Gruaja nga Kuba festoi ditëlindjen e 126
Faqja 1 e 1
Gruaja nga Kuba festoi ditëlindjen e 126
Gruaja nga Kuba, Juana Bautista de la Candelaria Rodriguez festoi ditëlindjen e 126. Edhe pse organizata e cila përcjellë dhe verifikon të dhënat për banorët më të vjetër të planetit ende nuk e ka pranuar zyrtarisht, të afërmit e kubanezes thonë se ajo është më e vjetra në botë.
Agjencia kubaneze e lajmeve Prensa Latina njoftoi se De la Candelaria Rodriguez posedon dokumentet nga regjistri civil, në të cilin thuhet se ajo është lindur më 2 shkurt të vitit 1885 në qytetin Ceiba Hueca, ku jeton edhe sot.
Ditëlindjet e saja i përcjellin edhe mediat shtetërore në Kubë, ndërsa miqtë dhe të afërmit shpresojnë se plaka nga Kuba do të pranohet zyrtarisht si gruaja më e vjetër në botë, njofton AP
Të përkujtojmë, se para disa ditësh në moshën 115 ndërroi jetë gruaja më e vjetër në botë Eunice Sanborn nga Teksasi. Pas vdekjes së saj, gruaja më e vjetër në botë u bë amerikania Cooper, e cila është e lindur më 26 gusht të vitit 1896.
Similar topics
» Facebook gjyshja festoi ditëlindjen e 105
» E festoi ditëlindjen e 100-të duke vozitur 160 km/h
» Gruaja i mbijetoi rënies nga kati i 23-të
» Gruaja vampir!
» Mami ajo gruaja po bën pompa mbi atë xhaxhin!
» E festoi ditëlindjen e 100-të duke vozitur 160 km/h
» Gruaja i mbijetoi rënies nga kati i 23-të
» Gruaja vampir!
» Mami ajo gruaja po bën pompa mbi atë xhaxhin!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi