Braziliania 114 vjeçe personi më i vjetër në botë
Faqja 1 e 1
Braziliania 114 vjeçe personi më i vjetër në botë
Braziliania Maria Gomes Valentim është personi më i vjetër në botë, njoftuan zyrtarët e librit të rekordeve Guinness. Valentim me 114 vjet e 313 ditë ka tejkaluar rekordin e deritashëm të Bessie Cooper nga Georgia e SHBA-ve.
Për jetëgjatësinë e saj, Maria thotë se më meritor është ushqimi – një copë bukë për drekë e përcjellë me perime, ndërsa kohë pas kohe është kënaqur edhe me nga një gotë verë. Ushqimi më i preferuar për të është ‘feijoadi’, një ushqim tradicional brazilian me fasule me mish përplot mëlmesa djegëse.
Edhe pse sot ajo lëviz vetëm me anë të një karrigeje invalidësh, plaka gëzon shëndet solid, ndërsa anëtarët e familjes shpresojnë se titulli i personit më të vjetër në botë do ta përmirësojë situatën e saj financiare.
Familja për Valentim, e cila njihet edhe si gjyshja Quita, thotë se ajo është kokëfortë dhe se kurrë nuk i është përzier të tjerëve në jetë.
Zyrtarët e Guinnessit thonë se Valetnim është lindur më 9 korrik 1896 në qytetin Carangolu të Brazilit, ku jeton edhe sot. Bashkëshorti i saj vdiq më 1946. Çifti lindi vetëm një djalë, tash kanë katër nipër, shtatë stërnipër dhe pesë stër-stërnipër.
Se jetëgjatësia është gjenetike dëshmon edhe fakti se babai i gjyshes më të vjetër në botë kishte jetuar mbi 100 vite.
Similar topics
» Psikotest - Çfarë personi jeni?
» Braziliania gjeti krokodilin në dhomën e ndejës
» Indiani baba në moshën 94 vjeçe
» Plaku 110 vjeç gjeti partneren 82 vjeçe
» Qeni më i vjetër në botë 23 vjeç
» Braziliania gjeti krokodilin në dhomën e ndejës
» Indiani baba në moshën 94 vjeçe
» Plaku 110 vjeç gjeti partneren 82 vjeçe
» Qeni më i vjetër në botë 23 vjeç
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi