Dielli më pronare
Faqja 1 e 1
Dielli më pronare
Një spanjolle kërkoi të shpallet pronare e burimit tonë të energjisë – Diellit. Ajo pohon se nuk ekziston ligj internacional i cili mund ta ndalojë në realizimin e qëllimit të vet.
Spanjollja Ageles Djuran, e cila ka 49 vjet, këto ditë arriti ta regjistrojë Diellin tek shërbimi i vet lokal si pronë të saj. Ajo për mediat spanjolle deklaroi se ka filluar hap pas hapi pasi ka lexuar për rastin e amerikanit i cili është regjistruar si pronar i Hënës dhe të gjitha planetëve të tjera në sistemin tonë diellor.
Angeles e ka kërkuar të drejtën e saj ligjore në bazë të, sipas saj, ekziston marrëveshje internacionale që thotë se asnjë shtet nuk mund të shpallë pronë një planet apo yll, por nuk thotë asgjë për atë se individ nuk mund të jetë pronar i këtyre trupave qiellorë. Ajo shton se, sipas kësaj, secili mund të shpallet për pronar të Diellit, por ajo është e para që i ka rënë ndër mend kjo gjë. Tani ajo ka dokument legjitim i cili thotë se është “pronare e diellit, yll me spektër tip G2, e vendosur në qendër të Sistemit Diellor, me largësi mesatare nga Toka prej 149.600.000 kilometra”,
Djuran, e cila jeton në Sajvatera do Mino Në Galia thotë se ajo do të marrë tatim prej secilit që e “shfrytëzon” Diellin, kurse gjysmën e këtyre të holla do t’ia japë qeverisë spanjolle dhe 20 për qind fondit nacional të pensioneve. Ajo planifikon dhjetë për qind t’i investojë në
Ka ardhur koha gjërat të bëhen ashtu si duhet, nëse ekziston ideja si të fitohet dhe të përmirësohet ekonomia dhe gjendja e njerëzve, pse të mos bëhet kjo gjë?”, – Djuran, kurse normalisht, kush mund të thotë se ajo nuk ka të drejtë. Bëhet pyetja se a mund ta akuzojmë nëse digjemi apo marrim kancer në lëkurë prej Diellit të saj.
Similar topics
» Me ushqim mbrohuni nga dielli
» Alergji nga dielli, keshilla per ta parandaluar
» Kujdes! Mbishkrimi nuk garanton mbrojtje nga dielli
» Alergji nga dielli, keshilla per ta parandaluar
» Kujdes! Mbishkrimi nuk garanton mbrojtje nga dielli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi