Mami ajo gruaja po bën pompa mbi atë xhaxhin!
Faqja 1 e 1
Mami ajo gruaja po bën pompa mbi atë xhaxhin!
Familjet britanike po kënaqeshin me fëmijët e tyre në plazhin e Seafordit në Sussex, derisa një djalosh pesëvjeçar e pa një çift të dehur duke bërë dashuri. Policia i arrestoi, ndërsa partnerët u dënuan me tre muaj burg.
Britanikët Lita Dawson (51 vjeçare) dhe i dashuri i saj Nicholas Harrison (51 vjeçar) janë arrestuar pasi po bënin dashuri në plazhin e Seafordit në Sussex në prill të këtij viti. Në plazh ishin edhe familje me fëmijë, ndërsa i pari i vërejti djaloshi pesëvjeçar.
“Shiko mami, ajo gruaja po bën pompa mbi atë xhaxhin”, tha ai i shokuar, ndërsa nëna e tij, duke e ditur se çfarë po bënin ata, provoi t’ia mbyllë sytë me dorë. Ajo e thirri policinë që menjëherë arrestoi çiftin.
Gjykatësi dëgjoi se çifti para se të bënte dashuri piu një shishe vodka dhe filloi të zhvishej. Gjykatësja Magdalena Biglou tha se Lita është fajtore më e madhe.
“Nuk kam çfarë të them. Është e qartë se sjellja e çiftit është e pashembullt, e pashembullt dhe neveritëse”, tha ajo.
Çifti i papunë u nda pas kësaj ngjarje pasi Lita e goditi në fytyrë të dashurin e saj. Pranuan fajin dhe u dënuan me nga tre muaj burg.
Similar topics
» Foshnja nga barku: Mos u shqetëso mami
» Gruaja nga Kuba festoi ditëlindjen e 126
» Gruaja vampir!
» Gruaja Me e Shendosh ne bote
» Zlata – gruaja gomë
» Gruaja nga Kuba festoi ditëlindjen e 126
» Gruaja vampir!
» Gruaja Me e Shendosh ne bote
» Zlata – gruaja gomë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi