Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kalendari historik  - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kalendari historik  - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalendari historik

Faqja 3 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:07 am

1495 – Mbreti francez, Charles VII, hyri ushtarakisht në Napoli për të marrë fronin. Ai pretendonte ky ishte një post që i takonte mbretërisë së tij.

1856 – Partia Republikane amerikane mban Asamblenë e parë kombëtare në Pittsbugh. Ajo së bashku me Partinë Demokratike, rivalen më të madhe, u bënë dy partitë kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1882 – Rithemelohet Mbretëria serbe.

1922 – Britania e Madhe në mënyrë të njëanshme deklaroi Egjiptin shtet të pavarur dhe sovran. Deri atëherë, Egjipti ishte pjesë e perandorisë britanike që qeveriste shumë shtete të Lindjes së Mesme.

1948- Ndodhi puçi komunist në Çekosllovaki. Ky shtet ishte futur në orbitën sovjetike të komunizmit.

1958 – Egjipti dhe Siria fillojnë zyrtarisht bisedimet për nismën e tyre për krijimin e Republikën e Bashkuar Arabe.

2002 – Lideri rebel dhe politik i Angolës, Jonas Savimbi, vritet pas një sulmi të organizuar kundër tij.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:07 am

1898 – Emile Zola burgoset në Francë pasi ta ketë shkruar librin “J’accuse”, me të cilën akuzoi Qeverinë franceze për antisemitizëm dhe arrestim pa të drejtë kapetanin Alfred Dreyfus.

1903 – Kuba ia jep me qira burgun e Guantanamos Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1917 – Fillojnë demonstratat e para në Shën Petersburg të Rusisë, për ta nisur kështu Revolucionin e Shkurtit.

1919 – Benito Mussolini formon Partinë Fashiste në Itali.

1934 – Leopold III bëhet Mbret i Belgjikës.

1944 – Bashkimi Sovjetik fillon depërtimin e detyrueshëm të çeçeneve dhe ingushetëve nga Kaukazi Verior për në Azinë Qendrore.

1980 – Lideri Suprem iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini, bën të ditur se Parlamenti iranian do të vendosë për fatin e pengjeve në Ambasadën amerikane.

1998 – Osama bin Laden publikon fatwan, duke i shpallur xhihad hebrenjve dhe “të krishterëve”, term ky që në përgjithësi përdoret për t’iu referuar popujve në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1999 – Lideri i kryengritësve kurdë, Abdullah Öcalan, akuzohet për tradhti në Ankara të Turqisë.

1999 – Një ortek i madh bore shkatërron të gjithë fshatin Galtür në Australisë, duke lënë të vdekur të paktën 31 persona.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:07 am

1570 – Papa Piu V përjashton nga Kisha mbretëreshën Elizabeth I të Anglisë.

1793 – George Washington mban takimin e parë të kabinetit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1921 – Tbilisi, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Gjeorgjisë, okupohet nga Rusia bolshevike.

1932 – Adolf Hitleri siguron shtetësi gjermane përmes natyralizimit, e cila gjë i mundësoi atij që të garojë në zgjedhjet e vitit 1932 për president.

1941 – Në Amsterdamin e okupuar, grevë e përgjithshme është shpallur në përgjigje ndaj masave të shtuara antihebraike të vendosura nga nazistët.

1956 – Në një fjalim për kultin e personalitetit dhe pasojat e saj, lideri sovjetik Nikita Khrushchev dënon kultin e personalitetit të Joseph Stalinit.

1991 – Një raketë irakiane “Scud” godet një kazermë ushtarake amerikane në Dhahran, Arabi Saudite, duke lënë të vdekur 28 rezervistë të ushtrisë amerikane nga Pennsylvania.

1994 – Në xhaminë e Ibrahimit në qytetin e Bregut Perëndimor, Hebron, dr. Baruch Kappel Goldstein hap zjarr me armë automatike, duke vrarë 29 besimtarë palestinezë dhe duke lënduar edhe 125 të tjerë, para se të mposhtet dhe të rrihet deri në vdekje nga të mbijetuarit. Ngjarja ka mbetur e shënuar në histori si masakra e xhamisë Ibrahim.

2009 – Ndodh masakra BDR në Pilkhana, Dhaka të Bangladeshit. 74 persona vriten, në mesin e të cilëve më shumë se 50 zyrtarë ushtarakë, nga garda kufitare e Bangladeshit në brendi të selisë së saj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:08 am

1836 – Gjatë revolucionit teksasian, miratohet Deklarata e Pavarësisë së Texasit nga Meksika.

1896 – Etiopia mposht trupat italiane në Betejën e Adwas, për herë të parë që një shtet afrikan kishte shënuar fitore ushtarake ndaj një fuqie koloniale.

1939 – Kardinali Eugenio Pacelli u zgjodh papë i ri, duke marrë emrin Papa Piu i Dymbëdhjetë. Hebrenjtë janë ankuar që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore lidhur me rolin e tij karshi hebrenjve.

1946 – Ho Chi Minh u zgjodh president i Vietnamit Verior.

1949 – Për herë të parë u instalua ndriçimi automatik publik në një rrugë të qytetit amerikan New Milford.

1969 – Trupat sovjetike dhe kineze përplasen në vijën kufitare në lumin Ussuri.

1992 – Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgizistani, Moldavia, San Marino, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani iu bashkuan Kombeve të Bashkuara. Të gjitha këto shtete, me përjashtim të San Marinos, ishin republika të Bashkimit të shkatërruar Sovjetik.

2004 – “Al-Qaeda” kryen njërën prej masakrave të mëdha që nga ndërhyrja e trupave amerikane në Irak një vit më herët. Militantët e Osama bin Ladeni vrasin 170 civilë dhe plagosin qindra të tjerë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:08 am

1877 – Rutherford B. Hayers inaugurohet në mënyrë private si presidenti i 19-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa inaugurimi i tij zyrtar bëhet më 5 mars.

1878 – Bullgaria rifiton pavarësinë e saj nga Perandoria Otomane, falë marrëveshjes së San Stefanos, pak pasi Kongresi i Berlinit ia përcakton statusin si një shtet autonom të Perandorisë Otomane.

1885 – Kompania telefonike dhe telegrafike amerikane formohet në New York.

1905 – Cari Nicholas II i Rusisë pajtohet për krijimin e një asambleje të zgjedhur, Duma.

1915 – NACA, paraardhëse e NASA-s, themelohet në SHBA.

1918 – Gjermania, Austria dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshjen Brest-Litovsk, për t’i dhënë fund përfshirjes së Rusisë në Luftën e Parë Botërore dhe hapur rrugën për pavarësimin e Finlandës, Estonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë.

1924 – Kalifati 1.400-vjeçar islamik shfuqizohet kur kalifi, Abdul Mejid II i Perandorisë Otomane rrëzohet. Në këtë mënyrë formohet Turqia e reformuar nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Ataturkut.

1938 – Nafta zbulohet në Arabinë Saudite.

1939 – Në Mumbai, Mohandas Ganghi fillon agjërimin, në shenjë proteste ndaj sundimit autokrat të Indisë.

1958 – Nuri as-Said bëhet kryeministër i Irakut për të 14-tën herë.

1991 – Në dy referendume të ndara, 74 për qind e popullatës së Letonisë votoi për pavarësi nga Bashkimi Sovjetik, ndërsa kjo përqindje në Estoni ishte 83 për qind.

1992 – Themelohet shteti i pavarur i Bosnjës.

2002 – Qytetarët e Zvicrës votojnë në favor të anëtarësimit të shtetit në Kombet e Bashkuara.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:08 am

1493 – Hulumtuesi Christopher Columbus arrin përsëri në Lisbonë, Portugali, në bordin e anijes së tij “Niba” nga udhëtimi në atë që sot është Bahamet dhe ishujt e tjerë të Karaibeve.

1791 – Vermont pranohet si shteti i 14-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1797 – Në transferimin e parë ndonjëherë paqësor të pushtetit ndërmjet liderëve të zgjedhur në kohë moderne, John Adams betohet si president i SHBA-së, duke e trashëguar në këtë detyrë nga George Washingtonin.

1877 – Premiera e baletit “Liqeni i Mjellmave” i Pyotr Ilych Tchaikovsky jepet në teatrin “Bolshoi” në Moskë.

1918 – Rasti i parë i gripit spanjoll paraqitet, duke e filluar kështu pandeminë më fatale mbarëbotërore.

1960 – Një anije mallrash franceze “La Coubre” shpërthen në Havanë, Kubë, duke lënë mbi 100 të vdekur. President kuban, Fidel Castro, fajëson SHBA-në.

1980 – Lideri nacionalist, Robert Mugabe, fiton në zgjedhjet në Zimbabve, duke u bërë kryeministri i parë i zi i zgjedhur në vend.

1994 – Myslimanët dhe kroatët e Bosnjës nënshkruajnë marrëveshje për formimin e një federate për sigurimin e unionit ekonomik me Kroacinë.

2001 – Katastrofa e Hintze Ribeiros ndodh në Portugali kur një urë rrëzohet në veri të vendit, duke lënë të vdekur 70 persona.

2005 – OKB-ja paralajmëron se rreth 90 milionë afrikanë mund të infektohen me virusin HIV në të ardhmen, në rast se nuk ndërmerren masa parandaluese për përhapjen e sëmundjes.

2009 – Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve (ICC) lëshon urdhërarrest për presidentin sudanez, Omar Hassan al-Bashir, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Darfur.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:08 am

1824 – Britania e Madhe zyrtarisht i shpalli luftë Birmanisë, duke e nisur kështu luftën e parë birmane.

1933 – Presidenti amerikan, Franklin D. Roosevelt, shpalli “festë bankare”, duke i mbyllur të gjitha bankat në SHBA dhe duke ngrirë të gjitha transaksionet financiare, me rastin e kohës së Depresionit të madh.

1946 – Winston Churchill përdori shprehjen “Perde e hekurt” në fjalimin e tij në Kolegjin Westminster, në Missouri.

1970 – Traktati i moszgjerimit bërthamor hyri në fuqi pas ratifikimit nga 43 shtete.

1994 – Kufomat e 48 anëtarëve të një kulti religjioz janë zbuluar nga policia zvicerane, pas një vetëvrasjeje të pretenduar masive.

2000 – Mbështetës të opozitës serbe bastisin ndërtesën e Parlamentit jugosllav në një kryengritje masive kundër Slobodan Milosheviqit dhe e shpallin Vojislav Koshtunicën si president të ri të vendit.

2001 – Në Mekë, 35 pelegrinë myslimanë shkelen për vdekje gjatë haxhillëkut.

2003 – Në Haifa, 17 civilë izraelitë janë vrarë në një sulm vetëvrasës të kryer nga “Hamasi”, në incidentin e njohur si masakra e autobusit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:08 am

1655 – John Casor bëhet skllavi i parë i njohur zyrtarisht në territorin që më vonë do të quhej Shtete të Bashkuara të Amerikës.

1722 – Ushtria e perandorisë iraniane mposhtet nga ushtria afgane.

1911 – Pas një konference ndërkombëtare në Kopenhagë, tetë marsi shpallet Ditë ndërkombëtare e gruas.

1917 – Kryeministri spanjoll, Eduardo Iradier, vritet gjatë kohës kur po dilte nga ndërtesa e Parlamentit në Madrid.

1957 – Egjipti rihap Kanalin e Suezit pas Krizës së Suezit. Ky kanal ishte shumë i rëndësishëm pasi tregtia kryhej nëpërmjet kësaj linje ujore transporti.

1957 – Gana i bashkohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

1983 – Presidenti amerikan, Ronald Reagan, e quan Bashkimin Sovjetik “perandori e djallit”. Gjatë asaj kohe ishin acaruar raportet ndërmjet dy shteteve për shkak të luftës së ftohtë ndërmjet dy kampeve botërore.

2004 – Iraku miraton një kushtetutë të re, duke i dhënë fund asaj të kohës së diktatorit të rrëzuar Saddam Hussein.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:08 am


1796 – Napoleon Bonaparta martohet me gruan e tij të parë, Josephine de Beauharnais.

1842 – Opera e tretë e Guissepe Verdit jepet për herë të parë në Milano të Italisë. Kjo është një prej veprave që e bëri të famshëm Verdin.

1908 – Është themeluar klubi italian i futbollit, Internacionale, i njohur më shumë si Inter. Interi ka për rival të përbetuar klubin tjetër milanez, AC Milan.

1933 – Presidenti amerikan Franklin Delano Roosevelt merr një vendim të rëndësishëm për ndryshime radikale ekonomike pasi Amerika ishte goditur nga Depresioni i madh.

1956 – Ushtria sovjetike shtyp me dhunë një lëvizje që kishte filluar në Republikën e Gjeorgjisë për destalinizimin e politikës sovjetike.

1991 – Protesta masive mbahen në qendër të Beogradit kundër regjimit të Slobodan Milosheviqit. Dy demonstrues u vranë pasi forcat e sigurisë dolën me tanke për të shuar pakënaqësinë qytetare. Por do të duhej edhe një dekadë derisa ai të largohet nga pushteti.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:08 am

1814 – Napoleon I i Francës mposhtet në Betejën e Laones në Francë.

1931 – Legjioni i të Huajve i Francës themelohet nga Mbreti Louis-Philippe për të mbështetur luftën e tij në Algjeri.

1906 – Në shpërthimin katastrofal në minierën Courrieres, të cilësuar si më i rëndi në gjithë Evropën, 1.099 minatorë mbesin të vdekur në veri të Francës.

1912 – Yuan Shikai jep betimin si presidenti i dytë i përkohshëm i Republikës së Kinës.

1922 – Mahatma Gandhi arrestohet në Indi, gjykohet për kryengritje dhe dënohet me gjashtë vjet burg, për t’u liruar vetëm afro dy vjet më vonë për një operacion të apendiksit.

1952 – Fulgencio Batista udhëheq një grusht shtet të suksesshëm në Kubë dhe emëron veten si “president të përkohshëm”.

1959 – Duke u frikësuar nga një tentativë rrëmbimi nga Kina, mbi 300.000 tibetianë u mblodhën përreth pallatit të Dalai Lamas për të parandaluar rrëzimin e tij.

1977 – Astronautët zbuluan për të parën herë unazat që rrethojnë planetin e Uranit.

1990 – Në Haiti, Prosper Avril rrëzohet nga pushteti vetëm 18 muaj pas marrjes së postit me një grusht shtet.

2006 – Anija kozmike “Mars Reconnaissance” arrin në planetin Mars.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:08 am

1544 – Lindi poeti italian Torkuato Taso. Ai mbahet mend për poemën e tij epike “Çlirimi i Jerusalemit”, një tregim i idealizuar mbi Kryqëzatën e Parë.

1820 – Vdiq zbuluesi skocez, Sir Alexander McCansey. Ai vendosi rrugën tregtare nga territoret e ngrira të Veriperëndimit në Oqeanin Paqësor në bregdetin perëndimor në vitin 1793.

1851 – U dha në Venecie shfaqja e parë e operës së Guissepe Verdit, “Rigoleto”.

1935 – Hermman Gering krijoi zyrtarisht forcat ajrore gjermane “Luftwaffe”.

1955 – Vdiq Sir Alexander Fleming, bakteriolog skocez, i cili zbuloi më vitin 1928 penicilinën.

1957 – Vdiq Richard Berd, oficer i marinës amerikane, piloti i parë.

1960 – U lëshua nga Kepi Kanaverell në orbitën rreth Diellit, “Pionier V”.

1981 – Në Kosovë filluan demonstratat e studentëve për liri, ku u shtrua hapur kërkesa “Kosova Republikë”.

1985 – Mihail Gorbatchov u bë kryetar i Bashkimit Sovjetik, pas vdekjes së Constantin Cernenkos. Në moshën 54-vjeçare, ai ishte anëtari më i ri i Byrosë Politike sunduese.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:08 am

1664 – New Jersey bëhet koloni e Anglisë.

1868 – Hendry O’Farrell tenton të vrasë Princin Alfred, Dukën e Edinburghut.

1913 – Kryeqyteti i ardhshëm i Australisë zyrtarisht caktohet Kanbera. Melburni mbeti kryeqytet i përkohshëm deri më 1927, derisa kryeqyteti i ri të ndërtohej.

1918 – Moska bëhet kryeqytet i Rusisë përsëri, pasi Shën Petersburgu e mbajti këtë status për 215 vjet.

1930 – Mahatma Gandhi udhëhoqi marshin qindrakilometrash, të njohur si Mardhi Dandi, për të protestuar monopolin britanik mbi kripën e detit.

1966 – Suharto merr detyrën nga paraardhësi i tij Sukarno për t’u bërë president i Indonezisë.

1993 – Koreja Veriore deklaron se planifikon të tërhiqet nga Traktati për moszgjerim bërthamor dhe refuzon t’ua lejojë qasjen inspektorëve ndërkombëtarë në lokacionet e saj bërthamore.

1999 – Ish-anëtarët e Paktit të Varshavës – Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia i bashkohen NATO-s.

2003 – Kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq, vritet në një atentat në Beograd.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:09 am

1493 – Cristofor Colombus kthehet n Spanjë pas udhëtimit të parë në Amerikë.

1776 – Karolina e Jugut bëhet shteti i parë amerikan që shpall pavarësinë e saj nga Britania e Madhe, duke krijuar Qeverinë e pavarur. Shtetet e sotme amerikane ishin koloni britanike.

1820 – Mainet bëhet shteti i 23-të që i bashkohen Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1848 – Një revolucion shpërthen në Hungari. Drejtuesit habsburgë detyrohen të pajtohen me kërkesat e partisë së Reformës.

1922 – Pasi Egjiptit i lejohet pavarësimi nga perandoria britanike, Fuadi I emërohet mbreti i parë i Egjiptit modern.

1990 – Gjatë luftës së Gjirit, Iraku var gazetarin Farzad Barzof, i cili dënohet për spiunim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin munduar ta rrëzonin regjimin e Saddam Husseinit, i cili kishte pushtuar Kuvajtin. Hussein u rrëzua nga pushteti më 2003 pas ndërhyrjes amerikane.

1990 – Mikhail Gorbachev zgjidhet presidenti i parë ekzekutiv i Bashkimit Sovjetik. Ai drejtoi vendin gjatë kohës së ndarjes së republikave sovjetike
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:09 am

1493 – Cristofor Colombus kthehet n Spanjë pas udhëtimit të parë në Amerikë.

1776 – Karolina e Jugut bëhet shteti i parë amerikan që shpall pavarësinë e saj nga Britania e Madhe, duke krijuar Qeverinë e pavarur. Shtetet e sotme amerikane ishin koloni britanike.

1820 – Mainet bëhet shteti i 23-të që i bashkohen Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1848 – Një revolucion shpërthen në Hungari. Drejtuesit habsburgë detyrohen të pajtohen me kërkesat e partisë së Reformës.

1922 – Pasi Egjiptit i lejohet pavarësimi nga perandoria britanike, Fuadi I emërohet mbreti i parë i Egjiptit modern.

1990 – Gjatë luftës së Gjirit, Iraku var gazetarin Farzad Barzof, i cili dënohet për spiunim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin munduar ta rrëzonin regjimin e Saddam Husseinit, i cili kishte pushtuar Kuvajtin. Hussein u rrëzua nga pushteti më 2003 pas ndërhyrjes amerikane.

1990 – Mikhail Gorbachev zgjidhet presidenti i parë ekzekutiv i Bashkimit Sovjetik. Ai drejtoi vendin gjatë kohës së ndarjes së republikave sovjetike
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:09 am

1521 – Ferdinand Magellan arrin në Filipine.

1792 – Mbreti suedez, Gustavi i Tretë, qëllohet për vdekje.

1935 – Adolf Hitleri urdhëron riarmatimin e Gjermanisë. Ky ishte një vendim që binte ndesh me Traktatin e Versajës. Kështu Hitleri filloi forcimin e shtetit gjerman deri në atë shkallë sa të fillonte Luftën e Dytë Botërore.

1976 – Kryeministri britanik, Harold Wilson,, jep dorëheqje për arsye personale.

1998 – Papa Gjon Pali i Dytë kërkon falje prej Zotit për shkak se disa katolikë kishin heshtur dhe kishin qëndruar duarkryq gjatë kohës së Holokaustit. Shumë liderë hebraikë ishin ankuar se kisha katolike nuk kishte vepruar sa duhet gjatë kohës kur u kryen krimet e mëdha ndaj hebrenjve.

2005 – Izraeli zyrtarisht ua dorëzon palestinezëve kontrollin e Jerichos. Izraeli vazhdon të mbajë të okupuara shumë territore palestineze.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:09 am

1832 – Vdiq poeti gjerman, autor i “Faustit”, Johan Wolvgang Von Gete. “Faustin” e filloi në vitin 1775, por pjesa e parë nuk u botua deri në vitin 1808 dhe e dyta më 1832.

1859 – U themelua në Melbourne, partia e parë politike kushtuar klasës punëtore, Lidhja Punëtore Politike e Viktorias.

1878 – U botua për herë të parë në Stamboll numri i gazetës së përditshme në gjuhën turke “Turcumani Shark”, botuesi i parë i së cilës ishte Mihran dhe kryeredaktor Sami Frashëri.

1917 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë vendi i parë që njohu Qeverinë e përkohshme të Rusisë pas rrëzimit të monarkisë.

1944 – Gjermania njoftoi për pushtimin e Hungarisë dhe formimin e një qeverie të re nën drejtimin e Dome Shtojajt.

1945 – U krijua në Kajro Liga Arabe nga Egjipti, Iraku, Jordania, Libani dhe Siria.

1996 – Snajperët vranë 11 veta gjatë një sulmi politik në qendër të landit Zulu të Afrikës së Jugut, disa orë pas vizitës së presidentit Nelson Mandela në këtë provincë.

1997 – Asambleja Kombëtare e të dy dhomave të Parlamentit të Polonisë miratoi pas tetë vjetësh të rënies së komunizmit, Kushtetutën e re, e cila zëvendësoi ligjin e vjetruar të epokës komuniste, të vitit 1952.

2000- Lirohen nga burgjet e Serbisë 17 shqiptarë të Kosovës. Të liruarit ishin banorë të komunave të Gjakovës, Deçanit, Skenderajt dhe Klinës. Ata mbaheshin në burgjet e Pozharevcit, Mitrovicës së Sremit dhe Kralevës dhe u sollën në Kosovë me ndihmën e Zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Prishtinë.

2002 – Japonia dhe Koreja Jugore nënshkruan marrëveshje që nxit investimet e drejtpërdrejta të ndërsjella. Kryeministri japonez, Junichiro Koizumi, dhe presidenti koreanojugor Kim Dae-Jung e nënshkruan këtë pakt, kur Japonia dhe ish-kolonia e saj po bënin përpjekje për të lehtësuar lidhjet dypalëshe para finales së Kupës së Botës në futboll.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:09 am

1401- Gjatë fushatës së tij të pushtimeve në Azi dhe Mesdhe, sundimtari tartar, Tamerlan, pushtoi Damaskun.

1828- Në Shtetet e Bashkuara u miratua një akt që autorizonte ndërtimin e hekurudhës së parë shtetërore. Hekurudha midis Philadelphias dhe Columbias nëpërmjet Lankasterit u përurua në vitin 1834.

1834- Lindi Wiliam Morris, poet, artist, piktor dhe pionieri i parë i socializmit britanik.

1882- Vdiq poeti amerikan, Henry Woodsworth Longfellow, autor i "Këngës së Hiavathes".

1905- Vdiq në Amiens, Jules Verni, shkrimtar francez, i cili ka shkruar "Udhëtim në qendër të Tokës" dhe "Rreth botës për 80 ditë".

1934- Shtetet e Bashkuara miratuan aktin Tudins-Mcduffy, që u dha pavarësinë Filipineve në vitin 1945.

1949- Në një ceremoni të dhënies së “Oskarëve” në Hollywood, një baba dhe djali i tij fituan dekorata për herë të parë. Walter Houston dhe djali i tij, John, fituan “Oskar” për filmin "Thesaret e Sierra Madres".

1965- Anija amerikane e hapësirës "Ranger 9" u ul në Hënë. Rreth 5 mijë fotografitë që ajo dërgoi në Tokë u transmetuan drejtpërdrejt për herë të parë në televizion.

1976- Vdiq Bernard Lou Montgomery. Ai mundi gjermanet në El Alamein dhe ndihmoi në kthesën e Luftës së Dytë Botërore në Afrikë.

1994- E vetëshpallura Republikë e Serbëve të Bosnjës refuzoi të bashkohej me Federatën myslimano-kroate, derisa të hiqeshin sanksionet e OKB-së kundër Serbisë.

2002 - Trupat amerikane në Afganistan zbuluan se pjesëtarët e organizatës terroriste "Al-Qaeda" bënë përpjekje të prodhojnë armë të shkatërrimit në masë. Laboratori në jug të Afganistanit, pranë qytetit Kandahar, i zbuluar nga trupat amerikane, mund të ishte ndërtuar për prodhimin e antraksit dhe të substancave të tjera vdekjeprurëse.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:09 am

1867 - Lindi dirigjenti italian, Arturo Toskanini. Ai ishte drejtor i shtëpive operistike "La Skala" dhe "Metropolitan", si dhe dirigjent në orkestrën simfonike NBC.

1911 - 146 vajza të reja dhe gra, kryesisht hebraike dhe italiane gjetën vdekjen nga zjarri që përfshiu fabrikën Triangle Shirtwaist Co në New York.

1918 - Vdiq kompozitori francez Klod Debysi. Muzika e tij u cilësua si "impresionizmi muzikor" që eksploroi rrugët e shprehjes.

1924 - U përmbys mbreti Jorgos i Greqisë dhe vendi u shpall republikë.

1941 - Jugosllavia hyri në Paktin Trepalësh, një aleancë ushtarake e drejtuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë.

1947 - Lindi këngëtari, kantautori dhe pianisti anglez, Elton John. Në vitin 1979 ai u bë muzikanti i parë perëndimor pop që luajti në Rusi. Në vitin 1997 kënga e tij "Candle in the Wind", kushtuar princeshës së ndjerë britanike Diana, u bë kënga më e shitur e kohës.

1949 - "Hamleti" i Lorenc Olivierit fitoi pesë çmime “Oskar” dhe ishte filmi i parë britanik që fitoi një dekoratë akademike.

1957 - U nënshkrua Traktati i Romës, që parashikonte krijimin më 1 janar 1958 të tregut të përbashkët në Evropë.

1975 - Mbreti i Arabisë Saudite, Faisal, u vra nga nipi i tij, princi Faisal. Ai u zëvendësua nga vëllai i tij, Haled Ibn Abdul-Aziz.

1996 - Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan Traktatin për një zonë pa armë bërthamore në Paqësorin Jugor.

1999 - Të paktën 65 aeroplanë të Aleancës Atlantike goditën territorin e Jugosllavisë. Një rebesh raketash dhe bombash ranë në mbrëmjen e kësaj dite mbi disa dhjetëra lokalitete të Serbisë, Malit të Zi dhe të krahinës së Kosovës dhe vëmendje kryesore iu kushtua goditjes së aeroporteve, instalimeve ushtarake dhe uzinave të armëve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:09 am

1879 - Lidhja e Prizrenit vendosi dërgimin e një delegacioni të kryesuar nga Abdyl Frashëri në Evropë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

1982 - Në Johanesburg lindi Princi Leka.

1827- Vdiq në Vjenë një nga kompozitorët më të mëdhenj të muzikës perëndimore, Ludwig Van Bethoven. Ai i ka kompozuar shumë nga veprat e tij më të mira pas shurdhimit të plotë.

1828 - Kompozitori austriak Franc Shubert dha në Vjenë koncertin e tij të parë dhe të vetëm në publik.

2000 - Disa kuti me 55 statujat e zhdukura të çmimit “Oscar” të lara në ar, u gjendën të hedhura në një kosh plehrash në Los Angeles.

2001 - U njoftua nga zyrtarët e Qeverisë indiane se popullsia e Indisë në këtë muaj arriti në 1 miliard e 27 milion banorë, duke zënë vendin e dytë në botë që kalon shifrën 1 miliard pas Kinës.

2002 - Më shumë se 1.800 të vdekur, 4 mijë të plagosur e 20 mijë të pastrehë si pasojë e një tërmeti shkatërrimtar, që goditi një rajon në pjesën veriore të Afganistanit.

2005 - Vdiq në Prishtinë aktorja numër një e Teatrit të Prishtinës, Melihate Ajeti. Ajo lindi më 9 tetor 1935 në Prishtinë. Ndoqi shkollën e aktrimit në Prishtinë. E nisi punën si aktore kur ishte 16 vjeç, më 1951, në Teatrin Krahinor të Kosovës dhe realizoi në skenë 180 role kryesore, me të cilat dëshmoi talentin, bukurinë e kapacitetin e madh prej artisteje. Mban çmimin më të lartë të punës prej vitit 1976 dhe është cilësuar –Doajene e Teatrit Kombëtar të Kosovës - Primadona e skenës shqiptare.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:09 am

1879 - Lidhja e Prizrenit vendosi dërgimin e një delegacioni të kryesuar nga Abdyl Frashëri në Evropë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

1982 - Në Johanesburg lindi Princi Leka.

1827- Vdiq në Vjenë një nga kompozitorët më të mëdhenj të muzikës perëndimore, Ludwig Van Bethoven. Ai i ka kompozuar shumë nga veprat e tij më të mira pas shurdhimit të plotë.

1828 - Kompozitori austriak Franc Shubert dha në Vjenë koncertin e tij të parë dhe të vetëm në publik.

2000 - Disa kuti me 55 statujat e zhdukura të çmimit “Oscar” të lara në ar, u gjendën të hedhura në një kosh plehrash në Los Angeles.

2001 - U njoftua nga zyrtarët e Qeverisë indiane se popullsia e Indisë në këtë muaj arriti në 1 miliard e 27 milion banorë, duke zënë vendin e dytë në botë që kalon shifrën 1 miliard pas Kinës.

2002 - Më shumë se 1.800 të vdekur, 4 mijë të plagosur e 20 mijë të pastrehë si pasojë e një tërmeti shkatërrimtar, që goditi një rajon në pjesën veriore të Afganistanit.

2005 - Vdiq në Prishtinë aktorja numër një e Teatrit të Prishtinës, Melihate Ajeti. Ajo lindi më 9 tetor 1935 në Prishtinë. Ndoqi shkollën e aktrimit në Prishtinë. E nisi punën si aktore kur ishte 16 vjeç, më 1951, në Teatrin Krahinor të Kosovës dhe realizoi në skenë 180 role kryesore, me të cilat dëshmoi talentin, bukurinë e kapacitetin e madh prej artisteje. Mban çmimin më të lartë të punës prej vitit 1976 dhe është cilësuar –Doajene e Teatrit Kombëtar të Kosovës - Primadona e skenës shqiptare.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:09 am

1549 - Themelohet kryeqyteti i parë i Brazilit, Salvador de Bahia. Kryeqytet aktual është Brazilia.

1799 – New Yorku miraton një ligj që ka për qëllim gradualisht ta ndalojë skllavërinë.

1831 – Shpërthen rebelimi i madh boshnjak kundër Perandorisë Osmane. Pjesë e saj deri në shkatërrim ishin shumica e vendeve ballkanike.

1849 – Mbretëria e Bashkuar britanike anekson Punjabin, një shtet i Indisë. India fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe pas lëvizjes paqësore të Ghandit.

2004 – Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia u bënë për herë të parë anëtare të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO.

2004 – Republika e Irlandës bëhet shteti i parë në botë që ndalon pirjen e duhanit në të gjitha vendet publike, përfshirë edhe restorantet. Hapin e saj e kanë ndjekur shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:09 am

1326 – Lindi Ivani i Dytë i Rusisë, i cili ishte dukë i Moskës.

1851 – Një gjykatë federale amerikane i shpall fajtorë një inxhinier të familjes Rosenberg së bashku me gruan e tij pasi u vërtetua se ata i kishin dhënë Rusisë informata sekrete të prodhimit të armëve bërthamore.

1853 – Lindi piktori i famshëm holandez, Vincent van Gogh.

1981 – Presidenti amerikan, Ronald Reagan, qëllohet me një plumb në Washington. Presidenti kishte pësuar një plagosje, por shumë shpejt iu kthye detyrës së tij. Reagan ishte zgjedhur edhe në mandatin e dytë presidencial.

2002 – Pallati mbretëror britanik njoftoi se mbretëresha Nënë kishte ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare. Familja bëri të ditur se ajo kishte një vdekje të lehtë.

1978 – Torët britanikë për herë të parë angazhuan një kompani për propagandimin e fushatës së tyre zgjedhore. Ishte nënshkruar marrëveshje me kompaninë izraelite “Saatchi and Saatchi”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:10 am

1492 – Mbretëresha Isabella e Kastiljes nxori një dekret që urdhëronte 150 hebrenj ose të konvertoheshin në katolikë ose do të dëboheshin nga territoret spanjolle. Atëbotë ishte ndërmarrë një fushatë e ashpër kundër hebrenjve të Evropës.

1909 – Serbia pranon kontrollin austro-hungarez ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Serbia pretendonte se ky shtet ballkanik ishte pjesë e territorit të saj.

1931 – Një tërmet i fuqishëm goditi Nikaraguan duke lënë të vdekur së paku dy mijë persona.

1966 – Bashkimi Sovjetik kishte lansuar një mision, duke bërë që për herë të parë të arrihej brenda orbitës së Hënës.

1968 – Presidenti amerikan, Lyndon B. Johnson, bëri të ditur se nuk do të garonte për rizgjedhje.

1991 – Më shumë se 99 për qind e votuesve të Gjeorgjisë kishte votuar pro deklarimit shtet të pavarur të ish-Republikës sovjetike. Shumë republika u ndanë pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik pas fundit të luftës së ftohtë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:10 am

1924 – Adolf Hitler dënohet me pesë vjet burg për shkak të pjesëmarrjes së tij në “Beer Hall Putsch”. Sidoqoftë, ai vuajti vetëm nëntë muaj burg, gjatë të cilave ai e shkroi librin e tij “Mein Kampf”.

1939 – Generalisimo Francisco Franco i shtetit të Spanjës shpall përfundimin e luftës civile në Spanjë, në momentin e dorëzimit të forcës së fundit republikane.

1944 – Gabimet në sistemin e navigacionit hapën rrugën për një bombardim aksidental amerikan të qytetit zviceran Schaffausen.

1946 – Një tërmet prej 7.8 ballësh në afërsi të ishujve Aleutian krijuan cunami, të cilat i vërshuan Ishujt Hawaiiane duke shkaktuar vdekjen e 159 personave.

1948 – Ishujt Farore fituan autonomi nga Danimarka.

1949 – Njëzetegjashtë vende të Shtetit të Lirë të Irlandës shndërrohen në Republikën e Irlandës.

1979 – Irani bëhet një Republikë Islamike me 98 për qind të votave, duke rrëzuar edhe zyrtarisht shahun.

1992 – Fillon lufta në Bosnjë.

2001 – Ish-presidenti i Republikës Federative të Jugosllavisë, Slobodan Milosheviq, i dorëzohet forcave speciale të policisë, për t’u gjykuar për krime lufte në Hagë.

2001 – Martesat e të njëjtës gjini u bën legale në Holandë, duke u bërë shteti i parë që i pranon ato.

2002 – Holanda legalizon eutanazinë, si e para në mesin e të gjitha shteteve të botës.

2009 – Kroacia dhe Shqipëria hyjnë në NATO.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:10 am

1805 - Lindi në ishullin Fionie të Odensës shkrimtari danez Hans Christian Andersen. Ai ka shkruar 156 përralla dhe histori të përkthyera në shumë gjuhë, shumë vepra dramatike dhe libra të mëdhenj udhëtimi.

1840 - Lindi shkrimtari francez Emil Zola. Ai ishte themelues i lëvizjes natyraliste në letërsi, e materializuar sidomos në romanet e tij "Tereza Ragin" dhe "Zherminal". Ai është po ashtu autor i letrës "Ju akuzoj" në mbrojtje të Alfred Drejfys.

1905 - U përurua zyrtarisht tuneli hekurudhor i Simplonit nën Alpe. Ky tunel bëri të mundur lidhjen e Zvicrës me Italinë.

1947 - Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për të caktuar SHBA-në si trust për ish-ishujt japonezë të Paqësorit.

1960 - Franca dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan një protokoll dhe një marrëveshje mbi bashkëpunimin shkencor dhe teknik.

1981 - Me kërkesën "Kosova Republikë" filluan në Kosovë demonstratat, ku studentëve iu bashkua edhe një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë të Kosovës me shpërthime të vrullshme të pakënaqësive ndaj sistemit të Jugosllavisë së atëhershme. Demonstratat e një dhe dy prillit në Kosovë kishin karakter kombëtar dhe përmbajtje përparimtare demokratike.

1996 - Rusia dhe Bjellorusia nënshkruan një traktat që krijoi një aleancë të ngushtë politike dhe ekonomike në gjirin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.

2005 - Vdiq në Vatikan Papa Gjon Pali i Dytë. Ai u zgjodh në fronin e Shën Pjetrit, më 16 tetor të vitit 1978 dhe më 25 prill 1993 për herë të parë Papa e viziton Shqipërinë bashkë me Nënë Terezën.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi