Kënaqesia juaj në portalin tonë!
HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:12 pm

HALIL KAJTAZI

VIA-VITA SHQIPËRI

R o m a n

Prishtinë, 2008

PROLOG

Gjatë tërë natës nuk kisha fjetur si më parë! Çudi, as gruas u përpoqa të mos i rrëfeja, pse s'qesh i qetë. Madje, isha rrotulluar herë në krah të djathtë e herë në të majtin, dhe s'munda të fle. Mendja i ka bredhjet e saj nëpër udhët e jetës sime.
Mëngjesi i kësaj ditë të janarit 2000 më gjeti të zgjuar me një temë që e kisha sjellur nëpër mendjen time. I kisha matur e çmatur sa ngjarje të jetës, veçanërisht kësaj radhe, i përkujtova disa festa, që më parë i cakëronim gotat në NATËN E VITIT TË RI. Edhe sivjet i cakëruam gotat, por nuk kënduam si më parë. Kishte disa lloje të pijeve dhe të ushqimeve, por në mesin tonë mungonte më i dashuri ynë, që gjendej në burgun e Mitrovicës së Sremit. I kujtojmë sa pritje të Vitit të Ri këtu në shtëpi. I kujtomë edhe ata që vinin rastësisht, të paftuar, por që na gëzonin tepër. Në NATËN e parë të Vitit të Ri 1981, në mbremje kishte ardhur nga ushtria, ajo e APJ-së, tezaku i djemve, Rifat Latifi, me gruan e tij, Shpresën. Shpesh e përmend ai edhe flet në Amerikë për këtë festë, për pritjen e Vitit të Ri. Të flasim si i kemi pritur festat kombëtare në kohën e rinisë sonë, s'është e udhës. S'po i lodh të tjerët.
Më parë iu shkruaja shumë urime shokëve dhe miqve. Ka vjet që i kam dërguar mbi njëqind urime. Një muaj, gjatë dhjetorit, e hartoja listën e njërëzve që ua dërgoja urimet. Pastaj, në shënime, i shkruaja tekstet me përkushtim. Oh, sikur të mi ruanin ato letra shokët dhe miqtë e të shihej çfarë iu kisha uruar me të dashurve, shokëve, pastaj vëllait tim këtu në Prishtinë, kur i shkruaja urimin nga Vitaku. Saherë i kisha matur sa vargje të një vjershe nga Asdreni ynë:
"Fjalë e bukur, fjalë e shenjtë
Thellë zemrës i tingëllon
S'ka në botë gjë më të shtrenjtë
Se zërin nënë kur e dëgjon..."
Ndodh se këto vargje ua kisha shkruar shumë shokëve, që t'ua përkujtoja nënën dhe pastaj e shkruaja fjalinë: "Urojmë Vitin e Ri 1954, dhe ju urojmë shëndet e lumturi!" Shpesh iu shkruaja ndonjë urim edhe shokëve e miqve që ishin ushtarë, pastaj edhe bijve të mi, që të gjithë, sipas ligjit të APJ-së, ishin të detyruar t'ia kryejnë ushtrinë "të huajt", t'i mbrojnë kufijtë artificialë të RFSJ, përkatësisht të Serbisë! Sa çekanët i kanë fituar bijtë e mi, po edhe bijtë e të tjerëve në ushtri? Sa veta janë sëmurë, janë vrarë, etj. Kanë ardhur edhe të vrarë të mbyllur në arkivole e me rojë ushtarake, me vendimin e shpifur ushtarak se ka vrarë veten!
Urime nuk arrita t'i shkruaja asnjë të burgosuri më parë. As im atë kur ishte në burgun e Nishit, nuk ka pritur se ne të tre djemtë e tij do t'i shkruanim urim për vitin 1952! As biri im, kësaj radhe, nuk ka pritur se do të marrë letër urimi nga familja, sepse prisnim se do të lirohej nga burgu dhe së bashku të kapërcejmë Vitin e Ri 2000!
Urim i kam shkruar birit tim në burgun e Mitrovicës së Sremit përmes një monologu, që e dërgova në gazetën "Bota sot". I ndëroj, sepse ata lëre që e nderuan veten, lexuesit, por shprehen kujdes edhe ndaj të gjithë burgosurve të tjerë shqiptarë.
Urim nuk mendoja që t'ju shkruaja të zhdukurëve, kur përditë nënat e tyre qajnë dhe i kërkojnë gjurmët nëpër humbëtirat e tokës serbe!
Në këtë natë të Vitit të ri, uroj që të mos e ndiejnë veten të prekur që po u sjell ndër mend një poezi të një ish-të burgosuri politik, që e shkroi më l6 dhjetor l961 dhe e fshehi nën astar të setrës, dhe pas lirimit nga burgu e botoi. Kjo poezi është e Destan Bajraktarit, që ia përkushtoj nënës së tij.

Ku je, o bir?! Librat tua s'i shfleton kurkush,
E kjo mue të mjerën më mundon, më brengos.
Ato tash janë tretë, vrugnue, pluhnosë,
Si me qenë t'shkreta, - trishtim me të mbushë.

Shpesherë, o bir, nisëm n'dhomë, me t'pa ty,
Ku mendoj se t'gjej ndonjë libër tue lexue,
Dhe, ashtu, n'maje t'gishtave' vij, për mos me t'trazue,
Por ty s'të gjej dot. Ah, burgu te mban n'dry!.
Ndonjiherë t'thërras; ku je, bir i nanës"
A kaq herët e ke lanë, ke shkue me ra"!
Po ti s'më përgjigjesh. Dhe n'për dritë të hanës

Vij si hije që të shoh, mos je me krye n'duar,
Sytë atyne rreshtave kurr pa ua nda,
Po ti prap s'je!... O, kur do të kthehesh, kur?!

1.)

Urime, kësaj radhe, nuk iu dërgova as Siçës e Fecit në Gjermani. Urime (të shkruara në letër nga unë) nuk mori as vëllau që na ndanë një rrjetë teli!
Kur i shpalosi kujtimet dhe urimet, shpesh më ka rënë në dorë një letër urimi nga Instituti i Folklorit Shqiptar të Tiranës. Me kishte gëzuar urimi i pare. Sa herë pata klithur në vete: "Via-vita, Shqipëri!" Kur disa vite me radhë, nisën të më harronin me urime, nisa të prekem, pse gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit s'kam marrë asnjë urim nga nëna jonë Shqipëri?
"Urimet edhe zemrave të pikëlluara!" më bëhej se ky është një monolog i protestuesve që në vigjiljen e këtij Viti të Ri 2000, dolën para TEATRIT KOMBËTAR, në qëndër të Prishtinës. Nga të gjitha drejtimet e udhëve arritën shumë protestues, që me parulla kërkonin lirimin e të burgosurve shqiptarë nëpër burgje të Serbise. Kishte gra e burra me fëmijë kaliboç, kishte të rinj dhe të reja, por kishte edhe fëmijë që me mjetet pëlcitëse ose ishin të gëzushëm që po e përcillin një vit të luftës me mynxyra, apo e pritinin Vitin e Ri që do t'u sjell shëndët, jetë më të mirë dhe shumë e shumë më të lumtur!...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:12 pm

PJESA E PARË



VENDLINDJA IME

Isha zgjuar i lodhur, dhe përkundër dëshirës që të shkoja në park e ta thith atë erë të pishave, nuk arrita dot. Por, edhe pse s’arrita të ec nëpër ato udhë të parkut, para se ta lëshoja kompjuterin, me mendje iu ktheva asaj pjese të historisë, që së pari e pata mësuar e dëgjuar pikërisht në atë ish-ndërtesë të mejtepit, që ishte bërë shkollë e parë në fshatin tim. Më dukej se parasysh më dolën ato dy dyer të mëdha, në të cilat shpesh i shkruanim me gur të mellës si dhe dërrasa e zezë kur mësuesi shënonte njësinë mësimore të lëndës së historisë.
- Luftërat greko-ilire dhe romako-ilire që atëbotë i dobësuan dhe i zvogëluan tokat ilire, - shpjegonte mësuesi Haxhi. - Ilirët u gjenden gjithmonë përballë luftërave me detarët grekë. Në një luftë që u zhvillua ndërmjet Grekëve dhe të Ilirëve, këta të fundit, pas shumë flijimesh dhe heroizmash i shkatërruan tërësisht Grekët dhe flotën e tyre. Ndërsa kur merr vesh Agroni për fitoren e Ilirëve prej gëzimit vdes, dhe kështu në fron erdhi gruaja e tij, Teuta. Edhe ajo, si të gjithë mbretëritë e mëparshëm e vazhdoi udhën e tyre. Punët që nuk i kreu Agroni, Teuta i ndoqi me vërejtje të madhe, që kishte të bëjë me luftën kundër kolonëve grekë në tokat iliriane.
Tregtarët grekë mundoheshin që të sigurojnë sa më shumë skele në bregdetin ilirianë, prej nga të zotëronin të gjithë tregtinë që zhvillohej në bregdetin Adriatik. Kolonitë më të njohura të Grekëve në Iliri qenë: Epidamnost(Durrësi i sotëm), Apollonia(Kurveleshi i sotëm). Teuta bënte çmos që të bëjë pastrimin e kolonëve grekë nga tokat ilire. Ç’ishte më parë atdheu ynë që sot është bërë një shtet i vogël me vete! Atdheu ynë, përpara se të mëkëmbej në një shtet me vete, ishte një krahinë e një shteti të huaj, që sundohej prej një populli të huaj të ardhur nga Azia e të pagëzuar si turq. Shqipëria përpara kishte qenë nën zgjedhën e Turqisë, e cila e mbajti vendin tonë pesëqind vjet në robëri. Por, nuk duhet të besojmë se shqiptarët, përpara se të pushtoheshin prej Turqisë kanë qenë përherë të shkelur e të robëruar prej të huajve. Edhe ne kemi qenë të zotët mbi vendin tonë - na fliste mësuesi në orën e historisë, dhe vazhdonte të shkëpus edhe ndonjë detaj nga Iliria jonë. - Duhet të dimë se nder popujt që përmenden në siujdhesën Ballkanike, më i vjetri se yni s’është asnjë, por dimë se në kohë shumë të lashta, bota nuk na quante shqiptarë, por ilirë, kurse vendin tonë e thërrisnin Iliri. Stërgjyeshit tonë, pra kanë qenë ilirët; këta janë shumë të vjetër dhe nuk dihet se nga kanë ardhur. Ilirët ishin të ndarë në shumë fise dhe kishin pushtuar krejt siujdhesën Ballkanike, përveç anës se jugut, ku banonin Grekët. Ilirët ishin vrastarë e trima të fortë. Ata s’e patën kuptuar se bashkimi bën fuqinë. Kishin mbretëritë e tyre, por të rrallë ishin ata që në ndërgjegjen e tyre mendonin sesi të bëjnë një mbretëri të fortë e të bashkuar. Ndër mbretëritë e ilirëve më të përmendurit qenë: Bardhyli, Pleurati dhe Agroni, por ajo që përmendet më shumë në histori, ka qenë mbretëresha Teutë, gruaja e Agronit. Kjo diti të sundojë e ta bashkojë vendin dhe fiset e ilirëve, i mbajti nën sundimin e vet, duke e mëkëmbur kështu një shtet të madh që shtrihej mbi Shqipërinë e sotme, mbi Mal të Zi, mbi Dalmaci dhe mbi një pjesë të Kosovës.
Ilirët ishin njerëz të fuqishëm, të pa frikë. Kishin trup të gjatë që varret e vjetra dëshmojnë, por ishin edhe të ashpër e të rreptë. Ishin mësuar të vuajnë dhe s’desh të merrnin vesh as për të ftohtë e as për të nxehtë. Jetonin e luftonin në borë e akull si nën vapë, pa strehim mbi kokë, pa ngrënë e pa pi, zbathë e deshë! Rrobat e tyre atëbotë ishin prej lekura dhensh e shtazësh të egra, që merreshin me gjuetin e tyre dhe përjetonin rreziqe të mëdha. Këtu shihej edhe trimëria dhe guximi i tyre, se kur s’u frikësoheshin kafshëve të egra, edhe grekët mund t’u iknin fërkimeve në luftëra me ta. Më vonë filluan të prejnë tirq, mbërthyes e guna dhe të mbathin këpucë dhe të vënin në kokë qeleshe. Ilirët s’dinin ta punonin tokën, dhe pasuria e tyre ishin kafshët e armët, që i ati ia lente djalit brez pas brezi, që ta ketë ndërmend gjithmonë dashurinë ndaj trimërisë së të parëve. Kur pleqtë u rrëfenin me fjalë, u ndezej zemra dhe kështu të rinjtë adhuronin burrërinë dhe trimërinë e të parëve të tyre. Puna më e nderuar për burrë ishte gjahu dhe lufta. Në to gjenin jetesën dhe kështu zhvillohej fuqia e mendja për t’ia zbardhur faqen vetes e kombit të vet.
Gruaja e atëhershme posi shqiptarja e mirë e sotme ishte punëtore, shtëpiake dhe dinte të rritë fëmijë me nder. Burri shkonte me bagëti në mal e delte në luftë e gruaja e mbante shtëpinë, e punonte tokën, mbjellte, korrte, bante drurë e ngarkuar me to ecte duke iu dhënë gji një ose dy fëmijëve përnjëherë. Kur vinte koha të lindët fëmija, gruaja delte prej shtëpisë dhe merrte pyllin e pas do ditësh kthehej me fëmijë ngryk e pohonte: "E gjeta në pyll!" Gratë e ilirëve ishin trimëresha, sakaq delshin e luftonin si burrat. Shkrimet kallëzojnë se kur Oktavjani pushtoi qytetin e Salonës, gratë e ilirëve të veshura me rroba të zeza dolën natën nëpër terr si të ishin zana e mësynë aq me hov në romakë, sa atyre burrave të mëdhenj iu desh të iknin...
Sa shpejt më dukej se mori fund ora e historisë, por ishin klasat e kombinuara dhe në klasë të tretë nisi t’u flas për njohuritë e natyrës. Ai u fliste nxënësve për majmunin dhe harruam se ç’na kishte shpjeguar për atë pjesë të historisë dhe të luftërave greko-ilire.
- Ju ndoshta do të keni parë majmunin duke luajtur ndonjëherë me arushën, duke bërë edhe lojëra të këndshme gjatë udhëtimit? - pyeti mësuesi në orën e mësimit të njohurisë së natyrës. - Majmunët që i bëjnë lojërat e tilla janë të vogjël, kurse ata që jetojnë nder pyje, janë të mëdhenj. Majmuni është tepër i kuptueshëm, dinak dhe qesharak. Gishtin e madh të dorës e ka të kundruar si të njeriut, i cili i shërben për të kap. Fytyra dhe duart e majmunit i përngjajnë njeriut...
Mësusi kishte folur edhe për vjedullën, pastaj për zogjët dhe shumëzimin e tyre. Kur ra zilja e shkollës, ne dolëm prej klase duke rikujtuar orën e historisë dhe veçoritë e majmunit që kurrë s’e kishim parë...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:12 pm

KA ILAÇ PËR KURBETIN?

Kisha rënë të fle me muzikën që s’e adhuroja. Isha zgjuar me dashuri për të krijuar me këngën që sikur të ishte porositur për dëshirën time. Ishte kënga e kurbetit, që shpesh e lëshonin ata të Radio- Prishtinës së pushtuar! Këndoheshin edhe këngë shqipe, jipeshin edhe lajme, që ta merr mendja se këtu në Kosovë çdo gjë është duke u ringjallur në dobi të shqiptarëve. Prozës i kishte thënë që treguesin e radio stacionit gjithnjë të gjente vetëm në Radio-Tiranë. Radio-Tirana i kishte pëlqyer edhe më parë. "Ku të dëgjoja lajme, nga zonat: krra, krra!? Cilat janë ato zona: krra, krra, që i përmend z. Ismail Kadare? Vargjet e këngës së kurbetit vazhdonin: "Unë-o mjeri fukaraja!" Çfarë janë këto vargje? Po këngët e kurbetit? Bardhit i thoshte një mendje sesa më shumë që i këndohej kurbetit, ai merrte me vete me shumë njerëz. Çfarë jemi ne shqiptarët? Kurbeti ka marrë hov e ne i këndojmë këngë! I ruaj shumë këngë për kurbetin. Jetojmë me këngë dhe me disketa që i shkëmbëjmë nga bota e jashtme... Të qortojmë veten apo ata që e ngrehen këmbën zvarrë dhe morën udhët e kurbetit? Kafshatë që s’kapërdihet është kurbeti për ne! Pastaj ne të gjithë si një, vale- valë, i marrim udhët për kurbet! Si të shkohet pas bletës që ka marrë udhë për t’u mbytur në lumë? Madje, kënga në radiovalë kishte përfunduar, por plaga e kurbetit po përhapej. "Ka ilaç për kurbetin e shqiptarëve?", pyes. "Ka", më thotë një zë njeriu. "Ka ilaç, që Kosova të bëhet Shqipëri?" "Ka, më thotë një zë tjetër edhe më i theksuar se ai i mëparshmi." "Ka Kosova shqiptarë që dinë ta udhëheqin?" "Ka." "Ka Kosova bukë?" "Ka edhe për të tjerë", më thotë edhe ai që s’kisha menduar se merret me punë të tilla.
Kapërceja nëpër udhë të Dubrovnikut, dhe mezi prisja t’ia rrëfeja diujëndrrën që kisha parë, të cilën e pata shënuar në atë bllokun e vogël të numrave të telefonit. Zhdirgjesha shkallëve teposhtë dhe e kërkoja lapsin. "Mirë që më ra nder mend, mirë që i pata shënuar dy tri fjalë, dhe mirë që s’e paskam harruar syzheun e ëndrrës!"
"Isha në Kodër të Diellit së bashku me z. Habib Hashanin, dhe e kërkoja një dugajë të bleja diç në të. Me gjasë edhe ai kërkonte të njëjtat sende që më duheshin edhe mua. Në grushtin e dorës së djathtë e shtrëngoja fasulen që të mos më derdhej. Arrita te dugaja e Visokëve, dhe pashë se ishin do shkallë për të zbritur teposhtë dhe aty ishte dugaja. Çuditesha sesi dhe kur ishin ndërtuar ato shkallë. Kur u zhdorgja poshtë, m’u derdhen prej grushtit ca kokrra të fasules. U kërrusa t’i mbledhja, dhe s’arrita t’i përfarë të gjitha. Sa kokrra mbetën të shkapërderdhura. Pastaj shikimin e drejtova nga Kodra e Diellit, ta shihja nga treti Habib Hashani. Pashë se ai s’erdhi pas meje. Hyra në dugajë të Visokëve, dhe për fat tim, në dugajë ishte Agimi.
"Agim, prit pak se mos po vjen edhe Habib Hashani!"- i thashë.
Agimi shikonte prej një skaji të xhamit, e unë përpiqesha që të mos e shtrëngoja grushtin se me derdhej fasuleja. U afrova në tezgë e e luta Agimin:
"Agim, matma këtë grusht kokrra fasuleje, se e kam për farë. Do ta mbjell në Vitak dhe do të shoh sesi po bëhet fasuleja e Kosovës atje te ne. Farën e Kosovës po e dërgoj në Drenicë!..." i thashë dhe mezi arrita ta derdhë atë grusht fasuleje në peshojë.
U pata gëzuar shumë që pata rastin ta masja atë grusht fasuleje, por ç’fat pata, shpejt më doli gjumi.
- Ju, mund të më qortoni, pse unë merrem edhe me ëndrra? Mirë e keni ju, por mirë e kam edhe unë. Isha në Vitak, dhe arrita me vonesë, kisha mbjellur edhe atje një copë tokë në luadh, shtatë ari fasule. E kisha punuar mirë, me vullnet e dëshirë. E kisha mbjellur me shat në vijë dhe e kisha plehëruar. Ka ditë që as këtu në Prishtinë, e as në fshatin tim, nuk kishte rënë pikë shiu. Unë s’arrita të shkoja në luadh, e të shikoja fasulen.
-Haxhi, si është ajo bimë fasuleje në livadh? - e kisha pyetur Haxhiun, birin e vëllait të madh.
-As që e kam shikuar - më ishte përgjigjur Haxhiu. - Ç’po pyet, kur po sheh se çfarë thatësire e madhe është te ne! S’e kam parë as arën time...
Vërtet, kur kisha zbritur nga vetura te Sejdiajtë, tokës i vinte era shkrum e thatësirë. U pata ndalur te varrezat. Krushqit thoshin se tërë dita ishte vënë në shi, por sikur frikësohej të bjerë në atë tokë të thatë, që hëna e dëmtonte natën e lëre më ç’i bënte dielli ditën... Si për fat tim, në atë mbrëmje, kisha paraparë të buja në Vitak që të zgjohesha herët e të shkoja ta shihja fasulen se si i kishte përparuar, por s’arrita dot. Ndodh se lodhja e ditës së kapëprcyer ishte shkarkuar te unë në orët e mëngjesit. Haxhiu më kishte premtuar se do të udhëtonte me veturë rreth orës 6,oo të atij mëngjesi. Isha zgjuar pikërisht në atë kohë. M’u desh të bëhem gati, ta mbyll atë dritare të dhomës së fjetjes, pastaj edhe roletën, dhe dola prej pragut të shtëpisë. Prisja te dyert e mia, por veturës s’ia dëgjoja as më të voglën zhurmë. Eca Udhës së Kodrës së Vitakut. Kur dola në Zabel te Pusi, e bëra një hap mbrapa dhe u ktheva t’i shikoja ato shtëpi të reja: dy shtëpi janë të Maltinëve, njëra e Hajrë Isës, e tjetra e të vëllait të tij, Tafil Isës, kurse këndej tyre, në Fushë, janë më shumë shtëpi: Artiani, vëllai, Bledini, djali i vëllait të madh, Skritani dhe Fetahu i mixhës Ramë. Ai e ka ndërtuar shtëpinë më të bukur në Lug të Keq. Ata të lagjes së Spahive frikësoheshin, se mos kur do të zgjohen një ditë, do të shohin se shtëpia e Fetahut është rrëzuar në atë Lug të Keq! "Po, ku s’gjeti truall më të mirë për atë shtëpi, po shkoi e e ndërtoi mbi LUG TË KEQ?" Lug i Keq, më!" - bënte shaka Sadri Bejta që me muaj kishte punuar në hapjen e pusit për të gjetur ujë të pijshëm. Fshatarët e nënçmojnë atë pjesë të tokës, e s’shohin se edhe ata i kanë ndërtuar shtëpitë një një zallinë që dielli e kallë në pikë të natës, e lëre më ç’ju bën ditën?...
Kujtoja bisedën që u pat bërë në të pame të Sylës, kur i kishte vdekur gruaja. Aty e pata dëgjuar një tezak të Sylës nga Cerkolezi.
-Ju që keni ndërtuar shtëpi mbi udhë, do të shihni dritë, kurse këta që kanë mbetur në troje të moçme, kurrë s’do të shohin dritë të bardhë! - tha tezaku i Sylës. - Më pyetni pse? Pse, duhet ta dini se në këto troje të moçme kanë bërë shumë be e rrëfe, kanë gënjyer, kanë vrarë e prerë njerëz, kanë shpifur, dhe ato troje i çojnë peshë! Sytë janë për të parë e veshët janë për të dëgjuar. Ikni prej atyre trojeve! - përsiaste ai. – edhe pemës duhet ti ndërrohet trualli e lëre më njeriut!
Burrat qeshnin. Ata që kishin dalë prej atyre trojeve të moçme u qejfuan se menduan se janë liruar prej mëkateve e të bëmave të këqia. Tash do të zgjohen, dhe do të mendojnë ndryshe për vete, po edhe për të tjerë...
Bardhi e kishte mbyllur bllokun e shënimeve. Ushtima e kompjuterit sikur i jipte shenjë që ta lë punën, se me gjasë barku kërkonte bukë. Me sustën e mbylljes, ushtima e kompjuterit pushoi...Zbriste shkallëve teposhtë duke dyshuar mos vallë kishte bërë ndonjë gabim në ruajtjen e tërë asaj që shkruante.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:12 pm

NJERËZIT E KOHËS

Bardh Mulaj ishte zhytur në jetën e pasur të ëndërrimeve dhe e maste me peshore botën e të gjitha ëndrrave që kishte parë, kurse pastaj me mendje kthehej e zhytej në botën e zhgjëndrrave për jetën.
-Po, ç’jetë është kjo në ëndërrime? Po, vallë, çfarë është edhe kjo jetë në zhgjëndërr?
I thoshte një mendje, se po të kishte një peshojë e t’i vë në të ëndrrat dhe zhgjëndrrat që i kishte parë, cilat heqin më rëndë? "Pesha e ëndërrimeve është e bujshme, them, por edhe koha e zhgjëndrrave po ashtu është një lloj erozioni, që gjithnjë bëj përpjekje që asnjë kohe të mos i zë besë. Po qe se më qortoni se jetoj me ëndrrat që i shoh, e jo edhe me zhgjëndrrat, mund të gaboni. Unë për vete s’di t’i ndaj, aq sa s’mund t’i ndaj mëkatet e vjetra, prej fatkeqësive të reja. Të më falen të gjitha mëkatet që i kam bërë, do të ishte një lloj shkelje flagrante në dinjitetin profesionist, por edhe sikur të kërkojë që të mos pësojë ndonjëherë, ky do të ishte mendim absurd! U them botërisht se nuk dëshiroj të jetojë në llahtari! Lavdatat s’më duhen në asnjë kohë. Koha për mua s’ishte asgjë tjetër, por vetëm kohë, fjalë e thatë, që asaj i kam paraprirë, e kurrsesi ajo s’më priu mua. "a prij se nuk e di udhën!" i kisha lutur ata që e njohin vendin. Çdo kohë i ka njerëzit e kohës, që kanë punuar qysh herët për ta arritur atë kohë me njerëz të kohës. Asgjë s’më ka penguar koha, po qe se kam lëviz në kohë, kam projektuar e punuar, kam ecur dhe kam paraparë e matur jetën time, por edhe të breznive...
Po e zë se erdhi koha ime! Sërish kam frikë se do të mashtrohem! Ndashtë! Nëse mashtrohem, dëshiroj që bijtë dhe bijat e mia si dhe i tërë njerëzimi në botën e civilizuar, të mos mashtrohen. Bota e mashtrimeve është botë në vete, si të thuash si e ëndrrave dhe zhgjëdrrave të mia. Sa ka njerëz të mashtruar, po aq ka edhe të tillë të pamashtruar. Dy pole të jetës: gjithnjë të mashtruar dhe të pa mashtruar! Çfarë janë këto kurdisje në botën tonë? Dy kahe jetësore që bëjnë gara mes vetes, dhe koha i pranon si të mirëfillta! Ta qortoj kohën, apo veten, që s’pata aftësi në çaste të pikërishme t’i paraprij një jete më të mirë, me ditë të mrekullueshme!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:13 pm

O, ZOT, KI MËSHIRË NDAJ FSHATARËVE!

Ka vjet që askujt s’i kam shkruar letër urimi, me përjashtim të një letre që ia pata dërguar Arsimit dhe Fitimit në Gjermani. Letra urimi kisha shkruar herët, dhe kisha dërguar anëmbanë Kosovës, pos në Shqipëri, jo,se s’ishte rendi e koha që të bëjmë shkëmbime me letra. Po të kthehem në letrat që ua kam dërguar të tjerëve, humbi shumë kohë, dhe sikur t’i kishin ruajtur shokët dhe miqtë letrat e mia, tash do t’ua shpërbleja me nga një libër të Arsimit: "Të vdekurit vallëzojnë". Kaq pata mundësi, e sa për mundësi të tjera, të gjithë m’i dinë kushtet. Mjafton se ende po mendoj mirë, dhe se ndodh që edhe i miri të theret në përpeq, por ndashtë! Bota për mua e unë për të, e di se jam si një pikë ujë në det. Kësaj i them, bota ime, kjo që më kap dhe s’më lë të qetë në jetë. Qetësia s’është e lavdërueshme. Qetësi në kukëza, i them! Asgjë s’duhet të jetë e tepruar. Të bëhem tepër merak në kalë at, mund të më ngordh, dhe mbes në këmbë për tërë jetën... Më mirë në këmbë sesa i rrëzuar si lis me rremba!
U ktheva prej Vitakut, por e lashë atë tokë gurinore shkrumb i gjallë. Kur pata zbritur dhe zhdirgjesha arave të Topallajve, u luta: "O Zot, pse i mundon kaq shumë fshatarët e mi?" Atëbotë m’u kujtuan fjalët e Xhavitit, që shpesh m’i përsëriste:
- Baba, kjo toka juaj është shumë e ashpër, po edhe njerëzit e këtij vendi kanë trashëguar po atë ashpërsi!
Kisha shkuar së pari në kopshtin tim, afër Rekës. Posa hyra në kopsht, ndjeva njëfarë klithme të shpendëve, që thureshin nëpër kulpra. Kur pashë se qepët ishin bërë shkrumb, mora një kovë të plastikës në kopsht të Bacit, dhe nisa t’i ujis rrënjët e kungujve të misirit. Vjet kisha marrë kunguj të mirë, të përderdhur, dhe pres që edhe sivjet të kam kunguj të mirë. Por, duke i ujitur, ia nisi një rigë shi. Në vete thashë: "Po i lë, se shiu veçsa s’ka mbërri këtu". Por, nëpër atë rigë të shiut, i ujita vetëm kungujt. Për qepë thashë: "Zoti iu bëftë çare, se s’kam ç’t’u bëj!"
Ika prej asaj rige shiu me këpucë në dorë, dhe s’më lagu aq shumë. Arrita në oborr të mixhës Ramë i zbathur, dhe u ula në kroin e tij me rënie të lirë, i lava këmbë e duar dhe pastaj hyra në shtëpi. U përshëndeta me të gjithë, dhe u thashë se keni të fala prej atyre në Gjermani. Dje në shtëpinë time erdhi miku i Fitmit, dhe i kishte parë të gjithë: Fitimin, Arsimin, gratë e fëmijët e tyre, po edhe Avniun tuaj. Fitimi dhe Avniu atje janë bashkuar në një shtëpi. Kaq...Pashë se ata të shtëpisë se mixhës Ramë u preken. Shqipja nisi t’i përlosh sytë. Tezja ishte kërrusur mbi një shilte, kurse mixha Ramë mbi një batanie të vjetër, bëhej gati ta fal drekën.
Por, edhe pse e shkrova letrën, dhe ashtu të përfunduar e dërgova për në Gjermani, kujtimet e tjera sikur për inat tim, apo të të tjerëve rishtas m’u zgjuan. Një det i madh mendimesh më vlonte nëpër kokë, më kishte kapluar të tërin, dhe mezi prisja çastin ta përfundoja këtë vizitë që ia bëra Sinorit e të kthehesha në shtëpi, të vazhdoja atë që më ishte lidhur nyjë. Në vete thosha:"Po, ç’djall është kjo bota ime krijuese, që më rrëmben kaq shpejt?!" dhe mendja sërish më shkonte te tema që e kisha vënë në binarët krijues. Edhe vetes i bëja shpesh ndonjë pyetje: "Mos s’po di të shkruaj, apo të ngutëm e të shkruaj sa më parë atë që e kisha përsiatur thellë në shpirt?..." Nga thellësia diku e panjohur, që as s’e shihja e as nuk mundja ta prek me dorë, sikur gufonte diçka e papritur. Nora shpesh më shikonte në fytyrë, pëpiqej të më fut në ndonjë botë tjetër, e të më shkëpus nga kjo bota ime krijuese, por mëkot. Disa herë më kishte dhënë shenjë që të qetësohesha, por kushedi se nga më kishte fluturuar kjo mendja ime?
-Besa-besë, prapë po i kthehem atij vajit të gruas sime. Më mirë që të më qaj gruaja sa jam gjallë, sesa kur të vdes! Mjafton se njëherë në jetë ia pashë gruas ët në sy për mua! - e pata ndërprerë bisedën, dhe u futa në ca gjëra që mendonin se fare nuk kishin peshë.
Atëherë Norën e shikova se qeshi, dhe me gjasë më dha shkas që sadopak të qesh, qeshen edhe gratë e tjera, qeshen edhe burrat. Kështu kapërcente mbrëmja, ajo dikënd e ndante e dikënd e afronte, por prapë mbetej mbrëmje, një mbrëmje në kujtesë më shumë...Edhe sikur të ngritesha në këmbë dhe të thosha mendime me peshë, në këto çaste s’arrija dot të bëja: bum! Si është vendi - është edhe kuvendi, më sillej në mendje ajo fjalia që shpesh e kisha dëgjuar. Pastaj edhe urti të tjera që kanë tekst dhe nënteks: "Kush të do të mirën, të puth në natje!", por që këtu me gjasë s’e kishte vendin, sepse ne ishim tubuar në mbrëmje të këtij korriku. Korriku në qytet as që përjetohej si muaj i të korrave, se këtu askush s’mendon për të korrur. Por sikur të isha në fshat, do ta përjetoja me të korra. Por, ç’djall është edhe ai fshat? Më ka marrë shumë kohë! Dhjetë vjet më kanë mashtruar fshatarët e mi se do të ketë krizë të bukës, do të ketë uri në veçanti në qytet e më duhej ta mbjellja arën time me grurë e misër, e ja, fat që krizën e bukës s’e përjetova as unë e as ata në fshat. Por, ç’të bëjnë edhe ata fshatarë: gjithnjë jetojnë me frikë, jo po ndodh kjo, jo do të bëhet kështu, pastaj: "Serbia na merr bukën në magjë dhe ia dërgon Rusisë e ne na lë të cakllojmë nga uria". "Jemi provuar ne me këto punë të Serbisë, o ta ndjefsha të mirën! S’është kjo hera e parë. Luftuam kundër saj, pastaj u bëmë edhe bashkë me të, dhe e fituam luftën, por prapë lirinë na premtoi e s’na dha ta shohim as me sy!" Dhe me këto pak fjalë e mbylla gojën. Mu desh që në moshë të thyer, ta punoja tokën, që të mos i trokisja askujt në derë për bukë. Kishin kaluar njëzetë vjetë që s’e kisha punuar atë tokë djerrinë në Vitak. Mjete të prodhimit s’kisha. Një shat që e kisha lënë në tavan kur erdha në Prishtinë s’e pata gjetur. As ato koshere të bletëve që i pata lënë në tavan, s’i gjeta. As enët që mendonim se do të shkonim gjatë verës, s’i pata gjetur. Nora shpesh më ankohej. Përpiqesha që tërë ajo që kishte kapërcyer të harrohej. Shtëpinë e patëm gjetur ahur, me pleh, dhe as që erdhën ata djem të vëllait të na ndihmonin, se i kishin ngujuar bagëtinë. Kushedi se ku e patëm dërguar atë pleh të bagëtive, në arën time apo të vëllait? As që më kujtohet. Por, mjafton se shtëpia nisi të marrë frymë lirisht. Kthimi ynë në tokën tonë, me gjasë i frikësonte edhe ata të lagjes. Shpesh i dëgjoja nëpër vrima të avllisë se thoshin: "Ore djem, ecni e punoni? Ç’jeni duke bërë? A po shihni se ky ka ardhur prej qytetit dhe e punon tokën, po ju? Po, ndodhi e s’patëm bukë, t’ia kërkojmë këtij nga qyteti, e tokën e kemi edhe ne si ky..."
Ato ditë kur u pata nisur të shkoja së pari në Vitak; pata buajtur në Klinë te Sherif Mariçani, dhe të nesërmen isha zgjuar dhe në traktor të tij i kisha ngarkuar dritaret për meremetimin e shtëpisë, e ai më doli përpara dhe më pyeti me një zë qortues e të ashpër:
-Ku po do? A je në mend?
-Po shkoj në vendlindjen time, në Vitak - iu përgjigja preras.
-Çfarë Vitaku, njëherë e përgjithmonë i ke fshirë duart prej tij. Ec nga ke ardhur, se moti ke kërkuar qytet!
Traktori u nis për në Vitak. Heshta, por gjatë e kam bluar në kokë atë që më tha Sherif Mariçani. Në mos asgjë, prisja se fjala e tij do të më afronte, e jo në atë mënyrë, sikur desh të më grushtojë! Kisha udhëtuar në natje, dhe shihja se të gjithë ata që më flisnin keq, më ndihmonin që prapë të mos e humbi hullinë që kisha filluar.
Kujtimet e përjetimet janë kapituj të veçantë të jetës, them shpesh në vete. Ato kujtime më duhet t’i mbarështroj, t’i vë në letër, se pastaj, më thotë një mendje, ato do ta zgjojnë malin e fushën dhe prej tyre do të mësojnë edhe të tjerët. Por, ç’fat që pata, këto kujtime u desh të shohin dritën më herët, dhe të bëja edhe një bum të vogël në letërsi, siç bënë shokët e mi. Apo ç’më duhej ai: bum, kur mund të mbytesha kryengul e në lumë! Bumet s’i desha në jetë...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:13 pm

GJITHNJË NË IKJE

Ç’prej se kisha mësuar shkrim-lexim, pos të tjerash, leximi i letrave dhe shkrimi i tyre më pëlqenin pa masë. Kushdo që merrte ndonjë letër ushtarësh në lagje, vinin te unë dhe ua lexoja. Ka raste kur vinin me nënë, baba, motër e vëlla, dhe kështu, posa ia nisja fjalisë se parë, ata i shihja se qanin, ndalesha nganjëherë, e burrat më thoshin: - Hajt, hajt, lexoje atë letër, se këto gratë që derdhin lotë e ndalin edhe qerren në tepozhëze!
Më duhej edhe mua një lloj durimi, besa shpesh ruhesha që të mos më rridhnin lotë për ata ushtarë të mjerë! Ç’fat pata, shpesh edhe vinin e më luteshin që t’ua shkruaja letrat për djemtë e tyre. Ata shpesh më flisnin pa lidhje, e besa mund të gaboja edhe vetë, t’ua shpreh mendimet e tyre, duke mos ditur që atëherë se letrat e ushtarëve lexoheshin dhe kontrolloheshin nga polocia sekrete ushtarake. Ka raste kur një fjali është marrë në spikamë, dhe ushtari ka shkuar edhe në burg. Por, mbasi isha mësuar të shkruaja letra, për fat shpesh edhe ua lexoja. Burrat më këshillonin: "Shlyeje ketë e ketë!" As që më tregonin arsyet e shlyerjes. Tash vonë i mora vesh! I mora vesh atëherë kur shkova ushtar në Lubjanë, dhe më pat thënë im atë:
-Shiko mirë ç’shkruan në letër! Ani, ti që je me shkollë, ta kesh me dije se këta lëmshat e bardhë dhe të zi, t’i kanë dërguar herët atje!
Ç’ishte kjo punë e lëmshave? Mos edhe atit tim ia kishin përcjellur lëmshat e zi e të bardhë? Mos atë që kishte përjetuar ai, më përsëritej në jetë? Zatën, edhe thëniet e moçme:"Mëkatet e vjetra, fatkeqësitë e reja", s’janë edhe aq të pa qëlluara. Kushedi ç’kishte bërë im atë? Di vetëm kaq, se tash po shoh e vërej më mirë, në katër luftëra mori pjesë, dhe s’qe në gjendje të na sjell një troh, a më vetëm një pikë liri Çfarë ishte edhe im atë? Më dukej shpesh se ishte tepër i ashpër ndaj meje, apo edhe ndaj vëllazërve të mëdhenj, e shpesh edhe ndaj mixhës Ramë. Por, jo, kutadi, ai kishte menduar ndryshe për vete e ndryshe për ne: jeta jonë të vazhdojë! Erdhëm deri këtu, dhe pas vdekjes së tij, ç’fat patëm, njerëzit nisën t’i ringjallin kujtimet e tim eti. Madje, edhe ata që dikur mendoja se qenë kundërshtarë të tij, si për çudi, flisnin mirë për të. Më duhej ta përmbaja veten, se ime ëmë më kishte këshilluar para se të vdes: "Bardhosh, mbaje veten!" Por, as vetë s’e di, sesi një dasmë që bëhej në lagjen tonë, kur Bali Ukë nisi ta lavdëroj babanë, ia resha me pak fjalë, e të gjithë qenë kureshtarë:
-Shiko mixha Ukë! - i tha Bardhi. - Ke përmendur disa herë babanë tim, po e lavdëron, faleminderit, por sa i përket bukës, s’e paske kuptuar mirë?
-Po, pse thua ashtu?- pyeti mixha Ukë. - Unë e njoha Veliun më mirë se ti. Ç’ke ditur ti atëherë, i vogël qe?
-Pajtohem se qesh i vogël, por kuptom dhe dëgjom: "Ne e dhamë drithin dhe miellin e s’fshehem asgjë. Pse e dhamë? E dhamë pse im atë e kishte kokën nën gërsherë pikërisht se s’ishte pajtuar me përfudimin e luftës së mbramë. E dhamë se duhej ruajtur kokat e meshkujve. A më mirë sikur që e dhamë mallin, apo malli të na i hajë kokat tona!? Por, dihet, ne me tridhjetë anëtarë të familjes mbetëm pa bukë! Këtu në lagje të gjithë ju kishit bukë. Kur im atë binte nga një strastë ushtarësh miell në shtëpi, dilte nëpër sokaqe të lagjes e pyeste:
- Kush s’keni bukë, shkoni në shtëpi, se mbrëmë e kam prurë një strastë ushtarësh miell?!
- Po, ç’bënim ne me atë trastë miell? - pyeti Bardhi. - Tridhjetë anëtarë të famlijes - ua ngrita gishtërinjt e mi. S’e keni kuptuar atë se ua ka tërhequr vërejtjen: "Unë po, pajtohem ta ndaj me ju një strastë miell, e ju s’po jeni në gjendje të ma jepni hua një tepsi miell!".
- Ehe!, - bëri Bali Ukë, dhe sikur i përpiu fjalët e tij.
U desh të lëshohem në gjera të tjera. Jeta ime po vazhdon... le të vazhdojë jeta edhe e atyre që s’e kanë paraparë e matur me kohë...
Prej kësaj dhome i kthehem fshatit. Çudi, bishtat e tij më përcjellin gjithnjë. Është vështirë të jesh fshatar, por edhe më vështirë të bëhesh qytetar. Ku do të mendonte mixha Ukë se jam me të, dhe shkruaj për të, pastaj as këta në shtëpi ende s’e kanë marrë vesh se çfarë jam duke krijuar? Në vete them: "Më mirë është që tash mos ta marrin vesh se kënd kam në shënjestër, se pastaj më hidhërohen!" Vërtet, ashtu nuk do të më dalë punë me këta të mitë. Më thoshte shpesh edhe i ndjeri Mirko Gashi: "Mos zë armiq më shumë se ke, se do t’i humbasësh edhe miqtë e vjetër dhe të rinj!". Ika kalimthi edhe nga këto thënie, se kur dëshiroja të flisja me të e gjeja të dehur, e fare s’i thosha: "O Mirko Gashi, kur do të gjej ndonjë ditë të qetë, dhe të mos ndiej se të vjen era raki...?" Gjithçka, them në vete, qenka në ikje. Edhe jeta në ikje, edhe romani në ikje, por nga kjo ikje, shoh se do të dalë një punë që më vonë do t’i vjen era misk sapun nga Peja!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:13 pm

KTHIMI NË TOKË TË BUKËS

Çfarë më erdhi në kujtesë: udhëtimi i Besimit në pranverë të vjetit l968, kur e pata dërguar në Vitak, për ta lëruar arën në Errnicë me qe të mixhës Ukë. Kur ishte kthyer nga fshati në qytet më kishte rrëfyer:
-Posa dola në Arë të Errnicës dhe duke u zhdjergur mezhdes teposhtë, pashë se ishte duke lëruar mixha Ukë me qe e plug të tij, aq u gëzova, sa në jetën time gëzim më të madh s’pata. U gëzova që pas njëzete pesë vjet pashë sesi lërohej ara jonë, dhe m’u duk se u bëra njeri i madh. Pra, kurrë në jetë nuk do ta harroj lërimin që ia kishte bërë arës sonë mixha Ukë. Lëre lërimin, baba, por ai më kishte pyetur për ty, për gjyshen dhe për të gjithë. Unë s’dija ta pyesja për ata të tij, se siç e di, ne shkuam të vegjël në Prishtinë, dhe u shkëputëm njëherë prej fshatit tonë. Shkolla na ndau, mësimi, puna tjetër, dhe jeta në qytet na bëri murgj përjetë...
Edhe në këtë çast i mata punët në qytet dhe ato në fshat, dhe pashë se fshati dhe qyteti janë larg njëri- tjetrit. Sa kam të drejtë, s’e shoh të udhës të jap konkludime. Por, në atë pranverë që pata shkuar ta mbjell misrin, kur para hambarit Bleta e Muhametit më shtroi bukë së bashku me mixhën Ramë, kur u ngrit sofra, e mbeti një gjysmë buke e grytë, e mori në dorë dhe duke ma zgjatur, më luti:
- Bardh, merre ketë gjysmë buke, se ndoshta s’keni bukë në Prishtinë!
- Po ç’po thua ashtu, o mixhë! Kujton ti se për bukë në gojë erdha ta punoj tokën në Vitak, a? Jo, mixho, jo!
E hetova veten se u pata prekur në këto fjalë që s’kisha menduar se do t’i dëgjoja prej mixhës Ramë. Kujtime janë këto… Dhe sapo shoh, sa është mirë t’i përkujtoj, po aq do të ishte edhe më mirë që të mos i rikujtoj!... Nëse janë të një kohe, prapë them, le të mbesin në letër. Kuptohet se jeta s’është si në letër, edhe në vepër. Por, ç’fajtor jam që në ato ditë luajti puna me pod, dhe m’u desh të kërrusem para asaj toke, që më parë isha larguar prej saj, por edhe asnjë rremb s’e kisha prerë e shitur, e as që kisha parë ndonjë ëndërr të tillë! O Zot, të shes tokën, çfarë do të bënte ime ëmë? Shitja do t’i bëhej dergjë! Ajo deri vonë e ndrydhte atë shpresë të saj shterpe, se një ditë, kur do të rritej Besimi dhe të bëhej krah i punës, do të kthehej në fshat së bashku me të, do t’ia gjente një nuse të mirë dhe të jetonin e ta mbronin atë tokë atje. Po, ç’ndodhi pastaj? Besimi u rrit, kreu shkollën e mesme, pastaj edhe fakultetin, e një ditë, kur qemë duke biseduar për Vitakun, nëna më tha:
- Bardh, s’më dole në fjalë. A sheh, se Beci u rrit, u bë për martesë e s’ma dhe këtë djalë që të kthehem në fshat. Atje do ta martonte nëna yte, atje do të bëhej shtëpi... Dikënd prej djemve duhet ta lësh në atë truall...
-Lëre atë punë, moj nënë! - i tha Bardhi nënës së tij sa për t’i dhënë shpresë për jetë. - Jeta më e mirë është në qytet. Ke jetuar atje mjaft, ke vuajtur mjaft, e tash...? Të jetojmë edhe ndonjë ditë në qytet!...
-Po, po - tha nëna me gjysmë zëri dhe heshti.
Pastaj sikur diçka e re u ringjall në shpirtin e nënës, u ul në kanape e tha:
- Të gjithë duhet të kthehemi në tokë të bukës!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:13 pm

LETRAT PËR USHTARË

Letrat e para të ushtarëve kisha mësuar t’i shkruaja prej Qerimit të mixhës Bali. Lëre letrat, por prej tij shkruaja edhe lutje fetare dhe i mësoja shpejt, e duke kapërcyer ai në shpjetësi nëpër Ograxhë, e ndalja dhe ia këndoja letrat dhe ia thosha fjalët e lutjeve në gjuhën arabishte që fare s’e kuptoja as unë e me gjasë as ai vetë. Kishte mësuar Qerimi në medrese të Gjakovës, atje më thoshte ai, kishin pasë një hoxhë, që pos arabishtës, ua mësonte edhe shqipen. Ai me një dashuri të madhe fliste për Hasan Efendi Xhehnemin, që një kohë të gjatë kishte qenë shtyllë e Medresës së Lartë në Gjakovë, se prej tij kishte shumë kujtime. Atëbotë as që i merrja vesh këto punë të shkrimeve. Shpesh shkoja në atë odën e mixhës Bali që mezi i pranonte pesë veta, dhe ulesha që t’ia lexoja letrat e shkruara. Por, kur qëllonte mixha Bali, ai bëhej se fare s’më dëgjonte. Kureshtja e tij se çfarë i shkruaja vëllait tim, Aritanit që ishte ushtar në Demir Kapi, ishte e madhe. Kur e kryeja punën, më thoshte një mendje, se biri i tij, Qerimi i tregonte për Bacin se ku gjendej, dhe se atje do të kryejë ushtrinë e pastaj kushedi se nga e tretin...
Jeta me letra filloi edhe në shtëpinë tonë. Kur vinte ndonjë letër e Bacit, të gjithë burrat më padurim më pritnin mua se kur do të vija nga shkolla. Ishte mbrëmje e dimrit, dhe të gjithë ishim të shtrirë në cergë: babai, mixha Ramë, vëllain e madh, Durimi, dhe të tjerë, dhe posa ma jepnin letrën,. afrohesha në dritë të llambës dhe ia nisja të lexoja me zë:
Të nderuar prindër,
Kur po ua shkruaj këtë letër ushtarësh, po gëzohem që së pari unë jam shëndosh e mirë, por po shpresoj se edhe letra ime do t’u gjej të gjithëve shëndosh e mirë, siç më dëshiron kjo zemra ime. Këtu jam me disa shokë nga ana jonë, por më shumë ka serbë e të tjerë, sesa shqiptarë. Në shkollë të oficerëve ka pak shqiptarë, se këtu vijnë ata që kanë shkollë. Por, edhe kur dal në rreth të ushtrisë, gjej shqiptarë dhe rri me ta, edhe pse shpesh më qortojnë: "Mos rri me shqiptarë, se më lehtë e mëson gjuhën serbishte!". Ç’të bëj, po më duhet t’i kërkoj e të rri me ushtarët shqiptarë, se po çmallem me ta. Ju, si jeni: babai, ti Durim, mixha Ramë, si dhe fëmijët?
U bëj të fala,
Artiani nga Demir Kapia!
P.U. 84097
Demir Kapi - Maqedoni

Letra të shkurtëra shkruante Baci, sa ata dyshonin se nuk ua kisha lexuar deri në fund. Im atë shpesh i hapte sytë dhe pyeste:
- A s’ka më, a? Eh, bërllogu i thiut, po pse s’ka shkruar edhe pak më gjatë!? - dhe sakaq mbyllej biseda rreth letrës që lexoja.
Ulesha në fund të cergës së odës, sa i gëzueshëm aq edhe i hidhërueshëm që vëllai s’ma kishte përmendur emrin. Apo, mos vallë s’e dinte se kisha mësuar shkrim-leximin nga abetarja që kushedi nga erdhi, po edhe nga ajo që e kishte sjell ai nga Shqipëria?
Si çdo njeri që përpiqet t’i çelë udhët e jetës, më thotë një mendje, në qëndrimet jetësore dhe shkollore isha këmngulës. Kjo udhë sa më ka shpëtuar, por shpesh tagër të lartë i kam paguar! Kur ndokush më qortonte për udhën që kisha marrë, e kjo ishte selitja prej Vitakut për në Prishtinë, shumë veta, lëre që s’më qortonin nder sy, por kudo që shkonin e merrnin në shënjestër punën time, qeshnin me gojë në grusht! Sikur t’i kisha porositur që të ms qanin hallet, ajo do t’u pranohej, por as që i kisha shqyrtuar këto lëvizje me ta. Ata, me gjasë, hanin bukën e vet dhe mbanin hallin tim, apo mos fare s’ishin të zotuar që të shkojnë mbas një hullie të re. Kur merrej në bisedë qyteti, shpesh i dëgjoja shpifjet:
-Paj, s’është qyteti për ta. Oh, i mjeri ai Bardh me kënd do të marrë udhë për atje! Lëre që s’ka grua, por çfarë do t’i bëjë nënës! Ajo s’i shkon mbrapa. Ta lë nënën këtu në Vitak, një ditë do të dalë me strajcë e shtagë në supe sikur Shabanurka e të kërkojë ndonjë duek misër apo grurë.
- Ja ç’bënë djemtë e atij Veliut, që mori pjesë në katër luftëra? - ngurronin të tjerët, duke mos u pajtuar që të hapen shtigje të reja. - Asgjë! Nënën e lanë nëpër dyer të hallkut, e qe për çka ka lufuar e punuar ai. Djemtë ia humbën edhe këtë truall që e mbrojti me gjak e me lak...!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:13 pm

SHKOLLA - LULE E NJERËZIMIT

U përhapën shumë lajme, të qena e më shumë të paqena, e sa për lajme të mira për udhën që do të merrja, atëherë as që më shkonte nder mend se do t’i dëgjoja thashethemet! Fshatarët janë të tillë: çdo fill të një pune të re, duke mos pasur mundësi që ata të ecin me kohën, përpiqen t’ia vënë tëndën, por me këtë s’e dinë se veten e kthejnë mbrapa. Askush nuk më mbronte, madje me një fjalë goje: "Ore, shikoni punët tuaja, se Bardh Mulaj adhuron shkollën. Shkolla për të dhe fëmijët e tij është lule e njerëzimit. Ai u shkollua në kushte shumë të vështira e bijtë e bijat e tij do t’i shkollojë më lehtë. Shkollë ka edhe këtu, por atje në Prishtinë ka shkolla më të larta. Mirë e ka, se këtu te ne, shpesh ia ngjesim bishtin atij që s’e ka, dhe ia heqim atij që s’dëshiron ta heq kurrë!". Lëre që s’e kisha babanë të më pengojë, por më ishte bërë flastër edhe mixha Ramë:
- Ore, ky farë Bardh Mula, a sheh ç’është duke bërë? Do ta shes edhe këta tokë. Thotë se gurët e shtëpisë i ka nxjerrë e paguar në Përçevë, landët pishe për shtëpi i ka blerë në Rugovë. Po kjo është gënjeshtër e tij. Ku ke parë ti të barten gurë e landë për shtëpi prej Përçeve e prej Rugove, e të ndërtosh shtëpi në Prishtinë? Mac!, i thonë kësaj pune. Madje, ku ke parë ti të marrë mjeshtër në Likofc e të ndërtojnë shtëpinë e tij në qytet?
Isha bërë një: si të dëgjoja se flisnin keq për mua, apo edhe mirë, udhën time shpesh e masja dhe e shikoja si në pasqyrë ditë e natë. Ishin kohë të vështira, më thoshte shpesh një mendje. Vrisja mendjen, ecja ngadalë, përgjoja atë që as s’më ikën e as s’më afrohej aq pahetueshëm. Isha përbetuar që të mos e gënjeja veten dhe të tjerët. Kudo që shkoja sikur merrej në thumb të qortimeve puna ime. Kjo më ishte bërë udhë e jetës... Sa më tepër që flitej për mua, përpiqesha të ik nga orbita e bisedave, dhe futesha në botën time, që shpresoja se do të më çelë udhë të re...Derisa të tjerët bënin plane me gojë duke mos u zotuar në veprime, unë të gjitha i kisha shënuar në letër. Kushdo që përpiqej të më pengonte në udhën e ndërtimit të shtëpisë në qytet s’e adhuroja as për mik e shok. Më ishin bërë mendje e kokë, shtëpi, bredhje që askush s’dëshiroja ta përjetojë këtë...
Ditët kapërcenin. Parandjenjë e mynxyrshme krijohej e përpiqesha t’i shëroja plagët e jetës së të tjerëve, që më përcjellnin edhe mua.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:13 pm

TË TILLË JEMI NE…

Ishte verë. Të korrat veçsa kishin filluar. Atëherë, së pari në Vitak kishin ardhur makinistët me kombanja nga Serbia. Lagja jonë ishte gëzuar shumë që arritën makinat, ishin gëzuar edhe gratë, vajzat e djelmoshat që duhej me javë të korrnin e të shijnë me kuaj e me qe grurin, elbin, tërshërën, thekrën, urovin... Tash ishte bërë një punë e madhe. Në Ograxhë, për herë të parë u vendos kombanja në Rrafshinë të Balit Hajriz. Isha në atë lloj feste. S’kishte rëndësi ajo që kombanjerët ishin serbë, as që bënte kush fjalë për këtë. Punët kishin nisur mirë dhe mbarë, thoshin fshatarët. Ata as që e bënin çështje punën e ujemit që merrnin në atë kohë, ishte shumë apo pakëz! I dëgjoja se thoshin: "Ore i kanë hak, posi. Vetëm gjysma e grurit të na mbetet ne, është mjaft që s’i mundojmë robtë e shtëpisë!" Vishesha pak më mirë se të tjerët. Nëpër dhëmbë i dëgjoja se flisnin: "Këtij qytetarit edhe sikur t’i bie hunda në tokë, s’kërruset ta marrë! Hundën e mban lart, ky!". Më thoshin në mënyrë të hapët, por as që i vëja në pullë thashethemet e tilla. Kisha punë më të mençur se fjalët e tilla. Shpesh vrisja mendjen time: "Po, vallë, nga janë duke dëgjuar kaq shumë për mua? Mos ime ëmë, duke ma qar hallin tim, po rrëfehet para tyre? Oh, edhe ajo nëna ime, ç’hoq prej fjalëve të këtij fshati! Edhe më parë kur pata shkuar në Gjimnazin e Prizrenit desh të çmendej. I thoshin se një djalë që pate, ta ndoqen postorqtë e ti mbete nëpër dyer të hallkut! Pastaj e frikësonin se atje s’kishim bukë për të ngrënë, as veshmbathje... Kushdo që vinte në shtëpinë tonë, sikur ishte i porositur që të shpif diçka për mua, dhe në dëm të nënës.
Im atë atëbotë ishte në burg. Po të ishte ai në shtëpi, të gjitha përpjekjet e mia do t’i mbulonte. Në mos asgjë, mjafton se do t’ua thyente në rezë sa bindje të gabueshme, sikur atëbotë kur në Broboniq e pyetën për vëllain tim:
-Veli, a po të ndihmon Aritani në qytet?
-Po, edhe shumë, besa! - iu kishte përgjigjur ai miqve.
-Po, çfarë të ndihmon?
-Ai m’i ka hequr gjashtë lugë nga sofra. A ndihmë e vogël është kjo, a?
Ata kishin qeshur me këto përgjigje të babait, por tash po e shohin ata se ç’u kishte thënë. Kisha bindjet e mia, se fshatarët vonë zgjohen, dhe çdo gjë të re, lëre që e sarkatizojnë, por edhe bëjnë përzierjen e shpifjeve të vjetra me sosh më të reja. Atëbotë im atë as që përkulej para njerëzve që s’mund ta parashihnin jetën e tyre.
- Ka të tillë që nuk shohin më larg se hunda e vet! - sikur përpiqej ati të mos bëheshim viktimë e kohës. Larg merrte erë ai. Ndoshta pse ishte i dalur, thonë tashë e më parë as që përmendej mençuria e tij. Të tillë jemi ne! Shpesh për një plesht e djegim jorganin, dhe pse mbesim pa jorgan, as që çajmë kokë. Mjafton se njëherë i japim teh të gabueshëm punës së të tjerëve e pastaj me atë kah prejmë mbrapsht një kohë të gjatë...
Dita e dytë e të shirave të grurit me makinë më kishte gjetur në Ograxhë. Ishim në radhë edhe ne, por atë vjeshtë me shi, unë s’arrita të mbjellë asnjë kokër grurë. Ata sikur ma qanin hallin se do të mbetesha pa bukë, pastaj ky është një hap i gabuar i Bardhit, dhe çfarë tjetër...? Makina shirëse vjellte tym e byk. Shikoja ç’po ndodhte me grurin e fqinjëve të mi. Kishte edhe të tjerë që shikonin e fare s’punonin asgjë, por theksi ishte vënë vetëm te unë: si sorollatesha me duar në xhepa, çfarë flisja e çfarë prisnin të dëgjonin prej meje. Kur mendoja se do të kisha një qetësi, arriti një letër në emrin tim. Posa e hapa të gjithë ata të mitë më shikuan me kureshtje, dhe mezi prisnin të merrnin vesh se çfarë po ndodhte me mua?! Ishte ky një telegram që kishte arritur nga posta e Pejës, në adresë time. Në të pashë të shkruar:
- Bardhi, eja sa më parë në Pejë. Me vete merr edhe të holla!
Ata e panë se isha i prekur, por s’e shprehja dot atë fshehtësi.
- Një telegram!...- tha Bardhi me një zë të ulët dhe si mëdyshas.
- Po, po, ti me telegrame je duke punuar. Ku do të çojnë ato...? Je duke ia bërë fikes me sy, ej! - sikur i dëgjoja fshatarët që shpesh më flisnin dhe sikur hungëronin!
Por, mjafton se këto mendime të tyre ishin thadruar në shpejtësi e shpesh duke u motivuar prej të tjerëve, që me gjasë s’kishin punë më të rëndësishme dhe me peshë e merreshin me punë të kota. Të tillë ishin bërë fshatarët e mi, atë vjeshtë. Sikur fare nuk do të mbjellnin asgjë... Kotësia e tyre shpesh më therrte në zemer, e aq më tepër, kjo e bënte nënën dhe Norën helm, sakaq nëna me arsye apo pa arsye shpesh i hidhej në qafë gruas:
-Po ti, moj fisnike, a sheh se i kë dhënë krah burrit e po do të na fishkëllosh të gjithëve prej këtij trualli. Vendin e bëjnë të mirë njerëzit e vendit, e kush do ta meremetojë këtë vend po qe se im bir braktis Vitakun e shkon në Prishtinë? Qyteti s’është për ne, moj bijë. Atje, thonë se çdo gjë është më para. Ku do të marrësh ti para atje? Je mësuar këtu me lopë e dhen, ke qumësht, ke bukë, ke çdo gjë pa para, vetëm puno...
Nora shpesh më ankohej se kishte rënë në sitë e shoshë të papëlqyeshme të mjedisit. Fjalët që i dëgjonte ajo për jetën, mund ta kthenin edhe në shtëpi, e ta lëmë krijimin e familjës së re. Ishin këto ditë të vështira. Në çdo hap të jetës bëja çmos që ngadalë, me maturi dhe mençuri t’u ik fërkimeve, dhe të dalë prej fshatit pa ferrë në këmbë. Ngado që shkoja, edhe kur s’e kisha ndërmend fare të bisedoja për udhën time, dhe të asaj familje, që më kishte mbetur pas vdekjes së babait, njerëzit përpiqeshin të më ftohnin. Por, e kisha bërë mendjen turjelë. Sa i përket orientimit të tillë, as që dëshiroja të më dalë ndokush përpara.
Një mbrëmje të asaj vjeshte, kur isha duke e lexuar e përfunduar romanin që ma kishte sjellur dorë pas dore, një shok, por që s’kishte ballinë, e as vetë s’ia dija titullin e as emrin e autorit, erdhi Nora në dhomën time. Ajo sikur hetoi se isha në mendime të thella, hapi derën ngadalë, u ul në skaj të shtratit, më shikoi padjallëzueshëm, dhe shtoi:
- Bardhi im, Bardhi! - tha ajo dhe ngrita kokën e sa faqe të romanit më mbetën në harresë. - Qesh te Arifajt dhe si nëpër fije të shpatës, të futen ty dhe mua. Folën se atje ku do të shkosh do të vuajmë nga uria, folën se qyteti s’është për ne të fshatit, folën se ti atje s’ke gjetur vend të punës së mësuesit. Sa veta ishin gëzuar që po shkojmë në Prishtinë dhe më s’ua thërret vajzat e djemtë në shkollë. Të qortoj edhe tezja Ajete, që ia kishe ngelur Ahemtin. Nisën edhe sa gra të flasin keq, sa gjatë notimit, ua ke hëngër hakun në mësime, e ç’u erdhi në gojë, folën e ç’folën!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:13 pm

UDHË ME FLIJIME

Romanin që kisha lexuar dhe përfunduar, sikur e harrova dhe as që desh t’ia rrëfeja Norës përmbajtjen e tij. Shpesh ishte mësuar ajo që kur binim në shtrat, ia rrëfeja një pjesë të asaj që kisha lexuar. Kësaj radhe ajo s’qe aq e disponuar. Që në fill të romanit shihej se iu kishin shqyer fletat e para, dhe nga vjetërsia dhe zhubravitja, shihej se ishte bërë letra e dylltë. Kureshtja për të lexuar libra ishte e madhe. Por, edhe sikur ta pyesja dikënd për shkrimtarin, ishte kohë kur kërkoheshin ata që lexonin, se ç’shkrime e ç’shkrimtarë i lexojnë, që t’i thurnin ndonjë grackë. Kishte libra që qarkullonin me vjet e s’hetoheshin se lexoheshin prej dikujt, por kishte të tilla që posa shpërndaheshin në lexim, merrej vesh se në dorë të kujt janë? Kohë e librave!, thosha atëherë. U ndala dhe më duhej t’ia sqaroja Norës pikëpamjet jetësore.
-Shiko këtej, moj Nora ime - i tha Bradhi.. - Jemi pajtuar që të dy së bashku të marrim udhë për në qytet. Unë kam menduar herët për këtë, S’është kjo punë që mund të bëhej aq shpjet. Po, pse kursyem para ne: për të krijuar jetë në ndonjë vend tjetër. Atje e krijojmë vetveten. Sa për në Runikë e në Rakosh mund të vijmë kur të do ajo zemër. Të bëjmë një hap më të madh, dhe të sigurt. Të kam thënë se udha jonë është me flijime, por e sigurt. Nuk do të shkel parimet e askujt, por edhe këto të miat do t’i vë në binarë. Dëshiroj që treni ynë i jetës të mos fërkohet me asnjë tren tjetër. Pse të ndeshen trenat e jetës sonë. Le të udhëtoj treni i tjetrit nëpër binarë të vet, por edhe ky yni. Të bëjmë ndonjë fërkim e të përmbysen trenat tonë, a? Ç’fitojmë me këtë? Ç’fiton edhe ai me trenin e tij që ndeshet me këtë tonin? Nuk çahet pisha me gjilpëra! Udha jonë është duke i marrur flatrat...
Kapërcyen shumë vjet që kur e kisha lexuar romanin pa ballina. S’ishte ky i pari, as i mbrami. Kapërcyen edhe shumë ujëra të trubullt dhe të freskët nën urë, dhe befas, një ditë pashë një libër me ballina te një shok imi. Nga kureshtja sytë ia qepa librit, dhe m’u desh ta marrë në dorë pa e pyetur. Pashë se ishte i njëjti roman i zgjyrosur që kisha lexuar herët. "Marsejasit" ishte titulli që fat se lexuesit e kujdesshëm ia kishin ruajtur. As që desh të them gjë për përmbajtjen e romanit. Mendja më thoshte: kohë e kapërcyer, kohë e lyer dhe e ngjyer...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:14 pm

UDHA E JETËS

Udhës, duke u kthyer prej Pejës për në Prishtinë, më bëhej se koha kapërcente sa çel e mbyll sytë. Isha futur në një botë kujtimesh. Çdo vrimë në veturë, sikur më cyste të njoh diçka më tepër seç kisha menduar më parë. Isha zgjuar herët, dikur rreth orës 5,00. Xhaviti dhe Veliu ishin në gjumë të thellë. Përpiqesha të mos bëja zhurmë. Zhurma e mëngjsit për ata që s’merren me punë krijuese, s’është fare e dëshirueshme. Shqetësimet s’dëshiroj t’ua ngarkoj të tjerëve. Kjo punë është me teke, por edhe botë interesante. As vetë s’e di se kur më vijnë frymëzimet. Kjo është enigmë në vete. Përpiqem t’i njoh gjërat, por shumëkohë edhe t’i përsias. Mendoni se asgjë s’kam shkruar kur isha në Vitak.? Njerëzit thoshin se ky u bë rishtas banorë i përhershëm i fshatit. Kthimin tim të përkohshëm në fshat e bënë alarmues! Pse bëhej kaq shumë fjalë, as vetë s’mund të bëja një analizë të hollësishme. Çdo lëvizje pas kthimit, sikur e shikoja përciptazi. Më kujtohet një rast, kur gjatë fillit të një vjeshte me shi, kur arrita me Norën në Vitak, duke kapërcyer nëpër Kungullar, sikur na kishte parë larg halla Lifë, gruaja e Balit Hajriz, doli në shkallë, te ajo dardha kokërvogle, dhe na qortoj:
-Po, ç’po u duhet fshati më? A iket njëherë? Tash, ç’po dëshironi këtu? A shihni çfarë balte nëpër këtë udhë?
Nora dhe unë heshtem. S’e di pse s’na përshëndeti halla Lifë e Balit Hajriz? Po, të më kishte thënë kështu Bali Hajriz, kushedi se çfarë do t’i thosha. Grua është ajo, më thoshte një mendje. Por, kur ajo nguli këmbë që me çdo kusht të më ftoh nga vendlindja, sikur më pëlciti një dell në lulë të ballit.
-Oj, hallë, vendi yt po të ngreh. - Këtu u linda, këtu kam edhe një degë të famlijes sime!
Pastaj halla Lifë më kishte dalë në krah të djathtë, nisi të më lëmojë, e Nora e shikonte me kureshtje, në heshtje.
- Pasha dheun e asaj nëne po të mund t’i shoh të ndarë Zeqirin me Sadikun, edhe sikur të vdes, nuk shkoj me mall në atë botë - tha ajo. - Mirë që ka mbetur ndarja...
Ajo me një shtagë në dorë preku gardhin e arës, pastaj u shty pakëz, dhe sikur prapë nuk desh të tërhiqej në atë që ma kishte thënë në prani të Norës, shtoi: "Hajt, hajt, se qytet po lypni ju, na i keni pizatë edhe këto rejat tona se...?"
Çfarë më dukej kjo kohë? Isha bërë si hije, apo ndaj atyre që me çdo kusht përpiqeshin të m’i thurnin planet e mia jetësore. Në mendje bluaja gjithfarë mendimesh. Kjo ishte një aksiomë jetike, dhe kështu me gjasë kapërcente edhe në atë gjeografike. Aksiomë pas aksiome, dhe gjithnjë frynin erërat e tilla, që edhe gjërat që i kishte vërtetuar koha, bëheshin përpjekje që të luhatën, dhe t’ju zihet fryma..
Vargmalet e Alpeve Shqiptare i shihja nga Kodra e Vitakut, por nga Peja më afër. Dhe i pyesja njerëzit që ndodh se përditë i kanë parasysh:
- A janë larg Bjeshkët e Nemuna?
- Jo, edhe aq larg! - më përgjigjeshin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:14 pm

NDARJA

Askush s’më arsyetonte as që më kuptonte në lagjen time sesi e pata pritur ndarjen më vëllain e madh, Durimin, kur befas pashë se në oborr të shtëpisë ishin grumbullar enët, ato pak pjata, lugë e tepsia që mezi patëm arritur t’i blejmë pas ndarjes me mixhën Ramë. Ndarja e parë e shtëpisë sonë që atëherë ishte në zë, por që në përmbajtje s’ishte aq e ngritur, ishte bërë në pranverë të vjetit l947, kur ishte kulmi i krizës së bukës. Ishte pranverë. Vetëm mbaj mend se hithrat dhe lakrat kërkoheshin nëpër çdo skaj të fshatit. Buka rrallë qitej në sofër. Qumësht të bagëtive kishte mjaft. Kullosat atë pranverë me shi kishte me bollëk, që ime më, për fat të saj, ishte baçicë e shtëpisë. As që e deshen që ajo të bëhej baçicë, por rasti e vu në atë vend, dhe mixha e vëllai i madh, s’mund të pajtonin me këtë ndryshim që ishte bërë në shtëpinë tonë. Sa për raporte që u krijuan, ndoshta pikërisht ato ndikuan që edhe të bëhej ndarja. Zatën, kur bëhej ndonjë ndërrim në famlije, shpesh burrat i bënin fajëtore gratë…! Durojnë gratë e fisit, gjithçka durojnë ato të shkreta!, thoshte ime ëmë. Preken çështjet e familjes, dhe për t’u fshehur meshkujt pas veprimeve të këqia, janë mësuar të shprehen: "Po, a sheh se ç’bën ata të Veliut? Ranë gratë dhe i ndanë! Vëllazëria si të martohen ndahen, po çka?... Ku ke dëgjuar ti se vëllazëria janë ndarë të pamartuar?" Kësaj radhe, fajin për ndarjen e familjes sonë ia shkarkuan nënës sime, e as që bëhej fjalë, se me një grusht miell që e përziente me një majë tëlyni, ajo mezi e mbaronte atë fasule këllirë. E di luga, ç’ka vegshi, thoshte ajo shpesh, dhe kur shihte se luga s’kishte peshë fasuleje, por më shumë ujë, përpiqej t’i mbulojë të gjitha pakënaqësitë e anëtarëve të familjës me nga një galare fasule në pjatë.
-U ndamë, Bardh! - më tha Nora, kur hyri në dhom ë të fjetjes, e s’mund të ndahesha nga leximi i romanit "Kasolla e Xha Tomit". U ndala dhe e shikova gjatë oborrin, dhe pashë se Nora dëneste. Dënesja edhe unë. Sa ë më kishin rënë mbi ato fletë të romanit. Do të më qortojnë shokët kur do t’i shohin ët e mi, dhe mjafton se nëpërkëmbësit, mund të mendojnë se kam qar për personazhet e romanit. Tash isha bërë vetë i tridhjeti, të qaja për ndarjen tonë, apo për sukseset dhe pësimet e personazheve në romanin që e kisha përfunduar së lexuari. Shikoja prej dritares së dhomës sime prej dyerve të oborrit, kurse sytë më ndaleshin në fytyrën e babait, të vëllait dhe të mixhës Ramë. Ia masja tim eti edhe frymën, e vëllait me mixhën Ramë s’mendoja t’u flisja, se do të mund të më shpifnin: "Ti e prure punën që të ndaheni! Ti e prishe shtëpinë, se desh të dalësh në qytet. Pa, hajt e shko tash në qytet. S’ka kush që t’i mbulojë punët tuaja. Kushedi, a të pranojnë sheherlitë e moçëm? Më dhimbsen pleqtë se ti: punë kërkove dhe gjete!"
Asnjëherë s’kisha biseduar me tim atë se do të bënim një punë të tillë. Një mbrëmje, kur të gjithë u mblodhem në shtëpi, isha thelluar në mendime për kohën që më priste. As që më thoshte mendja t’i ankohesha tim eti. Isha bërë helm, sesi ndarja m’u gjend në ditët më të vështira, kur pas gjashtë vjet në arsim, më duhej të vazhdoja mësimet në Shkollë Normale. Vjeti i ri shkollor, i kisha treguar tim eti, do të më gjejë në banka të shkollës. Ai ishte gëzuar shumë që kisha marrë udhën e shkokllimit. E dinte se shkollimin e kisha ndërprerë pikërisht në kohën kur ai ishte burgosur. Dhe, pa farë kushtesh për jetë dhe mësim, u ndala prej gjimnazit. Më dukej se edhe im atë e kishte marrë vesh herët, se unë s’isha më në shkollë.
Mbrëmbjen tjetër, kur pas ndarjes bisedohej me të madhe për udhët e jetës sonë, s’mund të durohesha dhe nisa ta shpalos një pjesë të jetës sime:"Shiko baba, të kam thënë se sërish jam regjistruar në Shkollë Normale, por po shoh se pas ndarjes me vëllain tim, s’do të kam mundësi e kushte që ta vazhdojë shkollën. Kush do të punoj për ju, pastaj për fëmijët dhe gruan time? A sheh se ndarja na gjeti të varfër, që të dy anët u varfëruam...?"
Im atë u gjend shumë i prekur. Ai nxor kutinë e duhanit, e dredhi atë cigare të duhanit në shpejtësi, dhe kur shkrepi me bricë dhe uror, pashë se pjesën ku duhej ta ndez, e futi në gojë, dhe s’e hetoi fare. Pastaj e ndezi cigaren dhe e ngrehi atë tym duhani me një nervozizëm të pashpiegueshëm.
-Bardhi im! Unë s’do të bëhem shkaktar që ty të ndalë nga shkolla. Do të shkosh në atë shkollë dhe pikë. Unë do ta shes edhe këta tokë dhe do të mbaj veten, ty, fëmijët dhe gruan. Të priftë puna!, - uroj ai dhe u fut në botën e tij.
- Eh, sikur të dija e të ndaheshim kur qesh më i fortë - përsiati ai.
- Po, edhe tash je i fortë, baba - ia prita thekshëm. - Ç’po të duhet fuqia më? Tash jam unë...
- Më duhej edhe pak fuqi sa për ty, e veten e kam harruar herët!" më pat thënë ai.
Valët e Radio-Tiranës më kthejnë në vitet kur shpesh i dëgjoja në tranzistorin "Nikolla Teslla". Kur s’e pari e pata lëshuar në oborrin tonë, të asaj shtëpisë së vjetër, që ishim ndarë, ai kishte qëlluar te mixha Ramë. Kur arriti në atë prapshtinë e oborrit, ndërsa zëri i radios dëgjohej, ai shtoi:
- Po, kjo radio s’do bagla të bagëtive. Po, kjo s’do as tokë? S’e di, or biri im, ç’po mendon ti kështu?
Në këtë çast i këputa valët dhe rashë në botën e kujtimeve. Një mendje më thoshte se tim eti ia paska ndërruar dikush mendjen. Dyshoja mos ia kishin përqeshur shkollimin tim? As që mund ta shpreh kureshtjen e rrethit të ngushtë. Heshta. Radio-Tirana atëherë jipte lajme. Ato i dëgjoja rregullisht, por frikësohesha t’ia rrëfeja babait. Mezi prisnin të dëgjonin diç ata të lagjes, e sa për Lutë Bishanrën, e dija, dhe ruhesha tepër. Madje, edhe kur vinte në odën tonë, s’i jepja shenjë se po dëgjoja ndonjë emision të radios.
Shoh se ku dhemb dhëmbi shkon gjuha, dhe ia nisa te paraja. Në çast m’u kujtua një shprehje që kisha shënuar në Ulqin, para tridhjetë vjetësh, në bisedë me Hysni Mollabeqirin. Ishte fjala për paranë dhe ata që shpejt i ngriste paraja. "Para, para të hëngërsha mutin, si e bëre aga çifutin" përsëriste ai këtë thënie të moçme. Kur i shënoja fjalët e tilla, gruaja e tij, Zyla, qeshte, dhe më thoshte:"Po, vallë ç’bën ti me këto fjalë? Ka shumë fjalë te ne" mburrej ajo.
- Më duhen, moj zonjë, që t’i fus në libra dhe pastaj ato t’i përhap kudo që flitet gjuha jonë - i thashë asaj dhe kështu shpesh në ballkon të tyre s’lente gjë pa shënuar. Nga ky ballkon i shtëpisë së Hysni Mollabeqirit kisha shënuar edhe një pjesë të bisedës, që kur e patëm marrë në shënjetër punën e tepricave të drithit në Vitak, dhe kur bëhej fjalë se ne e kishim fshehur drithin, po edhe këshillat e fshatit s’i kishin regjistruar të gjitha arat që i kishim mbjellur me grurë, thekër e tërshërë. Thoshin atëherë se natën, nëpër dritë të hënës, tokën tonë kishte ardhur ta mas Jovan Lepoviqi, shef i seksionit të pyjeve në Skënderaj dhe se atij i kishte ndihmuar Lutë Bishanra, që s’kishte të njehur saherë ia kishim shtruar sofrën me të mirat që kishim. Tërë këtë bukë që kishte hëngër ai te ne, me gjasë e kishte harruar dhe shkelur, edhe pse nuk kishte kush që të mund ta shkoq prej nesh. Lepoviqi e kishte matur tokën tonë nëpër dritë të hënës, dhe kur kishte shkuar në Skënderaj, kishte raportuar se toka jonë ishte fshehur, dhe se duhej të merreshin masa ndëshkimi ndaj vëllait që ato ditë ishte vendosur nëpunës i tepricave të drithit në rrethin e Drenicës. Masat që morën ndaj vëllait s’u hetuan mënjëherë, por pasi kapërcyen aksionet për grumbullimin e tepricave, atë e larguan nga detyra dhe e dërguan në punë në Prishtinë. (Ketë ia kisha rrëfyer para sa vjetësh Bacit në Ulqin, në atë ballkon ku era e detit më bëhej se më jipte forcë).
Radio-Tirana sikur me ato këngë që emetonte përpiqej të më shkëpus nga puna. Kur e mora në shqyrtim arën time, m’u kujtuan edhe dërdëllisjet e ca politikanëve serbë dhe shqiptarë, që kur flitej për ndihmat me drithë, pa fije skurpulli, lëshonin gjuhë:
-Ne, pas luftës i dhamë Shqipërisë kaq e kaq tonë grurë, ne pas luftës i ndihmuam asaj Shqipërie që të mëkëmbë industrinë, ekonominë, ne i patëm ndihmuar edhe në organizimin e LNÇ-së, ne me Shqipërinë jemi miq të vejtër - dhe më thotë kjo mendje se çdo gjë ishte nisur me fjalë dhe në letër, e askush s’u gjend që në atë kohë të ngris zërin kundër një propagande gënjeshtare.
-A sheh, vëlla, - i tha Bardhi Bacit në atë ballkon në Ulqin - ç’bën mashtrimi. - Kur i ka ndihmuar Serbia Shqipërisë me bukë? Kurrë! Po të mundet ia merr edhe ata që kanë rujatur shqiptarët nëpër hambarë dhe ua bën më zi se ne këtu?
Ai vështirë i pranonte këto vlerësime të mia. Mirë e kishte, po edhe mirë s’e kishte. Ishte kohë kur korbi që kishim mbi kokë, mund të trrallisej edhe më... Kështu ishte krijuar një filozofi e heshtjes:"Lëmoje, lëmoje, se dikur rrëzohet vetë!"
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:14 pm

SALLAHORKA

Kujtesa më treti te emri i Sallahorkës në Vitak, një grua e lagjes së Letrakëve, me emrin Rahime. Askush s’i thoshte Rahime, vetëm kur gratë e Vitakut shkonin dhe e thërrisnin në derë të shtëpisë për t’u fryrë apo për t’u shkrirë plumb për sehire, apo për ndonjë frikë e trandje shpirtërore të çastit. Ishin mësuar të shkonin te Sallahorka, dhe kudo që burrat shihnin ndonjë grua që kapërcente nëpër Livadh të Madh, hynte në atë udhë të arave të mellinave që shpiente në shtëpi të saj, e dinin se çfarë halli kishin. Kur u kthenin gratë e lagjeve dhe takonin ndonjë burrë, ata si në shaka pyesnin:
-A te Sallahorka ishit, a?
-Po.
-Ani, ani, shkoni se Sallahorka po ju ndihmon ju grave!
Kujtesa më treti te Sallahorka, por edhe te festa e arsimtarëve dhe e popullit të Kllodërnicës, kur më kishin ftuar që të marrë pjesë në inagurimin e ndërtesës së re të shkollës. Në kompletin e z. Hivzi Sylejmanit, që ua dhurova për bibliotekë të shkollës, kisha shkruar fjalët që shqiptohen për kafshimin e gjarpërit:
"Em-shëm, vëlla! Pse më shkele në bisht? Pse më hëngre në gisht? Kush e ka frymën më të xeheruar se ti? Frymatorja:huuuu!"
Ç’mendoja t’u thosha me këtë arismtarëve, tash as që merrej ndokush me këto thënie. Ata që merrnin pjesë në festën e shkollës se re katëshe, as që kishin menduar se do t’ua dhuroja një komplet të veprave të shkrimtarit Hivzi Sylejmani. Ishte kjo ditë e gëzueshme për mua, por edhe për arsimtarë e fshatarë. U tubuam njëherë në një ndërtesë të re, që ishte pritur me vjet që përballë asaj shkollës së vjetër, të jetë kjo e re... Librat ua pata dhënë atyre që i mbledhnin dhuratat, kurse ish-mësuesi i parë i kësaj shkolle, Nysret Begolli, dhuroi një komplet topa të volejbollit. Pati edhe dhurata modeste. Por, tash po u kthehem atyre fjalëve që i kisha shënuar në fillim të romanit "Njerëzit". Kur po i shkruaja këto mendime, mendja më treti atje ku moti qesh në festë, dhe nisa ta qortoja veten:"Pse vallë s’u ngrita e të flas diçka para të gjithë atyre që ishin pjesëmarrës të festës? Të flisja me fjalë e shprehje që i kisha shkruar si moto në fillim të veprës "Njerëzit", as që do të arrija diç, e po të flisja me gjuhë të njësuar, edhe këtu do të më qortonin arsimtarët: "Ja, kërdhelja e Bardh Mulajt do të na shes mend. Mendon se duhet të mbaj ligjërata për drejtshkrimin e gjuhës?
Kapërcyen ato kohë. Tash dimë të gjithë të shkruajmë gjuhën drejt mirë dhe pa gabime. Kisha përmirësuar një shkrim të një mësuesi në librin e kujdestarisë. "Besa ia pamë për të madhe! Kemi ne këtu njerëz të mençur, tash po dinë edhe fëmijët në djepa!" m’i patën përcjellur sa reagime të mësuesve të fshatit për përmirësimet që i kasha bërë. Kanë të drejtë, them, se kaluan ato kohë kur po në lokale të shkollës së vjetër, ishim tubuar të gjithë mësuesit e pesë shkollave dhe para tyre mbaja ligjëratë për gjuhën. Si ta shkrujamë gjuhën tonë drejt, mirë dhe pa gabime, ishte pikësynimi ynë?... Bënim pyetje, përpiqesha të jepja përgjigje, por niveli im s’kishte arritur që ta njoh gjuhën aq thellësisht. Na mungonte çdo gjë, libra të rralla gjendeshin vetëm aty-këtu, nëpër duar të njerëzve.

Sërish i kthehem asaj Sallahorke. Ishte një grua që kur kishte ardhur nuse nga Klina, bukuria e saj përmendej. Gjeneza e saj ishte prej lagjes së Sallahorëve të Klinës, dhe ç’fat pati ajo, edhe në fshatrat përreth e quanin me mbiemrin e gjinisë, prej andej nga kishte ardhur. Sallahorkës iu kishte vrarë burri dhe ajo ishte kthyer për të vëllain e burrit, Bitin. Atij i ra hise ajo bukuroshe. Bit më, i vogël dhe i humbur. "Një pëllëmbë njeri e dy pëllëmbë seri!" pëshpërisnin gratë e lagjes së Maltinëve. Ishte njëri me trup të shkurtër, kokë petaqe.Të vinte keq ta shohësh me atë grua. Një shëmtim njeri, ato rroba të tij i kalavareshin sikur të ishte plak me mjekër, një gjuhë që fliste ai, të çonte mall të një fëmije, dhe as s’ishte i ri, po edhe as aq i vjetër. Sallahorka kishte edhe trup, po edhe zë të madh. Frymatorja Sallahorkë i njihte të gjitha gratë e fshatit, por ajo ua njihte edhe burrat deri edhe farefisin... Kishte shkuar edhe ime ëmë shpesh të Sallahorka, edhe për birin tim, Xhavitin, i kishte shkrirë plumb ajo, dhe djalin e kishte mbuluar me një zavjaç të kuq. Plumbin ia kishte sjellur tri herë rreth kokës, dhe në fund kishte thënë:
- Djali është frikësuar prej një sendi me bisht!
Nora më thotë se njëmend ia kishte qëlluar Sallahorka, kur isha me nënën tënde. Im bir, vërtet, ishte frikësuar prej pulës, dhe me atë ditë, atij sikur t’ia heq me dorë, s’është rënë në gjendje të frikës. Kanë thënë: "U tutësh prej pulës!". Pula e ka zërin e keq, frika prej saj, mund të lë me rremb të çmendurisë... Frymatorja dinte edhe për kafshim të gjarpërit, kur i hanin bagëtinë. Ajo posa iu frynte herë në njërin e herë në veshin tjetër, kafshët shpëtonin. Shpëtonin edhe njerëzit nga kafshimi i gjarprit kur iu frynte ajo.
Por, edhe gjyshi im, e di se dinte t’iu fryjë njerëzve dhe bagëtive në vesh, dhe shpëtonin. Isha përpjekur ta dëgjoja se çfarë lutje këndonte, por peshpërtitjet e tij fare s’mund t’i kapja. Më thoshin se lutjen për gjarprin ia kishte mësuar vetëm mixhës Ramë, por që ai kurrë në jetë s’është lutur që njerëzit dhe bagëtia të shpëtojnë prej kafshimit të gjarpërit. Ndodh se do t’i këtë thënë: "O Ramë, gjyshi pot ë thotë, lutjen e gjarprit, fute shtatë pashë nën dhe, dhe mos u mashtro në të!". Çfarë qe gjyshi im atë? Ai shpesh e qortonte edhe Sallahorkën, kur dëgjonte prej nënës se ajo i shpëtonte njerëzit dhe kafshët prej kafshimit të gjarpërit.
-Po, po, - i thoshte shpesh nënës,- shko te ajo Sallahorka e Letrakëve! - dhe qeshte im atë, e nëna ngulte këmbë në qëndrimet e saj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:14 pm

Me kënd zhvillonte ajo dilaog dhe kujt i drejtohej? Po të rrah gjoks se jam specializuar për këto punë, kisha drojë se do të më pranonin në Institutin Albanologjik, në sketorin e letërsisë popullore. Dialogu që zhvillohej ndërmjet frymatores dhe demonit të shndërruar në gjarpër, është një mençuri e femrës sonë. Sallahorka ka fuqi mbinjerëzore të mposhtë këtë demon, do t’u thosha atyre specialistëve në Institut. Demoni është një qenie mbinjerëzore me fuqi të fshehtë, që besohej se kishte në dorë fatin e njeriut, por edhe fatin e një famlije që i ka shtrirë duart nga unë...
Me Norën kapërcyem Udhën e Blirëve dhe u futëm në drejtim të udhës që na shpie në shtëpi.
- Nora, barku po kërkon kafenë! - ia bëra me dije asaj se do të shkonim në shtëpi.
Rashë të pushoj pas tërë këtij kapitulli që e krijova. Fat që e gjeta radiostacionin e Tiranës, këndohej një këngë që s’e adhuroja dot, por shpresoja se do të dëgjoja këngë më të mirë për këtë shpirtin tim; rashë të fle dhe më dukej se isha lodhur apo më ishin shteruar kujtimet. Në atë gjumë të parë, afër kanapesë ishte mbushur një pjatë me peksimeta. Pashë se dy pula të larme nisën të m’i hajnë peksimetat. Kisha rënë në kujtime të thella, dhe kur i hetova se desh të më përzihen në peksimeta, lëshova një zë të qetë, që me gjasë po të ishte edhe Nora këtu, fare s’do të më kishte dëgjuar:
- Ish, ish, moj pula! - dhe bëra me tre gishtërinj nga pulat e ato ikën.
Më doli gjumi dhe këngët në Radio-Tiranë hetova se ishin për shijen time, më të ndjeshme se ato që i pata dëgjuar para se të fle.
Isha ulur dhe mbasi erdhi Adriatiku, desh ta ndërrojë treguesin e radiostacionit.
-Tik, mos e luaj treguesin! - ia prita. - Lëre aty, se më pëlqen muzika!.
Nisa të fus kujtesën time në fshat, atje në Vitak, ku para pesë vjetësh, nën hije të dardhës pejane të Bit Tarakut pata ndejur nën hije të saj, me Rahimen, që shpeh ia dëgjoja emrin nga ime ëmë, por ajo, siç kam shkruar më parë, ishte e njohur edhe me një emër tjetër, që ka mbetur legjendë e fshatit: Sallahorka e Vitakut! Ishim ulur së bashku me të në atë verë të thatë, siç shpesh përsëritën vera të tilla të ngjashme në Vitak. Ajo shikonte në drejtim të asaj shtëpisë nën Pusa të Zahë Tarakës, që kishte jetuar kur ishte Biti i gjallë, pastaj sytë i qepi në anë prej shtëpive të Topallajve. Meqë kisha kapërcyer së andejmi, se më kishte rënë udha kur shkoja në Kostërc, dhe pashë se kishte grurë të mirë, ia bëra qejfin:
-Po, atë grurë në arë të Bitit, kush e ka mbejllur? Ishte i mirë, o Zot, ruaje!. - u luta dhe heshta.
Sallahorka m’u duk se u gëzua tepër, pashë se ajo qe në gjendje të më afrohej sa më parë, dhe të më dëgjonte çfarë mendoja për tokën e Vitakut, dhe për njerëzit që jetojnë këtu.
- Po, ti i cilës nënë, qe? - pyeti ajo.
- Jam djali i Norkës, e njeh ti atë?
- Po, si s’e njoh. Grua e mirë ishte, po mori udhë për në qytet. Më thonë se kishte vdekur atje, dhe e kanë varrosur këtu, në varreza të Vitakut. Ti qe e vetmja bimë e saj. Edhe unë e kam vetëm një kokërr djalë. Njeh ti atë Zogun tim, me burrë të parë e pata, me atë që ma mbytën, e mbeta vejushë. Pastaj më kthyen për të vëllain e burrit, për kunat, pra për Bitin. Pesë piskamë më lindën me burrë të dytë! Mbasi vdiq edhe ai, erdha këtu, dhe u futa nën krih të Ajvazve. Jetoj në shtëpi të Sahitit. Shtëpia e Bitit është rrafshuar, është rrëzuar. Atje s’kemi asgjë, pos ato ara. Arat i mbjell Ajeti i Ademit. Përvjet më bjen miellin e bluar. Bukë kam, por djalë jo. Zogu, e di se u pat martuar me një shkinë. Ka banesë e jeton në Beograd. Ka fëmijë ai, dy djem. Njërin, atë që ishte i martuar, ia kanë vrarë. Tash mbeti edhe ai me një djalë! Po, ç’fat pat ai dhe unë, me nga një djalë? A sheh, se as Zogu e as djali i tij s’e kanë ndër mend të kthehen këtu. Kujt t’ia lë këtë tokë, Ajvazve, a? Pemët e mia i hanë fëmijët e tyre. U them shpesh që të m’i vjelin, por ata s’çajnë kokë për mua. Pema e parë që piqej, motrat ia ruanin djalit kur vinte nga Beogradi. Ia ruaja edhe fërkemtë e tij në baltë. Gatuaj vetë, rrëzohem, çohem e përfulitëm vetë në atë shtëpi. Një zë fëmiu ta dëgjoj, kjo zemër më bëhet mal...Kur më vijnë vajzat e martuara me fëmijë, gëzohet ky truall dhe ai trualli atje, te ara në Mellinë. Shkojnë edhe atje ku kanë lindur. Ka pemë shumë atje, po ç’më duhen? I hajnë udhëtarët po edhe fëmijët e Topallajve dhe të Spahive. Shpesh ua thyejnë degët. Kur shkoj dhe i shoh degët e thyera, lëshoj ndonjë nëmë, por prapë kthehem dhe pështyj e them:
-Mos qofshin prej gojës sime ato nëmë! Mirë që ka fëmijë të tjerë këtu në Vitak. Hajnë edhe fëmijët e vajzave të mia... Gëzohen ato kur vjen Zogu, edhe pse janë motër e vëlla prej babait, s’dinë ta ndajnë atë dashuri...Po, ajo nëna jote, të pat vetëm ty. Mirë, kam dëgjuar se ia ke plotësuar dëshirën, ke pesë djem, e tri vajza. Oj, loke, ç’po do ti më mirë? Djemtë janë shtyllë e shtëpisë. Sikur t’i kishte Zogu im pesë djem, kjo tokë do të bëhej me zot..., - dhe me gjasë e ndryu mendimin e saj, se vetëm ashtu duhej të ishte jeta në tokë të Vitakut...
Më dukej se e luaja lojën në suprinën e gjelbër të kompjuterit, dhe përpiqesha të fus në të gjërat që s’harrohen, dhe sosh që dikur qenë e tash s’janë më...? S’kanë mbetur aq shumë njerëz të këtij fshati, që shquhej se kishte njerëz "plismëdhenj"! Akëcili fshat i ka lakmitë e larmitë e veta, dhe në sy të tjerëve shquhet për diçka si njerëz me individualitet të veçantë.
- Ka pasur Vitaku njerëz, por edhe kullat e Vitakut ishin të përmendura - tha Sallahorka, duke shikuar ato kodra e male të fshatit. - Nëntë kulla që s’harrohen, nder to ishte: Kulla e Islam Tarakut. Kulla ishte mbi lagje të Sejdiajve, atje ku ende gjenden themelet e kullës së vjetër. Thonë se ata gurë të saj vonë i kanë marrë për ndërtime shtëpishë. Kulla e Halil Haxhiut, ishte e madhe, dhe atë e dogjën në kohë të Serbisë së parë, kulla e Mahmut Mulajt, që e gjuajtën me topa prej Kodrës së Kostërcit dhe s’munden ta rrëzojnë. Me topa e dogjën edhe kullën e Halil Haxhiut, në kodër të mejtepit, dhe kur u ndanë, ata shkuan në Kostërc, iu larguan xhadesë se vjetër që gjithnjë kapërcenin nëpër të ushtri të mundura dhe sosh që ia nënshkruanin vetes humbjen në fitore. Kulla e Sadri Alive, poshtë, në lagje te Fazliajt, kulla e Bejtës, nga ana e Spahijve, kulla e Sahit Rexhepit, e kishte edhe oda të mëdha. Ndër to ishte edhe oda e Veli Vitakut dhe e Binak Veselit. Kushdo që ka kapërcyer nëpër fshatin tonë, është ndalë dhe ka pi e hëngër bukën e kësaj toke gurinore - krenohej ajo se shpesh i kishte futur duartë në brumë për mysafirë. -Vitaku s’ishte fshat i vogël...
-Thonë se presim ditë më të mira - tha Sallahorka, dhe sikur nuk pajtohej me atë që thoshte e kthehej e bënte me kokë prej shtëpisë se saj, atje ku kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës. - Po, moj loke, mirë e bëjnë njerëzit, Ç’po na duhet të bëhet mirë, kur meshkujt e Vitakut përditë shkojnë prej këtij vendi. Po, ky vend i rriti dhe i çoi peshë, po s’e di, e mira apo e keqja? Lypin udhë të jetës më të mirë? Mirë është edhe këtu, vetëm duhet punuar. Vendin e bëjnë të mirë dhe të hijshëm djemtë tonë..
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:14 pm

KUJTESA

Gjatë tërë natës prej gëzimit s’kisha fjetur. Bëja llogari nga mund të çel udhë? Kisha pak para të mia, por ato s’më mjaftonin. Duhej marrë hua! Thërras sërish: kujtesën!... Fat që Nora ështe duke pushuar e s’më dëgjonte.
- Kujtesë, moj, o sot për mua, o kurrë më!
Kujtesa më ktheu në atë kohën kur isha arsimtar i gjuhës shqipe në Runikë. Më dukej se ende jam duke e zhvilluar një orë të mësimit të gjuhës shqipe. Kisha në program t’ua shpjegoja emrat e përveçëm dhe të përgjithshëm. Rregullat e gramatikës dëshiroja t’i vë në veprim, pra në jetë.
- Nxënës të nderuar! Të gjithë emrat e përveçëm fillojnë dhe shkruhen me shkronjë të madhe: Kujtesë, është pra emër i vajzës, kurse emrat e përgjithshëm shkruhen me shkronjë të vogël: kujtesë. Pra, mos harroni t’i dalloni këta emra!
U jepja edhe detyrë të shtëpisë nga gramatika. Kisha kohë të merresha me këto punë në atë shkollë rinore, kur desh të na mbyllnin ata të Serbisë, më l954, por ja, ajo mbeti në këmbë.
Filli i vjeshtës ishte edhe në Runikë, por që as vetë s’di ta përshkruaj, ishte thatësirë e një vjeshte, që fshatarët luteshin të bie shi. Me gjasë atëbotë vjeshtat merrnin me shi, e tash ka ndryshuar koha! Vjeshtat tash shpesh po marrin me diell e thatësirë që mezi arrijnë njerëzit t’i lërojnë arat e tyre. Vjeshtë e ashpër qe ajo. Mbaj mend, moj kujtesa ime, se atë vjeshtë patën ardhur një grup i arsimtarëve serbë nga Ubi i Serbisë, meshkuj e femra, që kishin qenë edhe shkokë në shkolla normale. Ata ishin ndalë në Runikë, kurse një pjesë tjetër, kishin shkuar edhe në Rakosh. Ndihma e tyre, ishte në atë kohë, gjithçka për arsimin e serbëve dhe të malazezëve që jetojnë e veprojnë në Kosovë. Por, emri Kosovë nga ata s’permendej dot. Ishin shpërndarë edhe nëpër vende të tjera. Skënderaj ishte mbushur plot asrimtarë nga Serbia. U siguronin strehim dhe u jepnin nga tri rroga për një muaj që të blenin costume të reja. Ata veshnin çdo të mirë, kurse ne shikonim dhe mezi arrinim të shkonim në mësim me ato rroba të vjetra të pasluftës.
Vjeshta e Runikut ishte e ashpër për ne. Kishin vendosur të na shkarkonin nga puna, se ishim mësues të rinj dhe pa shkollë normale. Mjaft ishim të prekur dhe fare s’mund të hetonim se nga erdhi ajo ide për mbylljen e shkollës sonë. Thoshin se mësimin duhej zhvilluar në serbishte, por shqiptarët vështirë po e mësojnë atë gjuhë.
Ç’kujtesë është kjo, moj mbesa ime Kujtesë! Kur do të lindësh ti për mua, moj mbesë? Ndodh se kur do t’ia arsyetoja Norës pagëzimin e Kujtesës do të më kuptonte. Edhe ajo Norë, çfarë shtron shpesh në familje, dhe ajo gëzohet kur e dëgjojnë djemtë, rejat, vajzat, po edhe miqtë.
- Për asgjë s’jam e zhigueshme në këtë jetë, vetëm që s’dita shkrim-lexim e t’i ndihmoja Bardhit në këto libra! Ju që i keni nuset me shkollë, pse s’po u ndihmojnë në punë të librave? - dhe s’e hetojnë fare se ajo e thotë këtë në mënyrë qortuese, duke i fajësuar të vetet që s’e kishin lejuar të shkonte në shkollë. Ka ndoshta të drejtë, se prej shtëpisë së saj më erdhi abetarja e parë shqipe, e sikur të ishte mixha Ramë atje, do t’i mësonte edhe vajzat. Po, Dajakët atëbotë, s’dëshironin t’i shkollojnë as djemtë e lëre më vajzat, më thotë shpesh Nora. Shpesh edhe në vete kisha menduar: a më mirë sikur të ishte Nora e shkolluar apo që lindi dhe rriti tetë fëmijë? S’kam mendim të prerë për këtë. Më parë, pohoja te prindërit se s’do të martohem, por do t’i grah vetëm shkollimit dhe punës së librave. Mirë ishte edhe kjo ide, por çfarë do të më thoshin njerëzit: bohem! Pastaj, do të kapërcenin në sentimantalizmin e tyre naiv: "Ja, e shihni Bardhin, çfarë arriti me shkollën e tij? Mbeti pa bimë..."
Mjafton se tash bima ime është mbëltuar, por edhe kjo me libra.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:14 pm

HARRESA

Shpresoj se kujtesa do ta mund harresën, por edhe kur është te njerëzit: Kujtesa do të jetë mbi harresën, por edhe Harrimi do të jetë i mbështetur në harresë. Harresën kërkoj që ta shporrim, dhe të mos jetojmë gjatë me të. Harresën e kërkoj vetëm atëherë kur hidhërimin në çast duhet ta rikthej në gëzim. Të harrojmë çdo gjë të keqe, por librat të mos i harrojmë...
Sa për kujtesë që e thërras, mos ma shihni për të madhe. Sikur të mos i punonte z. Nebil Durakut kujtesa, sot s’do ta kishim romanin e tij të hartuar në ato ditë të vështira, kur në Runikë na kanosej rreziku i mbylljes së shkollës. Ai, edhe atëbotë kishte shkruar e botuar romanin: "Shtrojera". E patën qortuar ata udhëhqësit e Këshillit të Rrethit të Drenicës, por fat që ai ishte në punë të gazetarit në Prishtinë, dhe u shpëtoi kthetrave të tyre. Romani i tij "Shtrojera" shtron çështje të një periudhe vendimtare për qenësinë kombëtare. Që kurrë s’do të harrohet ajo periudhë. Dhe, vetëm nën atë shtrojerë të Kosjerit mbeti shkolla! U patën mbyllur edhe shumë shkolla të mesme. Mësimi bëhej më shumë në gjuhë serbe sesa në shqipe!...
Pra, kaq për kujtesën dhe harresën, e po ia nis të trajtojë atë që më është shlyer në kompujter, por fatbardhësisht jo edhe në trurin tim.
Vjeshta e Prishtinës s’qe aq e lehtë as për mua, e lëre më pë të tjerë. Kisha ardhur prej fshatit në qytet dhe ndërrimi i vendit më detyronte që të kujdesem më tëpër për fëmijë. Hallet e shtëpisë vinin duke u shtruar sikur të ishin rënë në një qilim të shkruar me lloj-lloj ngjyrërash...
Tri ditë rresht kisha dalë së bashku me Norën në qytet. Shtëpia e re sikur na lutej që të përtëritej. I kisha premtuar Norës edhe kur isha në Rakosh, që kur ia pata shitur makinën qepëse, pastaj traniztorin, një palë kostume të reja të burrave, si dhe mobiliet e kuzhinës, e ajo pat qarë për to, se së pari do t’ia bleja makinën qepëse. Ajo, çfarë është, i kishte mbajtur në mendje ato fjalë premtuese, por që kurrë s’më kishte thënë asgjë, as që pritej se do të thoshte. Por, mjetin e parë në shtëpi të re që kam blerë, është makina qepëse. S’e di sa shumë adhuronte ajo makinën qepëse. I duhej se thoshin, kush ka shumë fëmijë, mund t’ju qepë rroba të lira, e besa-besë edhe mund t’ua arrnojë që të mos thonë se këta janë fshatarë leckamanë... Një vjet tjetër arrita t’i blej mobiliet e kuzhinës, pastaj preva një palë costume të burrav blu, posi ato që ia pata shitur Jashar Hajzerajt në Rakosh, se ai s’ndërtonte shtëpi në kohë të tij. Kishte shumë gjëra që duhej blerë në këtë shtëpi katëshe, dhe një stazë për banjo na kishte munduar gjatë.
Kisha rënë të pushoja në kanape. Pashë ëndërr se i putha dy mbesat e mia: Argjirën dhe Tringën. As vetë s’e di pse aq pak zgjati ëndrra për puthjen e mbesave. Po të dinin ato se shpesh e thërrisja mbesën time të ardhshme, Kujtesë, ndodh se do të hidhëroheshin, e pastaj më qortojnë:
- Po, gjysh, a s’jemi edhe ne mbesat tuaja të ardhshme, a?
- Mirë, mirë, - u them, edhe ju, - por edhe Kujtesa ime. Po, vallë, ç’do të bënte Proza ime? Më është hidhëruar se dje, kur erdha herët të shkruaja këtu, së pari desh ta gjej stacionin tim - Radio-Tiranën, e duke bërë zhurmë, ajo më kishte dëgjuar dhe kishte bërtitur pa lidhje:
"Çaaa, gjithë, gjithë!"
U pata frikësuar prej atij zëri të saj dhe besa-besë e pata qortuar e ajo doli e hidhëruar prej kësaj dhome e shkoj të fle me Norën. Dinte ajo se nëna e saj ishte në shtrat pa mua. Nuk më kuptonte fare, edhe sikur t’i thosha:"O moj, Prozë, a sheh se jam martuar me këtë kompujter?!..."
Kisha parë edhe një ëndërr tjetër. Isha në Kodër të Diellit, afër ish-atyre pak shtëpive që i pata gjetur që në fillim, kur pata ardh në Prishtinë. U futa në një sallon ku hasa në shumë intelektualë që ia nisën të flasim për librat dhe botimet. Aty gjeta edhe Emin Kabashin, që bëhej gati të udhëtonte diku me një shok të tij. Unë duke dalë jashtë, i thashë:
- O zoti Emin, eja dhe merri ato të holla për dramat e Nebil Durakut!
Ai sikur fare s’i dha peshë kësaj fjale dhe doli jashtë. Edhe unë dola jashtë, dhe duke desh të vijë në shtëpinë time, pashë se Emini kishte hyr në një veturë "FIQË" të vogël. "FIQA" u nis, e mua më doli gjumi...

Kisha rënë të pushoja në kanape me një mendim që s’mund të shkëputej lehtë. Isha në fshatin tim ku u Linda dhe u rrita. Disa herë e sjella dhe e pështjella nëpër mendje një pjesë të historisë. Herë mendoja të ngritem nga kanapeja e ta shënoja në letër, e herë përpiqesha të fle, mos po lind diçka e re? Lufta djeg e pjek, ishte mendimi që e mata shumëherë, dhe s’desha ta prish atë qetësi, që thyhej nga tingujt e ca këngëve në Radio-Tiranë.
As orën "Omega" s’e kishta shikuar, dhe mirë që s’ia vëja veshin kohës sesi kapërcente pahetueshëm. "Ora mund të më mashtrojë: ose të fle shumë apo të mos fle fare. Kujtesën ka ditë që s’e kishta ftuar në dhomën e punës. "Çfarë të prisja nga pushimi në kanape?" Mirë që fare s’e parashihja. Parashikimet shpesh më kishin shpëtuar në jetë, por ato që ishin të paplanifikuara, më kishin lënë në gjysmë të udhës...
Ishte një natë tërësisht e errësuar në Fushë. Isha së bashku me Drinin, dhe mezi arrita të dijë se nga po udhëtoja? Mendja më bredhte sa andej, sa këtej. As dardhën kulaçe s’e shihja nga errësira. Di se shkoja nga Zabeli te Pusi. Sa zëra më erdhën në veshë të mi, duke peshpëritur:
- Ou, pritne gjaksorin, se e kishte vrarë një njeri Ndërmjet Arave!
Drinin e kapa përdore, e ai përpiqej të ndahej prej meje. Ecja me të, dhe terri s’më lënte të dija se nga po shkoja. Arrita te rrethoja e Bledinit. Drini i vogël shkoi dhe u fut nën do kthina të murit. Sa e kërkoja në një kthinë, ai kapërcente në kthinën tjetër. Zërin e tij ia dëgjoja, por atë fare s’mund ta shihja. Përvidhej sa andej, sa këtej.
- O Drini, eja e del prej shtëpisë së huaj, se po domë të shkojmë!
Ai as që më dëgjonte e unë vrapoja pas tij, por sërish fshehej në ato kthina të murit. Ishte ende natë. Atë pedatje sikur e kishte dëgjuar ndokush në shtëpi të Bledinit. Pashë se Kujtesa po zhdirgjej shkallëve teposhtë me një fener të ndezur në dorë të djathtë. Ajo më pa mua, e unë nisa t’i kërkoja falje:
- Më fal, Kujtesë se djali i Besimit, Drini, u fut këtu dhe s’po mund ta nxjerr prej kthinave. Zërin ia dëgjoj, por atë s’e shoh fare.
Kujtesa sikur fare s’u frikësua, përpiqej të ma gjejë Drinin. Edhe njëherë e thërrita:
- O Drin, del se gjyshi s’të pret më! – Thirre Kujtesën!
Një zë i llahtarshëm më vërsulej në veshë.
- Dëshiron ta gjejmë vrasësin?
Isha dymendjesh: asnjëherë s’kisha punuar në organet e hetuesisë për vrasësit. Ndodh se ata për mua janë vrasës të vetvetes, prandaj nuk desh as të fut veten në lojë të tyre. "Mos u ngutni se me fjalë tuaja mund t’i lëndoni njerëzit e pafajshëm!", pëshpëritej në atë errësirë.
Më iku ëndrra aq shpejt, sa dyshoja se s’do ta mbaja në mendje pa e shënuar...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:14 pm

PJESA E DYTË


LËNGATA

Mëngjesi i ditëve të gushtit me vapë më gjeti në parkun e qytetit të Prishtinës, ku shpesh shëtisnim me gruan, Norën. Kambanorja e kishës ortodokse sikur përkëdhelte ankthin e pritur. Minareja e xhamisë së Muhaxhirëve si dhe zëri i hoxhës në atë mëngjes sikur mi kapërthyen mendimet e udhët e njerëzve përjetë. Aty shpesh u binte shorti që nder të parët të shihnim njeriun xhanavar që zgjohej herët për ta derdhur bërllogun e vet nga shtëpia në park. Kishte të tillë që pa fije kujdesi bërllogun e derdhin në atë udhëkryq ku ata shpesh kapërcenim, duke e kryer orarin e shëtitjes të atij mëngjesi pranveror. Kisha përshtypjen që njeriut sa më shumë t’i flasësh për të mirën dhe shëndetin e tij, ai krijon bindjen, se e qortojnë për inat! Inati është një zeje e vjetër, Më kujtohen fjalët e Fitimit që shpesh i përsëriste kur ishte në bashkësi familjare: "Inati - barkthati!"
Shëtisnim së bashku me Norën dhe që të dy e shikonim jevgun që ishte bërë pipë para nesh, dhe s’luante as dorë e as këmbë, dukej se as qerpikë të syrit nuk rrahte. Kapërcenim para këmbëve të tij sikur të ishte lapidari i Boros dhe i Ramizit. Kështu i shihnim shpesh jevgjit në këtë park, që s’bënin kurrfarë lëvizjesh, pos që të mbështetur në trungje të pishave shikonin anash e pinin duhan.
Përditshmëria në park është e lloj-llojshme. Gjatë natës thonë se këtu luhet një lojë tjetër, ajo me drogë! Bardhi asgjë s’kishte hetuar, pos disa gastareve të thyera rreth atij gurit në mjedis të parkut që shpesh Bardhi ulej dhe pushote me Norën.
- Mëngjesi është i përshtatshëm për pleq dhe plaka, kurse orët e tjera të ditës janë më tepër për të rinj - pohonte shpesh Bardhi.
Dielli i mëngjesit më dukej se ishte më i ashpër sesa ditëve të tjera.
- Na përhëri ky diell! - tha Nora. - Sot s’jemi zgjuar aq herët. Parku e ka, ose të zgjohesh herët, ose të mos dalësh fare në të. Por, ç’të bëjmë, kur shpesh nga lodhjet dhe punët, mezi arrijmë të zgjohemi.
- Zgjimi i hershëm dhe shëtija janë të dobishme për ty - i tha Bardhi Norës. - Ai të bën mirë ty për shëndet, se je trashur. Vuan nga majmëria! Duhet, moj Norë ta derdhësh atë socializëm (fukarallëkizëm) dhe pastaj të jetosh edhe ndonjë ditë në demokraci! E sheh, demokracinë se tash dalim që të dy dhe shëtisim në park, pastaj edhe në malet e Gërmisë, e nga të dëshirosh... Mund të shkojmë në Matiçan, pastaj edhe në Vitak, por për të shkuar atje bëri gati njëzet marka gjermane. Vetëm të kemi para!. Udhët i kemi të çelura nga Prishtina të shkojmë edhe nëpër Evropë...
Rreth orës shtatë të mëngjesit lëvizjet në park shpeshtoheshin. Kishte njerëz që shkonin në punë, ka të tillë që delnin për të dërguar diç në treg, kapërcenin me ca karroca të dorës të ngarkuara me plaçka. Bardhi shikonte njerëzit sesi nëpër udhët me përpjeta dhe tatpjeta u grahnin karrocave, që shkonin dhe vinin nga tregu. Gjithnjë këtu kapërcejnë fytyra të reja. Bardhi ishte mbrapa një druri të pishës, shikonte lëvizjet e njerëzve, e ata ka gjasë se fare s’e vërenin atë. Nëpër udhën në mjedis të parkut shpesh kapërcente pediatri i fëmijëve, zoti S.Ademaj. Ecën ai, dhe fare s’e hetonte se Bardhi e shikonte, e përcillte me kureshtje. Dorën e kishte futur në bothë, hetohej se lengonte nga një kruajtje kronike e majasëllit që dukej se e kishte përcjellur gjatë. Bardhi i bënte vetes pyetje: "A e di mjeku se po e shoh se është duke e kruajtur bothën?" "Jo, s’e di", pohonte sërish Bardhi në vete. Njeriu është i tillë, dhe s’ndalej se kruajturi. Mjeku ecte udhës së tij, ku pritej se do të takohej me Bardhin, që ia priti i pari me përshëndetje.
- Mirëmengjesi, z. doktor!
-O, mirëmëngjesi! - e ngriti kokën ai, duke shikuar bukurinë e gjelbërimit të udhëve...
Mjeku ecte dhe ngutej të arrij në punë. Bardhi as që ishte të këshllonte diç, e as edhe të kapërcente në heshtje. Nora nisi të largohej pak prej Bardhit. Ai iu kishte afruar mjekut në vesh, dhe si në heshtje e duke e vënë buzën në gaz, shakaja me fjalë të buta vijoi.
- Shiko, zoti doktor, po të shoh edhe njëherë duke e kruajtur... !
Mjeku u ndal dhe nisi të skuqej. Ai as vetë s’e hetoi sesi Bardhi ia kishte qëlluar diagnozës së tij.
-Ore, Bardh, s’kam ç’të bëj! - tha mjeku, duke u përpjekur ta shpalos vuajtjen nga sëmundja kronike e hemorroideve. - Lëngoj nga hemorroidet që njëzet vjet. Vetë jam mjek dhe s’mund t’i shëroj. Kam gjakderdhje në zorrë të trashë, shtrëngime në zorrë - i ankohej mjeku, sikur të fliste para ndonjë specialisti për këtë. - Kam dëgjuar se njëri këtu në Prishtinë, e përpunon një bar natyrorshërues për majasëll. Ky është majasëll i brendshëm, or Bardh! Më mundon shumë, më bën nervrik në punë, po edhe në shtëpi. Edhe gruan e kam mjeke, e s’kam ndihmë as prej saj...
- Z. doktor - i tha Bardhi. - Ndodh se ketë sëmundjen tënde në zorrë të trashë mund ta lehtësoj një bari majasëlli që përgatis?
- O, ju lutem, a mos jeni vetë ju që e punoni një bar natyror? - pyeti mjeku me habi.
- Doktor, ka edhe të tjerë. Ti mund të pyesësh. Ka mjek popullor në Kaçanik, në Vushtrri... Ka shumë mjekë popullorë që merren me shërimin e hemorroideve. Ti mund ta provosh një kurë që përgatit njëri, e pastaj nëse të bën mirë, vazhdoje! Po qe se nuk ke dobi, shko te tjetri - i tha Bardhi. - Për majasëllin doktor, di të flasë me orë të tëra. Vetë kam lënguar gjatë nga majasëlli dhe në këto dy vite, duke e punuar një ilaç, e kam lehtësuar sëmundjen dhe jetën time... Ka gjasë se hemorroidet më janë qetësuar për një kohë...
- Po, kur do të takohemi, pra? - pyeti mjeku.
- Unë dalë në shëtitje, e bisedojmë për këtë - i tha e Bardhi, duke u ndarë nga biseda me mjekun, që shpesh takoheshin në parkun e Prishtinës.

* * *

Një ditë, kur Bardhi e Nora i bënë tre rrathë shëtitje, siç i quanin ata, në atë vendin që kishim takuar mjekun, sesi e morën bisedën e tij. Nora e ankonte atë që vuante nga majasëlli, por edhe pakujdesinë e tij që nuk paraqitej për bari shërues s’e arsyetonte fare.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:15 pm

O, ZOT, Ç’MË GJETI?

Kishin kaluar ditë e muaj që Bardhi e Nora s’ishin takuar me mjekun. Sikur ta lëshonte mjekun toka!, thoshte Bardhi në vete. Ç’u bë me atë mjek? Mos ka gjakderdhje në zorrë të trashë? Gjakderdhja mund ta shndërrojë sëmundjen në diçka më të kobshme, në sëmundje kanceroze! Ore, edhe ai mjek, po pse vallë s’paraqitetej?, e mundonte veten me punë të huaj Bardhi. Turpërohet mjeku, apo ç’mendon ai? Sëmundja s’mund të fshehet. Sa më shumë t’ua fshehësh njerëzve sëmundjen, aq më shpejt kurreshtarët e marrin vesh se je i sëmurë. Asgjë nën rogoz s’mbetet sot, e as nesër... Por, nesër do të bëhet më mirë, pohonte shpesh Bardhi. Nora e përsëriste shprehjen: "Sot, nesër... sot-nesër, ditët dhe netët po kalojnë…"
-Ditët s’kanë të sosur. Jeta është e thurur prej ditëve dhe netëve. Çdo kohë me vuajtje ditësh dhe netësh... - tha Bardhi, duke kujtuar se mjeku mund të ketë harruar.
-Humbi doktori! - tha Nora një ditë.- A po sheh, Bardh, ti po i fyen njerëzit, e ata pastaj po largohen! Lëri njerëzit me halle të jetës. Le të bëjnë siç dinë vetë. Akëcili njeri i ka telashet e veta. Pse thonë: "Vëlla, vëlla, por ai tymin e vet e ti tëndin?"
-Po e zëmë se e ke mirë, Norë - i tha Bardhi. - Ndoshta mirë e ka edhe mjeku, por jo, moj Norë. Është punë humane të mirresh me shërimin e kësaj sëmundje që ka kapluar shumë veta. Shikoj drama të këqia në qytet. Të kujtohet kur njëherë më ke qortuar rreptas: "Hiqe dorën prej... se turp është të shoh dikush ashtu!" Ke pasur të drejtë, Norë. Ja, a më sheh më duke e kruajtur...? Më shpëtoj ai bar majasëlli që e vjela në Vitak. Dëshiroj t’ju ndihmojë e t’i shpëtoj ata që lëngojnë nga kjo sëmundje. Dëshiroj që të sëmurit të kujdesen për vete. Të tillë që nuk I’u përmbahen rregullave të barit dhe të mjekimit, nuk i adhuroj. Madje ata mos të më sillen rreth shtëpie…
Kishte kapërcyer një kohë e gjatë qëkur Bardh Mulaj s’ishte parë me mjekun. Lëngata e tij e brengoste, se edhe vetë kishte vuajtur nga hemorroidet. Iu patën lajmëruar në pranverë të vjetit l980, kur e kishte përfunduar variantin e parë të romanit "Molëza". Ishte duke e përfunduar kapitullin e fundit, dhe se si kishte mbetur i kërrysur mbi tavolinë e s’mundej të qëndrojë as i ulur e as në këmbë. "O Zot, ç’më gjeti?"- i bënte vetes pyetje pas pyetje dhe s’merrte prej askujt përgjigje. Kishte lexuar më parë se kjo ishte një sëmundje karrigeje, sëmundje intelektuale, por edhe shoferët vuajnë nga kjo lëngatë. Askujt s’i rrëfehej se çfarë e kishte gjetur. Çdo gjë e mbante në fshehtësi. Nora s’e dinte se iu kishin paraqitur vështirësi të tilla shëndetësore. Kapitullin e romanit e kishte përfunduar me një sarkazëm që kushedi çfarë do të jetë, apo si do të kuptohet nga lexuesit e ardhshëm.
-Të lumtë goja!- ishte një lloj urimi i rëndomtë i Bardhit, që shpesh në dasmë i urojnë këngëtarët, pa marrë parasysh se a kanë kënduar mirë apo keq. - Të lumtë goja! - është edhe një refren që përdoret gjatë bisedave, kur dikush e bën këllirë.
- Kam punë me mjekun - i tha një mendje Bardh Mulajt e pastaj kthehej e lutej: - Mos paça punë me mjek!
Mjeku mu kishte bërë si hije edhe gjatë kohes kur ai shëtiste në park. Ç’u bë me të, apo mos vallë e theku vrapin që të mos takohej me mua. Ndodh se do të ketë shkuar në terren? mendona. Një ditë ia kisha përmendur se duhej të shkonte për vakcionim të fëmijëve në Kamenicë. Dhe nisa bisedën me mjekun.
- Kamenica ka shumë fëmijë - i thosha - dhe mirë që po kujdesen mjekët tanë për vakcionimin e tyre. - Fëmijët na duhen. Kjo është gjenerata e republikanëve që duhet të shtohen. Nëse shtohen, këtij populli s’i kanoset rreziku nga shkatërrimi. Gjenerata e republikanëve i ka marrë në sy udhët e botës së jashtme. Ata kanë vështirësi në fejesa dhe në martesa. Është shkëputur lidhshmëria e rinisë. Femrat kanë mbetur në Kosovë. Ato kanë emigruar pak, e aspak! Ca janë shkolluar e ca të tjera u janë kthyer punëve të amvisnisë. Presin që të kthehen në Kosovë republikanët! Jetojnë në shpresa: "Nesër do të bëhet më mirë!..."
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:15 pm

NËN HIJE TË SHELGJES

Kisha pyetur në shtëpi mos e kishin ruajtur diku numrin e telefonit të mjekut, pediatrit të fëmijëve. Doja që t’ua bënte një vizitë nipave: Jonit dhe Altinit. Xhaviti i tha se e kishte numrin e pediatrit, dhe e luti që t’ia bëjë një telefonatë.
-I thuaj mjekut: "Të fala ke prej babait, eja se ta kam punuar atë bar majasëlli!"
Xhaviti më kishte pritur me një buzëqeshje, shihja se desh të më thoshte: "Or, baba, po a ti do t’i shërosh mjekët, a?". Mirë që s’më kishte thënë gjë përmes telefonit, por një ditë më kishte thënë troç:
- Kjo punë ytja është humane, por ruaju se me atë bar po i dëmton të sëmurët e pastaj të qortojnë njerëzia dhe historia!
Këshillë e mirë ishte kjo, por askuj s’ia kam detyruar këtë bar shërues pa ia shikuar diagnozën e mjekut se vërtet lëngon nga hemorroidet. "Kjo punë s’është aq e lehtë. Të lëngosh dhe të mos gjesh ilaç...!? Fundja, ky bar është një lloj ushqimi i zgjedhur..." mendonte në vete Bardhi.
Atë mëngjes të korrikut Xhaviti ia kishte bërë një telefonatë mjekut. Fat që Bardhi kishte qëlluar në shtëpi. Ishte në kopsht. Nora e thirri më zë:
- Bardh, ngutu pak se mjeku...!
Ai hipi shkallëve përpjetë dhe mori dëgjuesen në dorë, pastaj e vuri në vesh të majtë, e mjeku pyeti:
-Jeni ju, z. Bardh? Këtu mjeku, më njeh, posi?
-Po, si të mos u njoh, z. mjek? Ishit kur u linden vogëlushët, nipërit e mi dhe bëre një punë të madhe që na këshillove sesi të kujdesem për ta...
Mjekut desh t’ia përkujtonte bisedën që kishin bërë më parë, por priste një rast më të volitshëm. "Pse ta zhvesh mendimin njeriu që ka punë me mjek?" Më duhet të jem i kujdesshëm. Mjeku është mjek e s’mund të bëhet njeri i thjeshtë, mendonte në vete Bardhi.
- Nuk di ku e ke shtëpinë, më fal se ta kam harruar? - i lutej mjeku në telefon, duke kërkuar ndjesë për këtë harresë. Bardhi më vete sikur thoshte: "Ja, mjeku ka ardhur në vjet të mia, harron posi". Bardhi ia nisi t’ia përshkruante udhën shtëpinë katëshe si dhe blirin në derë të shtëpisë. Ishte në afërsi me shtëpinë e z. Gani Lubotenit, me atë të z. Zekeria Canës, dhe diku në fund shihej shtëpia e tij.
- Këtu është, z. mjek, një udhëkryq, dhe pyete dikë, aty gjendet shtëpia ime që e ndërtova me shumë mundime.
- Mjeku heshti një çast, pastaj e luti Bardhin që të dalë e ta pres në udhën e Dubrovnikut.
- Po, z. mjek, do të më gjesh nën hije të shelgjës së Gani Lubotenit - i tha dhe me të shpejtë u nis për në vendin e caktuar.
Dielli ishte i fortë. Bardhi u ruhej rrezeve të diellit se lëngonte nga trysnia e lartë e gjakut.
Bardhi lëshoi dëgjuesen e telefonit, dhe në vete tha: "Ah, po s’e paskam ditur sa i dobishëm qenka telefoni. Më shpëtoj, për besë!" Ai u bë gati dhe doli në Udhën e Dubrovnikut, që të takoheshim nën hije të shelgjes së Ganiut. Aty shpesh pushonin udhëtarët. Ai shpejt u gjend nën atë hije të shelgjës. Priste mjekun dhe i shikonte njerëzit që kapërcenin udhës. Ata që kishin kruajtje, shihte se lëngonin nga majasëlli! E shtrydhte mendimin në vete "Klithmë për majasëll, apo për bar majasëlli!" Sivjet, i thotë një mendje Bardhit është thatësirë e madhe dhe druante se s’do të rritej bari. Vjet ishte vjeshta me shi, dhe në shtator pati mjaft bar majasëlli. Kurrë s’ishte rritur aq shumë ai bari në Rogë të Lugut të Hasanit. Ishte bërë deri në tridhjetë cm. Kjo ishte befasi për të gjithë, se kur ishte vera pa shi, vetëm sa dallohej lulëzimi i tij mbi tokë dhe ashtu fshatarët e vjelnin nga pak.
Në vjeshtën që kapërceu Bardh Mulaj kishte vjelur shumë bari shërus. Ai e kishte tharë barin shërues në vendlindjen e tij nën hije, në ato polica të çarranikut. Dielli i fortë, pohonte shpesh, ia humb vetitë shëruese të barit. Çarranikut s’i vinte era qumësht si më parë, se mungonte lopa!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:15 pm

DHURATA PËR SHTËPI TË RE

Si zakonisht, edhe atë ditë të mëngjesit Bardhi kishte dalë të shëtiste në park. Pasi ishte kthyer nga parku, shikonte kur do të dalë mjeku në udhë. "Mos e ka humbur udhën?" mendonte në vete. Ia kishte përshkruar udhën, shtëpitë, e ç’mund të bënte tjetër? Dëshironte ta shihte Ganiun, që shpesh ndalej dhe bisedonte nën hije të shelgjes. Ai e ftonte të futej në oborr, ku e priste me gosti e me kafe. Ka ditë që s’ishin takuar. Bardhi shpesh shkonte te ai. Kujtonte ditën e banketit kur ai kishte ardhur në vjetin l965, kur Bardhi e kishte ftuar në gosti të shtëpisë se re. Ishte i pranishëm së bashku me gruan në këtë festë të madhe. Ia përkujtonte Nora se kishte prurë edhe dhuratë.
- Dhuratën e tij e kam ruajtur - tha Nora.- Edhe Ismet Spahiu ka prurë dhuratë. Ke parë ti atë pjatën e bardhë? Kanë prurë shumë dhurata atëherë në shtëpi të re. Ishim të rinj, dhe kjo ishte një kënaqësi për ne. Ia filluam jetës së re në qytet. Na dukej se i morëm krahët e ri dhe fluturonim si bleta. Tridhjetë e pesë vjet u bën, Bardh - i tha Nora. - U plakem, a sheh se ku jemi? Po kalojnë vjetët, ore Bardh! A jemi ata që qemë, apo s’jemi? Jemi, dhe këtu po e lëmë bimën tonë të re.
Mjeku erdhi dhe u takuan së bashku me të në udhë.
-Ta kam ditur edhe ty shtëpinë, ore Bardh - tha mjeku duke u shprehur me keqardhje që s’ishte takuar herët për këto punë. - Eh, ç’është edhe kjo jetë! - lëshoi një ofshamë mjeku.
- Po, jetë, zoti mjek, e çka tjetër pos jetës!? Të jetojmë dhe vetëm të jetojmë - ia ktheu Bardhi, dhe u nisën udhës përpjetë.

Bardhi e kthente urimin në anën tjetër:
- Të fala Gjakovës! - dëgjohej edhe atëbotë kur dy veta ndaheshin në shpejtësi nga bisedat që shpesh s’u pëlqejnë.
- Po, Bardhi kujt t’i bëj të fala? - pyeti Norën si në shaka. - Apo, të presim kush po na dërgon të fala?
- Të fala nga Gjermania!
- Të fala nga Shqipëria!
- Të fala të përzemërta nga Kosova!
Po, pse t’i bëj të fala Shqipërisë kur janë çelur udhët që të shkojmë atje? Kjo ia kujtonte kohën, kur Bardhit i rrëfente daja Xhemë:
-Në Çirez punonte traktorist Rifat Topallaj, i Vitakut. Daja ishte korrier e shkollës fillore dhe ata shpesh rrinin së bashku. Kur ai shkonte në Vitak, u bënte të fala vëllait të Bardhit, Durimit dhe mixhës Ramë. Rifati kudo që i takonte ata, ua përcillte të falat:
-Të fala u ka bërë ai miku juaj i Likoshanit!
Daja saherë që kthehej Rifati prej Vitakut, posa takohej e pyeste.
-A i takove ata miq, si ishin?
-Po - i përgjigjej Rifati.
-A ua përcolle të falat e mia?
- Po, mixha Xhemë, po!
- Eh, faleminderit prej teje!
Kështu përsëritej kjo lidhje miqësore e dajës Xhemë me të fala. Një ditë prej ditësh e kishte pyetur prapë daja Rifatin:
-Po, si ishin ata miq në Vitak? A u bëre të fala?
Rifat Topalloj disa herë ia kishte fshehur mendimin e tij dajës Xhemë. Një ditë e pyeti:
- O mixha Xhemë! - i tha. - A po më tregon diçka? Ti u mbyte duke u dërguar të fala atyre miqve, e ata s’po t’i kthejnë të falat, ç’është kjo punë me ty?
-Ani, ani, ti prapë mos lë pa ua përcjellë të falat e mia - tha ai e sërish shtoi: - Të fala prej Xhemës, kaq!
Me gjasë sikur të falat nuk shkëmbeheshin, por njeriu me njeriun rri dhe takohet edhe me mendime të mira... "Bëhu i mençur dhe ua lëshon udhën atyre që tërë kohën mundohen t’ju nevrikosin! Nëse e ruan gjakftohtësinë, do të nevrikosen ata!" - ishin këshillat e dajës, që saherë më ishin përsëritur nga ai, por që shpesh ua përcillja edhe djemve të tij, sa për të mos u mashtruar me jetën
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:15 pm

NJË KAFE PËR MJEKUN

Mjeku kishte arritur në shtëpi.
- Një kafe për mjekun, - i tha Bardhi Norës, dhe u fut në botën e kujtimeve lidhur me ndërtimin e shtëpisë së tij.
- Jo, për mua, jo - tha mjeku. - Lëngoj nga trysnia e gjakut. Bardh, ke harruar kur të jam ankuar. Më vinte era hudhër. U patëm takuar me ty te ai vetëshërbimi në fund të udhës, të pata kërkuar falje: "Më fal, më vjen era hudhër, se kam vështirësi me trysni të gjakut!"
- Po, ç’të bëjmë doktor, të gjithëve na vjen era nga diçka? - i tha Bardhi që i vinte mirë se bisedonte me mjekun. Kishte kaluar një kohë e gjatë që mjeku nuk kishte qenë në shtëpi të tij.
- Ja, ky është bar majasëlli, z. mjek! - i tha Bardhi. -Nëse je i disciplinuar në jetë, dhe besimtar, bari do të bëj mirë - i tha dhe u tërhoq nga një kanape në tjetrën. - Lexoje recetën! Nëse më punon fati, mendoj ta shkruaj një broshurë! Kjo sëmundje lypet të trajtohet në shtypin tonë... Pastaj edhe në mjekësi…
Mjeku me kureshtje nisi ta lexonte recetën.
- Sa mirë që e ke shkruar recetën! - tha mjeku dhe e lexoi deri në fund.
Kureshtja e mjekut për këtë bar vinte duke u shtuar.
Bardhi ia afroi mjekut ilaçin. Ai në shenjë nderimi, nxori dhjetë marka gjermane, e duke e ulur kokën, i tha:
- Këto për mjaltën që ke blerë, Bardh!
- Paratë janë të mira për të gjithë, z. mjek, por këtë kurë të barit e ke pa pagesë. Të lutem futi ato marka në xhep, tuajat janë. Unë e bëj këtë punë pa para, por ata që kanë para shumë, s’është e udhës që të më ngushtojnë. Koprracëve që kanë shumë u dhembsen paratë për shëndet! Sikur të vijnë ata te unë, ah, çfarë do t’ju thosha? Ata s’japin para as për botimin e librave të mia. I duan librat e Arsimit që t’ua fal. Janë mësuar apo vetë i kemi mësuar, doktor. Më thonë ata shokët e Muhamet Pirrakut, se kishte thënë: "Libri s’duhet t’i falet askujt, se ia humb vlerën!". Sa veta thoshin se e ka mirë, sa të tjerë e qortonin. Të të qortojnë njerëzit se ua fal librat? Jo! Arsimi kishte pyetur për librin e tij: "Të vdekurit vallëzojnë" a po shitet? I them se po falet e nuk po shitet!…
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:15 pm

HARTA E KOSOVËS

Atë mëngjes si zakonisht shëtitja në parkun e Prishtinës. Mjeku ishte kërrusur te rrënjët e blirit. Ishte ngritur sërish në këmbë me një copë të hartës së Kosovës që e mbante në dorë. Ai e shikonte dhe rrotullonte hartën disa herë. Klithmën që kishte lëshuar mjeku ishte me interes.
- A sheh, e kanë hedhur në udhë hartën e Kosovës.? - lëshoi një ofshamë ai. - Duhet t’i ruajmë shkrimet, se ato flasin shumë. Edhe fëmijët tanë asgjë s’po shohin. Kjo hartë e botuar e Kosovës, rrallë sheh dritën e botimit. Kosova është e madhe, por me ardhacakë e zvogëluan atë. Të na lënë kaq sa është, asgjë më shumë s’do të dëshiroja... - tha mjeku, e hartën ma la në dorë.
Bardhi së bashku me Norën mbetën duke e shikuar e dëgjuar mjekun se ç’fliste. Pastaj e bërën edhe një shëti në park. Duke u zhdjergur tepozhzës, ishin ndalë rishtas te lapidari i Boros dhe i Ramizit, që ishte dëmtuar. Norës s’i pëlqente fare kjo punë. Ajo shprehte një botë tjetër para tij:
- I vraftë Zoti ata që ua kanë nxirë fytyrën! Ata janë të vdekur! Njëherë vdes njeriu e më s’ngjallet. Oh, edhe ato nëna që lanë bijë të tillë! I kanë mashtruar, ishin shtalbakë, or Bardh, dhe lufta i hëngri...
Bardhi ishte afruar para lapidarit të Ramiz Sadikut, e shikonte për së afërmi. Ai shikonte se ia kishin vënë në fund të lapidarit një kryq me ngjyrë të bardhë, kurse në të dy anët kryqin e kishin rrethuar me dy shkronja çirilike: E dhe G!. Nora e kishte vërejtur, ishte prekur shumë.
- Ia paskan nisur edhe këtij të Ramizit - tha ajo me keqardhje. - Ja, ç’bëjnë shkiet. Çdo rrënim që bëjnë natën apo ditën, na lënë ne! Po ç’u bëjnë këta të vdekur në park?
Bardhi bredhte në kujtime. "Mendje është kjo", thoshte në vete. Hapat e jetës janë të tillë!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:15 pm

ZGJIMI I VONË

Bardh Mulaj doli në udhë përtej parkut. Mendja i thoshte se s’mund të lëshoj klithmë: "Këto janë udhët e jetës. Çdo lëvizje e njerëzve më pëlqen Mjafton se atë mëngjes shoh se njerëzit duan të jetojnë..."
Ndonjë zhurmë kamionësh shpesh Bardhit ia prishte qetësinë e mëngjesit.
- Sot jemi zgjuar vonë - i tha Norës. - Nesër do të zgjohemi më herët.
Ajo sikur gëzohej se kishte hequr nga trupi i saj një barrë të jetës, e s’e hetonte se vragët mbeten... Bardhi së bashku me Norën ktheheshin prej parkut, dhe prej një këndi, e shikonin çatinë e shtëpisë së tyre. Kur ajo ndiente gogësimë, shprehte dëshirën e kahershme.
-Bardh, kafeja po mungon! Ke blerë? - pyeti si në shaka.
-Po, moj Nora ime, do të blejmë. Dita e re e shkel të vjetrën... Të kam thënë gjithnjë se nesër bëhet më mirë... Ti bën shaka me këtë shprehje. Ke të drejtë, por edhe unë kam të drejtë! Jeta është e të gjithëve. Ajo sot më mashtron mua, e nesër të mashtron ty. Uroj që jeta të mos e mashtrojë bimën e re. Të rinjtë i bëjnë do hapa për një jetë më të mirë. Jetë kërkon edhe fëmija në bark të nënës.
Bardhi i kujtonte bindjet e t’et, që kurë ndante leshin për anëtarë të familjes, pyeste:
-Ka ndonjë grua shtatëzanë?
-Po - i përgjigjej nëna plakë - Po pse pyet për këtë? Burri s’pyet për punë të grave? - sikur e qortonte ajo.
-Jo, moj Sherife, dua ta ndaj leshin. Hisja i takon edhe kur fëmija niset në bark të nënës, një kafshatë më tepër duhet dhënë grave shtatëzana. Ato hanë edhe për atë që e kanë në bark. Një trup, por dy shpirtëra në të.

Shoh se Proza ime sot ishte e kujdesshme. Treguesin e Radio-Tiranës s’e hoq fare nga stacioni. Ndodh se dita e dielë është dite e hareshme edhe në Tiranë, e unë shkruaj këtu nën ritmin e këtyre valëve. Radio-Prishtina, them, mbeti zonë "krra" - "krra"!
Radio-Tirana, zonë "krra, krra"! Ç’janë këto dy "krra-krra". Një myjë jete më lidh. Sa darkat e drekat solemnte u shtruan për këto dy zona, që të veshen nën aoreolën e pagëzuar "krra,krra!". Krrokamë sorrash të larme, them dhe pahetueshëm përpiqem t’i kundërshtojë idetë e shpifjet e trilluara për zonat:"Krra, krra!"
Por, më thotë një mendje se shpifje të ngjashme pati edhe për familjen tonë. Rëniet e saj sikur priteshin. Me gjasë në fshat kishin rënë në sy përpjekjet e tim eti, që me meshkujt që ia fali zoti, stë vë pushtet mbi të tjerët, apo frika e të tjerëve pa arsye, i sëtrmadhonin lëvizjet e reja...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 20, 2011 11:16 pm

IKJA NGA ËNDRRAT

Njëfarë ëndrre kapërcyese me gjeti para Pallatit të shtypit "Rilindja" në Prishtinë. Duke ecur udhës përballë Pallatit pashë një mini-autobus që kishin hyrë sa veta në të dhe bëheshin gati të udhëtonin diku. Ndërkohë pashë se erdhi daja Hasan Gjeli i Likoshanit, i veshur me rroba të bukura, ngjyrëkafeje, me kravatë e këmishë të bardhë, dhe me një valixhe plaçka në dorë. U përshëndeta me të, e ai nuk dha shenjë se do të më afrohej, e desh ta pyesja:"O daja Hasan, po si je, si janë edhe ata dajat e tjerë?". Daja Hasan hipi në atë mini-autobus e mua më doli gjumi.
Meqë s’arrita të udhëtoja me atë autobus, mendja më thoshte se do të vijnë ditët kur do të marrë një udhë të afërt apo të largët. Por, megjithatë, në këtë mëngjes dolëm së bashku me Norën në shëtitje. Nora në fillim s’desh të pranojë që të dalë me mua. Ajo ankohej se ndiente dhembje të këmbëve, por më vonë vendosi që të bëhej gati. Dolëm në shëtitje rreth orës 6,00 të mëngjesit. Ishte kohë me vranësira. Qielli apo toka sikur bëheshin gati për shiun e pritur. Vërehej se toka ishte çarë e bërë shkrumb i gjallë! Bari në park ishte tharë, gjethet e blirëve që i kishin thyer fëmijët për të përgatitur çajin e dimrit, ishin bërë shkrumb. Udha e parkut që më parë ishte e gjelbëruar ishte mbuluar me pluhur dhe hedhurina të tjera që çdo ditë banorët e çdo lagjeje përreth i shkarkojnë me karroca në park.
Gjatë kësaj nate kisha parë edhe një ëndërr tjetër. Isha në një arë të mbjellur me misër dhe pashë se Shemë Osman (Kapuçi), me një shat në dorë endej dhe më priste mua që t’ia nisim prashitjes. Unë kisha marrë një shat në krah, dhe pashë se ara e misrit u shndërrua në arë me pisha. Pashë se fije bari nuk kishte mbi, dhe toka ishte e shkriftë, e kur provoja të mih, pashë se nuk do të kishim vështirësi. I thashë Shemës:"O Shemë, Shemë! A sheh se s’paska bari, dhe qenka lehtë të prashisim. Vetëm ia thyejmë korën që ka vënë dhe ecim".
Shema ia nisi të prashit, e mua më doli gjumi.
Norës ia rrëfeja ëndrrën që kisha parë, e ajo më tha:"S’është mirë që ke parë ëndërr të tillë. Mihja e tokës, s’është shenjë që pret ndonjë lajm të mirë..."
Ishim kthyer nga parku i Prishtinës, dhe posa i pimë kafetë e mëngjesit, u futa në dhomën time, lëshova kompjuterin dhe nisa të shkruaja...Shpresa se do të trajtoj diçka me vlerë në letërsi me mban edhe gjatë tërë ditës. Do të shoh... Tash, pasi i shënova ëndrrat që kisha parë, u zhorgja shkallëve teposhtë dhe dola që të marrë diçka për të hëngër mëngjes dhe drekë. Më panë duke u rruar në banjo vajza ime, Nora dhe Nolja. Ishin mësuar që kur rruhesha në Vitak, shpesh e përdorja shprehjen si në shaka:
-Unë, po i rruhem arës sime?
- Po, ç’arë është ajo, baba? - më pyeste shpesh Arsimi. - Arë, po çfarë mund të jetë tjetër? Ja, tash do ta marrë shatin në supe, dhe do të shkoj ta prashis misrin. Ke parë kur në shenjë të përvjetorit tim ia puthja tri herë qykën e shatit, duke klithur:
- Ja, sot i mbusha gjashtëdhjetë vjet! Ara ime, fara ime... - thosha duke e lëmuar ballin, faqet.
- Me fat, baba! – tha Besimi dhe të gjithë i cakërronin shetërit qykë me qykë. Lugina ushtonte e luteshim:"Edhe në vjetin tjetër të gjithë së bashku në arë!"
Pastaj edhe një shaka tjetër përbironte: "Ti po i rruhesh gruas, e thua: po i rruhem arës!". Si gjithnjë isha mësuar me këto pyetje e shaka.
- Arë më e mirë se gruaja s’ka! – tha Bardhi.
Ata qeshnin. Prisja të haja mëngjesin e të shkoja atje, ku vërtet më priste puna në arën time. Sa për arën tjetër, thosha në vete, dihet se kur lërohet ajo!
Shakatë rreth rruajtjes së arës nisën edhe në Prishtinë. Posa u rrova dhe dola prej banjos i pastër, pashë Norën se përpiqej t’i shkundë teshat e shtrartit në ballkon, pastaj u ktheva prej saj, dhe nisa të qesh.
- Ja, s’më sheh, sot iu rrova kompjuterit e nesër romanit!
Pranvera më kishte përcjellur se ç’fola me Norën dhe qeshte, kurse Nolja në anën tjetër bëhej gati të udhëtonte për në Rakinicë. Ajo, me gjasë s’e thellonte mendjen ç’desh të shpreh. Mendoja: është mirë të bëja shaka me të, apo jo? Heshta. U ngjita shkallëve përpjetë, dhe posa i shkrova këto biseda për arë, prisja se do të më ftojnë të ha mëngjes.
Duke pritur mëngjesin, mendja më treti te Xhaviti që e pashë në banesë të tij, dhe më dukej se do ta ketë marrë ndonjë injeksion, apo mendonte se çfarë do t’i ngjitej sot në penë. E thërrita, dhe posa u përshëndetëm, prisja me padurim që të më bie diçka në mendje e penë.
-Dëshiron ta mjelësh lopën? Ja, qumështi paska mbërri - më pyeti si në shaka, por nuk qeshi. - Baba, a gjithnjë blen qumësht këtu, a?
-Po, or bir, pse të mos e blej kur është më i lirë se kudo dhe më i mirë. Këta tregtarë po duan të na i rjepin nëntëdhjetë e nëntë lëkurë! A sheh se për çdo ditë i ngrisnin çmimet. Kjo shkon në dëm të kafshatës sonë. Jetë lypet të bëjmë edhe ne, t’i rrisim fëmijët, na duhen edhe ata...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi