Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Si të kërkojmë ndihmën mjekësore urgjente? User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Si të kërkojmë ndihmën mjekësore urgjente? User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si të kërkojmë ndihmën mjekësore urgjente?

Shko poshtë

Si të kërkojmë ndihmën mjekësore urgjente? Empty Si të kërkojmë ndihmën mjekësore urgjente?

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 3:07 pm

Si të kërkojmë ndihmën mjekësore urgjente?

Vënia e numrit 112 në shërbim të qytetarëve për lidhje me repartet e
urgjencës spitalore, brenda teritorit shqiptar, përbën një mundësi të
zgjidhjes sa më të shpejtë të personit në vuajtje. I interesuari
informon dhe informohet duke krijuar shans për trajtim paraprak me
mjetet rrethanore të disponueshme. Mirëpo jo çdo herë në praktikën e
përditëshme ndodh kështu. Për pasojë një komunikim i shkurtër pa sqarime
nga të dy palët (mjek-kërkues i ndihmës)mund të jetë më pak dobiprurëse
për fatkeqin veç të tjerave. Duke qenë se probleme të kësaj natyre janë
të përditëshme vlen të jepen disa informacione të nevojshme si për
personelin mjekësor edhe për qytetarin e thjeshtë.



-Kur duhet kërkuar shërbimi i urgjencës mjekësore në familje dhe në terren?

-Kjo
lloj ndihme mund të kërkohet po aq herë sa një person i shëndetshëm ose
i sëmurë ka një shqetësim të papritur që e mundon si dhimbje,
temperaturë, të vjella, diarre, vështidrësi në frymëmarrje, ndalim i
urinës, i jashtëqitjes së mbeturinave ushqimore trupore, rrjedhje gjaku,
rrëzim, përplasje, djegje, prerje etj. Lindja është një prej urgjencave
që kërkojnë vlerësim të shpejtë pasi vonesë mund të rrezikojë dy qenje
njëherësh. Me një fjalë ndihma e urgjencës mund të kërkohet aq herë sa
mosmarrja e ndihmës së parë mund të ketë pasoja deri tek jetëkërcënuese
për vuajtësin apo vuajtësen.



-Kush duhet të kërkojë ndihmën e parë mjekësore?

-Ndihmën
e parë përmes telefonit të xhepit tek numri 112 duhet ta kërkojë
personi që ka më shumë mundësi për të komunikuar më saktë. Pra, është
mirë të jetë një i rritur nëse është i pranishëm në vendngjarje, por
këtë thirrje mund të bëjë edhe kushdo tjetër i madh apo i vogël me
aftësi komunikimi telefonik kur nuk ka mundësi përzgjedhjeje të folësit.
E rendësishmë është që ky person duhet të ketë informacion të plotë për
shqetësimet e vuajtësit dhe për rrethanat e shfaqjes së shqetësimeve.
Vetëm atëhere komunikimi është i mundshëm të jetë më i hollësishëm dhe
me shanse të zgjidhjes më të shpejtë të problemit..



- Si veprohet në përgjithësi kur telefonohet tek 112-a?

-Zakonisht
komunikimi i palës së vuajtësit me shërbimin e urgjencës, përmes numrit
112, është mjaftuar me një sinjalizim të thjeshtë: "Në filan vend është
një i sëmurë ose i aksidentuar. Ju lutemi na dërgoni ambulancën!" Ky
komunikim kaq i thatë mund të jetë pa asnjë vlerë shumë herë, pasi sa
shkon autoambulanca me personelin në vendngjarje fatkeqi ka vdekur. Kjo
ka ndodhur shumë herë për mos kryerje të disa veprimeve të thjeshta. Në
raste të tjera këtë sinjalizim e bën polici me tone urdhërues e
kërcënues ose me fjalor fyes të njerzve të rrugës. Me mesazhet idjoteske
të tij janë thurur jo rastësisht me qindra barsaleta argëtuese. Me të
tillë ne ndeshemi shpesh. Por ka edhe më keq.



-Ç'doni të thoni me këtë?

-Në
numrin 112 mbi 90 % të thirrjeve bëhen nga persona të papërgjegjshëm si
nxënës shkollash, studentë etj. Mendo sa në dispozicion mund të jetë ky
shërbim kur 200 apo 400 thirrje përditë janë bërë për argëtim gjinor
ose për biseda banale që nuk kanë asnjëherë si objekt të sëmurin? Jo
vetëm kaq, por edhe 10-20 të tilla po të ishin bërë çdo ditë nuk kanë si
të mos e dobësojnë vigjilencën e pritësve (personelit të urgjencës)
ndaj sinjalit "cërr". Merr me mend se sa mund të bëhet mjeku i
disponueshëm për hyrje në lidhje me folësin. Mendoj se ky duhet trajtuar
si një problem madhor nga instancat shtetërore kompetente për të
parandaluar fatkeqësi të mundëshme. Kam ngritur disa herë në shtyp këtë
shqetësim të madh por deri më sot askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Me
këtë rast falënderoj edhe një herë gazetën "Ndryshe" për vendin që u
jep problemeve që shqetësojnë më tepër njerzit e thjeshtë.



-Vetëm ky është shqetësimi në shërbimin e urgjencës?

-Ato
janë të panumërta, por unë e shtriva analizën tek komunikimi i të
sëmurit me shërbimin e urgjencës Një tjetër shqetësim madhor është
lëvizja e autoambulancës drejt vuajtësit në nevojë për të ofruar ndihmën
e shpejtë. Nuk ka gjë më të tmerrshme sot se sa të jesh shofer me këto
mjete. Është e pa mundur të të hapet rruga për kalim nga mbi 90 % e
mjeteve lëvizëse me rrota. Le të buçasi sirena sa të dojë! Kontigjenti i
lartpërmendur i rrugaçeve dhe i patentablerësve nuk ja hapin rrugën
policisë e më mjeteve të urgjencës. Këtë shqetësim me fakte konkrete e
ka pasqyruar mjaft mirë "Fix fare" por as qeveria "në dietë" nuk e ka
vënë ujët në zjarr. Dhe kur del ndonjë polic "kokëkrisur" në kërkim të
zbatimit të këtij ligji, shumë shpejt mëson se është bërë vetë viktimë e
eprorëve. Ndezja e dritave në masë nga mjetet lëvizëse, sipas ligjit në
fuqi, e zbeh edhe më rolin e ofruesit të ndihmës urgjente me makinë.



-Kush duhet kërkuar në numrin telefonik dhe çfarë informacioni duhet dhënë?

-Në
numrin 112 të urgjencës duhet biseduar patjetër me mjekun e urgjencës
për të dhënë informacionin e nevojshëm lidhur me vuajtësin që kërkon
ndihmë. Së pari të thuhet çfarë shqetësimet që ka (si temperatura e
lartë ose e ulur, kolla munduese dhe vështirësia në frymëmarrje,
rrjedhja e gjakut, të fikëta, tkurrjet e gjymtyrëve, dhimbja, daljet e
shpejta të ujshme, të vjellat, djersitja, shtrëngimet në kraharor ose
dhimbjet gjetkë etj) dhe shkaku i tyre i evidentuar ose i dyshuar (si
aksident automobilistik ose në punë, djegje, kafshim, pickim nga insekt
ose nepërkë, helmim me ilaç ose kimikat tjetër etj). Pra të evidentohet
çfarë ka dhe si ka ndodhur. Së dyti disa tregues orientues si pozicioni
trupor dhe deformimet e ndryshme, vetëdija, si merr frymë, pulsacionet
në qafë dhe në rrëzë kofshe ose tek kyçi i dorës , sëmundjet që vuan dhe
ilaçet që disponon. Ky informacion mund të bëhet edhe më i plotë duke u
pyetur herë pas here nga mjeku i shërbimit të urgjencës për tregues të
caktuar që preken më shpesh në gjendje të ndryshme kritike. Së treti
mjeku jep këshillimet praktike të realizuashme nga vetë folësi me të.
Porosi të tilla si shtrirja e të sëmurit në shpinë ose anash me kokë të
prulur mbrapa, ndalimi i rrjedhjes së gjakut, heqja e protezës ose e
trupave të huaj në fyt, drejtimi i gjymtyrëve dhe ruajtja e pozicionit
trupor, lagja e fytyrës me ujë të freskët, dhënia e lëngut të frutave të
ëmbëlsuar ose e ujit me sheqer në djersitje të shprehur etj., mund të
ruajnë jetën dhe nxjerrin nga situate kritike qysh para arritjes së
autoambulancës në destinacion.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi