Lëngu i rrushit forcon imunitetin
:: Mjeksia :: Lajmet Mjeksore
Faqja 1 e 1
Lëngu i rrushit forcon imunitetin
Një hulumtim i shkencëtarëve nga Universiteti i Floridës ka zbuluar se konsumimi i rregullt i lëngut të rrushit forcon imunitetin.
Në studim kanë marrë pjesë 85 participantë, me moshë mesatare, të cilët janë ndarë në dy grupe. Grupi i parë, gjatë nëntë javësh, çdo ditë ka konsumuar lëng rrushi, derisa grupi i dytë ka konsumuar pije placebo (të rrejshme).
Rezultatet e studimit të publikuar në Journal of Medicinal Food kanë treguar se personat të cilët kanë konsumuar lëng rrushi kishin numër dukshëm më të madh të qelizave T imunitare, si dhe sasi më të madhe të vitaminës C në serum- në raport me personat nga grupi që kanë konsumuar pije placebo.
Duke u bazuar në të dhënat e këtij studimi, shkencëtarët erdhën deri te përfundimi se konsumimi i rregullt i lëngut të rrushit ndikon pozitivisht në forcimin e imunitetit.
Similar topics
» Sëmundjet rrisin imunitetin
» Lëngu 100% natyral nuk rrit peshën e fëmijëve
» Lëngu i trashë i mollës është më i shëndoshë
» Lëngu 100% natyral nuk rrit peshën e fëmijëve
» Lëngu i trashë i mollës është më i shëndoshë
:: Mjeksia :: Lajmet Mjeksore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi