HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)
Faqja 2 e 3
Faqja 2 e 3 • 1, 2, 3
Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)
ANSHTAJNI DHE SHKENCA
I kthehem kësaj botës se sotme, e lë atë botë të vjetër, që kurrë s’kam menduar se edhe ajo e kishte themelin e saj; i kthehem zhvillimit të shkencës në botë, pikërisht në ish-BRSS-ike. Sovjetët e moçëm apo të rinj, e përparuan shkencën. I kthehem një dhjetë vjetori të shpërthimit të Cërnobilit. Lexoja shkrimin në gazetën "Nasa borba"("Lufta jonë"). Pasojnë shënimet që mendoj se më vonë do të kenë peshën e vet.
"Eksplodimi berthamor në Çërnobil, në Ukrainë, e ka kontaminuar një të katërten e planetës sonë, por ende nuk ka dëshmi se njerëzit i kanë kuptuar në mënyrë të drejtë porositë e vërejtjeve të tilla dhe që të ndermerret diçka në mënyrë më radikale që të ndryshojë dhe t’i afrohemi gjendjes se energjisë nukleare. Centrali në Cërnobil edhe mëtutje është duke punuar, si me dhjetra të tjera në mbarë Evropën Lindore, të të njëjtit tip, me rreziqe të mëdha se do të vjen ndonjë tragjedi e ngjashme. "Është lehtë të parashikohet se në çdo çast mund të ndodh apokalipsa e ngjashme me atë të Cërnobilit me pasoja shumë më të mëdha", thotë një ekspert i Evropës në Konferencën për pasoja e katastrofës në Çërnobil, që u mbajt më 9 prill të këtij vjeti në Vjenë, në organizimin e Agjecisë Ndërkombëtare për energji atomike, të Komisionit të Unionit të Evropës dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Botës. As optimistët më të mëdhenj, megjithatë, nuk shpresojnë që pas kësaj Konference shkallë-shkallë do të vjen deri të mbyllja e berthamës nukleare. "Kjo do të ishte një vetëvrasje e drejtë ekonomike" thotë një delegat i qeverisë se Rusisë së Bardhë në Konferencë...
Po vallë sikur të më ishte kujtuar që atëherë kur fliste porfesori për të arriturat e shkencës botërore e ta pyesja profesorin, çfarë do të thoshte? Ndodh se e kishte ditur profesori im se në Rusi zhvillohej një shkencë në dëm të njerëzimit! Po, vallë, një shkencë të tillë e adhuruan të gjithë ata që dëshirojnë të jenë edhe më tutje tutelë mbi popujt e vegjël. Vogjëlia e kishte humbur hartën e vet...
Nxjerrë nga blloku i shënimeve bisedën e arsmtarit të historisë dhe të gjeografisë, z. Hysen Gjota, i Junikut.Atë e kishin pyetur nxënësit e tij:
-Me çfarë harte të gjeografisë do të mësojmë, se më parë e kishim atë të RFSJ, e tash ç’do të bëjmë, edhe me histori...?
-Do të hyjmë në riprovim edhe në histori e gjeografi - ishte përgjigjur ai dhe vërtet kjo ishte temë kyçe që përsiatej nëpër kohë që po vijnë. - Asnjëherë nuk do të pajtohem me atë hartë të cunguar të Evropës lavire!
Edhe vetë shpesh them: "Kur do t’i shkruaj gjërat që më mundojnë, por që i kam përsiatur herët në vete, e edhe me të tjerë. Shpesh qesh i hapur, e ka raste kur edhe qesh konspirativ. Aspak s’më mundojnë qortimet, por edhe ata që i qortoj, dëshiroj që të mos më hidhërohen. Puna e mirë do të flas nëpër shekuj, dhe parimisht përpiqem që gjithkënd ta lavdëroj puna e vet. Edhe kjo imja është një punë, pra me shkrim. Jap çdo shënim e shkrim e nuk dëshroj të mbes anonim. Ç’fitova prej anonimitetit, por edhe ç’mund të fitoja sikur të mbetesha person enigmatik? Të flas me mesele tërë jetën, kush mund t’i marrë vesh ato? Them shpesh: "S’është kohë e meseleve. Meseletë e ndrydhin dhe e shtrydhin lirinë e mendimeve e të fjalës objektive. Tash është filli i shekullit XX, kur kërkohet t’ia jepësh njeriut rrumbullak në shuplakë të dorës! S’ka jetë me fraza, më përralla e kopalla! Shkenca nuk lejon dhe as që pranon gjëra të tilla. Shkenca është shkencë dhe nëpër shekuj duhet të mbes shkencë..."
Edhe kjo punë është një lloj hartimi me shkrim, besa edhe provim nëpër shekuj. Kutadi, mud të gaboj, apo edhe të fitoj, po edhe në mos fitofsha, mjafton se dikush do të fitojë prej mundit tim. Kaq për shkencën, dhe Cërnobilin që më vonë shkencëtarët do t’i hulumtojnë dëmet që ia ka bërë njerëzimit... Mendja më tretej sërish nga shpërthimi i reaktorit bërthamor në Cernobil (afër Kievit).
Dhjetë vjet pas shpërthimit në Çërnobil" është fejtoni i Dr Tahir Imamit që botohej në vazhdime, ku pohonte: "Aksidenti më i madh në historinë e energjisë bërthamore ka ndodhur më l986 në një reaktor bërthamor në Cernobil (afër Kievit), me ç’rast drejtpërdrejti i janë nënshtruar dozës rrezatuese 24.000 banorë, ndërkaq janë rrezatuar 75 milionë banorë të Bjellorusisë dhe të Ukrainës. Pasi Cernobili ka goditur edhe Anglinë, atëherë është plotësisht e kuptueshme se ku shpie krahu i pamatur i supërfuqive ushtarake për të pushtuar botën nën "petkun": "Po prodhojmë energji elektrike"! Jo vetëm Rusia, por edhe shtetet e tjera që kanë "koka" bërthamore i fshehin viktimat. Pasojat e dëmshme dhe dobia e radiacionit, energjia e yjve, rrezet kozmike, substancat radioaktive në natyrë, si të mbrohet popullsia nga rrezatimi, aksidentet e tjera të mëdha në botë nga shpërthimet e reaktorëve bërthamorë do të jenë disa nga temat e fejtonit që e ka shkruar ekskluzivisht për gazetë specialisti i fizikës bërthamore në mjekësi Dr Tahir Imami. Autori i fejtonit bazohej kryesisht në arritjet e deritashme të shkencës që merret me këtë lëmë, por shpreh mendimin edhe për perspektivën. Supozimet e disa mendimtarëve se dielli do të humbë energjinë pas pesë miliardë vjetësh, ai me argumente i hedh poshtë dhe konstaton se dielli nuk do të shuhet as pas dhjetë miliardë vjetësh, prandaj ai kërkon që supozimet të mbesin supozime, ndërsa shkenca të shkojë përpara duke e përsosur njeriu mendjen. Për këtë ai ka mbështetje edhe mendimin e Albert Ajnshtajnit: "Lirimi i fuqisë atomike ka ndryshuar çdo gjë, përpos mënyrës së mendimit tonë".

SHËTITJA – MIK I JETËS
Kur ishim në përfundim të shëtitjes, duke u kthyer, te pompa e benzinës, takuam mjekun që ka ditë që s’ishim parë. Nora më dha shenjë, se prej dje, ndieja njëfarë shurdhimi në vesh, dhe kur mjekut ia shtriva dorën, kërkova falje:
- Zoti doktor, mos ma shih për të madhe, se prej dje, e ndiej veten se jam shurdhuar. A sheh, gati më shkele dhe fare s’të dëgjova. Më sa po parandiej, ose më është shtuar trysnia e gjakut, nga fjalët e gruas, ose më ka zënë veshi dyll. Më duhet të shkoj te specialisti i veshëve!
Mjeku Vesel Demaj, nisi të më thotë se shëtitjet e mëngjesit në pyll që i bëni ti me gruan për çdo ditë, janë shpëtim për shëndet, por edhe për punë kriujese. Ua kam lakmi që po u shoh përditë dorë për dorë në shëtitje. Edhe pse jam mjek, gruan po ashtu e kam mjeke, ka nisur të majet, ka vjam në trup dhe shpesh i them:
- Eja të dalim e të shëtisim në park së bashku, nëse dëshiron ta heqësh peshën në trup.
Por, ajo s’më dëgjon, e le ta dij se e kam për të mirën e shëndetit të saj. Natyra na jep forcë e jetë të gjatë!... Nisa t’i ankohem mjekut se dyshoja mos është duke më munduar trysnia e gjakut.
-Bradh, eja në ordinancë, ja tash me mua, dha do ta mas trysninë e gjakut, ty dhe gruas - tha mjeku dhe më kapi për krahësh.
-Po, ky burri im në mjedis të arbainit e bën verë!- tha Nora dhe qeshi.
Të tre u nisëm parkut teposhtë, kapërcyem përballë hotelit "Union" nëpër qënder, dhe prisnim ta kapërcejmë udhën. Blirët e kësaj udhe sivjet s’e kanë erën siç më futej në hundë më parë, as blirët e parkut, zoti mjek i them, s’e kanë erën e vjeme. Vjet, posa dilnim te xhamia e Muhaxhirëve, era e blirëve na futej në hundë, dhe sikur fare s’e ndjenim erën e atyre bukëve që herët bukëpjekësit i vënin në vitrinat e tyre. Mjeku habitet në vlerësime të tilla, e me sa shoh, sivjet është një thatësirë më e theksuar, që s’mbahej mend... Thatësira shihet edhe në parkun ku shpesh i kapërcejmë ato udhë e lakadredha të mbushura me bërllog.
Arritëm në ordinancën e mjekut. Ai posa e veshi mantelin e bardhë që e nxori nga dollapi i tij, mori aparatin e matjes së trysnisë së gjakut. Më parë e ftoi graun.
-Ulu, zonjë! - i tha mjeku gruas, - ju femrat keni pëparësi! - dhe duke ia lidhur matësin në llërën e dorës së djathtë, kushedi nga i treti mendja.
Gruaja qeshi duke më shikuar mua, që shpesh edhe vetë pohon kështu. Nora duke e shikuar llërën e dorës ku mjeku ia lidhi matësin e trysnisë së gjakut, vërente se si dridhej gjilpëra. Mjeku e priste një qetësim të Norës.
-Edhe atë dorën e majtë! - tha mjeku, dhe nisi t’ia mas me kujdes trysninë e gjakut. - Ju, zonjë, e keni trysninë e gjakut sikur një sportiste. Ja, a sheh: l05xl75. Kjo është sihariq për moshën tuaj - i tha gruas e ajo përpiqej të shfajësohej para mjekut dhe i bëhej se s’lëngonte nga asgjë.
U ula në karrige të mjekut, e ajo u shty pak në atë shtratin e të sëmurëve.
- Po, ne s’jemi të sëmurë, moj Norë - ia prita si në shaka. - Njerëzit e sëmurë s’dalin në shëtitje si unë dhe ti...
Mjeku duke e vënë buzën në gaz, shtoi.
- Uroj shëti dhe vetëm shëtitje në natyrë! Shëtitja është miku juaj i jetës... - tha mjeku dhe e mori aparatin të ma mas trysninë e gjakut.
-Edhe ju s’e keni trysninë aq të theksuar: lO5xl57. Kjo për moshën që keni, s’është aq e rrezikshme. Dëshiron barna? - më pyeti z. Vesel Ademaj dhe u fut në botën e tij, dhe në punët e përditshmërisë.
-Jo, z. mjek, s’do të përdor barna. Jam mësuar me këtë trysni të gjakut. Po të marrë barna, më lodhin dhe ndikojnë në dellin krijues. Më krijojnë plogështi në punë. Më duhet t’i përballoj kësaj kohe... Vetëm me shëtitje dhe punë, zoti mjek... Punë dhe vetëm punë... dhe desh t’ia përsërisë atë thënien që kisha rikrijuar (shtuar) nga thënia e Naimit: "Punë, punë natë e ditë, që të shohin të tjertë dritë!..." Ose thënien e popullit: " Puna e ndjek punëtorin".
Mjeku intersohej se akëcilës gjeneratë të gjimnazit të Prishtinës i takoja, kërkonte t’ia shpalos kujtimet, shokët e klasës si dhe përjetimet. Por, me gjasë ai ishte përmalluar të takohej me shokët e vjetër të gjimnazit, dhe si në shaka ia nisi:
-Po, ne kur qemë në gjimnaz, qemë dy klasë. Në një klasë na ndanë fshatarët, kurse në klasën tjetër ishin qytetarët. Ne në klasën tonë kishim vetëm një femër nga fshati. Ajo dukej sikur dhia që futet në tufë të dhenve. Ata të qyetit kishin shumë femra. Bënin shaka, besa edhe valle në klasë, kur mungonte profesori i matematikës, z. Ismet Dehiri. Ishte i ashpër ai. Por, bëj çudi, pse ata profesorë aq të marrë, na ndanë kështu? Kishim mëri ndaj njëri-tjetrit, apo ndaj nesh si fshatarë që erdhëm në qytet për të fituar dritën e mësimit. Besa edhe në grupe ndaheshin fëmijët e qytetit dhe këndonin si në korr:
O katundarë,
Hipi dramës
,Shko n’ rrotë t’s’amës!
-Çfarë ditësh përjetuam gjatë shkollimit? - tha mjeku. - Fshatarë e qytetarë të ndarë! Anakronizëm! Po, a qemë ne fajëtorë që s’patëm profesorë nga fshati? Besa, edhe ata profesorë, sa prej tyre, na i kanë rjepur nëntëdhjetë e nëntë lëkurë. Duhej të mësonim. Të gjithë ishim bërë rob të librit. U patëm pajtuar të jetojmë me botën e librave e t’i lëmë punët e fushës e të bagëtive në fshatra. Mësimi për ne ishte gjithçka. Për besë do t’i mundim qytetarët, thoshin sa veta, si më mësim, po ashtu edhe me forcë!

NJË NATË E SHQETËSUAR
Ditët e fundit të këtij korriku sikur më qortonin se kisha shkruar tepër, dhe fati që më përcolli, m’u desh ta pranojë. Edhe dita kur nisa të shkruaj, pas katër ditësh, s’është me diell dhe vapë të madhe. Mbrëmë kishte rënë një shi, dhe pas orës dymbëdhjetë, kishte pasur shkreptima me murmurimë dhe bumbullimë të madhe. Ishte ndërprerë edhe drita elektrike, dhe mbetëm të gjithë në errësirë. Mezi arritëm ta gjejmë dritën elektrike, pra atë me bateri akumuluese, sa për të shtruar bukën e pas shiut bëheshim gati të flemë.
U zgjova jo aq herët, dhe menjëherë hyra në dhomën time, desh ta kyç kompjuterin, që kur vetëtine dhe bumbullonte e kishte ndal Proza nga rryma. Filli i kësaj mbrëmje kapërceu me shqetësime për mua. Edhe kur u përpoqa sërish ta lëshoj kompjuterin, pashë se s’kishte rrymë fare. Me gjasë s’e kishin ndrequr as gjatë natës, se ramë të flemë pa rrymë. Kisha paraparë që fare të mos dalë në shtëtije me Norën. Më duhej të shpejtoja dhe ta rikrijoja atë që më ishte tretur. Por, jo, s’ishin ato ditë e as ato rrebe krijuese. Ishte ditë me vranësirë, shiu e kishte shndërruar natyrën në gjelbërim. Dhe, më në fund, dola në shëtitje, dhe fat që dola, se më gjasë do të më shkonte dita mbarë...
Titulli që e parashihja, s’kishte ngjashmëri me ata që i kisha trajtuar para katër ditësh. Por, përpiqesha që ajo përmbajtje të jetë e ngjashme me atë që më ishte tretur.

FJALORI I EMRAVE
Seç m’u kujtua edhe një mestitull shumë interesnat: "Kujtesë, o moj, kujtesë".Ja, pra, po ia filloj me kujtesën time.
Kujtesë, o moj kujtesë!
As që i kisha treguar Norës gjatë shëtitjes në park, se kisha parandjenjë të mirë se do të na lindëte një vajzë nga nuset, dhe kisha vendosur ta pagëzoja me emrin: KUJTESË.
Pra, parandieja se do të fitonim një mbesë me emrin më të ri: Kujtesë! S’e di a do të figurojë emri i tillë i vajzave në Fjalorin e emrave që shpesh m’i kërkojnë këtu, po edhe në fshat. Nora sërish është e intersuar që djemtë të kenë shumë djem, pra ajo dëshiron që të parandieja se dikush prej tyre ka në radhë të lind djalë, dhe do të pajtohej edhe me emrin: Kujtim. Ajo shpesh përsërit dëshirën e vjehrrës:
- Le të jetë djalë, e sa për emër, edhe çerep t’ia vëmë, s’ka gajle se është djalë!
Ishte e etur ime ëmë për djem. Por, fati i saj, tërë jetën më pati vetëm mua. Gëzimi i saj ishte edhe më i madh kur djemtë e mi, pasi u martuan njëri pas tjetrit, nisën që nuset e tyre të lindnin djem. Unë rishtas e thërras kujtesën time. Në dashi të më kuptoni, pse e adhuroj emrin Kujtesë! Por, po them se edhe kujtesa ime ende s’më ka tradhëtuar, e as zemra. Kush bën tradhëti në mendje e trupin tim, ia bëj një minus! Thërras në këtë dhomë në vete e askush s’më dëgjon:"Oj, kujtesa ime, tregom se ç’pata shkruar para katër ditësh?". Sikur të ishte Nora këtu e di se do të më qortonte: "Mos ndjell emër vajze, se djemtë na shkuan mbarë, e fati i vajzava tona u lidhë nyjë!". Ka gjasë se për këtë ka arsye. Fati i tri vajzava tona vërtetë mbeti i lidhur nyjë. Lumnia, vajza e madhe, që i ka mbushur tridhjetë e dy vjeç, ende s’është fejuar, Pranvera 2l vjeçare s’është fejuar. Sa për Prozën, që i ka mbushur 26 vjeç, dihet se ajo është e pafatë për martesë. Por, sërish shpresat janë në anën tonë. Pse e thërras Kujtesën, oj Kujtesë!? Adhuroj emrin Kujtesë! Pse se thërras edhe Vjeshtë! Ku je moj vjeshta e studentëve që iu kundërvëne një regjimi drakonian ndaj shqiptarëve? Emër i bukur është: Vjeshtë! Por, ishte një vjeshtë e vonë kur gjethet binin në tokë e flamuri valonte përsëri në Kosovë, pra më 27 nëntor 1968, pas një ndërprerje të gjatë pas luftës, u ngrit, e pamë...
Gjatë tërë natës së fillit të gushtit, më dukej se isha zgjuar disa herë, por që fare s’mund të shkoqesha prej shtratit. Lodhjen e ndieja, por heshtja që të mos ia prish gjumin Norës. Ka ditë e netë që s’më është çrregullar gjumi, edhe pse që nga fundi i qershorit e deri në mbarim të korrikut, edhe gushti me gjetën të ngarkuar me punë krijuese. Shpesh, ata që s’më kuptojnë përpiqem t’u jep shenjë që të mos hidhërohen, kurse me të tjerë iu ik fërkimeve. Por, megjithatë, edhe këtë mëngjes isha zgjuar herët. Nora kujtonte se kisha harruar të dalë në shëtitje.
- Norë, po dalim në park! - i thashë, dhe ajo nisi të bëhej gati.
Dola në oborr dhe prisja Norën që ta mbyll derën e shtëpisë. Kur doli në ballkon, më kërkoj me sy, dhe kur me pa se prisja në derë të oborrit, zbriti shkallëve teposhtë dhe ma zgjati çelësin e shtëpisë. Mora atë çelës dhe e futa në xhep, kurse Nora m’u qep përdore. Posa u futem në udhë të Muhaxhirëve, dhe kur pashë se Nora s’fliste asnjë fjalë, m’u desh kalimthi të futëm në ndonjë shaka.
- Po, fol, moj Norë, ç’tha ajo Ajnishë? - sakaq e ngacmova, që të më rrëfente ndonjë bisedë nga vizita që ia kishte bërë ditë më parë.
- Ajo i rrëfen gjërat mirë dhe në mënyrë të bindshme, Bardh - tha Nora, duke mos e zgjatur komentimin e bisedave të çasteve.
Nora ecte pas meje. Ajo ankohej se kishte dhembje në thembra të këmbëve, dhe nisi të ankohej se shëtitja po e dëmtonte.
- Ja, unë flas për Ajnishën, e ti ma qan hallin e këmbëve. Kërkon të vëmë këmbë të reja? Ke dëgjuar se si kam thënë mixhës Ramë, kur ishte ankuar se ndiente dhembje të këmbëve? - thashë, duke u përpjekur t’ia kapërcej dhembjet në këmbë me ndonjë shaka e shëtitje tjetër. - Mixha Ramë, shoh se këmbët kanë nis të tradhëtojnë. S’do të lëmë të vdesësh, jo! Do të bëjmë çmos që t’i heqim ato këmbë dhe t’i ngjesim këmbët e reja, sosh prej thane! Je i kënaqur? - e kisha pyetur si në shaka, dhe për çudi pashë se s’më ishte hidhëruar. - Edhe ty, moj Norë, nëse pajtohesh?... i them e ajo me gjasë nisi të skuqej. "Mos vallë i fola rëndë?", thashë në vete. Sërish posa u futëm nën blirë të parkut, e pyeta:
- Si ishte ajo Ajnishë, moj Norë?
- Mos bën shaka me të. Edhe ajo i ka hallet e saj. Por, besa si vejushë, i lumtë se vajzat i martoj, djemtë po, e pleqëria po i vjen mirë. Ka edhe një djalë që pret martesën...
As që desh ta motivoja për bisedë. Sikur tash kisha harruar atë shakanë që kishte rrjedhur nga Ajnisha, që i kishte qortuar nuset, sesi ne kur i lanim petkat me fi, burrat i patëm në gji, kurse ju të rejat, sodë e sapun e burrat askund! Cila është më mirë?, bënte shaka ajo.
Kalojmë prej temës në temën tjetër. Pishat e parkut lëshonin një erë më të këndshme. Pas shiut që kishte rënë para tri ditësh, parku sikur ishte bërë tjetër. Shiu kishte shpërlarë pluhurin e udhëve. Rregalla e shiut kishte bartur rërën në udhëkryqin, ku shpesh kapërcejmë udhëtarët e nevojatrët e tjerë. Shpesh humori që bëjmë, shoh se më shpëton. Ia nis të rrëfej edhe ngjarje të përjetuara, e Nora bëhej shpesh sikur fare s’i kishte dëgjuar.

UA, KATUNDARË!
Parku i ka të gjitha të mirat, por ndodh se kur kapërcejmë afër shtëpive të jevgjve, era e bërllogut të djegur gjatë natës dhe tymi që përhapet nëpër gjethet halore të pishave, sikur për një çast na detyron që të mos dalim më në shëtitje. Kur shoh se Norës s’i pëlqen shëtitja në park, përpiqem t’ia prek "telin" e disponimit. Në mos asgjë, i them:
- Pa, eja moj Norë, qesh edhe ti me dhunë si unë! A sheh se mua më kanë rënë dhëmbët duke qeshur tërë jetën me dhunë? Ja, kështu, njëherë qeshi babait e nënës, pastaj qeshi vëllait të madh, qeshi pastaj edhe tjetrit vëlla, qeshi gruas, qesh e qeshi djalit, resë, vajzës, pra gjithnjë duke qeshur me qykë të dhunës. Besa qeshi edhe shokut, qeshi mikut që shpesh s’ta do loçka e zemrës, qeshi shefit, drejtorit, e gjithnjë kështu, dhe ja a sheh, mbeta i gjallë se i gjallë!...Ty të ka hije të qeshurit, ke dhëmbë, por kohës sime i ranë dhëmbët. Kështu po shkruan edhe në atë librin që ma ka dhuruar një shoku im. Ka gjasë se edhe atij i kanë rënë dhëmbët duke qeshur me dhunë apo edhe me dëshirë! Edhe të qeshurit me dëshirë, thonë se ta zgjatë jetën. Për veten time, asnjëherë s’e mora vesh se kur qesha me dëshirë, apo mos po e stërmadhoj?
Me mendje i bie rreth e rrotull tërë botës dhe sërish kthehem e shoh se jam në park! Mendja është e tillë, e fat që ajo fluturon me flatra të saj. Kisha takuar mjekun. Edhe para se ta takoja, mendja më kishte tretur te ai, por Norës s’i rrëfehesha. Më gjasë shihja se më duhej mjeku, se ka ditë që me vesh të majtë s’dëgjoja fare. Dyshoja mos ishte ndonjë ftohje, pastaj mos trysnia e gjakut, apo edhe mos dylli ishte shtresuar në të. Nora hetoi se mjeku më kishte thërritur edhe para se të takoheshim. Kur u pëshëndeta me mjekun, ia nisa një bisede pak spontane e me humor, e pak për mahi, sa për të dalë te qëllimi. Pra, te veshi që ka ditë se më ngacmon dhe më pengon në krijimtari, por që ketë asnjëherë s’ia shprehja askujt.
- Zoti mjek, mirë që u takuam me ty - i tha Bardhi, sa për t’ia zgjuar kureshtjen e tij se duhej të lidhej me punë profesioniste të mjekësisë. - Me këtë veshin e majtë ka ditë që s’jam duke dëgjuar fare. Mos është ftohje, apo trysnina dhe pleqëria po e bëjnë të veten - ia prita mjekut, gjë që s’ishte mësuar as ndonjëherë i ankohesha për shëdetin e lig.
- Po, eja, Bardh, ta shikojmë këtë vesh. Ja, tash eja me mua dhe shkojmë në ordinancë - propozoj ai.
Nora u ndal, shikoi veten. Mora vesh se i vinte keq të kapërcej Udhën e Blirëve me këto rroba të shëtitjes. Më duhej të futesha në ndonjë bisedë që ndodh se edhe mjekut do t’ia prek zekthat e gruas.
- Po, a sheh zoti mjek? – i tha si duke e pyetur. - Ka gjasë se veshi më është shurdhuar nga peshpërtijet e gruas. Edhe kjo gruaja ime, oh ç’më thotë, mirë që s’e di ti, e as unë s’di ç’të thotë gruaja jote. Jo, fol kundër nënës, jo kundër tim eti, jo kundër kunatave, e çfarë dëgjoj prej saj, tepër mirë më janë ruajtur veshët. Pastaj, s’e di, o zoti mjek, mos ia ka qëlluar mu atij veshit që shpesh më peshpërste ime ëmë? Çfarë janë edhe këto gra?
- Bardh, duhet të shkosh te specialisti e t’i pastrosh veshët! - tha mjeku.
Dolëm prej atij parku njëzet minuta para kohës. Kur e patëm trupuar udhën kryesore, mjeku u fut në kohën e gjeneratës së tij kur mësonin në bankat e gjimnazit real shqiptar të Prishtinës. Madje, në të fshatrave s’e dinim asnjë fjalë serbishte e na duhej ta mësonim mësimin përmendsh. Profesor Llabani me atë republikën blu në kokë, kur e vënte në katedër, kthehej prej nesh dhe na qortonte:
- Deder, ju fshatarët jeni kokëtulë! Pa e mësuar gjuhën serbe, s’mund ta kryeni gjimnazin! - tha ai dhe prej pezmit ndaj nesh ngritej rrembimthi në këmbë e fliste në orën e mësimit për shkrimtarin serb Branko Radiçeviq.
- Kemi vuajtur shumë, o Bardh, në atë gjimnaz - tha mjeku dhe shpalosi mynxyrat e kohës së tij. - Kur kthehem në ato ditë, shpesh çuditëm, pse atëbotë na patën ndarë në dy paralele, në njërën qytetarët, kurse në tjetrën ne fshatarët. Ç’ishte më e keqja atëbotë, ne në klasën tonë kishim vetëm një femër, kurse ata në klasën e tyre, kishin shumë femra. Kur sillej e pështillej ajo femër e fshatit mes nesh, dukej si dhia nën dhen! Po, ç’bënin ata profesorë? Sa prej tyre na urrenin vetëm se ishim prej fshatrave. A po, mos tregova një ndodhi që tash flet shumë, apo edhe s’do futur në tema të tilla. Por, shkurt, ne fshatarët i patëm mundur qytetarët me të gjitha: me forcë, me mësime, me sport, me këngë dhe lojëra. Zëri i çiftelisë së fshatit s’pushonte dot, kur mungonte ndonjë profesor. E tillë ishte jeta jonë në atë gjimnaz...- dhe sikur e mbylli bisedën për jetën e tij në banka të gjimnazit.
Sa për t’ia bërë qejfin ia shpalosa një pjesë të kujtimeve të mia në atë gjimnaz. Pa se vërtet i kisha përjetuar shumë gjëra, që kishin ngjashmëri.
- Po, edhe ne kur erdhëm në gjimnaz, s’qemë aq të mirëpritur nga fëmijët e qytetit tonë - thashë, duke e rikujtuar ato udhë me baltë të qytetit të Prishtinës. - Na përqeshnin pikërisht se ishim fshatarë. Por, ne s’mund të bëheshim ata që s’ishim. Duhej kohë që të merrnim ndonjë ves të mirë të qytetarëve. Sjelljet skandaloze të një shtrese qytetarësh s’i pranonim. Kishte edhe skandale rrugaçësh! Por, ndarja që bëhej nga profesorët, vërtet ishte një dramë tragjike e kohës. Mos u ktheftë ajo kohë! Kur më bie nder mend, se shpesh nxënësit e qyetit rreshtoheshin në udhë, dhe njëzërit përpiqeshin të na fyejnë, flokët më rrënqethen. Lëre atë, por kur edhe këndonin:
"Ua, katundarë, o kaundarë!"
- Ditë të vështira qenë ato - i rrëfeja mjekut. - Por, ja, arritëm deri këtu. Qyteti ka nis të përtëritet. S’janë më ata qytetarë të vjetër. Ne u bëmë me shkollë, me edukatë. Tash kemi një gjuhë të njësuar që na bashkon. S’jemi më ata që qemë...
U futa në ordinacë të mjekut. Ai veshi mantelen e bardhë, me një skaj të këmishës, i fshiu syzet ngadalë dhe nisi të vë në punë aparatin e trysnisë së gjakut.
- Gruaja ka përparësi, Bardh! - tha mjeku dhe Nora qeshi.
- Po, po, edhe më janë shurdhuar veshët prej peshpëritjeve të saj, e jepi përparësi! - thashë duke e vënë buzën në gaz. - Jepi përparësi edhe gruas tënde!- i thashë si në shaka. - Shakaja është gjysmë përnjëmend e gjysmë për mahi!...
- Për mua, shakaja është krejt përnjëmend! - tha mjeku. - Po, lëre atë punë, Bardh. Ne thamë se u bëmë qytetarë. Edhe gratë i kemi mësuar të pohojnë para fshatarëve: "Tash jemi nga qyteti. Qytetarë! Kush mund të na thotë se jemi nga fshati? Të veshur me rroba të Evropës, si këta në qytet. Fshatarët mbetën në fshat. Ata i shohim njëherë në javë, kur është dita e tregut të Prishtinës. Vinë edhe ditëve të tjera, por rrallëherë. Kur i shoh plisat e bardhë, gjithnjë më duket se po pakësohen. Janë bërë fashatarët qytetarë, or Bradh!
Nora e shpalosi llërën e dorës së majtë. Mjeku ia vu aparatin e matjes së trysnisë së gjakut, e ne heshtëm. Treguesi i matësit të gjakut herë kërcente e herë ndalej. Mjeku e shikoi Norën në fytyrë, pastaj duke e vënë buzën në gaz, shtoi:
- Oho, kjo gruaja jote e paska gjakun sikur të jetë ndonjë sportiste. A sheh, zonjë, 90Xl45. Kjo është shumë mirë... - dhe Norës i bëhej qejfi që për të dytën herë ia mati trysnin e gjakut. Asaj iu bë qejfi se s’lëngonte nga trysina e lartë e gjakut. Prisja që ta masja unë. Kur ma lidhi atë matës të gjakut në dorë të majtë, qesha në vete. Pastaj s’u durova e të mos ia kërcas ndonjë shakaje.
- Po sikur ta kisha këtë trysni të gjakut të Norës, për çdo muaj do ta shkruaja nga një roman!
Mjeku qeshi. Heshta. Matësi i bënte lëvizjet, kurse mjeku Sali Demaj, përpiqej ta vë në veprim që të mos gënjehej...
- Bardh, te ti është trysnia e lartë e gjakut. lO5xl65. Kujdes, Bardh! - tha mjeku, dhe propozoi që të merrja ndonjë terapi për uljen e trysnisë së gjakut.
Dolëm prej asaj ordinance të mjekut. Udhës për në shtëpi me mundonte biseda që kisha bërë me mjekun. Trysina e gjakut ndodh se më keqësohej. Por, isha mësuar me atë trysni! Shpesh po të përdor barna, s’mund të shkruaj, ndiej një molisje... Bëj një pushim dy e tri ditë, dhe sërish vijoj punën...

KJO ËSHTË JETA
Isha kthyer prej parkut dhe përpiqesha ta gjeja fillin e punës sime krijuese. Mbi tavolinë kisha disa shënime që s’mund të nxjerrja ndonjë motivim për punë. Iu qasa revitës argëtuese "Hareja". Edhe dje, kur më patën ftuar të pija çaj, i kisha shpalosur ca numra dhe kisha lexuar diç pa lidhje. Por, kur në këtë mëngjes u thellova më tepër, pashë se asgjë pa lidhje nuk kisha lexuar. Sërish i shpalosa disa numra dhe thashë në vete:"Ja, sot do ta lexojë horoskopin dhe të gjej veten!"
Në gjashtë numra të revistës që i kam para vetes, mora vetëm atë që më përshtatej mua: "Unë jam demi (21.IV.-21.V.) Pashë se për mua shkruanin edhe në numrat e tjerë të kësaj reviste, por s’pajtohesha dot. "Keni arsye të madhe të kënaqeni, sepse ia dilni në krye çdo pune të nisur. Mos pranoni më praninë e lëvdatave që ua bëjnë të tjerët. Sa i përket shëndetit, ky muaj është e favorshëm për të lindurit në shënjën e demit." Duke dëshiruar që të gjeja edhe ndonjë vegëz fjalie, i palova të gjithë numrat e kësaj reviste, dhe meqë kisha nënvizuar edhe një horoskop, mbasi m’u duk se do të gaboja po të mos e përfshija, ja me pak fjalë: "Është e nevojshme ta nderoni kohën me kujdes të madh dhe nuk duhet të luani me të dhe me potencialin tuaj, apo atë poetncial ta shfrytëzoni në adresë të huaj". Një mendje më thoshte se isha në mes të horoskopit: demi apo binjakët! Jeni në depresion!
Galeria e "Haresë" shkruante dhe botonte fotografinë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut (l405-l468), hero kombëtar, më i vogëli nga katër djemtë e Gjon Kastriotit. I ati u detyrua ta çojë peng te Sulltani, pas disfatës në luftë me të. Gjergji atje u shqua për shkathtësi dhe trimëri. Edhe pse u nda nga Shqipëria kur ishte i vogël, kurrë nuk e harroi atë. U kthye si lirimtar në Krujë, më 28 nëntor l443. Njëzet e pesë vjet i mbajti të lira tokat shqiptare që iu bashkuan".
Duke i përfunduar këto mendime, m’u desh të shkeputëm për një çast, dhe mbasi kishte ardhur Xhaviti në shtëpi, dola në ballkon, kërkova falje se isha duke hartuar një kapitull për lojën e përjetshme, që mendoja se ishte edhe lojë me fatin tonë kombëtar.
Baba, ndërpreja e lojës është baraz me krimin! - tha Xhaviti në kapërcim të udhës së tij.
As që u pata thelluar aq shumë rreth kësaj thënie, por me interesonte ta gjeja ndonjë shprehje të qëlluar për ndërprjen e luftërave që s’janë duke pushuar... Me faktin se prisja edhe orën tjetër të historisë, gjithnjë dëshiroja që mësuesi të mos i vë pikë. Historia më pëlqente tepër. Këtë e kishte hetuar edhe mësuesi im. Kisha shpalosur orarin e mësimeve, dhe kur pashë se ishte ora e historisë, me ëndje më të madhe pata shkuar në shkollë. Ka gjasë se fare s’e hetova atë baltë që shkelja në fund të Arës së Hysen Tarakut. Udha e thanave më dukej se s’mund të ma ndalë hovin. Kisha arritur në atë kodër të shkollës, dhe isha mbështetur për një trupi të dardhës pejane. Sikur të ishte verë, do t’i haja frutet e saj, por ishte dimër. Ç’fat kishte edhe ajo orë e historisë në shkollën tonë: në dimër të flitej për luftërat. Edhe tash, më thotë një mendje, po edhe atëbotë, ndieja se isha i pezmatueshëm ndaj luftërave. Luftëtarët i adhuroja, por veten s’e kisha menduar kurrë në jetë se do të bëhem luftëtar i pushkës!
Ra ajo zile, dhe u futa në klasë i pari. Pas meje erdhën edhe sa nxënës nga fshatra të largëta. Mësimi kishte filluar, dy paralele në një klasë, e prisja cilës klasë do t’i jap mësuesi detyrë klase, e cilëve do t’u fliste për pjesën tjetër të historisë. Në mendje thosha se ne, të klasës IV, jemi më të mëdhenj, mësuesi na shpjegon e pastaj nis e punon edhe me ata të klasës II. Ia nisi mësuesi të flas dhe ta lidhë njësinë mësimore:
- Në orën e kaluar patëm folur sesi Teuta, mbretëreshë e Ilirisë, kur erdhi në fron, u ndesh së pari në luftëra të ashpra me grekët e vjetër, dhe pas pak ata arritën të hyjnë në Epidamnost. Ajo i urdhëroi ushtarët që të bëheshin gati e të shkonin në Dardhani, sepse atje ishin ngritur të luftonin kundër Teutës. Në kohën kur flota ilire gjendej në brigjet e detit, detarët ilirë i ngacmonin lundrat romake dhe ata ankoheshin në seancën e Senatorisë Romake. Teuta as që desh t’i përfill këto ankesa të romakëve, por ata s’pushonin dot, duke u përpjekur që të arrinin sadopak ndonjë marrëveshje të përkohëshme. Roma i kishte dërguar dy gjeneralë për marrëveshje, por kur erdhi Teuta, u tha:
- Unë s’njoh asnjë ankesë pa qenë ajo zyrtarisht.
Njëri prej gjeneralëve ia priti:
- Të tregojmë ne ty çfarë përgjigje të japim!.
- Teuta ishte hidhëruar dhe zemëruar dhe e vrau njërin prej tyre. Kur arriti lajmi në Romë se në bisedime ishte vrarë njëri prej gjeneralëve që kishin shkuar të arrinin marrëveshje me Ilirët, Romakët prej zemërimit shtrënguan një forcë prej 23. ushtarë, 200 anije luftarake dhe pëlciti lufta rresht dy vjet, prej 229-227 para krishtit. Teuta shpejt ishte penduar në atë që kishte bërë dhe kërkoi paqe, por konditat për paqe ishin shumë të rënda. Kjo që hera e parë që romakët u përgatiten për luftë dhe hynë në Shqipëri, njëkohësisht edhe në Ballkan - dhe me kaq mësuesi e përfundoi orën e mësimit të historisë, dhe nisi t’u shpjegojë nxënësve të klasës II për origjinën e majmunëve.
Isha mësuar të thosha para njerëzve shpesh:
- E tillë është jeta!
Tash kisha rënë në mëdyshje dhe mendoja t’ia ndërroja pllakën ndryshe, pra një fjali analogë me të:
- E tillë është historia!
- Apo edhe t’ia dredh ndryshe:
- Historia nuk dëshiroj të jetë lojë e përjetshme, por si për tërë njerëzimin, edhe për ne ajo të jetë histori që nuk bën pësime...

PJESA E TRETË
VIA – VITA, SHQIPËRI!
Sa shumë gëzohej plaku Hysen Kraja nga Kraja, kur dëgjonte se Xhaviti ia xigëlonte telat e kitarës. Në mbrëmjet e vona të gushtit të gjithë uleshim para shtëpisë së mixhës Hysen Kraja në Xheranë, atë shtëpi katëshe, dhe ia nisnim këngës për fshatin në mjedis të Ulqinit dhe të Pllazhit të Madh, këndonim me sa zë që kishim. Lugjet e Xheranës jehonin edhe nga këngë të tjera, që plaku i Krajës futej në botën e këngëve që i kishte dëgjuar në moshën e fëmijërisë dhe atë rinore, e tash në këtë moshë të pleqërisë e presin punë të tjera. Sikur kishte harruar plaku Hysen kur kishte kënduar...? Kënga e Xheranës, që e patëm rikrijuar vetë përsëritej pas çdo kënge tjetër, ato vargje të saj na dukeshin poetike.
"O, moj, Xheranë,moj Xheranë,
Po ç’na dole kapuç me mangë!..."
Më bëhej se edhe në shtëpi të plakut kishim themeluar një radistacion të ri, ketë me këngë të ndryshme. Edhe sikur të kishim shkuar në pushime verore në Krajë, një mendje më thoshte se do krijonim ndonjë këngë të re. Por, këtu edhe tranzistorin e lëshoja më lirisht në valët e Radio-Tiranës dhe fare nuk frikësohesha se Hysen Kraja do të më lajmëronte në UDB-ën e tyre! Xherana për ne dhe fëmijët, në atë vapë të korrikut, ishte bërë vendi më i njohur dhe më i kërkuar. Në qytet me ata tetë fëmijë që kisha vështirë të më pranonin në shtëpi. Ulqinakët janë njerëz të qetë, ata duan para shumë, por edhe qetësi shpirtërore. I adhurojnë turistët, por më shumë ata të huajt. Për ta "strancat" janë gjithçka, se kanë para shumë, paguajnë e s’janë cikërrimtarë si kosovarët! "Kosovarët janë koprracë të shquar, pohonin shpesh në qytet."
Kur pushonte kënga për fshatin e Xheranës, plaku ngritej në këmbë dhe tregonte sesi ai kishte ardhur nga Kraja në këtë fshat në kohë të Shqipërisë, dhe së pari ishte sorollatur rreth kësaj kodre.
- Tri herë kisha ardhur këtu, dhe se treti herë, - vijonte rrëfimin e tij plaku, - pashë se ishte pjekur ajo thana që është te vathi i dhive dhe i dhenve. - U ndala dhe e shikova gjatë, e theva një degë të saj dhe e kacavjerra tarrçukun me bukë e djathë. Shikoja anash, me sy e me mendje thosha se ky vend qenka ruajtur për mua! Mendoja vetëm a do të këtë ujë të pijshëm. Vend i mirë, dhe shumë i përshtatshëm për bagëti!, mendoja. Mora dhe e hëngra ata bukë e djathë nën hije të thanës. Pas një ore, dola dhe shëtita nëpër këtë kodër. Pyeta sa veta, se a jetohet këtu? Më thanë se Xherana është vend i mirë për jetë. Ka shumë mushkonja, më pat thënë një tjetër. U besova. Kur u pata ndarë prej këtij fshati, sytë më mbetën në atë kodër. Thana dhe buka që kisha hëngër nën të, më bën pup që ta bleja këtë vend. E bleva, dhe desh t’i zhdjerg ata të mitë nga Kraja këtu, por ç’djall grua, m’u bë parti me djem, e fare s’vinë të jetojnë këtu. Unë gjak e lak i lë për Xheranën. Shoh, se edhe juve u pëlqen. Dëshironi të bleni truall këtu? Ka troje për shitje. I shesin shqiptarët, por edhe malazezët. Përditë po blejnë kosovartë. Janë të zot ata. I shoh gjithkund. Vinë edhe në xhami të Ulqinit, falen e luten që të bëhet mirë për të gjithë. Kur i shoh ata kosovarë me plisa e me tirq të galmë, zemra më bëhet mal. Eja edhe ti këtu, paske djem e ndërtoje shtëpinë. Vini në verime... Ka Xherana tokë më shumë se Kraja jonë. Atje është bjeshkë, tokë e ashpër...
Kujtesa më treti te biseda që dikur e pata dëgjuar nga Ferid Teliqi, kur qemë së bashku në punë. Fliste ai për atë anë, por e njihte edhe plakun që shpesh më çonte të fala me ata që takohej në Ulqin. Feridi ende punon dhe jeton në Prishtinë. Pasojnë dromcat e tij:
"Ku qe?"
"Në Shas".
"Ç’prure?"
"Maras!"
Xherana është në kjutesën time, por fat që edhe kompjuterit i erdhi radha ta përsias një kohë që la vragë te unë, por edhe te Nora e fëmijët. Xherana me fiq, me thana, me mollë e me dardha, që më dukej se askush nuk i qortonte fëmijët së hanin në to. Ishim në ato ditë kur të gjithë në këmbë shkonim bregut të detit në Plazh të Madhe. Ulqini ishte zero për ne! Atje kishte hapësirë më të madhe, deti më i pastër, njerëz më pak, dhe ishte një qetësi e këndshme, kur duhej se në mbrëmje pushonin valët e detit. Frynte një jugë e thatë, që shpesh rërën na fuste në sy, në gojë e në hundë. Por, thoshin se kjo erë ishte e dobishme për shëndet, në veçanti për të tillë që lëngonin nga bronkiti kronik në mushkëri...Lëngonte nga bronkiti edhe vajza ime, Prozë, që e kishte fituar në Klinikën e Pediatrisë në Lubjanë, kur ajo ishte dërguar në shërim. Atëbotë ajo s’kishte më shumë se trembëdhjetë muaj, dhe fati e përcolli deri këtu. Në Ulqin na duhej të shkonim pikërisht për hir të shërimit të saj. Kur ajo kishte mbushur dy vjet, me Norën dhe fëmijët më të rritur herët në mëngjes zgjoheshim dhe shëtitnim buzë detit, në plazhin e vogël, nën hije të pishave, se më thoshin mjekët, era nën pisha vajzës i ndihmon në shërimin e bronkitit. Kishim shkuar disa vjet me radhë në Ulqin, por në Xheranë kishim kapërcyer më së miri, te ai Plaku i Krajës, thoshim ne. Por, për ne Hysen Kraja ishte i madh, se na pranonte në shtëpi të tij dhe paguante një çmim solidar. Shpesh lutej për ne:
- Ore, pritju Zo’ rreziqet!
Kjo ishte lutja e tij e përhershme. Ngado që shkonim uronte dhe vetëm lutej nga disa herë. Ia këndonim edhe këngën Prozës, në kitarë, në ato mbrëmje të gushtit, kur na pickonin mushkonjat...
U zhdorgja shkallëve teposhtë dhe duke e rikujtuar këngën që shpesh e këndonim duke shkuar buzë detit për të arritur në Plazhin e Madh, edhe vetë më dukej se i kisha harruar ato vargje për Prozën. Mu desh ta pyes Pranverën, por ajo me gjasë e kishte harruar dhe fare s’i kujtohej, pastaj e pyeta edhe Norën, dhe sikur ishte marrë vesh me Pranverën, ma dha të njëjtën përgjigje. Nuk desh t’i qortoja, se harresa është për njerëz. Fatbardhësi që çdo gjë që kam shkruar, u them shpesh, vetëm atë e mbaj në mendje. Dhe, në çast u futa në dhomën time, ku i ruaj dorëshkrimet në dosje të veçanta. Hasa në përmbledhjen "Lirika popullore" - këngë në dorëshkrim që presin botimin. I shpalosa ciklet e këngëve dhe hasa në këngën për Prozën, që kur shkonim bregut të detit, e merrnim ngrykë dhe të gjithë njëzërit këndonim.
Haj, moj Hotë, haj, moj Hotë,
Ku i le votë, ku i le votë?
- Nër ni lis, o nër ni lis
Ti ka mlue, o baba yt me ni plis!
Hotë, moj Hotë, moj, rrakikotë,
Ku i le votë, ku i le votë?
Hotë, moj Hotë, moj rrakikotë!
Kur ua përkujtova vargjet e mia, ato qeshen. Proza hetoi se kjo ishte këngë e vjetër, dhe mandej Norës iu kujtuan edhe vargjet e këngës tjetër që i kisha harruar, që vetë ia këndoja vajzës kur e mbaja ngrykë.
Kankanatorzën e kam çikë,
Ja hangërt baba të dy sytë.
Kankanatorzën e kam djalë,
S’guxon kush t’ja thotë një fjalë!
Sa ishin të qëlluara këto këngë, po ia lë kohës, por vallë ishte e qëlluar edhe ajo kënga që shpesh e këndonim duke kapërcyer buzë detit për të arritur në plazh. Me gjasë se i rreshtoja fëmijët e mi sikur të ishin ushtarë të huaj. Në mendje i bluaja mendimet se djemve të shqiptarëve iu kishin hije rrobat e ushtarëve, pastaj edhe gradat. Grada patën gjithnjë shqiptarët, më thoshte një mendje, por grada të thata! Kisha bërë shpesh edhe ndonjë gafë në rrethin e ngushtë: "Po deri kur këta bijtë tanë do t’ia kryejnë ushtrinë të huajit?". Anakronizëm ishte kjo atëbotë! Dhe, duke ecur ia nisnim këngës partizane.
Partizani në luftë po shkon - e,
Ka marrë pushkën me një dorë, me një dorë!
Edhe kur vinte radha të bënim:bum! si partizanët, shkelnim atë tokë me shkëmbinj të thepisur dhe bënim njëzërit: bum, bum!, shpesh edhe nga tri herë. Edhe Proza dinte të bëj: bum! Këtë fjalë e kishte përvetësuar, nder të tjera...
Kujtimet që shënova janë vepër në vete, kurse harresa është armiku i kujtesës, them në vete. Ia nis t’i shkruaj ato kujtime ndodh se dikush do të ketë përjetuar diçka ngjashëm me mua...Po, vallë, mos po hidhërohen ata që adhurojnë Shtojin, dhe s’ua kisha kënduar asnjë këngë atëbotë! Plaku më thoshte se Shtoji ishte një Fushë e Madhe, me moçale, me livadhe ku kullosnin kuajt dhe gomarët e shumë fshatrave përbri. Kushdo që dëshironte të punojë, pa drojë vinte dhe i merrte kuajt apo gomartë dhe i ngarkonte, ka raste kur i merrnin kuajt edhe për të shira të grurit, e çka jo? Të marrësh një gomar dru, ishte punë e madhe, por të kesh një gomar drithë, të shkonte zëri larg! Në Shtoj pallnin gomarët, pohonte ai, aty hanin e bagëlonin e askush s’i lidhte me kapsitall. Kishte edhe mushkonja. Këtu malarja korrte njerëz. Vend i gomarëve dhe i mushkonjave i thoshin kësaj fushe të gjerë.. Por, ja tash si u bë Shtoji, vend ku tash s’ka mushkonja, ka pak gomarë e kuaj. Edhe këtu janë ndërruar gjërat shpejt. Kur së pari arrita këtu i dëgjoja se thoshin:
- Në Shtoj më shumë ka gomarë, se samarë! - shpjegonte plaku nga Kraja. - Pra, ishte kohë e krizave, kur vërtet kishte shumë gomarë, por pak samarë. Edhe ata që i punonin samarët ishin të rrallë. Tashmë janë përfarur. I sheh gjermanët të hipur në gomarë, ecin me ta, i ngrehin për veshëve, fotografohen, e ne bëjmë çudi me ta. Ia kanë anën gjermanët dhe besa-besë paraja e tyre po e lëkund Ulqinin. Ulqinakët i duan gjermanët më shumë se të tjerët. Paraja e tyre e madhe, ajo po bën punë. I sheh ato shtëpi të reja, të gjitha janë ndërtuar me para të "strancave". Ata që vijnë në verime këtu, fitime të mëdha prej tyre kanë ulqinakët...
As vetë s’e hetoja sa shpejt errej në Xheranë. Xherana palohej në atë kodrinë dhe bënte jetën e saj... Ne prisnim me padurim të ktheheshim në Kosovë. Ditët në Xheranë i njehnim në gishtërinj, sakaq edhe Proza shpesh pyeste: "Edhe sa...?"

RADIO – TIRANA
Ulqini dhe sa vende të tjera në bregdet ishin bërë qendra të mëdha të kosovarëve. Kosovarët takoheshin edhe me njerëz nga anë të tjera, si nga Maqedonia, nga Mali i Zi, nga Serbia si dhe nga vende të botës së jashtme. Në pamje të parë, me sa shihej, këtu ishte një liri më e madhe në biseda edhe për çështje të zbutjes së ashpërsive politike që shpesh vlonin në dëm të popujve të vegjël. Edhe me serbët, po edhe me malazeztë, më sa hetohej, këtu flitej më lehtë. Ata, me gjasë kërkonin të na njihnin edhe shpirtin tonë, por në një anë gjithnjë e fusnin sqepin edhe në atë Shqipëri, duke bërë përpjekje që përmes nesh të nxjerrnin të dhëna të pranueshme edhe për ata...
Kjo ishte bërë uverturë në bregdet. Bisedohej kokë me kokë në plazh, as era që bartte rërën s’i pengonte dot bisedat, edhe pse ato shpesh ndërpreheshin nga njerëz që futeshin pa lidhje në shoqëri. Serbët, më sa kisha hetuar, gjithnjë ishin të gatshëm të bisedonin në dysh, e kursesi në tresh. Ata, me gjasë, në tresh s’kishin besim të flisnin as me serbët e malazeztë. Kjo, më thoshte një mendje, ishte një mençuri e tyre...
Radio-Tirana dëgjohej shpesh edhe nga serbët dhe malazeztë, por kur ata s’e kuptonin gjuhën shqipe, thonë se pa pasë ndonjë qëllim provokues, i pyesnin shokët e tyre më të besuar:
- Ç’foli Radio-Tirana sot?
Shqiptarët e padjallëzuar ua shpjegonin ngjarjet pa hile, dhe pastaj bisedohej shtruar për to. Jugosllavia ishte bërë halë në sy për Shqipërinë, por edhe tutelë mbi tutelë e shqiptarëve, si dhe e popujve të tjerë, por që frikësoheshin të kundërshtonin. Ajo, me atë emër të madh, nën aoreolën e Serbisë, me luftën e ftohtë bënte gjithçka që asaj Shqipërie të mos i dëgjohej zëri në botë.
Isha futur nën hije të një pishe dhe kisha vendosur radion në vesh të djathtë dhe shikoja mos ndokush po më përgjonte. Radio-Tirana fliste për 10-vjetorin e Sigurimit të Punëve të Brenshme të Shqipërisë. Spikeri lexonte një vështrim zyrtar për qëndrat e spiunazhit kundër Shqipërisë. Çfarë komenti, thosha në vete, dhe shikoja anash. Nora më kishte hetuar se dyshoja mos vallë do të më dëgjojnë njerëzit dhe mund të më përgjonin në organe të UDB-ës. Radiovalët e Radio-Beogradit shpërndanin lajme të hidhura për Shqipërinë. Në vete bluaja gjithfarë mendimesh. Që në atë kohë, kur pata dëgjuar se jashtë kufijve të Shqipërisë, kishin qenë të formuara katër qëndra të spinazhit: një në Jugosllavi me qënder në Beograd, tjetra në Greqi, me qëndër në Athinë, pastaj një tjetër në Itali, me qëndër në Romë, kurse qendra e katërt e spiunazhit kundër Shqipërisë ishte në Austri. Në vete kisha lëshuar një klithmë: "Po ç’re të zeza po i sillën asaj Shqipërie!?". Kur kishin përmendur njërën prej qëndrave të spiunazhit më aktive në Kosovë, me në krye me udhëheqësin e saj Apostol Tanefin, kjo ishte një befasi e madhe për mua. Apostol Tanefin e kisha njohur si profesor të matematikës në Gjimnazin Real Shqiptar të Prishtinës. Ai gjithnjë ishte i dehur, por edhe kur nuk pinte, më thoshin se luftonte me çdo kusht kundër regjimit të Shqipërisë. Kishte ai edhe përkrahës të tjerë, që ishin bërë fytyra të njohura këtu në Kosovë. Kundërshtitë mes profesorëve dhe nxënsëve shpesh ashpërsoheshin pikërisht për mllefin që kishte profesori ndaj nënës Shqipëri! Sikur të disha qysh atëherë se shkrimtari i njohur i kohës Riza Strellci lutej në të veten: "O Zot, kërkojmë dritë për Kosovën nënë!" Vjershat dhe këngët e tij në rrethana shumë të vështirësuara përhapeshin nëpër oda e ndeje të tjera:
"Oj Kosovë, Kosovë e ranë,
Kur do t‘zdritë n’ty diell e hanë?"
Që atëherë kisha lëshuar klithmën:"O, moj Kosovë, ti je degë e pikëlluar!". Nora fare s’më kishte hetuar sesi e ndieja veten pasi e pata dëgjuar komentin për spiunazhin që i kanosej Shqipërisë...
Sikur ta porosisja, atë ditë që kisha dëgjuar komentin e Radio-Tiranës, në plazh gjatë u ndala në bisedë me një grua që në shoqëri kishte dy nuse. Nora ishte shoqëruar me nuset e unë bisedoja me gruan e shtyrë në moshë. Kur ia nisi të flasë për jetën në Shqipëri, u ndala dhe e dëgjoja me kureshtje. Nora shpesh ma bënte me sy dhe jipte shenjë që të mos hapesha në bisedë ndaj saj.U njohem se ne ishim nga Kosova, dhe se këtu vijmë në pushime verore për çdo vjet.

PLAKU I KRAJËS
Atë ditë të korrikut pashë se qielli ishte mërrolur. Sa re të zeza si shtëllunga të galme leshi, sikur vërsuleshin mbi majë të Taraboshit. Kisha lexuar Sa poezi për Taraboshin. Edhe Plaku i Krajës shpesh sillej e pështillej rreth këtij mali të lartë. Shqipëria është andej, shpjegonte Plaku, s’është aq larg, sa e hedh një gur me bahe. I di ti ato bahet tona kur ishim barinj? Tash s’guxon kush ta kthej kokën andej, e lëre më të gjuajë me guralecë të bahes. Çdo gjë është thurur. As zogun s’mund ta shikosh se fluturon andej. Edhe po ta shohësh, duhet të bëhesh se s’e ke parë. Ke parë zogjtë që fluturojnë vetëm mbi Jugosllavinë? S’e patëm lehtë as ne, pohonte Plaku dhe përpiqej të futej edhe në ato ngjarje që s’i kishte parë, por i kishte dëgjuar nga të tjerët.
Ndahesha prej Marës me frikë se ajo do të më bëjë ndonjë spiunazh. Spiunazhi i femrave është i pranuar, pandehja shpesh dhe mezi prisja ta takoja dikënd e t’ia përfolja bisedën që kisha bërë me Marën. Koka më ishte bërë Marë! Vetëm që s’e thosha atë që kisha ndry në shpirt:"Marë, moj, Marë!". Nuset dëgjonin. Ato s’flisnin fare. Dukej se ishin të qeta. "Më kanë premtuar edhe banesë, vetëm të punoj për UDB-ën, por Mara u ka thënë njëherë:"Jo, dua të mbes ajo Marë që njëzet e pesë vjet e hëngra pa hile atë bukë të Shqipërisë. Unë i vë në jetë ligjet edhe të këtij shteti..." mendoja se me kaq Mara e kishte përfunduar bisedën në plazh.
Isha bërë vet i dhjeti, dëshiroja të ndahesha prej Marës. Ajo me gjasë s’kishte pse të frikësohej prej meje. Nora më dha shenjë që të nisemi, kurse Proza pashë se ishte bërë pishë, kërkonte të hajë apo të futej në det. Ç’vapë e madhe, e fare s’më pengonte ta dëgjoja rrëfimin e Marës për Shqipërinë...
Retë e zeza shpejt u shpërndanë. Maja e Taraboshit dukej se ishte liruar nga tërë ai bagazh i reve të zeza, kurse qielli dukej me pak re të bardha. Bardhësia andej-këtej më pëlqente...
- Nesër do të shihemi prapë këtu! - tha Mara, kur u përshëndetëm, dhe u ndamë. Mendja më thoshte, kur do t’i rrëfehesha dikuj se do të më thoshte:"Eh, Bardh, i paske zhdripur pelës prej bishti, po ç’t’u desh biseda me Marën?". Ecja mendueshëm, por asgjë s’do të më befasonte...

SHQIPËRIA "TERRA INKOGNITA"!
Edhe kur dola në parkun e Prishtinës atë mëngjes të fundit të korrikut, isha thelluar në atë bisedën që e kisha bërë para shumë vjetësh me Marën. Mara më kishte thënë shumë fjalë të mira për Shqiprinë. Shqipëria është një trëndafile e kuqe, pohonte ajo dhe e bënte dorën tufë me gishtërinj, sikur ia ndiente erën lules së pagëzuar me emrin Shqipëri! Kisha dëshiruar ta shihja atë lule ku vërtet për ne ishte një "terra inkognita!" Ç’kohë që përjetova as vetë s’di ta shpreh? Aq afër Shqipërisë, dhe të dëgjoja prej të tjerëve e të mos kisha mundësi ta shihja. I bëja vetes pyetje, po edhe kohës: "Vallë, ç’është kjo punë me mua? Mos jam fajtor që luftërat e fundit që i bënë së bashku me serbë dhe malazezë, na ndanë andej-këtej e na bashkuan përjetë këtej!? Edhe ato ditë kur kishte pushuar lufta, pse të mos pajtoheshim: u bë ç’u bë, por punët të mos i prishim! Ishte kohë kur çdo ndarje prej nënës Shqipëri, shkaktonte ngecje aty ku kishte shqiptarë. Eh, ajo Marë që i merrte dorës së saj erë në vend të lules Shqipëri!?...
- Unë jam një malazeze e Shtojit, por Shqipërinë e dua. E di se edhe ti e do Shqipërinë. Pse të mos e duash kur e ke nënë, shtet? Unë e dua edhe Malin e Zi, këtë Shtoj ku kam lindur e rritur, ku i kam luajtur të gjitha lojërat fëmijërore. Mos më ikë Bardh, asgjë të keqe s’do të kesh prej meje. Shqiptarët frikacakë s’i adhuroj. I kam formuar bindjet dhe vijat e mia jetësore. Desha Shqipërinë, e desha Serbinë, kjo është kohë e bjerrur për mua. Adhuroj të jetoj. Ata që e duan Shqipërinë si ti, dije mirë se s’janë në kreun qeveritar. Njeriu i vërtetë në vend të vërtetë, ku ke parë ti se ka arritur, as atje e as këtu. Qenke djalë i ri, i padjallëzuar, ruaju prej çdo vije të politikës së ditës, mbaje vinë që ty të shpie përpara në jetë. Paske familje, atë duhet ta armatosësh me dije dhe ta çosh përpara aq sa ke mundësi... - tha Mara, dhe përpiqej të më bindë se ne s’dimë ç’ishin përkëdheljet e nënës.
Kanë kapërcyer shumë vjet që në mendjen time më ishin sjellur bisedat me Marën, por dëshira për t’i dëgjuar edhe nuset se çfarë shprehnin ndaj Shqipërisë, sikur s’patën dhënë frute.
Vrisja mendjen nga do të më tret kujtesa. Sa shpejt u gjenda në Ulqin, në Plazh të Vogël, kur isha duke e lexuar romanin "Lulja e kripës" të shkrimtarit Jakov Xoxa. Romanit s’mund t’i ndahesha, më pëlqente pa masë. Shpesh takoja edhe shkrimtarin Anton Pashkun, e me gjasë nga biseda që bëmë, më kishte hetuar se po lexoja ndonjë libër të Shqipërisë. Takohesha me të shpesh në plazh. Ishte me gruan e tij dhe me një djalë. Një mbrëmje dolëm unë dhe ai në restorantin "Lido". Pimë nga një birrë me meze, pastaj edhe nga një. Biseduam për letërsi, por padashje u futëm edhe në bisedë rreth Shqipërisë. Më mundonte edhe ajo biseda me Marën, por një mbrëmje të vonë, sikur për dëshirë time, për ngjarjet më të reja në Shqipëri më kishte rrëfyer Plaku i Krajës.

AJO ËSHTË SHQIPËRIA!
Kujtesa ime më ktheu në Ulqin. Kisha dalë në plazh të Shtojit, së bashku me Norën dhe tetë fëmijë të mi. Ishim bërë zi, futë nga rrezet e diellit të gushtit. Plazhi ishte me rërë të ngrohtë, e ne palaviteshim herë andej e herë këtej... Një grua, që me gjasë s’kishte më shumë se pesëdhjetë vjet, ishte afër nesh. U fut në bisedë me ne. Nora ishte ulur pranë dy nuseve. Ajo u kthye prej Norës, dhe shtoi:
- Unë jam Mara, e këto janë dy nuset e djemve.
Ia nisëm bisedës në plazh. Mara fliste e unë e dëgjoja me kureshtje.
- Kam lindur këtu, në Shtoj. Atje i kam prindërit e mi. Ende janë të gjallë. Kujtoj fëmijërinë time. Këtu i kam ruajtur bagëtinë, kam ecur nëpër këtë rërë edhe zbathur. Jeta më e ëmbël ishte ajo e fëmijërisë. U rrita dhe fati me bashkoj me një burrë prizrenas, që u pata martuar prej këtu në Prizren. Burri jetonte nga një zeje e tij, e unë ia shtoja familjen. Nuk di as vetë sesi iu kishte mbushur mendja atij dhe shkuam në Shqipëri. Atje u strehuam dhe pastaj u vendosëm në Shkodër. Shkodra është një qytet i mirë. Ka njerëz të mirë, dhe të shkolluar. Ka Shkodra edhe fabrika shumë. Njëzet fabrika i ka Shkodra, aq i di unë, e sa janë që s’i di. Shkodra e ka edhe Liqenin e Shkodrës. Kënaqësi është të jetosh në Shkodër. Erdha këtu, pas njëzet e pesë vjetësh jetë në Shkodër. Burri u mërzit për ata të vetët në Prizren, po edhe unë për të mitë, këtu në Shtoj e Ulqin. Ka një vjet që jetojmë në Ulqin. Dy djem i martova këtu, me vajza ulqinake, shqiptare janë... Unë jam malazeze. Andej është Shqipëria! Shqipërinë e dua shumë, se aty kam hëngër shumë bukë. Shqipëria deri në Plenumin IV, s’ka qenë asgjë, as era Shqipëri s’i vinte. Pas Plenumit IV, po them, e ti mund të më keqkuptosh, Shqipëria është një lule e vërtetë - dhe pashë se i bëri të pesë gishtërinjtë e saj tufë dhe sikur u mor erë:"Shqipëria është një trëndafile e kuqe!" Dhe, prapë i tuboi gishtërinjtë e dorës së majtë. Më kanë thërritur këtu:"Eja dhe puno për ne. Të dërgojmë në Shqipëri, të japim banesë apo shtëpi?" S’kam pranuar asgjë. Të merrem me punë që s’më takojnë? Me kanë qortuar ata të UDB-ës:
- Pse moj Mara, s’punon ti për ne?
- Jo, - u kam thënë - atë bukë të Shqipërisë që e hëngra njëzet e psë vjet pa hile, nuk do të shkel kurrë! Po të më vras ajo bukë ç’më duhet bima ime! - Jetojmë në një banesë me qira. Djemtë janë në ushtri. Edhe pak ditë e vijnë nga ushtria. Jetojmë mirë. Më ndihmojnë edhe ata të babait tim...
Plazhi shpesh ishte një vend ku edhe vetë ngritesha. Por, biseda me Marën më mbante gjatë në jetë. Nora shpesh ndalej dhe dëgjonte. Frika se do të therem në ndonjë spiunazh, nuk përjashtohej dot.
Mara sikur hetoi se dyshoja në atë që më fliste. Ishte ulur, dhe rishtas u kthye në jetën që kishte bërë atje, dhe s’mund të shkëputej lehtë.
- Shpesh kanë bërë luftë të improvizuar në Shqipëri dhe kemi shkuar në strehimore. Shkodra ka shumë strehimore. Kur kanë lajmëruar që të gjendeshim atje, unë me burrë dhe me fëmijët arrija e para. Asnjëherë s’ka ndodhur që dikush të arrij para meje në strehimore. Çuditeshin, pse si grua malazeze, dhe shkoja nder të parët. Një ditë më pyetën:
- Si, moj, Marë, gjithnjë arrin nder të parët në strehimore?
- Po, unë i kam pranuar ligjet e këtij shteti, dhe i vë në jetë ashtu siç i do ai. Edhe se jam malazeze dua t’u përmbahem rregullave jetësore... - u kishte thënë ajo njerëzve që bëheshin kureshtar për përpikërinë e saj.
Derisa po flisja me Marën, më sillej nëpër mendje një koment që kisha dëgjuar në radiovalët e Tiranës, pikërisht edhe atëherë isha në plazh, por nën hije të një pishe. Edhe hijet më jepnin hov, dhe shpesh në vete thosha: "Mos jam nën hije të nënës Shqipëri? Apo, mos më kanë kapluar hije të rënda, apo mbi kokë kam ndonjë korb të zi? Via-vita, Shqipëri!..."

RUSIA NUK FLE
Që në fëmijëri kisha dëgjuar emrin e Taraboshit në odën e babait, kur kishte prurë duhan Taraboshi. Por, edhe kur grinte duhan në atë dërrasën që e vënte në rrasë të oxhakut të odës, e përziente në një tas mbi flakë të zjarrit, e kur e bënte në formë xherdani, ia dëgjoja zërin:
- A s’është ky duhan Taraboshi? Ja, shikoje mirë, është i sarihtë si këmbë skifteri?
Ai ngritej në këmbë dhe prej gëzimit shkonte duke kërcyer në arallak të odës. Pastaj hipte mbi parmakë dhe i vënte gjerdanët në gozhda që të dukej se kishte grirë duhan të mirë. Ka raste kur nuk kënaqej me atë emrin e duhanit Tarabosh, dhe khehej e i merrte erë. Pastaj për malet e Taraboshit më rrëfente edhe Plaku i Krajës, kur shkoja në pushime verore në Xheranë. Ai gjithnjë sytë s’ua ndante atyre thepave të Taraboshit, si dhe reve të natjes dhe të mbrëmjes, që ngriteshin sikur t’i kishte porositur vetë. Kur më fliste Hysen Kraja për Taraboshin, dëshiroja ta dëgjoja se ç’fliste edhe për Shqipërinë.
- I njoh ato anë se nuk ka të njehur saherë i kam kapërcyer ditë për ditë në këmbë. Kam bërë matrapazllëqe sa andej-këtej... - përpiqej ta fus një pjesë të jetës së kaluar Plaku i Krajës.
-Ja, a sheh ku është Taraboshi i Shqipërisë? Me bahe e hedh gurin andej, por ka vjet që s’mund të dimë, si janë vëllezërit tanë të asaj ane? Luftuam së bashku me ta e me serbë e malazezë, po mbetëm kështu të ndarë prej tyre, e të bashkuar me këta që s’i kemi të gjakut. As një zog mali s’e gjejmë që të na thotë se Shqipëria është apo s’është e gjallë! Dëshirojmë të shkojmë e ta shohin Shqipërinë, tokën që na mbeti andej, farefisin, por thonë se as zogjët e kësaj ane s’mund të fluturojnë andej. Patëm lidhje miqësore e vëllazërore, por sikur të gjitha i këputi kjo lufta e mbramë që na mashtroi se u liruam. S’po di, a janë fajëtorë ata apo ne? Mbetëm të tillë? Gjithkush mori në thua në punën tonë, por edhe ne morëm në thua në të tjerë. Ç’u bë kështu me ne? Kemi dëgjuar një zhurmë gjatë një nate. S’e dinim ç’po ndodhte me ta? As s’ishim që t’u shkojmë në ndihmë e as të marrim vesh, ç’bënin...? Zhurma s’kishte pushuar gjatë asaj nate. Pastaj sesi dëgjuam, thanë se i kanë përzënë rusët nga toka e tyre. I kanë bllokuar të gjithë dhe i kanë hipur në anije, pa i pyetur fare. "Nisuni për Rusi!", - i kanë urdhëruar. Anijet janë nisur me shpejtësi. Janë ndarë edhe burrat me gra ruse, janë ndarë edhe fëmijët prej nënave. Vaji e zhurmë e madhe dëgjohej... Ajo ushtimë më duket se gjithnjë më përcjell, apo veshët më ushtojnë... Droj mos sërish kjo nëna jonë Shqipëri po thuret në dikënd tjetër? Po e lidhi veten ajo Shqipëri, na lidh edhe ne. Rusia kurrë nuk fle… A sheh sesi mbetëm? Kudo mund të shkosh në botë, e te nëna yte, jo! Sikur të ishte njerkë për ne ajo Shqipëri e nënë për të tjerët! Kësaj s’i thonë jetë! Jetë qenqe! Por, i sheh ato re të bardha mbi Tarabosh? Kurrë s’kisha menduar në këtë moshën time, se do të më vjen dita t’i shoh retë e tilla... Sillen e pështillen retë e bardha mbi Taraboshin legjendar...
Plaku i Krajës më fliste për ato ditët e para që kishte ardhur nga Kraja në Xheranë. Tri herë kishte bredhur nëpër ato udhë, kodra e male të Xheranës. I kishte pëlqyer ai vendi ku së pari kishte ndërtuar vathin e dhenve dhe të dhive, dhe ishte kthyer në Krajë. Ishte marrë vesh me djem që të blejë tokën në afërsi të Molës. Ata ishin pajtuar, dhe Plaku i gëzueshëm, me një top para kishte ardhë rishtas në Xheranë.
- Ke parë atë thanën te vathi? - pyeti Plaku. - Tri herë jam ulur dhe kam pushuar nën hije të saj. E kam varë tarçukun në atë degë të tharë. Me dorë time e këputa degën e thanës. Pastaj erdha këtu, e bleva këtë vend, dhe së pari ngrita vathin. Erdha një dimër me dhen e dhi, dhe kapërceva më lehtë sesa në Krajë. Këtu bagëtia kanë për të ngrënë edhe dimrit, pranverës e vjeshtës. Sa për verë është pak më vështirë, por shoh se tash na dolën fare bagëtia. Askush këndej s’merret me to, siç merresha unë më parë. Nuk më vijnë djemtë këtu, e gruaja më është bërë parti me ta. Jetojnë në Krajë, por atje jeta është e vështirë. Ka ujë në ubla. Di ti si janë ublat në Krajë? Në lugina tubojmë borën e dimrit dhe pastaj ajo ruhet në ubël. Po shteruan ublat në Krajë, ç’bëjmë? Aty kërkojmë të ketë dimër me borë, vetëm për ujë të pijshëm. Pse s’po blen ti truall këtu? Mund t’i shes dy e tre ari tokë. Zgjidh në cilën kodër dëshiron. E ndërton një kacul shtëpi sa për të ardhur verës me grua e fëmijë në det. Mjaft janë për ty edhe dy ari. Po blejnë troje kosovarët. Ja, atje, thonë se e ka blerë një shtëpi ai profesori i historisë që jep mësim në Fakultetin e Prishtinës. Bleje dhe ti, se të duhet për këta carrokë. Vijnë këtu, se plazhi thonë se është i dobishëm për fëmijë. Pse të mos vini edhe ju kosovarët në detin tonë? Vijnë nga Beogradi, ndërtojnë shtëpi këtu, pushojnë me gra e fëmijë. Ata po dinë ç’është jeta. Ne po thuremi në tokën tonë. Pse të mos mësojmë prej tyre? Nëse ua kemi mëri, ju lumtë, se për vete po dinë. Ne dimë për të tjerë e s’dimë për vete. Ja, ç’po mendojnë bijtë e mi, atje në Krajë? U përpoqa t’ua lehtësojë jetën, ua ndërtova këtë shtëpi katëshe këtu në Xheranë, e ata s’duan të largohen prej asaj kodre të Krajës. Krajën e dua edhe vetë, por kur njeriu gjen vend më të mirë, pse të mos shkojë? Xherana së shpejti do të bëhet vend më i mirë se Ulqini. I shoh ata kosovarë se vijnë të veshur e të mbathur në xhami. Mbushet xhamia me kosovarë, me tirq të galmë, me plisa të bardhë, shallë e shokë e këpucë të zeza. "Pritju Zo’ rreziqet!" lutem për ta. Edhe ajo Kosovë, e di unë se luftoi e vuajti shumë. Uroj që të shoh dritën edhe ajo! Mjaft ishte në errësirë. Sa për Shqipëri, po shoh se dofarë reshë të bardha po sillen mbi atë Tarabosh!...
Kur më rrëfente Plaku i Krajës për ushtimën që kishte dëgjuar në Shqipëri, mendja më kthente në atë bisedën me Marën, në ato ditë të korrikut, në plazh, dhe te ajo dorë e saj që e bënte në formë buqetë lulesh, dhe i merrte erë sikur vërtet të ishte një trëndafil me erë të Shqipërisë që kishte mbjellur ajo. Atëbotë bluaja gjithfarë mendimesh dhe mendja më thoshte:"Kur do t’i shoh ato buqetë lulesh në duar të rinisë së Shqipërisë, por jo edhe në dorë të majtë të Marës, siç i bënte tufë në plazh...
Kisha arritur prej plazhit nëpër ato udhë të thepisura prej gurësh në Xheranë. Ishte mbrëmje, dhe më bëhej se vërtet mbi majat e Taraboshit krenar treteshin retë e zeza dhe ua lëshonin udhën reve të bardha...

BUQETË LULESH NË SHESHIN E TIRANËS
Kujtesa s’më kishte tradhëtuar. Kisha parë në televizor sheshin e Tiranës dhe parakalimin e ushtarakëve të ushtrisë, por edhe të rinisë. Ushtarakët marshonin me armë në supe, të gjithë në një komandë, kurse pas tyre parakalonte rinia me buqetë lulesh në duar. Në tribunë shihja Enver Hoxhën, me elitën e tij udhëheqëse. Të gjithë dukej se ishin të gëzueshëm dhe buzagaz shikonin nga ushtararkët dhe rinia. Shikoja dhe përcillja në televizor çdo hap të tyre. Ia shihja z. Enver Hoxhës atë dorën e majtë që shpesh e ngriste, kurse rinia me buqetë lulesh i afroheshin rreth tribunës, ku ishte eksponuar i tërë stafi i tij udhëheqës. Ata më dukej se vetëm sa nuk e puthnin njëri-tjetrin! "I riu, si veriu!" sikur flisja me vete. Me gjasë sa të rinj edhe e puthën, por kamera më iku shpejt. As vetë s’e di, çfarë t’i thosha kujtesës sime? Ato buqetë lulesh të rinisë më kishin mbetur në kujtesë. Pastaj, pashë se ia hodhën edhe Enver Hoxhës, e ai i mori në dorë, i afroi te hunda, dhe u merrte erë. Erë lulesh rinore ishin ato! Kjo s’ishte si era e atyre luleve në dorë të Marës, siç pohonte ajo shpesh në plazh. Elita në tribunë ngazëllohej, kurse të rinjtë dhe të rejat me ato buqetë lulesh në duar, të gjithë si një, i ngrisnin në drejtim të udhëheqësisë. Një heshtje mortore ishte kjo, heshtje me buqetë lulesh. Njëri sërish hodh një buqetë lulesh, por s’e pashë, mos ia qëlloi Xhaxhit Enver! Asgjë s’shihja se ç’po ndodhte pastaj... Por, në vete kisha thënë: "Xhaxhi s’e mori vesh punën e luleve. Me atë ditë rinia u përshendet me të dhe elitën e tij! Shqipëria dukej se nisi të marrë frymë lirisht! Kërkoj ndjesë nga ajo shtresë rinore, që s’pata mundësi të marrë vesh, se kush i pari, mendoi se me buqetë lulesh do të rrëzohej diktatori...
Ishte pranverë… Pranvera e Tiranës, me buqetë lulesh...

RIPAGËZIMI I SHQIPËRISË
Nëse aksioma e Shqipërisë është e gjatë dhe e përjetshme, më thotë kjo mendje, se edhe ajo e Drenicës bën pjesë diku në skaj të hartës së gjeografisë. Aksioma e tillë, sa më duket se është e vogël, po aq kohë duhet të pohoj, se ajo s’është as e vogël e as e madhe, por sa ishte, dhe që tashmë s’është! Kur thellohem në aksiomën jetësore që s’ka nevojë të vërtetohet as në gjeometri, atëbotë çfarë të them se ia dëshiroj asaj të ketë në histori? Ç’fitoj me këto mendime të mia? Nëse bota sillet rreth diellit dhe të boshtit të vet, UNË tërë jetën, pohoj se u solla rreth Shqipërisë. Kush desh ta pagëzojë edhe njëherë Shqipërinë Iliri, më thotë kjo mendje, ishte kthyer me shekuj mbrapa. Ta pagëzosh kështu, do të thotë ta pranosh disfatën e saj në kohën e Ilirisë, kur pa arsye e motivuan që të futej në luftë me romakët. Adhuroj atë Iliri, që më duhet ta qortoj edhe Teutën, mbretëreshë, po edhe mbretëritë e tjera, që u gjenden digë para romakëve. Diku morën në thua ilirët e vjetër, apo mos vallë mori në thua Shqipëria, pas pagëzimit të saj? Shqipëria s’e kishte bërë asnjëherë bilancin e luftërave, dhe kështu futej në luftë të ashpër me fqinjë. Fqinjësia i kishte planet e veta, dhe me ashpërsinë që futej në luftë, ua paralajmëronte një shkatërrim të tërësishëm.
- Ku qe?
- Në Romë.
- Ç’prure?
- Kromë.
Kroma e luftës romako-ilire kishte marrë përmasa të gjera. Iliria ishte pushtuar tërësisht nga Roma, edhe kroma. Kroma ishte një djall i djajve, që me urdhërat që jepnin oficerët romakë, i përçanin fiset ilire. Lufta atëbotë bëhej vetëm sipas planeve të një lufte krahinore, që s’çonte peshë. Ata që ngriteshin në luftë kundër romakëve, shuheshin përmes oficerëve ilirë që ishin në shërbim të ushtrisë romake. Po qe se ata s’i shtypnin forcat luftarake, u merreshin gradat, dhe në vend të tyre, merrnin oficerë të rinj, që i kryenin detyrat edhe me më përëpikmëri se të parët e tyre. Fiset ilire luajtën me pod nga ana e bregdetit, e pastaj luajti edhe Dardhania. Romakët me zjarre arritën t’i ftohin ilirët dhe nisi shpërngulja sipas planeve romake, prej kusarisë që ua morën ilirëve, i vendosen me dhunë nëpër vende malore. Bujqësia dhe blektoria për ilirët ishte fushë e panjohur, dhe zeje që s’iu kishte përkushtuar asnjë fis. Deti ilir mbeti pa ato anije që lundronin nëpër tërë botën. Fitimet e mëdha prej ndërtimit të anijeve ilire u këputën si një pe i ligësht. Çdo gjë e humbi ngjyrën e vet. Ilirët mbetën marionetë në dorë të romakëve. Oficerët romakë që i kishte rekrutuar perandoria romake nga forcat ilire, dhe me shpirt ilir, vepronin kudo, dhe aty ku hetohej se përkrahnin luftërat ilire, ndjekeshin me të madhe. Kudo ishin bërë gracka. Po qe se Roma merrte vesh se flitej mirë për oficerin ilir, e shkarkonte nga posti, ia heqte gradat dhe e qortonte dhe e humbte në shkallë të botës. Ishte mbushur iliria me të dhëna të huaja, me shpifje, me gënjeshtra, e çfarë më tepër, edhe me veprime që s’dihej me ç’lugë trazoheshin?
- Folni e shpifni keq për ne, se romakët nuk na i lënë gradat! - pohonin me keqardhje oficerët ilirë që ishin në shërbim të romakëve.
Të motivuar në lufta me fqinjë, më thotë një mendje, nuk na solli asgjë të mirë. Luftën, në fakt e fituam, por ç’u bë pas luftës? U krijua një dhunë kundër-revolucionare që duhej të pohonin njëzërit se në s’qemë në luftë, u krijua pushteti që kudo i ndiqte luftëtarët, u krijuan fise që luftonin kundër të njëtit fis, dhe asgjë s’arrihej nga kjo luftë e brendshme. Iliria pësoi shumë nga rebelimet. Humbi tokën, detin, humbi njerëz, humbi pikëpamjet e përcaktimit kombëtar, dhe mbeti e thurur në oazë nëpër shekuj. Ç’faj patëm ne, bijtë e ilirëve, ose edhe atëherë kur Ilirisë iu desh të mos ia përmendim emrin, dhe e ripagëzuam me këtë emër të ri: Shqipëri.

DRENICA E KUQE
I kthehem me mendje emrit të moçëm, atij të Drenicës. Lëshoj vetëm një klithmë që e kisha dëgjuar herët në një varg të këngës lirike: "Oj Drenicë, Drenica e kuqe!". Drenica e kuqe, ishte marionetë e të tjerëve që deshen gjithnjë të futej e flijohej në luftë, por që pas përfundimit të luftës, të qortohej, të fyehej, të shlyhej dhe të shuhej tërë ajo që kishte ndodhur ndaj armiqve pushtues. Shuarja e luftërave të Drenicës, ishte bërë sinonim i çdo kohe. Dhe, po të më pyesnin mua ata drenicakë, s’do të rebeloheshin në asnjë luftë! Më pyetni edhe për këtë luftën e mbramë? As që do të pohoja se Drenicës i priu zari! Po, them se edhe sikur të lutej prej qiellit e në tokë: "Zar, zar, të paqa zar!" asgjë s’do të fitonte. Ishte shkelur Berlini e të fitonte Drenica, kjo ishte anakronizëm. Anakronizëm do të ishte sikur të ngritej edhe tërë Shqipëpria. Të mëdhenjtë e lidhën marrëveshjen dhe pas dëmeve e pushuan luftën për interesa të tyre. Drenica digjej flakë e të tjerët përgëzonin. Çfarë ishte kjo luftë? Drenica vuante për bukë, kurse të tjerët hanin e pinin, pa çarë hallet e atyre që mbetën pa bukë e pa kulm mbi kokë. E vërteta i çan edhe gurët. Por, në Drenicë, kishte familje të tilla që s’kishte ç’t’i hante miu pas darke!
I nxjerr shënimet që i kisha marrë nga z. Ahmet Dajaku, pjesëmarrësh i luftës së mixhës Shaban Polluzha të Drenicës.
-Populli shqiptarë është si një pemë që ka një trup që ka një degë andej, tjetrën këtej, dhe na duhet një pemë e tillë. Njerëzit tonë duhet të jenë në çdo vend. Për një flamur luftuan ata dhe ne. Fituam apo s’fituam në luftën e mbramë me armë, lufta do të bëhet shumë kohë me laps. Kush fitoj - fitoj - pohonte kapter Bajrami nga Shqipëria. - Paria juaj në Kosovë kanë për të vjellur gjak. Më dëshirë kam të vdes në Kosovë se të dëgjoj se ajo mbeti nën këmbë të shkaut.., - dhe e kishte ngritur zërin kundër çdo rebelimi e lufte të re në Drenicë.
As që mundja ta qetësoja veten nga ëndrra që kisha parë. Meqë Norës ia pata rrëfyer në park, kur Proza ishte zgjuar dhe pinte kafenë e mëngjesit së bashku me ne, e mata jetën e saj, dhe heshtjen kur shihte se patjetër po i vinte kafeja. As që e kisha harruar atë klithmë:"Oh, moj Prozë, Proza ime!". Por, sikur edhe ajo e dinte se ende s’isha shëruar tërësisht nga majasëlli përpiqej të më kruaj. Përpiqesha t’ia largoja dorën, e ajo s’më shkoqej dot. Befasisht i rashë shuplakë në faqe, dhe kur e pa Lumnija, më qortoj:
-Baba, a sheh sesi iu skuq fytyra Prozës!
Isha kthyer me fytyrë prej Prozës dhe vërtet pashë se njëra anë e fytyrës iu kishte skuqur tepër,e mendoja në vete: me cilën dorë i rashë shuplakë, me të majtën apo të djathtën? Në ato përpelitje më kishte dalë gjumi.
Kisha parë edhe shumë ëndrra të tjera, por që më kujtohej vetëm një klithmë: "Lufta i han shtalbakët. Qetësinë pas luftës e krijon frika, dhe asnjë gjeneratë s’mbeti pa i përjetuar së paku dy luftëra, apo edhe më shumë..." Lexova shënimin e një plake nga Llapi: "Mos të kapët dhuna, se s’të ndalë as Tuna!" Ëndrra që më kishte munduar për luftën, mbeti në harresë. Nesër do të bëhet më mirë, shtova në vete, dhe me kaq po e mbyll kapitullin e ditës së sotme...

"O, MOJ SHQIPËRI!"
Kisha rënë në pusin e thellë të mendimeve, dhe më dukej se i tërë parku në këtë mëngjes të korrikut më ra në kokë, por fat që Nora më ktheu në jetë, duke më rrëfyer sesi Ajnishës, ia kishin përzerë nënën nga shtëpia djemtë e kunatit, dhe se kur ishte e zoja e punës, atë e adhuronin tepër. Por, ç’u bë me atë pleqëri të saj, derisa ishte, e mbante edhe qesën e shtëpisë, me një zhag që e fuste gjithnjë në gji për t’i ruajutur paratë, e një ditë kunata e kishte tërhequr zvarrë. Nëna e Ajnishës doli prej asaj dere të shtëpisë, po pikërisht po atë ditë, kunati i saj përjetoi një aksidnet të rëndë para shtëpisë se tij dhe vdiq. Kanë thënë, vazhdoi Nora rrëfimin e saj, bën e mos shiko mbrapa. Kanë thënë të moçmit se kur dikush mundohet të kafshojë, të puthë!. Edhe këto puthje të jetës fat që po treten. Jeta po vënitet, e çdo gjë merr hov ashtu siç shpesh s’mund të parashohësh...
Isha përsëri në atë mëdyshje që kisha ndryrë në park, dhe çfarë do të filloja të trajtoja në kapitujt e ardhshëm. Disa herë klitha në vete që të mos më dëgjonte Nora: "O moj, Drenicë!..." Pastaj edhe një klithmë tjetër: "O moj, Prozë!..." Por, në mendje më ishte ngulitur më gjasë shprehja e parë, që e nisa kapitullin e ri: "O moj, Shqipëri!..." I kthehem edhe njëherë asaj Shqipërie dhe prej këtu shihet se mund të bëjë ndonjë klithmë apo edhe gafë të madhe, se asgjë s’mund t’i bëj e as t’i ndihmojë asaj. Çfarë do të bëja për Shqipërinë, është kjo detyrë mbi detyrëa, gjithnjë dëshiroj ta shoh një Shqipëri me shqiptarë të mirë... Iu ktheva edhe klithjeve: "O moj, Drenicë!... Ç’bëra unë për ty, e ti për mua? O, moj Prozë, pse ende fle dhe nuk zgjohesh të pijmë së bashku kafenë e mëngjesit? O, moj Prozë, a do të më qortosh që s’arrita ta bleja violinën që aq shpesh ma kërkoje kur i kishte njëmbëdhjetë vjeç? Disa herë dolëm në qytet dhe s’arritëm ta gjejmë asnjë violinë që aq shumë ishe dashuruar në të, duke e parë Ilir Shehun, se ia ndërronte gishtërinjtë, por që nuk i këndonte. Proza ime fle, unë shkruaj, por shpesh përpiqem që t’ua gjej vendin e duhur shënimeve të mia. Por, sesi me vijnë duke u plotësuar shënimet askush nuk do të me besonte.

MOJ DRENICË!
Sa shpejt më ra në dorë një skedë, ku në bisedë me Mursel Hajrën, nga Rakinica, plak që i kishte mbushur njëqind vjet, kisha shënuar:
-Derisa të jetë bota s’duhet të humbet lufta e Ahmet Delisë. Kambër Loshit, Nak Berishës dhe e Azem Bejtës... Kisha e parë është ndertuar në Deçan, kurse e dyta është kjo në Deviç. Honrakët e Rakoshit e Kerolltë bëhen vojvodë dhe gjithnjë e kanë ruajtur kishën e Deviçit... - pohonte plaku, që ka vjet që ishte verbëruar sysh.
Kisha kapërcyer kalimthi nëpër një vijë të shkurtër të Shqipërisë, në mars të vitit l993. Më dukej se kisha shkuar të kërkoja zjarr, apo ndonjë ndihmë mjekësore për djalë? Asgjë s’pata t’i dërgoja Shqipërisë e as që mora diçka prej saj. Me dëshirë Shqipërisë do t’i dërgoja libra, për hir të abetares së parë që kushedi nga e kush e pruri në Kosovë dhe fat që mësova shkrim-leximin. Pata marrë me vete pesë romane të birit tim, Arsimit, dhe ato ua fala disa vetave. Ndodh se do ta kenë lexuar romanin, por ketë s’e bëra që të më pranohej se kisha djalë që di të shkruaj. Po, ç’të them për Drenicën dhe librat që lexohen atje. Ka Denica njerëz të shkolluar, ka... Ka Drenica lexues, ka... Ka Drenica veprat e mia, i ka... Por, ç’fat e përcolli atë Drenicë, e në halle të saj mos qofsha!
Në vjeshtë të vitit l995, vizitova Shkollën Tetëvjeçare në Runikë, aty ku më parë kisha punuar, pastaj edhe shokë të tjerë, por edhe Mehmet Kajtazi. Takova vëllain e tij, që ishte emëruar pedagog i shkollës, dhe m’u bë qejfi kur më futi në atë bibliotekë që më parë mezi e pata nisur punën me ato pak libra, e tash ka më shumë sosh. Në një skaj të asaj biblioteke pashë se ishte ngritur një pikturë e Shotë Galicës. E shikova atë pikturë, dhe pa më treguar asgjë, mora vesh se shkolla ishte pagëzuar me emrin e Shotë Galicës. Shotë Galica nuk kishte përmendore para ndertesës së shkollës, por ende ishte ajo përmendorja e Millun Jakshiqit, për të cilin gazetarët e nderuar, z. i ndjerë Nebil Duraku, dhe z. Mehmet Kajatzi, i patën shkruar e botuar fejtonet e para për të. Edhe për Shotë Galicën z. Mehmet Kajtazi ka botuar romanin me titull: "Shotë Galica", por që në atë bibliotekë ende s’ka arritur. Isha duke shikuar në dritare dhe Sheremet Kajtazi dukej se fare nuk më përcillte nga e kisha thelluar tërë atë shikim. Shkolla më dukej se kishte nisur të plasaritej, kurse në anën tjetër pashë shkollën e re.
- Ketë shkollë na lanë serbët ne,. e asgjë tjetër. Morën shkollën e re, por mirë që u ndamë prej tyre. Tash jemi më të qetë - tha Sheremeti.
E pyes pedagogun:
-Po, a mund të gjej shënime nga koha ime?
-Unë, më sa kam hetuar, ato janë në duar të shkive. Mjafton se i kemi këto shënimet më të reja! - m’u përgjigj ai pa fije arsyetimi, dhe u fut në botën e shënimeve që ai përpiqej t’i vë në skedarë të shkollës. Edhe atëherë ndodh se kisha klithur:"O, moj Drenicë!..."
Të tjerët herët patën klithur.
"O, moj Shqipëri!"

KUJTIME PËR BREZNITË E REJA
Qerret i Durrësit, mars 1993.
Shëtisja me z. Ilaz Zekën, nga Murga e Drenicës, që babai i tij herët ishte selitur në fshatin Qerret të Durrësit. Udhët i gjeta të pameremtuara, me përjashtim të udhës kryesore, që ishte shtruar me zhavorr, prej Qërretit deri në Katund të Ri. Ecja dhe kur arrita te varrezat e fshatit, u ndala dhe pashë se ishin pjesërisht të meremetuara, dhe në fakt më mirë sesa në Drenicë. U afrova dhe i lexova mbishkrimet, pastaj nxora lapsin dhe bllokun e shënimeve dhe nisa të marrë shënime. Ilazi më shikoi dhe as që foli gjë. Më dukej se njëfarë dyshimi i rrapëlloi në kokë. Mendoja se do të më qortonte, apo të shprehte ndonjë dyshim ndaj mje. "Shkruaj, shkruaj!", - tha e më liroi nga një bagazh mendimesh e mynxyrash që ishin rujatur diku në thellësi të shpirtit të tyre. Kështu, i hyra punës me radhë, duke shkuar prej varrit në varrin tjetër, dhe isha tejetë kureshtar sesi i kishin ngritur përmendoret e disa prindërve. Mbishkrimet në këto varreza do të jenë edhe kujtime për breznitë e reja.
Ismajl Tahir Berisha,(l99l-l997), Gjyrgjevik-Kosovë.
Hanë Berisha,(l897-l987).
Zeqir Sadiku,(l897-l969), i biri i Sadik Ramës nga Gjyregjeviku.
Isuf Zeqir Dushi, 22 të vrarë i ka djegur Serbia dhe kanë ikur në Shqipëri.
Zade Berisha,(l5.2.l906-5prill l988).
Rushit Zeka, (2.6.l9l4-l5.5.l965).
Hamit Zeka, (24.6.l9l5-l5.5.l965).
Riza Zeka, (1o.12.1897-3.11.1985).
Bajram Ukë Kabashi (l9l0-l972). Bajram Rexha ishte shok i tij.
Emine (Dajaku) Zeka, e lindur në Rakinicë, gruaja e të ndjerit Riza Zeka nga Murga.
Edhe pse i pata marrë shënimet, pashë se kur i kërkova t’i sistemoja, ato fare s’i gjeta. Më kujtohet se të ndjerës, Emine Zeka, ia kishin ngritur lapidarin, me fotgrafi, me shami të bardhë, dhe dukej se krenaria dhe hija e saj gjatë do t’i mbajë në shpresa për jetë më të mirë katër djemtë e saj, nipat dhe mbesat...
-Të pëlqyen varrezat tona? - më kishte pyetur Ilaz Zeka. - Kanë ngjashmëri me ato në Drenicën tonë?
-Po, tash edhe te ne janë duke i meremetuar varrezat! - i thashë dhe u futem në botën e Shqipërisë.
- Edhe atje e kemi tokën tonë, por është tokë gurinore. Kemi edhe male shumë atje. Na kanë thënë djemtë e mixhës: "Ejani dhe ta ndajmë malin. Kjo është juaja!" Mirë që na kanë lutur kështu. Por, u kemi thënë: "Mali ynë mbasi është në duar tuaja, lë të rri ashtu". S’e kemi ndarë. Këtu kemi tokë të mirë, a sheh krejt toka është nën vadë. Vada e ka të veten, Bardh. Isha edhe në fshatin tim, ku ka lindur im atë. Toka jonë atje është e ashpër, thatësirë e madhe kishte qenë në atë verë të vjetit l992. E pashë Denicën, por babai dhe nëna vdiqen të përmalluar që nuk patën rast ta shohin vendlindjen e tyre...
Për dadën Minë (Emine), siç më rrëfente Nora, qëkur kishte dëgjuar se lëngonte dhe dëshpërohej që s’mund të kthehej në vendlindje për t’i parë vëllazërit e saj në Rakinicë, ajo ishte habitur dhe shpesh e qiste shaminë e bardhë në kokë dhe me të shpejtë dilte nga shtëpia duke u përshëndetur me të gjithë anëtarët e familjes.
- Ditën e mirë, se unë shkova në Rakinicë (Drenicë)!
Djemtë e saj e ruanin përherë, dhe e kthenin në shtëpi. Kur Nora e kishte marrë lajmin për vdekjen e hallës Minë, që të dy patëm qëlluar në një të pame këtu në Prishtinë, ajo kishte qar. Këtë s’ua kisha treguar bijve të saj as në Qërret të Durrësit.
Toka në Qërret të Durrësit ka emër.
Isha tepër i gëzueshëm që tokën e kishin ndarë pa ngatrresa dhe dëme.
- Në këtë tokë kaq të mirë qesim më pak farë, e atje në Murgë, duhej qitur farën më shpesh - m’i kujtoi sa fjalë të babait të tij, Riza Zekës, i biri i tij, Ilazi. - E pashë edhe tokën tonë atje. E ligë, e thatë, por bukën e ka të ëmbël!

PËRVJETORËT!
Për pak çaste e ndala kompjuterin dhe duke u zhdjergur shkallëve teposhtë, dyshoja mos do ta kem bërë ndonjë gabim teknik dhe të më shlyhej, sepse aftësia krijuese s’është e njëjtë në asnjë kohë. Në sallon vërejta se kaftjalli s’ishte i gatshëm. Mora një grishkë bukë dhe e leva me pak mjaltë, e posa e hëngra, më erdhi një trohë fuqi krijuese. Rishtas u ngjita shkallëve përpjetë, dhe mendoja se ku t’i gjeja shënimet dhe çfarë të trajtoja sot. Në tavolinën ku punoj, pashë se i kisha shënimet që i kisha marrë nga prof. Abas Ermenji, kryetar i Komitetit Kombëtar Demokrat "Shqipëria e lirë", të botuara në "Albania", më 28.l2.l962, në Romë, kushtuar 50-vjetorit të pavarësisë dhe të Ditës së flamurit. Në vete thosha: "Me shumë vonesë arrita të lexoja shkrime të tilla, apo vallë mos qesh larg botës së librave?" Libri ishte botuar në Romë, çfarë të thosha për romakët? Mjafton se edhe atje lejohej të botohej një libër i tillë, dhe të dalë emri i idologut që s’ka mundur të veprojë në Shqipëri, por krijoi kushte që të punojë edhe atje, jashtë kufijve, për Shqipërinë. Ai, në shkrimet e tij, theksonte se Rusia, Kina dhe Jugosllavia patën për qëllim të sundojnë popujt e vegjël, dhe atë pjesërisht e arritën. Policia serbe hyri në Shqipëri për të vrarë njëmijë e sa kosovarë, kurse brigadat shqiptare dërgoheshin për ta liruar Kosovën. Them në vete: "Anakronizëm i një kohe që hapi shumë varre shqiptarësh!" Në fakt autori i këtij shkrimi përpiqej të bëhet njësimi i shpirtit kombëtar në mbështetje të jehonës që bëri Lidhja e Prizrenit, e cila ndiqte vatrën e kulturës shqiptare. Vënte në spikamë se në luftërat Ballkanike shqiptarët i dhanë grushtin dërrmonjës Perandorisë Osmane; forcat u mblodhën të çthurura, të paorganizuara dhe fati i Shqipërisë mbeti në duar të fqinjëve dhe të fuqive të mëdha. Shqiptarët edhe mëtutje kërkojnë njohjen e autonomisë së tyre brenda katër vilajteve :Kosovë, Manastir, Shkodër e Janinë. Porta e Lartë i mbante gjithnjë me premtime e gënjeshtra. Populli shqiptar, i çthurur dhe i papërgatitur për qëndresë, pa administratë, pa një ushtri, pa një qëndër drejtuese, u ndodh i papritur përballë intrigave të jashtme dhe të veprimit ushtarak nga fqinjët, që i shkelen krahinat shqiptare. Ushtria marshoi në të katër anët. Një pjesë mori nga Perëndimi, drejt Shkodrës, dhe pjesa tjetër nga Juga, drejt Manastirit. Në anën tjetër, një pjesë e ushtrisë greke marshoj drejt Janinës. Kështu, katër vilajetet :Shkupi, Manastiri, Janina e Shkodra u morën nëpër këmbë. Sulmi ishte i papritur, sa që shqiptarët vonë e morën vesh, duke menduar se fqinjët kishin punë kundër Turqisë, dhe jo kundër tyre. Kur e morën vesh qëllimin e fqinjëve ishte tepër vonë" shkruante i nderuari z. Abas Ermenji në shkrimin e tij enkas për pavarësinë e Shqipërisë si dhe për marrëdhëniet fqinjësore të asaj kohe. Rishtas dëshiroja të përsiasja, por u tërhoqa, duke iu frikësuar shkrimtarëve të ardhshëm se mos kjo që po e them, do të cilësohej si parullë!
Sërish u qasem shkrimeve, dhe s’mund të shkëpus veten nga tërë ajo që kisha lexuar dhe shënuar. Mirë që jeta po vazhdon edhe si e tillë, pra me shkrime.
Lexoj në vazhdim për ngritjen e Falmurit në Vlorë, l9l2 (28 nëntor) kur u formua edhe një qeveri e përkohëshme nën kryesinë e z. Ismail Qemalit, duke i njohur fuqitë e mëdha se Shqipëria kishte shpallur pavarësinë, dhe të ndërhynin që të mos bëhej copëtimi i saj. Për fat, apo pa pikë fati, Austro-Hungaria e para iu përgjigj kësaj thirrje dhe kërkoi që Shqipëria të mos copëtohej! (Këto qenë parulla mashtruese se do të copëtoheshin!...) Luftërat Ballkanike i pushoi Anglia, kur e organizoi Konferencën në Londër, ku morën pjesë ambasadorët e fuqive të mëdha, më l7 dhjetor l9l2. Kjo i caktoi kufijtë e Shqipërisë më l9l3. Austro-Hungaria dhe Italia kërkonin një Shqipëri më të madhe, kurse Rusia dhe Franca donin ta bënin sa më të vogël. Gjermania përkrahte Austro-Hungarinë, kurse Anglia si pajtuese ndërmjet dy palëve, luajti lojën më të rrezikshme. Interesi i Austro-Hungarisë, ishte mosdalja e Serbisë në Detin Adriatik, kurse Italia të siguronte kanalin e Otrandës dhe të mos mbyllej kanali i Korfusit. Shqiptarët mbasi nuk mund t’i dalin zot vendit të tyre, u ndoq vija gjeografike e Italisë dhe e Austro-Hungarisë. Në mars l9l3, me ndërmjetësimin e ministrit britanik, Edëard Grey, Austria ra në ujdi me Rusinë mbi caktimin e kufijve të Shqipërisë së Veriut. Kufijtë e Veriut u qethen dhe u përqethen! Më 30 maj l9l3, u nënshkrua në Londër traktati i paqes ndërmjet Turqisë dhe të aleatëve ballkanikë. Artikulli III i këtij traktati ua linte në dorë fuqive të mëdha caktimin e kufijve të Shqipërisë dhe rregullimin e çdo pune që kishte të bënte me Shqipërinë. Komisioni prej të dërguarëve të gjashtë fuqive të mëdha, që u mblodh në Firencë të Italisë, me ndihmën e Institutit Gjeografik, caktoj në hartë kufijtë e Shtetit shqiptar, ku më l7 dhjetor l9l3, u nënshkrua Protokolli i Firencës. Në prill l9l3, Ismail Qemali u nis për në udhëtim nëpër Evropë, ku i vizitoi kryeqytetet e fuqive të mëdha. Plaku i Vlorës u kthye në Shqipëri me premtime të thata. Lëvizjen e Vlorës e paraqitnin si pa fe, që kërkonte të sillte një mbret kaur.
Princ Vilhelm de Vied zbriti në Shqipëri më 7 mars l9l4. Esad Topotani arrestohet më l9 maj l9l4. Rebelet ishin për një princ të Osmanllinjve. Parulla e tyre nuk ishte :"duam tokë", por "duam Babanë!"(dmth Sulltanin). Nga kjo dramë targjikomike që luhej në dëm të Shqipërisë i luhati trojet shqiptare. Muhaxhirët e mjerë, të ndjekur me zjarr e dhunë nga trojet e tyre nga Serbia, vdiqen nga uria me mijëra burra, gra e fëmijë nën ullishtat e Vlorës. Trupat e mjerë të tyre i hodhen në det...
Traktati i fshehtë i Londrës, që parashikonte copëtimin e Shqipërisë, u mor vesh nga tërë bota, më l9l7, kur Bolshevikët në Rusi, botuan arkivat e fshehta të misnitrisë së carit. Zogu i shpërndau popullorët si bykun që shpërndan era...!
Mendja rishtas më rrëshqiti në fillim të kapitullit, dhe në vete mirë që lëshova klithmën e poezisë: "O, moj Shqipëri!..." – të shkrimtarit romantik Vaso Pashë Shkodranit

O, PRITE ARSHI PIPËN, O HEJ!
Para se të zgjohesha nga ëndrra që si nëpër mjegull më afrohej një grua me shportë të pemëve në dorë, i shtrirë në kanape, mendova se mirë u bë që s’ia mora pemët, u ngrita dhe nisa të shkruaj në stilin lutës:
- Shqipëri, mos të pastë hije, pse më ndjek si hije!?
Ekrani i kompjuterit më motivonte të shkruaja, kurse valët e Radio-Tiranës me lajmin më të ri për arritjen e z. prof. Abas Ermenji në aeroportin e Rinasit, më gëzoi tepër. Isha në Vitak, dhe prisja që atë ta shoh se arrinte në aeroport duke ateruar me aeroplanin e tij special nga Roma për në Tiranë. Por, prapë më thotë një mendje: asgjë për Shqipërinë s’është vonë. Edhe sikur të bëhej kushtrimi: "O prite, Arshi Pipën, o hej!..." do t’u isha mirënjohës zërave të tillë.
Seç më kujtohej ajo ditë e korrikut me vapë edhe vendlindja sikur më doli parasysh, sikur arrita në Vitak. Ishin këto vjet që me dashuri iu kisha kthyer jetës në fshat, dhe jetoja posi të gjithë ata në lagje. Nga bisedat që më vinin terthorazi, po shpesh edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, më qortonin se isha bërë po ai që kisha qenë më parë këtu, dhe mendonin se fare nuk e përcillja jetën e shkrimeve. Në ato ditë isha më aktiv, dhe asgjë mëngut nuk lashë pa e futur nëpër gërhanë e gërsherë. Në Vitak vazhdimisht e dëgjoja pasqyrën e RTSH, dhe me gjasë më kishin këndellur sa emisione. Shihja një pjesë të Shqipërisë, dhe shumëpak kishte emisione për Kosovën. Kosova s’e kishte më atë Radio-Televizion të Prishtinës, që gjatë Serbia ishte përpjekur ta vë kapelë mbi atë të RTSH të Tiranës. Mjafton se çdo zhvillim që bëhej këtu në Kosovë, kishte për qëllim që t’u thotë atyre në Tiranë: "Ç’po luani ju me fatin e atij populli? A e dini se edhe ne këtu në Kosovë kemi radio dhe televizor? A shihni se jemi një, por sapo shihet shqiptarët kosovarët do t’ua luajnë truallin me mençuri!".
Në bisedat që i bëja me fshatarët të mi, shpesh ndahesha mirë, por ka raste kur fare s’më kuptonin, apo e bënin veshin të shurdhër, por edhe kjo kohë pohoja në vete se do të jetë kapërcyese. S’ishte punë e lehtë që çdo gjë e re të shpërthejë vrullshëm, siç ishte penguar gjatë një pjesë e historisë. Televizioni shqiptar, me gjasë ngutej që t’i nxjerr në shesh njerëzit dhe patriotët që ishin flijuar për Shqipërinë e lirë, por edhe për një Kosovë të lirë. Ishte e pamundshme që t’i kapja këto tema, por mjafton se i përcillja prej një prapavie të shëndoshë, siç e pata zakon të veproja gjatë tërë jetës...
Lajmet që i përcillja në RTSH më jepnin vullnet për jetë, por edhe shpesh më shqetësonin dhe befasonin. As që kisha nder mend të lodh trurin aq shumë, por tërë kjo ishte formale, por që vragët mbetën në një pjesë të këtij shpirti.
Aksiomat e Shqipërisë ringjalleshin. Lajmi më i ri, i RTSH: "z. Prof. Arshi Pipa arriti në aeroportin e Rinasit". U gëzova që e pashë aeroplanin duke ateruar dhe kur zbriti z. prof. Arshi Pipa, më erdhi shumë keq që ishte plakur shumë, dhe mezi ecte. Pritja ishte bërë e mirë, vetëm që s’i dëgjoja spikerët duke thirrur sikur luftëtarët e Drenicës në kohë të Azem Galicës!
"Ou, prite Arshi Pipën, o hej!..."

NJË VERË TJETËR
Kishte kapërcyer korriku me vapë. Frikësohesha mos edhe gushti do të na bëj të dalim në mal me atë vapë që kishte pllakosur. Droja se edhe vjeshta do të jetë me vapë, e ato pak prodhime të mia, nuk do të më sjellnin asgjë për dimrin që vinte. Ishin ditë të thatësisë ato, dhe shpesh i dëgjoja fshatarët e mi se ankoheshin:"Po, këtu në Vitak, çdo dhjetë vjet ka verë të mirë, e pastaj gjithnjë kështu!". Kanë halle ata fshatarët të mi, por as vetë s’qesh pa to. Edhe vetë hetoja diçka në fshatin tim e kjo ishte thatësira. Pritej një verë tjetër…
Në atë korrik me vapë kisha kositur barin, dhe kur më duhej të udhëtoja në Zagreb, otkosët mbetën të shtrirë. Më vinte keq ta ngarkoja dikë me punë të mia të fushës, apo edhe t’u thosha: "Merrnie atë bar, kositne dhe thane e pastaj do të bëjmë lehtë!".
Kisha udhëtuar për në Zagreb, se më priste biri im në spital, që ishte operuar. As që mendoja se do të fitoja aq shumë prej tokës, që njëzet e pesë vjet ishte djerrinë, ndërsa jetoja në Prishtinë.

SHQIPTARËT E MJERË!
Kur e pashë se zbriti nga aeroplani Arshi Pipa në Tiranë, mos mendoni se e nënçmova kthimin e tij, por m’u duk se fluturoi nga Perëndimi me një aeroplan shumë të madh. Udhëtarët e tjerë fare si pashë në kamerë. Kutadi, ai gazetari i televizorit, kishte për detyrë që në plan të parë ta vënte z. prof Arshi Pipën. Këtij intelektuali ia kisha dëgjuar zërin edhe më herët, por të tjerët me siguri e kanë njohur para meje. U bë bujë ardhja e Arshi Pipës në Shqipëri! Po, vallë, si erdhi e ç’tha, ajo ishte punë e tij. Nuk e mohoj punën e tij intelektuale dhe veprimtarinë patriotike. Për njerëz patriotë kemi nevojë gjithnjë. E pata përcjellur edhe veprimtarinë e tij në gjuhësi, por kur dëgjova se ishte kundër njësimit të gjuhës letrare, më doli nga huji. A kam të drejtë të fus sqepin në punët e tij, do të më qortoni, por se kemi një gjuhë dhe një komb, kësaj teze s’mund t’i themi: ndal, se do të kthehemi atje ku ishim: të kemi dy dialekte: atë gegë dhe toskë! Apo, edhe të ndjekim tezën më të re, të lansuar se gegërishtja e vjetër është më e pasur së toskërishtja! Ç’fitojmë me këtë në planin e përgjithshëm kombëtar? Mos duke u përpjekur t’i kruajmë vetullat, po i nxjerrim sytë?
Kujtesa dhe harresa për mua janë thyerje shpirtërore, sa më vjen kujtesa, po aq më paraqitet edhe harresa. Më duhet të pajtohem me këto dy anë të psikologjisë sime. Kujtesa më treti prapë te ai aeroplani që prej tij zbriti Arshi Pipa, dhe më dukej se të tillë aeroplani kam parë sikur të ateronte dikush nga Beogradi. Mendja më thoshte mos Arshi Pipa ka pirë shërbet në Beograd? Po, vallë, kthimi i tij në Shqipëri, në vendlindje pas pesëdhjetë vjetësh ishte sihariq për të gjithë mërgimtarët dhe vendësit, por edhe për shkencëtarë të tjerë!
Kujtesa ime rishtas më shpie t’ia bëja vetëm një pyetje të thjeshtë:
-O zoti Arshi Pipa, mirë se erdhe në Shqipërinë tonë? Po, vallë, a mos erdhe të kërkosh gjak shqiptari, apo t’u japësh gjakun e shqiptarëve që ke fituar në botën e jashtme, në Amerikë? A mos erdhe të na qortosh se jemi pajtuar ta kemi një gjuhë kombëtare, edhe pse nuk e gëzuam një shtet kombëtar?
Kjo që më mundone, s’është gjë e rastit, se edhe më parë, kur dëgjoja se në Shqipëri kishin qenë ata që s’kishin fije gjaku shqiptarësh, i pyesja: "Mos dhe gjak shqiptari atje, apo mos more?". Ata që s’kanë gjak shqiptari, si mund të japin? Ndodh se ka të tillë që përpiqen t’u japin gjak shqiptarëve të mjerë që janë kundër Shqipërisë...?
E pata vështirë ta përshkruaja personazhin e Arshi Pipës, kur s’e kisha parë kurrë në jetë e as që isha takuar në ndonjë restorant, madje as që ia pata lexuar veprat e tij. Ç’fat pati shkrimtari i përndjekur nga Shqipëria që me vështirësi e krijoi rrethin e tij në Amerikën e lirë? Po, vallë çdo të ketë shkruar Arshi Pipa për Kadarenë? Patën apo s’patën mosmarrëveshje këto dy figura të rëndësishme të kulturës shqiptare, të Arshi Pipës dhe të Ismail Kadaresë? A patën rast t’i cakërojnë gotat? Më saktësisht, merrej vesh se më 1987, në një revistë qenkësh botuar në Amerikë teksti anglisht i Pipës "Subvercioni drejt konformizmit – fenomeni Kadare", që pritej se do të përkthehej dhe do të botohej si libër i veçantë edhe në gjuhën shqipe…
Çdo betejë të re kundër forcave të errëta, ai do ti përgjigjej me kundërshti!
Ndodh se koha e kundërshtive dhe e pykave ndaj njëri-tjetrit do t’ju përplasë dorën dhe do t’ju bjen mbi hundën e çuar përpjetë në re të bardha apo të zeza! Kjo më pret edhe mua…!

LULËZIMI I SHKRIMTARËVE!
Kisha arritur prej fshatit në Prishtinë, dhe sipas asaj që isha marrë vesh me bijtë e mi, ata m’i ruanin të gjitha gazetat dhe revistat. Kthimi nga fshati më gëzonte, dhe kështu mëse një muaj mbyllesha dhe i lexoja shkrimet e zgjedhura. Çdo gjë në gazetë nuk lexoja asnjëherë, se s’ishin për shijen time. Përcillja rubrikën e kulturës, dhe gjithnjë shpresoja se diçka e re po lind... Lexoja raportin nga Kuvendi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku me një theks të veçantë, konstatohej se janë arritur rezultate të dukshme në fushën e krijimtarisë letrare! Raportin e kishte "lulëzuar" me të dhëna gazetari më i ri dhe më privilegjuar i rubrikës së kulturës, Abdullah Konushefci, alias i klanit të shkrimtarëve llapjanë, i bindur thellësisht se vetëm penat e kësaj treve synonin përparimin e kombit. Ai, ne bisedat dhe letrat që shkruante, gjithnjë e kishte gojën plot: Nazmi Rrahmana, Zejnullah Rrahmana, Sabri Hamita, Lepajë, por kohëve të fundit iu shtua edhe Adem Demaçi si dhe vetëvetja!. Kishte raportuar arsyetimin e pranimit të shkrimtarëve të rinj në shoqatë. Ndër të tjerë ishin pranuar dhjetë veta. Kjo ishte punë e madhe! Shihej se pavarësimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ishte në nismë, por kishte ende të tillë shkrimtarë, që s’mund ta mendonin ketë pa serbë e malazezë, po edhe pa turq këtu në Kosovë! Bënte fjalë edhe për këtë temë apo jo? Më sa hetoja çështje thelbësore ishte pse Abdullahu nuk dëshironte të hyjë në kamuflime që ishin kontestuese për kohën? Apo mos kjo ishte etika e një gazetari që ishte trampolinë e një rrethi të caktuar të elitës së kulturës, që ishte në fuqi?!
Diku nga mesi i artikullit të gazetës "Rilindja" shkruante: "Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, pasi shqyrtoi kërkesat e shkrimtarëve për pranim anëtarë të shoqatës, vendosi që Arshi Pipa dhe Bardh Mulaj, të pranohen shkrimtarë të nderit në Shoqatë..." Kisha lexuar dhe nënvizuar këtë fjali, dhe qysh atëherë mendoja: ç’kisha të përbashkët me Arshi Pipën, apo mos vallë, më ketë flegër desh të ma shurdhojnë pipën mua, apo atij? Me një plumb, dy të vrarë!, do të thosha. Asgjë s’hetoja se ishte bërë ndonjë ndryshim në pranimin e anëtarëve të rinj në këtë shoqatë. Kot së koti prisja se do të pasojnë përtëritje. Shkrimtarët rrallë e ngritnin zërin për çështje thelbësore të kombit, dhe të mbrojtjes së interesave vitale të tij. Kishte nder të tjerë që shikonin vetëm vinë e tyre, të botimit dhe të avancimit, në mënyrë që me ndonjë botim, të zë vendin e merituar, që të luaj me fatin e të tjerëve, e të lavdërohej: "Ja, a jam ai që arrita të bëhem shkrimtar, për inat të këtij e të atij..." Kishte ndër të tjerë që i mbanin kaliboç për t’i propaganduar vlerat e tyre në masën e paarsimuar.
Kërkesa me shkrim e Bardh Mulajt për pranim anëtar të Shoqatës ishte shqyrtuar shpesh. Ç’prej vjetit l979, ajo gjendej diku nën sirtar të administratës së Shoqatës, por që dihej se vetëm njëherë kalimthi ishte shqyrtuar, dhe fare s’u pranua anëtar! Ai, sipas statutit të shoqatës i plotësonte kriteret: kishte një roman dhe shumë tregime të botuara, si dhe pesë përmbledhje nga lëmi i folklorit kombëtar. Kishte dëgjuar nga kuloaret se pengesë për mospranim ishte kryesisht se merrej me folklor. Folklori dhe krijimtaria origjinale janë në kundërthënie me njëra-tjetrën, më thoshin sa veta që ishin pranuar para meje në Shoqatë. Drojmë mos ai Bardh Mulaj do të fus diçka nga folklorizmi i tij në krijimtarinë e re letrare, pohonin ata që s’e adhuronin as folklorin e as letërsinë! Privilegjet ishin të theksuara në Shoqatë. Ç’fitoja nga këto privilegje, asgjë?...Privilegjet dhe të privilegjuarit ushtronin ndikim tek të tjerët, se artit po i kanosej rreziku, se nuk ka vepra… Vepra janë vetëm këto që po i botojmë… Redaktorët e Edicionit të botimeve "Rilindja" mburreshin se po botojnë vepra me vlera të mëdha ideo-artsitike dhe me vlera shumë të çmuara kombëtare. Kështu, ankesat e krijuiesve se ka censurë, nuk pinin ujë! E vërteta për krijuesit e Llapit, është kjo: "Plot 55 vjet ka që jetoj në Prishtinë dhe merrem me krijimtari, kam shokë e kolegë nga shumë anë, pra edhe nga Llapi. Por, në asnjë bisedë nuk hasa të ndonjëri nga krijuesit e kësaj ane që ka dorëzuar diçka të botojë, e ka pa dritën e botimit. Edhe sikur ("dikush"!) të paraqitej me ndonjë fletore shënimesh, shpejt e shpejt do të ndërmerrej me këtë punë ndonjëri nga redaktorët përkatës, dhe të formohej vepra, e të botohej… Nga anë të tjera krijusit gjithnjë janë ankuar se ekzistonte censura sekrete!"

"TRUNGU ILIR"!
Kujtesa më fut në tituj të veprave të mëdha dhe të intervistave të shkrimtarëve të Kosovës si dhe të tjerë. I veçoj dhe i nderoj shkrimtarët, por mendja më thotë se ata që ishin bërë inventarë të gazetave dhe të revistave të kohës, asgjë s’do të mbesin në letërsi. Shumë vjet është shkruar e folur për romanin e Sabri Hamiti: "Njëqind vjet vetmi", dhe i ka shfrytëzuar të gjitha privilegjet e botimit, të ribotimit si dhe i ka fituar shpërpblimet vjetore të Shoqatës së Shkrimtarëve. Së pari me ketë vepër i hapi dyert e redaksive e pastaj edhe me veprën me poezi: "Trungu ilir". Mbizotëronte mendimi se i pari, si krijues i parë dhe guximtar, arriti t’i përmend se Ilirët ishin ndër të parët që jetuan këtu, e ja ne pasardhësit e tyre dimë të shkruajmë për ta shqip poezi! Pasuan lavdatat dhe intervistat, pasuan edhe shpërblimet, dhe Sabriu u bë i njohur në shtypin e ditës. Por, kujtesa ime prapë kthehej aty ku s’pritej prej shkrimtarëve. Në vete bluaja gjithfarë kujtimesh. Shpesh pyesja veten: "Po, vallë, edhe sikur të pranohesha shkrimtarë, çfarë do të më ndihmonte Shoqata që të bëhesha shkrimntar?" I nderoj shkrimtarët, i lexoj veprat e të gjithëve, por s’do të thotë se eci me pikëpamjet e gabuara të një shtrese shkrimtarësh që janë edukuar e formuar "ad hok"! Mendja më thotë se pikëpamjet për letërsinë dhe kohën në të cilën jetova, do të jenë objekt shqyrtimi për një kohë tjetër...

GJUHA JONË
Kisha fjetur sikur të isha përkundur në ndonjë kolovajzë fëmijësh, edhe pse kurrë në jetë s’kisha parë me sy vegël të tillë që të më zbus në lojë. Nata më kishte kapërcyer e tillë, dhe deri nga mesi i natës, me gjasë rrotullohesha e ç’rrotullohesha si shtalbi në prush. Ishte një natë e korrikut që s’mbaj mend se aq shumë e ndieja vapën edhe në dhomën time të fjetjës. Por, dikur nga mëngjesi, ndodh se do të kemë fjetur më mirë. Edhe ëndrrat që i pashë s’dija t’i dalloja: janë ëndrra apo zhgjëndra. Në djall të mallkuar edhe ato ëndrra të mia! Çfarë janë ato që s’më lënë të qetë, janë ëndrra fëmijërore apo rinore, apo mos vallë janë bërë rrëmok dhe janë përzier me këto ëndërrimet e pleqërisë? Nga tërë ajo rrëmujë ëndrrash shoh se ende s’isha liruar tërësisht nga mendimet për Arshi Pipën, si dhe për pranimin e këtij dyshi anëtarë të nderit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Më thoshte një mendje se ne duhet ta kishim një shoqatë shkrimtarësh, sikur që e bëmë atë të një gjuhe të njësuar shqipe. Po, prapë ndrydhja mendimin sesa më shumë shoqata letrare, letërsia jonë do të marrë hov! Po, edhe nëse do të ishte një Lidhje si e Shkrimtarëve Shqiptar, sërish arti e ka vinë e vet. Atë vijë s’mund t’ia leçojnë as tanket e lëre më sekretarët e kryetarët formal të klano kulturës të një kohe. Shkrimtarët i kam menduar gjithnjë njerëz të urtë, të butë dhe të qetë. Kështu e mendoja se do të ishte edhe Arshi Pipa, por dyshoja, po qe se do të takoheshim me të, çfarë do të më thoshte për gjuhën e njësuar, e mos do të më kthej mbrapa: "Ne bëmë krim që e njësuam gjuhën tonë! Dy dialekte, gegërishtja e vjetër dhe toskërishtja e begatonin gjuhën!" do të pohonte ai sikur të ateronte me aeroplanin special për në Kosovë! Po, vallë kush do ta priste në aeroportin e Sllatinës? Pajtohem, zoti Pipa ia kishte përkushtuar një poemë Kosovës... Shkrimet e tij e pasuruan letërsinë. Pastaj u pa se lypej të bëhej edhe njësimi i saj. Është e njohur se nën rrethana shumë të ndërlikuara arritëm një gjuhë të moderuar. Por, vallë çfarë t’i thosha Pipës sa i gëzueshëm isha atëherë kur të gjithë njëzërit u pajtuam dhe duartrokitëm se votuam për një gjuhë, por sa veta e dinin se vota ishte edhe për një komb shqiptar. Kush e përmendte atëbotë kombin, kapërcnete më keq. Kombi ishte një nëntokë e fuqishme që rrëzonte çdo gjë që përpiqej ta rrënojë gjenezën e tij. Kombi dhe ata që merreshin me çështje të tij, ishin bërë të thuash punë monotone për sa njerëz të politikës ditore. Fati ynë ishte në duar të grave, se ato s’u paraqitën si kundërshtare të gjuhës. Fat i madh që gratë e mençura e dhanë votën për një gjuhë. Ishte një kohë kur fati punonte për ne. Edhe fytyrat e poltikanëve fare s’e kishin ngritur zërin kundër një gjuhe. Gëzim dhe kënaqësi e madhe ishte për mua ajo ditë kur doli nga shtypi gazeta jonë "Flaka e vëllazerimit" në gjuhë të njësuar. Gazeta e dytë që iu bashkëngjit asaj gazete shqipe të Shkupit, pas pranimit të njësimit të gjuhës letrare ishte "Rilindja" e Prishtinës. Fille të mirëpritura kombëtare, të shkruhej e të lexohej në gjuhën që herët ishte kërkuar të bëhej për të gjithë gjuhë e shkruar e përbashkët e shqiptarëve. Fjala e urtë që nëpër shekuj qarkullon: "Më mirë një ditë të jetosh Shqipe malit se sa l00 vjet si sorrë "shqiptare e mbetur në hunjë?!" Pritej me padurim e lexohej me ëndje e dashuri çdo revistë e gazetë që nxjerrej në gjuhë të njësuar. Sikur ishim mësuar t’u përballojmë të gjitha dobësive dhe mynxyrave të jetës së përditshme. Prej fjalëve të Naimit shpresoja së do të ngadhnjejmë mbi të gjitha pengesat. "E përjetshme është Shqipëria, lavdi që i takojmë gjakut të paprishur të Arbërit".
Prisja se do të dalë edhe gazeta jonë "Kosova" e Obiliqit në gjuhë të njësuar, e t’ia mbyllja gojën ish-kryeredekatorit të saj nga Uzhica, Milivoje Lluçiq:
-Ja, a sheh të kam thënë se ne shqiptarët kemi një gjuhë, dhe jemi një komb! - i thashë atij zeshkanit.
-Hej, ore veshlapoçi i Uzhicës! – e ngrisja zërin lart. – Dëgjo mirë. Shikoje gishtin tim, unë ta bëj ty me gisht derisa jam në Kosovë, e kur do të vi te ti në Serbi ti ma bën mua me gisht. Mbaje mend këtë gishtin tim!...
Ai përpiqej ta rrah telin ndryshe:
-Ju jeni shqiptarë të tjerë, e ata jashtë kufijve, të tjerë. Ata ua kapërcejnë juve me dituri, e ju a sheh se s’po mundeni të mëkëmbëni pa gjuhën tonë. A sheh, se gjithnjë jeni duke përkthyer prej gjuhës sonë, s’po mund t’ua qëlloni termave, dhe shihet se ju s’keni terminologji përkatëse. As ata në Shqipëri, s’kanë, por po bëhen se kanë... Gjuha juaj është gjuhë sharraxhinjsh, lëri ato dokrra! - ngulte këmbë M. Lluçiqi që kishte ardhur në Kosovë për të mohuar qenësinë tonë kombëtare.
Por, çfarë të bëja, kur dialogu me kolegun e punës fare s’pinte ujë. Ishte mësuar ai të jetojë nga bindjet e hershme, por edhe nga fyerjet. Gjuha serbe, atëbotë, sipas Kushtetutës së Serbisë dhe të RSFJ ishte gjuhë zyrtare për ne, por që s’e pranoja kurrë. Shpesh më duhej të ngul këmbë dhe t’ia thosha në një gjuhë serbe të vrazhdët:
- Shiko këndej, ore ti veshlapoç! Mos mendo se kjo serbishte ytja mund t’i vëhet kapelë gjuhës shqipe. Po, edhe sikur shqipja të bëhej kapelë e gjuhës tënde, kjo s’do të ishte e pranueshme. Gjuhë mbi gjuhë s’ka e as që do të ketë. Ruaj mendimet tuaja, se ato herët apo vonë do të rrëzohen për tokë!
Numri i gazetës sonë përgatitej se do të nxjerrej në gjuhë të njësuar. Sa punë e mirë më dukej kjo, dhe fare nuk lodhesha. Ka raste kur më është dashur ta shpalos fjalorin e të gjej fjalë e shprehje më të qëlluara dhe t’i shkruaja pa gabime, por ka raste edhe kur s’dija t’i përdor. Fillimi ishte i vështirë, por udha e sigurt. Kur arrija në shtëpi dhe hapja programin e radios, shpesh mendoja, po vallë është stacioni i Radio-Tiranës apo i Radio-Prishtinës? Qe të dy këto stacione, pas një sërë përpjekjesh, njëherë në jetë arritën t’ia dëgjojnë zërin e radiovalëve njëra-tjetrës, pra në një gjuhë. Kjo ishte punë e madhe, mendoja atëbotë. Evropën do ta vras e vërteta, kur shqiptarët dëshmojnë në mënyrë të hapët se janë një komb dhe kanë një gjuhë.
Me padurim prisja se do të dalin edhe gazetat e tjera të kolektivave punuese në atë gjuhë të re! O, bubu, kur pashë se njerëzit që fare s’e njihnin ta shqiptonin gjuhën, e kur flisnin para kamerës së televizionit, sa qeshark më dukeshin. Çalonim dhe frikësoheshim, të thuash të gjithë, por në veçanti politikanët fare s’mund ta theksonin gjuhën e njësuar. Fatkeqësisht se pjesa më e madhe e tyre ishin të pashkolluar. Fati ynë, prapë pohoj, se gratë ato ditë s’i qortonin burrat, që me dashuri nisën të ushtrojnë të folurit dhe të shkruarit e gjuhës shqipe. Rrallëherë bëhej ndonjë shaka, por që kapërcehej lehtë.
Kisha vjelur e lexuar shumë tregime e këngë për gratë, dhe kurrë në jetë s’e kisha nënçmuar faktorin grua, po as edhe atë burrë e grua. Nuk do t’ua lodh mendjen, për femrat se a janë më të mençura se meshkujt, por kishte raste kur burrat i ruanin fshehtësitë e tyre, dhe mohonin mençurinë e garve! Fundja prapë silleshin e pështilleshin në atë rrjetë të grave, thureshin e përthureshin në to, sikur merimanga që thurë mizën në rrjetë të vet. Dhe, për çudi, edhe pse kisha dëgjuar se gratë kur grindën, ndërtojnë shtëpi në shtëpi, ato ditë kur u bë ky bum në gjuhë, sikur fare s’dëgjoja grindje grashë. Më thotë kjo mendje se të gjitha gratë shqiptare në atë kohë qenë mendjeprehta! Burrat mendjelehtë e panë se ç’u bë dhe heshtnin. Edhe heshtja e tyre ishte pranim i gjuhës sonë, i kësaj gjuhës shkollore. Shkolla e bëri të veten, ajo i hapi dyert e reja të jetës dhe u bë udhërrëfyese e ideve kombëtare.

Similar topics
» Fakte per Halil Budakoven
» Ryva Kajtazi thotë “Ti nuk e din çka don”
» Hiqmet Meçaj - Kukullat e Pyllit (roman)
» Shqipëri, 17 raste të konfirmuara me AH1N1
» Në Shqipëri rriten 10 për qind çmimet e barnave

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi