Ninxha ekziston!
Faqja 1 e 1
Ninxha ekziston!
Martin Faulks (33 vjeçar) nga Britania e Madhe gjashtë vjet rresht mësoi sekretet e superheronjve legjendarë japonez dhe u bë ninxha.
Momentalisht ai po lufton të keqen nëpër rrugët e qytetit Norwich i veshur në të zeza dhe me maskë në fytyrë. Ai mbrojti edhe një vajzë nga një sulmues si dhe “e shpartalloi” një hajn me karate. Martini nganjëherë e përdor edhe shpatën në ndonjë “mision më të vështirë”. Ai jetoi një kohë në Japoni dhe mësoi bile edhe teknikën e kalimit të malit në stilin e panterës.
“Nuk është lehtë të jesh ninxha. E kam lënduar kurrizin një herë kur rashë nga një pemë, më ka kafshuar dhelpra dhe kam thyer një gisht gjatë stërvitjes”, tha Martin, sipas The Sun.
Ai përndryshe bën punë të rregullt si zyrtar në një kompani botuese, ndërsa artin e ninxhës e mësoi nga mjeshtri japonez Masaaki Hatsumi.
Bashkëshortja e tij Pip (42 vjeçare) thotë se Martini është njeriu më i disiplinuar që ka njohur ndonjëherë, por ajo do të ndihej më mirë sikur ai të merrej me ndonjë hobi tjetër – peshkim për shembull.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi