Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Java e 5 e shtatëzanisë	 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Java e 5 e shtatëzanisë	 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Java e 5 e shtatëzanisë

Shko poshtë

 Java e 5 e shtatëzanisë	 Empty Java e 5 e shtatëzanisë

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 10, 2011 5:30 pm

Si po rritet fëmija juajTani jeni pesë javë shtatëzënë (ose në javën tuaj të gjashtë nëse preferoni ti numëroni ashtu).

Ndoshta nuk po dukeni shtatëzëne ende (ndoshta nuk keni simptoma) por fëmija juaj po rritet shumë shpejt. Këtë javë zemra - jo më e madhe se farët e lulëkuqes - fillon të rrahë edhe pse në ketë kohë embrioni ende duket më shumë si një flutërz se sa një njeri. Shumica e organeve duke përfshirë veshkët dhe zemrën, kanë filluar të zhvillohen dhe kanali neural i cili lidh trurin me palcën e kurrizit, mbyllet.

Zhvillimi i fetusit – java e 5 e shtatëzanisëJu mund të mos dukeni shtatëzënë në këtë moment por zemra e embrionit, jo më e madhe se një kokër gruri, tashmë ka filluar të rrahë dhe pompojë gjak. Zemra po ndahet nëpër dhoma dhe do të gjejë një rritëm më të rregullt së shpejti. Embrioni është gjysmë centimetri i gjatë dhe duket më shumë si një flutërz se sa si njeri. Do të kalojë një zhvillim të hovshëm gjatë kësaj jave.

Organet kryesore, duke përfshirë veshkët dhe mëlçinë fillojnë të rriten. Kanali neural, i cili lidh trurin me palcën kurrizore, do të mbyllet gjatë kësaj jave. Sethet e gjymtyrëve të poshtme të embrionit fillojnë të dalin - këto do të formojnë duart dhe këmbët e fëmisë suaj. Zorrët po zhvillohen dhe pjesët tjera të organeve janë në vendin tyre.

Poshtë hapjes që më vonë do të formojë gojën e fëmijës suaj, pjesë të vogla ekzistojnë aty ku më vonë do të zhvillohet qafa dhe pjesa e poshtme e nofullës. Sa do herët që të jetë kjo javë, pjesët e fytyrës janë tashmë të formuara. Vrimat e hundës po bëhen të dallueshme dhe versioni i parë i retinës së syve po formhet.

Si po rritet fëmija juaj Simptomet e shtatëzanisë do të vazhdojnë ose fillojnë gjatë kësaj jave. Nëse jeni si shumica e femrave, ju do të ndjeni të vjella (dhe jo vetëm në mëngjes), lodhje, jo rehati me gjoksin e tharë, dhe nevojë të urinosh më shpesh. Të gjitha janë normale, të gjitha janë të mërzitshme, por gjëja e mirë është së këto janë thjeshtë pjesë e të qenurit shtatëzënë dhe nuk do të zgjasin përgjithmonë. Disa gra kanë edhe kokëdhembje në tre mujorin e parë të shtatëzanisë, ndiqni instruksionet për vet ndihmë nëse jeni njëra prej tyre.

Megjithatë, janë disa simptome të shtatëzanisë të cilat nuk duhen injoruar. Nëse keni ndonjërën nga këto shenja të rrezikut gjatë shtatëzanisë së hershme, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Gjinekologu juaj, mamitë apo në një kontrollë në qendrën mjekësore do të ju ndihmonin në të tilla raste.

Është shumë e rëndësishme të hani mirë gjatë çdo faze të shtatëzanisë, kështu që fëmija juaj merr të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten për t’u zhvilluar. Shujta të vogla të rregullta të ushqimit dhe pijeve do të parandalojnë mostretjen si dhe do të veprojnë kundër të vjellurave dhe lodhjes. Ju ndihmon veçanërisht të hani një llojllojshmëri ushqimesh, e sidomos nëse jeni vegjetarian.

Fakte për tu marrë në konsideratëMerrni vitamin C, veçanërisht tani kur rritja e qelizës embrionale është e shpejtë dhe e hovshme. Burime të shëndetshme përfshijnë: portokajë, speca të kuq, rrush i zi dhe kivi. Nëse mendoni që dieta juaj mund të shkojë më një ngritje, gjeni udhëzuesin për blerje të vitaminave shtesë.

Nëse jeni e punësuar, filloni menjëherë të shikoni për pushimin e lindjes, sa ju takon të merrni.

Nëse jeni mbi 35 dhe jeni të brengosur për problem gjenetike, është mirë ti bëni disa analiza diagnostifikuese. Skanimet e zverkut, analizën CVS, që të dyja kontrollojnë abnormalitet dhe duhet të vërehen sa më herët.

Nëse keni pasur një dështim paraprak, mund të keni vështirësi të kënaqeni me këtë shtatëzani- ndiqni udhëzimet tona që të vazhdoni me një frymë pozitive.

Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Java e 5 e shtatëzanisë	 Empty Re: Java e 5 e shtatëzanisë

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 10, 2011 5:30 pm

 Java e 5 e shtatëzanisë	 Kcib9h
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Java e 5 e shtatëzanisë	 Empty Re: Java e 5 e shtatëzanisë

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 10, 2011 5:30 pm

 Java e 5 e shtatëzanisë	 344sach
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Java e 5 e shtatëzanisë	 Empty Re: Java e 5 e shtatëzanisë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi