Kujdes! Mbishkrimi nuk garanton mbrojtje nga dielli
:: Mjeksia :: Lajmet Mjeksore
Faqja 1 e 1

Preparatet e shtrenjta për rrezitje nuk ofrojnë mbrojtje më kualitative, ndërsa këtë nuk e bën as blerja tyre në barnatore.
Ekspertët kanë testuar 16 preparate për mbrojtje nga dielli me faktorë mesatarë mbrojtës, kryesisht të firmave të njohura, çmimet e të cilave lëviznin nga 0.99 e deri në 40.79 euro për 100 mililitra.
Ata u kanë kushtuar vëmendje edhe pohimeve të produkteve, siç janë “dermatologjikisht i testuar”, “antialergjik”, “nuk është testuar në shtazë” dhe të ngjashme.
Rezultatet nuk ishin edhe aq të mira duke u bazuar në emrat e kompanive me nam botëror. Disa prej tyre kishin dështuar në rezistencën ndaj ujit edhe pse këtë aftësi e kanë të shkruar në ambalazh.
Kur bëhet fjalë për udhëzimet e përdorimit të produkteve, dobët janë vlerësuar shumica e tyre. Në fakt edhe pse kanë mjaft informata, ato janë të shkruara në ambalazhin e kartonit ose në letrën përcjellëse, të cilën zakonisht përdoruesit e hedhin dhe nuk e marrin me vete në plazh.
Rekomandohet që të gjitha preparatet për rrezitje të kenë qartë të përshkruar mbrojtjen e tyre nga rrezet UVA dhe UVB, si dhe numri i faktorit mbrojtës (SPF) duhet të mos rritet ose zvogëlohet, por të jetë ai i vërteti që e ofron produkti, në mënyrë që të sigurohet mbrojtje sa më kualitative.
Autorët e këtij studimi thonë se nuk është lehtë që të zgjedhësh preparatet mbrojtëse kur e di se nuk je i sigurt nëse ato do të sigurojnë mbrojtjen që ofrojnë, përkundër parave që paguan. Për këtë arsye, sipas tyre, është më mirë që të shmanget dielli sidomos në periudhën e rrezikshme të ditës (10:00-16:00), në mënyrë që të mos rrezikohemi nga sëmundjet e rënda të lëkurës.

Similar topics
» Dielli më pronare
» Me ushqim mbrohuni nga dielli
» Ninxha në mbrojtje të qytetit
» Alergji nga dielli, keshilla per ta parandaluar
» Flokë të thinjura për mbrojtje nga kanceri
» Me ushqim mbrohuni nga dielli
» Ninxha në mbrojtje të qytetit
» Alergji nga dielli, keshilla per ta parandaluar
» Flokë të thinjura për mbrojtje nga kanceri
:: Mjeksia :: Lajmet Mjeksore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi