Ninxha në mbrojtje të qytetit
Faqja 1 e 1
Ninxha në mbrojtje të qytetit
Një ninxha po lufton krimin dhe patrullon nëpër rrugët e Royal Tunbridge Wellsit duke trembur hajnat, duke ndihmuar pensionistët dhe po i shpëton macet nga drunjtë.
25-vjeçari, i vetëshpallur “Ninxha i lagjes së Tunbridge Wellsit” thotë se është “mjeshtër” i arteve marciale japoneze për maskim dhe infiltrim, shkruan Metro.
Misioni i tij është i thjeshtë – t’i pastrojë rrugët. Duke folur në kushte anonimiteti ai tha: “Qëllimi im është t’i ndihmoj njerëzit. Jam shndërruar në Ninxha. Ka shumë telashe në Tunbridge Wells dhe komuniteti nuk duket i bashkuar si ka qenë më përpara. Mesazhi që dua të jap është serioz, njerëzit duhet të bëhen bashkë dhe të lajmërojnë incidentet”.
Simon Wilshaw nga policia e Kentit tha se “ai nuk e ka bërë veten të njohur” për policinë. “Edhe pse ne mbështesim përkrahjen e popullit ne nuk inkurajojmë askënd të merr ligjin në duart e veta”, tha Wilshaw.
Similar topics
» Ninxha ekziston!
» Krematori të ngrohë pishinat e qytetit
» Flokë të thinjura për mbrojtje nga kanceri
» Receta per shendet – ne mbrojtje te patates
» Kujdes! Mbishkrimi nuk garanton mbrojtje nga dielli
» Krematori të ngrohë pishinat e qytetit
» Flokë të thinjura për mbrojtje nga kanceri
» Receta per shendet – ne mbrojtje te patates
» Kujdes! Mbishkrimi nuk garanton mbrojtje nga dielli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi