Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Historia e Shqipërisë - Arbëria - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Historia e Shqipërisë - Arbëria - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Shqipërisë - Arbëria

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Historia e Shqipërisë - Arbëria - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 6:00 pm

Arsimi

Me lulëzimin që arritën qytetet e Shqipërisë u krijuan kushte të favorëshme për zhvillimin e arsimit dhe të artit. Shkollat që u ngritën në Shqipëri në këta shekuj qenë nën vartësinë e institucioneve kishtare orthodokse e katolike, që kultivonin greqishten e latinishten. Veç kësaj, duke qenë në duart e priftërijve dhe murgjëve, programi arsimor i këtyre shkollave mbështetej kryesisht në lëndë fetare dhe në ideologjinë kishtare që ishte bërë mbrojtësja e rendit feudal. Gjatë ketyre shekujve, si gjuhë të administratës dhe të kishës, vazhduan të përdoreshin, sipas rrethanave politike, gjuhët latinishte e greqishte dhe në një masë më të vogël, sidomos gjatë sundimit të shtetit serb, edhe gjuha sllavishte. Si gjuhë shkrimi ato u përdorën edhe nga feudalët shqiptarë. Disa nga këta, si p.sh. Muzakët, përdornin në korespondencën e tyre greqishten, kurse Balshët latinishten e sllavishten. Topiajt e Kastriotët kanë përdorur në korespondencën e tyre të tria këto gjuhë.

Gjuha shqipe në këtë kohë, si gjuhë e të shkruarit, nuk ishte akoma në gjendje t'i bënte ballë sidomos shkrimit greqisht e latinisht, dy gjuhë me rëndësi ndërkombëtare, me letërsi të lashtë e të pasur, gjuhë të cilat kishin mbështetjen e administratës shtetërore dhe të institucioneve kishtare më të fuqishme të mesjetës. Por si gjuhë të përditëshme masa e popullit shqiptar, bujaria feudale arbëreshe dhe kleri vendës përdorte gjithnjë gjuhën shqipe. Masat popullore jo vetëm e ruajtën, por edhe e pasuruan më tepër gjatë këtyre shekujve krijimtarinë e tyre folklorike. Disa nga prodhimet e kësaj krijimtarie ne i njohim nga burime të tërthorta. Këngët epike dhe legjendat që i ruajnë arbereshët e Italisë, të larguar nga Shqipëria qysh në shek. XV, të cilat me pak ndryshime i gjejmë edhe te fshatarët e malsorët e vendit tonë, dëshmojnë se ato kanë qenë thurur nga rapsodët shqiptarë përpara shek. XV. Të tilla legjenda ishin për shembëll ajo e Kostandinit të Vogël, e Doruntinës dhe Kostandinit, kënga e Olimbisë dhe e Vllastarit, etj.

Ndërkohë, në këta shekuj, duket se filloi edhe përdorimi i shqipes si gjuhë shkrimi. Neve sot nuk na ka arritur ndonjë vepër e akt i shkruar shqip para shek. XV. Me gjithatë në burimet historike gjejmë dëshmi për shkrimin shqip. Më 1332 kryepeshkopi i Tivarit, Gulielm Adami, në raportin që i drejtonte mbretit të Francës, Filipit të VII, e njoftonte atë se "Shqiptarët, ndonëse kanë një gjuhë më vehte dhe ndryshe nga gjuha latine, megjithatë në marrëdhëniet e përditëshme e në gjithë librat e tyre përdorin shkronjat latine". Është pikërisht në shek. XIV që shqipja filloi të përdorej edhe në administratë, si për shembëll në Ulqin, ku në mbledhjet e keshillit të madh të qytetit flitej shqip.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Shqipërisë - Arbëria - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 6:00 pm

Kështjellat

Kështjellat u ndërtuara ose të rindërtuara në Shqipëri gjatë kësaj periudhe i ruajnë edhe sot karakteristikat kryesore të dikurëshme.

Sikurse më parë edhe tani çdo qytet kishte kështjellën e vet. Por duke u zgjeruar, qytetet dolën jashtë mureve të kështjellës, ku u ngritën lagje të veçanta. Tani qytetet ndaheshin zakonisht në dy pjesë: në kalanë ose qytetin e sipërm dhe në varoshin ose qytetin e poshtëm.

Kështjellat në shumicën e rasteve ishin ndërtuar mbi majën e një kodre të rrethuar pjesërisht nga shkëmbij natyrorë, pjesërisht nga mure të lidhura me llaç. Këtu ndodhej selia e qeveritarit, shtëpitë e fisnikëve dhe ndërtesa të tjera. Tipe më interesante të kështjellave të kësaj kohe paraqesin ato të Shkodrës, Beratit, Krujës, etj. Kështjella e Shkodrës me gjithë rrënimet dhe rindërtimet që ka pësuar gjatë shekujve të sundimit turk, i ruan akoma gjurmët e strukturës së saj të brendëshme e të jashtme që ka pasur në shek. XIV. Muret e rrethimit të kështjellës janë përforcuar me tetë kulla mbrojtëse. Veç kësaj ato janë rrethuar me nga një hendek të gjerë e të thellë. Kështjella kishte vetëm një hyrje të siguruar me tri porta, midis të cilave kishte oborre dhe koridore të përforcuara. Zona brenda mureve ishte e ndarë në tri pjesë; në pjesën e mesme ndodhej kisha katedrale kushtuar Shën-Stefanit, patronit të qytetit. Në pjesët e tjera ndodheshin godinat kryesore zyrtare bashkë me shtëpitë e funksionarëve dhe fisnikëve si edhe ndërtesa banimi, magazinat dhe sternat e ujit. Një strukturë pak a shumë të tillë ka edhe kështjella e Beratit, muret e sotme të së cilës janë rindërtuar në fillim të shek. XIII prej Mihal Engjëll Komnenit, despotit të Epirit. Hyrja e kështjellës është siguruar me një sistem mbrojtës që përbëhet nga kulla katërkëndëshe dhe dy porta, midis të cilave ka oborr dhe korridore. Në pjesën e brendëshme të kështjellës, ndodhet edhe sot akoma një nga lagjet e qytetit.

Në varosh ndodheshin shtëpitë e shtresave të gjëra të popullit, punishtet dhe dyqanet e zejtarëve. Veprimtaria kryesore ekonomike e qytetit dhe e krahinës që varej prej tij, përqëndrohej në qytetin e poshtëm. Nga një here, si p.sh. në Shkodër, edhe qyteti i poshtëm ishte i rrethuar me mure mbrojtëse.

Gjatë shek. XIII-XIV e ndërtuan edhe kështjella më të vogla. Të tilla janë sidomos që kështjellat që u ndërtuan në grykat e lumejve të Shqipërisë, si në Spinaricë (në grykën e Vjosës), në Pirg (në grykën e Semanit), në Bashtovë (në atë të Shkumbinit), në Rodon (gryka e Ishmit), Shëngjin (gryka a Drinit), etj. Qëllimi i këtyre kështjellave ishte të mbronin skelat tregëtare që e formuan këtu si pasojë a rritjes së marrëdhënieve tregëtare të Shqipërisë me viset e ndryshme të Adriatikut. Nga këto kështjella, ajo që ruhet sot në gjendje pak a shumë të mire është kështjella a Bashtovës. Planimetria e saj është katërkëndëshe, me nga një kullë të rrumbullakët në të katër skajet dhe midis tyre nga një kullë katërkëndëshe. Muret e trasha, të cilat janë të lidhura me llaç, kanë sipër tyre bedena dhe janë përshkuar në shumë pika, sikurse edhe kullat, me frëngji, për të lehtësuar mbrojtjen. Brenda mureve ndodheshin ndërtesa banimi, depo ushqimesh e municionesh. Rojet banonin nëpër kullat.

Një tjetër tip kështjellash qenë ato që u ndërtuan në formë kullash në viset malore nga feudalët shqiptarë. Zakonisht të ndërtuara në vende strategjike, nga ana arkitektonike ato ishin të thjeshta. Gjurmët e disa prej tyre duken edhe sot në Guribardhë (Mat), në kalanë e Lekës, në kullën e Turanit (Korçë) etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Shqipërisë - Arbëria - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 6:01 pm

Arkitektura

Gjatë shek. XIII-XIV pothuajse të gjitha kishat e ritit orthodoks e ndërtuan sipas stilit bizantin, me një planimetri katërkëndëshe dhe me tavanin me qemere në formë kryqi, ku me anën e kryqëzimit të harqeve ngrihet një timban cilindrik ose poligonal me kubenë relativisht të vogël. Disa nga këto kisha 4 nga të 20 faltoret orthodokse që kanë mundur të shpëtojnë, janë pa kube. Nga kishat më të rëndësishme dhe më të bukura të kësaj kohe janë ato që u ndërtuan në shek. XIV, si kisha u Ristozit në Mborje (Korçë), e Shën-Mërisë në Kosinë (Përmet), u Shën-Mërisë në Zervat (Gjirokastër), e Shën-Mërisë në Zvernec (Vlorë), e Shën-Mërisë në Maligrad (Prespë), etj. Kisha të tjera të këtyre shekujve janë edhe ato që ndodhen brenda e jashtë kalasë së Beratit. Ndër këto vlen të përmendet kisha e Shën-Mërise së Vllahernës dhe e Shën-Triadhës brenda në kala, të cilat e kanë qëndruar më tepër se çdo kishë tjetër besnike kërkesave të stilit bizantin. Një tjetër kishë me interes artistik është dhe ajo e Shën-Mërisë së Apollonisë (në Pojan të Fierit), e cila konsiderohet u ndërtuar prej perandorit bizantin Andronikut të II Paleolog. Çatia e hajatit, e shtuar më vonë, në fillim të shek. XV, mbështetet mbi shtylla poligonale dhe pilastra guri gëlqeror me kapitele të veshura me skulptura groteske dhe ekzotike që nuk ndeshën në asnjë tjetër kishë orthodokse. elemente këto të rëna nën ndikimin e artit romanik.

Gjatë shek. XIII-XIV në Shqipërinë e veriut u ndërtuan kisha të stilit romanik. Këto kisha lanë në formën e bazilikave të vjetra, disa me planimetri në formë kryqi dhe janë të mbuluara me qemere gjysmë cilindrikë. Kishat me dimensione të mëdha kanë nga një kube në mes. Rruga nëpër të cilën depërtoi ky stil ka qenë Dalmacia e sidomos Raguza, nga e cila u varën për mjaft kohë peshkopatat katolike të Shqipërisë së Veriut. Një nga kishat më të bukura e më të mëdha të këtij stili ka qenë kisha katedrale e Shasit, 22 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë, e ndërtuar nga fundi i shek. XIII. Sot kjo kishë është e shembur, prej saj ka mbetur vetëm fasada me një portë tipike romanike dhe me një dritare të lartë të stilit gotik. Një tjetër kishë e bukur e kësaj kohe është ajo e Shirgjit (30 metra x 10 metra). Ajo konsiderohet si kisha më e bukur a stilit romanik në krejt Shqipërinë dhe ia kalonte asaj të Shasit jo vetëm nga dimensionet, por edhe nga pasuria e elementeve artistike të brendëshme; ajo ishte e ndarë në tre anije dhe e pajisur me elemente të pasura arkitektonikë të stileve romanike e gotike, si pilastra, harqe me majë, etj. Ajo është shkatërruar nga lumi Bunë dhe sot kanë mbetur vetëm gërmadhat e saj. Nga kishat romanike të këtyre shekujve sot qëndron në këmbë vetëm kisha e vogël e Vaut të Dejës (9 metra x 4.1/2 metra), e ndërtuar në shek. XIII. Mbi portën kryesore të saj ndodhet një dritare e vogël dhe e rrumbullakët e tipit të quajtur trendafile, e cila ishte një nga elementët arkitektonike më karakteristike të stilit romanik.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Shqipërisë - Arbëria - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 6:01 pm

Piktura

Për kishën orthodokse, e cila nuk e përdorte skulpturën, piktura u bë gjinia e artit ku ajo u përpoq të mishëronte ideologjinë e saj, që kishte për qëllim t'ua largonte vëmendjen masave popullore nga jeta materiale e kësaj bote, nga shfrytëzimi i tyre i përditëshëm dhe t'ua drejtonte vëmëndjen te e ashtuquajtura "mbretëri qiellore". Për këtë arsye në pikturën kishtare bizantine sundoi me rigorozitet spiritualizmi dhe dogmatizmi, që janë karakteristika të stilit bizantin. Sipas këtij stili, të krijuar nga kisha dhe nga fryma autoritare e pushtetit të rëndë aristokratik, në pikturë duhej të paraqiteshin kryesisht Krishti, "Shën Mëria", etërit e kishës, vargu i gjatë i "shënjtoreve". Veç kësaj, këto figura paraqiteshin si asketë, me ndjenja të përgjumura ose të shtypura ku mungonte përshtypja e materjes, vartësia logjike, plasticiteti, pesha, etj. Kanonet bizantine e ndalonin rreptësisht artistin të përdorte fantazinë e tij krijuese.

Prodhimet e këtyre shekujve janë në përgjithësi prodhime të piktorëve murgj ose laikë të lidhur pas kishës. Emrat e tyre ne nuk i njohim pasi deri në shek. XIV-XV në Perandorinë Bizantine piktorët nuk u vinin nënshkrimin në veprat e tyre. Zakonisht piktori mjeshtër kishte një punishte, ku punonin nën udhëheqjen e tij disa piktorë ndihmës ose nxënës, të cilët merrnin pjesë në pikturimin e një portreti ose skene duke plotësuar hollësitë e dorës së dytë.

Përveç tematikës kishtare, në pikturat paraqiteshin edhe perandorë, mbretër, princër me familjet e tyre si ktitorë të kishave, disa prej të cilëve janë kanonizuar si shenjtorë.

Pikturat mesjetare më të lashta janë ikonat në dërrase ose pëlhurë të ngjitur në dërrasë, por fushën e zhvillimit të saj më të lartë piktura e gjeti në afresket. Gjatë këtyre shekujve u përhap edhe piktura në miniature, në dorëshkrimet prej pergameni e letre.

Pikturat më të lashta që ruhen edhe sot në Shqipëri konsiderohen afresket e "Shën-Stefanit" dhe të "Shën-Mitrit" në kishën e Dhërmiut (Himarë) si dhe afresket në gungoren e vjetër të kishës së Shelbuemit në Rubik, të cilat konsiderohen si të shek. XII. Por këto janë shumë të dëmtuara.

Një vlerë të veçantë nga pikëpamja artistike kanë afresket e shek. XIV që ruhen në kishën e Ristozit të Mborjes, në atë të Maligradit, në atë të Shën-Triadhës në Berat, në kishën e Shën-Mërisë së Apollonisë, etj., por edhe këto janë pjesërisht të dëmtuara nga riparimet e mëvonëshme. Në një gjendje pak a shumë të mirë është afresku i familjes së perandorit bizantin Andronikut të II Paleologu pikturuar në hajatin e kishës së Apollonisë. Androniku, ktitori i kishës, është paraqitur me petkun e pasur perandorak dhe me aureolë në krye. Një vlerë të madhe kanë afresket e kishës së Maligradit, të cilat janë ekzekutuar, me një stil të pastër bizantin dhe me një kolorit të pasur. Edhe këtu është pikturuar në anën e jashtme të portës ktitori i kishës, Qezar Novaku, i panjohur nga burimet historike si sundimtar i këtyre krahinave. Si Novaku ashtu dhe familja e tij janë veshur me stoli princore; sakoja e Qezarit është e stolisur me shkabë dy krenare të përfshirë brenda medaljoneve.

Edhe në ikonat artisti duhej të respektonte të gjitha kërkesat e kanoneve bizantine. Ikonat e këtyre shekujve ndonse nuk kanë datë, dallohen nga ato të shekujve të tjerë, mbasi ato janë shumë besnike ndaj stilit bizantin. Një nga ikonat më të bukura nga pikëpamja e ekzekutimit artistik është ajo e "Shën Mëhillit" që ndodhet në kishën e Shën-Mërisë në Mborje.

Nga piktura në miniaturë e këtyre shekujve në Shqipëri kanë mbetur fare pak objekte. Janë në përgjithësi piktura "shenjtorësh" në miniaturë, pikturuar në faqet e dorëshkrimeve të vjetra. sidomos të kodekseve të Beratit e të Gjirokastrës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Shqipërisë - Arbëria - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi