MSH aplikon dokumentet dhe recetat e reja mjekësore
:: Mjeksia :: Këshilla Mjeksore
Faqja 1 e 1

Institucione shëndetësore në territorin e Republikës së Kosovës, janë të obliguara që duke filluar nga 1 janari i vitit 2011, t’i përdorin Dokumentet Unike Shëndetësore dhe Recetat në Sistemin Shëndetësor.
Ministria e Shëndetësisë ka miratuar dy udhëzime të reja administrative: UA Nr. 01-2010-Dokumentet Shëndetësore dhe UA Nr. 02-2010-Recetat në Sistemin Shëndetësor të Republikës së Kosovës.
Me miratimin e këtyre dy udhëzimeve administrative, institucione shëndetësore në territorin e Republikës së Kosovës, janë të obliguara që duke filluar nga 1 janari i vitit 2011, t’i përdorin Dokumentet Unike Shëndetësore dhe Recetat në Sistemin Shëndetësor, në përputhje të plotë me normat e përcaktuara në këto Udhëzime Administrative.
Me qëllim të lehtësimit të implementimit të këtyre dokumenteve Grupi i ekspertëve të MSh-së, ka hartuar Dokumentin-Udhëzuesi mbi mënyrën e plotësimit të dokumenteve dhe recetave (Aneks i Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2010), i cili bashkë me Udhëzimin gjendet në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë: www.msh-ks.org, dhe do t’u shërbej profesionistëve shëndetësor si referencë për plotësim korrekt të dokumenteve që përfshijnë këto dy Udhëzime Administrative.
Sipas nevojës do të mund të organizohen edhe trajnime për stafin shëndetësor, me qëllim të plotësimit sa më të mirë të dokumenteve të reja shëndetësore.
Institucionet shëndetësore do të furnizohen me dokumentet e reja shëndetësore nga dy operatorë ekonomikë të kontraktuar nga MSH-ja: “Litografia”- Gjakovë dhe “Europrinty”-Prishtinë, ndërkohë që MSH i ka njoftuar institucionet me mënyrat se si do të furnizohen me dokumentet e reja mjekësore.
Inspektorati Shëndetësor dhe Inspektorati Farmaceutik do të monitorojnë zbatimin dhe mënyrën e plotësimit të dokumenteve shëndetësore dhe recetave në sistemin shëndetësor.

Similar topics
» Cana aplikon për pasaportë biometrike
» Këshilla Mjekësore
» Ndihma e shpejtë Mjekesore
» Si të kërkojmë ndihmën mjekësore urgjente?
» 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet
» Këshilla Mjekësore
» Ndihma e shpejtë Mjekesore
» Si të kërkojmë ndihmën mjekësore urgjente?
» 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet
:: Mjeksia :: Këshilla Mjeksore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi