Kënaqesia juaj në portalin tonë!
HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:20 pm

FRIKA MPOSHTEJ

As që kisha menduar që të shkruaja anomim, siç i kisha botuar ato pak humoreska në "Zëri", me emrin LILË VITAKU. Nëna më qortonte, pse e përmendja Vitakun, pse s’e shkruaja emrin dhe mbiemrin tim siç e kisha? As që pajtohesha me këto qortime të nënës atëbotë, por tash shoh se ajo e kishte pasur mirë. Grua ishte, por kur vinin shokët e djemve të mi dhe e dëgjonin se fliste shqip, si në shaka pohonin: "Kjo gjyshja juaj, shihet se e flet gjuhën letrare. Ka ardhur në qytet dhe sheh se kështu i flasin nipat e mbesat e kjo u është bashkëngjitur gjuhës që flasin të rinjtë! Eh, sikur ta kishim edhe ne një gjyshe si ju!" përsiasnin shokët e djemve të mi.
Frika se nuk do të arrija të shkruaja në gjuhë shqipe, më kaplonte rrallë. Atë e mundja me lexim dhe punë të pareshtur. Askush s’e kishte lehtë të nis të shkruaj me pakëz ndryshime në gjuhë të re! Kisha botuar pesë vepra folklorike në gjuhën gegërishte, dhe i kisha ruajtur e përcjellur trajtat foljore aq me pasion, sakaq detyrohesha që për çdo ditë të shtunë dhe të dielë të shkoja në fshatra të Drenicës, dhe kudo që shkoja më thoshin:"Po, a s’u ngope fjalë tona më, a? Mjaft shkrove, eja dhe të shohim ndonjë libër tëndin më!". Dëshira e tyre ishte që të shohin dritën e botimit librat e mia, por mirë e thoshte i ndjeri Sterjo Spasse, se detyra është detyrë e mëshira është mëshirë! Askush nuk kishte mëshirë e mirëkuptim ndaj veprave të mia. Ato i dërgoja prej një redaksie në redaksinë tjetër, dhe kështu me premtime të thata, i tërhiqja si dorëshkrime. Prisja që Instituti Albanologjik do t’i thyente kornizat e brendshme dhe të dalë me ndonjë vepër, por kjo punë ishte e kotë. Sipas kritereve të formuara të tyre, askush nga jashtë s’mund të dalë me vepër individuale, pos duhet të ishte bashkëpunëtor i brendshëm i Institutit, pra me rrogë, dhe ta arsyetojë rrogën e tij me vepra e punë shkencore. Kjo digë as që mund të thyehej as nga të tjerët. Ishte interesnate edhe kjo, se kushdo që botonte diçka në Redaksinë e botimeve "Rilindja" shpesh sa individë e bashkëpuntorë, kinse zyrtarisht, pa arsye e ngrisnin zërin si profesionistë e specialistë kundër njerëzve dhe veprave të tilla. Edhe Redaksia e botimeve shpesh vëhej në mat-pozicion. Profesionalizmi ishte thikë me dy tehe. Kishte anë të mira por edhe të këqia. Njerëzit vështirë se e arsyetonin apo e pranonin këtë lëngatë!
Kujtesa bredh dhe futet atje ku edhe më parë ishte, para ca vjetësh, kur më dukej se çdo gjë është bërë sot, apo sot për nesër, dhe për nesër s’po mbetet asnjë punë... Punën e sotme mos e lërë për nesër. Edhe kjo urti i kishte dyert e hekurit. Çfarë janë këto urtitë tona? Sikur të kisha fuqi e mundësi, shumë sosh fare s’do t’i përhapja. Ka thënie filozofike, që nder të tjera çonin ujë në mulli të primitivizmit. Njerëzit u jepnin teh tjetër, ashtu siç janë vetë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:20 pm

SHPATULLAT E MIA

Mirë që Nora hesht, dhe pastaj kur sheh se bëhem nervoz, bëhet sikur barku i saj kërkonte kafenë e mëngjesit, e unë me ato hallet e mia krijuese futem edhe atje ku ndoshta s’e kam vendin. Çfarë të bëjë, edhe kjo është një vaujtje shpirtërore, që më vonë, ndodh se do të gjendet dikush që tërë këtë vullkan e stërmadhim të ngjarjeve ta vë në binarë të kohës... I ankohem Norës se dje kam pasur një krizë, dhe me gjasë më ka luajtur trysnia e gjakut. Ishte dita e djeshme me vapë, dhe ajo s’largohej dot prej shtëpisë sime. Edhe pse kur u pata zgjuar, pas një pushimi, pashë se kishte nisur një rigë shiu, angështia e vapës veçsa s’më kishte përplasur përtokë. Por, dita e djeshme me kishte kapërcyer si në ethe, derisa pas ditës, vonë kishte ardhur Veliu, dhe pashë se vërtet tërë ato kujtime më ishin zhdukur nga kujtesa e kompjuterit. Në djall të mallkuar edhe ky kompjuter, them shpesh, dhe një mendje më thotë: "Ore, t’ia nis punës krijuese me ato makina të vjetra, se për nder i marrë prapë! Shkoj dhe i riparoj te Syla!" Por, këtu s’e pata mirë. Shpesh e them se puna në rrahje të makinës së shkrimit është e mundimshme, dhe se gjithnjë më kanë dhembsur supet sikur të shtypja misër në trinë...Por, çudi edhe pse gjatë shkruajta në to dhe shoh se më kanë dërrmuar këtë trup, asnjëherë s’lëshova klithmë për to.
- Oh, moj, makinë, shpatullat e mia e dinë...!
Isha i ri dhe vërtet së bashku me Arsimin, kur patëm shkuar në Drenicë për të mbledhur folklor, me vete e patëm marrë makinën e shkrimit, e ç’hoqem derisa arritën në ato fshatra rrëzë Çyçavicës, vetëm ne e dimë...
Ka ditë që s’kam hipur në tavan të shtëpisë e t’i shikojë mos makinave të shkirmit u është hequr najloni dhe ndryshku i han... Njeriu ndryshket po të mos punojë e lëre më makinat e hekurit!...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:20 pm

FUNDI I JETËS – VDEKJA

Mëngjesi i korrikut, si gjithnjë, edhe këtë herë më gjeti në park. Kur u futëm nën hije të blirëve, Nora uroj që të kapërcejmë mirë. Meqë ankohej se ishte ngritur me dhembje të kokës, shpresonte se kur do t’i bëjë dy rrathë shëtitje, do t’i pushojë dhembja. Ashtu i ndodh shpesh Norës, dhe vërtet duke kapërcyer herë nën hije të blirëve, herë në atë të pishave e të akacjeve, harronte se në fillim kishte hyrë me dhembje të kokës. Edhe pse shoh se vetë lëngoj nga trysina e lartë e gjakut, ka ditë që s’ju kisha ankuar Norës. I them shpesh, po ta kishja trysninë e gjakut normale si Nora, do të shkruaja për çdo muaj nga një roman. Kur ia përmend emrin e romanit, ajo si në shaka më thotë:
- Po ty të është bërë mendja gjithkund roman. Lëre njëherë atë punë dhe pusho. A sheh se njerëzit shkojnë në det, në banja shëruese e ti me mua ke mbetur guriç në shtëpi! Edhe jeta është roman në vete. Të jetojmë se një jetë e kemi: lindja - vdekja…! Ata që lindin njëherë edhe vdesin… Pastaj sërish të tjerët lindin për të jetuar, dhe fundi i jetës – vdekja!...
Shpesh edhe këto këshilla të saj i kapërcej duke arsyetuar se tash është krizë materiale, dhe mungesa e të hollave, e bëri të veten, por as kjo s’është e pranueshme...
Kruaj dorën dhe shpreh një mendim herët të thadruar:
- Ja, Norë, më kruhet dora. Nesër do ta marrë pensionin... Do të shkojmë në pritje, në hotelin Shou, ku vajza e dajës Xhemë, Sadija bën pritje me rastin e synetisë së të vetmit djalë. Na kanë ftuar, por duhet të blejmë ndonjë dhuratë!...
- S’ka, o Bardh, pa e tundur fshatarët jetën, asgjë s’ecën përpara - tha mjeku.- A sheh, tash ka dallime të vogla. S’po pijnë ujë ato rryma më!... Arritëm që me shkollë të gjithë të bëhem si një...
Eci dhe mjekun e lamë në punë të tij.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:20 pm

VDEKJA E NËNËS

Më 20 mars 1984, në shtëpinë time këtu në Prishtinë, në orën 3,15 minuta më vdiq nëna ime dhe njerka e dy vëllezërve të mi, në moshën shtatëdhjetë e pesë vjeçare. Ajo vdiq në praninë time, të gruas sime Norë dhe të motrës së vogël, Shefkijes. Qiri që i rrinte te koka edhe para vdekjes u shua me zbardhjen e mëngjesit. Pastaj i lajmëruam familjen e vëllait këtu në Prishtinë, dhe sipas porosisë së saj, bëheshim gati që varrimin e nënës ta bëjmë në Vitak, aty ku kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës. Në skedë gjeta të shënuar porosinë e nënës: "Më shumë të lë pa fytyrë paraja se kurva. Kurva kur di mund të mbulojë. Sa thonë: "po", të tjerët thonë:"jo", kurse paraja të lë pa fytyrë përjetë".
Derisa ishte ime ëmë gjallë, njerëzve u thosha se unë më tepër e desha babain tim, por pas një kohe, pashë se kisha gënjyer, dhe e ndërrova mendimin e thosha:
"Jo, gënjështër ishte ajo imja, se nënën e kisha pas dashur më shumë së babain".
Motrat më thoshin, kur i pyesja:
- Pse, moj motrat e mia s’po vini te unë?
- Prej se na ka vdekur nëna ajo shtëpi po na duket e ftohtë - më përgjigjeshin ato.
- Paj, e ftohtë më duket shtëpia edhe mua pas nënës, por më duhet të jetojë në të - pohoja në prani të motrave.
Udhëtoja së bashku me Norën për në fshat, dhe takuam Fazli Çollakun, që po ashtu i kishte vdekur nëna edhe atij. Gruaja e pyeti:
- Fazli, a po shkon ndonjëherë në Çubrel, pas vdekjes së nënës?
- Shkoj, por jo me atë dashurinë sikur ishte nëna gjallë. Atëherë shkoja dhe në çdo kohë ma shtronte bukën, kurse tash shkoi te vëllai im, dhe kurrë as s’më lutin të ha bukë e as të rri e ta bëj natën.
- Të jesh më konkret! - i thashë. - Mos ngurroni. Thuani atë që e dini dhe që mendoni. Nëse jeni i drejtë atëherë mos keni frikë prej askujt. Bëhuni më konkret në fjalët e juaja. Jeni njeri i aftë dhe i talentuar, pra tregoni aftësitë dhe dashurinë tuaj ndaj nënës dhe të vendlindjes!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:20 pm

LUTJET E PLEQËRISË

Atë mbrëmje të vonë Nora disa herë me dha shenjë që të shkojmë të flemë. Më vinte keq ta pyesja në prani të nuses për palë të jorganit:
- A e ke bërë atë palën hajmali, siç ke pasur zakon apo po harron?
Dhe, s’e pata pyetur fare. Disi jam mësuar se kur e shoh palën e jorganit hajmali ma përkujton atë kohë rinore, të ditëve të para të martesës, kur mbi otavë Nora e vënte shtrojsën që e kishte punuar në vegjë. Deri atëherë s’kisha parë sesi shtrohej shtrati, kurse pas martesës, në mbrëmje gjithnjë hapej një palë e jorganit. Ndodh se kështu nuk ia shtronte shtratin ime ëmë babait? Edhe kjo punë e shtratit, dhe e gjumit, çfarë qenka? them në vete. Ka njerëz që herët janë bërë me shtrat dhe dëshirojnë të flenë me grua, por ka edhe sish që kanë shtrat, por kanë mbetur pa grua. Kohë e tillë është, dhe s’i dihet askujt, sesi do t’i përfundojë jeta. Pleqëria i ka huqet e veta, posi rinia. Shpesh bëjë shaka në llogari të pleqërisë sime, e Nora më qorton. Nuk e ka përnjëmend, se ndodh që edhe ajo shpesh theret në fjalë të mia.
- Paj, pleqëri i thonë edhe kësaj tonës, o Bardh!
Atëherë shoh se pajtohet me fjalë të mia, dhe fare s’ia përmend. Pse të rrah ujë në havan për pleqërinë time dhe të gruas? Ndonjë shaka të çastit, dhe pajtohem shpejt. Ka raste kur edhe grindemi me Norën, por të rralla janë ato raste. I kapërcejmë sërish me ndonjë rast të një kohe që kur ishim të rinj, apo edhe shpesh humori na shpëton që të dyve. Shoh se s’kam mundur të bëjë asnjë hap pa humor në shtëpi. Edhe kur pijmë kafenë apo pas kaftjallit çajin e rusit, e ndodh që Nora të flas diçka në shpjetësi, edhe kur ia qëllon, por edhe kur mund të gaboj, i them si në shaka:
- Moj Norë, mos fol kur je ulur në kanape, dhe të vjen çaji në tavolinë prej resë, e po qe se përzhdredhësh duke folur ulur, s’ka gjë që të shpëton!
Ajo pastaj qesh, një të qeshur të ftohtë e shoh edhe te reja, kështu pijmë çajin, dhe presim të pijmë edhe diku tjetër, thërrasin shpesh në lagje, po edhe i thërrasim ne.
Kur patëm shkuar të flemë me Norën, dhe e pashë palën e jorganit hajmali, kujtesa njëherë bredhi në Vitak, në atë dhomën e vogël, me dritare prej Spahive, kurse dritaren tjetër prej dyerve të oborrit që e kishte mbyllur mixha Ramë, kur ishte martuar, e patëm çelur. Na patën qortuar pse e çelëm atë dritare se ishte në anë prej sokakut, dhe mund të shihej çdo gjë, por pse edhe të mos shohim edhe ne kush vjen dhe kush kapërcen nëpër atë sokak të lagjes. Isha mësuar me ato dy dritare, dhe kur zgjohesha, së pari shikoja në atë dritaren në anë të sokakut nga dyert e oborrit të thurur prej thuprash të lajthive, e pastaj kthehesha e shikoja në dritaren prej anës së Spahive. Shtëpitë ishin të vogla, dhe pos kullës së mixhës Idriz, dhe të Kodrës së Kostërcit në atë anë, asgjë s’më tërhiqte. Isha mësuar të shikoja në ato dy anë, dhe kështu, Nora ato ditë të para të martesës, përgjonte, hante dhe shinte oborrin e shtëpisë. Po, kështu bëjnë nuset e mençura, më thoshte një mendje. Atë që duan ta bëjnë vendin me zot, s’e çojnë kokën thikëpërjetë. Ndodh se i kishin thënë edhe ata të shtëpisë së saj, s e Dajakët mburren se kanë zë:
- Kur të dalësh në fis të huaj, ule kokën dhe puno!
Punën me sa shoh e adhuron ajo që nga fëmijëria, por s’e lëshon dot nga dora edhe tash në këto vjet të pleqërisë. Edhe ajo shpesh e thotë një mendim: "Dora e dajthtë, mos u bëftë miftaxh për të majtën!". Lutjet e tilla shpesh s’më pëlqejnë, edhe pse ka fjalë që janë futur në popull dhe kanë mbetur të them statike. I kam bindjet e mia, se s’ka asnjë organ në trup të njeriut që mund të jetoj në vete, pra kokol mbi kokol. Jeta e bën të veten, dhe çdo gjë duhet të jetë e lidhur nyjë dhe gjithnjë duke i ndihmuar njëri-tjetrit, pra edhe organet. Po qe se ndonjë organ në trup të njeriut, ta zëmë se stërkeqet, sërish duhet bërë një zgjidhje tjetër, pra edhe lidhje të ndonjë organi që të mundëson të jetosh.
Shpalosja e palës së jorganit më ktheu në kohën rinore, që kur shtrihesha, para se të flemë, merrja ndonjë roman dhe ia lexoja Norës. Ajo dëgjonte me kurshtje, dhe shpesh ia shpjegoja atë që kisha lexuar. Edhe në ktë mbrëmje nisa t’ia lexoja kapitullin e fundit të kësaj pjese të prozës. Vetëm që nuk e përmendi edhe ajo kohën tonë:
- Moti s’më ke lexuar asgjë, sikur ke harruar tash, Bardh! - tha ajo.
Por, ajo po duket se s’pati mundësi të shoh çfarë po shkruaj, sepse përherë po e luftoj harresën... Kuptohet, këtë e kam shprehur herët, se harresën s’e adhuroj, por edhe nëse më duhet, atë e lë pas. Po e zë, harresën për veprime të pamira, harresën e një fjale që në fill e kam marrë si fyese, dhe gjatë kam jetuar me të, e kam ngritur, e besa e kisha ndrydhur e shtydhyr thellë në zemër, dhe asgjë s’kam fituar prej saj. Ta them edhe një mendim pak më troç: mosbesimi edhe mosbindja më janë hakmarrur! Mosmirënjohja ndaj njerëzve, po ashtu...
Nisa t’ia lexoja Norës dhe shpesh përpiqesha ta mas psikologjinë e saj, vallë apo i pëlqente ajo që kisha shkruar apo jo? Shkrimtarët shpesh i kanë në qejf lavdërimet e rrethit të afërm, por ka sish që fare s’i përfillin. Arrita edhe te ajo historia e abetares shqipe, që shpesh i kisha rrëfyer asaj se kishte ardhur nga Dajakët, pastaj kur ia përmenda emrin Norës se s’kishte pasur fat të mësojë në abetaren time, u prek, dhe kushedi nga ia dha me atë kujtesë të saj? U ndala edhe në ato ditë të martesës, kur bëhej luftë e ashpër kundër analfabetizmit të meshkujve dhe të femrave. Atëherë kisha formuar kursin analfabetik në lagjen tonë, pikërisht në odë. Kisha detyrë t’i mësoja ato femra që ishin shkëputur prej shkollimit si të shtyra në moshë, e më qortonin në lagje. Por, mbasi vinin nuset e mixhës Bali, pastaj edhe ato të Maltinëve, pse të mos vinte në kurs edhe Nora. Madje, kjo krijonte besim e lehtësi në punën time, sepse dyshimet se mund ta shikoja ndonjë nuse me sy të keq, fundoseshin me një fjalë:
- Lëre atë punë, po ai e ka nusen e vet si gaca, e po i shikon nuset e huaja!
Edhe atëbotë Nora adhuronte të mësojë shkrim-leximin, por i vinte turp nga im atë. Përpiqej që të fsheh atë laps dhe fletore, dhe shpesh edhe rrudhej e skuqej nga unë. Nga dashuria për t’ia mësuar shkrim-leximin, ngadalë ia merrja atë dorë, ia afroja në letër, shpesh ia shkruaja një pjesë të shkronjës, dhe pastaj i thosha:
- Ja, tash mund ta vazhdosh vetë!
Ajo skuqej, e unë heshtja. Nuk di pse s’e qortoja Norën që nuk dinte të shkruaj? Kjo do të mund t’i ndodhte gjithkuj në atë kohë...
Hetova se ndieja lodhje dhe e ndala leximin. Nora nisi të kotej, por m’u desh ta zgjoja, se më ishte mbyllur nga dylli veshi i majtë, dhe më duhej të vë hidrogjen, që të zbutej dylli e të shkoja në pastrim te mjeku, specialist i veshëve. - Më vjen keq, Norë, por duhet të ma qitësh në vesh atë bar. Nesër më duhet të shkoj në pastrim të veshit!
Ajo u ngrit, mori atë gastare të hidrogjenit, dhe m’i qiti sa pika në vesh. Pastaj prita dhjetë minuta, dhe kur pashë se e kishte kryer efektin, e hodha jashtë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:21 pm

JETA ËSHTË MËSIM

Kapitullin nga jeta që ia pata lexuar Norës e lashë në tavolinë. Për fat, edhe pse në atë mbrëmje e pata pirë një kafe të Xhaviti, gjumi më mori shpejt...
Të nesërmen derisa isha në shtrat kisha menduar gjatë se ç’i mungonte këtij kapitulli? Edhe kur në atë mëngjes të korrikut dolëm në park së bashku me Norën, s’e pata pyetur fare, se vallë a i kishte pëlqyer ajo pjesë apo jo? Edhe veten e pashë se kisha harruar ta përshkruaja odën tonë të vjetër, pastaj nuset që kur vinin në kurs dhe e shihnin të pastruar, preknin njëra-tjetrën me bërryla, dhe vetëm sa nuk shprehnin para meje:"A sheh çfarë nusje të vyeshme ka Bardhi!". Ishte kohë kur në odën tonë të vjetër herët ishin përqafuar dashuritë ndaj njerëzve dhe të librave. Dollapët e odës pastroheshin më mirë, në fund qitej nga një shtresë e gazetës, ku ruheshin ato pak libra. Të gjithë sikur i kishim sytë në dollapët! Pra, s’ishte çudi, se këtu më erdhi rasti që të dalë në provim, si i ri, me drojë se mos nuk do ta drejtoja mirë dhe jetoja lundrimin e anijes së familjes sonë...? Edhe në kursin shëndetësor kishte mësuar Nora, me ato nuse të fshatit. Vinin edhe prej lagjeve të Spahive, të Topallajve, dhe vetëm ato nuset e Tarakëve nuk vinin. Thoshin se ato ishin boshnjake, dhe fare s’e dinin atë shqipen tonë në fshat. Do kohë që ato së pari ta mësojnë gjuhën e folur, e pastaj edhe këtë të shkruar... Por, Nora, përkundër përpjekjeve të mia, dhe të saj, s’arriti se s’arriti të mësojë shkrim-leximin. Edhe kur patëm vu kurorë së bashku me të dhe kur kryetari i Komunës së Skënderajt, Abedin Rushiti, na shqiptoi nenin e ligjit për kurorëzim, më kujtohet mirë, që kur Nora duhej të nënshkruaj se pajtohej që të jetojmë në bashkëshortësi, mezi arriti ta nënshkruaj emrin dhe mbiemrin me shkronja të mëdha të shtypit! Madje, dora i dridhej dhe i vinte keq që para meje apo edhe para kryetarit s’dinte të shkruajë. As që dinte së çfarë po ndodhte me fatin e saj, ishte skuqur e tëra, dhe me atë dorë të djathtë, mori penën, e shikoi disa herë, pastaj desh të gjej ndonjë arsye, dhe uli kokën e nisi të shkruaj ngadalë emrin dhe mbiemrin e ri: Nora Mulaj. Kryetari i komunës, edhe pse dinte shkrim-lexim, sikur i pëlqyen ato shkronja, mori librin e kurorëzimeve, duke e shikuar me kureshtje. Pastaj ia dha nëpunësit dhe e paloi në do rafte të vjetra. Por, edhe vetë ndieja lehtësi shpirtërore. Mjafton se kryetari para nesh dhe të nëpunësve shprehu kënaqësinë e çiltër njerëzore.
- A sheh, ore burra, sa mirë u bë me këto kurse shëndetësore. Kur nuset po vijnë të kurorëzohen, tashmë s’po e përshkëllijnë librin e kurorëzimeve me gisht të ngjyer...
Por, të futem në atë botë, kjo lë të mbes për një kohë tjetër. Në mos asgjë, prej punës sonë, ndodh se dikush mund të mësojë. Jeta në vete është mësim, por edhe çdo mësim, mund të jetë edhe pësim. Kur çdo gjë arrin kulmin, ndodh se mund të bëhet edhe ndonjë rrëzim, e ngritja e rrëzimi, janë shkallë të jetës dhe të çdo kohe...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:21 pm

MARTESA

Kujtesa më ktheu në atë natën e parë të martesës, një natë pa gjumë, e të gjithë mund të dyshonin, apo edhe të bijnë viktimë të fjalëve që i kishin përhapur dhe ishin dëgjuar edhe në shtëpi të Norës, se djali i Veliut është shumë i vështirë, se ai s’është ngusht për askënd, vetëm i do librat dhe mësimin. Ata të shtëpisë së Bardhit, nder të parët janë pajtuar që të heqet ferexha, ajo futë e zezë që ishte ruajtur për të zezën tonë! Sa fjalë që dëgjonte, siç pohonte shpesh ajo, vetëm e kishte pasur mësuesen e mirë, atë motrën e madhe, siç e nderonte ajo emrin e saj Zojë, dhe erdhi nuse te unë. Hoq duvakun e kuq dhe më ishte falur tërësisht që të bashkëjetojmë e të krijojmë familje. Vërtet, oda jonë ishte bërë një vend ku luheshin shumë drama, mbaheshin konferenca të frontit, vinin udhëheqësit me detyrë të caktuara për aksione për shkollimin e femrave dhe të meshkujve, për vënien në jetë të tërë asaj që ishte për të mirën e fshatarëve. Atëherë me çdo kusht kërkohej që të bëhen thyerje të mëdha, së pari në familjen tonë, por edhe më gjerë. Kishte përpjekje që çdo gjë e re të marrë udhë të drejtë, por kishte edhe njerëz të tjerë që përpiqeshin t’i jepnin kahe të gabuar. Për të gjitha këto përgojime, shpesh im atë ndjente veten të ndarë prej fshatit. Një palë e lavdëronin për luftëtarë, kurse pala tjetër përpiqeshin ta pengojnë si ithtar të shkollës. Çfarë janë edhe disa fshatarë, kur në çdo gjë të re gjejnë froma të lloj-llojshme ta pengojnë e shpesh edhe ta stërmadhojnë si punë të keqe, që do të bëjë shkatërrimin e tërë asaj që është arritur. Por, drama e re për mësim që po ndodhte në odën tonë, do të përhapej më vonë edhe nga hapja e shkollave dhe e mësuesve të parë, më thoshte një mendje.
Sa herë i hapi ato libra të para, i thashë një mbrëmje të vonë Norës, gjej kujtime. Ato janë të lidhura me jetën time dhe të asaj familje që me shumë vuajtje më ngriti aq sa mundi dhe diti. Por, shpesh i them asaj, sa për ta ndarë nga ato kujtime të saj të hidhura: "Fëmijët janë rrita jonë, dhe ja, kjo është tërë ajo pasuria që arritëm ne" Shpesh atë e mundojnë bredhjet e mia, por tash më tepër ngarkohet me barrë të bijve dhe të bijave, që nisën t’i marrin flatrat e jetës.
Shëtitjet në fill të gushtit në park si zakonisht së bashku me Norën, shpesh me futin në botën krijuese, por edhe në ato shënime që shpesh i nxjerrë nga skedat e mia. Parku është bërë një oazë e shpëtimit të kujtimeve e punës për mua, dhe shpesh kur shoh se edhe Nora futet në një botë të saj, ia pres:
- Po, ec e fol diçka, Norë! Mos bën hop, pa e parë shtegun e hapur!
Ajo kthehet dhe shpesh më kërkon falje, dhe ndodh se fare s’e nguc apo s’e nxis të ma thotë ndonjë fjalë të rëndë që s’e ha lima as klima!...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:21 pm

MË QET NË TOKË!

Kur kujtesa më treti andej nga kisha qenë, në vete them, ka gjasë se do të gjendëm sërish në atë vend. Edhe nga fundi i korrikut, me Norën kisha biseduar se do të shkojmë në Banjë të Sijarinës. Koha kur ishim ne, më thotë kjo mendje, ishte tjetër. Por, ajo banjë na kishte ndihmuar shumë në shëndetin tonë. Atëbotë qemë katër veta: unë me Norën dhe Arsimi me Prozën. As vetë s’e di sesi mu qep në kompjuter një ngjarje që pata dëgjuar prej zotit të asaj shtëpie, Halil Fejzullahoviqit. Ishte ardhur në atë Banjë para tridhjetë vjetësh nga fshati i Svircës, dhe jetonte në një kënd të shtëpive ku kishin ndërtuar vetëm shqiptarët. Më thoshte se në atë shtëpi, para tri vjetësh kishte banuar edhe Adem Demaçi, i Kosovës.
- Ai ishte vetëm, dhe saherë që shihja se delte për nevojë, shkonte te përroi, te ajo shkoza e madhe - tha Halil Fejzullahoviqi. - Kurrë s’futej ku ishte nevojtorja. Shkonte atje dhe ç’bënte s’e di, por shihja se vonohej shumë. Mos shkruante diçka edhe ai si ti? Ruaju prej këtij vendi. A sheh, ai fqiu im, në atë sokakun përballë, Ramë i thonë, i fshatit tim është, por ka gjasë se ai e qiti në kurth Ademin. Prej këtu kam dëgjuar se e kanë burgosur. Shoh se ti po shkruaje diç. Lëre atë punë dhe derisa të shkosh në shtëpinë tënde, duro, ore burrë!
Isha ulur në një tavolinë të vjetër. Prisja se Nora do të ma pjek një kafe. Ishte ulur edhe Arsimi, dhe përgjonte me kureshtje. Nxora bllokun e shënimeve, dhe posa e vura mbi tavolinë, sakaq mendjen e ndryshova për njëqind shkallë.
- Ja, fol ç’të duash me mua! - i thashë me një zë pak më të lartë. - Ta dish se unë jam më UDBASH se ti. Këto punë i shkruaj për ta. Ti mos u frikëso fare prej meje. Të gjeti ty ajo më e keqja, më gjeti edhe mua! - dhe Norën më dukej se po e shoh se në ç’gjendje kishte ardhur. Arsimi heshte. Halilit një rreze gëzimi i futej në atë gjoks.
U kthye në një kohë të jetës së tij:
- Svirca ime është një prej fshatrave të mëdha këtej. Ka shumë male e më pak tokë. Jeta atje ishte e vështirë. Farë qisnim, e farë s’merrnim nga ajo tokë. Ishte thatësirë e madhe. Thatësira na kishte pëprcjellur gjithnjë. Më kujtohen ato ditë të rinisë sime. Herët më futën në shati. Prashita tërë ditën te ky Rama këtu, për një lugë kripë të bardhë, kurse në mbrëmje ma dha kripën e kuqe. Isha bërë helm dhe e m’u desh t’i thosha:
- Mos më jep kripë të kuqe se s’është e njelmët si e bardha! Ç’po hamë hithëra pa miell e kripë, po i vjellim...
- Vetëm të kuq! - nguli këmbë ai.
E pata marrë atë lugë kripë të kuqe dhe kur e pa ime ëmë, lëshoi një nëmë. Nëma e saj s’më pat pëlqyer...Tri ditë kam prashitur për një okë miell. Nëna ime, ndjesë pastë, qitë një petë e hiq tjetrën e ha hithëra, e përsëdyti ha hithëra e ul petën, me të njëjtën petë, i qitte tre lakrorë! Dhjetë ditë i kemi kapërcyer me një okë miell. Lakrorit i vëhej peta vetëm përsipër...Ishte kohë e bugarit. Ime ëmë, më kujtohej, se e ndrydhi kafshatën e dytë "vërc" e tha:
- O zot, ty po të lus, luftë më Hanifja mos pritë, se s’e di sa luftëra i prita e s’mund t’ju qëndroj më!
Krye pesëmbëdhjetë ditësh nëna u sëmurë. Dymbëdhjetë ditë derti, dy ditë ishte pa gojë. Atë ditë që vdiq i erdhi goja.
- Halil!
- Po nënë...
- Dëgjo ç’po të them!
- Hë, nënë!
- Po vdes!
- Jo, nënë.
- Amanet: meitin mos ma vajtoni, të ma tfilloni meitin si duhet e mos të qeshin njerëzit me mua. Shiko bir, në shtrat mos më lë të vdes. Më qet në tokë...!
Kisha rënë në botën që s’e njoha se ajo mund të marrë me vete edhe nënën time. Vëllazeria s’pajtoheshin që nëna jonë të shtrihej në tokë. Ajo më thërriti tri herë:
- Halil, Halil, Halil!
- Hoj, nënë!
Ajo s’arriti të flas më. I vu të dy duart në bërryla. Shtrati i saj kërciti. Kur e zbritëm në tokë, ajo u qetësua.Vdiq.
Tre muaj humbi ujët e pusit e kur ishte sëmurë nëna në kosime, pusi pastaj pruri ujë. U kryen qirat e nënës e pusi sërish shteri...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:21 pm

TROJET

- A e sheh këtë shtëpi të z. Gani Luboteni - tha Bardhi, duke rikujtuar ditët kur këto troje të reja kishin qenë ara dhe mezi bëhej tërshëra në to. - Kam shumëçka për të rrëfyer. Një mbrëmje me shi të pranverës së hershme, Ganiu kishte blerë gelqere të pashuar dhe duhej të gjente punëtorë për ta kryer këtë punë. Po qe se nuk do të shuhej gelqerja atë natë, mund të digjej e të prishej. Mezi arriti t’i gjej sa punëtorë, dhe ia nisën punës së shuarjes së gelqerës nëpër shi. Ishim të pranishëm unë, Ganiu. Anton Çetta dhe Xhafer Karahoda. Ne dolëm për ta gjetur edhe një çakëll, Ganiu një vagonetë. Të gjithë u shpërndamë në punë të ndryshme. Pas një kohe shumë të shkurtër u kthyem dhe s’i gjetëm fare punëtorët duke e shuar gelqeren. Ganiu i lidhi duart kryq sikur të ishte nuse në kanape! Unë, si në shaka, i thashë: -
- Shiko, or ti, heqi ato duar që i ke lidhur si nuse në kanape, dhe bëru gati e t’ia nisim shuarjes së gelqerës. A more vesh?
- Ai nisi të qeshte. Pashë se i binte mirë. Antoni shikonte dhe një çast heshti.
-Po, po, ne do ta shuajmë gelqeren - nguli këmbë Bardhi. - Kush është me mua, le të bëhet gati. Këtu e kemi Selimin me kalë. Le të bart ujë me fuqi e ne do ta shuajmë gjatë kësaj nate...
- Ia nisëm punës, dhe deri në mëngjes, z, mjek, e kryem shuarjen e gelqerës - i tha Bardhi dhe ecën prej hijes së shelgjes drejt shtëpisë së tij. - Kur ia nisa t’i hap themelet e reja të shtëpisë sime, së pari erdhi një burrë dhe as që më uroj fillin e punëve. Ishte ulur dhe shikonte me kureshtje. Pastaj erdhi e më tha: - Kjo arë ku ti ke filluar të ndërtosh shtëpi është imja. Ma ka marrë shteti për pak para. Nuk do t’ia jepja me dëshirë. Unë po të them mos ndërto shtëpi në vend të huaj - dhe ai njeri që desh të largohej. U desh t’i ndal punët, e luta që njeriu të ulej pranë meje, dhe ia nisëm bisedës për këto ara. I besova se ara kishte qenë e tij, dhe në fund, ia prita: "Unë po e ndal punën e ndërtimit të shtëpisë, por nëse dikush ia nis shtëpisë i pari, unë do të jem i dyti. Pastaj, po qe se dikush të jap para për këtë vend, edhe unë do të paguaj! I pari pas meje ia nisi ndërtimit të shtëpisë Zhivota Gjurgjeviqi, dhe fill pas tij unë. Pronari i kësaj are s’është dukur më! Pas dhjetë vitesh, kam takuar një plak të lagjes së muhaxhirëve dhe e luta të më shpjegojë se të kujt qenë këto ara? Ai ishte ulur në një dërrasë përballë shtëpisë së Zekeria Canës, dhe duke e thithur një tullug duhani, më tha:
- Trojet dhe këto ara na i falen bejlerët e Prishtinës kur patëm ikur në kohë të shkaut nga trojet tona. Ata na i falen ne, e fal na i mori edhe pushteti.
- Faleminderit për këto fjalë, mixhok! - i tha Bardhi. - Tash më hoqe një pjesë të brengës së tokës... Fill pas nesh, në këto troje, që ua kishte ndarë komuna e Prishtinës, me të madhe nisën të ndërtohen shtëpitë e reja. Për dhjetë vite Kodra e Diellit u bë vend i banueshëm.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:21 pm

PAGËZIMI I PROZËS

Pse nuk e thirra asnje vajzë: Dimërore, ku je moj vajza ime? Jo, nuk dëshiroj ta pagëzoj Dimërore, por, dua ta pagëzoj me emrin e verës - Verë! Eh, sa e adhuroj Verën, po edhe si verë të vërtetë. Mund ti them edhe Verore - si ajo personazhja krysore në romanin për fëmijë të R. Hoxhës: "Verorja". Mos po hidhërohet z. Rexhep Hoxha dhe ma vë apostrofin: plagjiat. Njerëzit mund të jenë plagjiatë!..., s’do të thotë se kështu mund ta thërrisja edhe Prozën, Lumnijen dhe Pranverën. Po e zë: "Oj, Pranverë, pranevra ime! Pastaj: Oj, Lumnie, lumturia ime, dhe shpesh edhe e thërras Prozën: "Oj, Prozë, proza ime!..." Nuk më kuptojnë se shpesh kur e përmend Prozën, kjo ka dy kuptime: pra Proza, vajza ime, me të meta, si dhe proza e shkruar, ajo që i kam parapirë dhe do të botohet. Pagëzimin e Prozës e pata bërë një vjet pas botimit të librit me tregime popullore: "Proza popullore e Drenicës". Që në fill të daljes në dritë të kësaj vepre patëm organizuar banket në shtëpinë tonë. U patëm gëzuar se erdhën shumë veta që të na uronin një botim të librit të parë me mjete personale.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:21 pm

GJAKSORËT NUK IA DUAN TË MIRËN NJERËZIMIT

Po e lë Kujtesën vajzë të qetë; ndodh se ka filluar të ndihet gjallë në embrion. I ka mbushur katër muaj e gjysmë, se djemtë ndihen më herët se vajzat. Ndodh te kush, por Nora më thotë: "Vajzën mendon kujt po ia jap e djali kënd po merr..." Fat që mund të thërras mbesën time tri vjeçe: "Ku je moj Tringa e gjyshit?" e përkëdhel, e marr kaliboç e ajo me kërkon t’ia blejë në çokolatë, dhe mendja më tretë te ajo Tringa e maleve tona dhe dëshiroj të vallëzoj para ekranit të kompjuterit. E pyes:
- Oj Tringa e gjyshit? A e adhuron ti Tringën e maleve me pushkë në supe që të hidhet në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare, apo një Tringë që lufton me penë? Tringë, të lutem, mos u bë shoviniste! Tringë, mos hip në tanke të Serbisë me flamurin tonë, sepse do të ndotësh flamurin me gjakun e gjaksorëve që s’ia duan të mirën njerëzimit. Të gjitha po ti ofron gjyshi: edhe gazetën do ta pagëzoja me emrin tënd: "Tringë jetësore".
Mendja më thotë që ta thërras edhe Teutën, mbretëreshë të ilirisë, apo Teutën, mbesën time. Teuta shpesh më lajmërohet në telefo dhe e pyes si në shaka:
- Oj Teutë, a do të bëhesh mbretëreshë e Ilirisë, apo e Shqipërisë? Teutë, moj Teutë, po perëndoi Iliria, por u lind Shqipëria! E, moj Nënë Shqipëri, mos paçin jetë ata që desh ta kthejnë Shqipërinë në Iliri! Lodër kërcimtarësh, i them kësaj! Perëndoi Iliria me mbretëreshën e fundit Teutë. Ç’prej atëherë asnjë femër nuk arriti të bëhej mbretëreshë! Një mbretëreshë që i bashkon zemrat e thyera të shqiptarëve… Ka Shqipëria nevojë edhe për një Teutë tjetër, e jo të asaj të kohës së Ilirisë… "Teutë, të lutem shikoje veten dhe mos u bën shoviniste!"... shprehem para mbesës sime Teutë, që jeton në Prishtinë.
Shpesh më kishin qortuar ata të mitë: çfarë po do Bardhi me këta emra të rinj? Por, fat që ime ëmë dhe gruaja kurrë s’më janë përzier në këto punë. Kisha festuar njëvjetorin e botimit të librit të parë me tregime të Drenicës, për hir të njëvjetorit të ditëlindjes se vajzës Prozë. Ftesa e studentëve shqiptar - anëtarë të Shoqatës kulturo-artistike "Shkëndija" në Zagreb më daljen në dritë të librit, kishin organizuar përurimin. Nderimin që ma bënë ata kurrë në jetë s’do ta harrojmë në familje. Shihej qartë se njëzet e pesë vjet kishte pritur libri i pabotuar. Veprën e pata gjetur në Institutin Albanolgjik, që mbante datën e dorëzimit, me gjasë në maj l954. Titulli i librit ishte shkruar me dorëshkrim të të ndejrit Nebil Duraku:"Përralla drenicare". Kështu e kisha menduar veprën, por kjo kishte qenë vetëm fill i punës sime, sepse më është dashur të dalë prapë në terren dhe të mbledh tregime të tjera. Doli si doli ajo vepër prej shtypit, shkurt m’u desh ta bëjë financimin nga mjetet e mia, këto të ushqimit. Pata marrë edhe hua, por mjafton se askush në shtëpi s’më kishte penguar. Madje, kur kisha ardhur në atë mbrëmje të vjetit l969, ishte pranverë, ime ëmë kur më pa se isha i mërzitur më pyeti:
- Po, ç’ke, o Bardhi i nënës? Mos të kanë hidhëruar me ato libra?
- Po, nëna ime, po - i tha Bardhi. - Për to po mërzitëm. A sheh, njëzet e pesë vjet mblodha tregime popullore e s’mud t’i botoj. Çfarë pune bëj unë...?
Pashë se nëna kishte rënë në mendime të thella. Më dukej se të tillë e kisha parë vetëm kur morëm udhë prej Vitakut për në Prishtinë, në atë fill të vjeshtës së vjetit l965. As vetë s’e di sesi edhe kisha rënë në një heshtje, e ajo s’më fliste. Kur e ngrita kokën dhe e shikova në fytyrë, pashë se i kishte ardhur një trohë gëzim në atë fytyrë thatuqe.
- Po, mirë, o Bardhi i nënës, po a të flet kush sikur ta botoje atë libër? - pyeti nëna.
- Jo, nënë, askush s’më flet, por duhen para shumë – iu përgjigj Bardhi. - Të botosh libër me para tuaja, është një punë e rëndë, po edhe e rrallë për ne... - ia bëri me dije sa vështirësi, e ajo rishtas mendonte.
- Nëna po të thotë, e ti di vuajtjet tua, merr para hua, dhe botoje atë libër më! Ke bërë shtëpi, e botimi i librit s’është më i vështirë sesa të ndërtosh shtëpi...
Më sa di kurrë më të gëzuar s’e kam ndie veten, kur ime ëmë me ato fjalë më shtoi vullnetin dhe shpresën për botimin e librit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:21 pm

NJË LAJM I PAPRITUR!

Për çdo ditë merrja lajme të ndryshme nga bota, dhe nga njerëzit që bredhnin poshtë e lartë. Në mbrëmje lexoja ndonjë libër me peshë, apo që kishte të bëj me ngjarje të ngjashme në ndonjë shtet tjetër. Deri vonë shpesh i përcillja lajmet në radisotacione të ndryshme. Shpesh më iknin, dhe i kapja vetëm fillin apo fundin e lajmit. Kreu i lajmit më treste, dhe futesha në punë të tjera.
Mora një lajm të hidhur për vdekjen e z. Kristaq Moliku, nga z. Haxhi Birinxhiku, e pastaj edhe e gjeta lajmin e shkruar në gazetën që e kishte hedhur dikush në parkun ku shpesh në mëngjes gjendem në të. Lajmi ishte i sakët.
Më 27.7.l996, në varrezat e Prishtinës u varros me nderime Kristaq Moliku. Ai ishte nder ligjëruesit e parë të Letërsisë jugosllave në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ishte edhe drejtor e kryeredaktor i revistës letrare "Jeta e re", si dhe në shumë vende të tjera të rëndësishme, por edhe të besueshme! Kristaqi e njihte edhe Letërsinë Shqipe, sa për gjuhë shqipe, ai i kishte lektorët e parapaguar me honorare që merrte nga redaksitë. I ndjeri K.Moliku, pas z.Sat Nokshiqi, ishte intelektuali më i rafinuar dhe i privilegjuar në Kosovë. Ishte me rrogë profesori, pra i paguar, por burimet e tjera materiale e tërheqnin më shumë se puna në fafkultet. Ka shumë studentë shqiptarë të Letersisë Shipe që kanë rënë viktimë nga Letërsia Jugosllave, por edhe nga vetë koncepti i gabuar i tij. Ishte edhe njohës i Letërsisë Ruse. Kishte bibliotekë të pasur, por që e kishte varfëruar shumë Bibliotekën Krahinore. Kishte shkruar kritika, dhe sa prej tyre i ka botuar në revistën letrare "Jeta e re", kurse në jetën e tij s’arriti ta botojë asnjë vepër... Miqtë e kohës së tij ndër të tjerë edhe akademik Rexhep Qosja, me një bisedë ishte deklaruar: "Të mjerët ata studentë që kanë rënë viktima në provime të letërsisë Jugosllave!" Ndodhë se do të kenë trilluar…!?
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:22 pm

IKJA NGA VDEKJA

Kisha rënë të fle me një muzikë të lehtë. Isha lodhur dhe sapo rashë, treta në një ëndërr. Kisha marrë një fletë në dorë, dhe para njerëzve në atë odë të madhe, u thosha:"A po e shihni këtë letër? Të gjitha kërkesat e tim eti i kam shënuar këtu para vdekjes. Dhe, çdo dëshirë të tij ia kam plotësuar". Sa shpjet më iku ëndrra dhe koha, ikja edhe unë nga vdekja...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:22 pm

RADIO –TIRANA

Është ditë me diell. Në dhomën time radiostacioni i Tiranës m’i kujton shumë ngjarje. Por, ndodh se po e teproj, kushtimisht e them, se pas demostratave gjithnjë prisja ndonjë lajm nga Tirana. Kisha formuar bindje, se Tirana sikur bëhej se fare s’po ndodhte asgjë në Kosovë. Kosova për Shqipërinë ishte gjithnjë strumbullar, dhe pritej se ajo do të ishte krahu i saj e ne s’e kishim dëgjuar asnjë lajme as edhe ndonjë komentim lidhur me shpërthimet e demostratave të studentëve në Kosovë. Kësaj i thoshim ne: "Shkoi dhia t’i marrë brirët dhe i la edhe veshët!". Çfarë të bënim, kur qemë në udhëkryqin Kosovë! Një lajm i mirë na gëzonte shumë, por edhe na jepte shpresë përjetë.
Ngjarjet në vjeshtën e Prishtinës shkonin duke u gjykuar përditë, por edhe duke u zgjëruar e përhapur në stilin: unë ty e ti askujt... Edhe fjalët në vesh bëheshin më të besueshme, besa edhe bindëse. Kishim rënë të gjithë në një amulli. Pse Shqipëria jonë s’e thotë fjalën e vet? A jemi ne pjesë e saj, apo e Jugosllavisë? Pritëm shumë, e asgjë... Shqipëri, o moj, Shqipëri në letër, e asnjëherë në vepër... Po, shkrimtarët e saj, ç’bëjnë atje? I brengos çështja shqiptare?
Mbledhjet as që pushonin për demaskimin e ngjarjeve të nëntorit. Një mendje më thoshte: "Po ne shqiptarët gjithnjë u trazuam në nëntor? Në nëntor më l9l2 u trazuam për një flamur, dhe atë e ngritëm në Vlorë, por mbetem jashtë kufijve të Shqipërisë gjysma e popullit shqiptarë. Apo, mos qenë ata kufij etnik, dhe u pajtuam që të copëtohet Shqipëria jonë!... Për "AVNOJ-in" e Shqipërisë as që flitej. Cili do të jetë "AVNOJ-i" ynë? Më thotë një mendje se "AVNOJ-i" i Shqipërisë u mbajt në Pezë, kur ishte organizuar Konferenca e Pezës, e vetmja me peshë historike por që e shuan komunistët e dështuar serbo-shqiptarë! Prej atëherë, kot u ngrit ajo Shqipëri në luftë, se asgjë s’fitoi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:22 pm

KOHA E HISTORISË

Mëngjesi i fillit të gushtit s’më kishte gjetur në parkun, ku shpesh shëtis së bashku me Norën. Edhe koha shoh se kishte ndryshuar, ishte një mëngjes me do riga të shiut, që më kujtonte shpesh kohën me vranësirë në Vitak. Kujtesa më treti në atë udhën Malmbaslame të Maltinëve, ku kapërceja me shokë fundit të shtëpive të Tarakëve kur arrinim në Rrahishtë, futeshim në atë Udhën me thana në mjedis të Arës së Danit e të Hamzë Zeqës, dhe kur arrinim në sokak të shtëpive ecnim sa më shpejtë për të arritur në shkollë. Para ekranit të kompjuterit sikur më doli ajo shkollë e vjetër, që më parë ishte ndërtuar për mejtep, kurse pas luftës ajo ndertesë u shndërrua në shkollë fillore. Kishte një klasë të madhe, dhe në vend të bankave të shkollës, uleshim në shkami dhe në drurë të trashë. Kushedi saherë rrëzoheshim e çoheshim prej shkamive, e shpesh drurët rrëzoheshin dha na i prishnin rregullat e mësimit.
Kujtesa më treti në një orë të mësimit të historisë, kur mësuesi im Haxhi Mecinaj, që e admiroja vendosmërinë e tij, më l949, meqë nuk kishte libra, na i kishte diktuar e ne i shënuam në fletore luftërat Iliro-Romake. Ndokush do të dyshonte se s’është e mundur të ruhen fletoret e shkollës fillore, por unë i gjeta të ruajtura. Fat që ato s’mi hëngrën dhitë e mia!...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:22 pm

PASSHKRIM

E pata do punë rreth formimit të këtij shkrimi, dhe jam tepër i lumtur që arrita t’ua ofroj lexesve të mi. Duke e përfunduar këtë, më ra në sy poezia "Testament për Shqipërinë" e Milaim Berishës, ku shkruante:
"Nënë, unë do të vdes prej mallit
Po nuk të pashë Ty dhe Arbërinë time..." Pastaj, poeti vijon:
"Anës detit pa yll, pa hënë.
Dymijë vjet gjëmon një Nënë.
Plagë e moçme ther në gji,
Pikon gjak - në Kosovë, në Shqipëri"
Erërat e luftës së Kosovës e kanë trazuar botën, po edhe Nënën Shqiperi.
Poeti vijon:
"Trupi im do të digjet nga rrufetë,
Po, Shqipëria do të rrojë përjetë.
Dhe kur të bëhem shpuzë e hi,
Prapë të dua, Nënë Shqipëri!"
Uroj që këto ide të përhapen kudo ndër ne!...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi