Malaui dëshiron të ndalojë lëshimin e gazrave
Faqja 1 e 1
Malaui dëshiron të ndalojë lëshimin e gazrave
Po, mirë e keni lexuar. Shteti i vogël afrikan i cili njohu edhe pavarësinë e Kosovës mund të ndalojë me ligj lëshimin e gazrave. Ky propozim erdhi nga qeveria e atjeshme, duke nxitur debate të ashpra. Si arsye të ndalimit të mundshëm përmenden edhe arsyet shëndetësore, ndërsa kushdo që shkel këtë rregull mund edhe të dënohet.
Ministri i Drejtësisë, George Chaponda, beson se lëshimi i gazrave duhet futur në rangun e shkeljeve tjera.
“Nëse ju vjen ta bëni këtë, thjeshtë shkoni në tualet”, tha ai gjatë një interviste për një radio lokale.
Presidenti i Malauit, Bing wa Mutharika, dëshiron që banorët e shtetit të tij të jenë “të përgjegjshëm dhe të disiplinuar”.
Ligji i propozuar përfshinë edhe zgjidhjen e problemeve për ata persona që pengojnë varrimet, si dhe ata bëhen sikur parashikojnë fatin e njerëzve.
Similar topics
» Amerikanja 273 kilogramë, dëshiron të bëhet gruaja më e rëndë në botë
» Fituesi i 2.7 milionë euro në loto dëshiron ta vozisë prapë autobusin
» Mundësi sumo dëshiron të vrapojë në maratonë
» Arbër Zeka dëshiron të punojë në media
» Afërdita dëshiron ta përfaqësojë Kosovën në Miss Universe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi