Java e 7 e shtatëzanisë
Faqja 1 e 1
Java e 7 e shtatëzanisë
Si po rritet fëmija juaj
Tani jeni shtatë javëshe shtatëzëne (ose në javën e tetë nëse preferoni t’i numëroni ashtu). Teorikisht, foshnja juaj është ende një embrion, sepse ende ka mbetjen e një bishti të vockël, i cili do të zhduket brenda pak javësh. Dhe kjo është e vetmja gjë që do të zvogëlohet. Zemra dhe truri po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara, po i krijohet qepallat, tani i ka dalë maja e hundës dhe krahët tani i përthyhen tek bërrylat dhe lakohen lehtësisht mbi zemër.
Zhvillimi i fetusit - java e 7 e shtatëzanisë
Embrioni tani është rreth 1 centrimetër i gjatë, me formë kokrre të fasules së bardhë dhe tek gishtat e duarve dhe të këmbëve ka dukshëm rrjeta të holla. Është si një fasule valltare, që lëviz papritmas dhe me forcë. Mëlçia ka filluar të prodhojë sasi të mëdha të qelizave të kuqe të gjakut deri sa të krijohet palca e kurrizit që ta marrë pastaj përsipër këtë rol.
Java e tetë shënon fillimin e një faze tepër të vrullshme zhvillimore. Duke nisur nga tani e deri në javën e 20-të, bebi yt do të rritet me shpejtësi dhe ato pjesë trupore që janë krijuar në javët e para të jetës (si zemra dhe truri) do të bëhen më të ndërlikuara dhe të specializuara. Tani, po i krijohen dhëmbët dhe qiellza, ndërsa veshët vazhdojnë të zhvillohen. Lëkura e fetusit është e hollë si letër dhe venat i duken fare qartë.
Jeni në kulmin e tremujorit të parë, kohë kur shumë gra ankohen për dhimbje dhe parehati të zakonshme të shtatëzanisë. Ndoshta e keni të pamundur të mos e nxirrni atë që hani, për shkak të mundimeve të mëngjesit, që pjesërisht shkaktohen nga hormonet e shtatëzanisë në trupin tënd. Ndoshta të duhet të urinosh më shpesh se zakonisht – kjo pasi uterusi yt që po rritet ushtron presion mbi fshikëzën e urinës dhe hormonet ndikojnë në balancën e lëngjeve në trup. Të gjitha këto do të vijnë duke u pakësuar gjatë përparimit të shtatzanisë. Të bën mirë të ushtrosh. Shiko më shumë në pjesën e ushtrimeve për të gjetur se cilat lloje të tyre janë të sigurta gjatë shtatëzanisë.
Si po ndryshon jeta tuaj: Ndoshta nuk dukesh apo nuk ndjehesh shtatëzënë, mirëpo uterusi yt po zgjerohet për t’i krijuar vend bebes që po rritet. Para shtatëzanisë, uterusi është sa një grusht i shtrënguar; tani është sa një qitro. Mund të ndjesh disa shtrëngime apo prerje të lehta në bark për sa kohë që ai rritet.
Në fillimet e shtatëzanisë, shumë gra ndihen sikur emocionet e tyre kanë marrë kot – janë të lumtura që janë shtatëzane për një çast dhe vetëm një çast më vonë mbushen me lot nga ideja se shumë shpejt do të bëhen mama. Madje edhe gjërat më qesharake mund t’ju acarojnë mirë, ndaj ti dhe partneri yt duhet të qetësoheni kur ta kuptoni se është shumë normale që në këtë fazë të kesh ndryshime të shpeshta të gjendjes emocionale. Kombinimi i hormoneve të shtuara dhe shqetësimeve rreth shtatëzanisë dhe të qenit prind mund të shkaktojë përjetime të thella të ëndrrave apo pagjumësi. Përpiqu të qetësohesh dhe të gjesh kohë për relaksim – kjo do të jetë një praktikë e mirë edhe për muajt e ardhshëm. Këto ndryshime të shpeshta të gjendjes emocionale, edhe pse disi shqetësuese, mund të zgjasin gjatë të gjithë shtatëzanisë tuaj, madje edhe pasi të lindë bebi, kështu që duhet ta pranosh që herë pas herë do të ndjehesh e brishtë.
Gati dy në pesë shtatëzani nuk e kapërcejnë dot këtë fazë, pasi përfundojnë në abort spontan: zakonisht shenja e parë është gjakderdhja. Kjo mund t’ju shkatërrojë emocionalisht nëse je mësuar me idenë se je shtatëzënë. Mjeku mund të merret me aspektin fizik, mirëpo duhet të përpiqesh të flasësh edhe me partnerin, që gjithashtu preket nga kjo gjë, si dhe me gra të tjera – ke për t’u relaksuar kur të mësosh sa shumë prej tyre kanë pasur përvojë të njëjtë. Përpiqu të mësosh se përse ndodhin abortet spontane dhe fol me të tjera që e kanë përjetuar këtë.

Similar topics
» Java e 4 e shtatëzanisë
» Java e 5 e shtatëzanisë
» Java e 6 e shtatëzanisë
» Java e 8 e shtatëzanisë
» Vizita vaginale gjatë shtatëzanisë
» Java e 5 e shtatëzanisë
» Java e 6 e shtatëzanisë
» Java e 8 e shtatëzanisë
» Vizita vaginale gjatë shtatëzanisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi