Dhelpra jetonte në maje të rrokaqiellit më të lartë në Evropë
Faqja 1 e 1
Dhelpra jetonte në maje të rrokaqiellit më të lartë në Evropë
Dhelpra endacake është gjetur në majën e rrokaqiellit më të lartë në ndërtim, Shard London Bridge. Ndërtuesit zbuluan kafshën e frikësuar në katin e 72 të rrokaqiellit, në lartësinë 288 metra mbi tokë.
Dhelprën e cila mori emrin Romeo, së pari e pa një punëtor i cili po drejtonte vinçin, më pas u thirrën ekspertët për kapjen e kafshëve.
“Fillimisht nuk mund të besoja se dhelpra vërtet ishte aty. Mendova se dikush po tallej”, tha njëri prej ekspertëve për kapjen e kafshëve, Les Leonard.
Ai tha se dhelprën sërish e panë ditën tjetër duke u ngjitur nëpër dërrasat e gjata tri metra. “Ishte si në ëndërr, nuk mund ta besonim se dhelpra mund të ngjitej aq lartë”, tha ai.
Dhelpra në ndërtesë arriti të ngjitje nëpërmjet një direku të ndërtesës dhe nga aty u ngjit në maje. Jetoi në katin e 72 dhe ushqehej kryesisht me mbetjet e ushqimeve të punëtorëve.
Dy javë pasi është parë, dhelpra u kap me ndihmën e një kafazi në të cilën ishte vendosur mishi i pulës si karrem.
Similar topics
» Polaku arriti në maje të hotelit më të lartë në Evropë me biçikletë
» Dhelpra plagosi gjuetarin!
» Kapet dhelpra gjigande
» Qëndroi “pip” në maje të shtyllës mbi 35 orë (Video)
» Shpërthen vullkani më i lartë i Evropës
» Dhelpra plagosi gjuetarin!
» Kapet dhelpra gjigande
» Qëndroi “pip” në maje të shtyllës mbi 35 orë (Video)
» Shpërthen vullkani më i lartë i Evropës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi