Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kalendari historik  - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kalendari historik  - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalendari historik

Faqja 2 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:03 am

475 – Perandoria Bizantine u detyrua me forcë të tërhiqej nga kryeqyteti i saj, Konstantinopoja, Stambolli i sotëm.

1778 – Connecticut bëhet shteti i pestë që i bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1799 – Kryeministri britanik, William Pitt fillon zbatimin e taksës në të ardhura, duke u munduar të mbledhë sa më shumë fonde në luftën kundër Nepoleonit.

1861 – Misissippi bëhet shteti i dytë që shkëputet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të luftës civile amerikane.

1878 – Umberto I shpallet mbret i Italisë.

1916: Gjatë Luftës së Parë Botërore në Betejën e Galipolit, Perandoria Osmane del triumfuese, duke detyruar forcat e fundit të aleatëve të tërhiqeshin nga gadishulli.

1945: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë Luftës së Dytë Botërore, pushtojnë Luzonin filipinas.

1998: Vdes Kennici Fukkui, kimisti japonez, laureat i “Nobelit”

2004 – Vdes filozofi italian Noerberto Bobbio.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:04 am

1810 – Anulohet martesa ndërmjet Napoleonit dhe Josephines.

1913 – Lind politikani shqiptar, Mehmet Shehu, kryeministër i Qeverisë komuniste të Enver Hoxhës.

1923 – Lituania anekson dhe pushton Memelin.

1946 – Hapet Asambleja e parë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Takimi mbahet në Londër dhe marrin pjesë 51 shtete.

1962 – NASA fillon Projektin Apollo, duke filluar punën për prodhimin e raketës që do ta dërgojë misionin e parë në Hënë.

1984 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vatikani vendosin marrëdhënie të plota diplomatike, për herë të parë pas 117 vjetësh.

1989 – Trupat kubane fillojnë të tërhiqen nga Angola.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:04 am

1519 – Vdiq perandori romak Maksimiliani i Parë.

1875 – Kuang-su u bë perandor i Kinës.

1896 – Në kolegjin amerikan “Davidson”, disa studentë bënë incizime me rrezet X. Ishin këto incizimet e para të llojit të tillë.

1915 – Dhoma amerikane e Përfaqësuesve hodhi poshtë propozimin që grave t’u jepet e drejta për të votuar.

1938 – Austria pranoi qeverinë e Francos në Spanjë.

1940 – Bombarduesit sovjetikë sulmuan qytete në Finlandë.

1945 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat sovjetike ndërmorën një ofensivë të madhe kundër gjermanëve në Evropën Lindore.

1964 – Rebelët majtistë në Zanzibar filluan revoltën e tyre të suksesshme kundër qeverisë, duke shpallur republikën.

1970 – Mori fund lufta civile në Nigeri.

1973 – Yasser Arafati u rizgjodh president i Organizatës për Çlirimin e Palestinës.

1998 – Nëntëmbëdhjetë shtete evropiane u pajtuan që të ndalojnë klonimin njerëzor.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:04 am

1915 – 30.000 persona humbën jetën në tërmetin e madh që goditi qytetin qendror italian Avenzzano.

1941 – Autori irlandez James Joyce, në mesin e veprave të të cilit është edhe “Uliksi”, ndërroi jetë në Zurich të Zvicrës.

1963 - Sylvanus Olympio, presidenti i Republikës së Togos, u vra në një komplot ushtarak, të udhëhequr nga Nicolas Grunitzky.

1991 – Në një fushatë mbi Lituaninë rebele, ushtarët sovjetikë, të mbështetur nga tanket, hynë në objektin e stacionit kryesor televiziv në kryeqytetin Vilnius, duke vrarë të paktën 11 persona.

1993 – Ish-lideri i Gjermanisë Lindore, Erich Honecker, gjatë mandatit të të cilit u ndërtua Muri i Berlinit, u largua nga burgu berlinas për të shkuar drejt Kilit, pasi që një gjykatë e liroi për shkak se po vdiste.

2001 – Një tërmet me intensitet prej 7.6 ballës të Rihterit goditi Amerikën Qendrore dhe epiqendra e tij ishte në jug të San Salvadorit. Të paktën 725 persona humbën jetën.

2005 - Mark Thatcher, i biri i kryeministrit britanik, Margaret Thatcher, u deklarua se ndihet fajtor për pjesëmarrje në komplotin e zmbrapsur në Guinenë ekuatoriale.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:04 am

1784 – SHBA-ja ratifikoi traktatin paqësor me Anglinë, duke i dhënë fund luftës revolucionare.

1858 – Perandori francez Napoleoni III i shpëtoi një tentativë-atentati.

1878 – Alexander Graham Bell ia demonstroi telefonin mbretëreshës britanike, Victoria.

1907 – Një tërmet shkaktoi vdekjen e mbi 1.000 personave në Kingston të Xhamajkës.

1953 – Josip Broz Tito u zgjodh president i Jugosllavisë nga Parlamenti.

1994 – Presidenti amerikan Bill Clinton dhe ai rus Boris Yeltsin nënshkruan marrëveshjet e Kremlinit, për t’i dhënë fund marrjes në cak të ndonjë shteti me raketa, si dhe për të çaktivizuar arsenalin bërthamor të Ukrainës.

1996 – Jorge Sampaio u zgjodh president i Portugalisë.

1996 – Juan Garcia Abrego u arrestua nga agjentët meksikanë. Baroni i drogës iu dorëzua FBI-së një ditë më vonë.

2000 – Tribunali i Hagës dënoi katër kroatë të Bosnjës me 25 vjet burgim për masakrën më 1993 të mbi 100 boshnjakëve në një fshat të Bosnjës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:04 am

1559 – Mbretëresha Elizabeth I kurorëzohet mbretëreshë e Anglisë në Westminster Abbey, Londër.

1582 – Rusia ia dorëzon Livornian dhe Estoninë Polonisë.

1759 – Hapet muzeu britanik.

1949 – Forcat e Partisë Komuniste të Kinës marrin Tianjinin nga Qeveria Kombëtare.

1951 – Ilse Koch, “The Bitch of Buchenwald”, bashkëshortja e komandantit të kampit të përqendrimit Buchenwald, dënohet me vdekje nga një gjykatë në Gjermaninë Perëndimore.

1969 – Bashkimi Sovjetik lanson raketën “Soyuz 5”.

1970 – Muammar al-Qaddafi shpallet kryeministër i Libisë.

1976 – Sulmuesja e presidentit amerikan Gerald Ford, Sara Jane Moore, dënohet me burgim të përjetshëm.

1991 – Afati i fundit i përcaktuar nga OKB-ja për tërheqjen e forcave irakiane nga tokat e okupuara të Kuvajtit skadon, duke e hapur rrugën për fillimin e operacionit “Stuhia e shkretëtirës”.

1992 – Komuniteti ndërkombëtar njeh pavarësinë e Sllovenisë dhe të Kroacisë nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë.

1993 – Salvatore Riina, bosi i mafisë, i njohur si “Bisha”, arrestohet në Sicili, pas tri dekadash arrati.

1999 – Mbi 45 shqiptarë në fshatin kosovar Reçak vriten nga forcat e sigurimit të Jugosllavisë.

2001 – Wikipedia, enciklopedia më e madhe pa pagesë, del për shfrytëzim në Internet.

2007 – Barzan Ibrahim al-Tikriti, ish-shefi i inteligjencës irakiane dhe gjysmëvëllai i Saddam Husseinit, dhe Awad Hamed al-Bandar, ish-kryeprokurori i Gjykatës Revolucionare, ekzekutohen me varje në Irak.

2009 – Fluturimi 1549 i “US Airways” bën një ulje emergjente në lumin Hudson, pak pas ngritjes nga aeroporti “LaGuardia” në New York. Të gjithë udhëtarët dhe ekuipazhi shpëtuan pa lëndime.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:04 am

1419 – Henry V i Anglisë, në luftën njëqindvjeçare kompleton pushtimin e Normandisë.

1899 – Formohet Sudani egjiptiano-britanik

1917 – Ministria e Jashtme gjermane i kishte shkruar telegram Ministrisë së Jashtme meksikane, ku i bëhej ftesë të hynte në aleancë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1920 – Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës votoi kundër hyrjes së SHBA-së në Lidhjen e Kombeve.

1949 – Kuba e kishte njohur shtetin e Izraelit.

1966 – Indira Ghandi u zgjodh kryeministre e Indisë.

1983 – Në Bolivi u arrestua nazisti Klaus Barbie, i dyshuar për shumë krime lufte kundër hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1997 – Yasar Arafati kthehet pas 30 vjetësh në Hebron në ceremoninë e dorëzimit të qytetit palestinez, deri atëherë të kontrolluar nga shteti izraelit.

2007 – Hrant Dink, gazetar armen, u vra me të dalë nga zyra e gazetës nga ultranacionalisti turk, 17-vjeçari Ogun Samast.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:04 am

1921 – Miratohet Kushtetuta e parë e Turqisë, duke sjellë ndryshime fundamentale për sovranitetin e shtetit mysliman.

1936 – Edward VIII bëhet Mbret i Britanisë së Madhe.

1937 – Franklin Roosevelt inaugurohet për mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky ishte inaugurimi i parë i caktuar për 20 janar, pas adoptimit të Amendamentit të 20-të. Më herët inaugurimet mbaheshin më 4 mars.

1961 – John F. Kennedy inaugurohet si presidenti më i ri në historinë amerikane dhe si katoliku i parë roman.

1981 – Irani liron 52 pengje amerikane, njëzet minuta pasi Ronald Reagan inaugurohet president i SHBA-së në moshën më të shtyrë, 69-vjeçare.

1986 – Martin Luther King Jr. festohet për të parën herë si festë federale amerikane.

1987 – I dërguari i Kishës së Anglisë, Terry Waite, rrëmbehet në Liban.

1990 – Masat energjike të ndërmarra kundër demonstruesve pro-pavarësi të Azerbajxhanit nga ushtria sovjetike në Baku shënohet si “janari i zi”.

2001 – Presidenti i Filipineve, Joseph Estrada, rrëzohet nga pushteti në revolucionin jo të dhunshëm katërditor dhe zëvendësohet nga Gloria Macapagal-Arroyo.

2009 – Barack Obama inaugurohet si presidenti i 44-të i SHBA-së, duke u bërë kështu i pari afroamerikan që zgjidhet në këtë post.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:04 am

1905 – Lindi në Paris Christian Dior, njëri prej kreatorëve më të mëdhenj të modës në botë.

1925 – Shqipëria shpall veten Republikë të pavarur.

1977 – Presidenti amerikan, Jimmy Carter, i falë pothuajse të gjithë amerikanët që iu shmangën thirrjes për pjesëmarrje në luftën e Vietnamit, disa prej të cilëve kishin ikur në Kanada.

1981 – Autoritetet në Teheran lirojnë pengjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi t’i kenë mbajtur ata për 444 ditë rresht.

2004 – Sonda amerikane në planetin e Marsit “MER-A” ndërpret komunikimin me misionin kontrollues. Problem kishte paraqitur një prishje në sistem dhe ajo ishte riparuar në mënyrë të kontrolluar nga toka më 6 shkurt.

2006 – Vdes në moshën 62-vjeçare presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

2008 – Ndodh e hëna e zezë në tregjet financiare të mbarë botës. Bursat amerikane shënojnë rënien më të madhe brenda një dite në histori, ndërsa ato evropiane u mbyllën me rezultatet më të këqija që nga 11 shtatori i vitit 2001. Bursat e Azisë përmbyllën ditën me një rënie prej 15 për qind.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:04 am

41 – Pas një nate të gjatë me bisedime, Senati romak vendos ta pranojë Claudiusin si perandor.

1327 – Edwardi II shpallet mbret i Anglisë.

1494 – Alfonso II shpallet mbret i Napolit.

1879 – Themelohet Banka Kombëtare Bullgare.

1918 – Ukrainasit shpallin shtetin e tyre të pavarur, duke u ndarë nga Rusia Bolshevike.

1919 – Themelohet Lidhja e Kombeve pas bisedimeve të gjata dhe mendimeve të ndryshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendonin se pas Luftës së Parë Botërore duhej të krijohej një trup ndërkombëtar i të gjitha kombeve.

1942 – Tajlanda i shpall luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

1955 – Bashkimi Sovjetik e shpalli të përfunduar gjendjen e luftës me Gjermaninë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:04 am

1340 – Mbreti i Anglisë, Edward III, shpallet mbret i Francës.

1500 – Vicente Pinzon bëhet evropiani i parë që shkel në Brazil.

1531 – Lisbona e Portugalisë dridhet nga një tërmet i madh që lë të vdekur mijëra persona.

1837 – Michigan pranohet si shteti i 26-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1841 – Mbretëria e Bashkuar e pushton zyrtarisht Hong-Kongun, prej të cilit më vonë heq dorë Kina.

1861 – Louisiana tërhiqet nga Bashkimi i Shteteve për shkak të luftës civile amerikane që zhyti SHBA-në në kaos. Shumë shtete ishin tërhequr nga Unioni pasi që i frikësoheshin përhapjes së luftës. Por ato përsëri iu kthyen Unionit.

1870 – Virginia i bashkohet Unionit pas përfundimit të luftës civile.

1942 – Arrijnë forcat e para amerikane në Evropë, duke aterruar në Irlandën Veriore.

1965 – Hindi shpallet gjuhë zyrtare e Indisë.

1980 – Izraeli dhe Egjipti rivendosin marrëdhëniet diplomatike. Fqinjët kishin acaruar raportet për shkak të luftës arabo-izraelite.

1998 – Zbulohet skandali i Shtëpisë së Bardhë, i njohur si afera Lewinsky. Ish-presidenti Bill Clinton kishte pranuar më vonë se kishte lidhje jashtëmartesore me këshilltaren Monica Lewinsky.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:05 am

98 – Trajani bëhet Perandor romak, pas vdekjes së Nervas.

1593 – Vatikani hap gjykimin shtatëvjeçar të dijetarit Giordano Bruno.

1785 – Themelohet Universiteti i famshëm i Georgias, duke u bërë kështu universiteti i parë publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1944 – Ofensiva e suksesshme sovjetike rezulton me dëbimin e trupave gjermane nga Leningradi, i cili ishte i rrethuar për rreth 900 ditë resht, që nga shtatori i vitit 1941.

1945 – Armata e Kuqe çliron kampon më të madh nazist të përqendrimit Auschwitz, në Poloninë Jugore.

1967 – Tre astronautë amerikanë humbin jetë, kur një zjarr përfshin kapsulën “Apollo”, gjatë lansimit nga Cape Kennedy.

1973 – Marrëveshja paqësore e Parisit zyrtarisht i jep fund Luftës së Vietnamit. Koloneli William Nolde vritet në një aksion ushtarak, duke u bërë viktima e fundit e regjistruar amerikane në këtë konflikt.

1980 – Lideri i opozitës së Rhodesisë, Zimbabvesë së dikurshme, Robert Mugabe, realizon një kthim triumfal në vendlindjen e tij, pas pesë vjetësh azil.

1984 – Këngëtari i muzikës pop, Michael Jackson, pëson djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në lëkurën e kokës, gjatë xhirimit të një reklame për kompaninë e pijeve “Pepsi”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:05 am


1547 – Vdes mbreti i Anglisë, Hanry VIII. Atë në këtë post e trashëgon i biri i tij nëntëvjeçar, Edward VI.

1757 – Ahmed Shah, mbreti i parë i Afganistanit, pushton Delhin dhe e anekson Punjabin.

1871 – E rrethuar nga trupat prusiane dhe e goditur nga uria, ushtria franceze dorëzohet në Paris.

1909 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfundojnë kontrollin e drejtpërdrejt mbi Kubën.

1918 – Bolshevikët okupojnë Helsinkin, Finlandë.

1921 – Albert Einstein çudit Berlinin, duke sugjeruar se ekziston mundësia e matjes së universit.

1935 – Islanda bëhet shteti i parë perëndimor që legalizon abortin për qëllime terapeutike.

1956 – Lindi presidenti aktual i Francës, Nicolas Sarkozy.

1982 – Policia italiane shpëton gjeneral brigadierin amerikan, James Dozier, i cili ishte mbajtur peng nga Brigada e Kuqe për 42 ditë.

1986 – Kapsula hapësinore amerikane “Challenger” shpërthen pak pas ngritjes, duke shkaktuar vdekjen e shtatë astronautëve që ndodheshin në bordin e tij.

1990 – Me mijëra demonstrues i vërshojnë rrugët e kryeqytetit rumun, Bukuresht, për të protestuar
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:05 am

1327 – Tinejxheri Edwardi III shpallet mbret i Anglisë, por vendi qeveriset nga Mbretëresha Isabella dhe i dashuri i saj, Rogerr Mortimer.

1793 – Franca i shpall luftës Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës. Këto luftëra shin shpallur në kohën e luftërave revolucionare franceze.

1861 – Gjatë luftës civile amerikane, Teksasi vendos të ndahet nga Bashkimi i Shteteve. Gjatë luftës civile shumë shtete amerikane që nuk ishin përfshirë në luftime u ndanë, por ato iu bashkuan Unionit pas përfundimit të konfliktit.

1918 – Rusia adapton kalendarin gregorian.

1924 – Mbretëria e Bashkuar njeh formimin e Bashkimit të Republikave Sovjetike.

1943 – Ushtria e tetë gjermane dorëzohet në Stalingrad gjatë luftimeve të Luftës së Dytë Botërore.

1978 – Regjisori Roman Polanski arratiset nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Francë pasi ishte akuzuar për dhunim të një vajze të mitur. Ai kishte paguar lirinë me kusht derisa procesi po vazhdonte, gjatë së cilës kohë ai u arratis.

1979 – Ayatollah Khomeini mirëpritet përsëri në Teheran, pasi lideri iranian qëndroi për 15 vjet në ekzil.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:05 am

1790 – Mblidhet për herë të parë Gjykata Supreme amerikane.

1878 – Greqia i shpall luftë Turqisë. Greqia dhe Turqia ishin fqinje që për kohë të gjatë kanë pasur armiqësi. Raportet e tyre kanë reflektuar edhe në gjendjen e Qipros së ndarë, e cila po zhvillon bisedime për bashkimin e shtetit ishullor.

1920 – Franca pushton Memelin.

1933 – Lideri nazist gjerman, Adolf Hitler, shpërndan Parlamentin. Lideri gjerman deri më 1939 forcoi pushtetin dhe fuqinë e shtetit gjerman, në atë shkallë saqë të luftonte kundër aleatëve në Luftën e Dytë Botërore.

1940 – Frank Sinatra debuton me orkestrën Tommy Dorsey.

1980 – Themelohet Partia Revolucionare Komuniste e Turqisë.

1989 – Trupat e fundit sovjetike tërhiqen pas dhjetë vjetësh luftimesh në Afganistan. Ato ishin të vendosura në kryeqytetin Kabul. Trupat sovjetike u tërhoqën kokulur për shkak se kishin pësuar humbje të mëdha nga militantët muhaxhedinë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:05 am

1783 – Spanja njeh pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas luftës revolucionare amerikane.

1830 – Sovraniteti i Greqisë konfirmohet me një protokoll të Londrës.

1959 – Në përplasjen e një aeroplani në afërsi të Clear Lake, Iowa, humbin jetën Buddy Holly, Ritchie Valens, The Big Bopper dhe piloti Roger Peterson, në incidentin që u bë i njohur si “Dita kur vdiq muzika”.

1967 – Ronald Ryan, personi i fundit që do të ekzekutohej në Australi, varret në burgun Pentridge në Melbourne.

1969 – Në Kajro, Yasser Arafat caktohet lider i Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Kongresin kombëtar palestinez.

1989 – Një puç ushtarak nxit rrëzimin nga pushteti të Alfredo Stroessnerit, diktatorit të Paraguait, i cili kishte sunduar që nga viti 1954.

1998 – Karla Faye Tucker ekzekutohet në Teksas, duke u bërë gruaja e parë e ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga viti 1984.

2007 – Në një bombardim në një treg të Bagdadit humbën jetën të paktën 135 persona dhe u lënduan edhe 339 të tjerë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:05 am

1952 – Anglia shpall mbretëreshën e re. Deri atëherë princeshë, Elisabeth merr drejtimin e Monarkisë britanike.

1994 – Hetuesia britanike fillon hetimin e vdekjes së dyshimtë të deputetit konservator, Stephen Milligan. Policia kishte njoftuar se po hetonte “rrethanat” e vdekjes së parlamentarit.

1962 – Kryeqyteti i Francës ishte përfshirë nga trazira të mëdha sociale. Në demonstratën e tetë shkurtit jetën kishin humbur tetë persona. Parisi po kalonte nëpër një seri sulmesh.

1974 – Astronautë amerikanë kthehen të sigurt në Tokë pasi kishin kryer një mision maratonik në Stacionin ndërkombëtar të hapësirës. Ata qëndruan për një kohë rekorde prej 84 ditësh.

1983 – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ariel Sharon, dha dorëheqjen, pasi ishte fajësuar për masakrimin e qindrave refugjatëve në kampet libaneze. Ai kishte dështuar të reagonte në parandalimin e krimeve.

2005 – Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, dhe presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, arrijnë një marrëveshje armëpushimi, që i dha fund dhunës katërvjeçare ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:05 am

1950 – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës filloi fushatë kundër të kuqve. Senatori Joe McCarthy kishte akuzuar 200 anëtarë të stafit të Departamentit të Shtetit se ishin anëtarë të Partisë Komuniste.

1964 – Për herë të parë paraqiten në shoun e Ed Sulivanit anëtarët e grupit të famshëm muzikor britanik, “The Beatles”. Pak kohë pas këtij emisioni, mbajnë një koncert të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1966 – Fillon ndërtimi i reaktorit të “përshkruar si sistemi i shekullit të ardhshëm” në Dounreay të Skocisë. Energjia bërthamore kishte filluar të bëhej pjesë e projekteve shtetërore për tejkalim të sistemit të vjetër të prodhimit energjetik.

1979 – Klubi anglez i futbollit, Nottingham Forest, theu rekordin e transferimit të një lojtari pas arritjes së marrëveshjes prej një milion funtesh britanike me Trevor Francis.

1995 – Michael Foe është bërë britaniku i parë i lindur si amerikan që kreu mision në hapësirë. Me të ishte edhe Bernard Harris, astronauti i parë me ngjyrë që u nis për kërkime hapësinore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:06 am

1798 – Louis Alexandre Berthier pushton Romën, shpall Republikën e Romës më 15 shkurt dhe pastaj më 20 shkurt e burgos Papa Piun VI.

1837 – Poeti dhe novelisti rus, Alexander Pushkin, vritet në një duel.

1840 – Mbretëresha Victoria e Mbretërisë së Bashkuar martohet me princin Albert të Saxe-Coburg-Gotha.

1931 – New Delhi bëhet kryeqytet i shtetit të Indisë.

1947 – Italia ia dorëzon pjesën më të madhe të Venezia Giulias Jugosllavisë.

1954 – Presidenti Dwight Eisenhower paralajmëron kundër intervenimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vietnam.

1962 – Spiuni amerikan, një pilot aviacioni, kapiteni Francis “Gary” Powers, lirohet nga burgu në Bashkimin Sovjetik, në këmbim për spiunimin e burgosur rus në SHBA.

1998 – Votuesit në Maine të SHBA-së shfuqizojnë ligjin për të drejtat e homoseksualëve, të miratuar më 1997, duke u bërë kështu shteti i parë amerikan që heq dorë nga ky ligj.

2005 – Princi i Walesit, Charles, dhe partnerja e tij e kamotshme, Camilla Parker Bowles, fejohen zyrtarisht.

2005 – Vdes dramaturgu fitues i çmimit “Pulitzer”, Arthur Miller.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:06 am

1502 – Vasco de Gama niset nga Lisbona, Portugali, në udhëtimin e tij të dytë për në Indi.

1541 – Santiago, kryeqyteti i Kiliy, themelohet nga Pedro de Valdivia.

1844 – Themelohet Universiteti Shtetëror i Michiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1912 – Republika e Kinës adopton kalendarin gregorian.

1914 – Guri i parë i Memorialit Lincoln vendoset në Washington DC.

1974 – Aleksandër Solzhenitsyn, fituesi i çmimit “Nobel” për letërsi më 1970, ikën nga Bashkimit Sovjetik.

1999 – Presidenti amerikan, Bill Clinton, shfajësohet nga Senati i SHBA-së në gjykimin e tij për shkarkim, pas skandalit Lewinsky.

2002 – Gjykimi kundër ish-presidentit të Jugosllavisë, Slobodan Milosheviq, fillon në Tribunalin për krime lufte në Hagë, ku ai vdes katër vjet më vonë, pa u dënuar.

2004 – Qyteti i San Franciscos, Kaliforni, fillon lejimin e martesave për çiftet e gjinisë së njëjtë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:06 am

590 – Khosrau II kurorëzohet mbret i Persisë.

1937 – Ferrdinandi III shpallet perandor i shenjtë romak.

1835 – Për herë të parë miratohet një ligj kushtetues. Serbia pretendonte se ishte një shtet modern me ligje dhe sundim të rendit dhe ligjit.

1906 – Organizohet Partia Laburiste britanike.

1950 – Bashkimi Sovjetik dhe Republika Popullore e Kinës nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak. Kina dhe Bashkimi Sovjetik ishin kundërshtarë të mëdhenj të Perëndimit të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë luftës së ftohtë.


1989 – Bashkimi Sovjetik e pranon zyrtarisht se të gjitha trupat e tij ishin tërhequr nga Afganistani pas një lufte dhjetëvjeçare me rebelët muxhahedinë, të cilët kishin ndihmën e Perëndimit. Bashkimi Sovjetik u spraps kokulur.

2003 – Në më shumë se 60 qytete të mëdha të botës organizohen protesta masive kundër ndërhyrjes amerikano-britanike në Irak për rrëzimin e diktatorit Saddam Hussein. Besohet se shtatë deri në tridhjetë milionë persona demonstruan kundër ndërhyrjes në Irak.

2005 – YouTube, ueb-faqja ku mund të postoni video dhe t’i ndani me të gjithë njerëzit e botës, lason programin e saj në SHBA. Shumë shpejt YouTube bëhet njëri prej ueb-faqeve më të vizituara në internet.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:06 am

1873 – Lideri revolucionar i Bullgarisë, Vasil Levski, ekzekutohet me varje në Sofje nga autoritetet osmane.

1901 – Winston Churchill mban fjalimin e parë para Dhomës së Përfaqësuesve në Britaninë e Madhe.

1913 – Raymond Poincaré zgjidhet president i Francës.

1929 – Shpallen çmimet e para për filmat dhe aktorët më të mirë në “Academy Awards”.

1930 – Duke i studiuar fotografitë e bëra në muajin janar, Clyde Tombaugh zbulon Plutonin.

1957 – Lideri rebel i Kenisë, Dedan Kimathi, ekzekutohet nga qeveria koloniale britanike.

1965 – Gambia fiton pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

1979 – Bora bie në shkretëtirën e Saharës në jug të Algjerisë për të parën dhe të vetmen herë në histori.

1983 – Trembëdhjetë persona vdesin dhe një tjetër lëndohet rëndë në masakrën Wah Mee në Seattle, Washington. Kjo ishte njëra prej vrasjeve më masive me motive plaçkitjeje në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

2003 – Afro 200 persona vdesin në zjarrin që shpërtheu në hekurudhën Daegu në Korenë Jugore.

2004 – Më se 295 persona, në mesin e të cilëve edhe 200 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit, vdiqën në afërsi të Neyshaburit në Iran, kur një tren i shpejtë që bartte sulfur, benzinë dhe plehra përfshihet nga zjarri dhe shpërthen.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:06 am

1807 – Në Alabama ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aaron Burr, arrestohet për tradhti dhe u mbyll në Fort Stoddert.

1878 – Thomas Edison patenton gramafonin.

1949 – Ezra Pound shpërblehet me çmimin e parë Bollingen për poezi nga Fondacioni Bollingen dhe Universiteti Yale.

1959 – Me një marrëveshje të arritur ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar, Turqisë dhe Greqisë, Qipros i garantohet pavarësia, e cila më pas u shpall zyrtarisht më 16 gusht 1960.

1963 – Bashkimi Sovjetik njoftoi presidentin amerikan, John F. Kennedy, se do të tërheqë “disa qindra” trupa nga Kuba.

1978 – Forcat egjiptiane bastisin aeroportin ndërkombëtar në Larnaca, në një tentim për të intervenuar në një situatë rrëmbimi aeroplanësh, pa autorizimin e autoriteteve të Republikës së Qipros. Garda Kombëtare e Qipros dhe forcat policore vranë 15 komando egjiptiane dhe shkatërruar aeroplanin transportues egjiptian “C-130” në një luftim të hapur.

1987 – Presidenti amerikan, Ronald Reagan, shfuqizon bojkotin tregtar të vendosur kundër Polonisë.

1997 – Lideri reformist i Kinës, Deng Xiaoping, vdes në moshën 92-vjeçare, pas lëngimeve nga zemra si pasojë e një sulmi disa vite më parë.

2003 – Një aeroplan ushtarak i Gardës Revolucionare të Iranit përplaset në malet Sirach, duke lënë të vdekur 275 persona.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:06 am

1818 - Simon Bolivar shpalli Venezuelën vend të pavarur nga Spanja.

1858 - Lindi Selma Lagerlof, autore suedeze, gruaja e parë që ka fituar çmimin “Nobel” për letërsi.

1866 - Howard University u bë universiteti i parë i ndërtuar veçantë për studentë afrikano-amerikanë në Washington D.C.

1889 - Lindi astronomi Edwin Powell Hubble.

1910 - Vdiq shkrimtari Leo Tolstoy.

1914 - Lindi disenjatori Italian i modës, Emilio Pucci.

1914 - Bullgaria shpalli neutralitetin në Luftën e Parë Botërore.

1923 - Lindi shkrimtarja afrikano-jugore, Nadine Gordimer, fituese e çmimit “Nobel”.

1925 - Lindi Robert F. Kennedy, senator amerikan dhe kandidat presidencial.

1945 - Gjyqi i Nurembergut filloi me qëllim që të gjykojë 24 nazistët kryesorë të akuzuar për krime lufte.

1975 - Vdiq gjenerali Francisco Franco, diktatori spanjoll, pas gati katër dekadash qeverisjeje.

1980 - Në Kinë u gjykua e veja e Mao Zedong, Jiang Qing, nën akuza për tradhti dhe armiqësi ndaj qeverisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:06 am

1440 – Themelohet Konfederata Prusiane, që u shndërrua në një shtet të fuqishëm në rrjedhat politike evropiane.

1613 – Mikhaili I zgjidhet car i ri nga një asamble kombëtare, duke filluar epokën e dinastisë Romanov të Rusisë Imperiale.

1878 – Për herë të parë është publikuar një fletore me numra telefonash në New Haven të SHBA-së.

1925 – Publikohet numri i gazetës amerikane “New Yorker”.

1972 – Presidenti amerikan, Richard Nixon, fillon vizitën e tij në Republikën Popullore të Kinës me qëllim që të normalizonte marrëdhëniet ndërmjet shtetit amerikan dhe atij kinez. Kjo konsiderohej një vizitë historike për raportet e dy shteteve.

2007 – Kryeministri italian, Romano Prodi, jep dorëheqjen, por ajo nuk i pranohet nga presidenti Giorgio Napolitano. Prodi ishte rival i vetëm që e ka mposhtur direkt kryeministrin aktual italian, Silvio Berlusconi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  - Faqe 2 Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi