Indiani baba në moshën 94 vjeçe
Faqja 1 e 1
Indiani baba në moshën 94 vjeçe
Indiani 94-vjeçar, Ramajit Raghav, ndoshta, u bë babai më i vjetër në botë kur i lindi djalë të cilin e pagëzoi Karamjit (dhuratë e perëndisë).
Bujku plak i cili jeton në veri të Indisë në krahinën Haryani është shumë i gëzuar me foshnjen e porsalindur.
Doktori Mahender Kumar, i cili asistoi në lindjen e bashkëshortes së Ramajitit, Shakuntala në spitalin Kharagodi, thotë se nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore. Familja Ramajiti posedon dy lopë, ndërsa merr pension dhe një pagë për
punë në një fermë të një pasaniku.
I pyetur se cili është sekreti i jetëgjatësisë dhe vitalitetit, Ramajit u përgjigj se çdo ditë pi tri litra qumësht dhe ha rreth gjysmë kilogramë bajame, ndërsa në rini është marrë me mundje.
Indiani më i vjetër të cilit i lindi fëmija në vitet e pleqërisë është nëntëdhjetëvjeçari Nanu Ram Jogi, të cilit më 2007 i lindi fëmija i 22-të në fshatin Rajasthan.
Similar topics
» U bë baba në moshën 94 vjeçare
» Për herë të 13 u bë baba në moshën 72 vjeçare
» Indiani ka 39 gra dhe 94 fëmijë e 33 nipër
» Plaku 110 vjeç gjeti partneren 82 vjeçe
» Braziliania 114 vjeçe personi më i vjetër në botë
» Për herë të 13 u bë baba në moshën 72 vjeçare
» Indiani ka 39 gra dhe 94 fëmijë e 33 nipër
» Plaku 110 vjeç gjeti partneren 82 vjeçe
» Braziliania 114 vjeçe personi më i vjetër në botë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi