Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Njeriu User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Njeriu User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu

Shko poshtë

Njeriu Empty Njeriu

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Feb 01, 2011 1:27 pm

Njerëzit janë primatë dykëmborë që i përkasin llojit Homo
sapiens (Latinisht: "njeri i zgjuar"
ose "njeri i ditur") dhe familjes Hominidae,
familjes së madhe të majmunëve.[2][3] Ata
janë të vetmit anëtarë që kanë mbijetuar prej gjinisë Homo.
Njerëzit kanë një tru shumë të zhvilluar, i aftë për të kryer koncepte
abstrakte si arsyetimi, të folurit, analiza e vetvetes dhe zgjidhja e
problemeve. Kjo aftësi mendore, e kombinuar me një trup vertikal që i
mundëson duarve manipulimin e objekteve, e ka bërë njeriun të përdorë
shumë më mirë se çdo specie tjetër veglat. ADN-ja mitokondriale dhe
gjetjet e fosileve tregojnë se njeriu modern e ka origjinën prej Afrikës
rreth 200000 vjet më parë.[4]
Sot, njerëzit jetojnë në çdo kontinent, me një popullsi prej rreth 6.8
miliard.[5]
Si shumica e primatëve, njerëzit janë të shoqërueshëm si natyrë.
Gjithsesi, njerëzit janë shumë më të aftë përsa i përket shfrytëzimit
ose përdorimit të sistemeve të komunikimit për të shprehur dhe shkëmbyer
idetë dhe emocionet dhe gjithashtu për t'u organizuar. Njerëzit
krijojnë struktura komplekse shoqërore të përbëra prej shumë grupesh që
bashkëpunojnë dhe rivalizojnë, duke filluar që nga familja e deri te
kombi. Ndërveprimi shoqëror mes njerëzve ka ngritur dhe përforcuar një
larmi vlerash, normash sociale dhe ritualesh, që së bashku formojnë
bazat e shoqërisë njerëzore. Njerëzit kanë një vlerësim të dukshëm për
bukurinë dhe estetikën, që kombinuar me dëshirën e njeriut për
vetëshprehje, ka krijuar inovacione kulturore si arti, letërsia dhe
muzika.
Njerëzit shquhen për dëshirën për të kuptuar dhe për të ndikuar mbi
mjedisin, duke u përpjekur për të shpjeguar dhe manipuluar fenomenet
natyrore përmes shkencës, filozofisë, mitologjisë dhe fesë. Ky
kuriozitet natyror ka prirë në zhvillimin e veglave dhe aftësive, që
transmetohen dhe trashëgohen në mënyrë kulturore. Njerëzit janë speciet e
vetme që dinë si të bëjnë zjarr, të gatuajnë ushqimin, të vishen vetë,
dhe të përdorin një shumëllojshmëri teknologjish.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi