Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)  - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)  - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)  - Faqe 3 Empty Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 7:14 pm

Një ngjarje veçanërisht mbresëlënëse ka mundur të lexohet në revistën “Reader’s Digest” (12/74) në të cilën Victor D. Solow, në artikullin “Kam vdekur në 10,52” gjerë e gjatë përshkruan çdo gjë që ka përjetuar në ata 23 minuta në të cilët ka pushuar zemra e tij. Për ndjenjat e tij nga “ana tjetër e jetës” ai shkruan:

“Kur më vonë kam provuar të kthehesha në krejt këto, e kam kuptuar se pse këtë nuk kam mundur ta prezantoja si përjetim të kësaj bote. Gjersa jam ndarë nga trupi im, prapa vetes – në trupin fizik – i kam lënë të gjitha instrumentet senzorike me të cilat i ekzaminojmë e i pranojmë dukuritë në botën për të cilën mendojmë se është reale.

Atëherë ndonjë gjë m’u ka bërë e qartë për vendin tim në këtë botën tonë tokësore dhe për raportin tim ndaj asaj tjetrës, realitetit jashtëtrupor. Porse, unë për këtë nuk jam vetëdijësuar duke menduar për të me trurin tim, por me ndihmën e një pjese tjetër të vetë meje, për të cilën, thjesht, as sot nuk mund të jap kurrfarë informacioni, e as kurrfarë detaji. Kjo është thjesht ashtu, siç guri është gur, apo uji ujë...”

Megjithatë, dëshminë shumë më tipike për projeksionin astral, në numrin e janarit të vitit 1931, e ka përshkruar Sylvan Muldoon. Përjetimi lidhet me zonjën “B”, grua e mundësive të pazakonshme. Ajo shpesh ka përjetuar shëtitje jashtëtrupore spontane dhe atë zakonisht në orët e hershme të mëngjesit.

Gjithmonë para fillimit të projeksionit zonja B e ka pasur ndjenjën si të jetë zënë në shtjellën e fuqishme të rrymës. Ka ndier dhembje të theksuar dhe “ligështi” në kokë, që e tërë kjo, më në fund, të shndërrohej në një ndjenjë lehtësimi të këndshëm. Gjatë projeksionit nuk ka qenë në gjendje ta kontrollojë trupin e vet astral dhe ka qenë dashur të kënaqet kudo që ai ta ketë dërguar.

Zakonisht gjatë projeksionit ka qenë e trazuar (kjo duket si një veti jokarakteristike), me shtrëngim të dhembshëm në zonën e fytit, i cili ka ditur jo rrallë të bëhet shumë intensiv, gjë që i ka kontibuar kthimit të shpejtuar në trupin fizik! udhëtimit ka ditur ta dallojë vetveten të projektuar në trupin e saj astral, diku, në njëfarë shtëpie të çuditshme, e ngjashme me pallatin mesjetar.

Dhe pikërisht këtu zë fill pjesa më interesante e shëtitjes jashtëtrupore të zonjës B. Ja, sesi ajo e përshkruan këtë:

“...Nga dhoma ditore jam ngjitur shkallëve, e pastaj e kam kaluar korridorin e gjatë dhe jam ndodhur në një dhomë ku ka qëndruar shtriras një damë e vjetër. Me një dozë hamendjeje i jam ofruar krevatit. Edhe pse kam qenë e sigurt se jam e padukshme, më ka habitur shprehja e fytyrës së gruas e cila në atë moment është zgjuar.

Ka shikuar drejt në mua, kurse sytë e saj të mëdhenj, përplot frikë të befasishme, kanë krijuar përshtypjen si para vetes ta shihnin – fantazmën!

Kam qenë mjaft e trazuar me qëndrimin tim në shtëpinë e panjohur dhe jam ndier si hajdute. Gruaja, e cila më ka parë duke u zgjuar nga gjumi, pa dyshim ka menduar se jam hija e ndonjë të vdekuri. Ky shok ka ndikuar që të filloja të tërhiqesha.

E kam pasur ndjenjën se po fundosesha në ambisin e pafund. Poshtë, më poshtë, edhe më poshtë... Pastaj në veshët e mi kam ndier atë “klik”-un e njohur dhe – si me ndonjë mrekulli - kam qenë ulur drejt në krevatin tim pa frymë dhe në – trupin tim fizik!...”

Dy vjet pas kësaj përvoje tronditëse jashtëtrupore zonja B. e ka vizituar Concord-in, nja katërdhjetë mila larg nga vendi ku ka jetuar, në New Hampshire, për t’i vizituar të afërmit e vet, të cilët ishin zhvendosur në shtëpinë të cilën pikërisht ato ditë e kishin blerë prej një vejushe të mplakur.

Natyrisht, zonja B. kurrë më parë nuk ka qenë në atë shtëpi. Por, mahnitja e saj ka qenë e pafund kur ka konstatuar se pikërisht në atë ndërtesë kishte qëndruar – gjatë kohës së shëtitjes së vet astrale.
“Një vajzë më ka dërguar në të njëjtën dhomë të ndejës në të cilën shkurtimisht jam ndalur derisa kam pezulluar në trupin tim astral.

Në fillim çdo gjë më ka ardhur aq e njohur, edhe pse, natyrisht, nuk kam mundur çdo gjë të kujtoj. Por, kur kam hyrë në korridorin tjetër, dhe i kam parë shkallët e gurta të cilat më kanë dërguar në njërën prej dhomave të fjetjes, e kam pasur krejt të qartë se e kam gjetur vendin e pazakonshëm të aventurës sime astrale!”

- Në vitet e hershme të hulumtimit të psikës njerëzore – pohon Anthony Martin – kam ardhur deri tek konstatimi unik se të shfaqurit e fantazmave nuk është gjithmonë ngushtë i lidhur me vdekjen apo traumën e mbijetuar.

Shpirtërat e të vdekurve apo hijet (vegullitë, fantazmat) janë parë në distancë të caktuar nga trupi “i komunikuesit”, por tërë këtë nuk e kanë përcjellë kurrfarë rrethanash tragjike.

Duket sikur të ketë qenë plotësisht e mjaftueshme që individi fuqimisht të koncentrohet në objektin, në personin apo vendin e caktuar që ndodhet larg, e që atje të lajmërohet hija, gjegjësisht dublikati astral. Dhe kjo ka ndodhur.

Teoria alternative, të cilën shkenca akoma nuk e ka verifikuar, pikërisht e supozon të ekzistuarit në çdo trup fizik edhe të një dublikati astral. Për konfirmimin e kësaj teorie ekzistojnë dëshmi të shumta në të cilat njerëzit hollësisht i sqarojnë detajet e vendeve të caktuara të cilat fizikisht kurrë nuk i kanë vizituar.

Një rast të tillë e ka shënuar F.W. H. Myers:
“Një natë janari të vitit 1872, unë Ann Amherst, kam ëndërruar se e kam parë Mary de Lays. Në duar kam pasur një gjilpërë të madhe. Dhe derisa për diçka kam folur në mënyrë temperamente, në koincidencë rrethanash ia kam gërvishtur gishtin tregues të dorës së djathtë.

Në fytyrë i është lajmëruar shprehja e dhembjes dhe ajo hidhërueshëm ka thënë:
- Në djallë me këtë gjilpërë!... Oh, sa po dhemb!... Sa e pakujdesshme që je!...
Në mëngjesin tjetër, duke zbritur nga shkallët, e kam takuar Mary sesi me Louey rrinte në bibliotekë pranë kaminës. Louey në dorë ka mbajtur gjilpërën dhe për diçka ka treguar.

Pastaj ka ndodhur krejt ajo që kam ëndërruar, veçse, në vend timin, ka qenë Louey. Me grimasë dhembjeje Mary ka thënë të njëjtat fjalë e mua e tërë kjo më ka mahnitur deri në atë masë saqë nga dera kam pyetur:

- A ta kam bërë këtë unë ty, vallë?!...
Shumë hulumtues të fenomenit të projeksionit astral sot mendojnë se ekzistojnë dy tipa përjetimesh jashtëtrupore – ai spontan dhe i qëllimshëm.

Në projeksionet spontane personi thjesht vetveten e has jashtë trupit të vet fizik, duke mos e ditur si dhe pse është zhvilluar projeksioni. Përkundër kësaj, në projeksionin e qëllimshëm ekziston dëshira specifike dhe e caktuar për dalje jashtë trupit fizik, edhe pse suksesi gjithmonë nuk është i thjeshtë, i lehtë dhe pa rreziqe të caktuara.

Ngandonjëherë duke iu falënderuar një vargu ende të padefinuar rrethanash, projeksioni mund të jetë i suksesshëm, e që eksperimentuesi për këtë të mos jetë as i vetëdijshëm.

Shembullin tipik të përjetimit spontan jashtëtrupor detajisht e ka përshkruar Carolina D. Larsen në librin e saj tronditës e kontraverz “Rruga ime në botën shpirtërore”:

“...Befasisht i jam nënshtruar një përvoje tejet të çuditshme. Më ka përshkuar një ndjenjë e çuditshme e shtypjes së thellë dhe e humbjes, ngjashëm me atë që i paraprinë alivanisë.

Kam luftuar kundër kësaj, por pa sukses. Presioni i mbifuqishëm është thelluar dhe së frikti pamundësia e ka kapluar trupin tim ashtu që e kam pasur të paralizuar çdo muskul. Në këtë gjendje të pazakonshme kam mbetur një kohë të caktuar. Mendja ime, megjithatë, akoma krejtësisht qartë ka funksionuar.

Së pari, prej diku poshtë, nën shkallë, e kam dëgjuar një muzikë, por tingujt janë bërë gjithnjë e më të ulët e më të largët. E kam pasur të qartë se po fundosesha në humbjen narkotike të vetëdijes dhe së frikti më nuk kam qenë e vetëdijshme për pozitën time as për zërat që e mbushin jetën normale.

Sa kohë kam qëndruar shtrirazi pa vetëdije. Çfarë ka ndodhur rreth meje? Ku është zhdukur muzika e lehtë?...

Jo, kurrgjë nuk më kujtohet. Vetëdija ime ka pezulluar në anën tjetër të trupit fizik. E kam pasur ndjenjën se po qëndroja pranë krevatit tim. Krejt qartë e kam soditur trupin tim fizik sesi i relkasuar qëndronte shtriras për së gjati krevatit.

E kam vënë re çdo vijë të fytyrës sime. Kam qenë e zbehtë si e vdekur, syte fuqimisht të mbyllur, kurse buzët butësisht të hapura. Duart i kam pasur lirshëm të lëshuara përskaj trupit të palëvizshëm.

Jam kthyer dhe lehtas kam shëtitur kah dyert. Kam kaluar përmes tyre dhe kam hyrë në korridorin i cili të dërgonte në banjë. Instiktivisht e kam zgjatur dorën ta ndez dritën, por nuk e kam ndezur. Kjo edhe nuk ka qenë e nevojshme, sepse nga trupi im astral dhe fytyra ime ka rrezatuar njëfarë drite vezulluese e cila fare mirë e ka ndriçuar hapësirën nëpër të cilën kam lëvizur...”

Hulumtuesit e pasionuar të fenomenit të projeksioneve jashtëtrupore deri më tani kanë mbledhur dëshmi të panumërta tronditëse të përjetimeve astrale spontane. Megjithatë, shumë shpesh e rrëfejnë një që ka qenë si rezultat i marrjes së anestetikëve, kurse është i botuar më 1984 në revistën teozofike “Luciferi”:

“Derisa e kam nxjerrë dhëmbin, përnjëherësh jam fundosur në një gjendje të çuditshme. Jam bërë e vetëdijshme se ndodhesha jashtë trupit tim fizik dhe përreth meje janë zhdukur tëra objektet. Në tëra drejtimet është shtrirë porti i errët, i vërtetë, diçka e ngjashme me qiellin e natës verore.

Më është dukur se nuk kam kurrfarë trajte, e, megjithatë, rreth patrajtësisë sime ka ekzistuar një dritë e butë, e bardhë, kurse prej saj është zgjatur diçka si tel, si fije e argjendtë, dhe unë nga dikah kam qenë e vetëdijshme se kjo po ma mbante lidhjen me trupin tim fizik.

Krejt afër meje e kam parë edhe një trup të patrajtësuar endur prej kësaj drite të butë e të bardhë, pikërisht e ngjashme me mua, e më larg, gjithkund rreth nesh, ka pasur akoma trupa të tillë astralë, por nuk kanë shndritur me të njëjtin intensitet.

Gjatë kohës së qëndrimit jashtë trupit tim fizik krejt normalisht e kam pranuar patrajtësinë time dhe e kam pasur të qartë se të jesh i patrajtë nuk do të thotë ta humbasësh individualitetin tënd. Përkundrazi...

Së frikti përmes fijes së argjendtë kam ndier diçka si signal dhe në një mënyrë të çuditshme e kam ditur se po kthehesha në trupin tim fizik. M’u ka dukur se në të po zbrisja nëpër rrugën spirale, por procesi i kthimit ka qenë mjaft i pakëndshëm.

Nuk kam dëshiruar të kthehem, por megjithatë jam kthyer. Kur jam ndodhur në trupin tim fizik, e di se me zë kam thënë: çfarë ndjenje e tmerrshme!

Mjeku me mirëkuptim më ka shikuar duke menduar se fjalët e mia aludonin në dhimbjen e dhëmbit, kurse unë dhëmbin as që e kam ndier!...”

Në literaturën kushtuar përjetimeve jashtëtrupore shumë shpesh përmendet dëshmia e fizikantit të shquar nga fundi i shekullit të kaluar, dr. Wiltse.

Përjetimi së pari është botuar në revistën “St Louis Medical and Surgical Journal”, në nëntor të vitit 1899, mandej në fletoren e tetë “Proceedings” të Shoqatës për hulumtime psikike, pastaj në veprën e Myersonit “Individualiteti njerëzor dhe të mbijetuarit e vdekjes fizike” (fletorja e dytë, f. 315-322).

“Me zanatin e pasionuar të një fizikanti”, shkruan dr. Wiltse, “e kam mbajtur interesimin për anatominë e trupit tim fizik, me të cilin në një mënyrë të pazakonshme kam qenë i thurrur dhe atë fije për fije. Kam qenë jashtë trupit fizik, diçka si shpirti i gjallë i atij trupi të vdekur.

Me durim e kam soditur procesin fascinant të ndarjes së shpirtit nga trupi fizik. Me njëfarë force, sigurisht jo imja e vullnetshme, egoja ime është luhatur andej-këndej, përafërsisht siç përkundet djepi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)  - Faqe 3 Empty Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 7:14 pm

Pas një kohe të caktuar të luhaturit është ndalur, por më është lajmëruar një ndjenjë tjetër: përgjatë shputës, duke filluar nga gishti i madh, janë shkoqur fije të shumta të buta.

Kur edhe kjo ka përfunduar, e kam pasur ndjenjën se po ngjitesha nëpër trup drejt kokës, ashtu siç mblidhet goma e ngrehur. Pastaj jam ndodhur jashtë kokës dhe kam pluskuar poshtë e lart, thjesht si fluskë sapuni, akoma butësisht e lidhur për trupi. Kur më në fund jam ndarë, lehtësisht kam pezulluar kah dyshemeja, prej nga jam ngritur dhe e kam marrë trajtën e njeriut. M’u ka dukur se isha i tejdukshëm, kaltërsisht i tejdukshëm dhe plotësisht lakuriq!...”

Dr. Wiltse pastaj shikimin e vet e ka drejtuar kah krevati mbi të cilin qëndronte shtrirë trupi i tij i palëvizshëm fizik, me thembrat e mbledhura së bashku dhe me duart e lidhura përmbi kraharor. Ajo që e ka befasuar ka qenë zbehtësia e fytyrës së tij fizike. Megjithatë, vlera më e madhe e kësaj dëshmie qëndron në përshkrimin e detajeve.

Të vërejturit si ajo “e pëlcitjes së fijeve të buta të panumërta” i japin dëshmisë fuqinë e përvojës autentike, e jo të vizionit apo ëndrrës së qetë.

Në mesin e rasteve më fascinante të përjetimeve astrale numërohen ato – dorën në zemër mjaft të rralla – në të cilat më shumë njerëz, shpeshherë me kilometra larg nga njëri-tjetri, ëndërrojnë në të njëjtën kohë dhe marrin pjesë në një ëndërr të përbashkët, në të cilën, përsëri , vetëm njëri nga ta e përjeton edhe përjetimin jashëtrupor.

Pikërisht një dëshmi të tillë e kanë rrëfyer profesori amerikani Hornell Hart dhe juristi Henry Armitt Brown:

“Një natë të ftohtë dhe me erë në fillim të viti 1865, derisa e kam studiuar drejtësinë në New York, kam shkuar në gjumë rreth mesnate. Më kujtohet sesi në krevat qartë e kam dëgjuar orën e murit të kumbojë dymbëdhjetë herë e sesi së frikti kam hyrë në gjumë të qetë.

Memzi që e kam ndërprerë të jem i vetëdijshëm për rrethin fizik, ndërkaq kam ëndërruar: prej diku kam dëgjuar zhurmë të lartë e të ngatërruar, e pastaj kam ndier shtrëngim në fytin tim, sikur dikush më ngulfatte. “Jam zgjuar” në rrugën e panjohur – kam qëndruar ratë në shpinë me panik duke u kacafytur me një të panjohur rrunx, shtatshkurtër, me flokë të pakrehura e të thinjura.

I panjohuri i fuqishëm me njërën dorë ma ka shtrënguar fytin kurse me tjetrën nyjen time dhe kështu më ka trusur fuqishëm për trollon e gurtë. Jemi kaqumitur nëpër gurë, por “përqafimi” i tij i çeliktë nuk lëshonte pe. Gati i zalisur kam vërejtur sesi i panjohuri e ndante njërën dorë dhe e shtrinte për ta mbërritur sopatën.

Më ka kapluar paniku edhe më i madh dhe kam bërë përpjekjen maksimale, të mbinatyrshme që të dilja nga situata e pavolitshme. Për një moment më ka shkuar për dore që ta neutralizoja keqbërësin dhe në të njëjtin moment – çfarë ngazëllimi! – kam vërejtur dy miq sesi vraponin të më vinin në ndihmë.

Dhe pikërisht kur i pari ka mbërritur tek ne dhe të panjohurit i ka kërcyer në qafë, ai disi është liruar dhe dorën në të cilën ka mbajtur sopatën rrufeshëm e ka ngritur.

E kam parë sesi sopata ka vezulluar në lartësinë e kokës sime, e pastaj kam ndier goditjen e fortë në ballë. Kam rënë në kokërr të shpinës, kurse një pamundësi e çuditshme e ka kapluar trupin tim. Njëkohësisht kam ndier sesi lëngu i ngrohtë ka rrjedhur nëpër fytyrën time, kurse shija e gjakut ma ka mbushur gojën.

Në atë moment ka ndodhur diçka e pazakonshme: kam qenë i ngritur në ajër, nja një metër – një metër e gjysmë, dhe kam mundur bukur, si në ndonjë pasqyrë të shoh trupin tim fizik.

Ka qëndruar shtrirazi në shpinë, derisa sopata e mprehtë ka qenë e ngulur në ballin tim. Njëkohësisht kam dëgjuar vajin e miqve të mij. Dënesja ka qenë me zë, e pastaj është bërë gjithnjë e më e pakët, më e pakët...

Në atë çast jam zgjuar, kurse ora në dhomën time ka treguar se nuk kam fjetur më tepër se gjysmë ore!

Herët në mëngjes kam takuar njërin prej miqve të mi të cilët i kisha ëndërruar në gjumin përplot ëndrra të llahtarshme. Dhe tamam sa kam dashur t’i rrëfeja se ç’kisha ëndërruar, ai m’i ka ndërprerë fjalët:

- Dëgjo se çfarë kam ëndërruar... kam fjetur rreth orës dymbëdhjetë, dhe kam ëndërruar sesi kaloja nëpër një rrugicë të ngushtë e tek unë kanë arritur zërat e një zënke. Së frikti jam gjendur në skenën e ngjarjes. Paramendoje, të kam parë ty sesi qëndroje i shtrirë në shpinë dhe me panik luftoje me një burrë të panjohur.

Jam ngutur të të ndihmoja, por kur jam ofruar, ai të ka goditur në kokë me sopatë dhe të ka lënë në vend!...
- Si është dukur ai njeri?! – e kam pyetur.

- Rrunx, shtatshkurtër, i fuqishëm, në këmishë fanellate dhe me pantollone të vrazhda. Flokun e kishte të pakrehur, kurse mjekra e parruar dhe e thinjur!...

Gati se kam qenë duke e harruar këtë ëndërr, sikur një fundjave, në Burlington, shteti New Jersey, të mos isha kthyer në shtëpinë e mikut të dytë, profesorit Hornell Hart.

- Burri im – gati nga dera ka filluar të më rrëfejë bashkëshortja e tij – para disa netësh ka ëndërruar ëndërr të tmerrshme. Ka ëndërruar se po të mbyste një keqbërës në një zënkë rrugësh.

Para se të arrinte të të ndihmonte, i panjohuri të ka mbytur me një dru të madh!...
- O jo, Sesil – ka reaguar profesori Hart nga dhoma tjetër. – Jo me dajak! E ka mbytur me sopatë të mprehtë!...”

Shumë dijetarë të botës në dekadat e shkuara kanë provuar që ta sqarojnë ëndrrën dhe përjetimin astral të Henry Armitta Brown-it, por as deri më sot nuk kanë gjetur sqarim racional.

Thjesht, kjo edhe sot i tejkalon pikëpamjet tona për ndërlikueshmërinë e shqisave të njeriut, para së gjithash për funksionin e trurit, gjegjësisht të (ndër)dijes sonë. Ngandonjëherë entuziazmi në punë apo ndonjëfarë shqetësimi shpirtëror dinë ta joshin dëshirën për të përjetuar udhëtim jashtëtrupor.

Herën tjetër, dëshira e zjarrtë për të qenë pranë personit të dashur për të cilin keni frikë se mos po i kërcënohet rreziku, apo, thjesht, çrregullimi psikik – munden që efektivisht ta nxjerrin trupin astral. Rasti i Walter McBridea-s pikërisht mund të shërbejë si rast tipik:

Para festave të kërshëndellave të vitit 1935 Walter McBride, farmer i pamartuar nga Indiana Springs-i , në shtetin verior Indiana, pa ndonjë arsye të veçantë ka filluar nga dita në ditë të brengosej për shëndetin e babait të tij, i cili jetonte në periferi, disa mila larg nga ferma e Walterit.

Atë ditë ka shkuar në krevat rreth orës tetë dhe për çudi së frikti e ka pikasur vetveten sesi pezullonte nëpër dhomë mbushur me dritë vezulluese e cila nuk ka lëshuar fare hije.

Është ndier plotësisht i zgjuar dhe çdo gjë që ka përjetuar ka pasur përmasa krejtësisht reale, e, megjithatë, në një mënyrë të çuditshme për këtë ka qenë i vetëdijshëm, ai realitet ka qenë disi, thënë më së lehti, i pazakonshëm.

Një kohë të caktuar ka pezulluar nëpër hapësirën ku trupi i tij fizik i palëvizshëm ka qëndruar mbi krevat. Pastaj ka fluturuar përpara, nëpër muret e forta prej tullash.

Ka lëvizur në drejtimin e veriut dhe e ka ditur se po i afrohej shtëpisë së babait të vet. Se frikti ka kaluar edhe nëpër muret e shtëpisë së të jatit, për t’u ndalur rrëzë krevatit në të cilin është prehur i jati i tij.

Të gjitha të tjerat që më tej kanë ndodhur, më tepër i kanë ngjarë një ëndrre fantastike. Babai me sytë hapur ka shikuar në dublikatin astrral të birit të tij. Ka qenë dukshëm i befasuar, por është dukur sikur nuk ka dëgjuar se ç’po i thoshte Walteri.

Konstatimi se babain e kishte me shëndet të mirë e ka qetësuar McBridea-n dhe ai rrugës së njëjtë, në të njëjtën mënyrë, është “kthyer” në shtëpinë e vet. Pasi që përsëri ka hyrë në trupin e tij fizik, ai është zgjuar. Duke qenë se më nuk ka ndier gjumë në sy, Walteri është ngritur nga krevati dhe detajisht e ka përshkruar përjetimin e vet të pazakonshëm fizik.

E tërë ngjarja është zhvilluar më 22 dhjetor, kurse dy ditë më vonë, kur e ka vizituar të jatin e tij, ky ia ka konfirmuar se në natën e caktuar e ka vënë re shfaqjen e tij astrale sesi ka qëndruar në pozitën e krevatit të tij!

Sipas analizave detaje të cilat në Institutin e kërkimeve psikofizike në Oxford i ka bërë Celia Green, pjesa më e madhe e njerëzve – më tepër se gjashtëdhjetë për qind – në jetë kanë ndier vetëm një përvojë jashtëtrupore.

Numri i atyre që kanë pasur nga dy, tri, katër apo pesë përjetime bie në mënyrë rapide, por, për çudi, numri i atyre që pohojnë se i kanë pasur nga gjashtë e më tepër projeksione astrale rritet në më tepër se njëzet për qind.

Pse është kjo kështu?

- Sipas mendimit tim – pohon Celia Green – përgjigjja ndodhet në faktin se shumica e të hulumtuarve janë të pajisur me aftësinë që t’i provokojnë përjetimet jashtëtrupore ose e kanë mundësinë që t’i kontrollojnë projeksionet astrale spontane.

Për fund, mendojmë se është e dobishme të njihet terminologjia e Celia Green-it: përjetimi jashtëtrupor apo projeksioni astral paraqet “përjetim” eksometik në të cilin dallojnë dy variante: e para, apo përjetimi “parasomatik” është i lidhur për projeksionin astral ku subjekti në trupin e vet astral ndihet plotësisht mirë, normalisht, si kur është në trupin fizik.

Përvoja “asomatike”, sakaq, paraqet një gjendje eksomaltike në të cilën subjekti nuk është i vetëdijshëm për qenien e vet astrale, e as për përmasat hapësinore nëpër të cilat lëviz.

Është interesant të përmendet se – sipas hulumtimeve shkencore të Cela Green-it – përvojat asomatike janë shumë më të shpeshta sesa ato parasomatike.

Hulumtimet e përjetimeve jashtëtrupore ofrojnë edhe një mori të dhënash.

Kështu, projeksionin astral mund ta përjetojë secili, pa marrë parasysh moshën, edhe pse është dëshmuar se përvoja e njëhershme më së shumti ngjan në moshën nga pesëmbëdhjetë deri në pesëdhjetë e pesë vjet. Përjetimet e shumëhershme të projeksionit astral, sakaq, më së shpeshti ndodhin në fëmijëri, pas së cilës kjo aftësi humbet.

Periudha më e hershme në të cilën është zhvilluar një përvojë eksomatike, mendon Celia Green, është mosha tetëmbëdhjetëmuajshe. Përvojat tjera astrale janë pasojë e kërshërive të flakta të fëmijëve, gjegjësisht e dëshirës së zjarrtë për identitet personaliteti, domethënë, ato janë pasoja të koncentrimeve të fuqishme në pyetjen – ç’ jam unë? Apo: kush jam unë? Gjë që edhe e ka shkaktuar ndarjen e trupit astral nga ai fizik!

Sylvan Muldooni ka bërë eksperiment interesant me të cilin ka treguar sesi trupi astral mundet edhe të “ndiejë”. Muldoni ka dëshiruar të dijë se a mundet qeni i tij besnik, Xheku, ta shihte trupin e tij astral.

Për këtë arsye të adhuruarit të tij i ka lejuar që të flinte me të në të njëjtën dhomë. Porse, gjatë disa netëve Xheku ka bërë gjumë së tepërmi të fortë që, prania jashtëtrupore e Muldoonit, të mund ta zgjonte e ta shqetësonte. Megjithatë, një natë ka ndodhur që Xheku të zgjohej në momentin e duhur – në momentin kur Muldooni është ndarë nga trupi fizik.

Një kohë Xheku ka qëndruar në dymendësi: ka shikuar kah trupi fizik, duke pritur që ta ftonte të kërcente në krevat. Siç duket qeni nuk e ka vënë re trupin astral të Muldoonit, edhe pse ky i ka dhënë shenja dhe e ka ftuar.
Përfundimisht, Xheku ka kërcyer në krevat dhe në atë moment ka ndodhur diçka plotësisht e çuditshme.

- Trupi fizik është trandur ngadalë, para e mbrapa, si reaksion i rëndesës së të adhuruarit tim i cili është paluar pranë trupit tim – ka rrëfyer pasandaj Sylvan Muldooni. – Njëkohësisht edhe trupi astral në të njëjtën mënyrë është tundur në harmoni perfekte me luhatjen e trupit fizik, edhe pse dublanti im astral është ndodhur në pozitën vertikale!

Por, ka pasur edhe reaksione të tjera të jashtëzakonshme. Derisa Xheku është mbështjellë për trupin fizik, i cili palëvizshëm është prehur në krevat, Muldooni e ka pasur ndjenjën se i adhuruari i tij po mbështillej rreth dublantit astral: ka ndier lëkurën e tij me qime dhe rëndesën e trupit të tij!

* * *

Çdo libër i mirë do të duhej që lexuesve t’u ofronte ndonjë përfundim racional apo zgjidhjen e storieve enigmatike për të cilat është rrëfyer gjerë e gjatë. Megjithatë, kapitulli i fundit i këtij libri do të mbetet i papërfunduar.

Thjesht, përfundimin jepjani ju vetë. Është, përfundimisht, çështje juaja, se a keni për ta kuptuar me seriozitet të plotë përmbajtjen që keni lexuar, apo krejt lehtë keni për të bërë me dorë dhe këtë materie keni për ta përjetuar si diçka që nuk është e denjë t’ia kushtoni ndonjë vëmendje serioze.

Është krejt njësoj, pra, sesi keni për të reaguar, por, megjithatë, ndonjëherë në vetmi kujtohuni për dëshmitë që i keni lexuar. Ndoshta në ato orë pikërisht ju keni për ta shkruar fundin e këtij libri.
Pra, ju, megjithatë, jeni në veprim!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi