Në maratonë me katër iPhone (Video)
Faqja 1 e 1
Në maratonë me katër iPhone (Video)
Britaniku Joseph Tame (33 vjeçar) ka konstruktuar bartësit të cilët do t’i lidhë në trup derisa do të vrapojë në maratonën e Tokios në mënyrë që çdo hap të vrapimit të tij ta ndajë me miqtë dhe simpatizuesit tjerë, shkruan “Daily Mail”.
Ai ka bërë gati “skeletin” për vendosjen e aparateve teknike me të cilat do të lidhet nëpër rrjetet sociale dhe portalet e videove. Bartësi iRun përmban katër telefona mobilë iPhone, iPad, tre ruter mobilë, monitor të cilët tregojnë për kushtet atmosferike dhe monitorin i cili tregon rrahjet e zemrës.
“Transmetimi i kësaj ngjarje sportive në televizion shikuesve do tu jep një qasje në atë se me çfarë përballet sportisti. Me këtë transmetim do tu jap atyre një përvojë reale”, tha Joseph, i cili punon si producent. Pesë vitet e fundit jeton në Japoni.
Shpreson se së shpejti do të paraqitet dikush nga kompania Apple për ta blerë shpikjen e Josephit. Maratona fillon të dielën më 27 shkurt në orën 1.10 minuta sipas kohës sonë. Josephin mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në faqen e internetit.
Ja video:
https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=XLwoM7528Fw
Similar topics
» Muzikë me iPhone dhe iPad (Video)
» SHBA: Lind viçi me dy koka, katër sy dhe tre veshë
» Mundësi sumo dëshiron të vrapojë në maratonë
» Pata me tri këmbë dhe katër gishta
» Aelita me katër vjet hapi ekspozitë personale
» SHBA: Lind viçi me dy koka, katër sy dhe tre veshë
» Mundësi sumo dëshiron të vrapojë në maratonë
» Pata me tri këmbë dhe katër gishta
» Aelita me katër vjet hapi ekspozitë personale
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi