Mundësi sumo dëshiron të vrapojë në maratonë
Faqja 1 e 1
Mundësi sumo dëshiron të vrapojë në maratonë
Mundësi sumo nga Arizona dëshiron të bëhet njeriu më i rëndë në histori i cili do të vrapojë në maratonë.
Kelly Gneiting, zyrtar i një spitali dhe mundës i sumos nga Arizona, dëshiron që edhe zyrtarisht ta vendosë rekordin duke vrapuar në maratonën e Los Angelesit në Kaliforni, e cila mbahet të dielën.
Gneiting (40 vjeçar) tha se dëshiron të vrapojë garën e gjatë 42 kilometra dhe të bëhet inspirim për njerëzit me mbipeshë e që kanë problem me vetëbesim, të cilët mendojnë se nuk do të arrijnë asgjë në jetë.
“Kam shumë vetëbesim dhe njerëzit më respektojnë. Besoj se mund t’i arrij të gjitha. Jam i trashë, por mendoj se jam i talentuar për sportin me të cilin merrem”, tha Gneiting për Daily Telegraph.
Ky mundës është i gjatë 182 cm, derisa përmasa e belit të tij arrin në 152 cm. Është kampion i trefishtë në mundjen sumo, ndërsa ka përfaqësuar edhe SHBA-të në shumë gara ndërkombëtare.
Më 2008 ai vrapo në maratonën e Los Angelesit, por nuk kishte kontaktuar zyrtarët e Guinnessit. Ata tash kërkojnë që gara duhet të xhirohet tërë kohën dhe se Gneiting duhet të peshohet para dhe pas garës.
Njeriu i cili mban rekordin e garuesit më të trashë që ka vrapuar maratonën, është më i lehtë se Gneiting për 10 kilogramë. Gneiting për ta përfunduar maratonën iu nevojitën 11 orë e 45 minuta, ndërsa qëllimi i tij tash është që ta vrapojë maratonën për më pak se 9 orë.
Similar topics
» Në maratonë me katër iPhone (Video)
» Mundësi punësimi si xhelat
» Amerikanja 273 kilogramë, dëshiron të bëhet gruaja më e rëndë në botë
» Fituesi i 2.7 milionë euro në loto dëshiron ta vozisë prapë autobusin
» Arbër Zeka dëshiron të punojë në media
» Mundësi punësimi si xhelat
» Amerikanja 273 kilogramë, dëshiron të bëhet gruaja më e rëndë në botë
» Fituesi i 2.7 milionë euro në loto dëshiron ta vozisë prapë autobusin
» Arbër Zeka dëshiron të punojë në media
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi