Duhani, rrezik në rënien e marrëdhënieve
2 posters
:: Mjeksia :: Lajmet Mjeksore
Faqja 1 e 1
Duhani, rrezik në rënien e marrëdhënieve
Kush do të ketë marrëdhënie të mrekullueshme në shtrat, duhet ta marrë shumë në konsideratë faktin e lënies së duhanit.
Arsyet për të hequr dorë nga duhani janë me qindra: duhani helmon mushkëritë, rrit rrezikun për sëmundjet e kancerit, shkakton plakje të parakohshme të lëkurës. Por mbi të gjitha, sipas një studimi australian, meshkujt që pinë një paketë duhan ose më shumë në ditë, rrezikojnë të ‘dështojnë në misionin e tyre’ në shtrat shumë më shpesh se jo duhanpirësit. Faktori “defaillance” është pikërisht 40% më i lart krahasuar me ata që i kanë thënë jo duhanit.
Risjelljen në vëmendje të alarmit për impotencë të duhanpirësve e ka bërë një hulumtim i kryer në Australi dhe botuar nga “Tobacco Control”. Rezultatet kanë dalë nga analiza e pyetësorëve të mbushur nga më shumë se 8 mijë meshkuj me moshë 19-59 vjeç. Autorët e studimit, hulumues të Heath Promotion Unit në Sidney, shpjegojnë: "Rreth 10% e kampionit, ka deklaruar probleme ereksioni gjatë muajit të fundit, ose më shpesh gjatë vitit të fundit".
Në grupin e atyre që kanë rrëfyer se kanë ndeshur probleme të tilla, 25% ishin duhanpirës, një e pesta pinte pak a shumë një paketë në ditë, 6% më shumë se 20 cigare n ditë. "Rezultatet nxjerrin në dukje dhe ritheksojnë lidhjen e ngushtë mes duhanit dhe problemeve seksuale, të cilat bëhen më serioze me shtimin e cigareve të pira", thonë shkencëtarët australianë. Një e dhënë për të gjithë: ata që pinë një kuti në ditë, kanë 24% vështirësi më shumë krahasuar me një që nuk pi duhan, në lidhje me ereksionin. Pastaj, nëse këtij kuadri i shtohen edhe sëmundje të tjera kardiovaskulare ose mosha e shtyrë, problemet sa vijnë edhe rriten. /
Re: Duhani, rrezik në rënien e marrëdhënieve
hahaha une ekam lon duhanin qe 15. vite dhe jam shum ma aktiv ne krevat
Albi- Anëtarë i ri
Similar topics
» Duhani, në ç’masë është ai i dëmshëm
» Rënien e flokëve
» 8 këshillat për të ndaluar rënien e flokëve
» Darka e vonshme, rrezik për infarkt të zemrës
» “Eposi i Kreshnikëve” në rrezik zhdukjeje
» Rënien e flokëve
» 8 këshillat për të ndaluar rënien e flokëve
» Darka e vonshme, rrezik për infarkt të zemrës
» “Eposi i Kreshnikëve” në rrezik zhdukjeje
:: Mjeksia :: Lajmet Mjeksore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi