Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Toleranca dhe martesat shqiptare User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Toleranca dhe martesat shqiptare User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Toleranca dhe martesat shqiptare

Shko poshtë

 Toleranca dhe martesat shqiptare Empty Toleranca dhe martesat shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:55 pm

Toleranca dhe martesat shqiptare

Martesat shqiptare me fe të ndryshme nuk duhet të pengohen. Mbi të gjitha duhet të respektohet dashuria e tyre reciproke. Familjet shqiptare duhet të kultivojnë traditën e miqësisë shqiptare, qoftë myslimane, katolike, apo ortodokse. Nëse neve nuk na pengon martesa e disa të rinjëve shqiptarë me suedeze dhe gjermane, por edhe martesa në Kanadanë e largët, sidomos të veja etj, atëherë pse të mos pranojmë martesën mbrenda shqiptare me fe të ndryshme - martesë që ka mbështetje autoktone dhe flitet vetëm shqip; kur dihet se në historikun tonë shqiptarët janë tolerantë ndaj fesë. Ka raste kur fundamentalizmi i disa prindërve vie në atë shkallë që ta mohojë - anatemojë bijën po qe se martohet me djaloshin shqiptar të fesë katolike - myslimane. Përkundrazi që për ato familje me qëndrime ekstreme ku pärësore është feja, pastaj kombi. “Historikisht - shkruan shkrimtari ynë Petro Marko - identitetin e vet shqiptari nuk e ka mbështetur edhe aq te feja se sa te gjuha, historia, origjina dhe humusi kulturor i përbashkët. Ndaj edhe mes bashkësive fetare s´ka pasur probleme madhore. Prandaj edhe Shqiperia nuk mund të quhet vend musliman, as ortodoks, as katolik. Eshtë Shqiperi”
Gjatë aksionit të Pajtimit Kombëtar në Kosovë që i printe plaku dhe intelektuali kombëtar prof. Anton Çetta, populli shqiptar fare nuk ka dyshuar në bindjen fetare të Anton Çettës, por ka treguar respekt. ashtu siç ka treguar respekt edhe ndaj Plakut të Maleve - Bajram Currit. Ç´prej kohës së Bajram Currit dhe gjer më sot askush nuk ka pasur respekt dhe nderim më të madh nga populli shqiptar sikur prof. Anton Çetta.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi