Këshilla Mjekësore
:: Mjeksia :: Këshilla Mjeksore
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Re: Këshilla Mjekësore
Fëmijët: Si kultivohet edukata ushqimore?
Çfarë duhet të hanë fëmijët tanë? Më shumë qumësht dhe perime, apo të heqin dorë nga ushqimet gjysmë të gatshme që ndodhen në çdo qoshe rruge të qytetit ku jetojmë? Mësoni si të kultivojmë tek fëmijët tanë elementët e një edukate të mirë në ushqim, që të jenë të gatshëm për të përballuar sfidat e jetës.
Ekspertët e ushqimit flasin se një fëmijë duhet të konsumojë të paktën 5 fruta dhe perime gjatë ditës. Mund të duket një sasi e madhe, por në realitet do të thotë të konsumohet një sallatë jeshile dhe domate, pa harruar edhe perimet e freskëta dy herë në ditë, një fryt në përfundim të drekës dhe një tjetër në orët e pasdites, duke u kujtuar edhe për lëngun e frutave çdo mëngjes. Frutat dhe perimet luajnë një rol të rëndësishëm në ekuilibrin ushqyes të organizmit të fëmijës. Por edhe si një ushqim me pak kalori ato shërbejnë për të luftuar obezitetin (mbipeshën).
Si ti mësojmë fëmijët me fruta dhe perime?
Nëse fëmija është i uritur në mes të dy vakteve mund ta mësoni të hajë një fryt, në vend të një çokollate, patatine, apo një copë torte.
E keni të vështirë të blini çdo ditë perime të freskëta? Ju mund ta zgjidhni shumë mirë duke përdorur kutitë me perime të konservuara, ose qeset e perimeve të ruajtura në frigorifer. Nga pikëpamja e ekuilibrit ushqyes janë të pranueshme dhe me vlera ushqimore.
Fëmija juaj thotë se nuk i pëlqejnë perimet? Pyeteni se cilat prej tyre nuk i ka shumë për zemër dhe propozojini të tjera, të gatuara në një mënyrë tjetër si pure, në furrë, të ziera, etj.
Fëmijëve nuk u pëlqen ajo që nuk e njohin. Shtojini kuriozitetin fëmijës suaj duke e marrë me vete në blerjet e perimeve në tregun e zarzavateve. Kështu ai do të njihet me perimet dhe do të shohë transformimet e tyre gjatë gatimit.
Këshillat e ekspertëve
Mëngjesi është ushqimi i parë dhe i vetëm, i cili i jep fëmijës energjinë e duhur për të qenë në formë që në orët e para të ditës. Mëngjesi shërben për të rigjeneruar rezervat e konsumuara gjatë natës.
Mëngjesi njëherësh shërben për të filluar ditën në familje. Ai duhet të jetë i përbërë nga:
• Karbohidrate (bukë, drithëra me pak sheqer)
• Qumësht, ose kos.
• Një fryt, ose një lëng frutash pa sheqer.
Në fakt, pak fëmijë ndjekin me përpikëri rregullat dhe këshillat e nënave të tyre. Nëse fëmija juaj ka shqetësime me gjumin e mëngjesit dhe ngrihet përherë i përgjumur, atëherë organizojeni mëngjesin tuaj dhe të fëmijëve në një mënyrë tjetër. Ngrihuni dhjetë minuta përpara fëmijës, që të kini mundësinë së bashku me "gjumashin" tuaj të uleni të gjithë në tavolinë.
Duke parë të tjerët ai do ta ketë më të lehtë të mësojë shembullin që i ofrohet. Nëse fëmijës suaj nuk i pëlqejnë ushqimet me qumësht, ose vetë qumështi, atëherë duhet ta mësoni se ai e ka të domosdoshme të konsumojë gjysmë litri qumësht në ditë.
Në pamundësi ta detyroni të pijë gotën e qumështit mund ta keni si përbërës në ushqimet e tjera, ç'ka nënkupton në thelb se ai mund të konsumojë qumështin në 3, ose katër prodhimet derivate të tij. Nëse është paksa "kokëfortë" në kërkesat e tij, atëherë mund të luash me varietet si kos me fruta, ose qumësht i përzier me fruta.
Para se të shikosh regjimin e ushqimit të fëmijës tënd duhet të llogaritësh peshën e tij trupore, pra të shohësh se cilët janë kufijtë e mundshëm në të
cilat duhet të ekuilibrohet organizmi i fëmijës suaj. Kjo peshë, pra PT (pesha trupore) llogaritet duke mbledhur kilogramët dhe gjatësinë trupore. Vlerësohet si një peshë ideale masa trupore nga 18,5*25.
Nëse llogaritjet tuaja tregojnë për një PT që e kalon numrin 25, mund të flasim për një mbipeshë, e cila në mënyrë të menjëhershme duhet vënë nën kontroll.
Nëse keni mësuar se fëmija juaj është mbipeshë, atëherë do ta keni më të lehtë luftën me kilogramët e tepërt.
Filloni të korrigjoni defektet e ushqimit, jo vetëm të fëmijës suaj, por edhe të të gjithë familjes, ndoshta edhe duke u konsultuar me një specialist të ushqimit.
Evitoni dietat e hekurta
Nuk flitet për të eliminuar ëmbëlsirat, ushqimin e mesditës, ose karamelet, por mbi të gjitha për të ekuilibruar cilësinë. Edhe në rastet e një mbipeshe, fëmija juaj duhet të ushqehet sipas shijeve dhe urisë së tij. Mos harroni se ushqimi duhet të jetë një kënaqësi dhe jo një punë e detyruar.
Të luftosh obezitetin do të thotë të luftosh edhe jetën sedentare. Fëmijët kanë filluar të bëhen "përtacë", Qëndrojnë shumë orë përpara TV-së dhe kompjuterit duke reduktuar në maksimum orët e lëvizjes. Drejtojini fëmijët tuaj të merren me sport, të shëtisin në këmbë, pa i mësuar gjithë kohës që të udhëtojnë vetëm me autovetura.
Natyrisht duhet të pakësoni (pa i eliminuar përfundimisht) ushqimet me shumë kalori si pijet e gazuara me përmbajtje të lartë sheqeri, ëmbëlsirat me sherbet, sallamrat dhe karamelet e ndryshme. Mësojini të zgjedhin ushqimet e duhura duke parë etiketat dhe përbërësit e tyre.
Ekspertët e ushqimit janë kategorikë kur mendojnë se nuk duhen eliminuar ushqimet me shumë kalori, por duhet kontrolluar dhe minimizuar konsumi i tyre.
Për të përfunduar me fëmijët që janë mbipeshë, duhet të mësoni se nuk është e mirë të hani ju vetë mes vakteve, pasi u jepni një shembull jo të mirë të ushqimit. Ashtu si mos e shtrëngon i kurrë të mbarojë 'ushqimin që ka në pjatë, nëse oreksi i tij ju thotë se nuk mundet të hajë më.
Rregullat e ushqimit
Darka duhet të jetë një ushqim i ekuilibruar, gjithmonë duke iu referuar asaj që fëmija juaj mund të ketë ngrënë në vaktin e drekës. Nëse fëmija juaj ka ngrënë mish në ushqimin e drekës, atëherë është e panevojshme t’u jepni të tjera proteina në darkë. Në të kundërt, nëse në drekë ka ngrënë oriz, ose makarona, atëherë jepini proteina për vaktin e darkës.
Kush mund të quhet një darkë e ekuilibruar? Një darkë e përbërë nga:
• Një supë me zarzavate (respektoni dëshirën e fëmijës nëse nuk ka uri).
• Një biftek mishi me zarzavate (duke e alternuar me vaktin e drekës).
• Një gotë qumësht
• Një fryt
• Ujë
Në çdo rast duhet kujtuar se fëmija duhet të ulet i qetë në tavolinë, pa shikuar televizor. Nuk mund të ushqehesh përpara televizorit të ndezur, pasi fëmija nuk mund të orientohet nëse duhet të hajë, apo të shikojë figurat. TV i mëson fëmijët me një rregull të keq, pasi ata nuk janë më në gjendje të kontrollojnë urinë e tyre.
Fëmija duhet të respektojë rregullat e ushqimit. Është e padiskutueshme se ai tërhiqet më shumë ndaj ushqimeve që njeh, pasi e ndjen veten më të sigurt se mund të marrë energji prej këtyre ushqimeve. Refuzimi për të ngrënë disa lloj ushqimesh mund të jetë edhe manifestimi i parë i periudhës së kundërshtimit, e quajtur edhe fillimi i fazës "Jo" për gjithçka, e cila mendohet se fillon që në moshën dy-vjeçare.
Të hyni në fazën e konflikteve nuk ndihmon as fëmijën tuaj dhe as nervat tuaja, prandaj duhet të kini shumë kujdes që ushqimi i tij të mos kthehet në një ferr të vërtetë për të. Sa për të tjerat duhet ta mësoni fëmijën se jeni ju komandanti. Për të respektuar shijet e tij (është e drejta e tij që ti ketë) vendosni së bashku se çfarë mund të gatuani për drekën dhe darkën e tij.
Çfarë mësimesh duhet të kultivojmë për ushqimin? Jepini një shembull tuajin. Është e gabuar ta shtrëngoni fëmijën tuaj të pëlqejë perimet, ndërsa sheh se ju nuk i prekni me dorë ato. Fëmijët mësojnë të imitojnë të mëdhenjtë e familjes. Nuk mjafton që një ushqim të jetë i rëndësishëm për rritjen e tij, mësoni tu shpjegoni edhe arsyet se përse shërbejnë vitaminat dhe proteinat që ai merr nëpërmjet këtij ushqimi.
Vitaminat, kalciumi dhe proteinat
Kalciumi është përgjegjësi kryesor i forcimit të kockës dhe i dhëmbëve të fëmijës suaj. Ai ndërhyn gjithashtu në koagulimin e gjakut, në aktivitetet e zemrës dhe të nervave. Një fëmije i duhet të paktën gjysmë litri qumështi në ditë.
Dhe nëse shumë fëmijë janë alergjikë ndaj qumështit, atëherë nuk duhet hequr nga ushqimi, por ta zëvendësoni me derivatet e mundshme të tij, si djathi dhe kosi. Mishi, peshku dhe vezët janë të pasura me proteina.
Përse shërbejnë? Proteinat janë elementët bazë për të ndërtuar muskujt, kockat, gjakun, lëkurën. Fëmijës i duhen proteinat për tu rritur, por njëkohësisht nevojat e tij janë specifike sipas peshës trupore të tij. Mjafton që fëmija të ushqehet me këto proteina të paktën një herë në ditë.
Mund të keni probleme me mishin e kuq, pasi ai nuk i pëlqen fëmijës suaj. Mos e nënvleftësoni, pasi ai është i nevojshëm për rruazat e kuqe të gjakut. Nëse fëmija trembet nga gjaku i tij, atëherë mund ta gatuani me perime të ndryshme.
Këshilla për t’u mbajtur mend:
Mos harroni të zgjidhni përherë ushqime të ekuilibruara nga pikëpamja e ushqimit. Pizza u pëlqen të gjithëve, por duhet kontrolluar herë pas here.
Ushqimet e frigoriferit mund të sjellin një raport të mirë të ushqimit.
Zgjidhni kryesisht sardelet e konservuara, ose qeset me perime të ngrira, kryesisht karotat dhe bizelet. Mendohet se ushqimet e frigoriferit janë zgjidhja e duhur për mamatë që punojnë deri vonë.
Nëse zgjidhen ato të domosdoshmet, atëherë ekspertët e ushqimit këshillojnë se perimet e ngrira janë të mira. Ato as shtojnë dhe as heqin vitaminat dhe përbërësit e tjerë. Kujdes vetëm nga pjatat gjysmë të gatshme dhe koha e tyre e gati mit. Jini të kujdesshëm ndaj etiketave që tregojnë afatet e skadimit në ushqimet që përdorni.

Çka nëse fëmija juaj është trupgjatë?
Vajza ose djali juaj për nga gjatësia e trupit ua tejkalon bashkëmoshatarëve të tyre dhe ende zgjatet. Për këtë jeni të brengosur...
Megjithatë, brengosja juaj është e paarsyeshme, sepse shumica e të rinjve që vijnë në kontrollin mjekësor për shkak të shtatit të tyre të gjatë, në fakt janë plotësisht të shëndoshë, kanë proporcione normale të trupit, dhe rëndom edhe prindërit i kanë të gjatë.
Tajitja e hormoneve të rritjes te këta fëmijë është plotësisht normale. Te fëmijët e tillë fjala është për shtatin e lartë konstituiv, i cili te djemtë rrallë kërkon përkujdesjen mjekësore, ndërsa te vajzat kjo gjë nganjëherë është e arsyeshme për shkak të pasojave të mundshme psikike.
Shtati i lartë i fëmijëve më shpesh është brengosës për vajza se sa për djem kështu që ato më shpesh kërkojnë ndihmën dhe këshillën e mjekut.
Rritja e tyre është e mundshme të ngadalësohet me terapi afatgjatë me ndihmën e estrogjeneve (hormoneve femërore seksuale), por për shkak të pamundësisë që saktësisht të përcaktohet lartësia e fundme dhe për shkak të pengesave të tjera që mund të paraqiten, terapia duhet të jetë shumë e matur me rastin e përcaktimit të mënyrës të shërimit.
Kjo aq më tepër sepse terapia në shumë raste mund të jetë e pasigurt: mbas katër deri pesë vjet shërimi arrihet zvogëlimi i gjatësisë përfundimtare për vetëm katër deri në gjashtë centimetra.
Kur te vashëzat paraqitet menstruacioni i parë,duhet pritur se gjatësia e trupit të saj do të ngadalësohet, sepse mbas kësaj vashëzat rëndom nuk zgjaten më shumë se pesë deri në shtatë centimetra. Prandaj, nëse është fjala për rritjen konstituive, nuk duhet pritur që vashëza juaj të ketë gjatësinë përfundimtare të trupit se 175 centimetra, e me këtë lartësi nuk do t'ua kalojë shumë moshatareve të saj.
Prindërit e fëmijëve të cilët rriten shumë shpejt mund të paraqiten, për çdo rast te mjeku për t'u konsultuar a duhet ndërmarrë ndonjë shërim apo është kjo dukuri e rëndomtë për të cilën nuk ka nevojë të brengoset as prindërit e aq më pak fëmija.

Komplikimet e gripit te fëmijët
Raste të reja dhe komplikime të rënda shëndetësore duke shkaktuar edhe bronkopneumoni, paraqet situata që mund të sjellë gripi apo virozat e stinës siç i quajnë mjekët. Më të dëmtuarit nga gripi në këtë periudhë kohore zakonisht rezultojnë fëmijët.
Gripi në këtë sezon shumë shpesh i mundon fëmijët dhe mund të shkaktojë komplikime të rënda shëndetësore. Sipas mjekëve, disa nga komplikimet që shkakton gripi janë temperatura e lartë deri në bllokim të frymëmarrjes duke shkaktuar edhe bronkopneumoni, në rastet më të rënda.
Shkencërisht thuhet se çdo infeksion viral prish imunitetin mbrojtës të organizmit, pra e dëmton imunitetin mbrojtës, dëmton tërë mekanizmat që mbrojnë mushkëritë, dhe çdo infeksion viral stimulon zhvillimin e një infeksion bakterial, që normalisht është bronkopneumonia apo siç njihet në popull, ftohje.
Disa nga shenjat e virozës janë temperatura e lartë 38-39-deri në 40 gradë, të vjella, rrufë dhe pak kollë. Ndërsa shenjat e komplikimeve pneumonare janë atëherë kur fillojnë të dalin shenjat respiratore në pah, kur temperatura nuk është më aq e lartë por fillon vështirësia në frymëmarrje, sekrecionet dhe kollë e fortë.
Infeksionet virale përgatisin terrenin për bronkopneumoni, por realisht mjekët nuk janë të aftë që me anë të medikamenteve të parandalojnë bronkopneumoninë. Antibiotikët e përdorur pa kriter jo vetëm që nuk parandalojnë sëmundjen, por e favorizojnë më shumë atë.
Komplikimet e shkaktuara nga gripi nuk mund të parandalohen me barna, dhe sidomos jo me antibiotik. Shumë nëna sapo shohin fëmijën që po e zë gripi, menjëherë mundohen ta mjekojnë me barna që të mos zhvillojë bronkopneumoni.
Në fakt nuk është kështu pasi këto medikamente jo vetëm që nuk e parandalojnë, por janë të dëmshme nëse përdoren pa rekomandimin e mjekut specialist.
Antibiotiku nuk është mjekim profilaktik për bronkopneumoni në raste kur kemi viroza po ai prish komplet situatën normale që kanë rrugët e frymëmarrjes. Dhënia e antibiotikëve kur fëmijët janë me probleme, nuk e parandalon bronkopneumoninë, por përkundrazi mund ta favorizojë atë.
Temperatura e lartë, bllokimi i frymëmarrjes dhe kolla e fortë i lodhë aq shumë pacientët e vegjël me ç’rast fytyra e tyre është e verdhë dhe ka shumë pak gjallëri për të qenë të tillë. Kështu, gripi apo viroza e panjohur nuk i kursen të vegjlit. Nga ana tjetër prindërit shprehen të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre dhe shpresojnë që ata të bëhen më mirë dhe të mos mbeten dyerve të spitalit.

Urinimi në shtrat
Urinimi i fëmijës në shtrat nuk është dukuri aq e rrallë, veçmas në vitin e tretë deri në të pestin. Disa fëmijë vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në moshën më të shtyrë. Përveç kësaj, nuk duhet harruar se infektimi i traktit urinar apo sëmundjet urinare mund të shkaktojnë dukuri apo edhe mund të jenë pasojë e sëmundjes kronike.
Nëse fëmija për disa net rresht nuk urinon në shtrat, nuk duhet të mashtrohemi nga kjo ndërprerje. Nëse nuk ka ndonjë çrregullim organik, duhet kërkuar shkaqet emocionale të një sjellje të tillë.
Mendoni më mirë se çka ka shpresuar fëmija juaj që të arrijë me një qëndrim të tillë të tij. Ndodh shpesh që fëmija në këtë mënyrë ia kthen prindit në rast se është treguar agresiv ndaj tij. Dihet se fëmija, në qoftë se është emocionalisht i shqetësuar, mendon se në këtë mënyrë i revanshohet të rriturit.
Rekomandohet që fëmijën ta zgjoni disa herë natën për të urinuar, por vetëm nëse zgjohet lehtë dhe nuk qan apo edhe nuk rri gëzuar gjatë pasi të ketë urinuar.
Megjithatë, më së miri do të ishte që fëmija të zgjohet vetë. Ia thoni ndonjë fjalë të mirë, kur hetoni se është zgjuar. E leni ndezur dritën e vogël në banjo.
Por, si është puna me urinimin kronik në shtrat? Fëmija që urinon çdo natë zakonisht fle aq rëndë sa gjendjen e beshikës të vet nuk e regjistron truri i tij fare.
Prindërit e fëmijëve që kanë gjumë të rëndë ankohen se kurrsesi nuk mund t'i zgjojnë natën. Është vërejtur se në disa familje disa anëtarë urinojnë në shtrat. Ende nuk është vërtetuar se a është kjo pasojë e ndonjë mungese organike, ndonjë vërejtje e nënës natyrë fëmijës se kur duhet të urinojë apo mungesë e kontrollit ndaj traktit urinar.
A ka shërim ky problem që i shqetëson gjeneratat e mjekëve? Sipas të gjitha gjasave, nuk ka përgjigje të saktë. Gjithsesi është e dobishme që të zvogëlohet sasia e lëngjeve që duhet marrë fëmija para se të bjerë në gjumë apo duhet ndaluar përdorimi i tyre para gjumit.
Zgjoni fëmijën, nëse nuk shqetësohet për së tepërmi, para se të bien vetë për të fjetur, mandej edhe ndonjëherë tjetër natën që të urinojë, nëse keni mundësi.
Por, nëse fëmija reziston ose qan kur e zgjoni apo nuk është në gjendje që të zgjohet vetë, nuk duhet detyruar këtë me çdo kusht.
Shpërblimi apo dënimi e kërcënimi i fëmijës vetëm mund ta keqësojë gjendjen. Pjesa më e madhe e fëmijëve që urinojnë në shtrat nuk duan këtë dhe janë në gjendje që të bëjnë ç'është e mundur të mos u ndodh kjo.
Kur prindi bën presion mbi fëmijën për këtë dukuri nga shqetësimet, urinimivetëm shtrohet dhe kontrolli ndaj tij zvogëlohet dhe kështu problemi bëhet edhe më i madh.
Aparatet mekanike që mund të përdoren kur fëmija urinon shumë pak mund të ndihmojnë.
Mbrojeni dyshekun me çarçafë mbrojtës që e thith lagështinë, në mënyrë që fëmija të flejë sa është e mundur në të terur. Mund t'i vishni po ashtu brekë mbrojtëse që e thithin lagështinë. Duhet pasur kujdes që brekët e tilla ta lëshojnë ajrin.

Përse fëmijët refuzojnë shkollën
Dy janë proceset që karakterizojnë sjelljen refuzuese të fëmijës ndaj shkollës: e para ka të bëjë me një lloj "mohimi", pra nënkupton mosdëshirën për të mos vajtur në shkollë dhe për t'u marrë me gjëra të tjera që i pëlqejnë, dhe e dyta, frika ndaj shkollës, e cila përmban në vetvete dimensione psikologjike.
Jo pak herë prindërit janë të detyruar të ushtrojnë presion, sidomos tek fëmijët e shkollës fillore dhe tetëvjeçare, që ata të ndjekin rregullisht mësimet. Madje është dashur jo rrallë herë që ata t'i ndjekin nga pas për t'u siguruar se vërtet janë ulur në bankat e shkollës.
Por në asnjë mënyrë prindërit nuk duhet të qetësohen kur i shohin ata të bindur dhe me kokën e ulur përpara mësueses. Përkundrazi, tek "protestat" e fëmijëve të tyre prindërit duhet të kërkojnë dhe zbulojnë arsyet e vërteta, me qëllim që të kenë nën kontroll të gjithë botën e tij emocionale dhe mendore.
Por përse refuzojnë fëmijët të shkojnë në shkollë? Ndoshta këtë pyetje bëjnë vazhdimisht edhe prindërit që ndeshen me një problem të tillë, ndaj ky shkrim do të ishte me vlerë për ta...
Dy janë arsye serioze që duhet t'i shqetësojnë prindërit
Dy janë proceset që karakterizojnë sjelljen refuzuese të fëmijës ndaj shkollës: e para ka të bëjë me një lloj "mohimi", pra nënkupton mosdëshirën për të mos vajtur në shkollë dhe për t'u marrë me gjëra të tjera që i pëlqejnë, dhe e dyta, frika ndaj shkollës, e cila përmban në vetvete dimensione psikologjike. Ndonëse specialistët nuk bëjnë shumë dallim midis këtyre dy proceseve, duhet pranuar se rasti i dytë është shumë më serioz dhe shpesh kërkon ndërhyrjen e psikologut.
Arsyeja më shqetësuese
Kjo mënyrë e fundit e sjelljes u karakterizua për herë të parë si e tillë (pra, frikë nga shkolla) nga Xhonson dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët gjithashtu këmbëngulnin në veçimin dhe kategorizimin e saj të ndarë nga "mohimi" dhe mungesa në shkollë, gjë e cila, edhe më vonë, jo vetëm që u mbrojt por edhe u vërtetua nga shumë kërkues që u morën me këtë çështje.
Në studimet e tyre rreth mënyrës së sjelljes të fëmijës ndaj shkollës analistët e psikologjisë përdorin kufirin "frikë shkollore" për të përshkruar atë lloj frike që shkaktohet nga përplasje të brendshme dhe të jashtme të fëmijëve dhe shfaqet në një objekt asnjanës sikurse shkolla, të cilën në vazhdim ata kërkojnë ta shmangin sistematikisht.
Por çështja nuk është kaq e thjeshtë sikurse duket në teori. P.sh. po të mbështetmi në të dhënat e Ministrisë së Arsimit të Britaninë së Madhe, ku janë bërë edhe një sërë studimesh rreth kësaj teme, ekzistojnë të paktën shtatë kategori për të përshkruar mënyra të ndryshme sjelljeje ndaj shkollës: * mungesa të paarsyeshme * mungesa të arsyeshme * mos dëshirë e brendshme * mungesa sistematike * mungesa periodike *largim nga shkolla * refuzim i shkollës ose frikë nga shkolla.
Konkretisht, kategoria e parë e mungesave të paarsyeshme, konsiderohet si mohim i shkollës për një periudhë të caktuar pa patur ndonjë arsye të saktë dhe mendohet se buron nga mënyra me të cilën është edukuar fëmija, të paktën në lidhje me arsimimin e tij.
Sikurse vihet re ndarjet e mungesave janë të tilla që të lihet të kuptohet se në një farë masa "fajtorë" janë edhe prindërit, pavarësisht se mungesat mund të kategorizohen në mohim ose mosdëshirë.
Duke studiuar këtë fenomen më tepër nga pikëpamje klinike fare lehtë "mohimi" ose largimi nga shkollë mund të konsiderohen si mënyra sjelljeje jo shoqërore, sikurse vjedhja ose tendenca që kanë disa fëmijë për të thënë vazhdimisht gënjeshtra.
Ky rezultat vërtetohet edhe nga studimi i njohur i Hersov, i cili zbuloi se nxënësit që mungojnë pa arsye nga shkolla, po të krahasohen me ata që kanë frikë nga shkolla, kanë më shumë mundësi për të shfaqur më vonë mënyra sjelljeje jo të mira si rrugaçëria, tendenca për të thënë gënjeshtra, shkatërrime dhe mund të mbërrijnë deri në dyert e gjykatave.
Si arsye bazë e këmbënguljes së fëmijës për të munguar pa arsye nga shkolla zakonisht konsiderohet dëshira e tij për t'ju shmangur disa veprimtarive të caktuara ose personave në shkollë, por shumë herë edhe dëshira e tij për t'u marrë me veprimtari që i pëlqejnë (të cilat mund të jenë të ndaluara), por thjesht nuk bëjnë pjesë në programin shkollor.
Në këtë pikë vlen të theksojmë se sipas shumë psikologëve për fëmijë që janë marrë me këtë çështje për shumë vjet me radhë, largimi nga shkolla është diçka që fëmija e bën dhe kënaqet.
Nga ana tjetër refuzimi shkollor zakonisht përdoret, duke u kombinuar dhe ndërruar shpesh herë vende, me frikën shkollore, që konsiderohet si një lloj depresioni psikik i cili lidhet me ndonjë ankth të brendshëm, shqetësim që mund të shkaktohet nga ndryshim i situatave sikurse mungesa e njërit prind ose e ndonjë vëllai apo ndryshimi i shpeshtë i shkollës etj.
Është karakteristike se vetë shërbimi i ministrisë së arsimit francez thekson, këtu e shumë vjet, se frika shkollore përbën problem të tipit klinik dhe në më të shumtën e rasteve trajtohet si një lloj depresioni dhe jo si largim apo mos dëshirë për shkollë.
Kur shfaqet frika shkollore
Lidhur me moshën në të cilën një fëmijë mund të shfaqë frikë shkollore, specialistët theksojnë (megjithëse nuk ekziston mendim plotësisht unik midis tyre) se është më e mundshme që kjo frikë të Shfaqet zakonisht në nxënës të moshën 11 ose 12 -vjeçare dhe arrin deri në të 14-at. Nga ana tjetër, shkolla "amerikane", mbështet idenë se mosha më kritike për të shfaqur frikë shkollore është midis pesë dhe dhjetë vjetëve.
Në vija të përgjithshme, fëmijët me frikë shkollore paraqesin zakonisht dobësi serioze në marrjen e iniciativës, tregojnë më të mëdhenj se mosha e tyre, vuajnë nga ndonjë pikëllim dhe mbajnë një qëndrim pa shprehje.
Faktorët shkaktarë
Gjithashtu, është me interes të theksojmë faktorët që çojnë në lindjen e një problemi të tillë, sidomos ato që kanë të bëjnë me familjen dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek të dy grupet e fëmijëve. Është karakteristike përfundimi i studimit të Blagg, që lidhet me një nga faktorët, sikurse është niveli i papunësisë së prindërve.
Gjithashtu, për fëmijët që paraqesin frikë shkollore është vënë re se përveç faktit se vijnë nga familje të shtresës mesatare, shpesh iu duhet të përballojnë ankth të madh e shqetësim kur detyrohen të braktisin shtëpitë dhe prindërit e tyre.
Në fund, themi se duhet të jepet rëndësi kryesore tek familja dhe më pas në rolin e shkollës, si faktor që ndikon shumë herë në krijimin e problemit, përderisa studime të shumta kanë treguar se gati 50% e nxënësve evropianë shprehin ankth dhe shqetësim për disa anë të jetës së tyre në shkollë.

Dëgjo me zemër
Të dëgjosh fëmijën tënd është çelësi për t’u bërë një prind i mirë. Nëse mund të dëgjoni me zemër, fëmijët tuaj mund të rriten në mënyrë të shëndetshme.
Lini enët ose punët mënjanë. Fikni televizorin. Ruani kontaktin e syve për aq kohë sa fëmija juaj e kërkon atë. Shpesh ndodh që, kur fëmijët janë duke shprehur një problem apo shqetësim, prindërit thonë se po dëgjojnë por gjuha e trupit të tyre tregon që mendjen e kanë diku tjetër. Vazhdojnë të shikojnë televizor, bisedojnë me një të rritur tjetër ndërkohë, apo merren me letrat e punës që kanë marrë me vete në shtëpi nga zyra e tyre. Sigurisht ata po dëgjojnë, por jo me zemër. Në fakt, disa minuta të dëgjimit të kujdesshëm dhe të sinqertë është më i vlefshëm se një orë dëgjimi ndërsa merreni me një aktivitet tjetër.
Mos u nxitoni në dhënien e zgjidhjeve, ideve apo leksioneve. Shpesh, fëmijët duan dikë t’i dëgjojë. Ata kërkojnë nga njeriu që po i dëgjon t’ju jap atyre një mundësi për të zbuluar atë çfarë ata duan. Zgjidhja e problemit të fëmijës nga ana juaj, vërtet do t’i jepte fund shqetësimit të tij, por për ta është më e rëndësishme t’i shërbeni si një mbështetje për të formuluar ata vetë zgjidhje për problemet e tyre.
Demostroni që po dëgjoni duke bërë pyetje dhe duke lëshuar tinguj ‘dëgjimi’ si: “Hmmm” “Oh,”“Vërtet?” “Ëhë!”.
Vlerësoni frikën dhe shqetësimet e fëmijës tuaj. Komentet si: “Oh, mos u shqetëso. Nuk ka përse të kesh frikë.” nuk janë shumë të dobishme. Është e rëndësishme për fëmijët të mësojnë të besojnë në ndjenjat e tyre. Nuk duhet ti jepni fëmijëve mesazhin që ndjenjat e tij nuk janë të sakta. Ju mund të komentoni ndjenjat e tij duke thënë ”Kjo mund të jetë shqetësuese” ose ”Ti mund të jesh ndjerë i mërzitur”. Ju do të tregoni që i njihni dhe i kuptoni ndjenjat e tij. Ai do të ndihet i mirëkuptuar. Pastaj një përqafim i ngrohtë do ti tregojë se ku mund të mbështetet në çdo kohë.
Ndihmojeni fëmijën të fokusohet në zgjidhjet e mundshme. Në qoftë se situata nuk është një problem por një gjendje e të ndjerit, inkurajojeni fëmijën të shprehë plotësisht ndjenjat e tij dhe të vazhdojë përpara. Ndihmojeni fëmijën dukë përdorur shprehjet: ‘A do të ishte mire sikur..” ose “.
Çfarë mendon të bësh tani?
Kujtoni kohën kur ju po rriteshit dhe të gjitha kohët kur jeni ndjerë konfuze, e shqetësuar dhe plot dyshime. Është e vështirë të rritesh! Ju mund të ndihmoni fëmijët tuaj thjesht duke qenë e pranishme dhe duke qenë e gatshme të dëgjoni sa herë ai dëshiron të ndajë me ju ndjenjat e tij. Fëmijët kanë nevojë të dinë që kur duket sikur “bota po përmbyset” ata kanë një vend të sigurt, një burim pa fund dashurie pa kushte. Dëgjimi është një aftësi ashtu siç është edhe të folurit. Nuk është thjesht të kapurit e tingujve: dëgjimi aktiv përfshin një sërë sjelljesh që shprehin vëmendje, simpati, ndjeshmëri dhe respekt. Dëgjimi i fëmijës tuaj në këtë mënyrë do ti bindë ata për dashurinë tuaj të pafund. Kini parasysh këto udhëzime sa herë që fëmija juaj ka diçka të rëndësishme për të thënë.

Si të ndaloj ndërhyrjen e fëmijëve?
Këshilla për prindër si të mësojnë fëmijët e tyre të mos i ndërpresin ndërsa bisedojnë me një të rritur!
“Bashkëshorti im dhe unë nuk kemi përfunduar një fjali të plotë që nga korriku i vitit të kaluar! Fëmijët tanë e ndërpresin bisedën tonë vazhdimisht. Edhe kur u kërkoj të presin derisa ne të mbarojmë bisedën, kërkesa ime ndërpritet nga e folura e tyre. Si t’ia bëjmë që ti ndalojmë të na ndërpresin?”
MENDONI SERIOZISHT PËR KËTË:
Ndërprerja është një zakon që formohet. Si shumë sjellje të tjera të bezdisshme, kur fëmijët e kuptojnë që nuk ‘ndëshkohen’, sjellja vazhdon.
Nëse jeni një prind normal dhe keni fëmijë normal, është e sigurt që keni kaluar përmes këtij skenari të sikletshëm por SHUMË normal. Janë intervistuar qindra prindër dhe është parë se problemi më i zakonshëm i tyre është të merren me ndërprerjet e panumërta të fëmijëve të tyre ndërsa janë duke zhvilluar një bisedë apo po kryejnë ndonjë punë. Ja disa nga këshillat e tyre...
MËSONI:
Mësoni fëmijët si të përcaktojnë nëse diçka kërkon ndërprerje. Fëmijët shpesh janë kaq të fokusuar në nevojat e tyre sa që nuk e kuptojnë faktin që po tregohen të pasjellshëm. Mësojeni fëmijën të presë për një pauzë në bisedë dhe të thotë, ‘Më fal’ kur kërkon t’ju ndërpresë. Kur vepron kështu përgjigjuni pozitivisht. Nëse ndërprerja është e një natyre që mund dhe duhet të presë, informoheni me mirësjellje fëmijën për këtë dhe vazhdoni të flisni.
PËRDORNI ‘PICKIMIN’:
Tregojini fëmijës që nëse dëshiron diçka ndërsa ju jeni duke folur me një të rritur tjetër, ajo duhet të vijë tek ju dhe me delikatesë t’ju ‘pickojë’ krahun. Ju më pas do të ‘pickoni’ krahun e saj, që do të thotë se ju e dini që ajo ka nevojë për diçka dhe që për disa minuta do të jeni me të. Në fillim përgjigjuni sa më shpejt, kështu ajo do të shohë
suksesin e kësaj metode. Me kalimin e kohës ju mund të prisni më gjatë, vetëm jepini fëmijës një ‘pickim’ çdo 2-3 minuta për ti kujtuar që ju e mbani mend kërkesën e saj.
JEPINI NJË MESAZH TË QARTË
Pauzë, shikoni fëmijën tuaj në sy dhe thoni: ‘Do të jem me ty për 1 minutë’. Më pas kthe kokën, trupin dhe vëmendjen larg fëmijës. Mos i kërkoni shumë herë të mos ju ndërpresë. Por nëse vazhdon ta bëjë një gjë të tillë. Merreni personin me të cilin po flisni dhe vazhdoni të ecni larg fëmijës. Ktheni kokën herë pas here për të parë si po reagon por mos i flisni derisa të keni mbaruar bisedën.
LAVDËROJENI PËR SJELLJE TË MIRË
Lavdërojeni fëmijën për veprimet e mira, duke e kujtuar të përdorë fjalët ‘më fal’ sa herë ju ndërpret dhe ta bëjë këtë vetëm për një arsye të mirë.

Koka e butë e bebit
Shpesh nënat shqetësohen për kokën e butë të porsalindurve të tyre. Ja çfarë duhet të dini mbi kujdesin e kokës së fëmijës.
Tek fëmija i porsalindur kockat e kokës janë të buta. Ndonjëherë gjatë lindjes koka mund të pësojë deformime të cilat rregullohen pas pak kohësh. Kockat e kafkës së fëmijës së porsalindur akoma janë të pa lidhura. Në kokë ka disa zona që janë të buta membranoze, pa kockë, që quhen fontanela. Shumica e tyre janë të mbyllura që në lindje, përveç fontanelës që ndodhet në pjesën e sipërme të kokës dhe në formë vezore.
Fontanela mbyllet midis 10 dhe 18 muajve. Nënat duhet të tregojnë kujdes sepse nuk duhet shtypur me forcë. Kjo fontanelë ndikon në zhvillimin dhe rritjen e kafkës dhe të perimetrit të kokës me anë të të cilit vlerësojmë zhvillimin e sistemit nervor qendror. Sa më e madhe koka, aq më i madh truri, aq më i madh zhvillimi psiko-motor i fëmijës. Perimetri i kokës rritet gjatë tremujorit të parë të jetës mesatarisht 2 cm në muaj.
Gjatë tremujorit të dytë rritet 1 cm në muaj dhe gjatë gjashtëmujorit të dytë rritet totalisht 3 cm. Gjatë vitit të dytë rritja është prej rreth 2.5 cm. Pra është e rëndësishme që fontanela të mos mbyllet para kohe, pasi pengon rritjen e trurit brenda saj.
ZBUTJA E KOCKËS
Në rast se fëmija ka temperaturë në shifra mesatare dhe të larta fontanela fryhet më shumë se zakonisht. Është e rëndësishme të vihet një kompresë me akull (mbështillni pak akull në një peshqir) vazhdimisht në pjesën e sipërme të kokës. Në rast se fëmija paraqet djersë të shtuar, fontanelë më të zbutur aq sa lejon futjen e gishtave, mbetje të flokëve në jastëk, atëherë kemi të bëjmë me një problem të përgjithshëm të preraketizmit i cili trajtohet me vitaminë D dhe me kalcium.
ÇFARË DUHET TË BËJMË
Nënat duhet të shfrytëzojnë verandat, ballkonet dhe parqet gjatë sezonit të verës, sepse mjekët këshillojnë rrezatimin e mirë të diellit për të gjithë fëmijët dhe veçanërisht për fëmijët me problemin e preraketizmit. Rrezatimi i mirë i diellit të mëngjesit është shumë i këshillueshëm për të vegjlit. Ai i ndihmon kockat e trupit të përthithin vitaminën D dhe kalciumin, shumë të domosdoshëm për fortësimin e tyre.
Ekspozimi i përditshëm për disa minuta i fëmijës në diell është ideal për këtë funksion. Shumë pediatër i kërkojnë nënave që ti lënë fëmijët të marrin ngjyrën çokollatë, nga dielli i mëngjesit. Por kujdes, ekspozoni vetëm këmbët dhe krahët e fëmijës, kyçet janë të rëndësishme që të marrin rrezatimin. Mbulojani kokën me një kapele dhe trupin me veshje të lehta pambuku. Koha e këshillueshme e ekspozimit është rreth orës 9 të mëngjesit. Ekspozimi duhet të fillojë gradualisht nga 5 minuta në ditë deri në 30 minuta.
Për larjen e kokës së fëmijës përdorni shampo delikate të prodhuara për lëkurën e butë të fëmijës. Nenat e reja nuk duhet të shqetësohen, pasi larja nuk e dëmton kokën e butë të fëmijës, mjafton që ju të tregoni pak kujdes.

LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ
Është një gjendje që krijon stres për nënën dhe bebin. Por ka mënyra për të lehtësuar dhimbjen e bebit.
Një fëmijë me dhimbje barku mund të lodhë nervat edhe të prindit më të qetë. Ato të qara të pa ngushëllueshme që zgjasin me orë të tëra, pa një shkak të dukshëm, mund të mundojnë shumë prindër. Por, mos u trembni! Ai nuk ka asgjë shumë serioze, dhe është e sigurt që nuk do ti shkaktojë ndonjë dëm të përhershëm. Ndonëse dhimbja e barkut duket sikur nuk do të pushojë kurrë, shumë prindër vënë re që simptomat zhduken aq shpejt sa edhe fillojnë. Por ka edhe gjëra që mund të bëni për ta ndihmuar bebin tuaj.
ÇFARE ËSHTË DHIMBJA E BARKUT?
Edhe pse nuk ka një përcaktim mjekësor, dhimbja e barkut besohet se shkaktohet nga ajri që grumbullohet në stomak ose bark. Një teori tjetër gjerësisht e besueshme është se shkaktohet nga një intolerancë laktoze (sheqeri natyral i gjendur në qumësht). Zakonisht mbasditeve ose në darkë vonë fëmijët qajnë nga dhimbjet e barkut, mbledhin
gjunjët deri në kraharor dhe fytyra i skuqet nga të qarat. Barku i tij mund të fryhet pasi ka thithë shumë ajër. Përpara se të diagnostifikoni dhimbjen e barkut, është e rëndësishme të përjashtoni shkaqet e tjera të të qarit. Fëmija mund të ketë uri ose të ndihet i lodhur dhe nëse ka simptoma të tjera si temperature 37 gradë, diare ose ethe kontaktoni me mjekun tuaj. Dhimbja e barkut, zakonisht, fillon në javët e para të jetës së bebit dhe zgjat deri sa bëhet tre muajsh.
10 KËSHILLAT PËR LEHTËSIMIN E DHIMBJEVE
Pra, nuk është serioze, nuk është për fajin tuaj dhe bëhet më mire me kalimin e kohës. Por kjo nuk i bën dhimbjet e barkut më pak stresuese për nënën dhe fëmijën. Me kalimin e kohës ju do të përmirësoheni në mënyrën se si përballoni këtë gjendje dhe do të gjeni mënyra qetësuese për fëmijën tuaj. Dhe kujtoni ajo çfarë bëni sot mund të ketë efekt nesër.
1 Ushqimi!
Disa doktorë rekomandojnë të mos e lini shumë të qajë përpara se ta ushqeni, pasi kjo shkakton grumbullimin e ajrit në stomak që thithet nëpërmjet të qarit.
2 Rock ‘n’roll
Lëkundeni me delikatesë fëmijën tuaj duke e mbajtur pranë jush në mënyrë që ai të ndjejë ngrohtësinë dhe rrahjet e zemrës tuaj. Kjo lloj lëvizje mund të jetë shumë relaksuese- edhe pse mund t’ju shkaktojë lodhje të krahëve! Ndryshe, dilni për një shëtitje me fëmijën tuaj, duke ecur ose me makinë. Disa fëmijë e pëlqejnë vibrimin e motorit të makinës. E ndihmon të qetësohet.
3 Blini ilaçet
Pikat për dhimbjen e barkut gjenden në farmaci, por mos merrni pa konsultim me mjekun tuaj. Mama të tjera përdorin përbërës me bikarbonat sode, e cila mund të përdoret për fëmijë mbi katër javësh. Këto përbërës ndihmojnë të shpërbëhet laktoza e qumështit, duke e bërë më të thjeshtë tretjen. Por, çfarëdo që të përdorni, gjithmonë lexoni me kujdes udhëzuesit dhe kurrë mos i tejkaloni dozat e përcaktuara në fletën udhëzuese.
4 Masazhi magjik
Masazhi është një mënyrë e mire për të ndihmuar çlirimin e ajrit të grumbulluar në stomak. Lyeni gishtërinjtë tuaj me pak vaj ulliri dhe duke përgatitur dy majat e gishtave tregues, fërkoni lehtë stomakun në formë rrethore, sipas drejtimit të akrepave të orës. Bëjini rrathët gradualisht më të mëdhenj, dhe kur të keni arritur rrethin më të madh filloni gjithçka nga fillimi. Përsëriteni këtë proces sa herë të doni. Provojeni një orë përpara se ti fillojnë dhimbjet, por jo pasi të jetë ushqyer.
5 Barna ndihmëse
Disa nëna që ushqejnë fëmijët e tyre me qumështin e gjirit, mendojnë se efekti qetësues i kamomilit i konsumuar prej tyre kalon tek fëmija nëpërmjet qumështit. Prandaj ato pinë një filxhan çaj kamomili një orë përpara se të ushqejnë fëmijën. Edhe nëse nuk shëron plotësisht fëmijën, mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të qeta- kështu ja vlen ta provoni! Nëse jeni duke përdorur qumështin e përgatitur, ju mund të përpiqeni ti jepni disa pika kamomil të holluar në shishen e qumështit ose në një lugë çaji. Barnat janë shumë të mira për tu provuar edhe për trajtimin e simptomave të dhimbjeve të barkut.
6 Kokat lart
Osteopathia përfshin një manipulim të lehtë të shpinës, qafës ose kokës për të parë nëse janë vendosur siç duhet. Kjo është veçanërisht e dobishme për fëmijë që kanë pasur një lindje të vështirë. Një specialist me përvojë mund të stimulojë nervat të cilat stimulojnë sistemin tretës, ndihmojnë uljen e tensionit dhe ndalojnë spazmat e dhimbshme.
7 Zgjidhje të ëmbla
Kërkimet mjekësore kanë gjetur se dozat e vogla të sukrozës mund të qetësojnë bebet e vogla. Shkrini tre lugë të vogla sheqeri një filxhan me ujë të zierë dhe lëreni të ftohet. Duke përdorur një shiringë plastike derdhni 2 ml të solucionit të përftuar në qoshe të gojës së bebit. Jepini një ose dy doza për jo më gjatë se 2 javë. Nëse gjendja e tij nuk përmirësohet brenda 2 ditëve, ndërpriteni. Mos e përdorni edhe në rast se fëmijës kanë filluar t’i dalin dhëmbët, pasi sheqeri është shumë i dëmshëm për dhëmbët e reja.
8 Biberoni
Disa fëmijë duket se qetësohen nëse thithin një biberon.
9 Shhh…
Një teori është që dhimbja e barkut është shkaktuar nga mbistimulimi. Thuhet se duke i dhënë fëmijës pak kohë të qetë duke e shpërqendruar me përkëdhelje, lodra dhe drita të lehta mund ta ndihmoni të ndalojë të qarat. Ose përpiquni ta çoni fëmijën në një dhomë të qetë pa u përpjekur të luani apo të flisni me të, mjafton të krijoni një mjedis plot paqe ku mund të qëndroni së bashku.
10 Merrni ndihmë
Ju keni nevojë të merrni pak kohë dhe të relaksoheni. Kur ju mendoni se është e pa mundur të kujdeseni për të porsalindurin, ju do të habiteni me numrin e personave që do të kishin dëshirë t’ju ndihmonin. Kërkojini një mikeje të ngushtë ose një kushërire të kujdeset për fëmijën ndërsa ju relaksoheni, bëni një dush apo flini pak.
Ushqimi i fëmijës që vuan nga dhimbjet e barkut
Disa ekspertë besojnë se të ushqeni fëmijën në pozicionin ngritur mund të ndihmojë në parandalimin e krijimit të dhimbjeve të barkut. Në vendet në të cilat fëmijët ushqehen në pozicionin ngritur ka më pak regjistrime të dhimbjeve të barkut. Me pak praktik është e mundur që të arrini ti ushqeni fëmijët në këtë pozicion. Nëse po e ushqeni fëmijën me qumështin e gjirit, ju jeni duke i dhënë edhe ajër nëpër-mjet qumështit. Ushqimet që ju konsumoni si hudhra dhe fasulet janë të njohura për këto veti.
Nëse po e ushqeni me qumësht të përgatitur në shishe, dhe po i jepni porcione të vogla është më mirë që të përdorni shishet e vogla 125 milimetra në vend të shisheve me masë të madhe. Kjo do të evitojë që fëmija juaj të thithë shumë ajër ndërsa pi. Gjithashtu janë edhe disa lloje shishesh në shitje të prodhuara posaçërisht për të ndihmuar lehtësimin e dhimbjeve të barkut. Provojini për të parë nëse funksionojnë për fëmijën tuaj. Nëse jeni e shqetësuar se qumështi i përgatitur për bebin tuaj nuk bën për të, flisni me mjekun tuaj por mos e ndërroni formulën pa u konsultuar më parë me specialistin.

Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh
dr. Linda Spahiu
Po ju përshkruaj një tablo pastërtie, e cila, për fat të keq, do t'ju duket normale: Nëna e mirë, e edukuar dhe aftë të edukojë fëmijën me rregull dhe pastërti, e aftë ta mbrojë nga sëmundjet, mban një higjienë shembullore. Ajo shquhet për pastërti dhe nikoqirllëk. Fëmija i saj është gjithmonë i pastër, sa të vjen mirë ta përqafosh, ta puthësh dhe ta mbash në prehër. Ajo e ushqen fëmijën me gji sipas orarit. Sipas këshillës së mjekut, nuk e mban gjatë në gji dhe në kohën e duhur, kur fëmija i afrohet vitit, ia heq gjirin për ta bërë fëmijën të ushqehet në mënyrë të larmishme. Ajo nuk e tund fëmijën dhe nuk e mban hopa gjithë ditën, duke e mësuar keq. Nuk e lejon fëmijën ta fusë gishtin në gojë dhe, nëse ndodh, ia lidh gishtin me lecka të lyera me piper. Ajo e ndërron, e lan e shpëlan fëmijën menjëherë sapo ndotet. Nuk duron asnjëherë të lejojë që fëmija i saj të vijë erë. Të gjithë fëmijët e saj, qysh prej muajve të parë, i ka mbajtur për t'i mësuar refleksin e urinimit dhe jashtëqitjes. Që 8 ose 10 muajsh fëmijët e saj e tregojnë dhe nuk ndoten. Nuk urinojnë në krevat. Nuk prekin objektet me dorë nëse ato nuk janë sterile. Edhe natën e mban uturakun pranë krevatit të kontrolluar, të pastër, në vigjilencë të plotë. E vendos fëmijën në uturak, para dhe pas ushqimit, në orare dhe në rregull. Në shtëpinë e saj ka qetësi dhe rregull, lodrat e fëmijëve janë të paprishura dhe në vendin e duhur. Fëmijët e saj janë të urtë, nuk njohin të thonë "s'dua" dhe "jo". Fëmijët e saj nuk janë grindur kurrë dhe hanë çdo ushqim, duke mbaruar pjatën...
Ju përshkrova një nënë "model", që "di" të edukojë fëmijët, të rregullt dhe nikoqire. Ju duket vërtetë normale?! Në fakt ju kam përshkruar një situatë të rëndë dhe kushte të tmerrshme për rritjen e fëmijës.
Gjithçka përshkrova më lart është gabim, fjalë për fjalë. Janë studimet që vërtetuan se edukimi i hershëm duhet shoqëruar me periudhën e kundërshtimit dhe të revoltës së foshnjës dhe fëmijës, kundër vullnetit të edukuesit, për plotësimin e nevojave natyrale. Kërkesa dhe synimi i nënës për ta edukuar fëmijën të pastër shumë shpejt është një obskurantizëm i trashëguar mëse dy shekuj e këtej nga nëna te vajza e kështu me radhë. Kjo sjellje e quajtur edukative është përverse, sepse bën edukimin e njeriut si një "stërvitje" të këlyshit të kafshët.
Procesi i jashtëqitjes bashkëshoqëron pulsionet e dëshirave të pjesëve fundore të trungut të trupit. Nëse nëna quan të këqija, i përjashton, i vigjëlon si armiq nevojat, para se vetë fëmija të ketë bërë diferencën se ai është një gjë e ndarë nga jashtëqitjet e veta, groposen pulsionet e dëshirave fundore për shkak të fajësisë, me të cilën ngarkohen të dyja proceset bashkë: dëshirat dhe nevojat. Kështu që një fëmijë 10 muajsh ose një vjeç, ende pa u bërë zot i vetes tregon kur i vjen për të dalë jashtë. Prindërit që e kanë stërvitur këtë fëmijë i kanë borxh statusin e prindit, i kanë borxh dëshirës së fëmijës për të lindur pikërisht nga bashkimi i tyre seksual. Duke e stërvitur që në këtë moshë të jetë i pastër, nuk e konsiderojnë të barabartë në vlera me veten e tyre, nuk e konsiderojnë njeri. Stërvitja e unazave të jashtëqitjes në mënyrë të hershme godet aftësinë e fëmijës për t'u bërë pronar i organeve të veta, sepse ia kërkojnë këtë përpara se fijet nervore që perceptojnë nevojat e jashtëqitjes të jenë formuar plotësisht.
Është vërtetuar se edukimi i hershëm i pashoqëruar me kundërshtimin ndaj edukuesit dhe vullnetit të tij është burimi i krijimit të neurozave tek fëmijët. Urdhri i të rriturit i pengon të ndjejnë dhe të shijojnë ditë pas dite ndjesitë e trupit dhe turbullimet që ndjejnë, i pengojnë të njohin ligjet natyrale, që na bëjnë të gjithëve njerëz, fëmijë dhe të rritur, i pengojnë fëmijëve ndihmën për t'u rritur shumë të ndjeshëm në këto sfera, ndaj dhe shumë të përgjegjshëm, qytetarë seksualisht të shëndetshëm.
Ndaj është gabim i rëndë që në mënyrë të hershme fëmijëve t'u bëhen kërkesa për vetëpërmbajtjen e urinës dhe të feceve, kërkesa për "zakonet e mira "të vendosura shumë më parë se sa ata të kenë fijet nervore të pjekura në sfinktera (unazat), me anë të të cilave realizohet jashtëqitja.
Si edukohet fëmija në mënyrë të drejtë
* Kur fëmija është ende foshnje ndodh që nëna ta nuhas në të ndenjura për të parë nëse është ndotur apo jo. Këtë gjest nënat e shoqërojnë me komente dhe pasthirrma: "Uf! E paska bërë!" Ky koment i shoqëruar me bezdi, mërzi dhe egërsi, i krijon fëmijës idenë se nevojat e tij janë diçka e keqe dhe e gabuar. Në këtë rast nëna i imponon me dhunë fëmijës sistemin etik të së mirës dhe të keqes. Të së bukurës dhe të shëmtuarës. Ky vlerësim ka në bazë atë që ka provuar nëna dhe jo atë çka mund të provojë fëmija.
* Në moshën 4-5 muajshe fëmija duhet të jetë shoqëruar me fëmijë të tjerë moshatarë dhe më të mëdhenj në moshë. Sistemet e tij të komunikimit duhet të thithin sinjale dhe mesazhe në të gjitha nivelet. Në moshën 8-9 muajshe fëmija ka shumë nevojë për kontakte me njerëz të tjerë, veç prindërve. Ky zgjerim kontaktesh i pasuron gjuhën e shprehjes, të tingujve, mimikës, imitimit, zbulimeve si atmosferë e parë shoqërore me shkallë të larmishme emocionesh dhe vlerash.
* Nëse fëmija ecën, në moshën 11-12 muajsh, duhet të kalojnë të paktën tre muaj përpara se t'i propozohet (jo t'i kërkohet) të kryejë nevojat e tij. Ky edukim duhet të fillojë vetëm mbi një vjeç e gjysmë - dy, me kushtin që fëmija të ketë të njëjtën liri në të ushqyer, sipas dëshirës së tij në sasi, kohë dhe zgjedhje.
* Rreth moshës 20 muajshe, e quajtur moshë e fjalës, fëmijës i duhet thënë gjithçka me fjalë, i duhet thënë emri i çdo gjëje që atij i intereson, i duhet emërtuar çdo objekt i shtëpisë, si quhet dhe përse shërben.
* Gjithmonë duhet kërkuar pastërti në jashtëqitje vetëm te fëmijët që kanë arritur të ecin lirisht, të vrapojnë, të kacavirren. Vetëm pasi fëmija të ketë mësuar veprimet agresive: të gjuaj topin fortë, të përpunojë objekte me duar të shkathëta, të jetë pronar i lëvizjeve hip dhe zbrit, të paktën pesë shkallë, të bëjë sforcime, të luajë me trupin e tij, të mësojë të përdorë thikën dhe gërshërën, të ngrejë pesha "të rënda".
* Për një fëmijë që ende ecën këmba dorës (fëmijët gjithmonë duhen stimuluar para se të ecin në këmbë që të zvarriten) dhe një fëmijë që nuk është ende në gjendje që të ushqehet vetë, edukimi i jashtëqitjes duhet të jetë i ndaluar.
* Para periudhës së kopshtit, në ambientin e të cilit fëmijët që nuk tregojnë nevojat mund të ndjehen keq, duhet të vendosen në "miqësi" shoqërie me tre-katër fëmijë të tjerë moshatarë. Në këtë shoqëri fëmijët janë alegro, me besim, të dashur nga prindërit edhe kur janë të ndotur. Inteligjenca e tyre spontane në lojë e bën të hyjë në garë me fëmijët e tjerë më të shkathët se ai. Duke qenë i lirë ta bëjë këtë garë, ndërkohë që luan, i pastresuar nga konkurrimi, këngëzat dhe vjershëzat, përrallëzat dhe përkëdhelitë i pasurojnë të foluren dhe fjalorin.
* Nga 18 muaj deri në 3 vjeç, pa pasur një preokupim të parakohshëm, i fëmijëve u mësohet fjalori. Ky fjalor duhet të shoqërojë iniciativat e lëvizjes dhe të lojës me shkëmbime me të rriturit dhe fëmijët në grup. Është lumturi e madhe për fëmijët identifikimi me fëmijët e vegjël.
* Rreth moshës dy vjeç fëmija njeh seksin e tij, falë mënyrës se si flasin për të, nëse është femër apo mashkull. Por ai nuk kupton domethënien e këtyre shprehjeve deri në ditën kur, duke vërejtur vetë diferencat seksuale konfirmon fjalët e të rriturve, të shprehura me terma të saktë anatomik dhe të shpjeguar se çfarë kuptimi kanë në jetën e rritur të burrit dhe të gruas.
* Kur fëmija të ketë mbërritur 3 vjeç, prindërit duhet t'i kenë treguar atij emrat e të gjitha pjesëve të trupit, sipas fjalorit, gjë që prindërit, një pjesë, nuk e bëjnë. Ndodh që fëmijët 5-vjetarë nuk njohin emrin e veçantë të gishtit dhe të thoit, ngatërrojnë qepallën me qerpikun, sytë me vetullën, gojën me buzët, ngjyrën e syve dhe të flokëve, emrin e organit të seksit të tij. Përfytyroni një fëmijë mashkull, të cilit, i është treguar emri "zogu", për të emërtuar organin e tij seksual. Pastaj vijnë edhe zogjtë në pemë dhe në dritare. Çfarë telashi!
* Pasi fëmija ka arritur të flasë, të zotërojë trupin, të luajë për kënaqësi pa u bërë me faj për sjelljet e tij, fillon të dëshirojë të identifikohet me sjelljet e të rriturve. Vjen momenti, kur fëmija fillon të interesohet për jashtëqitjet e të rriturve. Atëherë i shpjegohet gjithçka. Por është shumë e rëndësishme që të mos detyrohet edhe ai ta bëjë. Fëmija ka kënaqësinë ta dominojë sjelljen e tij për jashtëqitjen thjesht sepse "do edhe ai të jetë i madh". Ndjehet krenar kur ia arrin. Ngushëllohet nëse dështon. Lumturohet kur hiqet pampersi. Femrat ia arrijnë më shpejt, meshkujt më vonë. Është e rëndësishme t'u shpjegohet me fjalë fëmijëve se urina dhe nevoja janë të ndryshme. Gjithashtu fëmijëve meshkuj duhet t'u kërkohet ta bëjnë jashtëqitjen ulur, por urinimin në këmbë.
* Deri në moshën dy vjeç fëmijët nuk dinë të bëjnë dy gjëra njëkohësisht. Nëse gjatë jashtëqitjes vërejnë një lodër që iu intereson, e lënë "punën" e parë , merren me të dytën. Ndaj nuk duhen qortuar kurrë.
* Ndodh që fëmijët, të cilët gabimisht janë edukuar shpejt për jashtëqitjet, në fillim të kopshtit ose në klasën e parë t'u shpëtojë pa dashur në klasë. Kjo ndodh sepse, fillimisht është edukuar për t'i bërë qejfin nënës. Por është dhunuar dhe brenda tij ka kundërshti. Kjo kundërshti si një reaksion, edhe i pandërgjegjshëm, do ta bëjë të refuzojë të drejtën për liri. Por liria ka ankth, rebelimi paguhet. Ai e humb kontrollin. Trauma e fëmijës është e madhe nëse në këtë incident tallet, fyhet, dënohet publikisht. Në këtë mënyrë është dënuar njeriu i lirë i rebeluar, është deziluzionuar nga vetvetja. Dënimi fatal shmanget duke i thënë fjalët shpjeguese. I njëjti mekanizëm ndodh edhe në rikthimin e urinimit natën, për të cilin prindërit duhet të "ç'interesohen" për të mjekuar fëmijën. Nënat që kërkojnë edukimin e jashtëqitjes në emër të pastërtisë moraliste duhet të përpiqen të shmangin shtresëzimet e arsyeve të vërteta për këtë qëndrim. Ndoshta një nënë e martuar me një baba mohues dhe moralist, d.m.th pa dinjitet, të ndërgjegjësuar për erotizmin e tij seksual, është e lumtur të kompensojë mohimin dhe mangësinë femërore me fetishizimin e trupit të fëmijës që ia ka dhënë zoti. Kështu, nga ana e saj, ajo kënaqet duke quajtur gjë të mirë dhe edukuese kufizimin e të provuarit natyral të fëmijës të kënaqësive të tij të nevojës, si një terren harmonik për diferencimin e dëshirave.

Perdorni cajin e trendafilit te eger
caji i trendafilit te eger permban nje perqindje mjaft te konsiderueshme te vitamines c madje shum her edhe se sa limoni
mjaftojn 2 goda caji ne dit , trendafili i eger esht antioksidant lufton infeksionet , mund t5a perdorni ne dhe ne stinen e veres duke e ftohur ne frigorifer dhe e pini te ftoht 2 apo 3 goda ne dite.

Similar topics
» 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet
» Ndihma e shpejtë Mjekesore
» Këshilla të dobishme për duar
» MSH aplikon dokumentet dhe recetat e reja mjekësore
» Këshilla per femijë
» Ndihma e shpejtë Mjekesore
» Këshilla të dobishme për duar
» MSH aplikon dokumentet dhe recetat e reja mjekësore
» Këshilla per femijë
:: Mjeksia :: Këshilla Mjeksore
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi