Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kalendari historik  - Faqe 4 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kalendari historik  - Faqe 4 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalendari historik

Faqja 4 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:10 am

1792 – Presidenti amerikan, George Washington, ushtron për herë të parë të drejtën e tij të vetos ndaj një ligji të miratuar nga ligjvënësit e parë amerikanë pas pavarësimit.

1897 – Shpallet lufta greko-turke, e njohur po ashtu edhe si “Lufta tridhjetëditore”. Në këtë luftë u përplasën trupat e perandorisë osmane dhe ato greke. Greqia kërkonte pavarësi prej Perandorisë osmane, e cila kishte pushtuar shumicën e Ballkanit.

1945 – Lideri i Jugosllavisë komuniste, Josip Broz Tito, kishte nënshkruar një marrëveshje me Bashkimin Sovjetik që ia lejonte këtij të fundit të ndërhynte përkohësisht në territorin jugosllav në rast rreziku.

1956 – Fidel Castro, lider rebel kuban, e shpall veten gjatë kohës së luftës president të Kubës.

1992 – Alberto Fujimori, president i Perusë, e shpërndan Kongresin peruan me një ndërhyrje ushtarake.

2009 – Koreja Veriore e lason një satelit me një raketë kundërthënëse, duke shkaktuar reagimin e Kombeve të Bashkuara pasi Koresë komuniste nuk i është lejuar programi bërthamor.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:10 am

1327 – Poeti Petrarka për herë të parë sheh dashurinë e tij të idealizuar, Laurën, në një kishë në Avignon.

1667 – Një tërmet i fuqishëm rrafshon Dubrovnikun, atëbotë qytet-shtet i pavarur.

1841 – Napoleon Bonaparta abdikon nga froni francez dhe dërgohet në eksil në Elbë.

1917 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës i deklarojnë luftë Gjermanisë. Këtë e bën presidenti Woodrow Wilson gjatë një fjalimi të mbajtur në Kongresin amerikan.

1941 – Gjermania naziste e Adolf Hitlerit lason operacionin 25 (për pushtimin e Jugosllavisë) dhe operacionin “Marita” për pushtimin e Greqisë.

1994 – Fillon gjenocidi Ruandës në momentin kur rrëzohet aeroplani me të cilin po fluturonte presidenti ruandas dhe ai burundian.

2009 – Një tërmet i fuqishëm godet L’Aquilan e Italisë, duke lënë të vdekur 307 persona.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:10 am

1513 - Juan Ponse de Leon zbuloi Floridën.

1946 - Lidhja e Kombeve hapi sesionin e saj të fundit në Gjenevë pasi u zëvendësua nga Kombet e Bashkuara.

1973 - Vdiq Pablo Picasso, piktor spanjoll, skulptor dhe pionier i kubizmit. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Francos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë. Veprat e tij më të shquara janë "Zonjushat e Avinjonit" dhe "Guernika".

1985 - Magnati australian i medias, Rupert Mardok, bleu 50 për qind të Korporatës amerikane të filmave, Twentieth Century Fox.

1990 - Mbreti i Nepalit, Birendra, hoqi ndalimin 30-vjeçar të partive politike.

1992 - Vdiq Anja Vasiljevna Desnickaja, gjuhëtare, ballkanologe dhe albanologe ruse. Lindi në vitin 1912. Studimet e larta i kreu në Institutin Pedagogjik “Hercen” të Leningradit. Është themeluesja e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të San-Peterburgut. Njohja me shqipen ia plotësoi kuadrin e gjuhëve ballkanike dhe e futi natyrshëm në fushën interesante të ballkanistikës.

2000 - Për herë të parë në Francë femrat morën pjesë në një ditë apel për përgatitje për mbrojtjen (JAPD) në më shumë se 20 kazerma dhe baza ajrore ose detare të vendit. Lidhur me këtë presidenti francez, Jasques Chirac, u shpreh se pjesëmarrja e grave në (JAPD) përligj "barazinë e të drejtave dhe detyrave të të gjithë qytetarëve, gra dhe burra".
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:10 am

1865 - Vdiq presidenti amerikan, Abraham Lincoln, një ditë pas atentatit kundër tij në Teatrin Ford të Washingtonit nga John Willkes Booth. Ai u zëvendësua nga Andrew Jonson, zëvendëspresident i SHBA-së, i cili më vonë u bë i pari president që u përball me shkarkim, por nuk u gjet fajtor për tejkalimin e kompetencave të tij kushtetuese.

1912 - U fundos afër Njufaunlendit, pas goditjes me një shkëmb akulli, anija e pasagjerëve "Titanik" në udhëtimin e saj të parë. Nga 2200 pasagjerë dhe ekuipazhi që ndodheshin në bordin e anijes, që supozohej të ishte i papërmbytshëm, gjetën vdekjen 1.523 veta.

1923 - Li de Forest shfaqi në teatrin "Rialto" të New Yorkut një përmbledhje të filmave të tij muzikorë, që tregonin procesin e tij të filmave me zë. Këta ishin filmat e parë me zë që u shfaqën para një publiku me pagesë.

1968 - Dy satelitë sovjetikë pa njerëz, "Kozmos 212" dhe "Kozmos 213", gjetën njëri-tjetrin në orbitën e Tokës dhe u bashkuan në mënyrë automatike.

1980 - Vdiq filozofi, shkrimtari dhe poeti francez Jean-Paul Sartre. Ai u dekorua në vitin 1964 me çmimin “Nobel” për letërsinë, por refuzoi ta pranonte.

1986 - Aeroplanët amerikanë bombarduan Tripolin dhe Bengazin, duke vrarë rreth 40 vetë, duke përfshirë një fëmijë të birësuar nga udhëheqësi libian, Muamer Gadaffi. Sulmet pasuan vrasjen e dy amerikanëve nga një shpërthim në një diskotekë në Berlin, për të cilin Washingtoni akuzoi Libinë.

1990 - Vdiq Greta Garbo, artiste enigmatike e filmave, e lindur në Suedi.

1991 - Ministrat e Jashtëm të Komunitetit Evropian ranë dakord të heqin pjesën më të madhe të sanksioneve kundër Afrikës së Jugut.

1992 - Qeveritë e të gjithë botës zbatuan sanksionet e OKB-së kundër Libisë, për shkak të ndërlikimit të saj në shkatërrimin e një aeroplani të Pan Am-it mbi Lockerby, Skoci, në vitin 1988 dhe vendosjes së një bombe në një aeroplan francez mbi Nigeri në vitin 1989.

1999 - Astronomët zbuluan sistemin e parë diellor jashtë sistemit tonë, me tri planete të mëdha që rrotulloheshin rreth një ylli si Dielli.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:10 am

1828 - Vdiq piktori spanjoll, Francisko Goya. Që nga viti 1924 e deri në fund të jetës së tij Goya jetoi në mërgim në Francë.

1889 - Lindi në Londër aktori dhe drejtori i parë i filmave, Charlie Chaplin. Ndër filmat e tij të shumtë përmenden "Kalamani", "Ethet e arit", "Kohët moderne" dhe "Diktatori i madh" (1940), në të cilin ai foli për herë të parë.

1947 - Një anije franceze me një ngarkesë nitrati shpërtheu në Teksas, me ç’rast u mbytën më se 500 persona.

1948 - U krijua në Paris Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik Evropian (OEEC).

1951 - Nëndetësja britanike "Affray" u fundos në Kanalin anglez, duke shkaktuar vdekjen e 75 marinarëve.

1972 - U nis për një mision në Hënë anija amerikane e hapësirës "Apollo 16". Ekuipazhi i saj bëri uljen e pestë në Hënë.

1978 - Afro 180 persona gjetën vdekjen, kur një tornado goditi shtetin lindor indian të Orisas.

1982 - Mbretëresha Elisabeth shpalli Kushtetutën e re të Kanadasë, duke i prerë lidhjet e fundit koloniale me Britaninë.

1998 - Vdiq gjatë azilit në Korbej, Ontario, 117-vjeçarja Marie Luise Meyer, e cila besohej të ishte njeriu më i vjetër në botë.

1998 – Vdiq Alberto Kalderon, i konsideruar si një nga matematikanët më të njohur të shekullit.

2000 - Iraku njofton se aeroplanët e vendeve perëndimore bombarduan objekte civile në veri të vendit, para se të largoheshin pas sulmit me armë kundërajrore nga ana e forcave irakiane.

2001 - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina arritën të mirëkuptohen për hyrjen e Pekinit në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Të dy shtetet u pajtuan për subvencionet në bujqësinë kineze, një nga pikat kryesore pengesë në bisedimet për hyrjen e Kinës në OBT.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:11 am

1789 – John Adams dha betimin si nënpresidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1816 - Charlotte Bronte, autorja e romanit "Jane Eyre", u lind në Thornton të Anglisë.

1960 - Brazili inauguroi kryeqytetin e vet të ri, Brasilia, duke e transferuar selinë e qeverisë shtetërore nga Rio de Janeiro.

1975 - Presidenti vietnamezo-jugor, Nguyen Van Thieu dha dorëheqje pas 10 vitesh në pushtet.

1977 - Mjuzikli "Annie" filloi të shfaqej në Broadway.

1989 – Në Pekin, rreth 100.000 studentë mblidhen në Sheshin Tiananmen për të kujtuar liderin reformist kinez, Hu Yaobang.

1992 - Robert Alton Harris u bë personi i parë që u ekzekutua nga shteti i Kalifornisë pas 25 vjetësh, pasi që ishte dënuar me vdekje për vrasjen në vitin 1978 të dy tinejxherëve.

2004 - Pesë sulmues vetëvrasës aktivizuan autobombat në ndërtesat policore në qytetin Basra të Irakut, duke vrarë të paktën 74 persona.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:11 am

1500 - Lundërtari portugez, Pedro Alvares Kabral, shpalli Brazilin koloni të Portugalisë.

1724 - Lindi një nga mendimtarët më të shquar të njerëzimit, filozofi gjerman Emanuel Kant. Vepra e tij pati një ndikim të jashtëzakonshëm në filozofinë që pasoi më vonë.

1793 - Presidenti amerikan, George Washington, firmosi Deklaratën e Asnjanësisë, për të siguruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndërhyjnë në luftën midis Francës dhe Britanisë.

1904 - Lindi shkencëtari i energjisë bërthamore, Robert Openhaymer. Ai ishte shefi i laboratorit të Los Alamosit, që zbuloi bombën atomike.

1933 - Vdiq bashkëthemeluesi i kompanisë britanike të prodhimit të makinave "Rolls-Roys", sir Frederick Hanry Roys.

1944 - Trupat aleate zbarkuan në Guinenë e Re holandeze.

1984 - Ndërpriten marrëdhëniet diplomatike midis Britanisë dhe Libisë.

1994 - Vdiq në moshën 81-vjeçare presidenti amerikan, Richard Nixon. Ai ishte presidenti i 37-të i SHBA-së, që nga viti 1969 deri në vitin 1974, kur dha dorëheqjen si rezultat i skandalit të "Watergate".

1995 - Pjesëtarë të armatosur të fisit tutsi në Ruanda hapën zjarr mbi refugjatët e kampit të Kibehos, duke vrarë më shumë se 300 pjesëtarë të fisit hutu.

1999 - Bill Clinton dhe Tony Blair miratuan vendimin e NATO-s, të njoftuar nga sekretari i përgjithshëm, Javier Solana, për një rishikim të planeve mbi një dërgim të mundshëm të forcave tokësore të NATO-s në Kosovë.

2001 - Një shpërthim i fuqishëm gazi në një minierë qymyri në provincën veriore kineze, Shaanxi, shkaktoi vdekjen e 48 vetëve. Katër nga 52 minatorët, të cilët mendoheshin se ishin brenda në minierë në kohën e shpërthimit, u gjetën të gjallë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:11 am

1564 – Lindi dramaturgu më i madh anglez i të gjitha kohërave, William Shakespear.

1616 – Vdiq në Madrid shkrimtari i famshëm spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famë botërore me romanin "Don Kishoti i Mançës".

1661 – Charlie II u kurorëzua mbret i Anglisë.

1858 – Lindi shkencëtari i famshëm i fizikës teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinë e kuanteve, për të cilën fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1918.

1897 – Lindi Lester Pirsen, burrë shteti dhe politikan i njohur kanadez. Pirsen fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1957 për përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Kanalit të Suezit. Nga vitet 1963-1968 ai ishte kryeministër i Kanadasë.

1918 – Flota britanike, nën komandën e admiralit Kejs, goditi bazën e nëndetëseve gjermane në Zibrug.

1945 – Ushtria ruse çliroi kampet e përqendrimit të Sashenhauzenit dhe Ravensbrukut.

1952 – Vdiq sopranoja e famshme gjermane, Elizabet Shuman. Ajo shkëlqeu me "Don Zhuanin" dhe "Kështu bëjnë të gjithë" të Moxartit.

1990 – Vdiq Polet Godard, aktore amerikane dhe ish-bashkëshortja e Charlie Chaplin. Me bashkëshortin ajo interpretoi në filmat "Kohët moderne" dhe “Diktatori".

1990 – Kryeministri kinez, Lee Peng, vizitoi Bashkimin Sovjetik. Kjo ishte edhe vizita e parë e një zyrtari të lartë kinez që nga viti 1964.

1996 – Britania mori një kthesë të fortë në politikën e saj lidhur me minat kundër forcave tokësore, ku theksoi nisjen e shkatërrimit të menjëhershëm të stoqeve të saj të minave dhe bashkimin me një fushatë ndërkombëtare për ndalimin e tyre. 28 shtete mbështetën ndalimin e përdorimit të minave tokësore. Sipas shifrave të OKB-së, në të gjithë botën ndodhen 100 milionë mina tokësore dhe çdo vit vriten dhe gjymtohen nga 250 mijë njerëz.

1996 – UNESCO-ja shpalli 23 prillin, si ditën e librit dhe të drejtës së autorit, në kujtim të gjigantëve të letrave të shekullit XVI, dramaturgut William Shakespear dhe autorit të "Don Kishotit", Miguel Servantes.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:11 am

1933 – Themelohet forca zyrtare e policisë sekrete të Gjermanisë naziste, e quajtur Gestapo.

1962 – Raketa e parë amerikane “Ranger IV” ulet në një pjesë të largët të Hënës, mirëpo dështon që të dërgojë në Tokë fotografi të planetit si pasojë e një prishjeje teknike.

1963 – Me amendamentet e ndryshuara kushtetuese, femrave libiane për herë të parë u lejohet pjesëmarrja në zgjedhje.

1965 – Koncerti në Londër i grupit të famshëm “Rolling Stones” ndërpritet nga policia, si pasojë e një proteste.

1984 – Presidenti amerikan, Ronald Reagan, arrin në Kinë për të filluar vizitën gjashtëditore në këtë shtet, të parin të ndërmarrë nga një lider amerikan që nga 1972.

1986 – Aksidenti fatal i reaktorit bërthamor ndodh në fabrikën e energjisë bërthamore Chernobyl në Ukrainë, duke shkaktuar katastrofën më të madhe bërthamore në botë.

1993 – Qeveria britanike shpall përfundimin zyrtar të recesionit, pasi të dhënat e fundit paraqitën një rritje ekonomike për të parën herë pas dy vjetësh.

2005 – Nën presionin ndërkombëtar, Siria tërheq 14.000 trupat ushtarake të saj nga Libani, për t’i dhënë fund dominimit ushtarak 29-vjeçar në këtë vend.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:11 am

1810 – Betoveni kompozon veprën e tij të famshme për piano “Për Elizën”.

1904 – Partia Laburiste e Australisë bëhet e para që themelon qeverinë kombëtare, nën udhëheqjen e Chris Watsonit.

1945 – Diktatori italian Benito Mussolini arrestohet nga partizanë italianë në Dongo, derisa tenton të ikë i maskuar si një ushtar gjerman.

1961 – Sierra Leone siguron pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar, me Milton Margain si kryeministër të parë.

174 – Më shumë se 10.000 persona marshojnë në Washington D.C, duke bërë thirrje për nxjerrjen përpara drejtësisë së presidentit amerikan, Richard Nixon.

1978 – Ish-ndihmësit i presidentit amerikan Nixon, John D. Ehrlichman, lirohet nga një burg në Arizona, pasi vyajti dënimin prej 18 muaj burg për krime të ndërlidhura me skandalin “Watergate”.

1992 – Shpallet Republika Federative e Jugosllavisë, tashmë e përbërë vetëm nga Serbia dhe Mali i Zi.

1992 – Rusia dhe 12 republika të tjera ish-Sovjetike bëhen anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

1993 – Të gjithë anëtarë e ekipit kombëtar të futbollit të Zambisë humbin jetë në përplasjen e aeroportit në Libreville, Gabon, gjatë udhëtimit për në Dakar, Senegal për lojën kualifikuese për Kupën Botërore të FIFA-s 1994.

1996 – Përfundon lufta e Libanit.

2006 – Fillon ndërtimi i Kullës së Lirisë për një Qendër të re Botërore të Tregtisë në New York.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:11 am

1788 – Marylandi bëhet shteti i shtatë që ratifikon Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1792 – Franca pushton Holandën Austriake (Belgjikën e sotme), duke filluar Luftën revolucionare franceze.

1920 – Azerbajxhani bëhet pjesë e Bashkimit Sovjetik, i cili u shkatërrua pas rënies së Murit të Berlinit. Shumë ish-republika sovjetike kanë shpallur pavarësinë.

1930 – Për herë të parë një ndeshje bejsbolli zhvillohet natën nën dritat e reflektorëve në Independence të Kansasit në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

1932 – Ishte njoftuar se mjekët prodhuan vaksinën kundër etheve të verdha.

1969 – Charles De Gaulles dha dorëheqje nga posti i presidentit të Francës. Aeroporti ndërkombëtar i Parisit mban emrin e ish-presidentit të njohur francez.

1994 – Aldrich Ames, një ish-zyrtar i CIA-s, shpallet fajtor për dhënie të informatave sekrete amerikane ish-Bashkimit Sovjetik, pastaj Rusisë.

2001 – Miliarderi Dennis Tito bëhet turisti i parë i hapësirës. Agjencitë hapësinore të shteteve të ndryshme kanë planifikuar organizimin e misioneve turistike në kozmos me qëllim të rritjes së fondeve për kërkime shkencore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:11 am

1788 – Marylandi bëhet shteti i shtatë që ratifikon Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1792 – Franca pushton Holandën Austriake (Belgjikën e sotme), duke filluar Luftën revolucionare franceze.

1920 – Azerbajxhani bëhet pjesë e Bashkimit Sovjetik, i cili u shkatërrua pas rënies së Murit të Berlinit. Shumë ish-republika sovjetike kanë shpallur pavarësinë.

1930 – Për herë të parë një ndeshje bejsbolli zhvillohet natën nën dritat e reflektorëve në Independence të Kansasit në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

1932 – Ishte njoftuar se mjekët prodhuan vaksinën kundër etheve të verdha.

1969 – Charles De Gaulles dha dorëheqje nga posti i presidentit të Francës. Aeroporti ndërkombëtar i Parisit mban emrin e ish-presidentit të njohur francez.

1994 – Aldrich Ames, një ish-zyrtar i CIA-s, shpallet fajtor për dhënie të informatave sekrete amerikane ish-Bashkimit Sovjetik, pastaj Rusisë.

2001 – Miliarderi Dennis Tito bëhet turisti i parë i hapësirës. Agjencitë hapësinore të shteteve të ndryshme kanë planifikuar organizimin e misioneve turistike në kozmos me qëllim të rritjes së fondeve për kërkime shkencore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:12 am

1789 – George Washingtoni u zgjodh presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1803 – Franca u pajtua t'ia shesë Louisianan SHBA-së, dorëzimi zyrtar i së cilës u bë në muajin dhjetor dhe po në atë ditë në vitin 1812 ajo iu bashkua Shteteve të Bashkuara të Amerikës si shteti i 18-të.

1804 – Predha ‘Shrapnel’, e shpikur në vitin 1784 nga ushtari britanik, Hanry Shrapnel, u përdor për herë të parë në luftë nga britanikët kundër holandezëve në Surinam.

1883 – Vdiq piktori impresionist francez, Eduard Manet. Në fillim i destinuar për karrierë ligjore, ai studioi artin nga viti 1850 nën ndikimin e madh të Klod Monet.

1883 – Lindi shkrimtari çek, Jaroslav Hashek, autor i romanit "Ushtari i mirë Shvejk".

1945 – Adolf Hitleri dhe bashkëshortja e tij, Eva Braun, kryen vetëvrasje në bunkerin e nëndheshëm në Berlin. Trupat ruse hynë në Berlin, duke pushtuar Rajhstagun dhe godinat e tjera qeveritare. Trupat aleate pushtuan Munihun dhe trupat franceze kaluan kufirin për në Austri.

1973 – Presidenti amerikan, Richard Nixon, bëri një deklaratë në televizion mbi Watergate, duke pranuar përgjegjësinë për përgjimin që ndodhi në kompleksin e apartamenteve të Washingtonit më 1972. Po atë ditë në vitin 1974, ai dorëzoi dorëshkrimet e pjesshme të regjistrimeve për t’u përdorur nga hetuesia.

1980 – Në Londër forca të armatosura pushtuan Ambasadën e Iranit, duke kërkuar lirimin e të burgosurve politikë në Iran. Rrethimi zgjati gjashtë ditë.

2001 – Alpinisti Babu Chiri Sherpa i Nepalit që mbante rekordin për ngjitjen më të shpejtë të majës Everest, vdiq ndërsa po përpiqej të ngjitej në malin më të lartë të botës. Aksidenti ndodhi në lartësinë 6.500 metra në rrugën përgjatë kreshtës juglindore të malit që është 8.850 metra i lartë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:12 am

1789 – George Washingtoni u zgjodh presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1803 – Franca u pajtua t'ia shesë Louisianan SHBA-së, dorëzimi zyrtar i së cilës u bë në muajin dhjetor dhe po në atë ditë në vitin 1812 ajo iu bashkua Shteteve të Bashkuara të Amerikës si shteti i 18-të.

1804 – Predha ‘Shrapnel’, e shpikur në vitin 1784 nga ushtari britanik, Hanry Shrapnel, u përdor për herë të parë në luftë nga britanikët kundër holandezëve në Surinam.

1883 – Vdiq piktori impresionist francez, Eduard Manet. Në fillim i destinuar për karrierë ligjore, ai studioi artin nga viti 1850 nën ndikimin e madh të Klod Monet.

1883 – Lindi shkrimtari çek, Jaroslav Hashek, autor i romanit "Ushtari i mirë Shvejk".

1945 – Adolf Hitleri dhe bashkëshortja e tij, Eva Braun, kryen vetëvrasje në bunkerin e nëndheshëm në Berlin. Trupat ruse hynë në Berlin, duke pushtuar Rajhstagun dhe godinat e tjera qeveritare. Trupat aleate pushtuan Munihun dhe trupat franceze kaluan kufirin për në Austri.

1973 – Presidenti amerikan, Richard Nixon, bëri një deklaratë në televizion mbi Watergate, duke pranuar përgjegjësinë për përgjimin që ndodhi në kompleksin e apartamenteve të Washingtonit më 1972. Po atë ditë në vitin 1974, ai dorëzoi dorëshkrimet e pjesshme të regjistrimeve për t’u përdorur nga hetuesia.

1980 – Në Londër forca të armatosura pushtuan Ambasadën e Iranit, duke kërkuar lirimin e të burgosurve politikë në Iran. Rrethimi zgjati gjashtë ditë.

2001 – Alpinisti Babu Chiri Sherpa i Nepalit që mbante rekordin për ngjitjen më të shpejtë të majës Everest, vdiq ndërsa po përpiqej të ngjitej në malin më të lartë të botës. Aksidenti ndodhi në lartësinë 6.500 metra në rrugën përgjatë kreshtës juglindore të malit që është 8.850 metra i lartë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:12 am

612 – Ka lindur Konstandini i Tretë, perandor romak.

1494 – Christophor Columbus do të zbulojë tokat e kontinentit amerikan, të cilat më vonë do të njihen si pjesë e shtetit të Xhamajkës së sotme.

1802 – Washington D. C. ishte inauguruar si qytet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Washington D. C. ndodhen institucionet kryesore amerikane.

1837 – Ishte themeluar Universiteti i Athinës, e cila që nga koha e Greqisë antike ishte e njohur për nivelin e lartë të edukimit.

1860 – Charlles i Pestë ishte kurorëzuar mbret i Suedisë, e cila kishte nën kontroll edhe territorin e Norvegjisë.

1920 – Një grusht shteti bolshevik kishte dështuar në Republikën Demokratike të Gjeorgjisë, e cila më vonë ishte bërë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Atdheu i Joseph Stalinit u nda përsëri pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve nëntëdhjetë.

1928 – Ushtria japoneze kryen krime lufte gjatë aksioneve luftarake në Kinë. Këto dy shtete aziatike janë armiq të vjetër. Secila mundohet ta shtrijë ndikimin në pjesën juglindore të Azisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:13 am


1818 – Filozofi politik, Karl Marx, u lind në Prusi.

1821 - Napoleon Bonaparta vdiq në ekzil, në ishullin St. Helena.

1891 - Carnegie Hall u hap në qytetin e New Yorkut.

1893 - Paniku goditi Këmbimoren e Aksioneve të New Yorkut.

1925 - John T. Scopes u arrestua në Tennessee, pasi që u kishte mësuar nxënësve Teorinë e Evolucionit të Darvinit.

1945 - Në sulmin e vetëm të tillë fatal gjatë Luftës së Dytë Botërore një bombë japoneze shpërtheu në malin Gearhart në Oregon, duke e vrarë bashkëshorten shtatzënë të një ministri dhe pesë fëmijë.

1955 - Gjermania Perëndimore u bë shtet sovran.

1955 - Mjuzikli me temë nga bejsbolli “Damn Yankees" filloi të shfaqet në Broadway.
1981 - Grevisti i IRA-s, Bob Sands, vdiq në burgun e Irlandës së Veriut, në ditën e tij të 66-të pa ushqim.

1985 - Presidenti amerikan Ronald Reagan mori pjesë në ceremoninë e vënies së kurorave në një varrezë ushtarake në Gjermani. Vizita u dënua nga bashkësia ndërkombëtare, pasi që 49 pjesëtarë të njësisë elite naziste ishin të varrosur atje.

2000 - Reformatorët i fituan zgjedhjet në Iran, duke e fituar kontrollin nga konservativët për herë të parë që nga revolucioni islamik i vitit 1979.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:13 am

1814 – U lind kompozitori i famshëm Heinrich Wilhelm Ernst.

1954 – Roger Bennister, studenti britanik 25-vjeçar i shëndetësisë, bëhet njeriu i parë që i kalon një milje për më pak se katër minuta.

1957 – Senatori amerikan John Fitzgerald Kennedy u shpërblye me çmimin “Pulitzer” për librin e tij "Profiles in Courage".

1959 – Piktura e Pablo Picassos, e një vajze holandeze, është shitur për 154.000 dollarë në Londër. Ishte ky çmimi më i lartë i paguar atëbotë për një pikturë të artistit që ende është i gjallë.

1960 – Princesha Margaret martohet me fotografin Anthony Amsstrong Jones, në Westminster Abbey. Ata u divorcuan më 1978.

1962 – Bomba e parë me kokë bërthamore u hodh nga nëndetësja "Polaris".

1966 – Ian Brady dhe e dashura e tij, Myra Hidley, dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjet e ashtuquajtura Moors.

1976 – Një tërmet i fuqishëm dridh Italinë. Tërmeti më i rëndë në historinë moderne të Italisë, me 6.5 ballë sipas shkallës së Rihterit, shkaktoi vdekjen e të paktën 60 personave dhe la me qindra të tjerë pa kulm mbi kokë.

1994 – Ish-nëpunësja shtetërore në Arkansas, Paula Jones, paraqiti padi kundër presidentit amerikan Bill Clinton. Rasti kishte të bënte me pohimet se presidenti e kishte ngacmuar atë seksualisht në vitin 1991.

1994 – Mbretëresha dhe presidenti i Francës, Francois Mitterrand, e hapën zyrtarisht tunelin Channel, me dy ceremoni të veçanta në Francë dhe në Britani.

1997 – Kancelari britanik, Gordon Brown, i dha Bankës së Anglisë pavarësinë e plotë nga kontrollet politike.

2001 – Një bombë shpërthen në zyrën postare të veriut të Londrës - për të dytën herë në sulmet e planifikuara brenda vetëm tri javësh dhe për të ishte zbuluar lidhja e IRA-s.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:14 am

1858 – Minnessota bëhet shteti i tridhjetedytë anëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shumë shtete amerikane gjatë luftës civile ishin shkëputur nga federata, por përsëri u bashkuan në unionin e madh politik.

1867 – Luksemburgu fiton pavarësinë.

1924 – Krijohet plani Mercedez-Benz nga Gottieb Daimler dhe Karl Benz, të cilët bashkojnë dy kompanitë në zbatimin e kësaj marke veturash.

1927 – Themelohet Academy of Motion Pictures Arts and Sciences e SHBA-së.

1949 – Izraeli i bashkohet Kombeve të Bashkuara. Izraeli është themeluar si shtet i pavarur pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

1996 – Ndodhi fatkeqësia e Everestit. Tetë persona vdiqën gjatë përpjekjes së tyre për të arritur njërën prej majave më të larta të botës.

1998 – India kryen me sukses tri teste bërthamore nëntokësore. India kishte përshpejtuar përpjekjet për arritjen e prodhimit të armëve bërthamore për shkak të rivalitetit me Pakistanin fqinj. Të dyja shtet bëjnë pjesë në klubin botëror të shteteve bërthamore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:14 am

1610 – Mbreti francez, Henri IV, (Henri de Navarre), vritet nga François Ravillac, një murg fanatik.

1796 – Fizikani britanik, Edward Janner, teston vaksinën e parë kundër lisë tek një djalosh tetëvjeçar.

1805 – Lindi kompozitori i famshëm, Johann Peter Emilius Hartmann.

1904 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhen për të parën herë nikoqire të Lojërave Olimpike, të cilat u mbajtën në Shën Louis.

1948 – Kryeministri David Ben-Gurion, formon shtetin e Izraelit.

1935 – Autoritetet në Filipine ratifikojnë marrëveshjen për pavarësi.

1940 – Holanda i dorëzohet Gjermanisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1965 – Eksplodon bomba e dytë atomike në Kinë.

1973 – NASA lanson stacionin e parë hapësinor amerikan, “Skylab”.

1991 – Bashkëshortja e Nelson Mandelas burgoset për rrëmbime. Winnie Mandela, bashkëshortja e kundërshtarit kryesor të Aparteidit, u dënua me gjashtë vjet burg për pjesëmarrjen e saj në rrëmbimin e katër të rinjve.

2001 – Silvio Berlusconi bëhet kryeministër i Italisë, si pronar i klubit futbollistik “AC Milan” dhe tri stacioneve kryesore televizive italiane.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:14 am

1590 – Anne e Danimarkës kurorëzohet mbretëreshë e Skocisë.

1792 – Në New York themelohet bursa e shkëmbimit tregtar.

1805 – Muhamed Aliu shpallet guvernator i Egjiptit. Ai ishte njëri prej drejtuesve më të njohur të Perandorisë Osmane.

1809 – Napoleoni i Parë francez urdhëroi aneksimin e shteteve të papatit, duke kërkuar futjen e tyre nën regjimin e Perandorisë franceze.

1865 – Themelohet Unioni Telelgrafik Ndërkombëtar.

1940 – Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore pushton Brukselin, kryeqytetin e Belgjikës. Brukseli sot është kryeqendra e Bashkimit Evropian, ku bën pjesë edhe Gjermania.

1973 – Skandali “Watergate” i presidentit amerikan Nixon kalon në Senat, ku zhvillohen seancat e para dëgjimore. Kjo seancë ishte transmetuar edhe në televizion. Presidenti Nixon më vonë dha dorëheqjen, shkau i këtij skandali.

1983 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Libani nënshkruajnë një marrëveshje për tërheqjen e Izraelit nga territori libanez. Libani zhvilloi një luftë 34-ditore kundër Izraelit edhe në vitin 2006.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:14 am

1152 – Henry i Dytë i Anglisë martohet me Elanorin e Aquaitines.

1498 – Vasco de Gama arrin në Kalkutë të Indisë.

1652 – Rhode Island bëhet vendi i parë në Amerikën Veriore që nëpërmjet ligjit shpall ilegale skllavërinë.

1756 – Fillon lufta shtatëvjeçare në momentin kur Britania e Madhe i shpalli luftë Francës. Këto dy shtete kanë pasur shumë lufta, por të dyja këto vende sot janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

1804 – Napoleon Bonaparta shpallet perandor i perandorisë franceze. Vendimin e mori senati francez. Bonaparta kishte filluar një seri luftërash për zgjerimin e perandorisë së tij.

1860 – Abraham Lincoln fitoi garën nominuese për kandidat presidencial nga Partia Republikane. Ai u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke drejtuar vendin gjatë luftës civile.

1969 – Lansohet programi hapësinor “Apollo 10”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:14 am

1542 - Vdiq Hernando de Soto, zbuluesi spanjoll i Amerikës Latine dhe atyre shteteve që më vonë do të bënin pjesë në Amerikën Juglindore.

1860 - Lindi William Einthoven, filozof holandez, i cili ndihmoi në zhvillimin e elektrokardiografit. Në vitin 1924 ai fitoi çmimin ”Nobel” për mjekësi.

1904 - U themelua në Paris FIFA, Organizata Ndërkombëtare e Futbollit.

1961 – Ligji ushtarak është aplikuar në qytetin Montgomery, në Alabama, pas përleshjeve të dhunshme racore.

1981 - François Mitterand u shpall president i Francës dhe krijoi një qeveri nën udhëheqjen e kryeministrit Pierre Mauray.

1991 – Piyav Gandhi, ish-kryeministri indian, vritet në një sulm me bombë në Tamil Nadu.

1994 – Republika Demokratike e Jemenit ndahet nga Republika e Jemenit.

1998 – Suharto, diktatori indonezian, i cili ka udhëhequr vendin për më tepër se 32 vjet, jep dorëheqjen.

2002 - Qeveria britanike filloi një ofensivë kundër drogës në shkolla, duke u shprehur për përjashtimin përfundimtar të çdo nxënësi që kapet me drogë në mjedisin shkollor dhe duke shpërndarë fotografi të një studenteje që kishte vdekur nga mbidoza.

2003 – Një tërmet i fuqishëm godet Algjerinë Veriore, duke shkaktuar vdekjen e më tepër se 2.000 personave.

2006 – Republika e Malit të Zi mban referendum për pavarësimin nga unioni shtetëror me Serbinë. Populli i Malit të Zi zgjodhi pavarësinë me një shumicë prej 55 për qind.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:14 am

1783 - Lindi William Sturgnon, shkencëtar anglez që ndërtoi elektromagnetin e parë praktik.

1813 - Lindi kompozitori i njohur gjerman, Richard Wagner, i njohur kryesisht për veprat "Mbreti i Nibelungen" dhe "Lohengrin".

1859 - Lindi në Edinburg, Sir Arthur Konon Doyle, romancier britanik që krijoi karakterin e detektivit Sherlock Holmes.

1885 - Vdiq Viktor Hygo, romancier, poet dhe dramaturg i famshëm francez, autor i veprës "Të mjerët".

1907 - Lindi aktori, producenti dhe regjisori i famshëm anglez, Laurence Oliver. Ai është konsideruar si aktori më i madh anglishtfolës i skenës. Ai u shpall Baron në vitin 1970.

1943 - Lindi Betty Williams, aktiviste e paqes nga Irlanda e Veriut dhe njëkohësisht fituese e çmimit 'Nobel' për paqe.

1945 - Trupat amerikane pushtuan ishujt Yonabaro dhe Okinava në Japoni.

1969 - Moduli hënor Snoopy i 'Apolo 10' mbërriti në distancën 15 km nga sipërfaqja e hënës.

1972 - Vdiq poeti i njohur anglez, Sesil Day-Levis.

1994 - Rebelët ruandezë rrethuan pjesën kryesore të ushtrisë qeveritare në Kigali, duke shmangur kështu pengesën kryesore në rrugën e tyre për pushtimin e kryeqytetit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:15 am

1568 – Holanda shpall pavarësinë e saj nga Spanja.

1805 – Napoleon Bonaparte kurorëzohet Mbret i Italisë në Katedralen e Milanos.

1813 – Lideri amerikanojugor i pavarësisë, Simon Bolivar, hyn në Merida, duke filluar okupimin e Venezuelës dhe shpallet El Libertador (“Çlirimtari”).

1949 – Themelohet Republika Federale e Gjermanisë.

1951 – Tibetianët nënshkruajnë marrëveshjen shtatëmbëdhjetëpikëshe për çlirimin paqësor të Tibetit.

1977 – Më shumë se 100 fëmijë dhe gjashtë mësues janë marrë peng në një shkollë fillore në Holandën Veriore.

1998 – Marrëveshja e së Premtes së Mirë pranohet në një referendum në Irlandën Veriore me 75 për qind të vota pro.

2004 – Një pjesë e terminalit 2E të aeroportit “Charles de Gaulle” të Parisit rrëzohet, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe lëndimin e shumë të tjerëve.

2006 –Vullkani i Alaskës, Mali Cleveland, shpërthen.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:15 am

1543 – Nicolaus Copernicus publikoi provën e tij për një sistem diellor që ka në qendër Diellin.

1689 – Parlamenti anglez e miratoi Aktin e Tolerimit, duke i mbrojtur protestantët. Romano-katolikët u përjashtuan në mënyrë specifike nga kjo gjë.

1738 – U themelua Kisha Metodiste.

1798 – Duke besuar se një invazion francez ishte i pashmangshëm, nacionalistët irlandezë u ngritën kundër okupimit britanik.

1844 – Samuel F. B. Morse e vuri formalisht në shfrytëzim linjën e parë telegrafike. Porosia e parë u dërgua nga Washingtoni drejt Baltimores.

1980 – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha vendimin përfundimtar, duke kërkuar lirimin e pengjeve të marra në Ambasadën Amerikane në Teheran, më 4 nëntor 1979.

1993 – Eritrea, provincë e Etiopisë, e shpalli veten shtet të pavarur.

1994 – Katër personat e shpallur fajtorë për sulmin në Qendrën Tregtare Botërore të New Yorkut u dënuan me nga 240 vjet burgim.

2001 – Temba Tsheri (15) u bë personi më i ri që arriti në majën e Everestit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 4 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi