peshohesh rregullisht. "Kënaqësia e shijes së mirë është si gjumi dhe sensualiteti, është baza e ekuilibrit tonë psikik", shpjegon shkencëtari. Gjatë një diete ushqimore, truri ynë vihet në kushte "kufizimi konjuktiv", ku mund të humbasësh kujtesën, të kesh dhimbje trupi dhe ethe. Ndër të tjera, shpjegon Bourre, nëse neuronet tona nuk ushqehen, truri do të fillojë ta marrë energjinë nga organe të tjetra si psh., zemra.


Për të bërë që materiali gri të funksionojë, duhet sheqer. "Glukoza është benzina e aktivitetin intelektual", shpjegon shkencëtari. Karbohidratet me sheqerna të lehta, si buka dhe brumërat, janë thelbësore.


Në dietën e tij, neurologu këshillon një panine me proshutë për mëngjes dhe brumëra ose oriz për darkë. Mos merrni karbohidrate në darkë, është një gabim, shkruan Bourre. Teksa ëndërrojmë, konsumi i glukozës në tru rritet 30 për qind. Pa sheqerna "të lehta", gjumi dhe kujtesa përkeqësohen. Të tjera tabu që duhet t‘i përballim: idenë se mishi të bën keq për shëndetin duhet ta harrojmë. Hekuri, i cili është shumë i nevojshëm për të gjithë organizmin, gjendet vetëm në mishin e kuq, ndërsa të gjitha proteinat e tjera që marrim nga kafshët janë shumë të domosdoshme për trurin: për neuronet e tij, transmetuesit dhe marrësit. "Jam i mendimit se është e nevojshme që të konsumohen biftek i kuq, mish i pjekur derri. Hani mish të paktën tri herë në javë", këshillon mjeku.


Një tjetër ushqyes i rëndësishëm për aktivitetin intelektual është peshku dhe kjo nuk është një gjë e paditur. Furnizon yndyrat "e pangopshme", Omega 3,6 dhe 9, të cilat formojnë "materialin gri". "Truri duhet të jetë pjesa më e shëndetshme në trupin tonë. Pa përdorimin e yndyrave, mendja fillon të plaket. Shpeshherë, në bazë të dietave të forta mund të dëmtohet shikimi e dëgjimi dhe mund të kalohet edhe në rënie depresioni". Shumë mjekë këshillojnë frutat e detit: përmbajnë jod dhe vitaminën B12 që ushqejnë neuronet transmetuese dhe ndihmojnë kujtesën.

Së fundmi, Bourre këshillon vezën, e cila rekomandohet çdo ditë (nuk është e vërtetë që shton kolesterolin, është e pasur me obligo-elemente) si dhe djathin, i cili nuk duhet të largohet nga menyja e përditshme. "Dieta e re që i bën mirë trurit" nuk do t‘i gëzojë shumë vegjetarianët. Por Bourre është i bindur për një gjë, se mund të heqin dorë nga sheqernat e rëndë dhe nga yndyrat "e ngopshme" (si psh., gjalpi), por asnjëherë të heqin dorë nga proteinat, të cilat gjenden te mishi i kuq. "Është e pamundur që soja të zëvendësojë mishin". Obeziteti dhe dobësia, sipas mjekut francez, vijnë nga trashëgimia gjenetike.

"Të mbash dietë, do të thotë të shkosh kundër asaj çfarë të ka falur natyra. Duhet të respektohet metabolizmi, të ushqeheni me kënaqësi, pa e tepruar, por të merrni atë që është e nevojshme për shëndetin tuaj. Vetëm atëherë, trupi dhe mendja do të jenë në harmoni me njëra-tjetrën".
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:22 pm

Si të humbasim kile nga lëngjet e perimeve?

Këtu kemi një mënyrë të befasishme që ka ndryshuar thellësisht gjithsecilën dietë – normalisht edhe shëndetin tuaj. Kjo arrihet duke marrë një gotë me lëng të pakët të perimeve me sodium për çdo ditë.

Në një studime për adoleshentët të cilët kanë më shumë se 81 kile, e cila gjë shtonë edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetikeve, është zbuluar se ata të cilët pinë më pak se një gotë me sodium V8 humbasin më shumë se 2 kile për 12 javë, përderisa ata të cilët i nënshtrohen dietës së ashpër nuk humbasin më shumë se një kile.

“Shumica e pjesëmarrësve në këtë studim është raportuar se janë dehidruar pas pirjes se lëngut të perimeve, e cila gjë mund të konsiderohet arsye e humbjes së peshës”, thotë studiuesi i këtij eksperimenti, profesori, John Foreyt, nga kolegji mjekësor “Baylor” në Houston.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:22 pm

Humbni gjysmë kilogrami në javë pa dietë

Dietologët e njohur botërorë këshillojnë që të zvogëloni shujtat, të shpejtoni metabolizmin, të digjni kaloritë dhe për një kohë të shkurtër të arrini vitalitetin e dëshiruar. Sekreti i humbjes së peshës, shtrihet pikërisht në shpejtimin e metabolizmit, kështu që nëse i përmbaheni së paku dy këshillave, mund të humbni deri gjysmë kilogrami në javë pa kurrfarë diete.

Digjni kaloritë me shujtën e mëngjesit
Është konstatuar se ekziston lidhja mes mëngjesit dhe rritjes së numrit të kalorive që i digjni, thotë Sintia Finli, dietologe në qendrën “Jones Hopkins“ në Lutervill. “Derisa flini, metabolizmi ngadalësohet për dhjetë për qind, çka një mëngjes mund ta anulojë. “Për këtë arsye është koha e fundit që të ndryshoni shprehitë. Hani mëngjes gjatë orës së parë pas zgjimit. Besoni, edhe mëngjesi i vogël ndihmon. Kombinoni proteinat dhe karbohidratet, si psh, një gusht drithëra integrale me gjysmë gote qumësht dhe një banane.

Jepuni pas prodhimeve të qumështit
Prodhimet e qumështit e rrisin masën muskulore, e cila djeg më shumë yndyrë nga organizmi, sqaron doktori Majkëll Zemel, profesor i distikës dhe mjekësisë në Universitetin e Tenesit. Studimet e tij kanë treguar se personat që në ditë kanë ngrënë tre porcione të prodhimeve të qumështit dhe me këtë rast kanë konsumuar 900 mg kalcium, kanë zvogëluar shtresat e dhjamit dhe kanë rritur masën muskulore. Ata që në ditë kanë konsumuar rreth 300 mg kalcium, nuk kanë pasur kurrfarë ndryshimi në shtresat e dhjamit dhe në masën muskulore. Është konstatuar se kalciumi nga ushqimet e tjera nuk shkakton djegien e yndyrave në këtë mënyrë.

Shkatërrojeni yndyrën me yndyrë
Acidet yndyrore Omega-3 e shpejtojnë metabolizmin njëjtë sikurse proteinat. Nëse në menynë tuaj të përditshme e fusni mishin e peshkut, i cili është i pasur me këto acide mund të humbni gjysmë kilogrami në javë, thuhet në një studim të botuar në revistën shkencore “Amercan Journal of Nutriment”. Ekspertët sugjerojnë të hani 40 deri 60 g salmon apo sardele për drekë apo darkë, dy deri tri herë në javë.

Shpejtojeni metabolizmin me proteina
Proteinat stimulojnë mekanizmin për djegien e kalorive në atë mënyrë që prodhojnë hormonin glukagon, i cili trupit i dërgon sinjalin që mos të grumbullojë yndyra të pangopura, por që t’i harxhojë ato, thotë dietologia Xhenifer Vorkman. Ajo sqaron se metabolizmi ynë do të ngadalësohet nëse nuk hamë proteina. Për këtë arsye, për çdo shujtë duhet të hani së paku 40 deri 60 gramë proteina. Burimet e shëndetshme të proteinave janë fasulja, vezët, peshku dhe mishi i shpezëve. Duhet të hani edhe shumë pemë, perime dhe pastë integrale nga drithërat e plota.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:22 pm

Këshilla si të humbni peshë

Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim

Zamra – e domosdoshme
Midis shujtave kryesore, doemos duhet të ketë edhe një shujtë plotësuese – zamra. Nëse rrini një kohë të gjatë pa ngrënë, atëherë shkaktohet rënia e shpejtë e nivelit të sheqerit në gjak. Për ta korrigjuar këtë, organizmi kërkon ushqime të ëmbla. Për ta parandaluar këtë, duhet të hani pak dhe shpesh, çdo 2,5 deri 3 orë. Studimet më të reja kanë treguar se ushqime të shëndetshme për zamër janë pemët, perimet dhe ushqimet që janë të pasura me vajra bimore, si p.sh. arrat dhe bajamet. Pemët e tilla me gëzhojë lirojnë ngadalë yndyrat në qarkullim të gjakut, duke penguar kështu luhatjen e madhe të nivelit të sheqerit në gjak.

Numëroni kaloritë
Mënyra më e lehtë e heqjes së 500 kalorive në ditë nga menyja juaj, është që 250 t’i largoni nga ushqimet, e 250 kalori të tjera duke ushtruar. Është e lehtë që t’i largoni 250 kalori nga ushqimi, mjafton që në vend të djathit me yndyrë, të përdorni atë me pak yndyrë, të mos hani keksë dhe t’i evitoni pijet alkoolike. Me ushtrime lëre më që do t’i digjni 250 kalori, por do t’i forconi edhe muskujt dhe do ta shpejtoni metabolizmin, duke humbur kështu peshë edhe kur jeni duke pushuar. Çdo ditë shëtitni gjysmë ore, por duke ecur shpejt. Dhe, kurrë mos e përdorni liftin – ngjituni shkallëve.

Mos i harroni pijet
Ka shumë njerëz që mendojnë se lëngjet e pemëve janë të shëndetshme, gjë që mund të jetë edhe e vërtetë, por ato përmbajnë kalori shtesë. Nëse nuk mundeni kurrsesi pa lëngje, atëherë tëholloni ato me ujë. Në këtë aspekt nuk duhet të harrojmë të themi se pijet alkoolike janë burim i madh i kalorive, prandaj nëse doni që të humbni në peshë, e edhe të mos e dëmtoni shëndetin tuaj, evitoni plotësisht pijet alkoolike. Pini më mirë ujë mineral.

Ushqimet në restorante – bombë kalorish
Sa më shumë që të jetë e mundur, hani ushqime që i keni përgatitur vetë në shtëpi, meqë ushqimet që i hani jashtë shtëpisë, përpos që janë të shijshme (dhe të shtrenjta), janë të stërmbushura me kalori. Mësoni disa receta të ushqimeve të shëndetshme që përgatiten shpejt dhe befasojeni veten çdo ditë me ushqim tjetër.

Harroni ëmbëlsirat
Nëse edhe përkundër të ushqyerit të shëndetshëm megjithatë ende keni dëshirë për ëmbëlsira, atëherë ndoshta është më së miri që ato të mos i hani aspak. Ekspertët kanë vërejtur se dëshira për të ngrënë ëmbëlsira humbet nëse ato nuk i hani fare. Nëse aspak nuk mundeni pa to, atëherë hani rreth 30 g çokollatë të zezë në ditë, jo më shumë!

Madhësia e shujtave
Pa fije mundi do t’i humbni 2 kile nëse hani përgjysmë më pak sesa përpara. Nëse madhësinë e shujtave e zvogëloni për 15%, mund të largoni deri në 200 kalori. Në fillim do të ndieni uri, por më vonë do të mësoheni. Në ndërkohë hajeni ndonjë pemë.

Hani më shumë proteina
Organizmi absorbon vetëm 70% të kalorive nga proteinat, kurse nga karbohidratet gati 100%. Proteinat ju mbajnë më shumë të ngopur dhe ndikojnë në mbrojtjen e muskujve. Merrni rreth 100 g proteina në ditë, gjë që është e barabartë me një shujtë të vogël mish apo peshk.

Largojeni stresin
Hormoni kortizol, i cili lirohet në gjendje stresi, shkakton shtimin në peshë, sidomos në rritjen e barkut. Me kalimin e kohës organizmi nuk mund të mbrohet nga lirimi i këtij hormoni, prandaj vjen edhe deri te shtimi në peshë. Për këtë shkak duhet që të relaksoheni sa më shumë, p.sh. me ndonjë banjë, duke dëgjuar muzikë, apo, pse jo edhe duke e praktikuar fenë, me çka do të ndiheni mirë edhe në aspektin shpirtëror.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:22 pm

Pesë super-ushqime për zvogëlimin e apetitit

Në botë harxhohen me miliarda dollarë në produkte për humbje në peshë. Por, ekziston edhe një mënyrë më e mirë dhe më e lirë për humbjen e kileve të padëshiruara. Një studim i ri tregon se disa produkte ushqimore, që gjenden në çdo dyqan, mund të na ndihmojnë në këtë drejtim. Bëhet fjalë për ushqime që e përmirësojnë metabolizmin dhe janë një ndihmë në heqjen e kileve të tepërta. Kur herën tjetër të shkoni për të blerë gjësende ushqimore, merreni me vete listën e re të gjësendeve ushqimore.

1. Vezët
Në vend të bukës dhe produkteve nga brumi, në mëngjes është më mirë të hani vezë. Ky ushqim përmban shumë proteina dhe ndihmon që, për një kohë të gjatë, të mos ndiejmë uri. Një studim ka zbuluar se njerëzit me mbipeshë që kishin ngrënë vezë, për 36 orët e ardhshme hanin më pak ushqim, krahasuar me ata që kishin ngrënë ushqime të tjera. Studime të shumta kanë treguar se proteinat e vezëve ndikojnë mirë në nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlojnë dëshirën për ushqime të ëmbla.

2. Bishtajat
Janë të paktë ata njerëz që kanë dëgjuar për kolecistokininën, por ky është njëri nga miqtë më të mirë në luftën kundër kileve të tepërta. Ky hormon tretës e zvogëlon apetitin në mënyrë të natyrshme. Shkencëtarët thonë se bishtajat kanë sasi të madhe të tij. Kjo vërtetohet edhe me studime të ndryshme, me ç’rast është vërejtur se te njerëzit që rregullisht ishin ushqyer me bishtaja, ishte vërejtur rritja e nivelit të këtij hormoni. Ka edhe të dhëna se bishtajat e mbajnë në nivel të dëshiruar sheqerin në gjak, gjë që d.m.th. se për një kohë më të gjatë qëndron ndjenja e ngopjes. Përpos kësaj, bishtajat zvogëlojnë edhe nivelin e kolesterolit në gjak. Përkujdesuni që bishtajat të gjenden rregullisht edhe në menynë tuaj.
3. Dardhat
Kjo pemë është e pasur me fibra, gjë që d.m.th. se është e shëndetshme, por edhe se krijon ndjenjë të qëndrueshme të ngopjes. Dardhat përmbajnë edhe pektinë, që e zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar kështu në zvogëlimin e apetitit. Kjo vërtetohet edhe nga një studim brazilian, me ç’rast është parë se gratë që kishin ngrënë më shumë dardha, kishin humbur më shumë në peshë.

4. Kanella
Kur nga mesi i ditës dobësoheni dhe ju kap dëshira për ëmbëlsira, merrni bukë integrale të thekur dhe qitni kanellë mbi të. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se sasitë e vogla të kanellës mund ta rregullojnë sasinë e insulinës në gjak, duke e kontrolluar kështu edhe ndjenjën e urisë. Një studim tjetër ka treguar se ¼ e lugës së çajit kanellë mund ta zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak, si edhe të kolesterolit. Kanella lejohet në sasi të vogla.

5. Uthulla
Është një produkt i shkëlqyeshëm që ngop. Një studim suedez ka treguar se njerëzit që hanë bukë të njomur në uthull, rrinë të ngopur për një kohë të gjatë dhe nuk kanë nevojë për shujta të shpeshta. Shkaku i këtij veprimi është thartira acetate, e cila ngadalëson kalimin e ushqimit nëpër lukth, duke krijuar ndjenjën e ngopjes. Uthulla është një përbërës mjaft i vjetër ushqimor që ka dobi të shumëfishta.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:23 pm

Produktet që, megjithatë, na bëjnë të humbin peshë

Gjithkush që, të paktën, një herë në jetë, ka qenë në dietë, e di se nuk guxon të hajë bukë, djathë apo vezë. Por, a është e vërtetë kjo?

Buka
Zakonisht mendohet se buka, meqë është karbohidrat, ndikon në shtimin e peshës, gjë që është e vërtetë, por kur bëhet fjalë për bukë nga drithërat integrale, i cili është i kualitetit të lartë dhe përmban fibra, vitamina dhe minerale, në të vërtetë nuk shkakton shtim në peshë, përkundrazi!

Djathi
Djathi është kyç në humbjen e kileve të tepërta, meqë përmban kalcium. Studimet kanë treguar se personat e rritur me mbipeshë, të cilët herë pas here konsumojnë djathë pa yndyrë, nuk shtojnë në peshë, derisa organizmi i tyre e merr kalciumin e nevojshëm. Pra, djathi nuk është gogol dhe nuk duhet frikësuar nga ai.

Deserti
Edhe nëse jeni në dietë, nuk është e thënë se duhet të hiqni dorë nga deserti. Për dallim nga akullorja, akullorja me lëng frutash (sorbetto) nuk përmban yndyra, por ka shije kremoze.

Pemët me gëzhojë
Pemët me gëzhojë përmbajnë sasi të madhe të yndyrës, por bëhet fjalë për yndyra të shëndetshme. Pra, në vend të çipsave apo ushqimeve të tjera të ngjashme grimcuese, më mirë është që të hani bajame, arra apo lajthi.
Vezët
Me vite të tëra është bërë debat rreth asaj se a janë vezët ushqim i shëndetshëm, apo jo. Studimet kanë treguar se vezët janë një shujtë shumë e shëndetshme për mëngjes, meqë përmbajnë proteina të cilat u japin energji të nevojshme për vazhdimin e ditës.

Mishi i kuq
Edhe nëse jeni në dietë, nuk është e thënë që të mos hani fare mish të kuq, meqë një fileto i hollë i mishit të kuq ka po aq sasi të yndyrave të ngopura sikur edhe mishi i pulës.

Kafeina
Kafeina e rrit shtypjen e gjakut dhe përshpejton të rrahurat e zemrës, gjë që mund të jetë e keqe për njerëzit me probleme të zemrës. Por, disa studime kanë treguar se kafeina e përshpejton metabolizmin dhe e zvogëlon apetitin. Por, kjo vlen vetëm nëse e pini kafen pa sheqer, shllag apo ndonjë ëmbëltues tjetër.

Çamçakëzët
Nëse përtypni çamçakëzë me sheqer, atëherë do ta përshpejtoni prishjen e dhëmbëve, por nëse përtypni çamçakëzë pa sheqer, atëherë ka mundësi që kjo t’ju ndihmojë që të humbi në peshë, meqë shkencëtarët kanë konstatuar se çamçakëzët zvogëlojnë apetitin dhe e nxitin metabolizmin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:23 pm

Ushqimet adekuate për top formë

Nëse vuani nga sindroma premenstruale, keni vështirësi në përqendrim, mos bëni turr që të shkoni te mjeku, por provoni që të mjekoheni me ushqime

Nuk keni energji
Shkaku: ushqimet e varfra me karbohidrate, që haset gjatë dietave për humbjen e peshës.
Zgjidhja: hani sasi të mjaftueshme të karbohidrateve të përbëra si dhe ushqime të pasura me hekur, si p.sh. spinaq.
Ushqimet e preferuara: mish i zier pule me perime, në kombinim me oriz integral; sallata me oriz dhe fasule, drithërat integrale me pemë të freskëta, mish i kuq i freskët.
Vështirësitë me sindromën premenstruale
Shkaku: nuk merrni sasi të mjaftueshme të kalciumit apo magnezit, apo hani tepër sheqer.
Zgjidhja: zvogëlojeni sasinë e sheqerit që e hani. Hani më shumë ushqime të pasura me kalcium, p.sh. qumësht me pak yndyrë, jogurt, etj. Ushqimet e pasura me magnez janë drithërat integrale, bishtajat, bajamet dhe arrat.
Ushqimet e preferuara: djathi, ananasi, bajamet, fasulet, jogurti.

Nuk keni disponim të mirë
Shkaku: nuk merrni sasi të mjaftueshme të thartirave yndyrore omega-3 nga peshqit, apo vitamina B.
Zgjidhja: Hani tri herë në javë peshk; dy lloje të perimeve të gjelbra në ditë si dhe banane.
Ushqimet e preferuara: salmoni, spinaqi, ananasi, thjerrëzat, mishi i pulës, trofta, gjalpi i kikirikëve.

Keni vështirësi
në përqendrim
Shkaku: nuk hani mëngjes, apo nuk merrni sasi të mjaftueshme të antioksiduesve, pemëve dhe perimeve, vitaminës E.
Zgjidhja: në mënyrë që të mos vdisni urie deri në drekë, hani një mëngjes të shëndetshëm, me ushqime që përmbajnë antioksidues, si p.sh. me qershi, rrush të tharë, portokaj, spinaq, etj. Merrni edhe preparate të vitaminës E.
Ushqimet e preferuara: keksët integralë, boronicat, sythat e grurit, mjalti, pureja e patateve
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:23 pm

Produkte të qumështit për humbje në peshë

Ushqimi i pasur me produkte të qumështit, mund të ndihmojë në largimin e kilogramëve të tepërt, pohojnë shkencëtarët australianë.
Në një studim, disa nga pjesëmarrësit i janë nënshtruar dietës me pak kalori, ndërsa të tjerët përveç dietës së caktuar, kanë konsumuar më shumë djathtë, jogurt dhe qumësht me më pak yndyrë.

Rezultatet kanë treguar se më lehtë kanë humbur në peshë participantët të cilët veç dietës së zakonshme, kishin përfshirë edhe produktet e qumështit.

Djathi dhe produktet tjera të qumështit janë të pasur me proteina, të cilat ndihmojnë që të ndjehemi të ngirë dhe shpejtojnë metabolizmin, ndërsa shumica e njerëzve gabimisht mendojnë, se për t’u dobësuar duhet të largojnë produktet e qumështit nga ushqimi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 3:23 pm

Dieta më e mirë- relaksimi

Ekspertët rekomandojnë se në vend të dietave të lodhshme është më mirë që gjatë ditës të gjeni kohë për relaksim.

Një studim dyvjetor, të cilin e ka organizuar ekipi studiues pranë Universitetit të Otegos në Zelandë të Re, ka treguar se joga dhe meditimi ndihmojnë në humbjen e kilogramëve të tepërt në mënyrë shumë më të suksesshme sesa cilado dietë ushqyese dhe llojet e ndryshme të ushtrimeve trupore- shkruan revista Preventive Medicine. Në bazë të të dhënave nga ky studim, ekspertët kanë ardhur në përfundim se zvogëlimi i stresit, në mënyrë automatike zvogëlon nevojën për ushqim kalorik dhe ushqim të ëmbël. Dëshmi për këtë janë femrat të cilat çdo ditë janë relaksuar duke iu nënshtruar nj programi hulumtues që në fund ka rezultuar se nxit disponimin dhe shëndetin te ato. Meqenëse meshkujt shumë më rrallë i kushtojnë rëndësi vijës trupore, atëherë kjo metodë e relaksimit dh humbjes në peshë është më qenësore për femrat te të cilat është vërejtur suksesi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi