“Eposi i Kreshnikëve” në rrezik zhdukjeje
Faqja 1 e 1
“Eposi i Kreshnikëve” në rrezik zhdukjeje
“Eposi i Kreshnikëve” është i rrezikuar çdo ditë e më shumë. Për këtë arsye, Komitetit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore ka miratuar përgatitjen e një dosje për t'ia propozuar si kryevepër në rrezik UNESCO-s.
Një nga veglat muzikore që rrezikon të zhduket, pasi brezat e rinj nuk e përdorin më është edhe lahuta e zonave veriore të Shqipërisë.
“Regjistrimi në këtë listë do të sjellë rigjenerimin dhe rivlerësimin e kësaj tradite që ka ndikuar edhe në formatimin e mënyrave të të kënduarit me çifteli, sharki dhe në krejt korpusin e muzikës veriore”, tha kryetari i grupit të punës, akademiku Vaso Tole.
Deri në mars të vitit 2012, grupi i punës duhet t’ia dërgojë dosjen UNESCO-s, është i përbërë nga Zymer Neziri, Shaban Sinani, Agron Xhangolli, Gjovalin Shkurtaj, Olsi Lafe dhe Esat Ruka.
Dosja do të përmbajë të gjithë “Eposin e Kreshnikëve”, ku parashikohen edhe masat që duhet të merren për mbrojtjen e kësaj trashëgimie me vlerë.
"Eposi i Kreshnikëve" është një epos legjendar i përbërë nga kënge të ndryshme epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë.
Similar topics
» Zbardhja e dhëmbëve – rrezik
» Duhani, rrezik në rënien e marrëdhënieve
» Qëndrimi ulur, rrezik për shëndetin
» Ushqimet e gatshme, rrezik për diabetin
» Dietat kimike - një rrezik për organizmin
» Duhani, rrezik në rënien e marrëdhënieve
» Qëndrimi ulur, rrezik për shëndetin
» Ushqimet e gatshme, rrezik për diabetin
» Dietat kimike - një rrezik për organizmin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi