Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Java e 4 e shtatëzanisë	 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Java e 4 e shtatëzanisë	 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Java e 4 e shtatëzanisë

Shko poshtë

 Java e 4 e shtatëzanisë	 Empty Java e 4 e shtatëzanisë

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 10, 2011 5:30 pm

Si po rritet fëmija juajTani jeni në javën e katërt të shtatëzanisë (ose në të pestën nëse preferoni t’i numëroni ashtu).

Topi me qeliza është i zhytur në mitrën tuaj, tani është një embrion, dhe ka madhësinë e një fare lulëkuqeje. Pesë javët e ardhshme janë veçanërisht kritike për zhvillimin e fëmijës tuaj. Placenta bazë dhe kordoni i kërthizës,i cili e dërgon ushqimin dhe oksigjenin e fëmijës, tashmë janë funksional.

Zhvillimi i fetusit - java e 4 e shtatëzanisëTopi me qeliza - i quajtur tash embrion - që po rritet në mitrën tuaj tani ka madhësinë e një fare lulëkuqeje. Është ndarë në tre shtresa, të cilat më vonë krijojnë organe dhe inde. Poshtë në anët e kokës janë dy pjesë të indeve të cilat më vonë do të bëhen veshë.

Tubi neutral - prej të cilit krijohet truri, shtylla kurizore, palca kurrizore dhe nervat - zhvillohet në shtresën e epërme. Zemra dhe sistemi i qarkullimit fillojnë të duken në shtresën e mesme. Shtresa e tretë fillon t’i krijojë veshkët, zorrët, dhe e fillon sistemin urinar. Njëkohësisht, versioni i parë i placentës dhe kordoni i kërthizës, të cilët dergojnë ushqim dhe oksigjen tek fëmija juaj, tashmë janë në funksion.

Nëse deri më tani nuk keni bërë një test shtatëzanie në shtëpi, po e bëtë një tani do të konfirmojë shatëzaninë tuaj. Gjithashtu ka edhe disa shenja tjera që do të konfirmojnë që ju jeni shtatëzane. Shikoni kalkulatorin për të parë kur do të vijë fëmija juaj. Pasi të merreni ketë konfirmim, është koha të kontaktoni me gjinekologun tuaj dhe caktoni një takim. Kujdesi i mirë dhe i vazhdueshem i barkut kur aty është foshnja, është një nga mënyrat më të mira për të siguruar që gjatë shtatëzanisë ju dhe fëmiija të jeni të shëndetshëm.

Vërejtje: Ekspertët thonë që çdo fëmijë zhvillohet ndryshe - që nga mitra. Këto zhvillime të fetusit janë të disajnuara të japin një ide të përgjithshme se si një fetus rritet ne mitër.

Si po ndryshon jeta juajNëse fëmija nuk ishte i planifikuar, ky do të jetë moment i parë kur ju mund të keni një ndjenjë jo të mirë që jeni shtatëzane. Mos u brengosni: qendra për burime të hershme të shtatzanisë i ka të gjitha informatat që ju nevojiten për të pasur kontroll mbi shtatëzaninë tuaj. Nëse testi juaj është negative ose jo vendimtar por periudha menstruale nuk ka ardhur ende, mund ta përsërisni prapë. Keni nevojë për lexim të mëtutjeshëm? Shikoni nëse viza e zbehur tek testi i shtatëzanisë, dmth ju jeni shtatëzëne.

Mund të ju duket një kohë e çuditshme por në fakt është një ide e mirë të filloni me një rutinë të ushtrimeve. Ushtrimet fizike ju ndihmojnë që të zhvilloni fuqinë dhe resiztencën e muskujve. Do të ju ndihmojë të kontrolloni peshën që do e fitoni (ose parandalojë fitimin e peshës nese veç jeni mbipeshë), ju bën gati për lindje - dhe e bën më të lehtë rikthimin e figurës suaj pas lindjes. Zgjidheni një menyrë të sigurt, mesatarisht të fuqishme, një aktivitet që ju do të kënaqeni; të ecurit apo noti janë aktivitete të duhura kur jeni shtatëzanë.

Ju mund të bëni edhe disa zgjatje joge të lehta, janë disa ushtrime veçanërisht të përshtatura për shtatëzëna. Sigurohuni që instuktorët e ushtrimeve janë të kualfikuara për ushtrime me shtatëzëna, dhe nëse nuk është një grup i posaçëm për shtatëzëna bëjani me dije instruktorit që jeni shtatëzëne. Dini kufijtë tuaj dhe sigurohuni që të mos e teproni me ushtrime nëse veç jeni e re në ushtrime.

Fakte për tu marrë në konsideratëCaktojeni një takim me gjinekologun tuaj të diskutoni për shëndetin tuaj gjatë shtatezanisë dhe pyteni për FW8 formën tuaj, për përshkrime të medikamenteve (duke përfshirë acidin folik) dhe trajtimin e dhëmbëve.

A do të jeni në gjendje të punoni gjatë shtatëzanisë? Shikoni rreth sigurisë në punë, veçanërisht nëse punoni me rreze x, kemikate apo keni një punë të fuqishme.

A ju duhet të merrni ushqim të shtuar për barkun tuaj si pjesë e një diete të shëndetshme?

A është e sigurtë të vraposh apo të ecësh gjatë shtatëzanisë?
A po ndiheni e trullosur? Shikoni se çka mund të bëni rreth marramendjes dhe alivanosjes.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi