Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Qëndrimi ulur, rrezik për shëndetin  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Qëndrimi ulur, rrezik për shëndetin  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qëndrimi ulur, rrezik për shëndetin

Shko poshtë

Qëndrimi ulur, rrezik për shëndetin  Empty Qëndrimi ulur, rrezik për shëndetin

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 3:57 pm

Një grup shkencëtarësh amerikanë kanë zbuluar se të rrish ulur përballë televizorit për orë të tëra mund të shtojë rrezikun e goditjeve në zemër me 80%.

Të jesh i ulur përpara televizorit, duke ndërruar kanalet me telekomandë mund të duket si një aktivitet çlodhës dhe aspak i dëmshëm për shëndetin. Por një grup shkencëtarësh amerikanë kanë zbuluar se të rrish ulur përballë televizorit për orë të tëra mund të shtojë rrezikun e goditjeve në zemër me 80%, dhe ndikon në mënyrat se si trupi reagon ndaj glukozës, yndyrave dhe kolesterolit.

Të rrezikuar janë dhe punonjësit e zyrave që për orë të tëra qëndrojnë në të njëjtin pozicion në tavolinat e punës ose përpara kompjuterëve.
Sipas profesorit Mark Hamilton, qëndrimi për një kohë të gjatë ulur ndikon edhe tek ata njerëz që merren me gjimnastikë ose që kanë nivele të ulëta të yndyrës. Ai u rekomandon njerëzve që të rrinë në këmbë ose të ecin. Sipas studimit të tij, edhe një orë ulur përpara kompjuterit të zyrës, apo përpara ekranit të televizorit, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tonë.

Sipas Fondacionit Kombëtar të Zemrës në Australi, ku u publikua ky studim, kujdesi për të mos qëndruar ulur për një kohë të gjatë duhet të nisë në një moshë më të hershme. Sipas këtij fondacioni mësuesit duhet të inkurajojnë nxënësit nëpër klasa që të lëvizin, për të evituar ndikimet negative të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi